Vera Istrefaj është lindur në Kukës më 1 nëntor 1975. Që në vegjëli ka botuar vjersha dhe skica në shtypin e kohës.
Në vitin 1991 është paraqitur në një Almanak të krijuesve me 76 poezi dhe me një skicë.
Që prej asaj kohe ka botuar herë pas here brenda dhe jashtë Shqipërisë në shumë media të shkruara.
Ka qenë pjesëmarrëse në shumë konkurse letrare ku edhe është nderuar me çmime.
Ka botuar librat :
"Shiu i fundit", "Nënqeshja e ëmbël", "Në akuj digjem", “U jepem udhëve" , “Qielli I shpirtit tim”, “Vese shpirti” dhe “ Lirikat e Pikellimes”
Eshtë juriste në profesion dhe është aktiviste e shoqërisë civile, avokate e të drejtave të njeriut me nje experience 20- vjecare.
Eshte koordinatore e rrjetit “ Barazi ne vendimmarje” per Qarkun Kukes.
Në vitin 2009 është nderuar me “Mirënjohje për kontributin e dhënë në komunitet” dhe është përzgjedhur një ndër 10 personat më aktivë në rang kombëtar.
Është e martuar dhe është nënë e dy djemve. Punon e jeton në Kukës, ku eshte kryetare e “Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise” –Dega Kukes...
Cikël: Si
gjethe mbi Dri
Më
ke shtyrë gjethe në Dri
erë
e marrë, gati stuhi,
por
stuhia heshtazi
brenda
shpirtit po më rri
Valë
e Drinit shkumëzore
ikën
tutje me tërbim,
e
ka zënë, s’e lëshon dore
këtë copëz të shpirtit tim
Ere
e marrë nëpër qytet
gjithëka
shpejt po e përfshin,
ja një çast
ndalet e pret
aty
ku Drinat kanë pikëtakim
***
Më
gënjen mendja e shkretë
se
mendoj rashë në qetësi,
valëbashkuar
Drini rrëshqet
grykës tutje me furi
E
unë mbes flokëshpupurisur
nën
këta blinj lakuriqësuar,
me
një gjethe shpirtin nisur
valës
së Drinit shkumëzuar.
***
Më
vijnë metaforet rradhë-radhë
gjerdan
më ndritin shpirtit, gushës
si dhëndërrin kur sheh për herën e parë
përjetoj
drithërimën e nusës
Me
afsh rendojnë vargjet
tek
zbresin nëpër gjoks
e
zemra nis e dridhet...oh mos!
Peshë
fluore vargu shëtit në çdo qelizë
poezia
ime mbetur “Monalizë”
çelin
fjalët bukur , livadhe, jaseminë
keq
jam ngatërruar me vargun, poezinë
***
Një pikë shiu ra mbi gjethe
njomi
plagë në shpirtin tim,
nis
të soset kjo ditë vjeshte
erë e dimrit po mbërrin
Nën
qerpik pika e lotit
ndrin vështrimit mjegulluar,
i
bën sfidë tekës së motit
ngjyrë
e vjeshtës e praruar
Fëshfërijnë
gjethet nën bli
si
një valle e trishtuar,
pisha
nusëron përbri
bleron
shpresën e pashuar
Do
të vijë pranvera tjetër
të
tjera gjethe do të ketë ky bli,
plagë
e shpirtit do të ketë mbetur
shenjëzuar, gjithsesi
***
Ku ikën dhe
si?
Mos ma mbill
terrin në sy
Mos e hidh
farën e dhimbjes
vragave të
shpirtit tim,
dhimbja shpejt
mbin!
***
Gjethe e
vetmuar
në degën e
pemës,
dridhet
frikësuar
prej stuhisë së brengës.
Vërshimi i
dhimbjes
oh, stuhi e
marrë,
gjethja
zverdhëruar
s’mund t’i
bëjë ballë
Merre udhën
gjethe
rrënjëve të pemës,
bashkë me pranverën
jepi jetë së blertës