2018-12-03

KËSHTU FLITET PËR NE, SEPSE NA NJOHIN !

12483556_1088050047895261_2064354322_n
Nga:Fahri Xharra



Flitet për ne se na njohin , na njohin si shuplakën e dorës. Por kur nuk flitet , atëherë çfarë mendohet për ne ? Si veprohet kur nuk flitet ; ne nuk dimë , prandaj edhe ne befasojnë herë për të mirë e herë për të keq.
Edhe pse serbët për ne kanë studime dhe super studime të cilat mbahen fshehtas por ndonjë herë si taktikë e luftës psikologjike ndaj nesh rrjedhin edhe ato dhe ne pastaj e kuptojmë se çka mendohet për ne :” Shteti shqiptar është lehtë të shkatërrohet nëse ekziston vullnet te shërbimet serbe. Kjo është deklarata që tronditë Ballkanin dhe vjen nga bashkëpunëtori i inteligjencës serbe dhe mik i afërt me ish drejtorin e inteligjencës serbe, Dejan Luciq . Ai këto komente i bëri në intervistën e fundit në emisionin “Në Qendër” ku i fton shërbimet sekrete serbe për nxitjen e luftës qytetare në Shqipëri shkruan Zhurnal-Maqedoni. Shikoni të flitet publikisht për një plan shtetëror; nuk është lojë ,por është një psikologji e posaçme e zhgënjimit tonë ndaj vetvetes .


Psikologjia është shkenca mbi shpirtin. Psikologjia studion proceset dhe sjelljet e vetëdijshme dhe të pavetëdijshme psikike të individit dhe të komunitetit. Psikologjia studion në aspektin shkencor sjelljen dhe proceset psikike. Neve na njohin . Ne harrojmë që neve na njohin deri në imtësi dhe e kanë lehtë me ne. Po , çka iu duhet të huajve për të na njohur ? Cka i duhet serbit që të na njeh dhe të na i di edhe “ lugët në magje “ çfarë i kemi. Populli , masa e gjërë është ajo që e pëson kur armiku të njeh në detaje.
Por më vjen keq që ata që udhëheqin nuk e njohin së pari veten dhe mendojnë se janë të mbrojtur nga vrojtimi specifik i të huajve. Kadareja thotë :” Të pajisur jo vetëm me një mendje të varfër, por edhe me karakter të dobët (shpesh pasojë e logjikshme e së parës), pa kurrfarë strukture morale, këta njerëz të rëndomtë nuk e përballuan e as mund ta përballonin misionin që u vuri koha. Në vend të ulnin kokën përpara dramës së popullit të tyre, të ulnin kokën jo për përvujtni morale, por për të kuptuar më mirë përse janë në krye të vendit, këto natyra të varfra u dehën nga shija e pushtetit, nga veturat, rojet, pritjet e kamerat e televizionit. Kjo do të shoqërohej natyrisht, ashtu siç u shoqërua , nga një mllef i verbër kundër kundërshtarëve politikë, nga një korrupsion i pafund, dhe nga një shpërfillje e plotë për interesat dhe tragjedinë e vendit.” Këtë, serbët e dinë , por ata veprojnë .

Edhe pse serbët për ne kanë studime dhe super studime të cilat mbahen fshehtas por ndonjë herë si taktikë e luftës psikologjike ndaj nesh rrjedin edhe këto :” Shteti shqiptar është lehtë të shkatërrohet nëse ekziston vullnet te shërbimet serbe. Kjo është deklarata që tronditë Ballkanin dhe vjen nga bashkëpunëtori i intelegjencës serbe dhe mik i afërt me ish drejtorin e inteligjencës serbe, Dejan Luciq . Ai këto komente i bëri në intervistën e fundit në emisionin “Në Qendër” ku i fton shërbimet sekrete serbe për nxitjen e luftës qytetare në Shqipëri shkruan Zhurnal-Maqedoni. Shikoni të flitet publikisht për një plan shtetëror nuk është lojë ,por është një psikologji e posaçme e zhgënjimit tonë ndaj vetvetes.

Miku i Dejan Liciq- “ i hapur fton shërbimet inteligjente serbe të nxisin luftë civile ndër shqiptarët duke përçarë ata në vija fetare dhe fisnore”. Ja kjo është taktika e tyre e bazuar në njohuritë e tyre për ne . Ata e dinë se ku rrihet e vërteta . Ata e dinë ; me keqardhje , një pyetje:” pse ata e dinë dhe ku bazohen kur thonë : “Shteti shqiptar është i lehtë të shkatërrohet nëse ekziston vullnet te shërbimet serbe “.
Paj dreqi e fiktë Serbinë po aq të lehtë jemi ?

Në librin “Kargjorgjeviqët , Historia e mshehur” të Milorad Bošnjak-it dhe Slobodan Jakovljević-it e gjeta këtë të shkruar: “Kral Nikolla e ka udhequr një politikë të mençur ndaj Shqiptarë, të cilë edhe u afruan nga ai që të punojnë për Malian e Zi. Ai për mrekulli e njihte të kaluaren e tyre, doket dhe zakonet , mentalitetin e tyre dhe kësht qendrimi i tij nuk dështonte. Por atij nuk i dhimbseshin edhe mjetet materiale( paratë dhe pasuritë për shqiptar). Edhe pse sakrifikonte pak , fitimin e kishte të madh.Edhe Vojvoda Mark Milani , i prosiste me mençuri qarqet vendim marrese se si të punohet për t`i përfituar shqiptarët për çëeshtjen serbe””


“ Nuk është vështirë të grinden shqiptarët ndërmjet veti, Toskët dhe Gegët, të krishterë dhe muslimanë. Në linja fisnore dhe fetare lehtë mundet të shkatërrohet shteti shqiptar, ndërsa me luftë qytetarë në Shqipëri tretet ëndrra për Shqipërinë e Madhe”, thotë ai duke e elaboruar një nga skenarët e mundshëm për të shkaktuar luftë civile në Shqipëri dhe ndër shqiptarët raporton Zhurnal. E kush e thotë këtë ? Një oficer serb i shërbimeve të fshehta . Por çka ata përgatisin që ne nuk e dimë?
Pse “ai është i bindur qe nëntoka serbe me mbështetjen e shërbimeve të intetelegjencës mund të shkaktojë në çdo kohë luftë në Shqipëri. “ ? Po si po u niska lufta qytetare ne Shqipëri ? Kur fillon në Shqipëri , prite në Kosovë ! Një prej mënyrave të nxitjes së luftës qytetare ai e mendon ““Vritni një politikan shqiptar, akuzoni konkurrentin e tij dhe ja luftë fisnore mes shqiptarëve.

Pavetëdija kolektive është një pjesë e psikikës që negativisht bartet në pavetëdijen individuale. “Nëqoftëse pavetëdija personale përbëhet më së shumti nga komplekset, përmbajtja e pavetëdijes kolektive në thelb është paracaktuar nga arketipat. Koncepti i arketipit që është lidhje e pandarë e idesë së pavetëdijes, tregon për ekzistencën në shpirt të formave të caktuara, të cilat, duket, sikur gjenden gjithmonë dhe kudo.” ( Karl G. Jung )
Po e përfundoj me atë çka tha Jusuf Buxhovi , sot :” Shteti i Kosovës paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit. Kjo fitore e madhe historike, e cila thuajse përmbyll konceptin e Rilindjes Kombëtare për përkatësinë tonë perëndimore, nuk duhet lejuar të rrezikohet nga piromanët e as nga puçistët e shumtë, që sot, me detyra të shumta nga anë të ndryshme, po veprojnë bashkërisht. Kjo duhet të pengohet nga inteligjencia e Kosovës dhe patriotët e shumtë që nuk kursyen dije dhe gjak për të “

Pra serbët na njohin shumë mirë dhe e dinë shumë mirë se ku fshihet dobësia e jonë individuale dhe shoqërore.

Vetëm gomari nuk ngre dorën ndaj një tradhtari



Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

 Rezultate imazhesh për Dobësia tërheq agresionin
Një këshillë e udhëzim i vlefshëm, një porosi e çmuar që atdhetarët e mirëfilltë kanë për të shiturit:
Shqiptarë të Shqipërisë së brendshme, Shqipërisë së jashtme dhe diasporës! Mos e vendosni çelësin për lumturinë tuaj në xhepin e dikujt tjetër. Sidomos jo në xhepin e tradhtarëve gënjeshtarë dhe psikopatë, të blerë nga pushtuesit serbo-grek që aneksuan tokat tona.

***
Një gënjeshtar dhe psikopat i aftë.

Disa njerëz janë aq të mirë për të gënjyer, saqë është e vështirë të mos besosh në to.
Ka të bëjë me talentin dhe varësinë. Shumica nuk janë gënjeshtarë të mirë për të filluar, por nëse keni talent (personal por edhe familjar) ju mund të përparoni shumë shpejt. Bëheni shumë të mirë në atë që ushtroni.
Njerëzit të cilët janë gënjeshtarë të mirë, shpesh nuk ndiejnë ndonjë gjë (turp)kur gënjejnë sepse nuk kanë asnjë ndërgjegje shoqërore, njerëzore.

Ndoshta ata mendojnë:"Pra, çfarë? Më e rëndësishmja është që unë ta plotësoj vullnetin tim". Ndoshta gënjeshtarët e kualifikuar besojnë se kanë të drejtë të bëjnë atë që kanë bërë.
Duke mos ndjerë asnjë ndërgjegje shoqërore do të thotë që ju nuk ndjeni ndonjë keqardhje nëse gënjeni njerëzit që nuk ju pëlqejnë, që nuk i doni.
Por, në thelb, ka të bëjë që gënjeshtari të mos ketë ndonjë skrupuj moralë që njerëzit e tjerë kanë,në lidhje me trajtimin e njerëzve me respekt dhe sinqeritet.
Ndonjëherë ndodh që ta zbukurosh të vërtetën dhe ata që gënjejnë dhe kanë një zgjuarsi të jashtëzakonshme për këtë, gjithmonë përpiqen të jenë sa më afër të vërtetës që është e mundur.Ata mund të dëshirojnë të tregojnë shumë gjëra që janë të vërteta, dhe pastaj vënë nga një gënjeshtër të vogël, sa për“stolisje”(manipulim, mashtrim). Por ama, për shkak se ka shumë prej atyre gjërave që janë të vërteta, njerëzit e besojnë atë.

Psikopatët kanë shumë prirje që të kenë pushtet mbi të tjerët, ata duan kontroll. Kur duam diçka ndryshe (ndonjë gjë tjetër) nga ajo që dëshiron psikopati, shfaqet një person tjetër në personalitetin e tyre që është shumë i ngurtë dhe i mbyllur. Psikopati dëshiron ta ketë atë në mënyrën e vet, qoftë ajo edhe shkatërruese për vetveten apo mjedisin ku gjendet. Pra, për psikopatin çështja e diskutimit është e mbyllur. Ngul këmbë në qëndrimin e vet dhe nuk bën asnjë lëshim. Kemi shembull në djalin-djallin Hashim, që pa pushim dëshiron korrigjim.

Psikopatët dëshirojnë (lulëzojnë) të jenë në pozita të pushtetit dhe në pozita udhëheqëse, ata pëlqejnë të kenë ndikim mbi të tjerët. Ata shpesh ngjiten në pozita, në mënyrë që të ngacmojnë të tjerët, ata e ushqejnë vetë-imazhin e keq (kompleks inferioriteti) që ata vetë kanë, kur i vënë të tjerët nën pushtetin (kontrollin) e tyre.
***
Vëmendja është procesi njohës i cili përfshin përqendrimin në aspekte të caktuara të mjedisit, duke injoruar aspekte të tjera. Kjo jep një eksperiencë të zgjedhur dhe të kontrolluar të mjedisit.
Pra, zhvendosja e vëmendjes është manovër mashtruese për të larguar mendimet tua në diçka tjetër, me qëllim që të harrohet tema që nuk i pëlqen autorit, llafi vjen: vëllazëria me grekët, serbët dhe shitja e ajrit, tokës, nëntokës, ujit, gurit, drurit, diellit, qiellit të trojeve shqiptare.

Ilustrim: Edi Rama është kampion botëror, jo në basketboll edhe pse ai shkon me atlete të bardha, por në zhvendosjen e vëmendjes së opinionit shqiptar.

***
Njeriu që dëshiron të ngjitet dhe të mbetet në pushtet për çdo çmim, edhe duke tradhtuar dhe shkatërruar vendin, patjetër është shumë i çmendur. Po pra, pikërisht ashtu. Kush nuk ngre dorën ndaj Hashim Thaçit dhe nuk e quan çmendarak, është një qesharak.
***
O tradhtarë, stolia nuk do të largon vëmendjen  tonë nga rrudhat e juaja!




Dobësia tërheq agresionin


Rezultate imazhesh për Dobësia tërheq agresionin

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

(dasaretiaurel@yahoo.com.au)


Forcat e errëta bastarde shqipfolëse, synojnë de-stabilizimin e Vendit. Vitet e fundit, ofendohen dhe përçmohen edhe ata luftëtarë heronj, që gjatë rrjedhjes së historisë, mbi shpatullat e tyre mbajtën peshën e betejave të panumërta. Ofendohen, njollosen dhe përçmohen simbolet e luftës sonë së djeshme, lirisë sonë së sotme.

***
Rrethohemi nga armiq agresiv, që na e falsifikojnë dhe përvetësojnë historinë, na e poshtërojnë dinjitetin por edhe rrezikojnë integritetin/sovranitetin e Vendit dhe Kombit.Prandaj domosdoshmërish, patjetër të krijojmë bilancin ushtarak, sepse dobësia tërheq agresionin.
Kushdo që do të kërcënon Shqipëri-të, në çfarëdo lloj mënyre, do të shkatërrohet menjëherë. Shpirti i racës tonë dhe zemra e patrembur e Skënderbeut, simbolit madhështor gjithë-shqiptar duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!

***
Në vend që të krenohemi me lashtësinë e historisë madhështore së qenies sonë kombëtare, dhe Skënderbeun, gjeneralin më të madh që ka njohur bota ndonjëherë, ne bëjmë gjithçka që të tregojmë para botës se tani jemi në rrugën për t`u shndërruar në palaço joserioz e shakaxhinj që, nuk meritojmë të kemi shtet.

Këtakuisling sahanlëpirës, sidomostë kazanit serbo-grek, që kundërmojnë edhe prej së largu, përveç pisllëqeve tjera që nxjerrin nga goja, shpifin të pavërteta rreth historisë, prejardhjes dhe familjes (nënës) së heroit të pazëvendësueshëmGjergj Kastriotit – Skënderbeut. Luftëtarit më fenomenal që me shekuj mahnitën dhe magjepsën gjithë rruzullin tokësor, përfshirë armiqtë e tij të kohës dhe pasardhësit e tyre të sotëm (turqit).

“Unë jam një turk por e respektoj İskender Bein (Skënderbeun), shqiptarët duhet të krenohen me të. Ai ishte i vetmi njeri/pushtet që osmanët nuk mund ta mundnin midis viteve 1299-1774”, - shkroi para dy muajsh një historian/akademik i madh turk.

***

Gjithkush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Edhe budallenjtë më shakaxhi. Kjo e drejtë përfshin lirinë për të pasur mendime dhe për të marrë dhe komunikuar informacione dhe ide pa ndërhyrje nga autoritetet publike dhe pa kufizime.
Por, pasi kjo e drejtë keqpërdoret nga njerëz të caktuar, ndonjëherë ka edhe kufizime.
Për shkak se ushtrimi i këtyre lirive nënkupton detyra (obligime) dhe përgjegjësi, mund t'u nënshtrohet rregullave, kushteve, kufizimeve ose dënimeve të parashikuara me ligj dhe që janë të domosdoshme në një shoqëri demokratike për arsye të: Sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, mbrojtjen e reputacionit tëheronjve kombëtar, parandalimin e zbulimit të informacionit të fshehtë...

Një shembull, sa për ilustrim.

“Opinioni ynë bëhet skllav i të huajve”, thotë ky “historian profesor” i rremë dhe i shitur, por edhei çmendur nga dashuria për serbët/grekët dhe gjithçka ortodokse, ai vet është skllav i tyre:
“Duhet ta ç`mitizojmë figurën e Skënderbeun. Është e vërtetë more, nëna e Skënderbeut ka qenë sllave. Pse duhet të irritohemi? Pse duhet të na vij keq. Është e vërtetë që Skënderbeu ka lindur ortodoks. Po pse xhanëm duhet të krijoj reagime në rrjetet sociale se Skënderbeu ka lindur ortodoks? Në qoftë se ne duam ta zbresim Skënderbeun me këmbë në tokë. Emrat e fëmijëve të Gjon Kastriotit janë të gjithë me origjinë sllave. Skënderbeu e thotë vet: Jam luftëtar për mbrojtjen e Krishterimit. Dhe Skënderbeu duhet gjykuar si i tillë”.

https://www.youtube.com/watch?v=J4asPZDYxrE

***
Nëna e Skënderbeut, Vojsava, padiskutueshëm është shqiptare. Ka lindur dhe është rritur në rajonin e Gradecit, midis Tetovës dhe Gostivarit, në kufi me Shqipërinë dhe Kosovën. Pjesë e copëtuar e tokës arbërore që me miliarda vite, ka qenë dhe është e banuar 101% vetëm me njërës të gjenealogjisë pellazge/ilire, të racës, gjuhës dhe kulturës tonë. Nuk jam historian, por pikërisht për këtë temë,unë dhe familja ime kemi njohje dhe prova të mjaftueshme, të trashëguara nga gjyshërit dhe stërgjyshërit e mi. Për momentin nuk shprehem më tepër...

***
Shqipfolësit gojëfëlliqur me tru kastravecësh, përfshirë përfaqësuesit ekstremistëtë fesë ortodokse dhe myslimane, sulmet kundër Skënderbeut i argumentojnë edhe me “faktin” se pseudo-akademikë kriminel serbë, grekë, bullgarët etj pretendojnë se Skënderbeu është i tyre. Normalisht se armiqtë përpiqen t`i përvetësojnë të gjitha simbolet kombëtare tonat, të sajojnë një histori false që qëndron fortë me këmbët përpjetë, në hava.Ata nuk janë budallenj dhe as të shitur si këta tanët. Sidomos çetnikët nuk janë aq të shkundët trush që edhe më tutje ta pranojnë se vetëm para disa dekadave zbritën nga drunjtë, dhe se gënjeshtra është në qenien e tyre.

***
Pastrimi i oborrit nga plehrat dhe Shqipëria etnike (natyrale) e vetmja alternativë! Utopitë nuk ekzistojnë për t`u realizuar me çdo kusht, por për të venë në diskutim mundësinë e asaj që është e vështirë paçka se e dëshirueshme si dhe për të forcuar besimin në këto mundësi.
Duhet vërejtur se ne shqiptarët s`kemi ndonjë fat më të keq se zogjtë apo milingonat, por më të lehtë e më të bukur. S`duhet të ankohemi nga mizoria e jetës nën robërim dhe fataliteti i vdekjes, por duhet të shikojmë këtë dëshpërim. Vetëm atëherë kur të njohim nga afër gjithë mizoritë dhe absurditetin e natyrës, mund të ndeshemi me këtë absurditet dhe t`i japim një kuptim. Kjo është aftësia më e madhe e racës shqiptare.

***
Gjyshi im, oficer i lartë, ka shkruar:

“Kushdo që është i lindur shqiptar,
Nga gjaku dhe trashëgimia pellazge/ilire,
Dhe nuk lufton për të mirën e Kombit dhe Vendit,
Në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore,
Përkundrazi, bashkëpunon me armikun duke tradhtuar Kombin dhe Vendin,
Ai do të mallkohet edhe nga Perëndia,
Ai nuk do të ketë kurrë pasardhës të lindur nga dashuria,
As djem as vajza!
Dhe ai do të vdesë në ndotje për sa kohë që fëmijët e tij janë gjallë!”
***
Shikoni dokumentarin e mëposhtëm, shpërndajeni edhe tek të huajt:OttomanWars:

SkanderbegandAlbanianRebellion DOCUMENTARY
https://www.youtube.com/watch?v=k3Qelvsi_5E

Ti u rrëzove do ngrihesh përsëri, o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI!



Fakt, Shteti Mal i Zi i ka malet te bardhe. Kush ia nxiu me fjale? Ia nxine te huajte qe s'e kuptonin gjuhen e banorevr qe ishin Shqiptare te qendres administrative Shkoder dhe qysh nga Kopliku ne veri, krahina quhesh Malsi (edhe sot Komuna e Koplikut quhet Malsi e Madhe qysh nga koha kur ajo ne veri quhesh vetem Malsi).

 Kleri j Qendres Fetare Latine e kuptoi prej dy fjalesh mal si = mal i zi dhe e shkroi te perkthyer Monte Negro = Cherna Gora (serbisht) = Mal i Zi. Tere Ballkani prej Iliresh, perjashto qyet-shtet greke u sllavezua dhe pas turkezimit te Bizantit edhe u grekezua.

Ky eshte realiteti qe fillon me asgjesimin e mbreterive Ilire nga latinet e Perandorise Romake te Perendimit dhe te Lindjes qe u be Otomane.

Akti kunder unitetit te Ilireve u trashegua nga Perandoria ne Perandori pushtuese dhe kulmoi me shpikjen dhe zbatimin e armiqsise klasore.

Ju lumte o Laurel Dasareti.

Me konsiderate


Prof.dr.Vedat Shehu

Sent from Yahoo Mail on Android

Eshref Ymeri

Fri 11/23/2018, 7:44 AM


Të dashur Profesor Vedati dhe Aurel,


lirët shtriheshin nga Peloponezi deri në Danub. Prandaj edhe gadishulli quhej Gadishulli Ilirik. Por ilirët nuk qenë kurrë të zot të bashkoheshin dhe të mos i linin tributë sllave të kalonin Danubin dhe t'u merrnin tokat ca nga ca. Principatat ilire hanin kokat e njëra-tjetrës dhe nuk shikonin se ç'po u bënin sllavët e ardhurt nga stepat e Rusisë. Prandaj përçarja e sotme ndërshqiptare e ka origjinën te përçarja pellazgoilire. Një popull, një komb, brenda të cilit njerëzit janë të përçarë, mallkimi hyjnor e ndjek hap pas hapi dhe ai popull dhe ai komb nuk bën kurrë prokopi. Se shqiptarët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të përçarë, prandaj edhe Perëndimi evropian është tallur me ta, i ka përbuzur dhe trojet etnike ua bëri çarçaf, duke i katandisur sa një fushë tenisi për interesat e grekosllavizmit. Romakët kishin një territor shumë më të vogël sesa Iliria, por qenë të bashkuar dhe arritën të krijojnë një perandori gjigante, që nga Anglia deri në kufijtë e Indisë. Kurse ilirët nuk qenë të aftë të krijojnë perandori. Ne "mburremi" me faktin që 20 perandorë romakë kanë qenë ilirë. Lind pyetja: duhet të mburremi me ata perandorë romakë me prejardhje ilire, apo duhet të rrimë kokulur? Sepse ata perandorë s'e kthyen kurrë kokën prapa dhe të kujtoheshin për Ilirinë, ashtu siç nuk e kthyen kurrë kokën prapa ata 36 kryeministra shqiptarë të perandorisë otomane dhe të kujtoheshin për Shqipërinë. Ne, të dashur miqtë e mi Profesor Vedati dhe Aurel, kemi qenë populli më i madh i Gadishullit ilirik dhe shikoni se ku jemi katandisur tani. Sot, atdheu amë, Shqipëria Londineze, dhe Kosova, po e vërtetojn me fakte se sa të përçar¥ janë shqiptarët me njëri-tjetrin. Shikoni se si tallet Hashim Thaçi me popullin e Kosovës dhe populli nuk ndihet. Shikoni se si po tallet me shqiptarët Edi Rama në mes të Tiranës dhe mbarë populli i kryeqytetit nuk ndihet. Rama kërkon t'i nxjerrë njerëzit nga shtëpitë e tyre në prag të dimrit dhe populli i mbarë kryeqytetit nuk ngrihet peshë dhe ta përzërë nga pushteti. Thaçin dhe Ramën s'ka kush t'i ndëshkojë me flakjen nga pushteti se shqiptarët janë të përçarë. Prandaj edhe Perëndimi evropian, siç thotë Profesor Lamberti, në shek, XIX ia ndërroi emrin gadishullit tonë, duke e quajtur Gadishull Ballkanik.

Përshëndetje miqësore.


Eshref Ymeri


Tiranë, 23 nëntor 2018

2018-11-30

Interneti kthehet në ves të keq


Shumë "përdorues" të rinj as që mund ta kuptojnë më jetën "offline". Ata tashmë e kanë si ves navigimin. Gati 3% e të rinjve nga mosha 12 deri në 18 vjeç në mbarë Evropën konsiderohen se vuajnë nga vesi i internetit.



"Të qëndruarit online ende nuk është pranuar si një simptomë e dëmshme për shëndetin psikik"

Ka forma të veseve, që kanë "fituar" një status zyrtar si p.sh. alkooli, droga apo lojrat e fatit. Këto forma të vesit janë të përshkruara mirë dhe simptomat e tij si sëmundje janë klasifikuar në katalogët ndërkombëtar. Ndryshe qëndron puna me lojrat kompjuterike apo vesin e internetit, sqaron Kai Müller, psikolog pranë ambulancës për vesin e lojrave në Universitetin e Maincit:

„Vesi i të qëndruarit online ende nuk është pranuar si një simptomë e dëmshme për shëndetin psikik. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikon direktivat, se çfarë konsiderohet si dëmtim pisikik, që duhet trajtuar dhe çfarë jo, kjo organizatë nxjerr katalogët përkatës. Në këto katalogë të OBSH-së varësia nga online ende nuk është klasifikuar si tipar i mëvetsishëm që dëmton shëndetin psikik.“

Të rinjtë humbasin rrjetin real social dhe kontaktin me botën reale

Por kjo kurrsesi nuk do të thotë, që nuk ekziston vesi i lojrave kompjuterike. I sëmuri nga vesi është i fiksuar vetëm tek marrja e "drogës", por në rastin e kompjuterit s' kemi të bëjmë me substanca kimike, por me ofertat online në formën e lojrave. Edhe një i prekur nga ky ves i njeh simptomat e mungesës së "drogës", pra në qoftëse ai nuk mund të luajë, normalisht bëhet agresiv ose depresiv, thotë Alexander Axmann, psikolog pranë klinikës së veseve në St. Marientift në Neuenkirchen:

„Kësaj i shtohet edhe rënia e rendimentit si dhe tendencat e tërheqjes nga shoqëria, sepse sfera e jetesës së personit të prekur nga ky ves kufizohet vetëm tek lojrat kompjuterike. Këto janë karakterisitika që shfaq vesi i lojrave kompjuterike.“

Të rinjtë e prekur nga ky ves e kalojnë të gjithë kohën e lirë të tyre, më shumë se dhjetë orë në ditë në internet. Si rrjedhojë ata humbasin rrjetin real social dhe kontaktin me botën reale. Megjithatë ky ves deri më tani është studjuar shumë pak dhe në nivel ndërkombëtar nuk njihet si sëmundje. E ngarkuara e qeverisë gjermane për problemin e drogës, Sabine Bätzing, lidhur me këtë problem global të premten (03.07) organizoi një takim ekspertësh me temën " Interneti dhe lojrat kompjuterike - Kur fillon vesi?“. Ekspertë nga Koreja e Jugut, Kina dhe SHBA të ftuar në panele të ndryshme kosnultohen lidhur me masat parandaluese të kësaj dukurie tek të rinjtë dhe fëmijët.

***

Fatkeqësia më e madhe është se internetin e përdorin edhe shumë të sëmurë menderisht si bije fjala  "shkrimtari" B.H nga Toronto apo shoku i tij nga Washingtoni njëfarë  Sab Gashi , si dhe "patrioti" i përjashtuar nga ASHASHA ,njëfarë   spijuni  me damkë i sigurimit të shtetit  shqiptar -Elektriçisti me shkollë të mesme zt. Bajram Doka,për të cilin disa herë Agjencioni "Floripress" ka shkruar .

Të gjithë këta "patriota" të internetit janë njërëz pa taban kombëtar,   analfabetë me diagnoza skizofrenike  dhe  të dëmshëm për rrethin shoqëror.


Fatkeqësia më e madhe është se të tillët kanë aftësi manipulative që ju kanë bërë edhe disa figurave të ndritura politike të qarqeve amerikane.  


Flori B.ruqi

Televizioni dhe interneti prishin ekuilibrin psikik të fëmijëve

BERAT BILALLI 


Është konstatuar se televizioni dëmton ekuilibrin psiko-fizik të fëmijëve, gjuhën, fjalorin, komunikimin dhe aftësitë motorike. Qëndrimi i gjatë përpara televizorit shkakton te fëmijët efekte negative në zhvillimin e tyre psikologjik, mental dhe fizik. Ashtu siç është i rëndësishëm zhvillimi i fëmijës deri në moshën 2 vjeç, po aq i rëndësishëm është edhe zhvillimi i trurit të tij.
Fëmijët kanë nevojë për një komunikim aktiv me fëmijët e tjerë, për lojëra interaktive, për një zhvillim të shëndetshëm të trurit.
Nisur nga ky fakt, familjet duhet të flasin shpesh me fëmijët, të komunikojnë direkt me ta, të vishen me rroba shumëngjyrëshe, për të ngjallur interesin e fëmijëve dhe rritjen e përqendrimit të tyre. T’i marrin fëmijët në krahë dhe t’i puthin shpesh. Të mos i lënë me orë të tëra para televizorit, vetëm me mendimin se kështu nuk bëjnë zhurmë. Për një zhvillim më të shëndetshëm emocional dhe social sugjerohet rritja dhe edukimi i fëmijëve me metodat tradicionale dhe në një mënyrë sa më të hapur.
Në ç’masë prindërit bëjnë kontrollin e fëmijëve sa i përket shikimit të televizionit dhe përdorimit të internetit? Si duhet bërë ky kontrollim?
S’do mend se mediumet luajnë një rol të madh në shoqëri dhe se ato janë të involvuara në çdo shtresë të shoqërisë dhe në çdo familje. Nëse merren parasysh kushtet dhe rrethanat në të cilat jetojmë sot dhe zhvillimin tekniko-teknologjik të shoqërisë apo shoqërinë informative, padyshim që njerëzit e veçanërisht të rinjtë sot kanë fituar varshmëri të skajshme nga mediumet, sidomos  nga interneti.
Nëse kihet parasysh fakti se sa kanë ndikim mediumet, televizioni dhe interneti, pa hezitim mund të thuhet që ato aq sa kanë ndikim pozitiv po aq kanë edhe ndikim negativ në shoqëri.
Shpesh herë ndikimi negativ është  me përmasa shumë më të larta, veçanërisht te gjeneratat e reja, atëherë kur ato nuk e kanë nivelin e duhur edukativ-arsimor, si dhe kur keqpërdoren nga të rinjtë. Roli i familjes duhet të jetë tepër i madh ndaj fëmijëve, sidomos në fazën e pubertetit të tyre.
Në këtë rast vjen në shprehje funksioni edukativ-arsimor, gjegjësisht socializues i familjes, e cila e ka për detyrë edukimin dhe ngritjen profesionale të tyre. Familja ka obligim që fëmijët e vet t’i përgatisë për përvetësimin e roleve të reja në shoqëri, që ata të integrohen në dhe të bëhen pjesë e funksionalitetit të shoqërisë. Padyshim që familja duhet të ketë një kontroll ndaj fëmijëve kur vjen në shprehje ndikimi mediatik, por jo  në kuptimin represiv patriarkal dhe autoritar, porse në kuptimin e kultivimit të personalitetit dhe vlerave humane të fëmijëve si ardhmëri e shoqërisë.
Përveç familjes, edhe mediumet shërbejnë si burim i socializmit të tyre. Ky lloj socializimi mund të jetë në kontekst pozitiv, por edhe negativ. Ana pozitive e mediumeve ka të bëjë me emetimin e programeve televizive, të cilat kanë përmbajtje edukative dhe arsimore dhe bëjnë ngritjen dhe avancimin e vlerave të mirëfillta, të cilat do të bëhen pjesë përbërëse e personalitetit të fëmijës. Kurse, ana negative e mediumeve ka të bëjë me ekspozimin e vlerave të dyshimta, të cilat ndikojnë që te bota fëmijërore të paraqitet shmangia apo devijimi si dukuri sociopatologjike.
Gjithsesi se familja duhet të ketë qasje fenomenologjike në kontrollimin e fëmijëve të tyre, duke marrë parasysh që  ata janë pjesë e projektit të planifikimit familjar. Ky kontrollim duhet të zbatohet veçanërisht në fazën e adoleshencës apo të pubertetit, atëherë kur fëmija është në kërkim të identitetit, kërkesa këto të cilat vijnë si pasojë e ndryshimeve psiko-fizike dhe fiziologjike.
Sa ka nevojë për zbatimin e rregullave restriktive të shikueshmërisë së TV-së,dëgjimit të radios dhe përdorimit të internetit në familje?
Në çdo familje ka nevojë që të vihen rregulla në përcjelljen e mediumeve e sidomos të televizionit dhe internetit, por jo në kuptimin represiv dhe diskriminues, e cila vjen nga familjet patriarkale,  disfunksionale dhe jo kohezive. Sot shumë familje nuk kanë qasje në kontrollimin e fëmijëve të tyre, çka do të thotë që fëmijëve iu jepet një liri skajshmërisht e madhe ndaj mediumeve, ku vjen edhe deri te keqpërdorimi i tyre.
Përkundrazi, prindërit janë ata që duhet ta menaxhojnë çështjen e përdorimit të mediumeve. Mediumet shpeshherë demonstrojnë akte dhune përmes filmave aksionale dhe luftarake, dhunë e cila në personalitetin e fëmijës shkakton traumë, e cila më vonë do të ketë edhe reperkusione tjera të dëmshme për shëndetin mental të tij.
Edhe eksperimentet shkencore i kanë vërtetuar këto të dhëna se nëse fëmija një kohë të gjatë i ekspozohet dhe është nën ndikimin e filmave, ku demonstrohet terrori dhe dhuna ekstreme, një pjesë bukur e madhe e tyre më vonë do të merren me zbatimin praktik të kësaj dhune. Raste të këtilla janë të shumta psh. shpeshherë ka ndodhur që një adoleshent me aktivitet të armatosur të shkaktojë krim dhe masakër qoftë në shkollë, në rrugë e gjetiu.
Në anën tjetër, edhe përdorimi i internetit pa kontroll dhe “pa censurë” nga ana e fëmijëve ka pasoja të mëdha negative dhe atë në dy kuptime: në njërën anë i riu –fëmija i cili e përdor pa kufi internetin do të fitojë një varshmëri psikologjike, e cila përveç pasojave shëndetësore, ka edhe efekte negative në procesin arsimor në shkollë, kurse në anën tjetër mund të vjen deri te keqpërdorimi i internetit siç është pornografia, filma me përmbajtje erotike, që nuk janë në përputhje me moshën e tyre.
Shkencëtarët që merren me patologji sociale kanë vërtetuar që pornografia është hyrje në kriminalitet. Si rezultat i këtyre pasojave negative të mediumeve, me të cilat po ballafaqohet shoqëria njerëzore në tërësi e po ashtu edhe shoqëria jonë, familja ka rol primar në programimin e veprimtarisë  mediatike ndaj fëmijëve, me qëllim që këta fëmijë të edukohen dhe arsimohen drejt, në frymën e vlerave të mirëfillta.
Nëse nuk bëhet kontrolli, çfarë pasojash mund të ketë fëmija
Nëse nga ana e familjes nuk ka kontroll në kuptimin e bashkëpunimit, qortimit, sugjerimit, me qëllim që këta fëmijë të mos devijojnë nga fryma e rregullave dhe sistemit normativ, atëherë pasojat mund jenë të paparashikueshme dhe të dëmshme, si për vetë adoleshentin, familjen e tij, ashtu dhe për shoqërinë në tërësi.
Si pasojë e këtyre aktiviteteve destruktive të mediumeve, e veçanërisht të televizionit dhe internetit, fëmija shumë lehtë i nënshtrohet botës së krimit. Shpeshherë fëmijët e lënë pas dore në aspektin edukativ dhe socializues, fillojnë të merren me praktikimin e sjelljeve devijonte, siç janë prostitucioni, alkoolizmi, narkomania, vetëvrasjet, kriminaliteti etj.
Çfarë shoqërie mund të presim në këto rrethana, nëse kemi një mangësi në kontrollimin e gjërave te gjeneratat e reja?
Nëse vazhdohet me mangësi të përhershme në kontrollimin dhe mbikëqyrjen e fëmijëve në përgjithësi, e veçanërisht në aspektin medial, atëherë do të kemi dhe do të kultivojmë një shoqëri me përmbajtje anarkike, anemike dhe disfunksionale. Kjo do të thotë që familjet me vetëdije vazhdojnë të prodhojnë antivlera, me të cilat iu hapet rruga dukurive sociopatologjike, të cilat e brejnë shoqërinë nga brenda, duke i dhënë asaj tendenca të fuqishme dekadente në kuptimin aksiologjik.
Jo rastësisht thuhet që fëmijët apo rinia është ardhmëria e çdo shoqërie, prandaj familjet dhe shoqëria në tërësi kanë obligim moral dhe atdhetar që të kujdesen për këtë grupmoshë, e cila edhe i ka specifikat e veta të veçanta. Këto elemente dekadente janë prezent dhe vërehen edhe praktikisht në mjediset e theksuara shoqërore. Hulumtimet shkencore e vërtetojnë këtë fenomen, duke e shprehur edhe përmes të dhënave statistikore, ku vërehet që një pjesë bukur e madhe e rinisë sot merret me përdorimin e alkoolit, të substancave narkotike e deri te format më të lehta apo më të rënda të kriminalitetit.
Këto dukuri sociopatologjike te rinia sot kanë filluar të praktikohen në moshë edhe më të hershme, që është një indikator dhe alarm se shoqëria është në rrezik që të ruajë funksionalitetin dhe ekuilibrin shoqëror. E gjithë kjo flet mjaft se nëse vazhdohet me këtë apati shoqërore, e cila fillon që nga familja e deri te institucionet relevante shtetërore, atëherë nuk mund të kemi shoqëri të shëndoshë.
Telenovelat thuajse në çdo shtëpi janë prezent dhe shikohen nga e gjithë familja, çfarë mendoni për këto?
Është e vërtetë që telenovelat sot janë prezent dhe vazhdojnë të kenë një kontinuitet të shikueshmërisë në shoqërinë tonë. Këto telenovela që importohen nga vendet e huaja, kanë një shikueshmëri tepër të madhe, sa që mund të thuhet që familjet tona kanë fituar një varshmëri të theksuar nga këto seriale. Përgjegjësia ndaj këtyre vlerave të dyshimta të këtyre telenovelave iu bie si institucioneve shtetërore, ashtu edhe vetë familjeve.
Çdo telenovelë që prodhohet është rezultat i frymës dhe vlerave kolektive të çdo vendi, të cilat edhe i pasqyrojnë këto vlera. Para se të bëhet emetimi i tyre është e nevojshme që nga ana e ekspertëve të studiohen përmbajtjet e këtyre telenovelave, si nga ana pedagogjike, morale, arsimore, sociologjike, ashtu edhe nga ana etnopsikologjike.
Shpeshherë këto seriale nuk janë kompatibile me frymën e vlerave të një populli, që do të thotë se në këtë rast shkaktojnë disproporcionalitet aksiologjik.
Shoqëritë njerëzore, në aspektin ekonomik, social, politik dhe kulturor, sado që janë identike, megjithatë nuk janë të njëjta dhe dallohen nga njëra-tjetra. Secila shoqëri dallohet me vlerat e veta kulturore, të cilat e shprehin mentalitetin dhe mënyrën e të jetuarit të atyre shoqërive.
S’do mend se këto vlera kulturore pasqyrohen edhe përmes këtyre telenovelave, të cilat kur depërtojnë në një vend apo shoqëri që ka vlera kulturore specifike, atëherë bie ndesh me vlerat vendore dhe shkaktojnë çoroditje në aspektin moral, psikologjik dhe shoqëror.
Rritja e numrit të divorceve a është  pasojë e fenomenit të telenovelave?
Mund të thuhet që përmbajtja kulturore e këtyre telenovelave mund të shkaktojë nxitje apo motivim për divorce, por kjo nuk është në nivel të njëjtë në tërë vendin, sepse një shoqëri nuk është njëjtë e zhvilluar në nivelin global. Ky fenomen mund të ndodh veçanërisht te të rinjtë dhe në ato vende dhe familje të cilat kanë qenë të izoluara nga vlerat qytetëruese. Kur këto telenovela shikohen vazhdimisht për një kohë të gjatë, padyshim që ato do të kenë efekt negative në jetën e të rinjve, sepse kjo kategori e të rinjve dalëngadalë heq dorë nga vlerat vendore dhe fillon t’i përqafojë vlerat e huaja, duke e identifikuar veten pikërisht me ato vlera.
Nëse thellohet përdorimi i rrjeteve sociale, a mendoni se mund të kemi një gjeneratë të asocializuar?
Është shumë e vërtetë se ky lloj sistemi medial që është tepër dinamik dhe i hovshëm, veçanërisht te të rinjtë, do të ndikojë që mos të fitojmë një gjeneratë të socializuar sipas kërkesave të shoqërisë sonë. Faktikisht, mediumet si burim i socializimit kryejnë efektin e vet socializues, por këta të rinj do të socializohen sipas sistemit të vlerave të vendeve të huaja, kurse sa i përket shoqërisë sonë, ky socializim do të jetë me plotë mangësi.
Ky defekt socializues përfundon me dezintegrim të të rinjve në shoqëri, te të cilët paraqitet një lloj nën-kulture apo kundër-kulture,  e cila do të jetë në konflikt me kulturën vendore dhe e cila vazhdimisht do të nxisë tensione të vlerave, të cilat më vonë do të shërbejnë si hyrje në botën e dukurive sociopatologjike.
Cila do të ishte, sipas jush, alternativa për zbutjen e këtij fenomeni?
Alternativa më efikase do të jetë angazhimi institucional i shoqërisë për edukimin dhe arsimimin e të rinjve, ku rol primar ka institucioni i familjes, shkolla, ministria e arsimit dhe institucione tjera adekuate për problemin në fjalë.
Ky koordinim mes këtyre institucioneve duhet të jetë dialektik, përmbajtjesor dhe me përgjegjësi për socializimin e të rinjve, me qëllim që ata më lehtë të integrohen në shoqëri dhe të bëhen pjesë funksionale e shoqërisë.
Kjo alternativë duhet të fillojë që nga familja, ku prindërit me përgjegjësinë më të madhe duhet të angazhohen për edukimin e fëmijëve të tyre dhe ku edukimi vazhdon në shkollë përmes kurikulave, teksteve shkollore dhe kuadrit arsimor.
Çfarë pasojash negative mund të sjellë në një shoqëri zhvillimi i shpejtë teknologjik, nëse nuk ndërmerren masa kontrolluese?
Zhvillimi i shpejtë teknik-teknologjik i shoqërisë ka anën pozitive, por edhe atë negative. Sado që ky zhvillim teknologjik ka të bëjë me shoqërinë informative dhe të dijes, megjithatë ky zhvillim ka edhe mangësitë e veta, të cilat ndërlidhen me tjetërsimin e qenies njerëzore. Sa më tepër që zhvillohet shoqëria aq më tepër rriten ndjenjat egoiste te njerëzit dhe njeriu shndërrohet në një objekt të zhveshur nga vlerat e veta humane.
Sa më tepër që zhvillohet shoqëria, aq më tepër zbehen vlerat morale dhe solidariteti mes njerëzve. Në shoqëritë e zhvilluara nuk fetishizohet qenia humane e njeriut, por paraja dhe bizneset fitimprurëse.
Prandaj çdo shoqëri duhet të niset nga një moto filozofike se asgjë njerëzore nuk duhet të jetë e huaj, e anashkaluar dhe e nëpërkëmbur nga të tjerët.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...