2019-01-02

PËRUROHET NË VJENË ROMANI NË GJUHËN GJERMANE “1803” I AUTORIT BESIM XHELILI

 


Shkruan: Arben Gjinaj

Shkrimtari nga Tetova me banim në Vjenë të Austrisë Besim Xheli, të premten në mbrëmje, më 7 dhjetor 2018,  në ambientet e galerisë së artit “Der Kunstraum” në Vjenë, përuroi në gjuhën gjermane romanin “1803”. Ai tha se është në përgatitje edhe të vëllimit të dytë dhe të tretë të këtij romani, i cili në vitin 2016 u botua së pari në shqip, kurse në janar të këtij viti edhe në gjuhën gjermane dhe suedeze.
Në praninëebashkatdhetarëve të shumtë,përfaqësuesve të Ambasadës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Kosovës në Austri, krijuesve dhe dashamirëve të artit të shkruar, në Vjenë tëAustrisë u bë përurimi i romanit “1803” në gjuhën gjermane,të autorit Besim Xhelili.
Programin e këtij përurimi e udhëhoqi Kaltrina Durmishi,e cila ndër të tjera foli për një pjesë të biografisë së autorit.
Hapja u bë me një melodi të bukur në harpë,ekzekutuar nga Veronika Klavzar, dhe fill pas kësaj njëshkëputje nga romani e lexoi Time Durmishi.
I pranishëm ishte edhe vetë përkthyesi i këtij libri, austriaku Kurt Gostentschnnig i cili u paraqit me një vështrim mbi romanin. Ai shprehu fjalë të zgjedhura për këtë libër dhe sugjeroi lexuesit që ta lexojnë.“Gjatë përkthimit kam gjetur shpeshherë veten në pasazhe të ndryshme në brendi të romanit, ngase edhe unë jam njeri dhe kam qenë disa herë i dashuruar. Sugjeroj lexuesit ta lexojnë romanin, të njihen me një ngjarje dashurie, qëështë më shumë se dashuria vetëm mes dy personave, e të qenurit nën një kulm bashkë, e afërsisë fizike, dhe e cila kalon ndjenjat e dhimbjes, sfidon çastet e vështira të jetës, sepse ajo është një dashuri hyjnore, një pasion që s’përshkruhet dot me fjalë, njashtu siç e thotë edhe vetë autori në paratekstin e romanit”, tha z. Gostentschnigg.
Po ashtu rreth autorit dhe romanit “1803” foli edhe kryetariLidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri“Aleksandër Moisiu”,Anton Marku.“Libri është paksa mistik dhe flet për një dashuri në distancë. Libri komunikon mirë me lexuesin, është një tematikë moderne, sadoqoftë e trilluar dhe fitohet përshtypja se atë nuk e ka shkruar dora e autorit, por vetë shpirti i tij”, tha z. Marku.
Të gjithë ishin kureshtarë të kuptojnë se çfarë fshihet pas titullit të librit “1803”?! Me gjasë autori për këtë do të na shpjegojënë vëllimet e tjera të romanit. “Jam duke punuar për pjesën e dytë dhe të tretë të librit. Ka disa shenja edhe në pjesën e parë të kësaj trilogjie, ku mundet të paramendohet se ç’do të thotë titulli “1803”, por qëllimi është që lexuesi vetë të gjurmojë, të argëtohet gjatë leximit, mbase aty-këtu ta gjejë veten dhe të gëzohet me vazhdimin e ngjarjes në dy vëllimet e ardhshme”, tha autori nga Tetova me banim në Austri, Besim Xhelili.
Programi u përmbyll suksesshëm me pikën muzikore “Margjelo”, kënduar nga mezzosoprania Blerta Ismajli, përcjellurnë piano nga Vlora Jonuzi.
Përurimi i këtij libri është bërë në qytete dhe vende të ndryshme të Europës.Pronari i galerisë në qendër të Vjenës “Der Kunstraum”, z. Hubert Thurnhofer, vazhdimisht përkrah artistët, krijuesit dhe njerëzit e kulturës, duke lëshuar me një kompenzim të vogël objektin e tij tepër artistik dhe tërheqës për artdashësit. Ai gjithashtu e përgëzoi autorin Xhelili për romanin dhe i dëshiroi suksese të mëtutjeshme. Vlen të theksohet se botimin e romanit në gjermanisht, me një donacion e kanë përkrahur Ndërmarrja Publike “Wiener Linien” dhe Oda Ekonomike e Vjenës, gjersa përurimin e mbështeti Sektori për Kulturë(MA7) i qytetit të Vjenës. Autori u është mirënjohës dhe falënderues.
Shkrimtari Besim Xhelili përveç këtij romani është edhe autor i shtatë vëllimeve me poezi, si është prezantuar në disa antologji në shqip dhe në gjermanisht. Për vitin 2019 ka në prroces dy vëllime me poezi në gjuhën shqipe, një në atë gjermane si dhe shpresoj të mbarojë trilogjinë “1803”.
Në fund të programit për të pranishmit u shtrua një koktej rasti!

Shoqata e Artistëve Shqiptarë të Kroacisë “DEA” botoi përmbledhjen e 17-të me poezi nga Shanih Hasani – Shkoza (Shkruan Valentina Mrijaj)



Manifestimi “Kujtojmë poetin kosovar Shahin Hasani – Shkoza”

Shoqata e Artistëve Shqiptarë te Kroacisë – “DEA”, në bashkëpunim me Shoqatën Artistike Poetike “August Sheno” organizoi një manifestim përkujtimi në nderë të poetit shqiptar Shahin Hasani Shkoza. Shahin Hasani – Shkoza ishte poet kroato-shqiptar i cili ka shkruar në kroatisht dhe shqip, dhe ka botuar 16 libra me poezi. Ishte anëtar i shoqatës kroate “August Sheno” dhe si bashkëthemelues i Shoqatës së Artistëve Shqiptarë të Kroacisë, “DEA” si dhe nënkryetar deri në vdekje.
Në sallën e mbushur me dashamirë të poezisë, koleksionin e 17-të me poezi nga Shanih Hasani – Shkoza e publikoi Shoqata e Artistëve Shqiptarë të Kroacisë – DEA. Në eveniment u theksua rëndësia e bashkëpunimit të artistëve shqiptarë dhe kroat nga znj. Ljiljana Koci, kryetare e Shoqatës së Artistëve Kroatë të Kroacisë – Dea, e cila mes tjerash tha: “Arti dhe artistët nuk i njohin kufijtë. Arti është trashëgimia e të gjithë njerëzimit. Poezia dhe letërsia lidhin njerëzit, kapërcejnë paragjykimet dhe krijojnë një ndjenjë të mrekullueshme bashkimi. Poezia e Shanih Hasanit veçohet përmes vargjeve të shkruara me dashuri për atdheun e Kosovën si dhe të njëjtën dashuri e ka përshkruar përmes vargjeve dhe për Kroacinë.”
Ky manifestim organizohet çdo vit në bashkëpunim me shoqatën “August Sheno” si dhe në mbështetje të Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë, me kryetar Shuip Ziberi. Në eveniment përpos institucioneve dhe shoqatave shqiptare e kroate, morën pjesë edhe familjarët e të ndjerit Shanih Hasani – Shkoza: gruaja, vajzat, nipërit, mbesat, si dhe shumë miq e dashamirë.
Valentina Mrijaj

Vjollca Sadiku poete dhe themeluese e organizatës Magical Coaching në Londër



Vjollca Sadiku është themeluesja dhe drejtuesja e organizatës Magical Coaching në Londër, si dhe autore e librit: ‘Një jetë magjike’, “Me dashuri tek vetvetja”, “Jeta është Magjike…You are Magical” në anglisht dhe shqip.
Ajo është një psikoterapeute e kualifikuar, këshilluese, udhëzuese iete, udhëzuese e rinisë dhe e arsimimit; është anëtare e akredituar e Shoqatës Kombëtare të Këshillimit ne Britaninë e Madhe.
Ajo mban një diplomë për kujdesin e fëmijëve, një diplomë në Studimet Psikologjike, një diplomë të avancuar në Psikoterapi dhe Këshillim, një diplomë në Edukimin Personal, Udhëzimin Rinor dhe Edukativ. Për më tepër, ajo është praktikuese e certifikuar e hartimit të një synimi.
Role të tjera përfshijnë, përkujdesjen si prind birësues dhe përkthyese e pavarur.
Të gjitha këto e kanë ndihmuar në punën e saj terapeutike.
Besimi i saj, që e pati zanafillën që prej një moshe fare te vogël, është se jeta është një vend i mrekullueshëm dhe ne jemi në gjendje të mësojmë të bëhemi një person magjik dhe të shohim të mirën në të gjitha emocionet që përjetojmë.
Ishte ëndrra, vizioni dhe pasioni i saj për të sjelle një ndryshim në botë.
LIBRI:  “Një Jetë Magjike”
Në këtë jetëshkrim, çdo mesazh shpirtëror, teknikë shërimi, këshillë apo bisedë e brendshme, buron nga zëri i intuitës. Historia flet për udhëtimin tim që nga kujtimet e para të mbajtura mend në këtë tokë e deri tani. Kam kërkuar të zbuloj se kush jam në një moshë shumë të hershme. Në atë kohë, mendoja për qëllimin tim; arsyen e ekzistencës në këtë planet. Mënyra e zbulimit të përgjigjes ka ardhur përmes komunikimit me botën time të brendshme, ndërsa kaloja kohë të konsiderueshme në natyrë. Shpesh kam pyetur veten: “Çfarë mund të bëj me jetën time?”
Jeta na dhuron atë që është ndihmuese për ne. Këtë mendoj ndërsa i rikthehem në memorje udhëtimit tim. Më kujtohet fare mirë se si nisi rruga drejt vetvetes. Prindërit më dërguan tek gjyshërit për t’i ndihmuar me punët  në fshat, pa dhënë asnjë shpjegim. Gjatë asaj kohe, kam qenë duke kaluar një momentum. Ndihesha e humbur, e trishtuar, e zemëruar, por mbi të gjitha e padëshiruar. Kam qenë gjithashtu e hutuar nga llojet e ndryshme të abuzimeve që ndodhnin rreth meje, si talljet, fyerjet dhe ngacmimet seksuale. Ndonëse tashmë kisha zbuluar se si do të krijoja jetën që dëshiroja, më duhej të përballesha me sfida të panumërta, deri në moshën 36 vjeçare. Gjatë adoleshencës, mbase nga mosha 16-17, zbulova se dashuria e vërtetë nuk ishte aq e lehtë për t’u gjetur për shkak të traditës ekzistuese. Në fakt, ishte e lehtë që ta humbisja rrugën.
Rreth moshës 36 vjeçare, kur vendosa t’iu rikthehesha bisedave të mia të brendshme dhe natyrës, hodha hapat e parë të të mësuarit se si të doja veten dhe shoqërinë e shpirtit tim. Për këtë, qëllimi i jetës sime po qartësohej, pavarësisht sfidave që shfaqeshin njëra pas tjetrës. Kuptova se për të gjetur dashurinë e vërtetë, duhej së pari të njihja mirë veten dhe të zbuloja çfarë kërkoja nga kjo jetë. Unë jam një grua …ende duke ecur në udhëtimin tim, ende duke mësuar gjatë rrugës. Në çdo hap që bëj vazhdoj të konfirmoj më tej se jeta ime mbetet magjike edhe pse më është dashur të kaloj nëpër shumë mundime. Në çdo rrethanë, kam bërë çmos për të qëndruar në atë që besoja. Ju do të keni mundësi të zbuloni udhëtimin tim spontan dhe ndoshta të përjetoni shpirtin tim të ushqyer me gëzim e dashuri.
Unë besoj se jeta është një vend i mahnitshëm, ku ne kemi shans për të qenë njerëz të jashtëzakonshëm, nëse vendosim të punojmë me veten tonë. Një nga mesazhet e mia në këtë libër është: “Nëse dëshironi të kuptoni personin që keni dëshirë të jeni dhe jetën që ju përshtatet, atëherë tregoni dashuri, kujdes e mirëkuptim tek të gjithë dhe çdo gjë që ju rrethon, në mënyrë që të merrni të njëjtën gjë nga universi. Dashuria është ilaçi i vërtetë që shëron çdo plagë”.
Frymëzimi lindi nga jetëshkrimi im, i cili do të paraqitet shoqëruar me disa teknika të dobishme si dhe ekspertizën e fushës sime profesionale. Kjo biografi shpirtërore përmban një numër shembujsh nga përvojat e jetës. Të gjithë kapitujt ofrojnë shpjegime të bollshme se si kam arritur të ndërtoj jetën time magjike. Bazuar në shembullin personal dhe përvojën si trajnere jete, kam krijuar një model magjik, i cili mund të aplikohet tek të gjithë. Për një dobishmëri të plotë, çdo fazë e tij duhet të ndiqet njëra pas tjetrës. Megjithatë, nëse ju nuk zgjidhni t’i lexoni sipas renditjes, ende mund të vëreni përmirësime në aspektin e mirëqenies. Etapat janë aty për t’ju shtuar vetëdijen e të gjitha armëve shpirtërore që dispononi. Që përparimi juaj të jetë i efektshëm, e gjithë artileria është e nevojshme.
Qëllimi im është që të ndihmoj të tjerët të shohin fuqinë e tyre të brendshme dhe të krijojnë mbretërinë e tyre magjike. Ndoshta disa njerëz mund të thonë me skepticizëm: “Magjike?! Kjo fjalë ekziston vetëm nëpër filma dhe përralla!” Por nëse marrim parasysh aftësinë tonë për të qetësuar mendimet duke vënë re zemrën tonë…dhe duke i kushtuar vëmendje asaj që është e dukshme dhe e padukshme, ky është hapi i parë drejt një shkëndije magjike.
fllad do të përhapet në një erë të dhembshur, e cila do t’i mbështjellë ata në një mënyrë ose në një tjetër”.
MODULI I LIBRIT:
Për sa i përket audiencës dua t’u drejtohem te gjithë atyre qe sidomos ndihen të mbërthyer në jetë. A mendoni se po tërhiqeni në çdo drejtim nga forca përtej kontrollit tuaj? A mendoni se çdo gjë thjesht nuk duket  apo tingëllon e drejtë? A ndiheni të frikësuar nga një pengesë e padukshme që ju nuk mund të përballoni? A mendoni se jeni në një situatë të pashpresë? Merrni kohë për të riorganizuar veten me atë që e vlerësoni më së shumti në jetë. Ka shumë që mund të bëni rreth tij pothuajse çdo herë. Në fakt, ka një shumëllojshmëri të taktikave shumë efikase që mund t’i përdorni për të liruar veten nga të qenit të mbërthyer në një rutinë.
Në një jetë magjike, unë pasqyroj përvojën time prej moshës shtatë deri në të tashmen se si zbulova rrugën që me udhëhoqi për të arritur jetën time të ëndrrave, të jetoj në këtë moment dhe të vërej magjinë që mund të krijojmë përmes dashurisë rreth nesh.
Në këtë libër motivues, demonstroj se si dëgjimi i vetes së brendshme me e ndihmoi të përqendrohet në qëllimin, të gjejë qëllimin e saj, të jetë pa kushte e lumtur dhe të ngrihet mbi çdo situatë të vështirë në jetë. Në këto faqe, ju do të zbuloni se si të lidheni me veten tuaj të brendshme dhe si të merrni këshilla dhe udhëzime më të mira përmes komunikimit me veten. Ju do të jeni të vetë-motivuar dhe do të gjeni përgjigjen për atë që keni kërkuar. Mësoni si të besoni në fuqinë tuaj të brendshme, vetë-dashurinë dhe të jeni kush doni të jeni. Jeta jote është historia juaj përrallore. Ju mund ta bëni atë të ndodhë pasi ju do të mësoni modulin MAGIC, i cili është si vijon:
-Momentum Ky është rreth asaj se si të lidheni me fuqinë tuaj të brendshme, ta doni veten, ose të shkruani vetë jetën tuaj dhe ta bëni atë të ndodhë. Kjo është faza ku ndodhin të gjitha përvojat tona të këqija ose të mira; dhe nëse jeni në gjendje të lidhemi me shpirtin tonë, veten e brendshme, Zotin ose çfarëdo që ju e quani, ju mund të shihni magjinë e momentit dhe sa të lumtur jeni dhe si mund ta përdorni magjinë tuaj për të krijuar më shumë magji rreth jush. Por nëse nuk mund të lidheni, atëherë kërkoni ndihmë pasi do të përfundoni duke shkuar në rreth dhe duke mos kaluar më në kapitullin tjetër të jetës suaj. Hapni zemrën dhe mendjen tuaj në univers kështu që ju mund të merrni informacion të pakufizuar për ju, dhe ju do të jeni zotëruesi i jetës suaj si ta jetoni atë.
-Pranimi. Mësoni të pranoni se ku jeni, në mënyrë që të lejoni veten të gjeni pozitive në situatën tuaj dhe të rrisni ndërgjegjësimin tuaj për aspektet negative, në mënyrë që të keni një vizion të qartë se si doni të kaloni çdo moment dhe se si dëshironi të jetë e ardhmja juaj. -Goal Për të kuptuar se kush jeni në të tashmen dhe për të qenë i vetëdijshëm për zgjedhjet që keni bërë, keni një qëllim.
-Synimi-kuptoni dëshirat tuaja, përfytyroni ëndrrat tuaja dhe i thyejnë ato me qëllime të vogla.
-Frymëzimi. Mos harroni të ndaleni dhe të vini re gjërat e mahnitshme rreth jush në mënyrë që të mund të frymëzoheni nga çdo gjë që ju rrethon, gjëra të këqija ose të mira. Ju ende do të keni diçka për të ndezur frymëzimin tuaj dhe për të zjarrtë krijimtarinë tuaj.
-Përkushtimi. Të jesh një dëgjues i mirë për udhëheqjen tënde të brendshme, për natyrën dhe për të gjitha shqisat dhe për të besuar universin. Jepni kohë dhe rrjedhë me kalimin e kohës duke qenë spontane në mënyrë që të kuptoni kur koha është e drejtë për të bërë atë që duhet të bëni. -Vërtetimi Tregoni veten se sa mirë jeni dhe cilat gjëra të mrekullueshme po bëni dhe cilat aftësi të mëdha keni për të përmbushur qëllimin tuaj.
-Dashuri: Duajeni veten dhe gjithçka në këtë tokë për të tërhequr energjinë e dashurisë që ju çon në një botë magjike. Dashuria është ilaçi i jetës dhe vendi ku ju merrni përgjigjet tuaja.

Veprimtaria e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë gjatë vitit 2018

 Veprimtaria e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë gjatë vitit 2018


Nga Adnan Mehmeti
Presidenti i Shoqatës
Misioni i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë është t’i sjellim komunitetit tonë, dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë, një krijimtari letrare të cilësisë së lartë në përputhje me standartet bashkëkohore të botës ku jetojmë. Po kështu, do të bëjmë ç’të jetë e mundur, që të zbulojmë dituri të reja e të krijojmë një art të ri letrar, për të pasuruar civilizimin shqiptar dhe për të kontribuar në mënyrë të ndjeshme edhe ndaj progresit letrar botëror.
Gjatë këtij viti u botuan 29 tituj nga anëtarë aktivë të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (7 romane, 1 novelë, 1 libër me tregime, 1 kritikë letrare, 5 publicistikë dhe 14 përmbledhje me poezi)
Viti 2018 ishte një vit i mbarë për lidhjen tonë, me shumë angazhime dhe arritje individuale dhe gjithashtu edhe si grupim. Viti 2018 i shpallur Viti i Skënderbeut na mbushi me krenari dhe frymëzim.
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro –Amerikanë, në Monroe College, të Nju Jorkut, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e poetëve, shkrimtarëve, artistëve, gazetarëve, pedagogëve, dashamirës të artit e letërsisë, si dhe me angazhimin dhe përkrahjen e Haxhi Berishës, profesor në këtë Kolegj, përuruan vëllimin poetik bilingual, “Piktura në fjalë”, të poetes së talentuar e të mirënjohur, të profesoreshës dhe poliglotes amerikane, shqipfolëses, Carrie Hooper. Ndryshe nga takimet e shumta, gjatë këtyre viteve, kësaj here, kjo Shoqatë i zgjeroi hapësirat e saj, pasi përzgjodhi një poete amerikane, duke marrë përsipër, gjithashtu, botimin e librit të saj, në Shtëpinë Botuese “Buzuku” të Prishtinës.
Botimi i librit të saj bëri jehonë të madhe tek lexuesi dhe tek kritika letrare. Libri ishte i kërkuar në panairin e Librit në Frankfurt të Gjermanisë.  Mediat shkruan në Shqipëri dhe në Diasporë. Edhe Zëri i Amerikës përgaditi një kronikë duke e vlerësuar lart përkushtimin e saj për gjuhën shqipe dhe shqiptarët. Carrie Hooper u shpall Anëtare Nderi e shoqatës sonë.
Gjatë këtij viti jemi vlerësuar nga takimet institucionale mes dy ministrave të Diasporës si dhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Në Qendrën “Stamford”, z.Majko u takua me përfaqësuesit e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, të cilët gjithashtu i vlerësoi për kontributin në promovimin dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të pranishmit, mes të cilëve edhe kryetari i qendrës, z. Adnan Mehmeti, i folën Ministrit për panairet e librave të organizuara në New York dhe aktivitetet e tjera që synojnë promovimin e krijimtarisë së anëtarëve të shoqatës. Z. Majko sugjeroi organizimin e një aktiviteti të përvitshëm, i cili në qendër do të ketë librin shqip. Z. Richard Lukaj shprehu vullnetin për të ndihmuar me krijimin e një biblioteke për komunitetin shqiptar, që do të jetë një nga më të mëdhatë e këtij lloji (faqja zyrtare e Ministrisë së diasporës).
Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës në Prishtinë, u organizua një takim pune në mes kryetarit të Akademisë, Akademik Nexhat Dacit dhe presidentit të Shoqatës së Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikanë, Adnan Mehmeti. Ky takim pune, ishte një njohje me botimet e fundit të Shoqatës, siç është monografia e aktiviteteve të Shoqatës, “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë” si dhe antologjia “ROZAFA’S MILK” (Qumështi i Rozafës), në të cilën janë të prezantuar 19 poetë, anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. I shoqëruar me një parathënie, dhe i përgatitur nga profesoresha e letërsisë amerikane, Diane Durant, ky libër për herë të parë në historinë e letërsisë shqipe që krijohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon interesimin me ambicioz dhe më serioz të botuesve amerikanë për poezinë shqipe që krijohet në Amerikë.

Kryetarit i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Akademik Nexhat Daci dhe presidentit të Shoqatës së Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikanë, Adnan Mehmeti
Si çdo vit, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë i bashkangjitet eventit “Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan 2018” ose e njohur ndryshe edhe me titullin si “Festa letrare shqiptaro-amerikane”, organizuar nga Botuesi i Revistës “Kuvendi” në Detroit, shkrimtari dhe publicisti, Pjeter Jaku, që u  zhvillua në datat  26-27-28 tetor 2018,- me pjesëmarrjen e Kryetares  së Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Raimonda Moisiu, si dhe anëtarëve të Shoqatës: Ramiz Gjini, ish kryetari i Shoqatës, Pierre Simsia, ish sekretari i Shoqatës dhe Reshida Çobo, anëtare e Shoqatës.
Themeluesi dhe ish presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Ameriaknë, Dr. Gjekë Marinaj, ishte subjekt suksesi në mes dy kontinenteve, në Evropë dhe në Amerikë. Teoria e Protonizmit e Gjekë Marinajt, u bë pjesë integrale akademike edhe në Universitetin “Shën Cirili e Metodij” në Shkup, me lejen e Bordit për akreditim dhe evaluim për arsimin e lartë që funksionon në kuadër të Ministrisë së Arsimit të R. së Maqedonisë, Rektorati i Universitetit “Shën Cirili e Metodij” në Shkup, e jetësoi propozimin që Teoria e Protonizmit e Gjekë Marinajt, të inkuadrohet në programin e tyre akademik. Në programin studimor Kulturologjia për studentët master, me propozim të prof. dr. Afrim A. Rexhepit, Teoria e Protonizmit jo vetëm që u bë pjesë e listës më të ngushtë për nevojat e programit Kulturologjia, por edhe pjese përbërëse e listës më të gjerë të Universitetit në fjalë, edhe atë, për lëndët opcionale për master, dedikuar nevojave akademike të Fakulteteve tjera nga shkencat Humane dhe Shoqërore. Në këtë Universitet shtetëror, Teoria e Protonizmit, funksionin e vet pedagogjik do ta jetësojë nga ky vit, pra nga viti akademik 2018/2019. Përndryshe, Teoria e Protonizmit, e lansuar në vitin 2005, botërisht është pranuar në De Moyen në SHBA, në vitin 2011, si njëra nga teoritë progresive për Letërsinë dhe si vlerë e shtuar e shkencave humane sot.
Poeti shqiptaro-amerikan Dr. Gjekë Marinaj, ishte i ftuari i Shoqatës së Shkrimtareve të Serbisë për dy evenimente letrare dhe kulturore. Njëri ka të bëjë me ftesën e tij për të marrë pjesë në promovimin e librit me poezi të zgjedhura të Marinajt “Vi për të risuar”, përkthyer në serbisht nga përkthyesi Pjetër Dreshaj. Ndërsa evenimenti tjetër i përket një ftese nga e njëjta shoqatë, por këtë herë në një cilësie tjetër, pra si shkrimtar përfaqësues i Amerikës në Asamblenë e 55-të të Shkrimtarëve Ndërkombëtarë në Beograd.
Gjithashtu, u botua libri i Gjekë Marinaj me poezi të zgjedhura “24 orë dashuri”, botuar nga shtëpia botuese “Esq” në Republikën e Azerbajxhanit. Libri është përkthyer në gjuhën Azerbajxhanase nga përkthyesja e talentuar Elcan Salmanqızı me redaktim të Günel Shamilqizi-it.
Dr.Gjekë Marinaj, themeluesi dhe ish-Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë
Në Nju Xhersi Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë e mbështeti promovimin e krijimtarisë letrare të Dr. Bexhet Asanit, anëtar i Shoqatës, që u mbajt në qytetin ku jeton autori. Ky aktivitet letrar u organizua nga romancierja Sabije Veseli dhe u moderua nga Mëhill Velaj. Artisti Xhevat Limani deklamoi poezitë e Naim Frashërit tonë të madh. Manifestimin e përshëndetën, përveç tjerëve, edhe Llazar Vero, anëtar i shoqatës së shkrimtarëve që vinte nga Filadelfia. Anëtarët e Shoqatës së Grave “Marigona” kishin përgaditur ushqim tradicional shqiptar për pjesëmarrësit e takimit.
Në promovimin e krijimtarisë letrare të Dr. Bexhet Asani
 
Teatri Shqiptar i Amerikës, me ne krye aktorin, dramaturgun, poetin dhe regjisorin e shquar Z. Xhevat Limani, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, organizuan poemën dramatike “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” të Z. Xhevat Limani. Qendra e artit dhe kulturës shqiptare e shpalli Princi i artit dramatik shqiptar.
Gjatë këtij viti u shua njeriu i mirë dhe i mrekullueshem, Dedë Elezaj, aktivisti dhe veprimtari i palodhur dhe mik e dashamirës i artit e letërsisë, anëtari  i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.
Grupit tonë gjatë këtij viti na u shtuan 7 anëtarë të rinj (Carrie Hooper, Anëtare Nderi, poete që jeton në Nju Jork siç janë edhe dy të rinj nga i njëjti shtet, dy poetë të talentuar por edhe intelektual duke ndjekur dy universitete prestigjioze Akri Çipa ndjek aktualisht studimet për master shkencor në Columbia University në New York dhe Rovena Grishaj që aktualisht vazhdon studimet në New York, në St. John’s University për degën Psikologji, gazetari Shaqir Salihu i njohur për karrierën e tij 32-vjeçare në shërbimin në Shqip të Zërit të Amerikës, në Uashington DC, shkrimtari Luan Kalana nga Florida, shkrimtarja Besa Rexhepi me banim në Michigan si dhe studiuesja dhe poetja Shahbaze Grajçevci që jeton mes dy vendeve, mes Kosovës dhe Nju Njorku (Për anëtarët e rinj që aderuan është përgaditur një shkrim në vete)
Çmimi që ndahet nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë “Shkrimtari i vitit” i jepet shkrimtarit e poetit, Petraq Janko Pali- me motivacionin: “Shkrimtar   mjaft popullor dhe autor produktiv, i përkushtuar, pasionant, veçanërisht në radhët e krijuesve shqiptaro-amerikanë, mbështetës dhe promovues i artit dhe kulturës në Diasporë”.
Gjatë vitit 2018 u botuan librat nga anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve:
Anton Çefa “Fjala shqipe si zjarr i shejtë”, Poezi, 2018
Bexhet Asani “Orbita e fjalës”, Publicistikë, 2018
Besa Rexhepi “Shpresa”, Novelë, 2018
Carrie Hooper “Piktura në fjalë”, Poezi, 2018
Dalan Luzaj “Vargje nga Çikago”, Poezi, 2018
Dalan Luzaj “Edhe të tjerët kanë vuajtur”, Poezi, 2018
Eleonora Gjoka “Stafeta e dashurisë”, Poezi, 2018
Gjekë Marinaj “24 orë dashuri”, Poezi të botuara në Azerbejxhan, 2018
Hys Hasa “Vlera intelektuale kuksiane”, Publicistikë, 2018
Hys Hasa “Të jetosh me dashamirësinë e vlerave njerërzore, Publicistikë, 2018
Iliriana Sulkuqi “Sot pagëzova dashurinë”, Poezi, 2018
Iliriana Sulkuqi “Ëndrra pa semaforë”, Poezi,2018
Iliriana Sulkuqi “Takim me pritjen”, Poezi, 2018
Iliriana Sulkuqi “Aromë me ngjyra”- antologji e poeteve elbasanase, 2018
Luan Kalana “Atelie e shpirtit”, Jetëshkrime, 2018
Luan Kalana “Gj.K Skënderbeu”, Antologji poetike, 2018
Mëhill Velaj “E dhunuara E…”, Roman, 2018
Mëhill Velaj “Nën hijen Big Ben”, Roman, 2018
Petraq Pali “Apokaliptik”, Roman, 2018
Petraq Pali “Goja e natës”, Roman, 2018
Petraq Risto “Jetoj në një karusel të ndryshkur”, Poema, 2018
Petraq Risto “Një grua me Urdhrin e Ujkut”, Roman, 2018
Raimonda Moisiu “S’i them askujt”, Roman, 2018
Raimonda Moisiu “Sudime, Esse, Kritika letrare”, 2018
Raimonda Moisiu “Gazetaret femra në SHBA”, Publicistikë, 2018
Rovena Grishaj “Pluhur fryme”, Prozë poetike, 2018
Sabije Dervishi Veseli “The Cheater and Prostitute in my bed”, Roman, 2018
Xhevat Limani “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Poemë dramatike, 2018
Vlash Fili “Gëzimi i fëmijës”, Rrëfenja, 2018
Urojmë që t’i lexoni veprat letrare të anëtarëve të shoqatës, dhe të njihemi sa më mirë me njëri tjetrin. Dua të përcjell mesazhin e Ciceronit, oratorit të njohur romak, “Librat janë ushqim i djalërisë, zbavitje e pleqërisë, stoli e përparimit, mburojë dhe prehje në mundime, dritë në shtëpinë e errët, shokë ditën, natën, në ndjenja dhe në udhëtim”. Anëtarët e Shoqatës për këto 17 vite rrugëtojnë në udhëtimin e shkronjave. E këtë vit na u bashkua poetja amerikane Carrie Hooper. Ne, të vendosur vazhdojmë të shkruajmë historinë e letrave shqipe në Amerikë.
Gëzuar vitin e Ri 2019, anëtarë të dashur dhe të gjithë ju, lexues të dashur, në Shqipëri dhe në Diasporë!
Nju Jork, funddhjetor 2018

2019-01-01

DIÇ ME TEPËR : NJË TJETËR LIBËR I POETES DHE PROZATORES VLONJATE MARJETA MUSARAJ



Shtrati i Shpirtit”një ngritje cilësore e poetes 
Marjeta Musaraj




E lexova me shumë ëndje vëllimin poetik “Shtrati i Shpirtit”të poetes Marjeta Musaraj dhe sa e nisa pata një ngacmim shpirtëror që më shpuri në një kureshtje të vazhdueshme.

Ashtu si kur troket në një shtëpi për herë të parë që sa hapet dera befasohesh nga diçka e bukur dhe kërkon ta shohësh plotësisht, kështu më ndodhi edhe mua me këtë vëllim poetik.

Poezia e parë e tij “Lot të derdhur” është aq e bukur dhe aq metaforike sa të godet thellë në shpirt. 

Në vargjet e kësaj poezia ka një ndjeshmëri tepër të lartë dhe tregohet gjendja shpirtërore e saj, vuajtja e saj nga vetmia që e godet. Vargje të tilla si:

 “E zhveshur dhimbja e lirë / lundron në gjakun tim./ 

Nga krevati anës së dritares /Vështroj në rrugë /nuk kalon njeri/ veç vetmia. /Ajo jeton në mendjen time /tani. ” të kujtojnë stilin e Alda Merini-t, poetes italiane, një stil i qartë dhe i mprehtë për të përshkruar krejtësisht botën e saj të brendshme. 

Pra Marjeta Musaraj përdor mjete konkrete për të përshkruar gjëra abstrakte, të pakapshme. 

A nuk bën të njëjtën gjë dhe Alda Merini kur thotë: “Poezia ime është e vrullshme si zjarri / kalon ndërmjet gishtave të mi si një rruzare”. Jo vetëm kaq, por poezia e Marjeta Musarait ka një gërshetim të asaj që quhet stil tregimtar me atë lirik. 

Kjo ndodh pasi autorja ndjen nevojën për tu shprehur, për të treguar jetën e saj, gjendjen e saj shpirtërore dhe emocionale siç ndodh në shumë poezi të saj si “Lot të derdhur” , “Si copëza qelqi”, “Shpirti binjak”, “Këtë Natë”, “Dua të them ”, “Epitaf”, “Ju them”, “Rikthemu buzëqeshje”, “Mbijetoj”, “Muzg”, “Dashuri pa emër”,etj. 

Poetja Marjeta Musaraj kërkon që me anë të gjërave të saj të përditshme, ndodhive të vogla të çastit, qoftë dhe dhimbjeve të shpirtit, të japë mesazhe të mëdha shpirtërore dhe filozofike dhe madje nganjëherë këto janë dhe transcendentale si te poezia “Ju them” kur thotë se:

 “ Le t’ju them se gurët e bardhë të varreve, /i kam lyer me llakun e hënës. /Në fletët e trëndafilit shpirtrat e të parëve /i kam dëgjuar në pëshpërimat e mbrëmjes ”.

 Poetja në të gjithë vëllimin poetik flet për një ecje shpirtërore në kërkim të qetësisë, madje për ta arritur këtë gjë ka përdorur dhe pasazhe biblikë si te poezitë “Kalandrat”, “Heshtja”, “I mjerë mbetet njeriu”, “Fati i Jetës”, “Frika e ndjenjës”, “Njeriun e lindi Zoti”, etj. 

Ndërsa te poezia “Frika e ndjenjës ” e tejkalon atë masë frike, e çon në përmasë biblike që tregon për një harlisje të imagjinatës sidomos kur thotë: “është blasfemi mëkat të fliste ç’godit timen / zemër, /mbeta aty Sharnames së Firdusit kohërave / semite./

 Fetishi im ‘’çmenduri‘’ babuinve të çmendur / fjala ime vare golgater apostuj e Krisht. ‘’

I gjithë libri ka një dhimbje brenda e për ta përshkruar këtë dhimbje autorja përdor shumë krahasime, epitete, metafora, madje dhe anafora si te poezia “Dy gjuhë që përflaken ”, ku fjala “dy” godet si çekan, apo troket si dorë mbi portën e imagjinatës, ashtu si zemra që pulson në aritmi, kur ajo thotë këto vargje : “Dy buzë që përgjaken,/ Dy shpirtra, që gulçojnë psherëtima, /Dy trupa, që jetojnë drithërima,/

Dy zemra, që kanë të njëjtën aritmi /Dy sy, me të njëjtën retinë.” Por, autorja Marjeta Musaraj, krahas figurave letrare shpesh herë përdor dhe rimën si për të treguar hovet dhe traditën e Labërisë, ndikimin e Naimit dhe të korifenjve të tjerë të poezisë shqipe veçse shumë herë del nga rima që e kushtëzon për tu futur në botën e lirë të vargjeve si Migjeni ynë e deri tek më të mëdhenjtë e botës. Përveç vargjeve me një spërkatje të thellë fetare e biblike, shikohet dhe një ndërthurje e temave të mitologjisë si te poezia “Malli”, “Mes valëve”, “Dorontina”, “Keqardhje dashurie”, “Sirenat”, “Lumturia”, etj. 

Në këtë vëllim poetik kemi një ngritje estetike të autores, poezitë janë më të kultivuara, ndërthurjet e temave të ndryshme me elementë të sotmes, të së shkuarës dhe me ato mitologjike e biblike, flasin për një poezi të arrirë dhe jetëgjatë. 

Poezia e saj do ti mbijetojë kohës ashtu si dhe vetë autorja që thotë se do të mbijetojë si te poezia “Mbijetoj”, ku thotë pikërisht kështu: “Me njërën dorë, t’i jetë asnjëherë nuk më prite,/ ashtu si përherë në dorën tjetër më ke hedhur./

 Braktisur, çuditërisht e fortë kam mbijetuar ndër vite,/ e jetoj jetën, copëzat e shpirtit duke mbledhur. ” Në këtë vëllim unë krahas dashurisë njerëzore të autores pashë dhe dashurinë e madhe për atdheun, një dashuri sublime, e pakushtëzuar, e pakohë, e përjetshme si te poezia “Sirenat” që me vargje lirike bën një epilog epik kur shprehet se: “Oksigjen për jetën, kam atdheun tim, / Flas me gjuhë të tij dhe varri më ndrin. /Mbetet shpirtra vdekur, unë ju mëshiroj,/ Në tapi marrëzie, koha do t’u shkruaj / Sa më gjatë vera, qëndron në fuçi, /Del gjak perëndie, si vargjet e mi.” 


Unë pashë poeten e vërtetë, ndjenjat e vërteta që shpesh ishin thënë në çaste të papërshtatshme emocionale të autores dhe pikërisht kjo gjë e dallon njeriun e zakonshëm nga njeriu poet dhe askush nuk e fajëson, nuk e kap dot në gabim. 

Dhe do ta mbyll arsyen me shprehjen e poetes italiane Alda Merini që thotë: “Mos u mundoni ti kapni poetët, se do tu ikin nëpër gishta”(Laureta Petoshati)





L'immagine può contenere: Marjeta Musaraj


MALL

Si zogu né stinén e verés
Shpirti im pret me pérmallim
Té nderem né krahét e erés...
Tek valét e detit té gjej qetésin.

Pastaj té zbres si njé ujvaré
Atje,tek gurét e mallit té réndé
Me zjarrin e lotit té shuaj mall
Né kopshtin e yjeve té mbjell kéngé!


ZJARRI I ZEMRAVE

Lumi i shpirtit ndér vena mé vérshon.
Dallgé ortekésh,jehoiné me gézim,
Krahét e mallit kam dalé pérqafoj,...
Dashuria joné mé fal lumturiné.

Po dehem me prushin e kéngés time,
Té kam si yll dhe diell do té quaj,
Ti nuk je flaka e njé drite vetétime.
Je dhembja e bukur qé mé bén Té vuaj.

Uné rrahjet e zemrés akoma ti ndjej,
Busti i hijes time brénda té ka mbetur.
Mbi shtratin e éndrrave pushtojme qiej,
Zjarri i zemrave kurré ska pér tu tretur.

FENERET E MENDJES

I ndeza fenerét e méndjes!
Rrugéve u béra drité!
Pena me pupla fazani!...
"Magjiné" né rreshta radhit!

SHPRESE

Kroi i buzéve po thahet né vetmi
Lutjet jané zbehur,mbytur né zmog
Pres agimeve njé rreze dashuri...
Pres diellin mos té kem mé loté.

Shétis brigjeve té shpirtit té lodhur
Flas me mallin e viteve mérguar
Ku éshté drita? Çka ndodhur?
Vetém mua mé ka harruar?

Trazoj mjegullén e reve té bardha
Ndoshta shikoj syrin e njé ylli
Dhe mbush dorén me rreze té arta
Siç mbush pyllin me kéngé bilbili.

ZOGU FLUTUROI

Kur zogu fluturoi
njé pendé té vogél léshoi,
zogu fluturoi dhe u ndal né njé pemé,...
e pashé,atje kishte béré folené.

Dégjova disa zéra qé cicéronin,
ata nénén e tyre kérkonin,
kur njé zé i émbél u dégjua,
ishte néna qé u afrua.

Sa bukur e sa lezet,
kur ushqente bebat me sqep,
zogu rrinte lart né njé pemé,
Qé ta ruante miré folené.

Kur njé gjarpér zvarranik,
u ngjit né pemé si llastik,
folené e tyre kérkonte,
ti hante zogjté,t'i gllabéronte.

Kur njé mace u ngjit né pemé,
e rrézoi gjarprin dhe shpétoi folené,
zogu qante, por pushoi
macja bebat mi shpétoi.


KUR TI FLIJE!

Natës së “kusare” tu futa shpirtit
Rrugëve të ndjenjës që vecse une i di
Luftova me dhjetra femra që dashuronin ty
U humba labrintheve të zërave të tyre
Dëgjoja hallakatur shpirt trazuar
Puthjet e tyre hipokrite qe te ulnin në yje
Dhe belbëzoja me ndjenjën sakatuar!
Por shpirti nuk vdes prehet qiellit
Ndjenja mbetet përjetsisht hyjnore ngaluar.
Dhe erdha asaj nate luftës së ferrit
Se shpirti ime për ty kurr s’është shkelur!

PËR TY


Nëse ti beson që dashuritë vdesin,
Ti veten gënjen, kurrë s’ke dashuruar,
Prandaj ti s’kupton, se ç’ndjej unë për ty,
Se s’gjen dot një fjalë për ta emërtuar!
Fjala “Dashuri” më është shumë “banale”,
Nën maskën e saj gjithkush është mashtruar,
Dashuria e vërtetë është ndjenjë hyjnore,
Mos ma thuaj kurrë, s’kam për ta besuar!
Veç kur t’ndjesh një ditë, atë që ndjej për ty,
Kur fjalët nga shpirti në “grykë”të të mbesin,
Kur të t’dhembi Zemra, ashtu si dhemb edhe mua,
Atëherë do besosh, kurr dashuritë nuk vdesin!



ÇASTE DASHURIE



Ke humbur luginave lule mbuluar

Kerkon nektarin ,nde thek dhe pistil
Te pikoin buzet si mjalti i kulluar
Rreshiren e perthare te afshit te mire
Zhvishe trupin e gjelber shungjyresh
Asaj lendini prtiem te vije te thithe
Ta shikosh nektarin mes dy pasqyresh
Te ndjesh polenin thell ne labirinth
Te shohe se largu tek ndrin
Si lulja ulur mbi lule rrezaton
Une jam akulli jote ti zjarri ime
Une shpirtin ngrohe dhe ti shpirten freskon
Ke humbur vetmis pyjesh ,kerkon
Me thithe perhumbur si vrima e zez
Me prek shpirtin qe askush ska mundur
Me tret ,me shkrin ,me ngjelle me vdes!


REFUGJATE

Me thesin e halleve,dhimbje,mall
Zemren kockave helmit shtrenguar
Kalon mes honesh male dhe vargmal
Nen ze belbezon fatin e mallkuar.

Syri i memes shpirtmire pas te ndjek
Zera vajzash nder sofate dhe pragje
Buzeqeshja e dashuris braktisur te djeg
Erresires loti te ndjek dhe njom mollza dhe faqe.

Dalin para syve te kujteses ankthit zhytur
Motrat rreth nenes heshtur pa fjale
Vellezrit kerthinje dalin te habitur
Dhimbja vrastare ky shpirti eshte mbytur.

Mergimi qe mbyt mijra dashuri
Ku vajzat treten mallit dhimbjes duke pritur
Ku memat s’kan nje varr te qajne te shtrenjtet femije
Ku grate rrisin jetim rrugeve te uritur!


MODA


Hajde gra e hajde çupa,
Me fustan e minifunda,
Çfare te bejne te zeste burra,
Shiko zoga,shiko pula.

Te zeste burra ç’i gjeti,
Se ata nuk i le nepsi,
Sa fustani i femres leviz,
Ata u qepen si murriz.

Kerthiza ka dale ne shesh,
Per t’ua bere djemve peshqesh,
Dal,o gra çfare po beni,
Se keshtu na u prish vendi.

Ka dhe vajza porsi flutur,
Veshur me moden e bukur,
Kur shkojne ne bulevard,
Ndriçojne si yjet e arte.



*****


EDHE NJË TJETËR LIBËR I POETES DHE PROZATORES VLONJATE MARJETA MUSARAJ



‘’KUR TI MUNGON’’ është titulli i librit të ri, i teti në radhë, i poetes, tashme dhe të eseistes se re vlonjate, me banim ne Itali, zonjës Marjeta Musaraj.

Libri i ri, me më se 150 faqe, ku , në një formë risie, gati gjysma përmban poezi, lexohet me endje e kërshëri. Poezitë nisin me Nënë Terezën, në titullin


TEREZA QIELLORE

-7-
Kur ti mungon
Tereza qiellore
Ti linde truallit të stërlashtë
Pellazgëve hyjnore zbritur qiellit
Mëkuar nga rrënjët e tua mitike
Globit e pavdekshme rron dritës së diellit
Nëna e kombit tim
Me shpirtin tënd mbështolle tërë botën mbarë
Mes njerëzve si Krishti ngjalle shpresën, mirësinë
Nga djepi Aleksandërit, kontinentesh me radhë
Lotove shpirtit tënd dhe mbolle dashurinë
Me dorën tënde dhe fjalën e bardhë
Ti nuk u prehe e qetë dhe qiellit
Por rende në çdo skutë të vrasësh mjerimin, urinë
Ti je rrezja e ngrohtë e diellit
Je nëna për tërë njerëzinë.

Në pjesën me poezi edhe pse gjysmë libri, përfshihet brenda e gjithë bota shpirtërore e poetes, në ngrohtësi e në zjarr, me dashuri e nostalgji, e gatshme nga mëngjesi, gjithë ditës dhe gjithë natës, në gati fluturim, çmenduri e relaks, në qiell, në tokë e nëntokë, në Shqipëri e në mërgim si e arratisur dhe e syrgjynosur, në gëzim e trishtim, në qetësi, siguri dhe midis frikës. 

Pjesa e poezive mbaron në Antikitetin e Lashtë, në prag pranvere me fundin e dimrit të acartë, po e dyzuar në jetë, me ëndrrën rinore, të përjetësimit dashuror Ajo i mbyll poezitë, duke thënë:

ATËHERE


Ishte mesi i pranverës magjike ku ora shpërthen
kurorat e maleve çlirohen tkurrjes së mizorit dimër
Lisat kryeneçë me sythet e gjelbër copëtojnë irisin qiellor
Atëherë u njohëm të dy e gjaku ndezi zjarre në çdo venë
E shpirtrat i bëmë Siamezë si epokat me mite e Shenjtorë
Lastarët e fryrë limfës pikonin gëzueshëm trupave tanë
Bari lëndinave e lule shumëngjyrëshe ngjasonin Kopshti Alkinoit
Ti sytë e përmbushur si sorkadhja e Kernit, Artemidës i ngjan
Unë Orfeu dhe Ezopi i thinjur përbuzur fjalët s’mi dëgjojnë
Atëherë do themi të dy kur dallga sterenë ka sjellë pranë.
Kur qielli i qelqtë me hënë e yje të ndriçojë netët tona
Errësira si mamuth ferrit të hadit do mbyllet për jetë
Orakujt Delit profecitë do thërrasin të përbotshmeve Jehona
Koha kronos murosur atlandites thellë Atlantës dete
At’herë do themi; u njohëm të dy e mbetëm për jetë.


Pjesa e dytë e librit vazhdon me disa esse. Esetë e Marjetës janë një kapitull më vete, që ndryshe nga te shkrimtarët e tjerë, u bashkëngjiten poezive, po që ngjasojnë si prozë poetike, pa e shkëputur autoren nga ndjenjat e saj intime, që shpërthejnë tjetër soj, në forme pakënaqësie e proteste të hapur e pa kufi.


Ajo çka bije menjëherë në sy ne vijim, te libri Marjetës, janë njohuritë që ka ajo, pasioni dhe dashuria e saj, për fjalëformimet dhe etimologjinë e fjalëve të veçanta të shqipes.

Ajo shpjegon bukur dhe me vetësiguri prejardhjen e disa fjalëve të hershme shqipe, si panairi, bizantin, matrika, etj. 

Duke i shpjeguar dhe duke ngelur tejet krenare, për origjinën e tyre pellazgjike. 

Ajo qëndron e shpjegon edhe fjalë te tjera si molla, Elena, Elisa dhe flet deri për Eremitët e Dodonës, etj., duke i shpjeguar të gjitha me dashuri e krenari, si të origjinës Pellazge.

Marjeta Musarai edhe në essetë e saj të guximshme ndihet sa krenare, aqe dhe e veçantë.

 Ajo thotë: “O njerëz që më rrethoni ngado në jetën e përditshme, të mençur, të ditur, njerëzorë, të kuptueshëm tek moskuptimi i së vërtetës dhe mendje ndritur në shpellën e errësirës suaj genetike. 

Mua, që mes turmës së madhe dhe të pafundme dhe të pambarim më shikoni, dalloni dhe më përçmoni, a e keni pyetur hijen tuaj kur ka diell se në ditë pa diell as hije nuk keni, pse jam i veçantë?

 Unë, o të mjerë me fytyra njeriu, linda të jem i pa ditur, të vuaj duke kërkuar diturinë, të tretem nga dashuria, për të mësua dhe të dhimbem që për ju, që bëni pis emrin njeri dhe që kurrë s’kuptoni pse erdhët dhe si ikni nga kjo jete.

 Unë linda t’ju ndjej,linda të hedh kujdesur hapat e veprimeve të mija, të kuptoj vetveten, se kështu nuk ju shkel dhe plagos ju dhe pse jeni kavje me rrezik njerëzor dhe në vende të lehni, flisni.

 Unë, o gjallesa ju njoh mirë se ju jeni kope brez mbas brezi, epokë mbas epoke me të njëjtën miopi, me të njëjtën sëmundje psikike që dhe pse sytë miopë të logjikës suaj nuk shikojnë as majat e këmbëve tuaja vrastare, ju e keni të noterizuar se jeni shkencëtarë, dijetarë dhe Sofos realë në tokë.

 Edhe pse kurrë se ndjeni se shikoni si e turpëroni emrin njeri. Ju as sa një gomar s’dini, s’kuptoni dhe s’dëgjoni dhe jo më tepër sa kali që ruan të zotin dhe i tregon se përpara ka pritë. 

Ju jeni babuinë. Mjerë geni që ju ka lindur, ngushëllime Tokës mëmë që e shkelin këmbët tuaja të fëlliqura dhe shenjti oksigjen i jetës që toksitohet nga kërma e stërmadhe juaja.

Po të kisha dy a më shumë jetë për të jetuar do heshtja, do pranoja të prisja jetën që do më jepte atë që kisha në genin tim për ta jetuar.”

Dhe duke e mbyllur krejt librin, po krenare për misionin e saj human e të dobishëm, poetja Marjeta Musaraj, shkruan: 

“Unë quhem e marrë se u them të vërtetën këtyre bythëzbathurve, që të parët e tyre s’kishin brekë dhe ishin gjysmë shpellarë nga dituria dhe kultura. 

Se qëkur lindën u mëkuan që në djep nga injoranca familjare. 


 Pra për këto quhem e çmendur dhe a e dini se; – ndihem mirë, e plotësuar kur vazhdoni të më thoni e çmendur, kur s’më duan pranë, kur më urrejnë…

Se kam ndërmend andikapet e Aristotelit, që i futi në shpellë dhe për t’i argëtuar u fuste ndonjëherë një rreze dielli dhe, ata lumturoheshin me hijen e tyre, sepse e quanin krijesë si veten. 

Kaq po ju rrëfej për sot se unë jam i qeshur i përjetshëm të cilët i mëshiroj sepse geni i tyre epokë mbas epoke nuk ndryshon t’i bëjë njerëz, se është i pandryshueshëm dhe i dënuar t’i vdes kope dhe shumicë. Natyra e përzgjedh pakicën.”

Duke përfunduar e kuptoj dhe shpjegoj shkrimtaren për kompetencën dhe krenarinë e saj dhe i uroj suksese në vepra të tjera të dobishme!(Luan Çipi)

http://floripress.blogspot.com/2018/05/poezi-te-zgjedhura-nga-marjeta-musaraj.html


Përgatiti për Floripress:Flori Bruqi


Prishtinë, 1 janar 2019.