Elfije Bolteini
Imer Mushkolaj ka thënë se udhëheqësit shtetërorë ndaj këtyre veprimeve do të përfitojnë poena politikë pas dështimeve të njëpasnjëshme, sidomos për INTERPOL-in.
Sipas tij, veprimet e tilla duhet parë si shtetërore.
“Veprimet e fundit udhëheqësit shtetërorë nuk duhet t’i konsiderojnë as si hakmarrje, as si goditje ndaj njëri-tjetrit. Natyrisht, ata do të përpiqen që nga këto veprime të përfitojnë poenë politikë, pas dështimeve të njëpasnjëshme, ndër të cilët i fundit mos anëtarësimi në Interpol. Veprimet e tilla duhet parë si shtetërore edhe pse, fatkeqësisht, siç ka ndodhur edhe më herët, ato keqpërdoren për qëllime individuale”, ka thënë Mushkolaj.
Edhe Preteni, u shpreh se vendimi i Qeverisë përkon me kohën kur Kosova mori një goditje të madhe nga mos anëtarësimi në INTERPOL.
Ai tha se ky vendim mori mbështetje të madhe nga pothuajse të gjithë krerët institucional dhe politik në vend, me përjashtim të presidentit Thaçi i cili nuk dha asnjë koment.
“Konsideroj që vendimi i Haradinajt prek direkt pozicionin e Thaçit duke ia vështirësuar atij edhe më shumë afrimin drejt një marrëveshje me Vuçiqin, pasi që tash pas këtij vendimi në lojë hyn edhe vet Haradinaj nga një pozicion shumë i rëndësishëm në raport me Serbinë dhe vendimmarrjen në Kosovë”, theksoi Preteni.
Ai po ashtu komentoi dhe situatën e së premtes ku tha se ngjarjet nuk janë të rastësishme, duke e vendosur përballjen Haradinaj – Thaçi në një rrafsh tjetër pas deklaratave publike.
“Një ditë më pas ndodhi aksioni i policisë në veri duke tentuar edhe arrestimi e ‘bosit’ të asaj pjesë Milan Radojiçiq që cilësohet si njeri i afërt me krerët e shtetit në Kosovë. Thaçi është politikani që vazhdon të ketë ndikimin më të madh në sektorin e sigurisë në Kosovë sidomos brenda policisë së Kosovës dhe konsideroj që ngjarjet e djeshme nuk janë të rastësishme, duke e vendosur përballjen Haradinaj – Thaçi në një rrafsh tjetër pas deklaratave publike. Por ajo që është e rëndësishme në gjithë këtë ‘katrahurë’ politike mendoj që gjithçka po shkon në drejtim të përshpejtimit të zgjidhjes përfundimtare mes dy vendeve duke e bërë situatën alarmante në funksion të marrëveshjes përfundimtare që gjithsesi për momentin është shumë e paqartë”, tha ndër të tjera politologu, Musa Preteni.
Ndryshe, vendimi i Qeverisë së Kosovës për aplikimin e taksës doganore për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, është arsyetuar si përgjigje ndaj shtetit fqinj për fushatën e ulët që po bën ndaj Kosovës, veçmas asaj kundër anëtarësimit në INTERPOL.
Ndërsa, media dhe analistë të ndryshëm këtë veprim të Qeverisë Haradinaj e kanë parë edhe si një përgjigje të kryeministrit Haradinaj ndaj idesë së plasuar nga presidentët Thaçi e Vuçiq për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Vetë, kryeministri Haradinaj ka thënë se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën.
Ndërsa, Policia e Kosovës të premten ka realizuar një operacion arrestimi në veri të Mitrovicës, ku janë arrestuar tre të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
***
Analistët pas taksës ndaj produkteve serbe: Nëse Serbia nuk ka nevojë për dialog, s’ka as Kosova
Analistët pas taksës ndaj produkteve serbe: Nëse Serbia nuk ka nevojë për dialog, s’ka as Kosova
Taksa ndaj Serbisë, është vendosur si masë ekonomike ndaj një veprimi politik. Kosova nuk duhet të lëshoj pe, por duhet ta mbaj këtë qëndrim sepse nuk ka çka humb.
Kështu kanë vlerësuar në një prononcim për Telegrafin, njohësit e çështjeve politike në vend.
Analisti Ramush Tahiri, ka thënë se marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë ka kohë që janë ashpërsuar.
Sipas tij, Serbia jo vetëm që nuk e njeh Kosovën si shtet por edhe po ndikon në anëtarësimin e saj, në organizata të ndryshme.
“Taksa është vendosur si masë ekonomike ndaj një veprimi politik. Është e drejtë e secilit vend, sepse politika vazhdon edhe me mjete ekonomike, etj. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë të mira. Ka një kohë që po ashpërsohen për shkak se ka pikëpamje shumë të ndryshme rreth çështjes përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë. Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe po ndikon që Kosova të ketë pengesa në anëtarësim dhe në vija tjera”, ka thënë Tahiri.
Ai po ashtu tha se kërcënimet e Vuçiqit për dialog janë boshe.
Tahiri u shpreh se nëse Serbia nuk ka nevojë për dialog edhe Kosova nuk e ka këtë nevojë.
“Dialogu po shfrytëzohet si konferencë statusore për Kosovën. Në këtë bazë Kosova po humb nga këto bisedime ose po i shfrytëzon keq politikisht. Nëse taksa 100 për qind kushtëzohet nga Vuçiqi me dialog, dhe nëse Serbia s’ka nevojë për dialog besoj që s’ka dialog dhe Kosova në këtë dialog apo formë që po bëhet e që është kërcënim bosh i Vuçiqit”, tha ndër të tjera Tahiri.
Edhe analisti Imer Mushkolaj, vlerësoi se një qasje e tillë e Qeverisë është dashur të aplikohet qysh nga fillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Mushkolaj tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës, mund të ndikoj në dialogun mes dy palëve.
Por siç tha ai, meqë Kosova nuk është e fuqishme ta kushtëzoj Kosovën politikisht atëherë ta kushtëzoj ekonomikisht.
“Kosova nuk duhet të lëshoj pe, duhet ta mbaj këtë qëndrim sepse nuk ka çka humb. Bazuar në reagimin e Serbisë, po shihet që Serbia po humb në këtë proces. Në përgjithësi na duket që është një veprim radikal por më mirë tash se sa kurrë. Një qasje e tillë është dashur të aplikohet në dialog qysh nga fillimi i dialogut, fatkeqësisht kjo nuk është bërë. Ne gjatë gjithë kohës kemi marr pjesë në dialog jashtë kornizave si reciprociteti bazik. Kjo mund të ndikoj në dialog por në anën tjetër kjo mund të ndikoj edhe në qasjen e Serbisë karshi Kosovës në këtë rast edhe po shihet, se nëse vetëm kushtëzohet ekonomikisht e kupton gjuhën e kushtëzimit ekonomik, meqë politikisht nuk jemi të fuqishëm që ta kushtëzojmë”, theksoi ai.
Mushkolaj gjithashtu potencoi se Kosova nuk duhet të merret shumë me çështjen nëse do të vazhdoj apo jo dialogu pas vendimit të Qeverisë në lidhje me taksën për produktet serbe.
“Nëse nuk vazhdon dialogu, s’besoj që Kosova duhet me u marr shumë me atë çështje, duhet të kthehet nga vetja dhe me i pa qysh i ka punët e veta dhe pastaj të veproj karshi obligimeve ndërkombëtare që i ka, në mesin e të cilave është dhe dialogu”, u shpreh Mushkolaj.
Ndryshe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një ditë më parë deklaroi se Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, nëse shfuqizohet vendimi për rritjen e taksës për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.