Vetë vëllimi poetik jep tablo të zhbirimit në botën femërore...prania e femrës vjen si mallëngjim tejet i dlirë si lumturi në fate herë të ëmbla e herë pikëllore ku e bukura vjen si kredo poetike varur mbi varg apo në stuhitë e mëndafshta..realiteti në këtë poezi ka sy malli ku penda dridhet nga ajri i pangopur ku vetë copëra e jetës lëvizin në vetëdije sociale aty ku femra emacipohet ndërmjet "hienave"njerëz që rrekin të sulmojnë cdo gjë të dlirë.
Ndiesitë që transmetohen jepen me një sensualitet të dukshëm ku lundrimet marrin papirusi të gjelbër të mbushur me mall.
Në libër gruaja poete nuk është një femër e privilegjuar nga fati po femër që guxon që vrapon në ajrin që tenton të ndotet...sepse vetë njeriu qëndron në kufi të botës që as e keqja prej Janusi të mos lindin demonë të mos ulen në pije e gosti ku ngazëllehet vera e flitet për dashuri..
Errësira rishfaqet te kornizat e heshtura të mëngjezit teksa ajri pastrohet .
Lexoni :
http://laberianews.com/index.php/2018/11/18/del-ne-botim-vellimi-i-dyte-me-poezi-algat-e-shpirtit-i-poetes-rudina-papajani/
Rudina Papajani
KJO ËSHTË LIRIA IME….
Aty ku jetoj unë,
qaj e qesh,
në absoluten time LIRI,
nuk kam frikë,
se grimcat më lilipute njerzore ,
sjellin breshër kokërmath,
fryma më e prishur,
zë e bërtet,
si formë universi pervers.
Aty ku ndihem krahë zogu,
ka gjithmonë ajër të ngrohtë,
dorë përkëdhelëse,
zemër deti ,
që prek dallgët lozonjare,
nga dashuria për jetën .
Që të qëndroj krenare,
shpërfill tymin e zi,
hedhur nga kosha të padukshëm,
që i ndruhen pemës,
nga balsami për plagët e thella,
e marr jetën paqësisht,
ëmbël nga dashuria,
kur sollëm krijesat.
Ja pra kjo është liria ime,
e fortë..tunduese,
frymë e varkë lëvizëse,
kovë potitse,
në celjen e një sythi,
shpinë qëndronjëse,
nga erërat dhe ditët,
që ndezin zjarre….
I DASHUR…..
I dashur!
Po pret i tulatur ndjenjën ,
që po të shpon,
ke shembur në jetë,
djall e demon,
ke përtypur kohën,
kur ikte zvarë,
në ditët pa kuptimin…grua.
Ke ndaluar moshën sot,
për të qënë burimi im,
ajri i sapolindur në gjirin tim,
loja kukafsheh netëve,
kur gjumi ikën i trembur,
dhe kthehet hije në cepin e murit të ftohtë.
Edhe kur nuk flasim,
Ti endesh si ai nerv i hollë,
në gjakun që vlon,
për të ngrënë mollën ,
që çuditërisht nuk plaket ,
bëhet e ëmbël ,
në trungun e rrënjës,
që e tund në rënkimin e ngjalljes…