Kosova mund të fitojë ulëse në OKB me një marrëveshje historike me serbët

Image result for organizata e kombeve te bashkuara
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se mendon që është e pamundur që Kosova të fitojë ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përveç nëse nuk arrihet ndonjë lloj marrëveshje historike me të cilën serbët do të ishin të kënaqur.

“Kështu është absolutisht e papranueshme”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për numrin festiv të së përditshmes serbe “Vecernje Novosti”.

Vuçiq ka thënë se do të ishte mirë që deri në fund të vitit 2018 “përfundimisht të zgjidhej nyja e Kosovës” por ka shtuar se nuk është optimist në arritjen e një marrëveshjeje me shqiptarët.

“Edhe më tej mendoj se shanset për një marrëveshje reciproke të pranueshme janë më të vogla se pesë për qind. Por, edhe për marrëveshje brenda Serbisë, mes nesh. Praktikisht është e pamundshme të zgjidhet kjo çështje pa përfshirjen e fuqive të mëdha”, tha Vuçiq, transmeton Koha.net.




Ai ka thënë se e di se do të ‘denoncohet’ nga një pjesë e madhe e popullit serb nga momenti i parë kur do të arrihej një kompromis eventual me shqiptarët, por mendon se për 20 vjet do të vlerësohej.

“Kur shëtis rrugëve, disa më thonë ‘tradhtar’, të tjetër bërtasin ‘peder’ e të tjerë ‘lopë radikale’. Por të gjithë në njëfarë mënyre shpresojnë dhe presin që Vuçiqi ta zgjidh këtë, që të gjitha makinat me ngarkesa të rënda të mi vënë në shpinë, dhe duke e ditur se kjo është mirë, thonë se si kjo është katastrofë për interesin tonë kombëtar. Mbi të gjitha, gjëja historike do të ishte arritja e një marrëveshjeje me shqiptarët dhe këtë pa konflikte”, tha Vuçiq në këtë intervistë.

Nëse këtë e arrijmë, “do të isha shumë krenar për të” pavarësisht se “si do të gjykohesha politikisht në këtë kohë” pasi, siç thotë ai, “e mendoj se si do të interpretohet kjo në të ardhmen”.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)