2018-11-25

Flori Bruqi : Serbia përkrah kriminelët e luftës dhe dënon kritikët e tyre


Si u bënë heronj të Serbisë kriminelët e luftës?

Kriminelët  serbë të luftës  që kanë kryer dënimet e tyre janë shndërruar në pjesëmarrës aktivistë në jetën politike në Serbi falë qeverisë dhe medias, të cilat kanë vendosur ta harrojnë atë që ata bënë dhe t’i promovojnë ata si heronj.


"Koha e turpit ka kaluar. Kjo është koha për të qenë krenarë,” deklaroi ministri serb i mbrojtjes me etnitet rom  zt. Aleksandar Vulin kohë më parë në një tubim të ish-ushtarëve të Batalionit të Tretë të Ushtrisë Serbe

Po,po! "Koha e turpit ka kaluar. Kjo është koha për të qenë krenarë,” këmbënguli ai.

Ky nuk do të konsiderohej si një event i jashtëzakonshëm nëse komandantët e nderuar nga Alaeksandër Vulin nuk do të ishin kriminelë lufte të dënuar.

"I falënderoj të gjithë ata që erdhën sot këtu për të ndarë me mua dhe familjen time lumturinë që ndjej që arrita t’i mbijetoj trekëmbëshave të Hagës,” tha Lazareviç për mediat në aeroport.


"Kam humbur 10 vjet nga jeta ime dhe pse? Nuk jam dënuar për ndonjë krim specifik, as timin dhe as për atë të ndonjë anëtari tjetër të Korpusit të Prishtinës," shtoi ai.


Në radhën e parë midis ish-ushtarëve që u nderuan ishin Vladimir Lazareviç, ish-shefi i shtabit i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë Jugosllave dhe Nikola Sainoviç, ish-zv/kryeministër i Jugosllavisë.

Vladimir Lazareviç dhe Nikolla Shainoviç u dënuan nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë përkatësisht me 14 dhe 18 vjet burg për fushatën ushtarake në Kosovë që shkaktoi 11,000 shqiptarë të Kosovës të vrarë dhe rreth 1 milion të tjerë u dëbuan në Shqipërinë fqinje, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Nuk ishte vetëm qeveria serbe që po shprehte krenari për “heronjtë tanë”, por edhe zyrtarë në zyrën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Sekretari kryesor në zyrën e Aleksandër  Vuçiçit, Nikola Selakoviç, tha në të njëjtin tubim se është “detyrë e Serbisë të nderojë profesionalizmin” e Batalionit të Tretë të Ushtrisë Serbe.

Kjo nuk është hera e parë që  ministri Aleksandër Vulini dhe Nikolla Selankoviçi kanë treguar dashamirësi ndaj kriminelëve të luftës.

Ministri i drejtësisë Nikola Selakoviç, i cili shkoi në Hollandë bashkë me ministrin e mbrojtjes Bratislav Gasiç për të marrë Lazareviçin, tha se “kjo ishte një ditë e madhe për Serbinë”.

Në vitin 2015 ata organizuan një mikpritje prej heroi për gjeneralin Vladimir Lazareviçin kur ai u rikthye në Serbi pasi kreu dënimin e tij.

Lazareviç u mirëprit në aeroport edhe nga ministri serb i punës Aleksandër Vulin, kreu i Ushtrisë Serbe Ljubisa Dikoviç, bishopi ortodoks serb Teodosije dhe kryebashkiaku i Nishit, Zoran Perisiç.

Gasiç dhe Selakoviç ishin ministrat e parë që shoqërojnë ndonjëherë një të burgosur që kthehet në shtëpi pas lirimit të tij nga Gjykata e Hagës.

Zyrtarët nuk pranuan të japin arsyet e tyre për këtë vendim.

Në vitin 2014, dënimi i Lazareviçit u ulë nga 15 në 14 vjet burg në një seancë apeli, e cila rishqyrtoi dënimin e tij për krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Sipas vendimit, Lazareviç ndihmoi dhe mori pjesë në dëbimin e shqiptarëve nga Kosova dhe kreu vepra të tjera çnjerëzore duke siguruar ndihmë praktike për anëtarët e Ushtrisë Jugosllave.


Gjykata vendosi se Lazareviç ishte në dijeni të faktit se në Kosovë po kryheshin akte çnjerëzore kundër civilëve dhe pronës civile gjatë operacioneve të Ushtrisë Jugosllave dhe atyre të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

"Si komandant i Korpusit të Prishtinës, Lazareviç kishte kontroll de jure dhe de facto mbi njësitë në varësi të tij, duke përfshirë edhe njësitë e Ushtrisë Jugosllave dhe repartet ushtarake territoriale,” thuhej në vendim.

Dhoma e apelit e Gjykatës së Hagës gjeti gjithashtu se "Lazareviç kishte siguruar ndihmë praktike, inkurajim, ose mbështetje morale për anëtarët e Ushtrisë Jugosllave, të cilët ai e dinte se kishin si qëllim të kryenin dëbime dhe transferime të dhunshme".

Në të njëjtën çështje, ish zv/kryeministri i Jugosllavisë Nikola Sainoviç u dënua me 18 vjet burg, ish-shefi i shtabit të Ushtrisë Jugosllave Dragoljub Ojdaniç me 15 vjet burg, ish-komandanti i Ushtrisë Jugosllave Nebojsa Pavkoviç me 22 vjet burg dhe Sreten Lukiç, kreu i forcave policore të Serbisë në Kosovë me 20 vjet burg.

Vetëm Pavkoviç dhe Lukiç janë ende në burg. Si Ojdaniç dhe Sainoviç kanë marrë lirim të parakohshëm dhe që atëherë jetojnë në Beograd.

Sainoviç iu rikthye politikës në shtator, kur ai u bë anëtar i bordit ekzekutiv të Partisë Socialiste të Serbisë, pjesë e koalicionit qeverisës të vendit.


Të gjithë njerëzit ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç, i cili u gjykua për gjenocid dhe krime lufte të kryera në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë. Ai vdiq në vitin 2006 në qelinë e tij para se gjyqi të përfundonte.


Por kriminelët e luftës në Serbi nuk gëzojnë vetëm mbështetjen e ministrave dhe zyrtarëve të tjerë, por gjithashtu edhe të medias.

Pavarësisht detyrimeve të tyre për kodin e etikës, media serbe rrallë përmend të kaluarën e të dënuarve nga Gjykata e Hagës. Edhe pse shumë prej tyre janë shfaqur në televizion apo shtyp gjatë viteve të fundit, e rrallë është media që përmend të kaluarën e tyre kriminale dhe në vend të kësaj i prezanton ata si analistë, ish-gjeneralë ose këshilltarë.

Gjithashtu, nëse shikoni lajmet e fundjavës nga tubimi i ish-ushtarëve të Ushtrisë Serbe , nuk do të lexoni asgjë për veprimet e tyre të turpshme gjatë luftës në Kosovë.

Edhe televizioni publik serb, RTS, nuk e përmendi se cilët ishit këta njerëz që u nderuan me aq shumë krenari nga Aleksandër  Vulini dhe Nikolla Selakoviçi.

Por ata që ngrihen kundër mohimit të së kaluarës dhe rikthimit të kriminelëve të luftës në jetën publike, siç janë aktivistët e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, përballen me kërcënime, abuzime dhe madje edhe dhunë fizike.

Nën sloganet "Kriminelët e luftës nuk janë heronjtë tanë" dhe "Kriminelët e luftës të heshtin që viktimat të mund të flasin", aktivistët e Nismës Rinore u përpoqën të parandalonin shfaqjet dhe fjalimet publike të ish-kolonelit të Ushtrisë Popullore Jugosllave Veselin Sljivançanin dhe ish-kryetarit të parlamentit serb të Bosnjës Momçilo Krajsinik, të dy të dënuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Aktivistët u rrahën dhe kërcënuan, por sulmuesit e tyre s’u kapën kurrë.

Ndërsa Serbia përparon në rrugën e saj drejt BE-së, duke pretenduar se po respekton sundimin e ligjit dhe se po përmbush kriterin e anëtarësimit, kur vjen fjala te ndjekjet penale të krimeve të luftës dhe ballafaqimi me të kaluarën, ajo s’po bën asnjë progres.

Gjyqet në vend të krimeve të luftës kanë ngecur në një ngërç ligjor të shkaktuar nga fakti se kryeprokurori i krimeve të luftës nuk u emërua për një vit e gjysmë.

Numri i datave të gjyqeve është ndër më të ulëtit që kur u krijua zyra e prokurorisë për krimet e luftës në vitin 2003, ndërsa u bërë tre vjet që nuk ngrihet asnjë padi për krime në Kosovë.

Ajo që është gjithashtu shqetësuese është se kjo prirje jehon edhe në vendet e tjera të ish-Jugosllavisë. 



Në Bosnje, Fikret Abdiç, i cili kreu dënimin e tij me 15 vjet burg për krime lufte, tani është kryetar komune, ndërsa të tjerë që përballen me akuza për krime lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë gjithashtu mbajnë poste politike. Agjencioni "Floripress" disa herë shkroi gjerësisht për ndikimin e tyre politik në vitin 2016.

Komuniteti ndërkombëtar është munduar shumë në ngritjen e Gjykatës së Hagës, e cila do të mbyllet në fund të këtij viti, por nuk arriti të trajtonte çështjen e rehabilitimit të kriminelëve të luftës dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

Kur veprat e kryera nga kriminelët e luftës, si Vladimir Lazareviç dhe Nikola Sainoviç, nuk përmenden në arenën publike dhe ata risillen si heronj, është e qartë se problemet serioze vazhdojnë.

Siç tha kryeprokurori i Gjykatës së Hagës Serge Brammertz në raportin e tij të fundit në OKB, nacionalistët në vende të ndryshme të ish-Jugosllavisë ende besojnë në pafajësinë dhe viktimizimin e tyre.

"Mesazhi i mohimit dhe revizionizmit është i zëshëm dhe i qartë," tha Brammertz. "Ne i njohim viktimat tona, por jo tuajat. Kriminelët tuaj të luftës janë heronjtë tanë.”





******


Kur aktivistët protestuan kundër një eventi të organizuar nga partia qeverisëse që promovonte një kriminel lufte të dënuar, ne u arrestuam dhe u gjobitëm – duke treguar përsëri se si zyrtarët serbë ende e refuzojnë të vërtetën mbi konfliktet e viteve 1990.

Në nëntor të vitit 1991 në Vukovar në Kroaci, rreth 260 vetë u vranë në atë që njihet si masakra e Ovcarës. Të martën, ne që ngritëm zërat tanë kundër autorëve të këtij krimi, u gjobitëm nga një gjykatë serbe.

Unë isha një nga tetë aktivistë nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Serbi, të cilët u gjobitën me nga 50,000 dinarë secili (rreth 420 euro), se protestuam kundër promovimit të një libri nga krimineli i dënuar i luftës Veselin Sljivancanin në janar të vitit të kaluar.

Të tetë ne që u gjobitëm kemi lindur në vitet 1990 dhe të gjitha jetët tona u prekën negativisht nga lufta, ndërsa ata që kryen krime të tmerrshme dhe krime masive, tani mirëpriten dhe vlerësohen nga institucionet serbe dhe publiku i gjerë.

Sljivancanin, një ish-oficer në Ushtrinë Popullore Jugosllave, ishte një nga katër oficerët e akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për krimet e kryera në Ovcara. Padia e tij u bazua në faktin se ai ishte në komandën e drejtpërdrejtë të forcave të Ushtrisë Popullore Jugosllave që morën kontrollin mbi spitalin e Vukovarit, nga i cili jo serbët u dërguan në Ovcara dhe më pas u ekzekutuan.



Krimineli serb Vladimir Sheshel

Në fund, ai u dënua me 10 vjet burg nga ICTY-ja për asistim dhe nxitje në torturimin e të burgosurve.

Por pasi Sljivancanin e vuajti dënimin, ai u kthye në Serbi, ku ai dikur dhe ende perceptohet si një hero kombëtar.

Shumë shpejt, ai filloi të angazhohej në politikë duke mbështetur Partinë Progresive Serbe në pushtet. Në janar të vitit 2017, gjatë fushatës zgjedhore presidenciale, Partia Progresive organizoi një promovim publik të librit të Sljivancanin në Beska, një fshat pranë Indjas në Serbinë veriore.

Eventi u organizua në një qendër kulturore komunale, një hapësirë publike e financuar nga të gjithë qytetarët e Serbisë. Edhe para kësaj, përfaqësuesit e institucioneve serbe tashmë kishin një histori të pasur përkrahje të kriminelëve të dënuar të luftës dhe organizimin e mirëseardhjeve zyrtare pas daljes së tyre nga burgu, si në rastet e Vladimir Lazareviçit dhe Nikola Sainoviçit.



Krimineli Veselin Sljivancanin në Gjykatën e Hagës në vitin 2005


Gjatë eventit publik në Beska, aktivistë të Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, një OJQ me bazë në Beograd, erdhën për të protestuar kundër promovimit të një krimineli të dënuar lufte nga partia në pushtet.

Ne i frymë bilbilave dhe shpalosëm një banderolë që thoshte: "Kriminelët e luftës duhet të heshtin, në mënyrë që të flitet për viktimat", pas së cilës një grup mbështetësish të Partisë Progresive dhe përfaqësues të qeverisë lokale e hoqën banderolën dhe na sulmuan fizikisht. Dy prej nesh përfunduan në spital dhe makina jonë u dëmtua.

Pas eventit, filloi një fushatë e organizuar nga shteti kundër nesh. Tabloidët pro regjimit na quajtën "fashistë" dhe "huliganë" dhe grupe ekstremiste të krahut të djathtë erdhën në zyrën e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut.

Në fund, u dënuam nga gjykata për kundërvajtje në qytetin e Rumas për shkelje të ligjit duke prishur eventin e librit të Sljivancanin.

Le të kujtojmë se Serbia miratoi Ligjin e Bashkëpunimit me Gjykatën e Hagës në vitin 2002, pesë vjet pasi Sljivancanin u dënua, prandaj vendimi i tij njihet ligjërisht nga Republika e Serbisë. Pra, pyetja është, pse nuk mund të quhet kriminel lufte një njeri i dënuar për krime lufte?


                                                
                                                     Krimineli Veselin Sljivancanin



Për fat të keq, shembulli i Sljivancaninit është vetëm një nga shumë raste të ngjashme që tregojnë mbështetjen e fortë të institucioneve serbe për krimet e luftës dhe autorët e tyre.

Aktualisht, njëri prej tyre madje është ulur si deputet në parlamentin serb (Vojisllav Shesheli), ndërsa Ministria e Mbrojtjes po boton ditarët e luftës të një tjetri (Nebojsa Pavkoviç) dhe i promovon publikisht ato në Panairin e Librit të Beogradit.

Shesheli u gjet fajtor për krime kundër njerëzimit dhe u dënua me 10 vjet burg, ndërsa Pavkoviç u shpall fajtor për persekutimin, vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve të Kosovës dhe u dënua me 22 vjet burg.

Vlen të theksohet edhe rasti i Vladimir Lazareviç, i cili u ftua të ishte lektor ligjërues në Akademinë Ushtarake të Ushtrisë Serbe disa muaj më parë. Lazareviç u dënua me 14 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

Pra, saktësisht kur fakti që një krim është kryer gjatë luftës u bë rrethanë lehtësuese? Ka zemërim publik për krimet individuale, por nuk ka ndjeshmëri publike për viktimat e krimeve të luftës të vrara nga njerëzit që fshihen pas flamurit serb.

Disi, përgjatë rrugës, doli se patriotizmi dhe dashuria për venditn tënd nënkupton të mbështesësh kriminelët e luftës dhe t'i lavdërosh ata si heronj - për aq kohë sa ato janë “tanët”, sigurisht.

Krimineli çetnik Serb Vojisllav Sheshel

Ndërkohë që ne që shkuam në Beska për të protestuar kundër promovimit publik të autorëve të krimeve të luftës u dënuam brenda një viti, por disa nga gjyqet e krimeve të luftës që po vazhdojnë në Serbi kanë vazhduar për më shumë se një dekadë, pa ndonjë shenjë përfundimi. Provat po humbasin dhe viktimat po lodhen dhe gjithnjë e më shumë nuk duan të marrin pjesë në procese ligjore që qartazi nuk do të sjellin ndonjë kënaqësi.

Dënimet tona për kundërvajtje dërguan një mesazh të qartë se kriminelët e luftës jo vetëm tolerohen, por janë edhe të dëshirueshëm në jetën publike. Ata që janë gjetur ligjërisht përgjegjës për vrasjet, dëbimet dhe mizoritë e tjera masive, mbështeten nga zyrtarët tanë dhe mirëpriten nga institucionet tona - dhe kushdo që nuk e pranon këtë quhet tradhtar ose agjent i huaj.


Kosova rihap çështjen pasi viktima e përdhunimit
 gjatë luftës flet publikisht


Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur një hetim për rastin e Vasfije Krasniqi Goodman, e cila së fundmi u bë gruaja e parë në vend që foli hapur mbi faktin se ishte një viktimë përdhunimi e kohës së luftës.


Prokurorja Speciale Drita Hajdari tha të enjten në mbrëmje në programin televiziv të BIRN Kosovës "Jeta në Kosovë" se ajo ka nisur hetimet në rastin e Vasfije Krasniqi Goodman pasi ajo u bë gruaja e parë që foli publikisht për përvojën e saj si viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Në vitin 2014, Gjykata e Lartë e Kosovës liroi nga akuzat dy ish-policët serbë të cilët ishin paditur fillimisht për përdhunim Krasniqi Goodmanit.

"Rasti i Vasfijes është rihapur. Vendosa të rihapja rastin e saj, por jo kundër autorëve, sepse procedurat kundër të dyve u mbyllën me vendimin të prerë. Nuk kam baza ligjore për ngritjen e një çështje të re kundër tyre,” tha Hajdari për programin.

Ajo shpjegoi se një nga arsyet për rihapjen e rastit ishte se përdhunimi ishte përdorur si një armë nga ana e armikut gjatë luftës.

"Po e bëj këtë sepse ata, serbët, kryen përdhunim gjatë luftës, ishte një mjet lufte. Këto përdhunime në Kosovë nuk ndodhën rastësisht dhe këto nuk janë raste të izoluara," tha Hajdari.

"Këto janë armë të përdorura nga armiku gjatë luftës," shtoi ajo.

Hajdari tha se ajo tashmë ka paraqitur një kërkesë në polici për të filluar hetimet e mëtejshme.

"Kam bërë një kërkesë, një autorizim nga ana e policisë - njësia e hetimeve për krimet e luftës, në të cilën kam shpjeguar saktësisht veprimet që duhet të ndërmarrin në këtë rast; ndër të tjera, dëshmitarët do të merren në pyetje sërish në të ardhmen, ndoshta edhe Vasfija," tha ajo.

Krasniqi Goodman dha një intervistë për televizionin publik të Kosovës, RTK, muajin e kaluar, duke thënë se ajo u përdhunua dy herë pasi u mor nga shtëpia e saj nga oficerë të policisë serbe në prill të vitit 1999.

Nuk ka statistika të verifikuara për numrin e viktimave të dhunës seksuale të shkaktuar nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës.

Një raport i publikuar nga Amnesty International në dhjetor 2017 tha se vetëm disa prej atyre që akuzohen për përdhunim gjatë luftës në Kosovë janë ndjekur penalisht.

Në një shoqëri shoqërore konservatore, pak nga viktimat mund të mbështeten te familjet e tyre për të ndarë përvojat e tyre. Duke pasur frikë nga stigmatizimi, shumë prej tyre kanë vazhduar të vuajnë në heshtje.



Një shqiptare e Kosovës ka folur për herë të parë në televizion për eksperiencën e saj si një viktimë përdhunimi gjatë luftës dhe për betejën e saj të pasuksesshme për drejtësi në gjykatë.


Duke thyer heshtjen mbi përdhunimin në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, një e mbijetuar e dhunës seksuale në kohën e luftës, është bërë gruaja e parë që flet në lidhje me përvojën e saj gjatë luftës në Kosovë midis 1998 dhe 1999 në një intervistë.

Krasniqi Goodman kërkoi drejtësi para gjykatave në Kosovë, por në vitin 2014 Gjykata e Lartë i liroi nga akuzat dy policë serbë, fillimisht të paditur për përdhunimin e saj.

Edhe pse ajo theu një tabu duke folur për përvojën e saj të hidhur dhe frymëzoi shumë njerëz me dëshminë e saj publike, organizatat e të drejtave të njeriut po paralajmërojnë se drejtësia duket larg për Krasniqi Goodman dhe për shumë të mbijetuara të përdhunimit të kohës së luftës.

"Është shumë e vështirë të vërtetosh në gjykatë dhunën seksuale, sidomos kur krimi është kryer shumë kohë më parë dhe shpesh nuk ka prova mjeko-ligjore, një mungesë provash të tjera materiale dhe mundësi të kufizuara për të gjetur ndonjë provë tjetër apo dëshmitarë okularë," tha  Bekim Blakaj, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare të Kosovës, FDH.

Blakaj shtoi se identifikimi i autorëve është një sfidë e madhe.

"Gjyqtarët janë të ndjeshëm për dhënien e vendimeve në përputhje të plotë me standardet më të larta të respektimit të të drejtave të të akuzuarit dhe shpesh 'dyshimi i arsyeshëm' nuk mjafton për të dënuar autorët," tha ai.

Ai shtoi se kjo do të thotë që autorët e përdhunimit shpesh mbeten të pandëshkuar.

"Në raste të tilla, sidomos ku përfshihet dhuna seksuale, gjyqtarët nuk duhet të jenë aq të ngurtë. Ata duhet të bëjnë përpjekje shtesë për të kërkuar prova të mundshme që do t'u mundësojnë atyre dhënien e një vendim të drejtë," tha Blakaj.

Krasniqi Goodman jetonte në fshatin e vogël të Stanoçit të Ulët në Vushtrri me prindërit dhe vëllezërit e motrat kur ndodhi gjithçka.

"Më 14 prill 1999 isha në oborr kur dëgjova të trokitura në derë. Shkova brenda për t'i thënë nënës të hapte derën. Nuk e dinim nëse ata do të vinin për të na vrarë apo për të na bastisur,” tha Krasniqi Goodman, duke kujtuar përvojën e saj të tmerrshme të martën në televizionin publik të Kosovës, RTK.

Ajo tha se një oficer serb kishte ardhur në shtëpi dhe kërkoi të dinte se ku ishin babai dhe vëllai i saj.

"Nëna i tha se ata ishin në Gjermani, por ai tha, 'Jo, ata kanë shkuar në luftë' dhe ai hyri brenda dhe më mori,” tha ajo.

Ai i tha Krasniqit Goodmanit se do ta çonin në rajonin e policisë për të dhënë një deklaratë.

Ajo shumë shpejt kuptoi se nuk po shkonte në rajonin e policisë pasi makina mori një kthesë dhe përfundoi në fshatin Babimoc me shumicë popullsie serbe, ku ajo tha se oficeri i policisë e përdhunoi.

Ajo tha se oficeri i tha asaj: "Do të paguash për atë që kanë bërë babai dhe vëllai yt.”

"Në atë moment doja të më vrisnin me një plumb,” tha Krasniqi Goodman.

Brenda disa orësh, ajo tha se po përdhunohej përsëri nga një serb tjetër, i cili nuk ishte me uniformë.

Ai më pas e ktheu atë në shtëpi. Ajo ndjeu se nuk mund ta ndante këtë ngjarje me askënd, derisa më vonë e raportoi rastin tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK.

Krasniqi Goodman ishte me fat që kishte mbështetjen e familjes së saj kur e bëri këtë, gjë të cilën, në një shoqëri konservatore, shumica e rreth 20,000 viktimave të tjera të përdhunimit në luftën e Kosovës nuk kishin.

Duke u druajtur nga stigmatizimi dhe madje edhe nga përjashtimi i plotë nga shoqëria, mijëra prej tyre kanë jetuar në heshtje, disa prej të cilave kanë probleme serioze shëndetësore.

Perceptimet negative të shoqërisë dhe vështirësia në marrjen e trajtimit të përshtatshëm mjekësor në një vend të varfër si Kosova i ka shtyrë disa prej këtyre viktimave të përdhunimit në vetëvrasje.




Agonia e Pafund e Grave të Mbijetuara të Dhunës së Luftës në Kosovë


Grave të dhunuara dhe torturuara gjatë luftës në Kosovë, pas vite të tëra vuajtje në heshtje, po u ofrohet një skemë dëmshpërblimi - por stigma e të qenit e dhunuar mund t’i shtyjë shumë nga to të mos aplikojnë fare.



Si ajo, mijëra të tjera ishin viktima të dhunës seksuale të përdorur nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.

Fata ndrydh gishtat pa pushim sikur para një sikleti të madh. Në korridor dëgjohen hapa dhe ndalet, në pritje që jashtë të bie qetësia.

Janë bërë 18 vjet që kur në një ditë maji me shi në vitin 1999 ajo u nda nga një kolonë refugjatësh, u dhunua dhe u torturua nga pjesëtarë të njësive ushtarake serbe në një shtëpi private në qytetin verior të Kosovës, Mitrovicë. Aty humbi syrin e djathtë. Ishte vetëm 16 vjeç.

“Mbaj mend që na kanë mbajtur tri ditë. Ishim 15 veta në një dhomë. Kur jam këndellur e kam parë që syrin e djathtë e kam të lidhur dhe nuk mundesha me lëvizë”, kujton ajo.

Që nga ajo ditë, Fata, që është emri i shkurtër i saj pasi kështu ka preferuar të citohet , vazhdimisht ka qenë e përfolur, nënçmuar dhe e stigmatizuar nga komuniteti përreth.

“Halla më tha që nuk duhet të tregoj çka ka ndodhur se më mirë është të mbytesh”, thotë ajo.

Si ajo, mijëra të tjera ishin viktima të dhunës seksuale të përdorur nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, e cila me ndihmën e NATO-s i dha fund regjimit të Serbisë.

Fata tregon se vendi ku u mbajt ishte bërë qendër e dhunimit dhe vrasjeve nga forcat serbe.

”Ditën e parë mbaj mend që dhunimi vazhdoi pa ndërprerë. Ata ndërroheshin ndërsa ne na e fshinin gjakun”, tregon ajo.

Përkundër përjetimeve të llahtarshme, ajo druan të aplikojë për statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës, në një skemë reparacionesh për të dhunuarat në luftë që qeveria e Kosovës pret ta aplikojë prej këtij viti.

“Familja ime nuk dëshiron të më figurojë emri askund. Tash janë familje e madhe. Kanë martuar djemtë e vajzat dhe kanë bërë shumë lidhje familjare. Nuk duan që dikush ta përmend këtë”, thotë ajo.

Një tubë flokësh të zezë i mban mbi syrin e djathtë, shprehi e të mbajturit gjatë duke mbuluar gropëzën e syrit të humbur. Ajo vetëm tri vite më parë, me ndihmën e një shoqate, mundi ta bëjë një protezë syri.

Vuajtja në heshtje


Pas vitesh heshtje e stigmatizimi, Parlamenti i Kosovës në vitin 2014 miratoi një ligj që u njeh këtyre grave statusin e viktimave dhe u jep atyre një pension mujor që nuk kalon përtej 220 eurove.

Në fund të muajit prill, qeveria themeloi Komisionin për Verifikim dhe Njohje të statusit të viktimës së dhunës duke kryer procedurat nënligjore që mundësojnë nisjen e procesit.

“Ligji u njeh statusin, por ato nuk kanë beneficionet e njëjta me viktimat tjera të luftës, ndonëse nevojat e tyre shpesh janë më të mëdha”, thotë për , Veprore Shehu nga organizata “Medica Kosova” në Gjakovë, e cila trajton viktimat e dhunimit.

Përfitimet kryesore që viktimat tjera të luftës marrin janë pensione familjare, shërbim shëndetësor falas, përparësi në punësim, si dhe lirim nga taksat gjyqësore, administrative e taksat publike, përfshirë tatimet pronësore dhe çmim më të lirë të energjisë elektrike.

Ligji parasheh që të mbijetuarat e dhunimit mund të aplikojnë për statusin me shkrim, pa pasur nevojë që ta dëshmojnë me prani fizike atë që kanë përjetuar. Të mbijetuarat nuk janë të obliguara, por mund të paraqesin dëshmi mjekësore ose policore si provë të dhunimit.

Organizata që drejton Shehu, bashkë me tri të tjera, është përzgjedhur nga qeveria për t’i mbledhur aplikacionet e viktimave, në mënyrë që të ruhet konfidencialiteti i viktimave, për të mos u përballur drejtpërdrejt me anëtarët e Komisionit.

Arban Abrashi, ministër në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale e cila do ta implementojë skemën e reparacioneve, thotë se do të jetë një mbështetje modeste për këtë kategori të shoqërisë. “Por kjo nuk do ta ofrojë drejtësinë e munguar”, tha Abrashi .

Nën frikën e stigmatizimit dhe përjashtimit, mijëra gra viktima të dhunës seksuale të luftës kanë vazhduar në heshtje të jetojnë me probleme të rënda shëndetësore.

Më tepër se vetë ajo, ishte familja e Fatës që kishte përjetuar dhunimin e vajzës si një turp të madh të familjes.

“Nuk munda ta vazhdoja shkollën. Mjekimi ishte i vështirë. Familja vuante sepse shumëkush përreth e dinte që isha dhunuar dhe kishin tentuar të ma nxjerrin syrin”, rrëfen ajo.

Kostoja psikologjike ishte edhe më e rëndë. Fata thotë se vuan nga depresioni, migrena dhe ka dhimbje të përditshme koke.

Perceptimet negative të shoqërisë dhe vështirësitë për të marrë trajtim mjekësor në një vend të varfër si Kosova kanë bërë që shumë viktima të kryejnë vetëvrasje.

“Një numër i tyre ka vdekur si pasojë e dhunës në familje, të kryer kundër viktimave, në emër të nderit”, thotë Siobhan Hobbs, e cila në vitin 2016 drejtoi një ekip të OKB-së që publikoi një raport rreth gjendjes së vështirë të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë. (hyperlink)

Kjo ndodhi për arsye se, në shumë familje sikur ajo e Fatës, dhunimi shihet si njollë në nderin familjar.

“Vendosa të martohem jo pse doja, por për t’iu larguar familjes si barrë. U bë më keq. Familja e burrit kishin dëgjuar që isha e dhunuar dhe isha pa një sy. Na përzunë nga shtëpia”, rrëfen ajo.

Prej atëherë, së bashku me burrin dhe dy fëmijët, ajo jeton nëpër strehimore kolektive apo shtëpi të braktisura në betejë me një varfëri të thellë.

Disa të mbijetuara të dhunimit jo vetëm u përjashtuan nga të afërmit, por u braktisën edhe nga burrat e tyre.

Të margjinalizuara dhe paragjykuara, ato shpesh kanë mbajtur peshën e fajit për çfarë u kishte ndodhur.

Një grua tjetër ka treguar për BIRN se ajo dhe motra e saj u dhunuan në një shtëpi në Deçan.

“Kur burri i saj e mori vesh se çka kishte ndodhur, ai e braktisi motrën time me dy fëmijë dhe u martua me një tjetër”, tha ajo.

Frika nga dhuna dhe dëbimi ka bërë që shumë gra të hezitojnë të kërkojnë ndihmë, sidomos në shërbime shëndetësore, punësim dhe trajnime.

Kjo vazhdon të jetë arsyeja pse disa gra, si Fata, hezitojnë të aplikojë për t’iu njohur statusi i viktimës së dhunës seksuale në luftë.

Shumë nga ato kanë frikën se si do ta arsyetojnë para familjeve të tyre pagën që do ta marrin.

“Në fillim do të ketë shumë pak viktima që aplikojnë”, thotë për BIRN, Feride Rushti, udhëheqëse e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës me seli në Prishtinë.

Ajo thotë gjithashtu se ligji është diskriminues.

Ligji aktual parasheh statusin për viktimat e dhunës në periudhën mes 27 shkurtit 1998 dhe 20 qershorit 1999, koha kur forcat serbe u larguan nga Kosova pas fushatës së sulmeve ajrore të NATO-s.

Por, disa shoqata serbe për mbrojtjen e viktimave thonë se ky afat nënkupton që të mbijetuarat serbe të cilat gjithashtu përjetuan dhunë seksuale pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, nuk do të kenë të drejtë për të aplikuar.

“Dhunimet nuk janë bërë vetëm nga serbët dhe jo vetëm gjatë luftës,” thotë Rushiti. “Ka pasur viktima nga të gjitha palët”.

Blagica Radovanoviq, kryetare e OJQ-së “Shën Mëria”, e cila merret me viktimat e dhunës familjarë në qytetin verior të Zveçanit, thotë se komuniteti serb në Kosovë nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e ligjit dhe nuk ka dijeni për përmbajtjen e tij.

“Ne rekomandojmë që të hulumtohet numri aktual i viktimave të dhunës seksuale, i cili do t’i përfshinte të gjitha komunitetet e prekura nga lufta. Nuk ka informacione rreth dhunës seksuale gjatë sulmeve hakmarrëse (të shqiptarëve)”, thotë Radovanoviq.

Veprore Shehu thotë se organizata e saj ka ofruar përkujdesje për tri gra rome që kanë përjetuar dhunimin.

Hobbs gjithashtu thotë se korniza ligjore e vitit 2014 duhet të amendamendohet.

“Ligji duhet të jetë më gjithëpërfshirës. Afati kohor duhet të ndryshohet sepse ai nuk i mbulon viktimat e dhunës seksuale të kryera pas konfliktit. Por themelimi i Komisionit duhet të vazhdojë, dhe çdo amendamentim i ligjit mund të bëhet paralelisht ose më pas”, tha Hobbs në një intervistë përmes Skype.

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...