“Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”


Promovimi i librit “Kalvari i diplomatik”, autor i së cilit është diplomati i shquar Shaban Murati, ka mbledhur në ambientet e Bibliotekës Kombëtare personalitete të shquar të vendit nga jeta akademike dhe shoqërore. Qartësia e paraqitjes së zhvillimeve diplomatike me një njohuri të thella e bënë librin mjaft interesant. Libri përmbledhë 64 artikuj ku trajtohen të gjithë skenarët e mundshëm diplomatik dhe demaskimet e të gjitha prapaskenave diplomatike serbe në proceset e krijimit të shtetit të ri. Me një laps të hollë në librin e tij Murati analizon gjithë aspektin diplomatik, historik e deri në atë social me të cilat është përballur shteti i Kosovës, shkruan AktivPress.

Në fjalën e hapjes Beqir Ismaili, drejtor i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, tha se ky libër përbëjnë një gamë të gjerë të njohurive shkencore historike dhe diplomatike. Mehdi Gurra, kryetar i Fondacionit “Alsar”, ka vlerësuar lart vëzhgimin kritik të diplomatit Murati në këtë libër i cili përmbledhë 64 artikuj përgjatë 20 viteve. “Kosova ka shumë për të mësuar nga diplomacia e përplasjes së këmbëve që ka ndjekur me sukses Serbia gjatë faktorit ndërkombëtar në Ballkan gjatë 25 viteve të fundit. Ka ardhur koha që diplomacia e Kosovës ti jap përparësi me forcë kërkesës për trajtimin e çdo veprimtarie të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Sot ai flet për një humnerë diplomatike dhe strategjike që Prishtina po hap me duart e veta nën këmbët e saja për vendosjen kokë bosh të rendit dhe prioriteteve në tentativat me Serbinë. Ai nuk ngurron të thotë se Serbia po i ngutet nga që e di që diplomacia shqiptare në ngutje hutohet dhe humbet përherë ndeshjet diplomatike. Me daljen e tezës së korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve autori shkruante pak muaj të shkuar se nxjerrja në plan të parë e kësaj çështjeje ishte një gabim, madje gabim i madh. . aq kritik është zoti Murati në këtë aspekt sa shkruan se vetë presidenti serb nuk duket i dehur në këtë katrahurë diplomatike ballkanike. Derisa flet për korrigjim kufijsh midis shqiptarëve dhe serbëve e jo midis dy shteteve duke e llogaritur ende Kosovën “provincë” të Serbisë. Në faqet e fundit të librit diplomati me emër i thotë Prishtinës se rend ii prioriteteve diplomatike dhe strategjike të Kosovës është i thjeshtë: prioritet i prioriteteve është njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia”, tha Gurra.

Profesori, Ibrahim Gashi, tha se libri i diplomatit të shquar të karrierës që njihet si mjeshtër i madhi diplomacisë shqiptare erdhi në duart e lexuesit shqiptar një studim analitik mjaft kompetent dhe shtjellues kushtuar analizës situatës diplomatike dhe çështjeve më të mprehta nëpër të cilat kaloi shteti i Kosovës në dhjetë vitet e fundit. Libri është një përmbledhje e shkrimeve autoriale me tematikë Kosovën të botuara gjatë dy dekadave të fundit. “Autori ka bashkë ndjerë trajektoren historike të çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë dhe ngritjes së shtetit të Kosovës. Me kapacitetit e një eksperti të marrëdhënieve ndërkombëtare të një diplomati me një përvoje pothuaj 50 vjeçar në politikën e jashtme Murati ka prekur temat më kruciale temat që kanë të bëjnë me sfidën e forcimit dhe afirmimit ndërkombëtarë të shtetësisë së Kosovës. Çështjet e trajtuara në këtë botim kapin si pikënisje kohore kulmin e angazhimit të diplomacisë euro atlantike që përmes bisedimeve ndërkombëtare të Rambujesë ta cojnë drejt zgjidhjes çështjen e Kosovës duke përdor si mjet presioni edhe diplomacinë e kërcënimeve”, tha Gashi.

Profesori, Memli Krasniqi, tha se largpamësia e autorit shihet në analizën që i bënte deklaratë të shtetarëve amerikanë në prag të Rambujes. Të gjitha propozimet lidhur me Kosovën ishin rezultat i diplomacisë amerikane. ”Interesant është analiza e planit 6 pikësh të vitit 2008 të sekretarit të përgjithshëm të OKB Ban Ki Munit sipas së cilit Serbisë në një mënyrë i legalizohej prania dhe drejtimi i pjesës veriore të Kosovës”, tha Krasniqi.

Autori i librit rëndësi të madhe i kushton edhe vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë sipas së cilës shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. rrjedhimisht hezitimi i pesë shteteve evropiane për mos pranimin e Kosovës nuk ka mbështetje juridike. Kurse lidhur me propozimet e shpeshta që raportet Kosovë–Serbi të rregullohen sipas shembullit të dy Gjermanive nga viti 1972 Murati i konsideron të rrezikshme sepse kjo do të mbante të gjallë ëndrrën serbe të një bashkimi të ardhshëm me Kosovën.

Ndërsa autori Shaban Murati, tha se është emocion i veçantë të jetë në këtë mjedis sepse Kosova për të ka qenë dashuri edhe profesionale. “Nuk ka në Tiranë njeri qe ka shkruar për Kosovën më shumë se unë sepse ka mbi 50 vit, përfshirë këtu edhe punën si analist i politikës së jashtme në radio Tirana. Në laboratorin tim krijues nuk është thjeshtë se unë kam shkruar artikuj për Kosovën dhe i kam mbledhur këto artikuj. Nga përvoja ime e gjatë qoftë në publicistik qoftë diplomaci pra kam pasur një parim në krijimtarinë time të zbatojë parimin e mozaikut. Ky libër nuk është thjeshtë një përmbledhje e artikujve por unë kam dhënë portretin diplomatik të problematikës së Kosovës, të problemeve, tezave kjo hyn në disiplinën e mendimit diplomatik i cili për fat të keq nga eksperienca e shtetit tonë është nga disiplinat më të varfra në shkencat shqiptare”, tha Murati.

Ai në fund e quan të rëndësishëm jo krijimi por forcimi i një kohezioni midis Shqipërisë dhe Kosovës për të cilën tha se vet nuk është i kënaqur për ato ritme dhe ato përmasa dhe dimension që do të kishte.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)