Shumë "përdorues" të rinj as që mund ta kuptojnë më jetën "offline". Ata tashmë e kanë si ves navigimin. Gati 3% e të rinjve nga mosha 12 deri në 18 vjeç në mbarë Evropën konsiderohen se vuajnë nga vesi i internetit.
"Të qëndruarit online ende nuk është pranuar si një simptomë e dëmshme për shëndetin psikik"
Ka forma të veseve, që kanë "fituar" një status zyrtar si p.sh. alkooli, droga apo lojrat e fatit. Këto forma të vesit janë të përshkruara mirë dhe simptomat e tij si sëmundje janë klasifikuar në katalogët ndërkombëtar. Ndryshe qëndron puna me lojrat kompjuterike apo vesin e internetit, sqaron Kai Müller, psikolog pranë ambulancës për vesin e lojrave në Universitetin e Maincit:
„Vesi i të qëndruarit online ende nuk është pranuar si një simptomë e dëmshme për shëndetin psikik. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikon direktivat, se çfarë konsiderohet si dëmtim pisikik, që duhet trajtuar dhe çfarë jo, kjo organizatë nxjerr katalogët përkatës. Në këto katalogë të OBSH-së varësia nga online ende nuk është klasifikuar si tipar i mëvetsishëm që dëmton shëndetin psikik.“
Të rinjtë humbasin rrjetin real social dhe kontaktin me botën reale
Por kjo kurrsesi nuk do të thotë, që nuk ekziston vesi i lojrave kompjuterike. I sëmuri nga vesi është i fiksuar vetëm tek marrja e "drogës", por në rastin e kompjuterit s' kemi të bëjmë me substanca kimike, por me ofertat online në formën e lojrave. Edhe një i prekur nga ky ves i njeh simptomat e mungesës së "drogës", pra në qoftëse ai nuk mund të luajë, normalisht bëhet agresiv ose depresiv, thotë Alexander Axmann, psikolog pranë klinikës së veseve në St. Marientift në Neuenkirchen:
„Kësaj i shtohet edhe rënia e rendimentit si dhe tendencat e tërheqjes nga shoqëria, sepse sfera e jetesës së personit të prekur nga ky ves kufizohet vetëm tek lojrat kompjuterike. Këto janë karakterisitika që shfaq vesi i lojrave kompjuterike.“
Të rinjtë e prekur nga ky ves e kalojnë të gjithë kohën e lirë të tyre, më shumë se dhjetë orë në ditë në internet. Si rrjedhojë ata humbasin rrjetin real social dhe kontaktin me botën reale. Megjithatë ky ves deri më tani është studjuar shumë pak dhe në nivel ndërkombëtar nuk njihet si sëmundje. E ngarkuara e qeverisë gjermane për problemin e drogës, Sabine Bätzing, lidhur me këtë problem global të premten (03.07) organizoi një takim ekspertësh me temën " Interneti dhe lojrat kompjuterike - Kur fillon vesi?“. Ekspertë nga Koreja e Jugut, Kina dhe SHBA të ftuar në panele të ndryshme kosnultohen lidhur me masat parandaluese të kësaj dukurie tek të rinjtë dhe fëmijët.
***
Fatkeqësia më e madhe është se internetin e përdorin edhe shumë të sëmurë menderisht si bije fjala "shkrimtari" B.H nga Toronto apo shoku i tij nga Washingtoni njëfarë Sab Gashi , si dhe "patrioti" i përjashtuar nga ASHASHA ,njëfarë spijuni me damkë i sigurimit të shtetit shqiptar -Elektriçisti me shkollë të mesme zt. Bajram Doka,për të cilin disa herë Agjencioni "Floripress" ka shkruar .
Të gjithë këta "patriota" të internetit janë njërëz pa taban kombëtar, analfabetë me diagnoza skizofrenike dhe të dëmshëm për rrethin shoqëror.
Fatkeqësia më e madhe është se të tillët kanë aftësi manipulative që ju kanë bërë edhe disa figurave të ndritura politike të qarqeve amerikane.
Flori B.ruqi