2018-11-07

Zorra qorrë dhe Parkinsoni



Image result for appendix vermiformis

Kirurgjia e apendektomisë, nëse kryhet në moshë të re, zvogëlon gjasat për të shkuar në sëmundje nga 19 në 25 për qind, më të theksuara për ata që jetojnë në zonat rurale.

Image result for parkinson
Kush ka hequr apendecitin, ka më pak mundësi të preket nga sëmundja e Parkinsonit, në krahasim me ata që kanë këtë “shtojcë” të vogël në ‘zorrën qorre’. Kjo gjë mund të duket e çuditshme, por nuk është kështu.

Së pari, sepse lidhjet midis asaj që ndodh në zorrën e njeriut kanë qenë të njohura për një kohë të gjatë (gjithashtu të pasura me neurone, qeliza tipike të trurit: në të vërtetë flasim për zorrët si “trurin e dytë”) dhe sëmundjen e Parkinsonit të ashtuquajturat substanca ‘nigra’).

Image result for parkinson

Për shembull: paraqitja e simptomave motorike të sëmundjes (domethënë dridhjet, ngadalësia në lëvizje, humbja e bilancit) paraprihen edhe njëzet vjet më parë nga çrregullimet gastrointestinale.

Related image
Apendiciti për të cilin thuhet se nuk ka asnjë funksion në trupin e njeriut, përmban disa substanca që vret qelizat e trurit. Studiuesit thonë se gjetja e tyre është një dëshmi që tregon se origjina e kësaj sëmundje qëndron jashtë trurit.
Hulumtuesit në Institutin e Kërkimeve Van Andel, në Michgan, shqyrtuan të dhënat për 1.7 milionë njerëz në mbi gjysmë shekulli. Studimi i botuar në Jurnal of Medicine, tregoi se rreziku i Parkinsonit ishte 20% më i ulët tek njerëzit që kanë hequr apendisitin.
Studiuesit thanë se proteina toksike që përmban apendiciti është gjetur edhe në trurin e njerëzve të prekur nga Parkinsoni.
Një nga studiueset, Dr. Viviane Labrie tha se njerëzit nuk duhet të nxitojnë ta heqin apendicitin. “Do të ishte më mirë të mbahej nën vëzhgim formimi i tepruar i sinukleinës alfa (substanca që shkakton Parkinsonin) për të parandaluar problemet.”

Related image
Parkinsoni është sëmundja që sjell çrregullime të lëvizjes në moshën e tretë.

Parkinsoni ndodh kur disa qeliza nervore, të një pjese të trurit, që quhet Substantia Nigra, dëmtohen, ose vdesin. Këto neurone prodhojnë një produkt kimik të njohur si dopaminë e cila ndihmon në koordinimin e lëvizjes së muskujve të trupit. Kur rreth 80% e qelizave që prodhojnë dopaminë dëmtohen ose vdesin, shfaqen simptomat e sëmundjes.


Është një sëmundje, e cila zakonisht prek moshën e tretë, saktësisht moshën mbi 60 vjeç, sa më shumë mosha rritet aq më shumë ka gjasa të shfaqet kjo sëmundje. Burrat preken 1.5 herë më shumë se femrat.

Image result for appendix vermiformis
Kjo është lidhja me shtojcën: sepse në shtojcë mund të gjenden forma anormale të kësaj substance që në fakt mund të fillojë sëmundjen, edhe pse, ndoshta ky faktor duhet të veprojë në sinergji me të tjerët, të gjitha që duhet të zbulohen : faktorë të mjedisit, për shembull.
Një tjetër mister: si mund të arrijë kjo proteinë anormale në tru? Këtu është një hipotezë: këto proteina mund të rriten, përmes nervit vagus, nga zorrët në tru. Hulumtimi është shumë sugjestiv, ndoshta paraprak, por ato hapin fronte të reja. Për shkak se sëmundja e Parkinsonit tani mund të llogarisë në trajtime, madje edhe efektive, por shërimi definitiv nuk është ende atje.


*****

Proceset dhe zonat në tru që janë përgjegjëse për shfaqjen e kësaj sëmundjeje janë: shkatërrimi i neuroneve që prodhojnë dopaminë në pjesën kompakte të substancës së zezë (të lokalizuar në mezencefalon – trungun trunor) dhe prania e trupave të Lewy-t. Simptomat e sëmundjes së Parkinsonit burojnë nga mungesa e substancës së quajtur dopaminë.

Supozohet se manifestimi i sëmundjes është pasojë e ndërveprimit të faktorëve gjenetikë dhe të atyre mjedisorë. Megjithatë, defekti gjenetik mund të identifikohet vetëm në rreth 10% të rasteve, kurse nuk është konstatuar ndonjë faktor i prerë mjedisor që shkakton sëmundjen. Faktorët mjedisorë me të cilët krijohet lidhshmëria e sëmundjes së Parkinsonit janë të jetuarit në fshat, konsumimi i ujit të pusit, përdorimi i pesticideve, ekspozimi ndaj herbicideve dhe afërsia me impiantet industriale.

Derisa, një studim i bërë në SHBA ka konstatuar se konsumimi i lartë i kafeinës e zvogëlon rrezikun për t’u sëmurë nga Parkinsoni.

Diagnoza që vihet duke dëgjuar, shikuar dhe ekzaminuar

Diagnoza e sëmundjes së Parkinsonit përcaktohet në bazë të ankesave dhe shenjave klinike. Analizat biokimike dhe ekzaminimet radiologjike të trurit bëhen me qëllim të përjashtimit të ndonjë gjendjeje tjetër që do të shkaktonte simptoma të ngjashme me atë të Parkinsonit dhe e cila gjendje do të mund të shërohej plotësisht.

Sëmundja e Parkinsonit përshkohet me tri shenja klinike kryesore:

• Dridhja (tremori) në qetësi
• Shtangimi (rigjiditeti)
• Ngadalësimi i lëvizjeve (bradikinezia)Këto tri ankesa të lartpërmendura mund të mos shfaqen njëkohësisht. Njëra prej tyre mund të jetë ankesa prezantuese dhe të përcillet brenda kohës me të tjerat. Për diagnozën e sëmundjes së Parkinsonit, nevojitet gjithsesi ekzistimi i së paku dy prej tri simptomave të lartpërmendura.

Simptomat shfaqen shpeshherë në mënyrë të pahetueshme, përparojnë ngadalë. Ato janë zakonisht asimetrike, do të thotë janë më të shprehura në njërën gjysmë të trupit. Manifestimi më i shpeshtë është dridhja e njërës dorë, derisa dora apo krahu janë duke pushuar. Derisa individi apo të afërmit e vënë re këtë dridhje, shtangimi që mund ta kaplojë po atë dorë apo krah, mund të kalojë pa u hetuar. Këtyre individëve, pjesërisht edhe nën ndikimin e shtangimit, lëvizjet u ngadalësohen. Vështirësohen rrotullimet në shtrat, ngritja nga pozita e shtrirë në atë të ulur, nga ajo e ulur në këmbë. Ecja e individit shkon duke u bërë gjithnjë e më tepër me hapa të ngadalësuar, trupi gjatë qëndrimit në këmbë dhe ecjes kërruset përpara, krahët e humbin lëvizshmërinë anësore para-prapa gjatë ecjes. Fytyrës së individit i humbet mimika, të shprehurit e fytyrës është i njëtrajtshëm ndaj çdo lloj reagimi, prandaj rrjedh edhe shprehja “fytyrë me maskë”. Të folurit është i ngathtë, monoton, pa luhatjet e zakonshme vokale emotive dhe gramatikore. Kapakët e syve mbyllen me ritëm të ngadalësuar, gëlltitja mund të vështirësohet. Karakteristike është zvogëlimi i shkronjave gjatë aktit të të shkruarit.


Të gjitha këto simptoma, gjatë viteve të para, me zhvillimin edhe të barnave adekuate dhe efektive, janë në gjendje të kontrollohen në masë të kënaqshme. Po të mbetet i padiagnostikuar apo i patrajtuar, rrezikohet që ato të përparojnë sa ta shpënë individin në një gjendje ku nuk mund të flasë, të shprehet dhe të lëvizë.

Përveç këtyre simptomave kardinale, të ashtuquajtura motorike, duhet t’i kemi parasysh edhe disa simptoma të tjera jo-motorike, që mund madje t’i paraprijnë simptomave të lartpërmendura klasike të sëmundjes së Parkinsonit. Shumë prej të sëmurëve ankohen në pakësimin e funksionit nuhatës. Një prej ankesave të shpeshta është edhe i ashtuquajturi “çrregullim bihejvioral (i sjelljes) me lëvizje të shpejta të syve (REM)”, në të cilën gjendje pacientët, gjatë fazës REM (rapid eye movement) të gjumit, shprehin vokalizime apo lëvizje të pakontrolluara të trupit në shtrat. Konstipacioni (kapsllëku) dhe gjumësia e tepërt gjatë ditës janë ndër ankesat e tjera të shpeshta që mund të dëgjohen nga individët për të cilët tanimë dyshohet se vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit.Pse agonistë dopamine, jo dopaminë?

Qëllimi kryesor i trajtimit medikamentoz të sëmundjes së Parkinsonit është kontrollimi për kohë sa më të gjatë i simptomave, shtyrja për kohë sa më të gjatë e shfaqjes së komplikimeve të sëmundjes dhe evitimi i efekteve anësore të barnave.

Përmendëm më sipër se simptomat e sëmundjes së Parkinsonit shfaqen për shkak të mungesës së dopaminës. Prandaj, zëvendësimi nga jashtë (do të thotë me barna) i kësaj substance duket në shikim të parë si zgjidhje logjike. Mirëpo, organizmi i njeriut nuk përbëhet nga ekuacioni i tillë i thjeshtë “mungesë-zëvendësim”. Fakti se sëmundja është dinamike sjellë me vete vështirësi gjatë kompensimit të dopaminës me barna. Sa më shumë që zgjat sëmundja, aq më e vështirë bëhet mbajtja e dopaminës në “dritaren terapeutike”, në të cilën do ta shprehte efektin e dëshiruar, duke pamundësuar njëherësh paraqitjen e efekteve anësore. Prandaj, përdorimi afatgjatë i dopaminës rezulton me zhvillimin e efekteve të padëshiruara dhe më vështirë të menaxhueshme anësore, siç janë fluktuacionet (intensifikimi i lëvizjeve gjatë kohës kur ka sasi të tepërta të dopaminës në gjak dhe shtangia e lëvizjeve gjatë kohës kur ka sasi të pamjaftueshme të saj) dhe diskinezitë (lëvizjet e pavullnetshme trupore, pasojë e sasisë së tepërt të dopaminës në qarkullim). Për këtë arsye, te individët nën moshën 65-vjeçe te të cilët diagnostikohet sëmundja e Parkinsonit, rekomandohet fillimi i terapisë me të ashtuquajtur “agonistë të dopaminës”, jo dopaminë.

Dobia klinike e këtyre preparateve, sidomos në fazën e hershme të sëmundjes, është e barabartë me atë të dopaminës. Gjithsesi, dobia më e madhe e tyre konsiston në atë se e shtyjnë për disa vite nevojën për trajtim me vetë dopaminën, duke e shtyrë rrjedhimisht edhe kohën e shfaqjes së mundshme të efekteve anësore të terapisë me dopaminë. E tërë kjo në dobi të shtimit të cilësisë së jetës së individit. Prandaj, sa më i ri të jetë pacienti, mjeku, përveç dobisë së atypëratyshme të terapisë, duhet të ketë po aq konsideratë për strategjinë afatgjatë të ballafaqimit me vetë simptomat e sëmundjes dhe me efektet potenciale të padëshiruara të medikamenteve që përdoren për trajtimin e sëmundjes.

Terapia me agonistë të dopaminës fillon me doza të ulëta dhe shkon duke u rritur një herë në javë. Rreziku i efekteve të lartpërmendura anësore është minimal; ndër efektet anësore të mundshme janë gjumësia, halucinacionet, edema dhe çrregullimet e kontrollit të impulseve. Megjithatë, të gjitha këto tërhiqen me ndërprerjen apo uljen e dozës së barit. Vetëm atëherë kur me agonistët e dopaminës kontrolli i simptomave të sëmundjes së Parkinsonit bëhet i pamundshëm, mund të mendohet për shtimin e levodopës apo të ndonjë preparati tjetër shtesë.Përmendëm më parë se përveç simptomave motorike që janë dominueset dhe më të spikaturat, edhe ato jo-motorike kërkojnë po aq vëmendje dhe trajtim agresiv. Depresioni, demenca, halucinacionet, çrregullimi bihejvioral me lëvizje të shpejtë të syve, hipotensioni ortostatik dhe konstipacioni janë disa prej tyre. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk është specifik për sëmundjen e Parkinsonit, pyetja për to dhe të menduarit në kontekstin e një sëmundjeje ekstrapiramidale (siç është sëmundja e Parkinsonit), mund të çojë shpeshherë në diagnostikimin e sëmundjes në fazën e hershme.

Ish-boksieri kampion bote, Muhammad Ali dhe aktori i mirënjohur kanadez, Michael J. Fox janë ndër njerëzit më të famshëm që luftojnë me këtë sëmundje. Piktori Salvador Dali, ish-diktatori spanjoll Francisco Franco dhe ish-kryetari i Kinës, Mao Zedong, janë ndër të tjerë të famshëm që kanë vuajtur nga Parkinsoni. Spekulimet nuk rreshtin se edhe Adolf Hitleri, në vitet e fundit të jetës së tij, ka lënguar nga sëmundja e Parkinsonit.

James Parkinson (1755-1824) ishte kirurg, gjeolog, paleontolog dhe aktivist politik anglez. Njihet më së miri për shkrimin e vitit 1817, në të cilin e përshkruan gjendjen “paralysis agitans”, e cila më vonë do të riemërtohet nga ana e Jean-Marie Charcot sipas emrit të tij si “sëmundja e Parkinsonit”. Ai para së gjithash u mor me politikë duke qenë mbrojtës i të drejtave të të nënshtruarve dhe ithtar i revolucionit francez. Ishte madje anëtar i disa organizatave ilegale politike të cilat u akuzuan për tentim-atentat ndaj mbretit George III. Me fillimin e shekullit XIX, u thellua në shkrimet mjekësore. Shkroi së pari më 1805 për përdhesin (cermën) dhe më pas për peritonitin. Para se ta botonte shkrimin në të cilin, në bazë të vëzhgimit të 6 individëve, i përshkroi simptomat e sëmundjes e cila më vonë e mori emrin e vetë atij. Ai besonte se secili mjek do të duhej të dinte stenografinë, në çka ai vetë ishte ekspert. Parkinsoni vdiq nga infarkti i rëndë në tru. Ditëlindja e tij, 11 Prilli, shënohet si Dita ndërkombëtare e Parkinsonit.


Përgatiti Flori Bruqi

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...