Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda, si dhe në mbështetje të njësive tjera speciale policore, në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm kanë realizuar një aksion në veri të Mitrovicës, ku janë arrestuar katër të dyshimtë se janë të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Në njoftimin për media të Prokurorisë thuhet se me qëllim që të zbatohen procedurat e ligjshme dhe të drejta për sigurimin e provave dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe urdhrit të lëshuar me shkrim nga Gjykatësi i procedurës paraprake i Krimeve të Rënda në Prishtinë, janë kontrolluar disa lokale dhe prona në pjesën veriore të Mitrovicës, për shkak se është vlerësuar se ka gjasa reale se në këto lokale, shtëpi dhe prona mund të zbulohen dhe konfiskohen prova të rëndësishme për veprën penale.
Gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjykatës për kontroll, Policia e Kosovës ka gjetur armë pa leje dhe materie tjera që përbëjnë veprën penale.
Policia konfirmon arrestimin e tre personave në veri të Mitrovicës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar për Telegrafin arrestimin e katër personave në veri të Mitrovicës, tre prej të cilëve ndërlidhen me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ndërsa njërin për shkak të rezistencës ndaj zyrtarëve policor.
Ndryshe, lideri më radikal i veriut Milan Radoiçiq ka qenë në mesin e të kërkuarve, por ai është arratisur. Nga tre të dyshuarit e arrestuar, njëri ish pjesëtar i Policisë së Kosovës, i kërkuar edhe më parë.
Policia konfirmoi po ashtu se Njësitet policore kanë kryer bastisje në katër lokacione.
“Mund të konfirmojmë se në Veri të Mitrovicës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente, janë realizuar disa bastisje që ndërlidhen me vazhdimin e hetimeve për rastin e vrasjes se O.I.. Njësitet policore kanë kryer bastisje në katër lokacione si dhe kane ndaluar katër persona, tre që ndërlidhen me hetime për rastin dhe një i cili ka rezistuar ndaj zyrtarëve policor. Në konsultim me Prokurorin kompetent ndaj të njëjtëve është duke vazhduar procedura e mëtutjeshme ligjore. Për informacione tjera do të iu informojmë pas përfundimit dhe kompletimit të rastit”, thekson Policia.
Katër të arrestuar në veri të Mitrovicës për vrasjen e Ivanoviqit
Në veri të Mitrovicës sot në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar persona, të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në janar të këtij viti.
Pas arrestimit të këtyre katër personave, mësohet se serbët në veri kanë aktivizuar alarmin që simbolizon tubimin e qytetarëve atje.
Ndryshe, sot gjatë ditës është paralajmëruar një protestë paqësore njëorëshe në veri të Mitrovicës, Graçanicë dhe Shtërpcë për shkak të taksës për mallrat serbe.
****
Dron, radiolidhje, armë automatike-Këto janë gjërat që konfiskuan Policia gjatë aksionit në veri
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me aktvendim të prokurorit të PSRK-së, katër të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka konfiskuara: një fluturake (Dron) me teledirigjues dhe bateri të llojit ROHS, një telefon (I-phone), një telefon “Microsoft”, dy telefona mobil të llojit Nokia dhe Samsung, një llap top “Lenovo”, dy IPAD të llojeve SPIDE dhe Samsung SM-T 280, një radio lidhje (motorollë) jo zyrtare, me mbushës, një këllëf për armë-revole.
Po ashtu janë konfiskuar dy jelekë ushtarak, një armë automatike (AK 47), prodhim Jugosllav me një karikator të zbrazët, katër karikatorë të AK-47 me 106 (njëqind e gjashtë) fishekë, një karikator me 10 (dhjetë) fishekë të cal. 9 mm, një granatë dore M-75, dy karikatorë të zbrazët, njëri i armës automatike AK 47 dhe një i revoles, një karikator i armës automatike me 26 (njëzet e gjashtë) fishekë të cal. 7.62 mm, tre fishekë të cal. 7.62 mm X39, një tytë e tromblonit, një shufër gome, substancë e dyshuar narkotike me sasi prej 76 gram, dokumente të ndryshme dhe dy blloka xhepi, shtëpizë kompjuteri “ASUS”, si dhe një sprej.