SHKRUAN: PROF. DR. HAKIF BAJRAMI
Pushteti imperialist i Serbisë, më 1912, okupoi 39,000 kilometra katrorë, duke robëruar 1,290,000 banorë shqiptarë
Sipas burimeve që i ka tubuar Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, nga dhjetori 1912 e deri në vitin 1915, në Anadolli janë deportuar 500,000 shqiptarë. Këtë fakt e vërtetojnë edhe dokumentet sekrete serbiane, e që i kam botuar disa herë. Në viset që i okupoi Serbia u sollën 22,869 serbianë Hasëm, nuk të jap besë. Botës do t` i tregoj me fakte. Ti erdhe si kriminel dhe fillove për të grabitur çdo pëllëmbë toke arbënore. Po, po, provove grabitjet sa herë, madje shumë herë prejse ke ardhur si barbar këtu. Dhe, çka është më zi që tre shekuj mban ders se "këtë dhe atë tokë e kam 'ndërtuar', dhe këtë krahinë dhe atë krahinë e kam sjellë nga Karpatet". Për këtë realitet nuk do të garantojë unë se vetëm këtu nuk po rren. Po, ia jap fjalën prof. dr. Rela Novakoviqit me publikimin e dokumentuar: "Prej kah kanë ardhur sllavenët në Ballkan", Beograd 1969. Çdo gjë u shpjegua. Në opinion është kah përkujtohet 100- vjetori i Luftës Parë Botërore. Për këtë luftë të paparë deri më atëherë në histori, shumë "dijetarë" analfabetë e nominojnë Serbinë se e "filloi luftën më kriminale në histori më 1914". Jo, nuk e filloi luftën. Serbia vetëm ia dha zjarrin botës, do të thotë ishte vetëm një shkas në atë kasaphane. Ja si rrjedh përgatitja e shkaqeve, ja cili ishte shkasi, ja cilat ishin pasojat. Pas Kongresit të Berlinit (1878) u vërejt se muskujt e Gjashtë Fuqive evropiane kishin filluar të maten. Së pari, më 1879 erdhi deri te Aleanca Gjermani- Asutro-Hungari. Më 1882 kjo aleancë u zgjerua me Marrëveshjen Gjermani-Itali. Kjo treshe u përmbyll me aleancën Austro- Hungari-Itali, më 1897. Këto shtete, sidomos Gjermania dhe Austro- Hungaria, kishin kapital, por jo koloni sa duhet për ta plasuar mallin e tyre, dhe për të shfrytëzuar lëndë të parë nëpër koloni që u mungonin. Ishin pra për një riformatim të botës, që mund të ndodhte vetëm me luftë globale. Bllokut të pakënaqur, më 1883 filloi t` i përgjigjet aleanca Francë- Rusi. Kjo aleancë u begatua me lidhjen e Marrëveshjes në vijim Francë-Angli më 1904. Kompletimi i fuqisë së kënaqur që kishte koloni madje tepër në krahasim me kapitalin që e posedonte, u bë më 1907, duke lidhur marrëveshje Anglia me Rusinë. Pas këtij polarizimi vetëm pritej kush po ia nis i pari luftës. Në vijim ishte viti 1908, kur Vjena e aneksoi Bosnjën dhe Hercegovinën, pasi e kishte okupuar (më 1875), me bekim të Berlinit, me 1878. Po në këtë vit, Perandoria Osmane do të konvertohet në Perandori Turke. Në këto grupime, shqiptarët do të përgjigjen natyrshëm, sikurse më 1878 me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, më Lidhjen e BesaBesës së Pejës më 1899, me Kuvendin më të madh historik shqiptar për kah numri i pjesëmarrësve në Ferizaj më 1908. GREQIA E FILLOI E PARA LUFTËN PËR LIRI DHE ÇLIRIM, KRYESISHT ME FUQINË E ARMËS SHQIPTARE Ky kuvend e nxiti për asgjë tjetër që "fëmija i lindur", ta bëjë hapin vendimtar të fillimit për të ecur dhe në fund të vitit në Manastir (1908), ku u shpall se shqiptarët i kanë hyrë punës që të krijojnë Alfabetin Kombëtar, për ta shkruar me të gjuhën më të vjetër në Evropë, PellazgoIliro-Arbanase-Shqiptare. Fëmija kështu filloi shëndetshëm të ecë hap pas hapi. Por, do të pasojë helmimi dhe Lufta Ballkanike (1912), do të zhvillohet pikërisht kundër PLISIT, kundër gjuhës shqipe, të cilën e luftonte edhe Stambolli me çdo mjet dhe forcë. Dhe, si t` i qëndrohet kësaj ndrydhje antishqiptare, të përgjakur gjatë kryengritjeve çlirimtare 1910-1912, për vdekje. I kthehemi grabitjeve të tokave të mia, pa hyrë fort larg në Mesjetë, që do të jetë një temë tjetër, por jo pa e theksuar lavdinë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut për një çerek shekulli (1442-1468). Mos të harrojmë për fillim se Greqia e filloi e para luftën për liri dhe çlirim, kryesisht me fuqinë e armës shqiptare. Për shkak të krimeve osmane, nga Morea (Peleponezi) u shpërngulën shumë arbëresh, si në Itali ashtu edhe në Lindje, që nuk u dihet as fillimi e as fundi i tyre. Nuk jam folklorist, por tragjedinë do ta dokumentoj me këngën: Moj e bukura More, kur të lash e ma s` të pashë"! Kaq. Grabitja e tokave të mia, nuk pati fund. Më 1821-1828, lufta e shqiptarëve në anën e lindjes së një shteti që do të quhet Greqi, greku do t` ua kthejë vëllezërve të mi me vargoj gjaku, duke i vrarë dhe duke i shfarosur ngadalë dhe sistematikisht, derisa Vilajetin e Janinës e okupuan gati të tërin. Ku është Çamëria ime aty është gjaku im që nuk falet. Në fakt prezantimin dokumentar të Rasih Dinos, Mehmet Konicës dhe Filip Nogës plasuar në Konferencën e Londrës më 25 janar 1913, tekstualisht thuhet:"Sanxhaku i Çamërisë përbën popullsi 75,000 shqiptarë, nga të cilët 18,000 shqiptarë janë të greqizuar. Sanxhaku i Çamërisë ndahet në disa kaza (rrethe): Kazaja e Reshëdijës (Çamëri) me 16,000 shqiptarë; Kazaja e Margëlliçit me 26,000 shqiptarë; Kazaja e Filatit me 20,000 shqiptarë; Kazaja e Paramitthisë me 13,000 shqiptarë; Kazaja e Luros, qyteti është i tëri i banuar me shqiptarë. Në këtë kaza ndodhet edhe një popullsi endacake kucovllahësh dhe disa çifutë, por këta nuk kanë prona. Toka dhe banesat u përkasin shqiptarëve. Shtatë fshatra që përbëjnë Lakanë e Lolevnës e Luros janë krejt shqiptare. Shqiptarë janë edhe 5 fshatra që formojnë Lakanë e Sulit. Të gjitha pronat prej Luros e deri në Prevezë u përkasin shqiptarëve."(Përkthim nga anglishtja. Krahasuar me dok. Në Ark. Shqipërisë, Fondi i Qeverisë Vlorës, Dosja 19/frëngjisht-hb). NË LUFTËN "BLIC KRIG", BRENDA NJËZET DITËVE DO TË SHFAROSET I TËRË SANXHAKU I NISHIT Në këto vise greku sot nuk pranon se ka shqiptarë, sepse me metoda barbare dhe me konventë më 1923 (Konventa e Lozanës, posedohet në tri gjuhë-hb), i ka spastruar në tërësi, duke i DEPORTUAR në Anadolli, e ata që kanë mbetur më 1944, greku i ka përzënë në Shqipëri. E, Greqia shtihet se "është logu i demokracisë"?!!! Principata serbiane në anën tjetër (Shqipërinë Veriore-hb) në këtë zanat grabitjesh greke nga viti 1830 dhe 1844 do ta fillojë odisenë e saj të zgjerimit të kufijve në dëm të tokave shqiptare. Së pari, me ndihmën sekrete të Vjenës do të kemi përzënie të shqiptarëve nga Bosnja: më 1843, më 1853 dhe 1862/3. Të gjithë ata që u strehuan në Vilajetin e Kosovës nominohen sot si boshnjakë. Edhe sot mbajnë mbiemra të tillë. Në vijim pas tradhtisë së Stambollit më 1877/8, Perandoria Osmane, në saje të Marrëveshjes sekrete të Budapestit më 15 janar 1877, do të ndahen rolet. Vjena do të marrë përsipër për ta zgjeruar Serbinë në Shqipërinë Kontinentale, për ta përvetësuar për veti pastaj Shqipërinë Bregdetare (për shkak të limaneve detare). Ndërsa Petërsburgu (Rusia) do të zotohet gjithnjë në harmoni me Austrinë për ta përkrahur shtrirjen e Bullgarisë së Madhe deri në Elbasan. Lexo për këtë kapitullimin e Ushtrisë Osmane në luftën në Pleme të Vogël, ku pësuan me dhjetëra mijëra shqiptarë të mobilizuar me dhunë nga Padishahu. Serbia për shkak se e kishte humbur një luftë të nxitur nga Vjena, jo nga Petërsburgu (!) më 1876, për një kohë do të pushojë. Të themi këtu se luftën kundër Stambollit, Rusia sipas Marrëveshjes Budapestit (15 janar 1877), e filloi më 24 prill 1877. Ndërsa, Principata serbiane mbeti në pushim deri më 1 dhjetor 1877, saktësisht me kërkesë të Vjenës dhe Petërsburgut. Në luftën "blic krig", brenda njëzet ditëve, do të shfaroset i terë Sanxhaku i Nishit dhe Sanxhaku i Pirotit, me një pjesë të Sanxhakut Prishtinës dhe Kumanovës me Gjilan. Serbia në këtë luftë antishqiptare okupoi 10,792 kilometra katrorë, duke okupuar 989 fshatra shqiptare, duke okupuar qytetet shqiptare, si: Nishin me 15 xhamia të mëdha e të vogla me popullsi 52% shqiptare, Pirotin, Vrajnën, Leskofcin, Prekupën, Kushumlinë (vetëm 4% serbe) dhe Tërnin. Në këto vise u shfarosen: u vranë ose u internuan mbi 350, 000 shqiptarë, natyrisht edhe në saje të tradhtisë së Stambollit, i cili në pazare me Beogradin mori para kinse si dëmshpërblim. Sipas burimeve sekrete serbe, në viset shqiptare të Sanxhakut të Nishit u kolonizuan 5,600 malazezë (nuk kishte popullsi serbiane-hb), të cilëve në disa raste, meqë nuk kishte popull, një familjes i falej tërë ish- fshati shqiptar. Shuma e parave të paguara si dëmshpërblim ndaj shqiptarëve (dokumentet origjinal) janë në Londër. Për autorin janë në dijeni të gjitha, po kujt t`i themi sot me këta pushtetar injorant dhe grabitqar, me këto institucione "shkencore" që janë pensionistë senilë. E, Serbia po e luan lojën. VEPRIMET KRIMINALE Duhet të dihet se pushteti imperialist i Serbisë, më 1912, okupoi 39,000 kilometra katrorë, duke robëruar 1, 290, 000 banorë shqiptarë. Krejt ky zgjerim është bërë me instruksione të Gjashtë Fuqive evropiane, të cilat i dërguan 614 oficerë të lartë si instruktorë, që të ndihmojnë dhe të komandojnë në vrasjet mizore kudo, dhe ngado që dominonte plisi. Në viset e reja që u okupuan u kolonizuan 22,585 sllavë. Mos të harrojmë se në DASIPB figuron dokumenti që Serbia dhe Mali i Zi, 1912-1915, likuiduan rreth 150,000 shqiptarë. (Lexone Trockin. Farindlingun, madje edhe Arqibald Rajsin, dhëndrin e serbianëve 1912-1928 në CPB/12/28-sekrete shtetërore!). Mbretëria e Serbisë më 1912 në viset e okupuara do t'ia zaptojë këto veprime kriminale: do të fillojë dhunën sistematike, duke e ndjekur shembullin e tokës së djegur, sepse nja 36% e popullsisë së Kosovës ishin muhaxherë. Të gjithë jetonin ende në kasolle të mbuluara me kashtë dhe si të tilla shumë lehtë ishte mundësia të digjen, dhe popullsia pastaj e kishte vetëm një rrugë: të arratiset në Anadolli ose të shfaroset nëpër kampe, të cilat Serbia i themeloi si qendra grumbullimi për t` i hedhur në Anadolli. Sipas burimeve që i ka tubuar Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, nga dhjetori 1912 e deri në vitin 1915, në Anadolli janë deportuar 500,000 shqiptarë. Këtë fakt e vërtetojnë edhe dokumentet sekrete serbiane, e që i kam botuar disa herë. Në viset që i okupoi Serbia u sollën 22,869 serbianë (Arkivi ushtarak, pra shihen dallimet me DASIP e që janë minore!-hb), në cilësinë e pandurëve dhe kolonistëve