A SHKATRROHET NJË SHTET E NJË QYTET PËR PARE E POSTE...?! RASTI I PEJËS
...Zhvillimi urban i Pejës, me dhjetëra, qindra e mijëra vite, që nga koha e Perandorisë Romake, kur Peja e ka pasur statusin e Municipiumit, është bazuar në dy asetet e saja kryesore: Lumin “Bistrica – Lumi i Bardhë”, dhe Grykën e Rugovës, nga të cilat përcaktime bazike për asnjë çmim, arsye e argumentim, për as një individ apo personalitet me ndikim apo fuqi politike e materiale nuk është mundur e guxuar që këto dy asete identifikuese natyrore të injorohen, anashkalohen apo semtohen e shkatrrohen...!
LUMI:
1. Sipas atyre planeve shekullore ( jo vetëm të okupatorit serb por edhe të gjithë okupatorëve para tyre...) dhe kuptohet logjikes, të dashurisë e interesit ndaj bukurive natyrore të Pejës: Pamja - Qasja në lumin e qytetit dhe ndërtimi i “kejit”- shëtitores në të dy anët e lumit të jetë e papenguar nga çfarëdo objekti...Në fazën e parë, ky përcaktim zhvillimor ështëplanifikuar tëfilloi nga Patrikana e Pejës deri të Kombinati i Lëkurë Këpucëve e në fazat në vijim edhe poshtë ish Kombinatit të Lëkurë Këpucëve dhe mbi Patrikanë deri në kilometrin e 5-të në drejtim të Rugovës. Dhe kuptohet, mirëmbajtja permanente dhe kujdesi për pastertinë e shtratit të lumit...
GRYKA E RUGOVËS:
2. Pamja e Grykës së Rugovës nga të gjitha hyrjet dhe rrugët kryesore në qytet nuk është guxuar e lejuar të pengohet....!
Ky përcaktim zhvillimor mijëra vjeçar ka mbijetuar deri sa udhëheqjen e Pejës nuk e kanë marrë në duart e xhepat e veta “shpëtimtarët dhe të mençurit qiellor të Pejës”...
Atë, që nuk kanë mundur apo dashur të shkatërrojnë okupatorët mijëra vjeçar që kanë kaluar nëpër këtë qytet, siq ishin: Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, ajo Osmane, Mali i Zi. Mbretëria Serbe, Austro Hungaria, Italia e Musolinit, Gjermania e Hitlerit, Partizanët, komunistët e Jugosllavisë së Titos, dhe Serbia e Rankoviqit dhe Millosheviqit... Për disa vite, këta “Sinqerisht Tuajit” kanë arritur që për pare e poste të shkatërrojnë çdo bukuri e trashëgimi historike e natyrore të Pejës... Nuk dua të besoj për arsye tjera...?!
Jam i vetëdijshëm se “vrasësit” urbanistik që e kanë shkatërruar dhe tjetërsuar Pejën gjatë këtyre viteve të fundit, vështirë se do të përgjigjen për krimet e tyre para popullit dhe para institucioneve të drejtësisë se ato nuk funksionojnë as në Kosovë e as në Pejë, por se do të përgjigjen para Zotit dhe natyrës, nuk kam asnjë pikë dyshimi!
Të dy këto pikënisje apo strategji të zhvillimit urbanistik të Pejës, Sinqerisht Tuajit, i kanë injoruar e i kanë tjetërsuar, tradhtuar, apo i kanë shkatërruar e shitur për pasurim personal dhe apetite karrieriste...
A mund të arsyetohet i gjithë ky shkatërrim i Pejës, për një post politik që nuk zgjat përgjithmonë...?! A mund dhe a do të amnistohen këto gjenerata që e kanë ndihmuar e përkrahur këtë shkatërrim të qytetit të tyre edhe duke heshtur... Ideatorët dhe argatët e shkatërrimit të tillë të Pejës, Zoti i ndihmoftë, dhe don ZOTI se pasardhësit e tyre nuk do t’i mallkojnë aq shumë...!