2018-11-18

Skulptori Asim Lokaj ( 1951 – 2001 )



Image result for asim lokaj




( Nuk jam lis që shkulem, as guri që derdhem, jam dru i ashtëm i tokës më pat thënë Asimi, në prill të vitit 1995, në kafiterinë “Koha” në Prishtinë )





Asim Lokaj u lind në vitin 1951 në fshatin Lëbushë të Decanit, në një familje patriotësh . Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Pejë. Hapja e Akademisë së Arteve të Kosovës, dega e skulpturës, Asimit ia plotëson një nga dëshirat e tija më sublime, regjistrimin në Akademi. Lisin, pemët, trungun e kumbullës kurrë nuk e kam shikuar në formën natyrale por si lëndë për të vu jetën. Jo njëherë po disa herë kam skulpturuar veten, shokët, miqtë. Artin e skulpturës e kam pasion të zemrës dhe shpirtit më pat thënë jo njëherë, po disa herë. Talenti i Asimit, Ismet Jonuzit, dhe artistëve të tjerë të brezit të tij, bën që Akademia e Arteteve të Kosovës të frekuentohet nga studentët më të zot e më me talent. Talentin për skulpturën e kam dhuratë të zotit, ndërsa në krijimtari angazhohem aq sa më lejonë kushtet.Ruste,më tha Asimi gjatë gjerbjes së kafesë, vepra ime “duart“ që e paske parë në Tiranë, është vepra ime më serioze për liri dhe bashkim kombëtar. Kjo vepër ( kryevepër ) e punuar në dru nga duart e arta të Asimit në kohën më të ndaluar iu dha Muzeut Kombëtar në Tiranë. Vepra “duart“ është skulptura që mbushë Muzeun, dhe çdo vizitor që ka vizituar Muzeun Kombëtar në Tiranë, është ndalur me respekt përpara . Jo njëherë po disa herë Asimit i kam shprehur respekt për veprën “ duart “.








 Në bisedë e sipër, Asimi më pyeti, a i pa “duart” po i thashë, një orë të tërë, përse një orë më pyeti, përse a,..se mungonte emri yt,..e çfarë të bëj tha; duhet të bisedosh i thashë me stafin e Akademisë së Arteve të Kosovës, që përmes një promovimi ti vëhet emri i autorit të veprës“duart” , dakord tha, kjo më pëlqen. Asim Lokaj për nga natyra nuk fliste shumë, ishte tip meditativ, ishte i dhënë pas thëllimave dhe sipërfaqeve të thella. Skulptura thoshte Asimi,nëse nuk i jepesh i tëri të gërryen, të çmend. Në një intermexo e pyeta Asimin,si po jeton, a poi a del të mbijetosh. I mbushur frymë më tha;nuk jam lis që shkulem, as gur që derdhem,jam dru i ashtëm i tokës. Artisti, Asim Lokaj përveç daltës ai e adhuronte shumë pushkën, artin e të qënit i lirë. Ishte ushtima e lisave dhe pemëve që Asimi iu ngjit maleve me trimat e UÇK-së.Në fronin e luftës Asimi i dha Kosovës pikat e gjakut të jetës që liria të jetë në duart tona. Me Asimin u njohëm në Televizion. Asimi punonte në Skenografi,ndërsa unë në gazetari. Me Asimin, Isa Kadriun, Hamdi Sopën, Bashkim Ramadanin, Hamdi Gërvallën, Ismet Begollin, Sherif Konjufcën e të tjerë, jo rrallë kemi diskutuar e debatuar për temat më të ndaluara përçështjen tonë. Asimi kishte plot ide artistike për skenën, për teatrin, për baletin dhe poezinë. Asimi e dinte se e dashura ime ishte poezia, dhe jo rrallë më ngacmonte me ndonjë varg apo për ndonjë varg. Përveç “duarve” Asim Lokaj realizoi me shumë sukses shtatoren në bronx të Naim Frashërit në Tetovë, në madhësinë 3.10 x 1.oom, pastaj skulpturën “persiatja”, “portreti”, e shume portrete te figurave tona kombetare si ai i Nenes Tereze , Bajram Currit , Vellezerve Frasheri si dhe dhjetëra të tjera. Asim Lokaj një jetë të tërë ia kushtoi skulpturës dhe çështjes së atdheut. Idetë antiplumb të veprës së Asimit, “duart” janë aktuale dhe japin mesazhe për të gjitha kohrat. Ky artist i mirëfilltë dhe patriot ka dy biografi;një të krijuesit, dhe një të luftëtarit të paepur. Prandaj, herët a vonë Asimi do të ketë një vend të nderuar në panteonin e artistëve dhe patriotëve të kombit. Në këtë ese për artistin Asim Lokaj, ftoj Akademinë e Arteve të Kosovës, Akademinë e Arteve të Shqipërisë, Muzeun Kombëtar të Tiranës, që të bëjnë promovimin post mortum të veprës së Asimit “duart”. Me këtë shqiptarët do të kryenin një amanet të mijëra e mijëra të rënëve.Unë kujtoj, se nuk do të jetë larg dita kur me “duart” e Asimit do promovojnë bashkimin kombëtar. Andaj,lavdi veprës së Asimit, lavdi!

Atdhe(Rrustem) Geci 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...