2018-12-05

Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, ose “mufkat” e padijes …

Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, ose “mufkat” e padijes …


Analisti Ilir Demalia ka replikuar në distance me gazetarin Dritan Hila, në vijim të një debati të bërë dje në studion e Artur Zhejit në emisionin 360gradë.

“Si mund të bëhet bashkimi Kosovës me Shqipërinë, kur këto dy vende janë vendet më të varfëra në Europë, kur kanë qeveri të lidhura me krimin dhe një korrupsion galopant dhe tepër shqetësues për Europën nga qeveritë përkatëse të Tiranës dhe Prishtinës?”- ishte pyetja që Demalia i drejtoi ambasadorit Agim Nesho dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare të ish-kryeministrit F. Nano, Ilir Kulla, duke marrë shembull bashkimin e gjermanive.

Në përgjigje të saj, Hila, sipas Demalisë, dha këtë përgjigje: “Si do të shkohet tek ky bashkim, unë nuk mendoj se bëhet me deklarata propagandistike, as me mufka blerjesh vendesh. Kjo është ta banalizosh çështjen që u ble Gjermania Lindore, etj, etj.”

Pas kësaj, Demalia ka këtë sqarim dhe përgjigje për Hilen.

Një përgjigje e munguar për Dritan Hila.

Mungesa e informacionit si dije e mosdijes si i ditur, nuk justifikon “mufkën” e padijes si dije.

Dje në emisionin 360 grade i dërgova një mesazh drejtuesit Artur Zheji, në lidhje me temën dhe diskutimin që zhvillohej rreth temës.

Pyetjen e bëra për dy njohës shumë të mirë të çështjes Kosovës, por edhe Ballkanit, ambasadorit Agim Nesho dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare të kryeministrit F. Nano, zotit Ilir Kulla.

Pyetja ishte kjo: Si mund të bëhet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, kur këto dy vende janë vendet më të varfra në Europë, kur kanë qeveri të lidhura me krimin dhe një korrupsion galopant dhe tepër shqetësues për Europën nga qeveritë përkatëse të Tiranës dhe Prishtinës?

Me një popullsi që e shikon të ardhmen duke u larguar nga vendi, a mundet të kenë fuqi bashkimi kur edhe pavarësinë e kanë të dhënë nga ndërkombëtarët dhe akoma në Kosovë nuk kanë një pavarësi defacto pasi ndërkombëtarët kontrollojnë?…

Mora më poshtë si shembull bashkimin e dy gjermanive, ku Gjermania Perëndimore e ”bleu “atë Lindore, duke realizuar një plan dhe strategji prej 40 vjetësh që e realizoi si superfuqi ekonomike, por edhe politike botërore.

Ishin pikërisht presidenti Regan, kryeministrja Theçer dhe kancelari Kohl, që ulën “perden e hekurt” dhe u bënë simbol i lirisë për vendet komuniste me planin Regan, “Luftën e yjeve”, i cili ngriti buxhetin ushtarak 3 për qind kur pati thënë në 1981: “Në këtë garë do ta detyrojmë Bashkimin Sovjetik të dalë të lypë rrugëve”, dhe ashtu ndodhi.

Dritan Hila, pa i drejtuar pyetje atij, iu përgjigj në mënyrë indirekte pyetjes time duke thënë:

“Si do të shkohet tek ky bashkim, unë nuk mendoj se bëhet me deklarata propagandistike, as me mufka blerjesh vendesh. Kjo është ta banalizosh çështjen që u ble Gjermania Lindore, etj, etj.”

Meqë nuk isha në lidhje direkt dhe nuk mund ti përgjigjesha zotit Hila, po i përgjigjem këtu!

Mungesa e informacionit si dije e mosdijes si i ditur, nuk justifikon “mufkën” e padijes si dije.

Ja çfarë shkruan Andreas Roedder, profesor i historisë në Universitetin e Mainzit dhe autor i një libri të konsideruar si më i miri për ribashkimin e Gjermanisë “Përfundimi i këtyre negociatave ishte një arritje në vete.”

“Kohl e bindi Gorbaçovin, nëse ai ende kishte nevojë për bindje, se një Gjermani e bashkuar nuk do të ishte një kërcënim për Bashkimin Sovjetik. Dhe më 17 korrik ai ishte në gjendje të shpallë se udhëheqësi sovjetik kishte lejuar bashkimin e Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore për t’u bashkuar.

Gjermanisë Perëndimore në thelb i ishte dhënë leja për të inkorporuar një territor prej 108,333 kilometra katrorë dhe 16 milionë banorësh që më parë kanë qenë shteti më i begatë në paktin e Varshavës. Lufta e Ftohtë mbaroi dhe vendi i Kohlit siguroi bashkimin.

Gorbaçovi erdhi në takimin me Kohlin ne një kohë shumë të vështirë. Bashkimi Sovjetik kishte grumbulluar një borxh të madh si rezultat i garës së armëve të viteve 1980 me SHBA dhe nuk ishte në gjendje të mbante kontroll mbi shtetet satelitore në Evropën Lindore.

Në këmbim të Kremlinit që pranonte ribashkimin gjerman, Kohl ra dakord të paguante shpenzimet nga tërheqja e trupave sovjetike dhe rivendosja e tyre në shtëpi. Ai gjithashtu premtoi ndihmë financiare që synonte stabilizimin e financave sovjetike që ishin në një krizë të thellë.

Shuma totale që Gjermania Perëndimore përfundimisht i ka paguar Kremlinit për ribashkimin është e panjohur, edhe pse zakonisht vlerësohet në mes të 50 dhe 80 miliardë markave (25-40 miliardë euro ose 31-50 miliardë dollarë). Një çmim, shumica do të thoshte, ishte mirë të paguante.

“Nëse Gorbachev kishte thënë,” Z. Kancelari, jam dakord, por do t’i kushtojë Republikës Federale të Gjermanisë 50-80 miliardë, “si mund të kemi thënë jo,” tha Teltschick.

Historianët thonë se është thjesht një thjeshtësim për të thënë se Gorbachovi shiti Gjermaninë Lindore.

Cilado qoftë motivimi i udhëheqësit sovjetik, deri në kohën kur Kohl u kthye në Gjermaninë Perëndimore ato nuk kanë rëndësi.

Gjermania Perëndimore dhe Lindja u bashkuan zyrtarisht më 3 tetor 1990. Më 25 dhjetor të vitit të ardhshëm, Bashkimi Sovjetik u shpërbë.”

“Mufk” tjetër në emision i Hilës ishte kur tha:

“Asnjë shtet nën 5 mln banorë nuk është rentabël ekonomik në luftën kundër korrupsionit”.

Dritan Hila, në qoftë se e mat çdo gjë me kasabanë atje Shqipëri-Kosovë si “kërthiza botës”, kjo është gjë tjetër…

Por realitetet shtetërore, e këtu po të marr vendet ish- komuniste të lindjes nën pesë milionë, kanë krejt tjetër realitet në lidhje me rentabilitetin si ekonomi prodhuese dhe si shtete funksionale të së drejtës dhe demokraci liberale, me një korrupsion në nivelet minimale dhe jo të shtrira në të gjitha segmentet e administratës shtetërore dhe shoqërisë ku Hila ka qenë funksionar i asaj dhe kësaj administrate dhe i asaj shoqërie.

Ja vendet nën pesë milionë që kanë ndërtuar prosperitet ekonomik, shtet funksional dhe drejtësi reale dhe demokraci në zhvillim.

Sllovakia 5 milionë

Sllovenia 2 milionë

Kroacia 4 milionë

Estonia 1. 300 milionë

Lithuania 2.800 milionë

Letonia 2. Milionë

Kaq për shportën e “mufkave” të djeshme -sot.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...