Disa “intelektual” të Parlamentit tonë si dhe lider(ucat) serb në vazhdimësi janë duke kërkuar që Heroi i Demokracisë, Gjenerali i Luftës dhe Kryeminsti i shtetit të pavarur të Kosovës, duhët dhënë dorëhqje.
Psehin vetë këta e dijnë.Kryeministri i Kosovës,zt. Ramush Haradinaj, deri më tash nuk ka bërë asnjë të keqe Kosovës : në luftë ky dhe familja e tij e dha kontributin e tij e tash këtë po e bënë edhe në Paqë! Ai po i jep erë të mirë në botë edhe bazamentit të Shtetit tonë, i njohur ndërkombëtarisht nga 100 e kusur shtete të Botës.
Sa për njohje të Sërbisë s’kemi kurrfarë nevoje.
Çetnikët serb që janë në krye të këti shteti të përkdhelur nga Evropa Plakë duhet të kërkojnë falje publike për gjenocidin e ushtruar para, gjatë luftës dhe pas sajë ndaj Popullit të pambrojtur shqiptar të Kosovës.
E sa për dorëheqjet e presidenteve në Komunat (tona) të Kosovës Veriore, politikanët shqiptar nuk duhet të çakerdisën dhe të mërzitën për ta , ngase këta vetë popullit të tyre ju kanë sjellë vetëm të këqija tash e 19-të vjetë ( bojkote,vrasje,korrupcion etj).
Ndërsa sa i përket deputetit të LDK-së, në Parlamentin e Kosovës , zt.Driton Selmanaj, që e "demantojë " një intervistë të vetën ,që gjëja si ka thënë në mediet serbe ..., unë këtij burri(intelektuali)
dhe "intelektualeve -dështakë" (kameleonë politikë) të tjerë ju preferojë shtruar : “Larg duart me kritikat e tyre kundër Heroit të Lirisë dhe Demokracisë, Kryeministrit të Kosovës, zt. Ramush Haradinaj.”!
Kaq!
Me respekt,
Flori Bruqi
Lexoni të plotë shkrimin e botuar në gazetën serbe "Kurir" dt.23.11.2018. 00:27h:
Për shkak të korektësisë dhe Kodit etikë (gazetaresk) Agjencioni "Floripress", boton shkrimin e zt.Driton Selmanajt, që është botuar në FCB.
Ky shkrim i Driton do të ishte mirë që të botohet në gazetën "Kurir", por me sa duket ai "demantiN" nuk e ka dërguar në këtë gazetë serbe "Kurir".
Flori Bruqi Driton Selmanaj
24 Nëntor në 5:42 MDSa për sqarim.
Me insistimin e miqve po e shkruaj këtë status lidhur me disa shkrime të mediave fashiste të Serbise, dhe për fatin e keq edhe tē disa medieve dhe personaliteve në Kosovë që me ose pa vetedije hyn në shërbimin të tyre.
E kanë dhënë disa medie tē Serbisë kinse une kam thënë që me serbët do e rrëzojm qeverinë e Ramush Haradinajt! Fillimisht e injorova këtë sepse mendoja qe nëse do merresha me këto medie fashiste sikur po i vleresoja, por sa po e shoh shumë njerëz e kane kuptuar sikur unë paskam thënë kështu dhe kinse qenkam intervistuar nga këto medie.
E para: Kurr në jetën time nuk kam dhēnë asnjë deklarate apo intervistë për ndonjë nga mediat e shkruara apo elektronike të Serbisë.
E dyta: Mediet serbe i janë referuar disa portaleve tona “profesionale” të PAN-it, nga një interviste e imja në emisionin Dossier ne rtv Dukagjin të datës 21.11.2018.
E treta: Në këtë emision, pyetjes së gazetarit se a e do ngritni mocion mosbesimi ndaj Qeverise Haradinaj? Une i jam përgjigjur se: LDK fillimisht po bisedon me partitë politike shqiptare për ti dhënë fund keqqeverisjes. Në pyetjen tjetër se a do bisedoni edhe me listen serbe? Unë kam thënë që nëse ska dakordim mes partive politike shqiptare ne do bisedojm edhe me të tjerët përfshirë këtu edhe Listen serbe.
Po ju njoftoj se pergjigja pēr mocionin nuk ka qenë ne kontekstin e tanishem pas vendimit për taksën 100%, por si çështje që LDK dhe VV kanë në diskursin dhe angazhimin e tyre tashme që 1 vit për ta gjetë mundësinë që ta rrēzojmë këtë qeveri abuzuese.
Qasja e medieve serbe është në agjenden e tyre për ta sulmu qeverinë për vendimin e saj, e qe në fakt deklarata ime ka qene ne kontekst krejtesisht tjetër.
Në fund, për të gjithë ata që kanë mendësinë e medieve të tilla dhe që për fat të keq jetojnē mes nesh, ju them se edhe po te duam ne si opozitë LDK dhe VV ta rrezojmë qeverinë bashkë me listen serbe, kjo e fundit nuk do bêj pa lejen paraprake të Radojqiqit dhe Ramushit apo Vuqiqit dhe Thaqit sepse miqësia e tyre është e hershme.