2018-12-08

Mos e vrisni dlirësinë e protestës studentore!

Rezultate imazhesh për enver bytyçi




Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi


Protesta e studentëve ka hyrë në ditën e pestë të saj. Ajo nisi si një rrufe në "qiellin e pastër" të Tiranës dhe u përhap si llavë orteku. Diskutimet dhe hamendësimet për këtë protestë janë të shumta. Dhe akoma më të shumta janë manipulimet dhe aventurat e devijimit nga qëllimi kryesor saj. Duke qenë pjesmarrës e njëkohësisht vëzhgues I zhvillimit të kësaj proteste mund të jap disa mendime rreth saj.

Rezultate imazhesh për protestat ne Tirane
Së pari, kjo protestë e studentëve të Tiranës dhe Shqipërisë ka shkaqe të thella sociale, ekonomike e financiare, të cilat kanë në themel dështimin e qeverisjes, dmth të reformave të saj në arsim. Si e tillë, sado që të thuhet se protesta nuk është politike, zgjidhja e kërkesave të studentëve do të jetë në fund një zgjidhje politike. 


Imazh i ngjashëm

Të vetëdijshëm për këtë të vërtetë forca të caktuara, sidomos të pushtetit, po përpiqen ta instrumentalizojnë atë. Në emër të pavarësisë së protestës nga politika, po përfiton me ndërhyrjen e saj politika shtetërore, ajo e cila në fund të fundit do të duhet të gjejë zgjidhjen politike.

Rezultate imazhesh për protestat ne Tirane

Kjo ndërhyrje e politikës së qeverisjes ka për qëllim uljen sa më shumë të kostos politike, ekonomike e financiare të zgjidhjes. Sepse qeveria e sotme mund t'ia falë me një kontratë PPP 18 milion euro një sportelisti biznesmen, por nuk e sheh të udhës që "qytetarët shqiptarë të paguajnë për ata që studiojnë"?! Ky është absurdi më i madh që kemi dëgjuar në këto pesë ditë, përveç fyerjeve dhe etiketimeve të shumta kundër studentëve.

Imazh i ngjashëm
Së dyti, nga shembulli që dhamë më sipër provon se studentët po përballen me një qeveri të korruptuar e për pasojë edhe të inkriminuar. Kjo përballje nuk mund të jetë ndryshe, veçse një përballje politike. Sado të fshihet koka në rërë, e vërteta nuk mund të fshihet! Për këtë arësye studentët kanë kuptuar thelbin e korrupsionit në arsim. Ligji i ri për arsimin ka shkurtuar fondet për universitetet publike dhe ndihmon në mënyrë korruptive universitetet private, edhe pse këto janë ngritur me qëllim fitimi. Manovra e drejtimit të universiteteve private me borde dhe e financimit të tyre me fondacione është thjesht fshehja e faktit se qeveria me ligjin e ri për arsimin ka favorizuar universitetet private në dëm të universiteteve publike. Por reformat dhe ligjet janë procese dhe akte politike. Kërkesa për abrogimin e atij ligji do të vijë në rendin e kërkesave të studentëve protestues, sepse asnjë zgjidhje nuk mund të vijë pa rikthyer kujdesin politik dhe financiar të shtetit te arsimi universitar publik.


Rezultate imazhesh për protestat ne Tirane
Së treti, metoda e shfryerjes së zemërimit studentor që po përdoret është huazuar nga ajo e vitit 1991, kur "Vullnetarët e Enverit" u bënin karshillëk protestave për demokraci. Mesa duket regjimet qenkan të gjitha njësoj, jo vëtem kanë të njëjtën mendësi, por përdorin të njëjtat eksperienca për të mbajtur me çdo kusht pushtetin e pamerituar e të korruptuar!


Kjo po ndodh sot, pas 28 vitesh! Paradoksi i Rilindjes është se riktheu në Shqipëri kohën e diktaturës së Ramiz Alisë! Ndërkohë, ndryshe nga koha e Ramiz Alisë mediat kazan të Edi Ramës janë aktive më shumë sesa ishte TVSH e atëhershme për t'i dhënë vend përçarjes dhe konfrontimit midis studentëve pro dhe kundër.

Nëse kjo situatë do të vazhdojë edhe më tej atëherë mund të shohim studentë që konfrontohen midis tyre, gjë që ishte parandaluar në masën më të madhe edhe më 1991 kur shqiptarët ishin ndarë në dy kampe armiqësore! Mos e vrisni dlirësinë e protestës studentore, sepse vrisni shpresën e kombit!



(Prof. Asoc. Dr.Enver Bytyçi është lektor në Departamentin e Shkencave Politike, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ai zotëron një diplomë universitare në Gjuhë – Letërsi Shqipe, nga Universiteti i Shkodrës (1981), Studime pasuniversitare ne filozofi-sociologji ne Universitetin e Tiranes (1988-1990), Master Shkencor në Histori dhe Doktoraturë në Histori nga Instituti i Historisë në Qendrën Ndëruniversitare Albanologjike, Tiranë. Zoti, Bytyçi ka fituar titullin akademik “Profesor i Asociuar”, në Shtator 2016 nga UAMD.

(Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi është autor i monografisë “Das Selbstbestimmungsrecht: Der Fall Kosovo”, botuar nga AkademikerVerlag, Saarland-Gjermani 2016, i monografisë “Coercive Diplomacy of NATO in Kosovo”, botuar nga Cambridge Scholars Publishing Londër 2015, i monografisë “Shqipëri-Kinë – Dështimi i një bashkëjetese” Instituti i Studimeve të Europës Juglindore Tiranë, 2014, i monografisë “Diplomacia imponuese e NATO-s në Kosovë”, Instituti i Studimeve të Europës Juglindore Tiranë, 2012, i monografisë “Ibrahim Rugova – Filozofia Politike dhe Nacionale”, SHB “Faik Konica” Prishtinë, 2010, i monografisë “E drejta e Vetëvenndosjes: Rasti i Kosovës”, Koha Tiranë 2007, i monografisë “Shqiptarët, serbët dhe grekët, Koha, Tiranë 2005. Gjithashtu wshtw autor i librit “Kthimi i Mahti Ahtisaarit”, SHB “Faik Konica”, Prishtinë 2008, autor i librit “Shqiperia peng i një demokracie të manipuluar”, Koha, Tiranë 2004. Prof. Asoc. Dr. Bytyçi është autor i disa artikujve shkencor në revista dhe media.



Publikimet e tij ndër të tjera përfshijnë: “Prezantimi i tranzicionit politik të Shqipërisë në vitet ’90”, si dhe publikime për aspekte të historis bashkëkohore në Shqipëri e në rajon, çeshtje të gjeopolitikës rajonale, çeshtje të qeverisjes dhe funksionimit të institucioneve etj.)

Flori Bruqi


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...