Prof.Dr.Edita Tahiri : Kosova duhet ta ndërpresë përkohësisht dialogun me Serbinë
Ish-ministrja për Dialog, Prof.dr.Edita Tahiri, ka ftuar institucionet e Kosovës ta ndërpresin përkohësisht dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se kjo duhet të ndodhë për shkak të sjelljes armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për ta ndalë diskutimin për lëvizje të kufijve.
Sipas znj.Edita Tahirit, dialogu i tanishëm që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet dy presidentëve nuk është në interes të Kosovës.
Ajo ka bërë me dije se Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e këtij procesi derisa Serbia të fillojë të sillet në bazë të parimeve të fqinjësisë së mirë.
KFOR-i reagon për aksionin e Policisë në veri, thotë se situata në terren është e qëndrueshme
KFOR-i përmes një komunikate për media ka reaguar në lidhje me aksionin e Policisë së Kosovës në veri, ku pati të arrestuar në lidhje me vrasjen e liderit serb Oliver Ivanoviq, në janar të këtij viti.
KFOR-i thekson se sot në mëngjes Policia e Kosovës ka kryer një operacion policor, pas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Prishtinës në lidhje me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
“Nuk kishte asnjë veprim të paligjshëm dhe nuk ka pasur ndonjë kërcënim për sigurinë e qytetarëve. KFOR konfirmon se ajo që ndodhi ishte vetëm një operacion policor dhe jo ndonjë aksion i Forcave të Sigurisë së Kosovës ose ndonjë force tjetër ushtarake.
Situata në terren mbetet e qëndrueshme dhe nën kontroll, ndonëse KFOR-i është i vetëdijshëm se ka rritje të tensioneve në nivel politik për shkak të disa zhvillimeve ndërkombëtare dhe ekonomike.
Ndryshe, pjesëtarë të forcave të KFOR-it janë parë sot te vendi i quajtur “Kërshi i dudës”, në afërsi të protestës së serbëve në Rudarë.
Publikohen pamje të reja nga aksioni i Policisë së Kosovës në veri, dëgjohen të shtëna armësh
Pas një aksioni të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë vënë në pranga katër persona.
Tre prej tyre dyshohen për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, i cili ishte qëlluar për vdekje para zyrës së partisë së tij në veri të Mitrovicës.
Raportohet se dy nga katër të arrestuarit janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kurse personi i pestë i kërkuar nga policia është në arrati. Policia ka zbuluar emrat e personave të arrestuarve.
Flori Bruqi