Kryeministri i vendit, gjeneral Ramush Haradinaj ka bërë të ditur edhe njëherë se Ushtria e Kosovës do të votohet më 14 dhjetor 2018 .
“NATO është organizatë e vendeve të sigurisë, dhe mendimi njërit anëtar të NATOS nuk kthehet në vendim të NATO-s, vendimet merren kur të gjithë janë dakord. Neve nuk na pengon puna me NATO-n, pra nëse kjo është një kërkesë nuk aprovohet nga të tjerët nuk ndryshon asgjë. Qëndrimi i SHBA-ve është për më shumë stabilitet në Kosovë dhe rajon. S’ka asnjë dilemë se Ushtria e Kosovës votohet më 14 dhjetor 2018 ”, ka deklaruar Haradinaj
Përkundër që sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar Prishtinën zyrtare se do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, ndryshe po del të jetë qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Burime diplomatike, për indeks kanë treguar se Ambasada e Amerikës është shprehur pro formimit të ushtrisë së Kosovës.
Sipas tyre, FSK-ja nuk duhet të shikohet si forcë destabilizuese.
Të njëjtat burime kanë treguar se amerikanët janë të prerë se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura do të jetë pozitive për të gjithë.
Mësohet se qëndrimi i diplomacisë amerikane është se Kosova ka arritur kushtet që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, të kontribuoj më shumë.
Ndryshe, Stoltenbergut ka deklaruar dje se procesi i ushtrisë po udhëhiqet “në një moment mjaftë të papërshtatshëm” dhe se nuk janë respektuar procedurat. Këto deklarata, kreu i Aleancës Veriatlantike i bëri në fund të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku është diskutuar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.
“Kjo shkon përtej këshillimeve të shumë zyrtarëve të NATO-s. Dhe, mund të ketë pasoja serioze për integrimin e ardhshëm të Kosovës në proceset euroatlantike”, ka thënë ai.
Megjithatë, tha Vuçiq, ai është i vetëdijshëm se Serbia nuk mund të ndryshojë qëndrimin e Amerikës, për të cilën pavarësia e Kosovës është gjë e kryer.
Aleksandar Vuçiq tha se “shqiptarët nuk bëjnë asgjë vetëm” dhe se “pas tyre qëndron gjithmonë SHBA-ja”.
“Këtë nuk mund ta themi gjithmonë hapur. Shqiptarët kanë edhe aleatë të tjerë në Evropë”, tha Vuçiq.
Të enjten, ambasadori amerikan, Kosnett, ka thënë se Uashingtoni e mbështet transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.
Deklarata është bërë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar pasoja për Kosovën nëse formon ushtrinë.
Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se, më 14 dhjetor, në Kuvendin e Kosovës do të votohen projektligjet që e transformojnë FSK-në në ushtri.
F.Bruqi