NGJASHËM SI KUNDËR SERBISË, NE DUHET TË MOBILIZOHEMI EDHE KUNDËR KEDS-IT

Shkruan Flori Bruqi 


Shteti arrestoi gylenistët pasi ia dha Aeroportin dhe KEDS-in dhëndrit të Erdoganit


Ministri Lekaj thotë se aeroplani që do të merrte gylenistët kishte leje fluturimi

Në mënyrë krejtësisht të paqartë, të enjtën u arrestuan gjashtë drejtues të shkollës “Mehmet Akif” përfshirë, drejtorin e kësaj shkolle dhe katër punonjës në këtë shkollë plus një mjek turk.

Emrat e gjashtë të arrestuarve janë Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina dhe për arrestimin e tyre nuk kanë informacion drejtuesit e shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli.



Por teksa shteti i Kosovës në mënyrë krejtësisht të paqartë ka arrestuar gjashtë shtetasit turq që janë pjesë e shkollës që presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, kishte kërkuar që të mbyllet pasi ai dyshon se janë të lidhur me Fetullah Gulen, kundërshtarin më të madh të Erdoganit.


Por teksa kërkesa e vazhdueshme e Erdoganit drejtuar shtetit të Kosovës që të mbyllte “shkollat e Gulenit” dhe gjithashtu të arrestonte drejtuesit e tyre është bërë realitet, shteti i Kosovës i ka dhënë në shfrytëzim dhëndrit të Erdoganit, rrjetin e distribucionit të energjisë elektrike.
Njëri nga 6 ‘gylenistët’ e arrestuar në Kosovë e pranon faijn
Korporata turke ku Kryeshef Ekzekutiv është dhëndri i kryeministrit të këtij vendi Rexhep Taip Erdogan ka blerë rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike që tash njihet si KEDS.

Erdogan në Turqi është akuzuar nga partia më e madhe opozitare për keqpërdorim të autoritetit të tij si Kryeministër për dobi të “Çalik Holding”, ku kryesues është miku i tij Ahmet Çalik e Kryeshef Ekzekutiv i korporatës është dhëndri i tij Berat Albayrak.


“Çalik Holding”, ku dhëndri i Erdoganit Berat Albayrak është Kryeshef Ekzekutiv, e cila është në konzorcium me “Limak Holding”, ishte shpallur nga Qeveria e Kosovës si pronar i Kompanisë së Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike.

Image result for gylenistët

Dy korporatat turke i kishin ofruar Qeverisë së Kosovës një shumë vetëm prej 26.3 milionë eurosh për blerjen e këtij aseti publik.

E njejta kompani e lidhur me ERdoganin ka fituar edhe koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës. Aeroporti i Prishtinës i është dhënë me koncesion konsorciumit turko-francez “Limak Çalik”, ku Kryeshef Ekzekutiv i korporatës është dhëndri i ERdoganit, Berat Albayrak.


Në anën tjetër, Erdogan qysh prej vitit 2010 kishte kërkuar në mënyrë të vazhdueshme mbylljen e shkollave që sipas tij janë me Fetullah Gulenin.




Image result for erdogani dhe keds
Kompania KEDS, e cila është në pronësi të korporatave turke Çalik dhe Limak, ka investuar shumë për ta dëmtuar imazhin e saj. Është zhytur në skandale, vit pas viti.

Duke nisur që nga tetori i vitit 2012. Atë kohë ishte nënshkruar kontrata e privatizimit të distribucionit të energjisë mes Qeverisë së Kosovës dhe dy korporatave turke, Çalik e Limak Holding. Atëkohë, kryeshef i të parës ishte dhëndri i udhëheqësit të Turqisë, Rexhep Taip Erdoganit. Dhëndri i tij, Berat Albayrak, aktualisht është ministër i Turqisë.

Distribucioni ishte shitur për pak para te njerëzit e Erdoganit. Më vonë, do të zbulohej se tinëz i ishin falur edhe katër hidrocentrale. Ato ishin në pronësi të KEK-ut. Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ende është nën hetime për këtë veprim të dyshuar kriminal. Këto fakte dëshmojnë se para gjashtë vitesh, më 2012, njerëzit e Erdoganit përfituan falas KEDS-in nga njerëzit e Hashim Thaçit, atëkohë kryeministër.





Ky transaksion politik do të mirëkuptohej ndoshta nga qytetarët e Kosovës, nëse KEDS-i do të vepronte si kompani serioze dhe do furnizonte pa reduktime, 24 orë, Kosovën me energji elektrike. Furnizimin 24 orësh me rrymë e ka të obliguar me kontratë.

Por, kurrë nuk e realizoi këtë. Vendosi që të humb energji me gjëra tjera.

Ndërtoi skema të dyshimta kriminale për rrjepjen e qytetarëve të Kosovës.

Na detyroi që të paguajmë faturat e banorëve serb të pjesës veriore të Kosovës. E bëri këtë tinëz. Me vite kemi diskutuar me njëri-tjetrin, duke shprehur habi për faturat e fryra që KEDS-na sjellte para derës së shtëpisë. Në fund u zbulua se kishim qenë duke paguar për dy shtëpi. Ose më shumë. Por, ajo që dihet saktë është fakti që nuk paguanim vetëm për tonën.

Ky veprim i kësaj kompanie turke lirisht mund të klasifikohet si vjedhja e shekullit. Megjithatë, asnjë zyrtar i lartë i KEDS-it nuk është në burg. Ka ndryshuar vetëm diçka në jetën e tyre: Kosova i ka bërë shumëfish më të pasur.

Posedimi i shumë parave ka bërë që zyrtarët shtetëror të Kosovës të gjunjëzohen para KEDS-it.

Korporatat turke në pronësi të dy miliarderëve turq, Ahmet Çalik dhe Nihat Ozdemir, i kanë futur institucionet kosovare në kthetrat e tyre.

Shembulli që e dëshmon është ky: Zyra e Rregullatorit për Energji është institucioni që duhet ta mbikëqyrë KEDS-in. Komplet udhëheqësit e këtij institucioni kanë punuar më herët për KEDS-in.

Petrit Pepaj, tani anëtar bordi në ZRRE, dikur kishte qenë menaxher i lartë në KEDS. Izet Rushiti, po ashtu ishte menaxher i lartë në KEDS.

Edhe anëtari tjetër i ZRRE-së, Selman Hoti, dikur kishte punuar si menaxher në kompaninë turke.

Por, si kanë ardhur këta njerëz deri këtu?

Bordi i ZRRE-së emërohet nga Kuvendi i Kosovës, pas propozimeve të bëra nga Qeveria. Janë votat e deputetëve që i kanë dërguar në ZRRE njerëzit e KEDS-it.

Kjo tregon se shtrirja e dyshuar kriminale e KEDS-it është shumë e madhe. Përfshinë qeveritar e deputetë të Kosovës. Shumica e qeveritare e deputetëve nuk i kanë kërkuar asnjëherë llogari KEDS-it. Ata e kanë një arsye se pse nuk e bëjnë këtë: Është paraja.

Derisa kemi pushtetarë të tillë, kjo kompani do të vazhdojë me mashtrimet ndaj qytetarëve të Kosovës. Shpeshherë është përballur me protesta të qytetarëve të indinjuar me mashtrimet në faturim dhe rritjet e dyshuara kriminale të çmimeve të rrymës. Deri tash i ka shpërfillur të gjitha protestat.

Ka vazhduar me punën e vetme që di të bëjë. Me mashtrimin e konsumatorëve për të realizuar objektiven e qartë të kompanisë: Rritja e profitit për Nihat Ozdemir dhe Ahmet Çalik, dy miliarderët turq që janë pjesë e listës së “Forbes”, e cila përfshin njerëzit më të pasur në botë.

Insajderi ka raportuar tërë kohën për skemat mashtruese të kësaj kompanie.

Kompania KEDS vetëm gjatë vitit 2018 ka mashtruar njëzetë katër konsumatorë, nëpërmjet faturimit të rrejshëm. Këtë konkludim e ka dhënë Zyra e Rregullatorit për Energji, e cila ka vendosur që ta detyrojë KEDS-in që t’ua kthejë paratë konsumatorëve.

Ky konkludim është dhënë nga zyrtarët e ulët të ZRRE-së. Jo nga shefat e ZRRE-së. Atyre duhet bërë presion publik që të mos e shfuqizojnë këtë vendim. Ndëshkimi financiar nga shteti i Kosovës është mënyra që ndikon në ndërprerjen e mashtrimeve nga ana e KEDS-it.

Mosndëshkimi është duke rritur apetitet e saj për të mashtruar sërish.

Edhe sot ka tentuar ta bëjë të njëjtë gjë. Veprimin që ka bërë sot kompania KEDS nuk do të kishte guxuar ta bënte në asnjë shtet tjetër të Evropës.

Ka shkelur kontratën me Qeverinë e Kosovës për furnizimin 24 orësh me rrymë.

Kosova është paralizuar që nga dje, kur KEK-u ka dërguar në riparim një bllok të prodhimit të rrymës. Në raste të tilla, KEDS-i obligohet me kontratë që të gjejë rrugë alternative të blerjes së rrymës. KEDS e ka importuar rrymë dje edhe sot. Por, ka terrorizuar qytetarët e Kosovës me njoftimin e sotshëm.

Nëpërmjet një kumtese shtypi ka njoftuar se është duke e blerë shumëfish më shtrenjtë se sa zakonisht energjinë e importuar. Por, kompania ka njoftuar se kjo do të ndikon në shumëfishimin e çmimit të faturave të qytetarëve. Kjo është mendësi kriminale. KEDS-i është kompani dhe duhet të bartë vetë rreziqet e të bërit biznes. Kompanitë private ka raste që fitojnë shumë, por ka raste që situatat emergjente mund të ndikojnë në rënien e profitit.

Qindra bizneseve kosovare i janë shkaktuar sot e dje për shkak të mungesës së rrymës. Atyre nuk ia kompenson askush këto humbje. Është thjeshtë risku i të bërit biznes në Kosovë. Mirëpo, KEDS po kërkon që qytetarët ta kompensojnë nëpërmjet fryrjes së faturave.

Kjo kompani po kërkon që në asnjë situatë të mos rrezikohet jeta luksoze e pronarëve të saj, Ozdemir dhe Çalik.

Ky njoftim i kompanisë turke ka ardhur pas deklarimit të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili tha se Qeverisë dhe qytetarëve nuk i intereson se nëpërmjet çfarë rrugëve e siguron KEDS-i energjinë elektrike.

Mirëpo, KEDS ka shpërfillur kërkesën e Haradinajt. Është duke këmbëngulur që qytetarët e varfër të Kosovës të mbulojnë humbjet dhe të jenë garantues të jetës luksoze të miliarderëve Ozdemir dhe Çalik.

Por, shumica e kosovarëve janë të zënë me betejën e tyre për mbijetesë dhe duhet të protestojmë kundër kësaj dëshire kriminale të KEDS-it.

Nuk kemi para për luksin e shfrenuar të miliarderëve turq.





Image result for keds kosovo

Kompania turke KEDS është duke këmbëngulur që qytetarët e varfër të Kosovës të mbulojnë humbjet e saj dhe të jenë garantues të jetës luksoze të miliarderëve Ozdemir dhe Çalik. Por, shumica e kosovarëve janë të zënë me betejën e tyre për mbijetesë. Duhet të protestojmë kundër kësaj dëshire kriminale të KEDS-it. Nuk kemi para për luksin e shfrenuar të miliarderëve turq.
Ngjashëm si kundër Serbisë, ne duhet të mobilizohemi edhe kundër KEDS-it

Related image

Primatin e biznesit më famëkeq në Kosovë duket se KEDS-i do të mbajë për kohë të gjatë. Ka investuar me vite të tëra me veprime skandaloze për ta krijuar këtë imazh negativ.

Për nam të keq, kompania KEDS e lë mbrapa edhe gangsterin e njohur kosovar, Enver Sekiraqa. Rezultati doli i tillë edhe pas një ankete që e pata realizuar në llogarinë time në Facebook, të cilën e pata bërë në mars të këtij viti. U pata befasuar me rezultatin.

Pyetja e anketës ishte kjo: Cili biznes e ka imazhin më të keq në Kosovë?

Ngjashëm si kundër Serbisë, ne duhet të mobilizohemi edhe kundër KEDS-it

Opsionet ishin dy: KEDS, apo Caffe Bar Sekiraqa.

Vetëm 12 për qind e miqve të mi në Facebook votuan për opsionin e dytë: Sekiraqen.

Ndërkaq, 88 për qind votuan për KEDS-in.


Edhe nëpërmjet komenteve treguan pakënaqësitë e mëdha ndaj KEDS-it. Bazuar në komentet, Enver Sekiraqa nuk shihej si më famëkeq se KEDS-i. Ky është një lajm i për Enverin.

Unë nuk kisha një pritje tillë. Besoja se përmendja e biznesit të Enver Sekiraqës do të tingëllonte si diçka më famëkeqe se KEDS-i.

Por, dola i gabuar.



Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut - KMDLNJ ka vlerësuar se me të hyrë në sezonin dimëror kur furnizimit me energji elektrike vështirësohet pë shkak të rritjes së konsumit dhe kur faturat fryhen me arsye dhe pa arsye ZRRE po tregohet e papërgjegjshme në mbrojtje të intereseve të konsumatorëve.

KMDLNj thekson se në vend se të jetë në anën e konsumatorëve të përgjegjshëm, ZRRE haptas po bëhet aleat i KEDS-it duke lejuar këtë kompani të fryejë faturat me një haraçë shtesë e që do t’i mbulonte humbjet e KEDS-it sikur edhe vjedhjet që bëhen ndaj kësaj kompanie abuzuese.

"Madje, sipas ZRRE nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike por se konsumatorët do të paguajnë për të mbuluar humbjet e KEDS e që qenka normale në të gjitha vendet e botës e që nuk është fare e vërtetë", thekson KMDLNj.

Konsumatorët sipas KMDLNj-se janë plaçkitur për vite me radhë duke e paguar rrymën për serbët e veriut dhe viseve tjera të Kosovës dhe për këtë askush nuk ka dhënë përgjegjësi ndonëse kemi të bëjmë me plaçkitje klasike të konsumatorëve dhe shpërdorim të detyrës zyrtare si dhe falsifikim të dokumenteve.

"Autoritetet shtetërore duhet të reagojnë me shpejtësi për ta ndërprerë me këtë gjobitje shtesë të konsumatorëve në kohën kur për shkak të situatës së rënduar ekonomike nuk po janë në gjendje t’i paguajnë as faturat e rregullta."

KMDLNj fton organet e hetuesisë të fillojnë hetimet në ZRRE dhe KEDS për dëmtin të qëllimshëm të qytetarëve të Kosovës duke i detyruar të paguajnë për energjinë e pashpenzuar por të faturuar kundërligjshëm.

KMDLNJj-së po i drejtohen qytetarë të shumtë për të këshilluar se si duhet të veprojnë me faturat e fryera dhe të falsifikuara. KMDLNj rekomandon që qytetarët të organizohen dhe të protestojnë para ZRRE dhe KEDS dhe para qeverisë sikur që këto raste t’ paraqesin në Policinë e Kosovës dhe të ngrejnë padi kundër shpërdoruesve.

KMDLNj e ka një propozim konkret për ZRRE , nëse duan që humbjet e KEDS-it të mbulohen nga qytetarët konsumatorë , në shumë raste kategori sociale , pse atëherë ZRRE nuk merr vendim që fitimet e KEDS të ndahen me qytetarë të Kosovës, konsumatorë që me rregull e paguajnë për rrymen e shpenzuar!



Duke e parë situatën e krijuar dhe shqetësimet e mëdha të qytetarëve për mungesën e furnizimit me energji elektrike, Korporata Energjetike ka njfotuar me kapacitetet prodhuese qe i ka aktualisht, si dhe ka sqaruar edhe njëherë se cilat janë përgjegjësit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe kush e ka përgjegjësinë për furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.

"Fillimisht me lejoni të ju njoftojm se KEK-u, sipas Bilancit energjetik, deri me 15/12/2018 ka qene e planifikuar të kemi ne operim dy njësi gjeneruese në TC “Kosovës A” dhe një njësi gjeneruese në TC “Kosova B”. Aktualisht jemi në prodhim me “Njësinë B2” të TC “Kosova B” e po ashtu me “Njësinë A3” të TC “Kosova A”", thekson KEK.

Kapacitetet prodhuese sipas KEK aktualisht janë mbi 400 Megavat/Orë energji elektrike. Kurse, “Njësia A4 e TC “Kosovës A”, me datën 21.11.2018 është jashtë operimit për shkak të një defekti teknik të paraqitur në rrjedhën e Kaldajës (kjo njësi është instaluar para 60 viteve, prandaj ka probleme të mëdha teknike). Sipas obligimeve dhe rregullave të tregut, KEK-u me kohë, 24 orë me herët i ka njoftuar operatorët për këtë ndalesë. Sipas planifikimit pritet të kthehet në prodhim më datën 26.11.2018.

Ndërsa, “Njësia B1” e “Kosovës B” e cila është në remont të planifikuar vjetor pritet të startoj me prodhim me datën 15.12.2018.

KEK-u nuk ka asnjë përgjegjësi sa i përket furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike dhe reduktimeve qe po ndodhin.

Sipas licencës, KEK-u nga viti 2013 ka përgjegjësinë ekskluzive vetëm për prodhim të energjisë elektrike dhe eksploatimit të thëngjillit.

Kurse, furnizues publik nga viti 2013, sipas licencës është KEDS/KESCO. Ky operator ka përgjegjësi dhe obligim për furnizimin e qytetarëve me energji elektrike. Ndërsa KOSTT është përgjigjes për balancimin e sistemit të energjisë elektrike.

Prandaj, për reduktimet apo mungesën e energjisë elektrike të konsumatorëve duhet të japin llogari ata të cilët janë të licencuar dhe kanë këto obligime.

Fundja pikërisht për këtë arsye sipas KEK edhe është privatizuar distribucioni, pra që të sigurohet energji elektrike sa janë nevojat e konsumit dhe jo vetëm sa janë kapacitet tona të prodhimit.

"Kapacitetet prodhuese të KEK-ut, edhe nëse janë të gjitha njësite në prodhim, qe është absolutisht e pamundur për shkak të vjetërsisë, (rreth 60 vite me parë janë instaluar në TCA dhe e 30 viteve me parë në TCB), prodhojnë maksimumin e mundshëm, 800 MW/h, derisa konsumi i brendshëm në sezonin e dimrit shkon deri në 1100 MW/h. "

"Prandaj edhe janë ndarë përgjegjësit dhe obligimet sipas licencave qe kemi dhe është rregulluar se kush janë operatorët në treg qe duhet të sigurojnë mungesën e energjisë, pra importin."

"Edhe një herë dëshirojmë ta sqarojmë se; KEK-u e ka për obligim të prodhoj aq sa ka kapacitete dhe mundësi teknike dhe t’i njoftojmë me kohë, 24 orë me herët operatorët për sasinë e prodhimit vendor, ndërsa operatoret e licencuar në treg (KEDS / KESCO dhe KOSST) janë të obliguar ta sigurojnë sasinë tjetër të energjisë nga importi."

"Ndryshe, ne jemi dukë bërë maksimumin brenda mundësive tona teknike qe t’i mbajmë në prodhim njësite tona prodhuese në mënyre qe të mbulojmë sa me shumë konsumin, por nuk kemi përgjegjësi për reduktimet dhe as të sigurojmë sasinë tjetër të energjisë së nevojshme", thekson KEK-u.

Gjatë nëntë mujorit të këtij viti KEK-u ka arritur me sukses të realizojë prodhimin sipas planifikimeve dhe bilancit energjetik.

Po ashtu KEK thekson se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme edhe për periudhat e ardhshme dhe janë duke u përfunduar të gjitha remontet sipas planifikimeve të parapara dhe janë krijuar rezerva të mjaftueshme te thëngjillit.

"Në dy muajt e fundit, edhe pse nuk kemi pasur obligim sipas bilancit energjetik, kemi punuar me 3 blloqe të Termocentralit “Kosova A” vetëm dhe vetëm qe të ulim importin e shtrenjtë".

"Për fund edhe një sqarim, opinioni duhet të njoftohet se importi i energjisë elektrike është i paraparë në tarifat e konsumatorëve dhe këtë e ka obligim dhe duhet ta sqaroj Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike", thuhet ne fund te reagimit te KEK.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)