2018-11-28

LIRIKA PËR TË VDEKUR KRYELARTË?!...




Shqipe Hasani, ”PRUSHIMË NËN VELLO”, poezi, botoi Shtëpia Botuese “MESHARI”, Prishtinë 2018, Faqe 98. ISBN: 978-9951-734-88-2


Fotografia e profilit të Shefqet Dibrani


Shkruan: Shefqet DIBRANI

Poezia e Shqipe Hasanit, sidomos kjo në vëllimin ”PRUSHIMË NËN VELLO”, sjell formën origjinale të krijimit poetik që i “prek duart e skicuara të dashurisë”, dhe “Kurorën e gruas/ ia vë muzgut krahë hapur”, për t’i ushqyer pastaj edhe “zogjtë mbi portat mitike”?!Këto vargje flasin për një poetesh të profilizuar brenda arkipelagut të poezisë së sotme shqipe që krijohet në Kosovë.
Origjinaliteti i saj krijues sa vjen duke u përsosur në njërën anë, kurse në anën tjetër me suksesi avancon aspektet estetike të poezisë, veçmas të poezisë lirike të cilën e krijon më me pasion. E kjo gjëvërehet tek poezia “DIMRI I DASHURISË”, në të cilën shprehet se “Nëse të takoj nesër/ A do të duroj për zemrën që e dua/ E të mos digjem në përqafimin tënd/ E të mos kënaqem para prushit të dashurisë”, faqe 22.Po kjo prushimë është artikuluar qysh në titullin e librit “Prushimë nën vello”, ndërsaelementet tjera metaforike dhe mënyra se si ajo e percepton lirikën e bëjnë atë dhe poezinë e saj të veçuar,sepse “dashuria ka zanafillë aq sa malli”, shprehet ajo, prandaj kritika letrare duhet të jetë më e vëmendshmekundrejt formave dhe tipareve shprehëse që janë me bollëk në këtë vëllim.Jo rrallë këto poezishprehin konotacione erotike, pornuk është e dalldisur tej mase, e pasi ka një shprehje mjaftë elokuente e bëjnë këtë poezimjaftë specifike. Vargjet janë të realizuara dhee artikulojnëmirë mendimin lirik i cili është shprehur si një “LËKURË E DASHURISË”, në të cilën ka vetëm “djersë lirike”, të shprehura pa ndrojtjepa paragjykime për të krijuar“harta e kujtime me imazhe”, që janë vetëm “shtrydhje ndjenjash”, faqe 42.


Image result for Shqipe Hasani, ”PRUSHIMË NËN VELLO”


Shikuar në një këndvështrim tjetër, përjetohen ofshamat, gjëmatdhe mundimetqë si duket janë rezultat i jetës dhe mbijetesës në një vend të ashpër dhe përplot paragjykime patriarkale, por ajo gjen elementin më pozitiv për tu shprehur se: “M’i vështronte duart t’ia shërojë plagët/ Nuk më harroi kurrë bukën/ As shpinën nuk m’a ktheu prapa/ Të shtrirë nën brymën e vetmisë, Aq shumë e desha sa njerëzit/ nga ajo kohë i njoha ma shumë”, faqe 13. Ky përjetim dramatik duket kudo nëpër lirikat poetike të Shqipe Hasanit, e cila si autore dhe intelektuale ka arritur të sfidojë mjaftë vështirësi që mund t’ia ketë sjellë jeta asaj dhe shoqërisë për të cilën ajo krijon: “Askush nuk më vërejti lotin në fytyrë/ Askush nuk m’i dëgjoi ofshamat”, faqe 15, janë elemente të poezisëqë shprehinofshamështeruese në të cilën,“Gjithmonë me sy mëshire/ Ndonjëherë me fjalë thumbash më flisnit/... /Mbi urën eluhatjes rrinin librat/ Dorëshkrimet, vjershat e dikurshme”, apo si rënkim “Vështirë të jesh e paskllavëruar/ Sall klithma zhurmuese/ Që hapnin plagë me ngjyra/ Duke mallkuar mitrën për mëkate”, faqe 15, por në mënyrë aksiomatikelirikat e saj kthehet si këngë e jehonëedhe pse aty këtu ka pikëlimeme shije erotike, si duketpër ta bërë lirikën e saj më të lexueshme dhe më të pranueshmepasi ka “fsheh thesarin plot dashuri/ Derisa t’i nxjerrë elegjitë prej gjaku/ Askush nuk ma ndjen zemrën/ Se peng i mbetem pikëllimit, emrit/ Shekullit të drithërimtë", faqe 17.
Shqipe Hasani, është poetesh e realizuar, asaj nuk i mungojnë as librat, por as motivet për të shkruar poezi ku do të shprehet:“Te kufiri i huaj/ Më le shikimin e fundit/ Si kujtim të kohës/.../Lirikën ma lagu shiu/ Tempullin e shpirtit/ M’a zunë ngushëllimet”, faqe 53. Prandaj më duket se përpjekja e poeteshës ka të bëjë me kompensimin e kohës të cilën ajo nuk e bjerr kot së koti, pasipërveç ngritjeve në fushën profesionale, ajo arrin të konsolidojedhe poezinë të cilën ka arritur ta kristalizojë poezinë qëka ndjeshmëri shpirtërore të përjetuar që kapet përmes vargut të përjetuarnë mënyrë emocionale dhe ku nuk i mungon as vlera estetikesiç vërehet te poezia “NUK VRITET LIRIKA”, në të cilën ajo thotë: “Në m’a prekësh harkun e syrit të vrarë/ Gjallë do mbetem me një pikë loti/ Njëmijë vjet le t’më gjakosen ëndrrat/ Murosja e eshtrave të fëmijërisë/ Le t’më bëhet shtrat i gurtë”, e më tej shton: “Të pijmë me gotën e mallit/ Gjallë apo vdekur deri në dehje/ Liriken e përqafojmë të zgjuar/ Derisa koha ka për t’u thinjur/ Pikturave të drunjta të natës”, faqe 59.
Vetëm këto vargje janë të mjaftueshme për të besuar sevepra paraqet një dramacitet të brendshëm sa lirik po aq poetik, e më shumë përjetojmë ndjeshmërinë e një nëne ndaj sfidave të jetës, ndërsa në një aspekt tjetër shohim një bijë që ruan kujtimin e mirë për të et, që shprehet në poezinë “PENGU I KUJTIMEVE”. Si individualitet krijues e intelektual, dihet se Shqipe Hasaniarrin të kualifikohet edhe në fushën e mjekësisë për t’i krijuar vetës predispozita më të mira qoftë në vendin e punës, po më shumë për ta dëshmuar vetën se mund të përballoj edhe vështirësi të tjera që ia sjell jeta. Për ata që nuk e njohin këtë poetesh mjafton të thuhet se fillimisht ajo ka mbaruar shkollim e lartë universitar në fushën e letërsisë shqipe, ndërsa viteve të fundit, (sigurisht për nevoja të jetës dhe punës),ajo është diplomuar edhe në mjekësi, çka do të thotë se lirikat plotësojnë mozaikune jetës reale, kurse në një plan tjetër ajo i ka krijuar vetes dy predispozita të mëdha duke u marrë me shëndetin shpirtëror,përmes poezisë dhe duke u kujdesur për shëndetin fiziktë shoqërisë, si domosdoshmëri për të jetuar. “Le të mbytem detit të paanë/ Asgjë s’dhimbka më shumë/ Se ecja ime në labirinte”, faqe 70, ndërsa në një rast tjetër ajo do të shprehet: “M’i zgjat duart sipër flokëve/ Mos hesht thuaje një fjalë/ Se mosha për të fituar nuk ikën kurrë/ Dashuria ime mprehtë se thika/ Shqyen errësira dhe rimat e grisura/ Fundja, më falë një fjalë/ Të ngushëllohem me prehjen tënde/ Me lotin e arsyes”, faqe 82.
Si duket drama jetësore e Shqipe Hasanit nuk i ka vetëm “SHTATË NETË DASHURI”, por i ka sfidat tjera që i vijnë nga bërrylat, injorimet dhe patriarkalizmat e theksuar të cilët sikur janë rrënjosur e betonuar në këto hapësira, por ajo në lirikat e saj më shumë ka hall shëndetin shpirtëror dhe estetik, andaj e ka përpunuar me kujdes strukturën artistike të vargut duke abstrahuarmbresat ngaperipecitëe jetës që s’kanë të përbashkët me artistikensi “një ofshamë shpirti që i vibron mbi zemër”, faqe 85. Vetëm nga kjometaforë mund të përfundojmë se poetesha vetën e ka gjetur më shumë në poezinë lirike e cila nuancon nga poezia erotike sa për t’i krijuar shëndetit shpirtëror optimizëm i cili del në pah nëpër shumë vargje të tjera të këtij libri, madje edhe atëherë kur ishte “...fjalë e pathënë apo lot i varur/ Kur fati zemrën asaj ia ndau në 1999 copa”, ose atëherë kur “dielli i gjëmonte kraharorit të ngrirë”, faqe 87. Në këto rrethana, një analizë më e thellë rreth mënyrës së krijimit letrar që bënë Shqipe Hasani, do të ishte nxitje e mirë edhe për gra të tjera,do të ishte një thirrje për të mos u dorëzuar,njëapel për të sakrifikuar, tamam ashtu siç ka bërë Shqipe Hasani e cila sikur po vdes për një fjalë, për një varg më të realizuar: “Një pikë ujë ia zgjat jetën/ Një ngushëllim/ Një fjalë/ Një fotografi/ Javë për javë plot dhjetëvjet”, është një refren që i shpjegon mynxyrat e jetës, faqe 88.
Natyrisht, poezia është personale sikurse edhe sukseset dhe dështimet që janë forma të personalitetit njerëzor, por detyrë e krijuesit përkatësisht e poeteshës është që këto përvoja t’i kthej në shërbim të artit dhe shoqërisë njerëzore, në shërbim të së mirës dhe asaj që i thuhet letërsi artistike, tamam “Urë që peshonte mbi shtyllat e lakmisë”, faqe 90 ose atëherë kur ”Pasqyra i është thyer në njëqind copa”, faqe 85. Nga leximi i kujdesshëm i kësaj poezie duket se jeta e ka detyruar të përdorëvarg mjaftë të kursyer, metaforë që përkon me sjelljetnjerëzore sa për të atakuar vese të shoqërisë e cila ka provokuar për të shkruar. Mënyra poetike është balsampër shëndetinpoetik, kurse ajo mbetet e lumtur nëse këto lirika do t’iu shërbejnë edhe të tjerëve, qoftë si “SHTEG I KUJTIMEVE”, apo thjeshtë vetëm sa për t’i pasionuar“netëve të dimrit pa e ngatërruar udhën sa për t’i çmallur bebëzat e syve ose deri sa të shtrihen fjollat e borës të cilat i janë varë nëpër dritare me ofshama dashurish, me rrahje zemre përballë kujtimeve duke pirë lëngun e dashurisë”, faqe 84. Gjithsesi krijimi poetik është një përpjekje për të shpalosur konceptin lirik i cili duket se është në kërkim të formave të reja, veçanërisht në kërkim të qasjeve dhe fenomeneve në raport me përditshmërinë e vrazhdët, përpjekje për ta kthyer gjithë atë vorbull ngjarjesh e përjetimesh në krijim artistik siç e ndeshim nëpër shumë poezi që shprehin ledhatim atëherë“m’i zgjat duart sipër flokëve/ mos hesht po thuaja një fjalë”, faqe 82.
Poezia e Shqipe Hasanit ka një dramacitet lirik e shoqëruar me tensione erotike të cilat përbëjnë jetën dramatike të vet poeteshës e cila poezinë e shkruan si përjetim emocional me të cilat përmbush boshllëkun e vlerës esenciale të jetës duke hyrë në një ballafaqim me vetveten dhe me të tjerët. Sidoqoftë elementi lirik e nxjerr nga grotesku, nga dëshpërimi dhe pesimizmi i cili në kohët moderne sikur është shndërruar në mani krijuese qëshpreh dëshpërim e zhgënjim“derisa rrëqethet/ ashti i saj lirik”, faqe 83. Në aspektin meditativ, kjo poezi,shprehëtë kundërtëne antivlerave dhe krijimit poetik mjaft të zbehur. Shqipe Hasani, mëton të riparoj këto degradime, andaj me guxim intelektualajo ka prekur nervin e ndijimit artistik duke iu dhënë lirikaveshije emancipuese, në kohën kur erosi i marrëzive ka prekur përditshmërinëe një shoqërie e shndërruar në mumie a në mekanizëm shpërdorues?! Në këtë plan, te poezia e Shqipe Hasanit, elementi artistik del mbi të gjithamarrëzitë, ndërsa vlera letrare e kësaj poezie duhet të shikohet përtej klisheve patriarkale, pasi lirikat moderniste e pasurojnë poezinë e sotme që është e liruar nga klishetë dhe paragjykimet, sidomos të atyre patriarkale.
Ky ballafaqim metaforikështë shembull që shkon përtej shumë vrojtimeve që i kap sall mendja e poetes. Si grua, Shqipe Hasani, duhet ta ketë përjetuar jetën si zhgënjim, rrethin shoqërore si mjaftë konzervativ, kurse elitën intelektuale tepër paragjykuese, prandaj thirrjen e saje lexojmë si një protestë poetike, si guxim intelektual e ndërthurur në këto “Prushime nën vello”të cilat mjaftë mirë artikulojnë një realitet të përjetuar i cili kamuflohet me dokrra jashtë letrare të cilat po e rëndojnë jetën kulturore dhe artistike në ambientin e sotëm krijues. Shikuar në përgjithësi këto lirika duhet të merren si guxim poetik për të shkuar përtej miklimeve pranverore e aromave që i sjellin lulet, apo cicërimat e zogjve, qofshin ata shtegtar.
Si tërësi, drama jetësore dhe realiteti dramatik është vlerë artistike që bënë thirrje për të dal nga kjo humnerë kulturore në të cilin është mbyllur një shoqëri e tërë. Pavarësisht rrethanave dhe tensioneve dramatike që sjell realiteti i përjetuar, Shqipe Hasani, përsëri do të gjen forcë për të sfiduar të gjitha dhe për ta shikuar jetën drejt e në sy, ashtu siç duhet të veproj secila poetesh, secila intelektuale, sepse sakrifica e tyre do të jetë në shërbim të tashmes po sidomos në shërbim dhe emancipim të së ardhmes që e prosperojnë breza të tërë, pavarësish cilës gjini mund t’i takojnë. Prandaj themi se kjo poezi është një artikulim për realitetin që modifikohet artistikisht madje me një nivel të kënaqshëmartistik.Poetesha Shqipe Hasanika reflektuar imazhe përjetuese, e duke i dhuruar vargut elementinartistik ajo e bënë poezinë lirike më të afërt, më përjetuese. Këto imazhe të fuqishme metaforike janë refleksion i thellë i vlerës esenciale të kësaj poezie e cila duhet të lexohet me pasion dhe përkushtim!...

St. Gallen, tetor 2018.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...