Një
këshillë e udhëzim i vlefshëm, një porosi e çmuar që atdhetarët e mirëfilltë
kanë për të shiturit:
Shqiptarë të Shqipërisë së brendshme, Shqipërisë së jashtme dhe
diasporës! Mos e vendosni çelësin për
lumturinë tuaj në xhepin e dikujt tjetër. Sidomos jo në xhepin e tradhtarëve gënjeshtarë dhe psikopatë, të blerë nga pushtuesit serbo-grek që aneksuan tokat tona.
***
Një gënjeshtar dhe psikopat i aftë.
Disa njerëz janë aq të mirë për të gënjyer, saqë është e vështirë të mos
besosh në to.
Ka të bëjë me
talentin dhe varësinë. Shumica nuk janë gënjeshtarë të mirë për të filluar, por
nëse keni talent (personal por edhe
familjar) ju mund të përparoni shumë shpejt. Bëheni shumë të mirë në atë që
ushtroni.
Njerëzit të
cilët janë gënjeshtarë të mirë, shpesh nuk ndiejnë ndonjë gjë (turp)kur gënjejnë
sepse nuk kanë asnjë ndërgjegje shoqërore, njerëzore.
Ndoshta ata mendojnë:"Pra,
çfarë? Më e rëndësishmja është që unë ta plotësoj vullnetin tim".
Ndoshta gënjeshtarët e kualifikuar besojnë se kanë të drejtë të bëjnë atë që
kanë bërë.
Duke mos ndjerë asnjë ndërgjegje shoqërore do të thotë që
ju nuk ndjeni ndonjë keqardhje nëse gënjeni njerëzit që nuk ju pëlqejnë, që nuk
i doni.
Por, në thelb, ka të bëjë që gënjeshtari të mos ketë
ndonjë skrupuj moralë që njerëzit e tjerë kanë,në lidhje me trajtimin e
njerëzve me respekt dhe sinqeritet.
Ndonjëherë ndodh që ta zbukurosh të vërtetën dhe ata që
gënjejnë dhe kanë një zgjuarsi të jashtëzakonshme për këtë, gjithmonë përpiqen
të jenë sa më afër të vërtetës që është e mundur.Ata mund të dëshirojnë të
tregojnë shumë gjëra që janë të vërteta, dhe pastaj vënë nga një gënjeshtër të
vogël, sa për“stolisje”(manipulim,
mashtrim). Por
ama, për shkak se ka shumë prej atyre gjërave që janë të vërteta, njerëzit e
besojnë atë.
Psikopatët kanë shumë prirje që të kenë pushtet mbi të tjerët, ata duan
kontroll. Kur duam diçka ndryshe (ndonjë
gjë tjetër) nga ajo që dëshiron psikopati, shfaqet një person tjetër në
personalitetin e tyre që është shumë i ngurtë dhe i mbyllur. Psikopati dëshiron
ta ketë atë në mënyrën e vet, qoftë ajo edhe shkatërruese për vetveten apo
mjedisin ku gjendet. Pra, për psikopatin çështja e diskutimit është e mbyllur.
Ngul këmbë në qëndrimin e vet dhe nuk bën asnjë lëshim. Kemi shembull në
djalin-djallin Hashim, që pa pushim dëshiron korrigjim.
Psikopatët
dëshirojnë (lulëzojnë) të jenë në pozita të
pushtetit dhe në pozita udhëheqëse, ata pëlqejnë të kenë ndikim mbi të tjerët.
Ata shpesh ngjiten në pozita, në mënyrë që të ngacmojnë të tjerët, ata e
ushqejnë vetë-imazhin e keq (kompleks
inferioriteti) që ata vetë kanë, kur i vënë të tjerët nën pushtetin (kontrollin) e tyre.
***
Vëmendja
është procesi njohës i cili përfshin përqendrimin
në aspekte të caktuara të mjedisit, duke injoruar aspekte të tjera. Kjo jep një
eksperiencë të zgjedhur dhe të kontrolluar të mjedisit.
Pra, zhvendosja e vëmendjes është
manovër mashtruese për të larguar mendimet tua në diçka tjetër, me qëllim që të
harrohet tema që nuk i pëlqen autorit, llafi vjen: vëllazëria me grekët, serbët
dhe shitja e ajrit, tokës, nëntokës, ujit, gurit, drurit, diellit, qiellit të
trojeve shqiptare.
Ilustrim:
Edi Rama është kampion botëror, jo në basketboll edhe pse ai shkon me atlete të
bardha, por në zhvendosjen e vëmendjes së opinionit shqiptar.
***
Njeriu që dëshiron të ngjitet dhe të
mbetet në pushtet për çdo çmim, edhe duke tradhtuar dhe shkatërruar vendin,
patjetër është shumë i çmendur. Po pra, pikërisht ashtu. Kush nuk ngre dorën ndaj Hashim Thaçit dhe nuk e quan çmendarak, është
një qesharak.
***
O tradhtarë, stolia nuk
do të largon vëmendjen tonë nga
rrudhat e juaja!
No comments:
Post a Comment