2018-12-16

Sa për kujtesë lëvizjes studentore


Rezultate imazhesh për eshref ymeri

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D


E kam ndjekur dhe po vazhdoj ta ndjekë me shumë kujdes lëvizjen studentore, e cila, në pamje të parë, nisur nga pjesëmarrja e madhe e studentëve në të, të kujton ngjarjet e dhjetorit të vitit 1990. Mes thirrjeve të studentëve, më bëri përshtypje të veçantë pikërisht ajo e dhjetorit të asaj kohe të stuhishme:
“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”
       Si njëri nga përfaqësuesit e mirënjohur të diasporës shqiptare në Kanada, zotëria Ajet Nuro shprehte me shumë të drejtë shqetësimin e vet intelektual për gjendjen e demokracisë në Shqipëri gjatë atyre 25 vjetëve. Është e vërtetë se në Shqipëri qenë bërë shumë ndryshime, por megjithatë ne ishim ende shumë larg standardeve demokratike në ndërtimin dhe në funksionimin e shtetit ligjor. 
Ndaj analizës së zotërisë Ajet Nuro unë reagova asokohe në internet me një artikull me titull “Kush ta bëjë demokratizimin e dytë?”, të botuar po në portalin në fjalë dhe në  disa portale të tjera më datën 12 tetor 2015. Ndër të tjera, theksoja:
       Mirë do të ishte vërtet që të kishim një valë të dytë demokratizimi. Por problemi është se kush duhet ta ngrejë një valë të tillë. Normalisht, në rastet e nxjerrjes së çdo vendi nga amullia politike, rolin kryesor e merr dhe duhet ta marrë përsipër inteligjencia, sidomos inteligjencia dhe rinia universitare. Në vendin tonë inteligjencia dhe rinia universitare vazhdojnë të bëjnë një gjumë të rëndë letargjik, duke i lejuar klanet politike të tallen me fatet e popullit si t’ua dojë mideja”.
       Studentët e lëvizjes së dhjetorit të vitit 1990, tani janë në një moshëtë tillë që po u afrohet të pesëdhjetave. Çuditërisht, pas asaj lëvizjeje studentore të atij viti të largët kur u bë ndërrimi i sistemit komunist me një sistem neokomunist, kur pushtetin e morën në dorë neokomunistë apo trashëgimtarë të veteranëve të komunizmit, brezat pasardhës të rinisë universitare ranë në një letargji të paimagjinueshme. Gjatë këtyre 28 vjetëve, në vendin tonë klanet politike që e kanë ndërruar pushtetin sipas radhës, kanë bërë prapësira shumë të rënda në dëm të interesave tona kombëtare dhe për varfërimin e pandalshëm të pjesës dërrmuese të popullit shqiptar. Por ndonjë lëvizje studentore nuk është ndier absolutisht për e gjallë, pa folur për inteligjencien universitare, e cila ka qenë përherë një servile shembullore e klaneve politike në pushtet dhe as që e ka çarë kokën fare për varfërimin e pandalshëm të shtresave të gjëra të popullsisë qëiështë imponuar gjatë gjithë kësaj periudhe nga klanet në fjalë. Madje pranohet haptas se pedagogë të universiteteve publike notojnë në batakun e korrupsionit. Ky është një turp kaq i rëndë, saqë nuk e ngre as dheu as qielli Në një material, të bërë publik para do kohësh, thuhet:
“Studentët në universitetet publike pranojnë se korrupsioni është një plagë e përhapur mes stafit akademik ku ata studiojnë, ndërsa janë të shqetësuar se ky fenomen sjell mungesë merite dhe i dekurajon ata nga studimet” (Citohet sipas:Studimi: Studentët “nën presion” nga korrupsioni në universitete”. Faqja e internetit“Reporter.al”. 10 janar 2018).
        Unë i përkas brezit të pedagogëve veteranë të universitetit, të cilët nuk mund ta imagjinojnë dot absolutisht se si është e mundur që të ketë sot pedagogë të tillë të degjeneruar deri në atë shkallë, saqë të marrin para nga studentët!!!
       Rinia studentore e universiteteve publike, e cila tani është hedhur në një lëvizje mbresëlënëse në mbrojtje të të drejtave të veta, gjatë këtyre 28 vjetëve ka pasur shumë raste për t’u ngritur në protesta të fuqishme kundër qeverisjes së vendit, e cila, sidomos gjatë këtyre më shumë se pesë vjetëve të fundit, e ka katandisur varfërimin e popullit shqiptar deri në atë shkallë, saqë një numër i konsiderueshëm njerëzish të të gjitha moshave, që llogariten në mijëra e mijëra, janë detyruar të braktisin vendin dhe të marrin rrugët e Evropës.
       Rinia studentore ka heshtur kur Tirana zyrtare i ka bërë lëshime pas lëshimesh shtetit grek, lëshime këto që bien era tradhti kombëtare dhe e kanë ulur autoritetin e vendit tonë deri në nivele të pabesueshme.
       Rinia studentore ka heshtur kur Tirana zyrtare iu nënshtrua shtetit grek në një mënyrë poshtëruese dhe lejoi që kisha ortodokse fanoliane të pushtohet nga një kryepeshkop grek. Kjo është fyerja më e rëndë që u është bërë personaliteteve të shquara të ortodoksisë shqiptare, duke filluar nga papa Kristo Negovani, Naum Veqil Harxhi, Koto Hoxhi, Anastas Kullurioti, Petro Nini Luarasi, Atë Stath Melani, etj., të cilët na i vrau helmi, thika dhe pushka e kishës shoviniste greke.
       Rinia studentore ka heshtur kur Tirana zyrtare lejoi që Janullatosi të shndërrohej në Shqipëri në një guvernator faktik të kishës shoviniste greke dhe të shtetit shovinist grek, duke urdhëruar që të bëheshin zhvarrime të eshtrave të shqiptarëve të vdekur në varrezën e fshatit Kosinë të Përmetit, me qëllim që eshtrat e tyre t’i reklamonte si eshtra ushtarësh grekë, të vrarë gjatë luftës italo-greke.
       Rinia studentore ka heshtur kur Tirana zyrtare kreu një akt tradhtie të lartë në kohën që e lejoi kishën shoviniste greke dhe shtetin shovinist grek të ngrejë në Shqipërinë e Jugut varreza, memoriale, dhe përmendore në nderim të ushtarëve agresorë grekë, të cilët patën hyrë në territorin shqiptar si pushtues dhe shumë objekte kulti na i patën shndërruar në stalla kuajsh.
       Rinia studentore ka heshtur kur Janullatosi, në rolin e guvernatorit grek në vendin tonë, pati pushtuar Shtëpinë e Kulturës “Naim Frashëri” në Përmet dhe Tirana zyrtare zvarritej para tij, pa guxuar të zbatonte vendimin e të trija shkallëve të gjyqësorit për kthimin e saj qytetarëve të Përmetit.
Rinia studentore ka heshtur kur Janullatosi, për çdo problem që i lindte në Shqipëri, siç ishte rasti i zhvarrimeve në Përmet apo i prishjes së kishë-gërmadhës në Dhërmi, nisej urgjent për në Athinë për t’u konsultuar me kryeministrat grekë, duke injoruar tërësisht kryeministrat shqiptarë.
Rinia studentore ka heshtur kur Presidenti Ilir Meta i dha shtetësinë shqiptare Janullatosit me një dekret të posaçëm të datës 24 janar 2017, pikërisht në atë datë kur 100 vjet më parë, më 24 janar 1917, kisha shoviniste greke na masakroi një figurë të shquar të ortodoksisë shqiptare dhe të nacionalizmit shqiptar, Atë Stath Melanin. Ky dekret ishte një fyerje e rëndë jo vetëm  për këtë atdhetar të madh, por edhe për të gjithë martirët e lartpërmendur të ortodoksisë shqiptare, për Fan Nolin, si themeluesin e pavarësisë së kishës sonë ortodokse, dhe kryepeshkopët Visarion Xhuvani dhe Kristofor Kisi, të persekutuar nga terrori komunist i kriminelit Enver Hoxha.
Rinia studentore ka heshtur për qëndrimin antikombëtar të Tiranës zyrtare ndaj Çështjes Kombëtare të Çamërisë, duke iu nënshtruar tërësisht diktatit të shtetit grek, i cili ka deklaruar dhe vazhdon të deklarojë pambarimisht se Çështja Çame nuk ekziston!!!
       Rinia studentore ka heshtur, duke soditur me gjakftohtësi ardhjen nga Greqiatë më shumë se 150 arkivoleve me kufoma shqiptarësh të vrarë në territorin e saj.
       Rinia studentore ka heshtur kur rreth 1000 grekë organizuan skenat e Bularatit, duke valëvitur qindra e qindra flamuj të tyre, me të vetmin qëllim poshtërimin  publik të shtetit tonë, ndërkohë që Tirana zyrtare kishte rënë në bark para egërsisë shoviniste greke, çka dëshmonte më së miri se Shqipëria është katandisur në një vend pa zot.
       Rinia studentore ka heshtur kur Partia Socialiste, në kuadrin e premtimeve në fushatën zgjedhore të vitit 2013, pati hedhur në qarkullim një fletëpalosje me disa premtime, në njërin pret të cilëve thuhej se taksa e vlerës së shtuar për energjinë elektrike do të zbriste nga 20% në 06%. Por qeveria Rama mashtroi hapur fare, këtë premtim nuk e mbajti. E la po 20%. Madje qeveria Rama, më 01 shkurt të vitit 2015, taksën e energjisë elektrike e ngriti nga 7,5 lekë në 9,5 lekë për kw, duke hequr edhe tavanin prej 300 kw me një çmim më të reduktuar.
       Rinia studentore ka heshtur për shtrenjtimin e çmimit të karburantit, i cili është më i lartë se në vendet e rajonit rreth nesh dhe në vendet e tjera evropiane. Qeveria është bërë palë me oligarkët e tregtimit të karburantit, me qëllim që të vjelë shuma të majme parash nga qytetarët shqiptarë. Lëvizja studentore le të nxjerrë mësim nga protestat e fuqishme të qytetarëve francezë kundër ngritjes së çmimit të karburantit vetëm me disa centë.
       Rinia studentore e kryeqytetit ka heshtur kur kryebashkiaku Veliaj, me lloj-lloj marifetesh, e ngriti 40% çmimin e ujit për qytetin e Tiranës, duke përkeqësuar rëndë nivelin ekonomik të familjeve të varfëra tiranase dhe sidomos të pensionistëve.
       Jeta e rinisë studentore, për vetë natyrën e moshës së saj, është dhe duhet të jetë dinamike, në lëvizje të vazhdueshme.Albert Ajnshtajni (Albert Einstein - 1879-1955) thotë:
       “Jeta është si puna e biçikletës. Për të ruajtur drejtpeshimin, njeriu duhet të jetë në lëvizje të përhershme”.
Rinia studentore është shpresa më frymëzuese e një vendi në jetën e përditshme dhe në perspektivë. Ajo është e pastër si uji që gurgullon në burim. Ajo është e tanishmja dhe e ardhmja e vendit. Por, fatkeqësisht, brezat pasardhës të rinisë universitare, pas dhjetorit të vitit 1990, i pushtoi amullia kokë e këmbë. Rinia universitare ra në një qetësi të formatit letargjik, duke mos u interesuar absolutisht për pasojat e rënda të politikës antikombëtare që Tirana zyrtare ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë në marrëdhënhiet me fqinjët dhe sidomos me fqinjin jugor, në raport me  shumicën dërrmuese të qytetarëve të vendit, të cilët i ka çuar në zgrip të varfërisë. Në vend të jetës dinamike dhe të interesimit të drejtpërdrejtë për fatet e vendit, ajo zgjodhi qetësinë tërësore. Personaliteti i shquar francez Blez Paskal (Blaise Pascal - 1623-1662)u ka lënë bashkëkombasve të vet një aforizëm të shkëlqyer:
“Thelbin e natyrës njerëzore e përbën lëvizja. Qetësia e plotë paralajmëron vdekjen”.
Një aforizëm po kaq të shkëlqyer, me të njëjtën përmbajtje, ka lënë një shekull më pas edhe Volteri (François Marie ArouetVoltaire - 1694-1778):
Njeriu është krijuar për të vepruar. Të mos veprosh dhe të mos ekzistosh është e njëjta gjë”.
Në lëvizjen e tanishme studentore janë dëgjuar thirrje, si kjo:
“Qeverisja dhe politika qëndrojnë më poshtë se populli”.
Një thirrje e tillë bëhet publike për shkak të qeverisjes skandaloze të klasës politike në pushtet, qeverisje kjo, e cila e ka katandisur rininë studentore në një derexhe të tillë, saqë ajo është detyruar të ngrihet në një lëvizje të fuqishme kundër saj. Por këtu lind një pyetje mjaft domethënëse:
Rinia studentore organizuaka protesta masive kundër qeverisjes së keqe të vendit vetëm atëherë kur asaj i preken interesat e veta ekonomike dhe kushtet e jetesës nëpër konvikte? Me sa duket, po, përderisa, siç u theksua më lart, gjatë këtyre 28 vjetëve rinia studentore ka heshtur plotësisht për prapësitë e qeverisjes së vendit. Pra, rinia studentore e ditëve tona udhëhiqet nga parimi:
“Të mos preket gardhi im, kurse matanë gardhit tim le të bëhet kiameti”.
Një qëndrim i tillë nxjerr në pah një dukuri tepër tragjike në historinë shumëshekullore të kombit shqiptar, duke filluar që nga pararendësit tanëpellazgoilir - përçarjen fatale. Pikërisht kjo përçarje fatale ka qenë arsyeja kryesore që Shqipëria, e populluar me popullin më të vjetër të kontinentit tonë, me popullsinë më të madhe të gadishullit tonë, të katandiset në njëterritor gati sa një “fushë tenisi”.
Lëvizjes së tanishme studentore nuk i pëlqen të ketë politikanë në radhët e veta. Por çudia në këtë mes qëndron në arsyen se studentët janë viktimë pikërisht e politikës. Prandaj e kam të vështirë ta kuptoj lëvizjen studentore, e cila nuk ka dëshirë të ketë të bëjë me politikën. Unë mendoj se pikërisht politika qeverisëse e partisë socialiste është fajtorja kryesore për gjendjen ku janë katandisur studentët e universiteteve publike. Kjo lëvizje jo vetëm që duhet të merret seriozisht me qeverisjen antikombëtare të partisë socialiste, por ajo duhet të ngulë këmbë për krijimin e një qeverie teknike, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Nëse lëvizja studentore e shikon veten jashtë kësaj kërkese, atëherë mua më lind dyshimi se kjo lëvizje është e organizuar nga vetë partia socialiste dhe personalisht nga kryeministri Rama, me qëllim largimin e vëmendjes së opinionit publik nga protestat e banorëve të unazës së re dhe çfaktorizimin përfundimtar të opozitës, prej së cilës atij nuk i bëhet vonë fare, sepse kryetarin e saj Lulzim Basha ai e ka rekrutuar për interesat e veta që në takimin e fshehtë prej pesë orësh që zhvilloi me të më 18 maj 2017 dhe që, pas atij takimi, të dy, nuk i thanë asgjë opinionit publik. Partinë Demokratike,si partia kryesore e opozitës, e çfaktorizoi i pari vetë Lulzim Basha, i cili, në Çadrën e famshme të pranverës së vitit 2017, bëri teatër për tre muaj rresht me simpatizantët e sajpër të ngritur aksionet e vetvetes dhe pastaj i preu në besë: në Çadër deklaronte se nuk shkojmë në zgjedhje me Ramën kryeministër, mandej, pas takimit të fshehtë me Ramën, u tërhoq si lepuri në ferrë, shtroi kurrizin dhe pranoi ta çonte në zgjedhje partinë, çka solli si pasojë një “zbaticë politike” të paimagjinueshme të elektoratit të saj, të shoqëruar me humbjen e më shumë se 200 mijë votave në zgjedhjet e 25 qershorit.
Unë, si një qytetar i thjeshtë i Republikës së Shqipërisë, si ish-pegagog i Universitetit të Tiranës dhe pensionist që prej 01 shtatorit të vitit 2003, i rekomandoj lëvizjes studentore të mos tërhiqet absolutisht nga kërkesat e veta: të kërkojë arsim publik falas, shkurtimin në maksimum të të gjitha trifave për studentët, krijimin e një qeverie teknike, sepse me Ramën kryeministër studentët përsëri kanë për të rënë pre e mashtrimit të zakonshëm të tij dhe shtimin në perspektivë të buxhetit të shtetit për arsimin deri në 20%. Për dijeninë e lëvizjes studentore, dëshiroj të theksoj se katër gjigantët e Azisë (Malajzia, Singapori, Tajvani dhe Koreja e Jugut) u bënë modele të zhvillimit ekonomik pikërisht në saje të buxhetit të lartë për arsimin, i cili arrinte në shifrën 40%.
Në mbyllje dëshiroj që lëvizja studentore të ketë parasysh dy gjëra të rëndësishme për ruajtjen e dinjitetit të vet.
Së pari:
“Studentët janë dhe duhet të jetë përherë shpuza e kombit dhe nuk duhet t’i lejojnë vetes të mbulohen nga hiri i politikës”.
Së dyti:
Studentët duhet të zotërojnë përherë artin e vetorganizimit dhe të mos pranojnë kurrë të bien pre e bajraktarëve të politikës”.
Lëvizja studentore duhet të jetë e vetëdijshme se protestat duhet të zhvillohen para Kryeministrisë, jo para ministrisë së arsimit. Kjo për arsye se ministrja Lindita Nikolla është thjesht një rrip transmisioni i kryeministrit Rama, i cili, që kur ka hipur në këtë post, është bërë vetë zot vetë shkop, se anëtarët e qeverisë i konsideron thjesht si gurë shahu në tryezë dhe vetë ka vendosur të bëjë shiun dhe diellin.
Pedagogët e universiteteve duhet që, krahas mësimdhënies, të përpiqen me të gjitha mundësitë që studentët t’i edukojnë me vetëdije të lartë kombëtare. Sepse pikërisht studentët me vetëdije të lartë kombëtare do të bëhen mbartës të saj deri në ndërgjegjen e mbarë popullit tonë.
Tiranë, 07 dhjetor 2018
-------------------------
                Reagime

---------- Forwarded message ---------
From: Vilhelme Haxhiraj <haxhirajvilhelme@gmail.com>
Date: Tue, Dec 11, 2018 at 8:06 AM
Subject: Re: Sa për kujtesë lëvizjes studentore
To: Eshref Ymeri
ymerieshref@gmail.com

Profesor, sot lexova shkrimin tuaj analitik dhe këshillimor Sa për kujtesë lëvizjes studentore”. Ju përgëzojmë si unë dhe Fitimi. Sa keq që nuk jeni Ju,  Zotëri i Nderuar, Kryetar i Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Mbase do më bëhej ndonjë analizë  e njërit prej librave të mi që i kam punuar me aq kujdes dhe me dashuri. Por ajo punë e lodhshme do të trokasë në portë të shurdhët.
I bëni të fala Havasë!
Natën e mirë!
Vilhelme e Fitim
Vlorë, 11 dhjetor 2018

---------- Forwarded message ---------
From: Eshref Ymeri <ymerieshref@gmail.com>
Date: Wed, Dec 12, 2018 at 10:08 AM
Subject: Re: Sa për kujtesë lëvizjes studentore
To: Vilhelme Haxhiraj <haxhirajvilhelme@gmail.com>

E Nderuar dhe e Respektuar Zonjë,
    Ju keni të drejtë të ëndërroni, por, ju lutem, me ëndërrimet tuaja mos shkoni deri në cakun e të pamundurës. Sepse sikur të kisha qenë unë kryetar akedemie, ju do të ishit jo vetëm deputete, por, më e pakta, edhe Kryetare e Kuvendit. Kriminelët komunistë, me kryekriminelin Enver Hoxha në krye, ua varrosën ëndrrat atyre që prejardhjen e kanë nga familje të nderuara fisnike. Dhe, domosdo, të njëjtin qëndrim mbajnë ndaj tyre edhe neokomunistët, trashëgimtarët e bëmave të atij krimineli.
      Ju uroj shëndet dhe mbarësi familjare. 
      Eshrefi
      Tiranë, 12 dhjetor 2018

2018-12-15

Vizita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në SHBA, i ka “çmendur” fare serbët.



Kontigjenti i parë me pajisje ushtarake për Ushtrinë e Kosovës nga SHBA-ja tashmë ka mbërritur në Kosovë.

Ky kontigjent përfshinë 24 automjete të blinduara amerikane të tipit High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle (HMMWV), ndryshe të njohura edhe si Humvee.

Raportohet se javëve të ardhshme do të nisën edhe kontigjente tjera nga Ushtria Amerikane për Ushtrinë e Kosovës.

Image
“Pjesë e kontigjenteve tjera do të jenë pajisjet që i ka parë nga afër kryeparlamentari Veseli gjatë qëndrimit në bazën ushtarake të Gardës Kombëtare të Ioëas. Pra, do të ketë automjete të blinduara të serisë së fundit, siç janë blindat MRAP, të rezistueshme ndaj minave dhe të përshtatshme për betaje të hapura në territor të vështirë”, kanë thënë këto burime.

Image
Tutje ata thonë se kontigjentet me armatim nga Amerika do të ndahen në disa etapa, varësisht nevojave dhe kapaciteteve humane që ka Ushtria e Kosovës.

Një fakt tjetër i rëndësishëm është se në këto kontigjente do të jenë edhe katër helikopterë.
Image
“Këta katër helikopterë do të vijnë një nga një në dy vitet e ardhshme. Helikopterët do të përdoren në bashkëpunim ndërmjet Ushtrisë, Policisë dhe QKUK-së”, raprtohet në media.

Po ashtu merret vesh se shumica e këtyre automjeteve të blinduara, armatimit, helikopterëve janë donacion nga SHBA-të për Kosovën.





Ndërsa Mediat serbe po merren intensivisht me zhvillimet në Kosovë, sidomos me këto që kanë të bëjnë me Ushtrinë.

Vizita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në SHBA, i ka “çmendur” fare serbët.
ImageImageserbe shkruan se “njeriu më i fuqishëm nga Prishtina” ka shkuar në Amerikë për të blerë armë për Ushtrinë e Kosovës.

“Veseli e ofron Trepçën për 4 miliardë dollarë”, është titulli i gazetës serbe.


Sipas kësaj gazete, Kosova është e gatshme që pasurinë minirare dhe energjetike t’ia jap Amerikës për armë.

“Për përgatitjen, armatimin dhe blerjen e sistemit antiraketor ‘Patriot’, Prishtina është e gatshme që amerikanëve t’ua jap pasurinë minerare dhe energjetike”, shkruan tutje media.

Kjo gazetë po ashtu ka botuar edhe një letër të ish Presidentin George Bush, sipas të cilës qysh në vitin 2008 ia ka miratuar ndihmën ushtarake Kosovës.

Vlerësimet e buxhetit për 2020 dhe 2021 tregojnë se Ministria e FSK-së parasheh të shpenzoj deri në 16 mijë euro për tu pajisur me armatim “M93 Hornet”.

Çfarë lloj armatimi është “M93 Hornet”?

Të gjitha kërkimet në internet në lidhje më këtë lloj të armatimit tregojnë se bëhet fjalë për minë anti-tanke.


Sipas të dhënave nga “jcammo.com”, enciklopedi e armëve dhe municionit, thuhet se “M93 Hornet” janë prodhim amerikan, të cilat ka një peshë të përgjithshme prej 15.9 kilogramë, me telekomandë deri në 2 kilometra.

Në mes tjera ato vërejnë zhurmën nga rreth 600 metra.

Serbia duhet t’ia ketë frikën!

Kjo ditë është cilësuar si historike si nga liderët e vendit, po ashtu edhe nga aleatët ndërkombëtar. Njohësit e fushës pohojnë se transformimi i tërësishëm në ushtri është një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite.
Deputetët kanë votuar për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. 
Image
Image
***
Kuvendi i Kosovës ka miratuar të gjitha ligjet për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Nga sot, Kosova do të ketë ushtrinë e vet.
Ushtria jonë do të jetë më e reja në botë dhe kjo falë përkrahjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve tjera mike të Kosovës.
***
Deputetët sot kanë votuar pro Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Me 107 pro vota, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ky projektligj ka kaluar në seancën plenare.
Veseli: Kuvendi e miratoi ligjin për Forcën e Sigurisë
“Kuvendi e miratoi ligjin 06 L723 për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, u shpreh Veseli.
Pas shqyrtimit të dytë të këtij projektligji, Kuvendi i Kosovës në radhë ka shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovë. 
Image
Kuvendi miraton Ligjin për FSK-në
Projektligji për shërbim në FSK ka marr mbështetjen e gjitha komisioneve të përhershme, gjithsej 45 amendamentet janë në pajtim me legjislacionin në fuqi të Kosovës dhe atij të Bashkimit Evropian.
Kështu ka thënë, kryetari i Komisionit  për  Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, Haxhi Shala, gjatë arsyetimit të këtyre amendamenteve.
Shala: Të gjitha janë në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe të BE-së
“Komisionit  për  Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së në cilësinë e komisionit funksional dhe raportues në mbledhjen e mbajtur ka miratuar raportin me rekomandime për shërbim në forcën e Sigurisë së Kosovës..për gjatë punës së grupit punues kanë dalur 45 amendamente, për të cilat është dhënë opinioni nga komisionet e përhershme, të gjitha janë në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe të të BE-së”, ka thënë kryetari i komisionit, Haxhi Shala.
***
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, raporton "Bota sot".
Shqyrtimi i dytë për i projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka kaluar me 107 vota të deputetëve.
Miratohet Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes
Ka kaluar me 107 vota Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes.
Të gjitha amandamentet e paraqitura nga komisioni funksional, kanë marrë votat për, ku nuk ka pasur asnjë abstenim apo votë kundër.
Votimet janë bërë përmes mënyrës elektronike, përveç deputetës Fitore Pacolli, e cila votoi me ngritje dore.
***
Image
Image
Veseli fton Kuvendin për nderim ndaj gjithë brezave që sakrifikuan për Kosovën
Në hapje të seancës parlamentare për formimin e Ushtrisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ftuar të gjithë pranishmit për një minutë nderim për të gjithë brezat, që në kohë e rrethana të ndryshme, sakrifikuan për këtë ditë.
“Le të nderojmë luftëtarët e kryengritjeve të mëdha të Kosovës të periudhave të ndryshme. Le të nderojmë gjeneratat e të burgosurve politikë. Studentët e lëvizjeve studentore. Intelektualët dhe minatorët e Kosovës. Bashkatdhetarët tanë kudo në botë. Veprimtarët politikë të rezistencës paqësore. Djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmorët e lirisë. Ne sot qëndrojmë këtu falë kësaj sakrifice mbinjerëzore. Krenarë me të kaluarën dhe të sigurt për të ardhmen tonë euro-atlantike”, ka thënë kreu i Kuvendit Kadri Veseli në hapje të seancës ku po votohet Ushtria e Kosovës.
Image
***
Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli ka hapur punimet e seancës, ku do të votohet ushtria e Kosovës.
Ai ka kërkuar një minutë heshtje në nderim të të gjithë heronjëve të  Kosovës.
Pas tij, mori fjalën kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Haxhi Shala, për të raportuar për projektligjet.
"Sot kam nderin të raportojë për këto ligje. Ligjet e hartuara i janë dorëzuar Kuvendit të Kosovës, ku janë shqyrtuar dhe janë të gatshme për votim. Ftoj të gjithë deputetet që të votojnë amandametet që janë 12 gjithësej", ka thënë Shala.
Amandamenti 1, sipas radhitjes së paraqitur në raport nga Komisioni funksional, kanë votuar 107 deputetë dhe të gjitha votat kanë qenë pro.
Gjithashtu edhe amandamenti i dytë merr të gjitha votat për.
***
Ka nisur seanca për votimin e ushtrisë së Kosovës.
***
Pas pak minutash pritet të nis seanca e Kuvendit, ku do të votohet themelimi i ushtrisë së Kosovës. Në sallë kanë hyrë të gjitha grupet parlamentare, përveç Listës serbe.
****
Image
Deputetët arrijnë në Kuvend, pritet votimi i ushtrisë 
Para se të fillojë seanca e Kuvendit ku pritet të votohet transformimi i FSK-së në ushtri, deputetët e partive në pozitë si dhe ata të partive opozitare kanë arritur në Kuvend.
Deputetët e AAK-së, PSD-së, ata të LDK-së, dhe disa ministra të kabinetit qeveritar shihen në holl në fotografitë e siguruara nga KosovaPress.
Seanca historike për votimin e ushtrisë ende nuk ka filluar.
Image
***
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare ku do të votohen tre projektligjet që FSK-në e shndërrojnë në ushtri.Rendi i ditës:  
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,       
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare ku do të votohen tre projektligjet që FSK-në e shndërrojnë në ushtri.
Kjo ditë është cilësuar si historike si nga liderët e vendit, po ashtu edhe nga aleatët ndërkombëtar. Njohësit e fushës pohojnë se transformimi i tërësishëm në ushtri është një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite.
Rendi i ditës:  
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Urime Kosovë ushtria !



Ushtria e Kosovës“Plani ka qenë që kjo forcë të shndërrohet në një ushtri të rregullt dhe të armatosur me tre mijë rezervistë shtesë”.
Agjencia evropiane e lajmeve, Euronews, i ka kushtuar një artikull votimit në Kuvendin e Kosovës për ta transformuar FSK-në në ushtri të rregullt, duke theksuar se ky veprim ka zemëruar Serbinë.

Kjo agjenci ka shkruar se si zyrtarët nga Beogradi kanë deklaruar se ndërhyrja e armatosur në Kosovë është njëra ndër opsionet në tryezën e tyre.



“Ndërsa NATO-ja e ka quajtur votimin për ushtrinë në Kuvendin e Kosovës, si një veprim i zhvilluar në një kohë të papërshtatshme”.





“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka cilësuar Amerikën si fajtorin kryesorë për lejimin e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës”.

“Shteti i shkëputur nga Serbia i cili ende nuk është njohur ndërkombëtarisht, aktualisht ka një Forcë të Sigurisë të përbërë prej katër mijë ushtarësh”.

“Plani ka qenë që kjo forcë të shndërrohet në një ushtri të rregullt dhe të armatosur me tre mijë rezervistë shtesë”.

“Ndërsa trupat e NATO-s janë vendosur në urën e Mitrovicës, në mënyrë që ta parandalojnë ndonjë përkeqësim të mundshëm të situatës në veri të vendit”.

Kadri Veseli: Shefi i NATO-s më tepër duhet të shqetësohet për bazat ruse në Serbi, se sa për ushtrinë e Kosovës




Zëri i Amerikës: Zoti Veseli, duke marrë shkas nga komentet që ka bërë sot Ministri i Jashtëm gjerman, por edhe komentet e mëparshme të zyrtarëve të BE-së por edhe Shteteve të Bashkuara për çështjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, që nuk e mbështesin këtë veprim nga ana e Kosovës, a shqetësoheni që kjo mund të dëmtojë marrëdhëniet me aleatët kryesorë të Kosovës?

Kadri Veseli: Do të punojmë t’i bindim aleatët tanë se çështja e ngritjes së taksës 100 për qind është veprim i cili ka të bëjë me sigurinë tonë nacionale, është veprim i cili ka të bëjë me respektin që duhet të tregojë Serbia ndaj Republikës së Kosovës, Ka të bëjë me një sjellje që ka qenë për kohë të gjatë, jo korrekte e Republikës së Serbisë ndaj Kosovës. Ne nuk e dimë fare edhe mënyrën, shpeshherë edhe kualitetin e produkteve të Republikës së Serbisë. Nuk është një vendimmarrje që synon të cënojë dialogun, nuk është një vendimmarrje e cila synon të ndikojë tek raportet tona në të ardhmen që të kemi marrëveshje, por vërtetë Serbia, duhet të reflektojë ndaj Kosovës. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran. Nuk mund të sillet si të dojë ndaj nesh, për vetë faktin se nuk respekton produktet tona dhe dokumentet e Republikës së Kosovës, kur bizneset tona duan t'i eksportojnë. Ka vështirësi në qarkullimin e mallrave të Republikës së Kosovës. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, në jemi të gatshëm të arrijmë një marrëveshje, e cila në mënyrë permanente ka reciprocitetin dhe respektin e ndërsjellë si shtete të pavarura dhe sovrane...




Zëri i Amerikës: Por, a ka Kosova një objektiv të qartë, një strategji të qartë, ku do të çojë kjo? Kush do të jetë fitues nga ky qëndrim dhe a do të ketë humbës nga ky qëndrim?


Kadri Veseli: Nga ky qëndrim ka vetëm fitues, në qoftë se reflektojnë të gjitha palët, për faktin se ne nuk dëshirojmë të marrim vendime të njëanshme, por Serbia është e para që ka marrë vendim të njëanshëm, duke refuzuar produktet e Republikës së Kosovës, duke ua vështirësuar punën bizneseve tona. Dhe ndoshta në momentin kur ne e kemi marrë këtë vendim, kanë ardhur këto reaksione si befasi, për vetë faktin se, duhet të përgatiten masat informuese ndaj këtyre vendeve partnere, se Serbia është ajo e cila refuzuar produktet e Kosovës, Serbia është ajo e cila është sjellë në mënyrë të njëanshme, në mënyrë refuzuese ndaj Kosovës. Për shkak të raporteve, për shkak të një pragmatizmi, Kosova është munduar të tregojë çdoherë tolerancë. Në momentin kur ne kemi vepruar me masën e reciprocitetit, tani kemi këto reaksione.

Zëri i Amerikës: Kuptohet që ky veprim i Kosovës është një lëvizje politike, por a prisni ju që Serbia të ndryshojë qëndrim nga ky vendim i juaj?

Kadri Veseli: Ne presin një racionalitet më të madh të Serbisë ndaj Kosovës, i cili do ta vendosë në një situatë të barabartë Kosovën e Serbinë. Ne e respektojmë shtetin serb, respektojmë mallrat serbe dhe nuk jemi kundër lëvizjes së lirë të mallrave në ekonominë e lirë të tregut, as nga Serbia, as nga cilido vend. Ne kemi qenë shumë të hapur në këtë aspekt, por ajo që duhet të ndodhë më tutje është të ulemi bashkarisht, të kemi një respekt për vetë faktin që ne jemi shtet i pavarur e sovran dhe Serbia nuk ka asnjë të drejtë legale, as legjitime, të sillet me ne si të dëshiron. Kjo ka qenë edhe arsyeja përpse i kam dhënë përkrahje vendimmarrjes së Kryeministrit të qeverisë sonë, që ta ketë këtë masë tarifore ndaj mallrave të Serbisë, jo si reaksion, jo si negativitet ndaj Serbisë por si reflektim. Serbia e Kosova janë shtete të pavarura e sovrane, hajde ta respektojmë njëra palë tjetrën

Zëri i Amerikës: Ju thoni që Kosova do të ketë negociata me Serbinë, ndërkohë që ato janë pezulluar pikërisht për tarifat. Në këto negociata është hapur edhe çështja e kufijve, cili është mendimi juaj për këtë çështje?

Kadri Veseli: Kosova shkon në negociata me qëndrim shumë të hapur, Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës si shtet i pavarur e sovran. Është në interesin e Serbisë për hapat përparimtarë të integrimit në Bashkimin Evropian, është në interesin e paqes dhe qëndrueshmërisë për rajonin. Ne do ta respektojmë Republikën e Serbisë. Natyrshëm, që do të kërkojmë që të mos kemi cenim të sovranitetit të territoreve tona, por në të njëjtën kohë edhe të funksionalitetit institucional, të keni parasysh ne nuk kemi dëshirë që të krijojmë sistem paralel në shtetin tonë.

Zëri i Amerikës: Nuk e pranoni idenë e shkëmbimit të territoreve të ngritur nga presidenti?

Kadri Veseli: Ne shumë shpejt, besoj pas 14 dhjetorit, kur do të votojmë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, do ta kemi edhe një seancë në parlamentin e Kosovës, që të futemi drejt procesit të dialogut me qëllim shumë të qartë, kemi kushtetutën, kemi territorin, do të shkojmë të bisedojmë me Serbinë si shtete të pavarura e sovrane për fqinjësi të mirë. Serbia duhet të njohë shtetin tonë, territorin që e kemi.

Zëri i Amerikës: Ju të premten pra, keni votimin në parlament të disa ligjeve që lidhen me shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. NATO dhe zoti Stoltenberg e kanë kundërshtuar fuqishëm këtë, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur tjetër pozicion, pra situata është komplekse. Çfarë prisni?

Kadri Veseli: Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ne do ta votojmë me datën 14 dhjetor. Drejtimi ynë si shtet është shumë i qartë, si komb, Perëndimi, Bashkimi Evropian, NATO, partneriteti shumë i veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të ecim në këtë rrugëtim të përbashkët. Po besoj shumë që zoti Stoltenberg do të ketë qëllime të mira dhe do ta kuptojë si një e drejtë legjitime e jona. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran, përndryshe atëherë cila është logjika e funksionalitetit të shtetit tonë?

Zëri i Amerikës: Por, zoti Stoltenberg ka thënë se do të ketë pasoja nëse vazhdohet me procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës?

Kadri Veseli: Ne në takimet që kemi pasur në IOWA, një vizitë e shkëlqyeshme, takime të cilat i pata edhe sot me senatorin Peters i cili është në Komitetin e Forcave të Armatosura në Senat, ne kemi përkrahje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të lëvizim me autoritetin tonë për një ushtri e cila është e partneritetit, e NATO-s dhe qëndrueshmërisë. Kosova dëshiron jo vetëm të konsumoj paqe, por në të njëjtën kohë edhe të prodhojë paqe në rajonet e tjera ku ka kriza dhe Kosova është e aftë ta bëjë këtë përmes forcave të veta të armatosura. Kjo do të jetë e ardhmja e partneritetit, jo cënim i fqinjësisë. Ushtria jonë është ushtri e partneritetit, jo ushtri që cënon fqinjët. Stoltenberg më tepër do të duhet të shqetësohet me bazat ruse në Serbi në Nish, se sa me forcën e partneritetit të NATO-s, e cila është e lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e NATO-s.

Zëri i Amerikës: Beogradi ka shprehur shqetësim lidhur me krijimin e FSK-së, duke e parë si një kërcënim për banorët serbë në veriun e Kosovës. Juve si iu përgjigjeni këtyre shqetësimeve të Beogradit?

Kadri Veseli: Serbia është e njohur tradicionalisht me aktrimin që bën; edhe në rastin e tarifave reagonte se do të ketë katastrofë humanitare. Ne jemi të gatshëm që të marrim përgjegjësi ndaj qytetarëve serbë në të gjithë territorin. Ajo çfarë duhet të ndodhë është që Serbia të mos i cënojë qytetarët serbë në Republikën e Kosovës, të mos i shantazhojë që të largohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës, siç po e bën në shumë raste përmes organeve dhe njerëzve të errët të vet, për vetë faktin që qytetarët serbë të Kosovës janë qytetarë sovranë dhe ne do t’i respektojmë në maksimum.

Flet ish-gjyqtari i Hagës,Wolfgang Schomburg




Me dënimin kundër ish-udhëheqësve të kroatëve të Bosnjes Tribunali i Hagës (ICTY) përfundoi misionin. Meritat e drejtësisë ndërkombëtare janë të jashtëzakonshme, mendon ish-gjyqtari i këtij Tribunali Wolfgang Schomburg.

Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugpsllavi (ICTY) me seli në Hagë shqiptoi vendimet në procesin e apelit kundër gjashtë ish-udhëheqësve kroatë të Bosnjes. Për Jadranko Prlic, Bruno Stojic, Slobodan Praljak, Milivoj Petkovic, Valentin Coric dhe Berislav Pusic, u dhanë dënime me burgim nga 10 deri në 25 vjet. Ata u dënuan të gjetur fajtorë për krime ndaj njerëzimit, shkelje të Konventës së Gjenevës dhe shkelje të ligjti të luftës. Vetëvrasja në mënyrë demonstrative e Slobodan Praljak në sallën e gyjqit lëshoi hije ndaj shqiptimit të vendimeve këtë të mërkurë (29.11). Pasi u konfirmua dënimi për të me 20 vjet heqje lirie, Praljak thirr "unë nuk jam kriminel" dhe piu diçka nga një shishkë e vogël, që mbante me vete. Pak pas kësaj ai ndërroi jetë në spital.

Wolfgang Schomburg: Kjo është një tragjedi, që një njeri i merr jetën vetes në një situatë të tillë. Për këtë duhet të mendojmë në plan të parë. Edhe në të kaluarën ne kemi pasur situata, kur ka pasur kërcënime me vetëvrasje – si në rastin e grevës së urisë të shpallur nga Vojislav Seselj. Për mua si gjyqtar penal gjerman janë të njohura rastet kur njerëzit në situata të tilla përdorin ekstremin nisur nga motive të ndryshme. Por një incident i tillë i veçuar me një të dënuar nuk mund ta ndryshojë imazhin e përgjithshëm të tribunalit, thekson Schmburg.

Zoti Schomburg, çfarë synimesh kishte bashkësia ndërkombëtare në maj 1993, kur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së vendosi të themelohet Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi (ICTY)?

Wolfgang Schomburg: Asokohe disa studiues kishin mbledhur shumë material dëshimishë për krime të tmerrshme në ish-Jugosllavi, aq sa Këshilli i Sigurimit nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të themelonte një të ashtuquajtur gjykatë penale ad-hoc. Kjo ishte përpjekja, që në përputhje me Kartën e OKB-së të vendosej paqja dhe kjo jo përmes ndërhyrjes ushtarake, por me mjetet e drejtësisë. Këshilli i Sigurimit mbi bazën e Kartës së OKB-së ka mundësi të ndryshme për t'iu kundërvënë atyre që kërcënojnë paqen. Kjo ishte hera e parë, që për një qëllim të tillë u krijua një gjykatë ad-hoc, pra enkas për këtë rast.

Pra Tribunali Hagës, sikurse u quajt kjo gjykatë nuk ishte një model të mëparshëm?

Jo, kjo ishte një risi. Për të gjithë ata që ishin marrë gjatë më përpara me një tematikë të tillë, kjo erdhi si e befasishme, një ëndërr që papritur u bë realitet. Gjykata duhej të tregonte, se askush nuk qendron mbi ligjin e kushdo duhet të përgjigjet para drejtësisë, pavarësisht se çfarë roli luan në politikë, në ushtri apo kudo qoftë për vendin e tij. Kjo ishte një arritje e madhe në rrugën për më shumë drejtësi.

Cilat ishin sukseset më të mëdha të Tribunalit të Hagës?

Tribunali tregoi, se edhe të mëdhenjve mund t'u kundërvihesh dhe se nuk vlen "që të voglin ta varësh e të madhin ta lesh të lirë". Ne në fillim kishim më shumë procese kundër të ashtuquajturve "më të vegjlit", kundër disa rojeve në kampet e të burgosurve. E ne mundëm t'i gjykojmë ata. Më pas hap pas hapi mundëm të punojmë mbi bazën e dëshmive, që ishin mbledhur në proceset e tjera, e kështu arriti të plotësohet mozaiku. Kjo bëri të mundur, që si Mladiçi ashtu edhe Karaxhiçi të gjykoheshin. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm i Tribunalit. Jam i bindur, që më vonë do të habitemi se si një gjykatë e themeluar si të thuash nga hiçi, arriti të ketë një rendiment të tillë.

Çfarë do të konsideronit si gabimin më të madh apo dështimin e Tribunalit?`

Sigurisht ka gjithmonë gjëra, që mund të ishin bërë më mirë, por kjo ishte hera e parë dhe askush nuk ka qenë vërtetë i përgatitur si duhet në fillim. Në të erdhën prokurorë e gjyqtarë nga mbarë bota, me sfond të ndryshëm juridik e profesional dhe jo të gjithë ishin të kualifikuar sa duhet për këtë punë. Po ashtu shtrohet edhe pyetja, nëse ishte e drejtë, që të aplikohej ligji anglo-amerikan. Kjo një herë krijoi vëhtirësi kuptimi në disa procese. Por këto janë pak a shumë vogëlsira, nëse kemi parasysh rezultatin e përgjithshëm. Këtu vërtetë për herë të parë mundën të luftohen krimet e luftës me mjetet e së drejtës ekzistuese. Kjo ishte një arritje e madhe.

Veçanërisht në Kroaci dhe në Serbi gjykimet e Tribunalit konsiderohen si të dëmshme për kombn e tyre.

Kjo nga njëra anë është në natyrën njerëzore: nuk do të pranosh, që në vendin tënd nga persona të veçantë janë kryer krime të rënda. Mendohet direkt në mënyrë kolektive. Nëse gjykimi ka qenë në përshtatje me interesin vetiak, atëherë ai konsiderohet si i drejtë, e nëse është ndryshe, konsiderohet si vendim i padrejtë. Por gjithmonë kemi pasur të bëjmë me fajin individual të personave të veçantë. Unë e njoh edhe nga kodi penal në përgjithësi: ai që humbet është plotësisht i pakënaqur me gjykatën. Por ajo që ka qenë më e rëndësishmja, është, se viktimat janë dëgjuar. Pikërisht nga shumë shoqata të viktimave unë e kam dëgjuar ta thonë këtë. Kjo është më e rëndësishmja. Viktimat për herë të parë kishin mundësinë të konfrotoheshin me dorasit në sallën e gyjqit. Ndonjëherë ishte e vështirë tek shihje, se si viktimat mundoheshin ta shihnin në sy të akuzuarin e ky i shmangej shikimit, sepse nuk mund ta përballonte këtë kontakt në sallën e gyjqit. Askush prej të akuzuarve nuk e kishte menduar, që për shkak të veprave të tij një ditë do të dilte para një gjyqi të rregullt për të dhënë llogari.

Me vendimet në procesin e apelit në rastin e gjashtë kroatëve nga Bosnja faktikisht Tribunali e mbyll punën e tij pas gati 25 vjetësh. Por e e ka kryer plotësisht punën ky Tribunal?

Sipas mendimit tim po. Nga 161 të akuzuar janë kryer 151 procese, në rastet e tjera kemi të bëjmë me persona që kanë vdekur, ose që rastet u janë kaluar gjykatave lokale. Pra janë përpiluar të gjitha rastet. Njëkohësisht me këtë punë është arritur një kualifikim i jashtëzakonshëm në fushën e drejtësisë. Ajo që është edhe më e rëndësishmja për ish-Jugosllavinë mundën të konstatohen shumë fakte, që sot askush me arsye nuk mund t'i mohojë më ato.

Ndërkohë është krijuar edhe një Gjykatë Speciale për Kosovën, si e shini ju këtë?

Po është e vërtetë që është krijuar edhe një Gjykatë Speciale për Kosovën. Ju lutem mos më pyesni mua se ç'kuptim ka një gjykatë e tillë. Por le t'i kthehem edhe një herë pyetjes së mëparshme, nëse u mbyll më shpejt se ç'duhej ICTY: Nëse në bashkësinë ndërkombëtare ekzsiton mendimi, që ndokund duhet të shqyrtohet ndonjë rast, atëherë do të kishte qenë më mirë që të ishte mandatuar ICTY me këtë. Por unë shtroj pyetjen, se ndërkohë që edhe në ICTY ka pasur disa procese lidhur me Kosovën, atëherë përse duhej trajtuar edhe një herë ky kapitull i Kosovës? Unë e konsideroj këtë në një farë mënyre si diskriminim të Kosovës. Është e vetëkuptueshme, që në rajone të veçanta edhe mund të ngrihen pretendime për raste të caktuara duke kërkuar, që të zbardhen ato në nivel lokal, pasi nuk kanë mund të përmbyllen në një gjykatë ndërkombëtare. Por në rastin e Kosovës unë nuk i kuptoj arsyet dhe kjo më duket si diskriminuese.

Wolfgang Schomburg (69 vjeç) ka qenë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë në Karlsruhe dhe në vitet 2001 - 2008 i pari gjyqtar gjerman në Tribunalin e Hagës. Ai ka qenë gjithashtu gjyqtar deri në vitin 2008 në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ruandën në Arusha.

Parashikimi i avokatit Tahir Rrecaj për komandantët që po ftohen nga Gjykata Speciale






































Ai ka thënë se gatishmëria e ish-komandantëve të UÇK-së për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës për intervistim të Prokurorit të Specializuar tregon për pafajësinë e tyre, transmeton Indeksonline

Rrecaj është shprehur i bindur se nëpërmjet këtij procesi do të vërtetohet edhe një herë pastërtia e luftës çlirimtare të Kosovës sikurse është vërtetuar nga gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Avokati Rrecaj ka treguar  se ende nuk dihet se në çfarë cilësie është thirrur për intervistimklienti i tij, Nazif Mehmeti.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...