2019-01-20

EDHE NJËHERË PËR SHQIPONJËN DHE SHQIPTARËT









Brahim AVDYLI:


Pjesa I



Për shqiponjën e për shqiptarët është shkruar gjërë e gjatë nga autorë të huaj dhe shqiptarë. Në pjesën më të madhe të të gjitha këtyre shkrimeve, në shtyp e më libra, një përqindje e tyre janë shkruar dobët. Jo të gjithë e dinë se prej cilit vit kemi fillur t`a përdorin shqiponjën. Pjesa tjetër e nisë shumë më vonë me shqiponjën dhe arbërit. Këtu mund të logariten shumë të tjerë, e në mesin e tyre p.sh. Jaho Brahaj, në veprën e tij “Flamuri i kombit shqiptar /Origjina e lashtësia”, i cili nuk tregohet se i njeh mirë apo nuk e parashtron parahistorinë e as historinë e lashtë pellazgo-ilire në veprën e tij.

Mendimi i ynë është shumë më i hershëm e i pazëvendësuar, duke filluar në bazë të shkencëtarëve e gjuhëtarëve modern. Po të gjykosh pak më drejtë dhe nga ndikimi i prizmave politike, pema gjenetike e gjuhëve dhe familjeve gjuhësore ka ekzistuar që prej vitit 25`000 p.e.s. Historia e gjuhëve të Euro-Azisë së atëhershme duket më mirë rreth 10`000 vite p.e.s. Dihet, gjuha e parë në botë ka qenë gjuha shqipe. Ndryshimet e gjuhëve janë më të vona, por ato kanë të bëjnë me pozicionin e rrënjës. Gjuha shqipe i ruan dhe i shpjegon përafërsisht të gjitha rrënjet e fjalëve të gjuhëve të vjetra.

Xhuzepe Katapano thotë se dinastitë e vjetra të Egjiptit ishin me origjinë pellazgo-ilire nga raca ariane dhe se shqipja është folur 12`000 vite p.e.s.[1], apo siç e quan ai në veprën e vet, të drejtuar Arbëreshëve, se ata kanë folur arbërisht ose shqip[2]. Thoti, perëndia i egjiptianëve, i zbulimit të herioglifeve, mësimit e shkathtësisë, më i madhi i të gjithë inicusve të lashtësisë, i matjes së kohës, i zbulimit të numrave, themelues i shkencës së fshehtë, lajmëtari i natyrës hyjnore të lartë, i vizatuar me kokë shkabe-ABIS, të Shqiponjës hyjnore, zogut më të rrebtë të QIELLIT, që në gjuhën SHQIPE do të thotë: “ai thotë (kumton) fjalën e Zotit”, atë çka duhet të bëjë mbi tokë (në ralativizim), me qëllim që jeta njerëzore ti gjasojë asaj hyjnore,[3] ka qenë ilir.

Emri i Thotit shpjegonjte mirë se ishte i pari “ që thotë ate që dëshironte t`ua kumtojë Zoti i Madh”, dhe i cili ishte figura më e ditur i të diturve, më komunikuesi, themelues i besimit të Dritës, shpikës i shkrimit, logosit hyjnor-Bir i Zotit, i cilli mishërohej për çlirimin e njeriut dhe shpëtimit të botës[4]. Gjuha shqipe, të cilën e përdornin atje ilirët, ruan rrënjët e fjalëve të gjuhës së parë të njeriut mbi tokë, siç thotë Prof. Dr. Agostino Xhordano, në shkrimin parathënës.[5] Thoti prej shqipes e ka emrin e tij...

Gjuhë të veçuara para gjuhëve të tjera, është gjuha shqipe, të cilës, nuk i përcaktohet data e fillimit të saj apo e përdorimit të saj, por e zë vendin e vet në pemën përmbledhëse të gjuhëve indo-gjermane apo indo-evropiane, sipas së cilës fillojnë shtresimet e ngadalshme të kulturës Jamnaje, të cilat nisen 3500 vite p.e.s., ndërsa e ashtuquajtura “gjuhë greke” filloj të shtresohet rreth 1600 vjet p.e.s. pas vdekjes së Kadmit dhe filloi me alfabetin fenikas. Kjo që quhet sot “gjuha e vjetër greke”, është e shkruar me alfabetin fenikas dhe nuk dallonte aspak nga gjuha shqipe. Gjuha e re “greke” është krijuar vonë, në vitin 1000 të e.s. dhe dallon shumë prej gjuhës fenikase.

Gjuha shqipe është vlerësuar nga shumë gjuhëtar si gjuhë-rrënjë, si degë e veçantë e gjuhëve të tjera indo-evropiane.[6] Siç shkruan Mili Butka, Katapano shkruan se Thoti e përpiloi alfabetin e vjetër Egjiptian mbi gjuhën shqipe të arbërishtes, apo aramaishtes (arvanishtes, arbanishtes), pra ilirishtes së folur-por të pashkruar, me të cilën fliste Krishti, sot gjuha e mbetur Kopte[7]. Kjo do të thoshte se Thoti fliste mbi bazën e gjuhës shqipe, e nga alfabeti i tij filluan të shkruhen të gjitha gjuhët e botës. Emërtimi i perëndisë RA egjiptiane është në gjuhën shqipe dhe nënkupton perënditë më të lashta të njerëzimit, burimit kryesor të jetes në tokë e përrreth tij, i gjinisë njerëzore, është biri i atit të shenjtë Zeus nga Dodona e Epirit, janë rrezet e tij të Arta, është drita e parë që ka ra mbi dhé, pra “RA”, embrioni e bërthama e jetës mbi tokë[8]. Fjalori historik i gjuhës shqipe që do të shkruhej pa qëllime të liga ndaj shqiptarëve do ta përmbajë këtë gjuhë brenda saj. Gjuhët e tjera të botës janë krijuar prej saj. Po të doni, mund të shikoni edhe dokumentarin e Fredi Balaj, në bashkëpunim të Kol Markut, të cilin e kam dhënë edhe unë, në FB,[9] të titulluar "Thesare Gjuhësore", autorit të librit "Gjuha që bota flet dhe simbolika e Germave", në të cilën përfshihen disa fjalë nga gjuhët e tjera të Europës dhe të botës, sidomos nga gjuha latine, angleze dhe italishtja, të cilat, sipas mendimit të autorit të mirëfilltë, motivohen nëpërmjet të gjuhës së lashtë shqipe (kuptohet, për t`i dallaur, po themi “gjuhës pellasgjishte dhe ilirishte, që në të vërtetë ka qenë gjuha shqipe), të ruajtuara shumë mirë në dialektet e gjuhës shqipe: gegërishtja dhe toskërishtja...

Kjo është gjuha me të cilën shkruhej para Homerit, dy epet e njohura të tij, “Iliada” e “Odiseu”, shkrimet e para e të botuara me alfabetin fenikas të Kadmit, që kishte ardhur prej Fenikisë, e cila rrënjësisht nuk dallon vetë nga gjuha më e lashtë, arbanishtja, gegënishtja, të cilën e flisnin pellazgo-ilirët, apo albanët. Pra, veprat e Homerit qenë shtypur me një alfabet tjetër, të marruara nga gjuha orale e tij dhe kjo gjuhë ishte pikërisht gjuha e shenjtë shqipe, pa dallimet që i bëri Psisistrati, 6 shekuj p.e.s.

Gjuha e shenjtë shqipe ishte gjuha-mëmë, nëna e gjuhëve, duke e vënë në dukje lashtësinë më të hershme të kësaj gjuhe, pra gjuhën e zanafillës së njerëzimit.[10] Kur flasim për zanafillën, ne e mendojmë “zanin-fill” të këtij njerëzimi, që do të thotë “me fillu diçka”, pra çfarëdo qoftë, paraprakisht me “zanë” e “kap” diçka me fjalë, d.m.th. parapijëse, diçka që i prinë zanafillës, e gjitha, gjithçka, infiniti ose Zoti.[11] Çdo fillim ka të bëjë me fjalën, prandaj kjo gjë shkruhej kështu edhe në Bibël, “fjala ishte e para dhe me te u bë gjithçka”. Bashkë me “fjalën” ishte “falja”, të falurit, falitja, të faliturit. Këto ishin homonime, qëndronin te njëra-tjetra si e njëjta fjalë, dhe simbolikisht i përgjigjet ideograma e përkuljes përpara Zotit, i gomesë, genusit, thyerjes si falje nga mëkatet, nga mëkati fillestar, ai i ndarjes nga Zoti i Madh.[12]

Rrënja “i” qëndron e pandryshueshme në të gjitha fjalët shqipe, të gjuhëve me IE, siç thotë Xhuzepe Katapano, të cilat e përmbajnë konceptin e Dritës, e që do të identifikohej me vetë Zotin.[13]

Perëndia RA është motërzim i perëndisë DIELL, që paraqet shpesh një disk diellor, dhe Thoti egjiptian është vetë një SHQIPONJË-simbol i rrezeve të arta diellore, që ishte i barabartë me formën e tingullit O, e brenda saj është pika X, e cila është epiqendra, origjina, qendra, zanafilla e gjithësisë së të tërës, pra Xë, Zë+ Ushtimë= ZEU-s,[14] d.m.th. prej shqipes e ka rrënjën e saj.

“Dielli është zemra e universit, ashtu si zemra në trupin e njeriut. Ai është i gjallë, punon, dëgjohet, rreth-troket, reagon, nxehet, nxihet, zemërohet, ndizet, errësohet, rindizet, shkëlqen, ftohet, mbështillet, ç`mbështillet, ndryshon fo-rmë, vështron, të ndjek, të përgjon, të dënon, kujdeset, të mëson, përkujdeset, digjet, ka etje, zhuritet e sakrifikon per ne, është vete Jeta, i madhi Zeus”- thotë Mili Butka (Aleksandër Hasanas).[15] Rrotullimi i tokës rreth boshtit të saj e rreth Diellit është rruga e pambarim e saj, i gjithçkaje dhe i të tëres, rreth ZEU-sit. Ajo tregon kohën e pa mbarim të Kronosit, Kronit, prej fjalës Xi; Zi=i gjallë. Njeriu quhet i gjallë, është një gjallesë, rron e jeton.[16]

Nëse e analizojmë fjalën “Ro” nga shkurtesa e fjalës rro, rron, rroj, është baras me perëndinë egjiptiane Ra, që është jeta e gjallesave e fillon nga çasti i parë kur zë fara, pra momenti i ngjizjes, atëherë kur ka “zanë” (zënë), në gjirin e nënës-Amë, dhe krijesa quhet “e Re”, që është “e gjallë”. Kur ndihet “i gjallë”, në gegërishte quhet “fill/i/zanë”, pra “zana-fill”, krijese e re, i/e sapo e zënë jetë, filiz i ri. Kjo ka të bëjë me “Nephillim” të Biblës, fillin në krye të faqes së parë të Biblës,[17] që quhet sot “Zanafilla”.

Kjo është shqip dhe ka dallime shkrimore kur shkruhet “Nephillim” dhe “Mala-kthim”, pra “Eposi i fillimit”, “Kthimi në fillim”, “zanafillës/genesis”, etj. d.m.th. në Bibël, e cila del edhe si “Mal-kim”, dhe është e shkruar me kunja, te sumerët, por Bibla është e përkthyer në 2000 e sa gjuhë të botës dhe ajo ështe prova e parë e shqipes, nga “Dhjata e vjetër”. Këto prova dalin në 3-4 miliardë kopje, edhe nga gjuha e sumerëve, 6500 vite p.e.s., me kunja, në Babiloni, në mes të lumejve Tigër e Eufrat, siç na e dokumenton Xhuzeppe Katapono, në veprë e tij, “gjuha e borealëve”,[18], pra e iliro-shqiptarëve.

Katapano e thot se Borealët, me inicuesin më të lartë të tyre, Thotin, të cilët janë quajtur ILIRË, kanë qenë të inicuar prej DRITËS së LIRISË, që vjen nga distanca të largëta, pra KALTËRSISË, dhe mishëron SHPRESËN.[19]

Këtë gjë na e shpjegon më mirë Sotir Lashova, në pjesën e 6 (gjashtë), me titullin “Pellazgët argo-arianë drejtë Lindjes”,[20] në të cilën na shpjegohet Ekspedita e I-rë drejt Lindjes, duke marshuar drejt maleve të Kaukazit, që i solli këto popullsi të racës së bardhë, shtatlartë, me tipare maftë të bukura, vyrtyte shumë të larta morale, trima e punëtorë të zellshëm të tokës, që e themeluan Mbretërinë e Albanëve të Kaukazit (Dagestani i tanishëm), të cilët mbështeteshin nga 20 popullata (24 popullata-korigjimi i ynë, sipas ve-prës Ali Eltari- Lapi, e dhënë më parë) dhe dallonin nga dialekti në të folur.

Kolona ishte ndarë në tri pjesë: njëra vazhdoi për marshimin drejt Indisë, anës së detit Kaspik; pjesa kryesore vazhdoi pjesën e sipërme të lumit Eufrat deri në Persi; dhe tjera nëpërmjet të lumejve Tigër e Eufrat dhe shoi edhe në jug, deri në qytetin e sotëm Basra të Irakut.[21]

Si gjuhë e bërë në Indi, gjuha më mirë e cila ka luajtur rol të veçantë në krijimin e gjuhëve të tjera indiane, është gjuha sanskritishte, e përpunuar me brumin e vetë pellazgjio-ilir, në vitet 3000-2000 p.e.s.

Ndërsa, në ngulimet e shumta të perudhave të mëvonshme ariano-argive, edhe nëpër mijëvjeçarë, përmes lëvizjeve, shpërnguljeve, emigrimeve në treva europiane, në Euro-Azi, pjesën veriore të Afrikës, nga Lindja e në Perëndim, kudo është folur gjuha e lashtë shqipe-me bijat e veta.[22]

Ta bëjmë njeriun, sipas shëmbëlltyrës sonë dhe të ngjashëm me Ne dhe të jetë sundues... mbi gjithëçka që kemi krijuar”, thuhet kështu në zanfillën e Biblës, paragrfi 1.16, të përmendur nga Kastriot Melyshi.[23] Përmendet edhe lufta e Zeusit (Zë+U=Zeu-s), bir i njërit prej gjigantëve, Kronit, babait të tij dhe kundër gjigantëve, gegëve, të cilët, që prej krijimit të botës janë një me toskët (Etruskët). Ata na bashkohen në SHQIPONJË, me dy koka, e një trup.

Zeusi (Zë+U=ZEU) ishte mirëfilli Zoti i madh i pellazgo-ilirëve, i njëtë me disa zotëra e perëndi të popullatave të tjera, si psh. me Zeusin Aithiops, me Sikën e vjetër, Jehovin ose Elohimin e hebrejve, me perëndinë egjiptasve të vjetër Amon Ra (Amun-Ra)[24]. Sipas këtij autori dhe Eissner, të cilin e citon, se krishterizimi në “Dhjatën e re” quhet “shpirti i shenjtë” dhe përdoret për herë të parë nga pellazgo-ilirët, të cilët na e shpjegonin si e kuptonin ata “shpirtin e shenjtë” dhe “shpirti i shenjtë” ishte “lajmëtar”, e nuk ishte asgjë tjetër pos një zogu të maleve, të cilin e quanin edhe “pellei-os” (os=mbaresë fenikase), e cila sipas Eqrem M. Zenelajt quhej “pëllumb”.[25]

Sipas Christian Gottlob Eissner, perëndia Amon i egjiptasve nuk ishte asgjë tjetër pos sikuse kështu perëndia i hebrejve Jova ose Javo (Jehova) dhe Zeusi pellazg. Dhe, më mirë të themi se Zeusi Amon (Amun) ishte Jehova, besniku i përjetshëm i hebrejve. [26]

Të shikojmë e të shpjegojmë më tutje: Saturni quhej ndryshe Kroni dhe shënohej me fjalorin fenikas Chronos; babai i Kronit ishte Urani (Vrani), i cili në latinishte quhej Cälus (Kelus); ndërsa e ëma e tij quhej Gea (Dhea, Toka), e cila në gjuhën latine quhej Terra. Do të thotë se prindërit e Konit (në shqip është: kroni=buron uji, rredh uji, ka vazhdim jeta, e heq etjen, krye, i pari, etj.,) ishin Urani (shqip=Qielli) dhe Gea (Toka). Gjyshi i Kronit ishte Äther (Etëri), ndërsa gjyshja quhej Hemera, në gjuhën latine quhej Dies, pra perëndi e Ditës; stërgjyshi i Kronit ishte Kaosi, eleminti i parë e bazë i të gjitha gjërave dhe lashtësisë së panjohur, me emrin Noks (Nox=natë, errësirë).[27]

Emrat e tyre shpjegohen edhe sot, si gjithnjë, prej gjuhës së folur shqipe, si psh. Vrani, Dhea, Urani-Qielli, Etëri, Dita, Nata, Kaosi dhe pellazgo-ilirët e nderonin me tepër se asgjë tjetër DIELLIN-jetën e gjallë mbi tokë (dheu-dhea-toka). Meqë Dielli i lëshon rrezet e tij, ai quhej Titan, dhe përderisa është lartë mbi tokë quhej Hiperion (Hiper-siper-ion, ne na qëndron lartë, mbi ne), dhe shpeshherë e paraqesin Diellin me një karrocë me kuaj, që do të thotë se ai lëviz në tërë botën, nga lindja e perëndimi.[28]

Nga Mythologjia (mitologjia, mitet, mytet) mësojmë një gjë të befasishme se Kronit, i pari i gjigantëve, ishte një burrë që nuk i thinjej kurrë mjekra, e kjo e dhënë në spektrin e periudhës së tij (në spaciumin e tij), si gjigantë, gegë, trupmadh, i lartë me trup; e kuptojmë se nuk kishte filluar as matja e kohës, do të thoshte se gjigantët nuk e dinin se çka është koha. Si rrjedhojë apo si kontradiktë ishte lufta e të kundërtave, kotradiksioni (pra sub-inkoshienca= sub-inkoteksti) dhe se nuk kishin nevojë për të matur kohën (nëna dhe bija e materies), e si rrjedhojë prej kësaj as nuk mund t`a njihnin vdekjen. Pra, në të vërtetë ishin të pavdekshëm, Njerëz-Perëndi (Njeriu-Zot, para mollës së Adamit, Thoti, Zeusi). Gjigantët (gegët) i përkisnin një qytetërimi që ishte më i përparuar se ky i sotmi dhe e pranojmë se ishin më paqësorë, me mendime më të avancuara, nuk e njihnin diskriminimin e diferencimin. Edhe lufta ishte jashtë konceptit të njohjes, por më vonë e mësuan se ç`është Hadi dhe filluan të evidentohej thyerja, të përcaktohej e përceptohej e të matej koha me krono-meter. Prandaj, koha filloi te ecë, Zeusi “e vrau” (mohoi, burgosi, nuk e pranoi) edhe Kronin (ndonëse ishte babai i tij), dhe nuk kishte formë tjetër formë të përcaktohej, përkufizohej, të forantizohej “bota e re”.[29]

Sipas të vërtetave historike dhe analizave të mitologjisë, Ciklopi ishte njeri trupmadh, siç duhet të jënë banorët e Himerët/Kimerët/Himariotët, banorët e sotëm të Himarës, të thënë ndryshe Dhërmia, dhe i cili ishte në të vërtetë i martuar, me Galatean. Ai kishte djalin e vet te madh Ilirin; të dytin Galin dhe të tretin Keltin. Ciklopi ishte i madh, një nga gjigantët. Ne po e vërejmë nga ky skelet i gjetur në Himarë dhe e kuptojmë se ajo nuk ishte një përrallë. Iliri, si djali i madh i Ciklopit, pas mbytjes së tij nga Odiseu, do të paguante çmimin e kësaj lirie, të ekzistencës së tij në një botë të re, aq të panjohur dhe aq paradoksale. Sot flitet e injorohet kombi më i vjetër shqiptar, qoftë edhe me “gjeografi” të rreme për te, i ndrydhur nga të katër anët me luftëra të pa shpirtë, nga të gjitha vrasjet, nga genocidet, nëpër malet e larta.

Armiqtë më të përbetuar janë rreth tij. Bëhen sikur nuk e dinë asgjë, nuk duan të dinë për te e as për Zotin; ai, sipas tyre është “i paditur”, që është pa shkollë dhe “analfabet”; ka mësuar të shkruaj ”pas Kongresit të Manastirit”. Por, ai e mbanë në vetvete simbolikën e lirisë dhe vërtetësinë universale. [30]

Ne po e marrim këtu edhe njëherë Arif Matin, me burimin e cituar prej tij. Apiani i “Greqisë” së vjetër, që nuk ishte si “grekët e sotëm”, por më shumë pellazgë të konvertuar, që ka jetuar në vitet 95-160, të e.s. në veprën e tij "Luftërat Ilire, Libri X. 2", ka theksuar se " [31].

Midis miteve të shumta, që kanë mbizotëruar ndër shumë popuj, është ky shpjegim dhe më i pranueshmi. Ky tekst është shumë bindës”. Lidhjet thrako-ilire-pellazge e pasardhësit e tyre të sotshëm (bijtë e bijat e shumtë të tyre) na e vërtetojnë këtë çështje. Pa marë parasysh se cili prej këtyre dy mendimtarëve, nga distanca kohore e tyre 95-160 e deri në vitin 2014, kur Melyshi e botoi veprën në fjalë, nuk mund të themi se cili kishte të drejtë.

Por, po e marrim edhe njëherë Mili Butkën me shpjegimin e thuktë se Dielli është baras me Zeus, që quhet ndryshe “Abis”, ndërsa biri i tij quhej “bina” (biri i ri, krijesa) dhe rrezet e arta diellore është barazi me shqiponjë; germa “O” përfaqëson atin, Zeusin, rrezet e arta që bien mbi birin e vet, RA. Thoti është vetë Shqiponjë. Zeusi shpeshherë kthehej në Shqiponjë. Germa “O” dhe brenda saj është pika X, që do të thotë Origjina, qendra, epiqendra, zanafilla e gjithësisë dhe e së tëres, pra Xë, Zë+U (ushtimë), Zeus.

Të gjitha gjuhët me IE, nëse mendohen thellë, i dinë këto fjalë. Të gjitha fjalët e rrënjët e tyre burojnë dhe analizohen apo zbërthehen lehtësisht nga gjuha e vjetër shqipe; shqip: në etimologjinë shqipe.[32]

Gjuha e vjetër shqipe është gjuha mëmë, është nëna e të gjitha gjuhëve, gjuha e shenjtë, baza etimologjike e të gjitha gjuhëve...

Do ta shohim edhe në vazhdimet e tjera të kësaj teme...






EDHE NJËHERË PËR SHQIPONJËN DHE SHQIPTARËT

Pjesa II


Shqiponja e Thotit është shqiponja që marrin për të parën. Ajo i ka lidhur botën e përtejme me botën e përkohshme; botën e pambërritur nga njeriu me botën që e sheh; pra, me një fjalë, botën reale me botën ireale.
Të kishe sytë e veçantë të shqiponjës, do ta shihje edhe atë botë. Por, me syrin e njeriut nuk do t`a shihje. Në botën e përkohshme, në jetë, njeriu, si qenia më superiore dhe më e vetëdijshme në tokë, shqiponjën e kishte si lidhjen kryesore apo të vetmen me Hyjniun, Zotin e Madh, Krijuesin e kësaj bote. Prandaj, AI, i cili ishte i pari i të parëve, e kumtonte çka do të thoshte Zoti i Madh, Krijuesi, Hyjniu i botës; që bëhej vetë Shqiponjë; shqiponjën me një kokë e kishte simbol të parë dhe tregonte origjinën e tij.
Kombi i ynë, i shërbente një qëllimi të shenjtë. Në shenjë të Krijuesit të Madh të kësaj bote, dëshironte që t`a bëjë botën në tokë (globus apo terra, si do të thuani), pa marrë parasysh se çka gjënte mbi dhé: kodra, bjeshkë, borë, fushë, ujë, deti, liqene, shkretëtirë, etj., nëpër të cilat ecte edhe në këmbë, krahas kuajve, siç e kishte lënë Krijuesi, me veti krijuese e të dijes, me duar e këmbë, si qenie të kësaj bote, me vetëdije më të lartë nga qeniet e tjera. Ne jemi të parët, të sjellur në këtë botë e kemi folur gjuhën shqipe. Një komb tjetër, përpos kombit që e ka folur gjuhën shqipe, nuk ka pasur.
Të gjitha këto pikëpamje do t`i trajtoj në bazë të mendimit tim shkencor, e jo ashtu si mund t`i quanin disa mendimtarë të tjerë shqiptar dhe botëror. Gjuha shqipe ka qenë gjuha mëmë e të gjitha gjuhëve, jo kaligrafia, jo shkrimi, sepse me kohën ka ndryshuar, por gjuha ështe e njëjtë. Gjuhën shqipe e ka folur i tërë Epiri ilir, Maqedonia ilire, Iliria, Thraka, Azia e Vogël, Ilirët e Azisë dhe të Afrikës veriore, Keltët dhe Galët.
Një tezë të vetme e kemi në shkencë se labët janë albët dhe nga ata është përcaktuar kryesisht shkuarja e tyre nëpër botë, p.sh. te Hititët, në mes të ilirëve (Yllirëve) të tjerë, sepse udhëtonin e emigronin në Lindje deri në Indi, të udhëhequr nga Yjet-si udhërrëfyes në tokë, të zbritur në radhë të parë prej yjeve, të cilit ata i thonë ylli Siri-us (e “us” është vetëm një mbaresë e gjuhës fenikase pas Kadmit!). Me kohë i kanë quajtur malet e larta se janë Alpet e Kaukazit (Dagestani i sotëm). Këtë mendim e kanë përkrahur dijetarë të ndryshëm, ndër ta Spiro Konda, Eqrem M. Zenelaj, Sulejman Mato, apo nga të fundit, jam edhe unë. Njëkohësisht, kështu quhen Alpet e Shqipërisë, e Alpet e Europës. Këtë gjuhë e kanë folur poashtu të gjithë ilirët, thrakët, pellazgët e shqiptarët, të cilës siç do t`i thonë Spiro Konda e Eqrem Çabej “gjuhë japetike” , me pak variacone dialektore, dallime e lokale.
Ne, po ndalemi në një pikë, në vitin 1998, kur arkeologët shqiptarë në krye të M. Korkutit e amerikanit J. Devis, kanë gjetur zbulime të tyre rreth 40`OOO vite më parë se viti 2005, pra 37`995 vite p.e.s., një vendbanim të paleotitit të vonë, e ata na e dëshmojnë se kanë jetuar ilirët e vjetër dhe shqiptarët, nëpër Luginën e Kryegjatës, në lindje të Apollonisë.
Në fakt, se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve është një gjë e vërtetuar në të gjitha spektrat, nga ana gjuhësore dhe historike, pasi gjuha shqipe ishte gjuha mëmë e të gjitha gjuhëve. Si e quanin vetveten njerëzit që jetonin në “Pellazgi” është shumë e dikutueshme, sikurse “helenë”, sikurse “grekë”. Ajo ishte Arkadia e vjetër dhe nuk kishte as “hellenë” e as “grekë”. Pastaj, këto të dyja, në të vërtetë, nuk ekzistonin. Epiri (E`pi`re) qëndronte në bregun perëndimor të Greqisë, ndërsa Maqedonasit, Boeotët, Thesalianët, bashkë me Epirotët, kanë qenë “fise barbare” dhe “të pacivilizuara”, siç mendonin Tuqididi, Androiti, Hatzdakis, Wilkes, etj.
Popullata e këtyre viseve ishte popullata e mirënjohur e tërë Gadishullit Yllirik dhe baza e mbarë popujve apo etnive, të cilat u krijuan mbi një gjuhë të vetme, gjuhës shqipe, gjuhës së “Birit-Atit-Shpirtit”, prej atit Zeus, Zot e këndej, siç do të thoshte Mili Butka, është gjuha e rrezeve diellore.
Ndër të tjera thuhet se fjala “elen” buron nga një rrënjë e lashtë “greke”, me El, e cila nënkupton një vend “malor” ose “të lartë”, duke e patur si bazë kuptimin e tyre për La, (Lartë) sikurse Yjet, sepse El=Yll është e lidhur me foljen e lashtë gege e gjuhës së sotme shqipe, Â=Âsht, osht, është; dhe e cila e sjellë në trajtë të rregullt fjalën A+L=E/la=Është la, lartë, prej La, e vendeve më të larta malore/ma la, të epërta, të sipërta, E`pi`re, Pele/ponese. Grekët e sotëm quhen dhe vendi i tyre quhet . Fisi Elen ishte një fis i vogël që i besonte perëndeshës Hënë/Selen, prej se-llëve (Sell-oi) . Të gjithë janë të etnisë sonë, të iliro-pellazgëve.
Në të vërtetë, qyteti Elada, nga i cili krijuan grekët “Hellada”, ndodhet në krahinën e Thesalisë dhe ishte pellazge, por nuk i takonte asaj që quhet “Graeci”. Elenët (jo Hellenët, sepse kësisojit nuk do t`i kishim thirrë ne!) ishin një fis i vogël, i vendosur në Thesali (Thessali, Phthia). Ai ishte i centralizuar përgjatë vedbanimeve të Alos-it, Alopes, Trehine dhe Argosit pellazg.
Pellazgjia është “Pelopennese”, dhe ndërkombëtare, sepse ai ishte vendi ku kanë jetuar atëherë ata, pas krijimit të mitit mbi “pellazgun e parë”, nën prizmin e kohës dhe vendit, por ai nuk e shpjegon prejardhjen kombëtare, sikurse të tjerat. Ky është miti, të cilin e quajnë “miti i deukalion”-it, dhe këta emra gjenden veçanërisht në territorin e sotëm të së ashtuquajturës “Greqi”, që në kohët e lashta antike (pelazgos, pelagon, aspelgos, aspelgia, deukalion, polydenkes, etj. etj.), të cilat shpjegohen nga etimologjia.
“Fjala ka qenë e lidhur me fjalën - thotë Spiro Konda, “një ndajfolje që do të thotë “afër, në afërsi”; me pelos=i zi; gjithashtu Pelargos= lejlek”. Kështu, kanë shtegtuar deri në Egjipt. Simbolizoheshin me lejlekët. Në disa vende konsideroheshin “shtegtarë”. Prandaj, për ta, është “origjina e popujve të Evropës dhe e tërë civilizimit njerëzor” nga Egjipti, e jo prej Gadi-shullit Yllirik/Ilirik, përderisa e kërkojnë prej asaj ane origjinën e tyre.
Në të vërtetë, duke kaluar qindra faqe të lexuara e libra të dokumentuara, ndalemi në librin e N. P. Eleftheriadhit, një këshilltar juridik, një specialist e orintalist dhe veprën “Greqia Pellazgjike-Parahelenët”, të cituar nga Spiro Konda, kur thotë se “në këtë mënyrë, pra, pellazgët, përbënin një botë të tërë pellazgjike dhe bota greke, e formuar dhe e zhvilluar në kohë shumë të mëvonëshme, përbën në të vërtetë një shkëputje dhe një specializim (spe-cifikato), një veçanti të madhe dhe të ndritur”.
Ne, do të kishim thënë me këtë rast jo “një shkëputje”, por “një përpjekje” që “të pranojë” legjitimisht shkrimin e vjetër të këtij “territori”, që e pranon si “Greqi”, me alfabet fenikas (pas Kadmit), si “greqishte të vjetër”, e nuk është absolutisht e tillë, sepse “greqishtja” e sotme është krijuar artificialisht dhe është zhvilluar shumë vonë, pas vitit 1000 të e.s. Por, N. P. Eleftheriadhi e thotë më mirë, si specialist i gjërave juridike dhe orientalist i spikatur se “kështu edhe greqishtja u formua në pjesën më të madhe dhe gati e tëra nga gjuha pellazge shumë e pasur”. Këtu do t`i bënim një vërejtje të thuktë se, në atë kohë e asnjëherë, nuk kishte “gjuhë pellazge”, por kishte gjuhë të vetme shqipe. Me “pellazgët” na kanë futur në qorrsokak. Ata nuk janë “një komb” tjetër, por janë të gjithë Yllir/Ilir. Shkencëtarët përpiqen me të madhe “t`i zhdukin” me hipoteza yllirët e vjetër e t`i lënë nën greko-latinët.
Spiro Konda na e sjellë edhe një shkrim të Eqrem Çabejt, i cili, në hyrje të librit të tij thotë se “nuk do të mundim të kënaqim ata që edhe sot kanë besim të patundur në një origjinë pellazge të gjuhës sonë. Përkundrazi, është koha që, së paku në shkollë, të mos mbushen trut`e nxënësvet me hipoteza të mjergullta të mesit të shekullit të kaluar”.
Kjo gjë është më e bukur e me vend. Nuk kemi mundësi që t`u ndihmojnë armiqve tanë me këto hipoteza dhe të lëshojmë Greqinë me gënjeshtrat e saj.
Në veprën e Spiro Kondos shpjegohet etimologjia e fjalës , prej faqes 451 e deri në faqen 486; pastaj, teoria kozmogonike e pellazgëve. Do të ndalemi në faqet 464-466, në të cilat mësojmë se fjala e Homerit donte të thoshte “jam i lindur prej dheut”, sepse “pel” (pjellë) është shqipe, e do të thotë “prej meje fillon jeta, jam i lindur; ku fjala “jam” është vetëm “a”, sikurse te gegnishtja, kur pyesin “kush a?” (Kush është?), ndërsa tingulli “g” i plotëson vepronjësit dhe do të thotë “gea” (dhea)=prej dheut. Mbaron fjala pelag, dhe “on” është mbaresë fenikase. Pra, po e themi se ky alfabet nuk ka pasur qëllim tjetër pos të indoktrinojë shqiptarët e vjetër që flisnin shqip e që e shkruanin këtë gjuhë, por me alfabet tjetër dhe quhen “grekë”.
Plaku më i vjetër prej fillimit e deri sot nderohej ndër shqiptarë dhe quhet . Kjo fjalë është shqipe, nga Epirotasit, që tregonte të parin e fisit. Aty janë të përmbledhur kaonët, thesprotët, kasopejtë, molosët, enanët, perrebejtë, athananët, etikët (aithiket), tymfeasit, parorejtë, antintanët, agrianët, etj. të cilat i përmend Straboni, që ishin fise epirote dhe këto fise kanë qenë fise Yllire/Ilire, jo pellazge, dhe kjo gjë na dërgon më largë prej origjinës sonë. Shqiptarët janë djemtë më besnik të Yllirëve/Ilirëve, të cilët nuk e kanë ndërruar gjuhën shqipe, prej krijimit të botës e deri më sot.
Sot, ndoshta bëjmë prova të kota për t`a quajtur tërë njerëzimin me emrin “pellazgë”; për t`ia mveshur të gjithë njërëzimit këtë emër si “të parakombit”, dhe për këtë gjë jemi futur pa vetëdije në një rrugë të gabuar.
Pse?! Sepse t`a quajmë popullin “pellazg” (jo kombin!) si popull paraprak i tërë njerëzimit, duhet të kemi me çka t`a dëshmojmë këtë çështje. Në radhë të parë duhet të kemi një “gjuhë” të vërtetë të tërë botës, e jo “familjen e indo-gjermane”, d.m.th. fonetikën, morfologjinë dhe sintaksën duhet që t`a kemi pellazge, me të vërtetat dhe faktet relevante nëpër kohë. E kjo nuk është e mundur, sepse iliro-pellazgët i kanë të pandara me iliro-shqiptarët gjërat e tyre kryesore. Kur vendosim që t`a quajmë veten tonë vetëm “pellazg”, mund t`i biem me grushta kokës sonë. Ata janë vetëm rajonalisht të tillë. Në tërë botën flitej më parë gjuha shqipe. Emrin “Pellagonia” e gjëjmë në të sotmen Greqi dhe në të cilën nuk është folur “greqisht” por shqip, deri vonë në histori, kur është mbushur me të tjerë Greqia, madje edhe sllavë.
Gjin Bua Shpata ka ardhur prej këtij rajoni dhe ka qenë emër vendi, e jo emër i nacionit, kombit. Në këto treva është edhe miti mbi “pellazgun e parë” dhe janë munduar që ta zgjerojnë në njëmijë forma, pa e marrë parasysh se këtë emër nuk e kanë pasur të tjerët, jashtë të sotmes “Greqi”. Pastaj, ky emër nuk ka ndodhur para vitit 1000 të e.s., sepse nuk ka patur “gjuhë greke”, respektivisht është quajtur më parë një ndarje e vogël prej “gre-a-këve”, d.m.th. gratë, e i gjithë territori e ka përvetësuar prej Dodonës ilire, e jo “greke”. Ky emër është pështjelluar e ripështjelluar në mitin e Deukalionit. Askush deri sot nuk e ka ditur se ky emër vjen prej Kosove, e cila është në Ylliri; e trualli i dytë është Iliria; truali i tretë është Dardania; të cilët e kanë folur brez pas brezi ndër mija vjeçarësh gjuhën shqipe dhe gegënishten, të parin dialekt e më të vjetrin të gjuhës shqipe.
Emri që e përdorim ne, dhe e marrim gabimisht në vend të origjinës së tij, e ka origjinën e vet prej të ashtuquajturës “Kosovë”, fshatit Grai-koc, e i cili është bastardhuar prej të ashtuquajturës “serbishte” në “Grejkovc”, një vend me kullota dhe lëndina rrëzë malit Borea (Sharri)
Kësisojit, neve na janë instaluar “serbët” e “sllavët” prej Kosovës e deri në “Pellagoni”. Për t`ia humbur para botës gjurmët parahistoke, i ngatërrojnë arbanët apo arbërit, arvanitasit, aramaishtët, arbëreshët, etj., të cilët janë dialekte të gjuhës shqipe apo forma të shkruarjes së gjuhës shqipe.
I tërë “ballkani” është quajtur më parë nëpër histori vetëm YLLIRI, sepse prej aty i janë drejtuar të gjithë botës. Yllin, diellin e shqiponjën i kishin simbola të denja. Qendra e këtij Gadishulli ka qenë qendra e tërë botës.
Ne po e vërtetojmë tezën tonë me një dëshmi të dukshme: Shqipe Hoxha, është njëra ato të artit të dijes. I tërë gadishulli i ynë thirrej Ylliri. Më vonë, është deformuar “Y”-ja e parë në “I”, sepse ata nuk mund t`a shqiptonin Y-në shqipe, por I-në. Kombin shqiptar e mbajnë më tutje nën këmbët greke dhe sllave, të ndihmuar nga bota konsenvatore. Bota përparimtare është me ne.
Gjuha shqipe është gjuhë origjinale. Gjuhët e tjera janë disa artificiale. Të tilla janë gjuhët greke, latine dhe sllave. Ato nuk mund të shqiptojnë “Y-në” shqipe në një shkronjë “y”. Kjo na vërteton, me shumë se çështje të tjera. Ato janë gjuhë të krijuara më vonë. Grekët, për shembull, i thonë yllit “illyos”. “Y-në” tonë themelore romakët e disa tjerë, e ndër to popujt e ri, e kthejnë në “i”, për shëmbull “Iliria”, duke e zëvendësuar “y-në e parë me “i”.
Së pari, po e shpjegojmë prej fisit dardan fjalën “ilion”, prej dardanëve të Turqisë, i cili, në rrënjë të fjalës së tyre e kanë Yllin.
Prej Yllit kanë zbritur në tokë Yllirët. ILION d.m.th. IL=YLL i (J)ON. Ylli është Diell dhe Diellin e mbajnë për Zot, Zë, Zeus. Disa i thonë se Ylli i cili e solli njerëzimin ka qenë ylli “Sirrius” (us-është mbaresë fenikase).
Një gjë të tillë na e thotë edhe Shqipe Hoxha, përmes Kishës së Deçanit, në Kosovë. Dijetari Erih von Daniken, që i zbulon sekretet e mbetura prej kohësh në këtë manastir, të rindërtuar mbi bazën e manastirit të vjetër të Deçanit, na e jep një afresk të vjetër, së bashku me 350 imazhe, në 57 faqet e tij me ngjyra, në këtë libër prej 254 faqe. Kur ka pasur një Manastir në mesin e Dardanisë ilire, aty ku është rrafshi i Dukagjinit, në Kosovë, tregon se sa i vjetër është ky komb dhe se “serbët” nuk kanë ekzistuar këndej pari, pra nuk kanë baza “të zhdukin” origjinën tonë të shumëpritur.
Emrin “serbë” po e fus në thonjëza, sepse emri i tyre është artificial dhe nuk ka absoltisht të bëjë me “surbit” e “sorbit”, pasi është gënjeshtër e shpikur e tyre. Për më tepër, lexoni ju artikujt në rrjetat elektronike dhe në profilin tim. Ne po i kthehemi prapë shkencës sonë dhe gjërave të vërteta, të cilat, nuk i pranon ende shkenca konservative si “të vërteta”.
Ka kohë që kanë dëpërtuar në shkencën botërore zbulimet arkeologjike të Bosnjës e të Kroacisë. Në mes tyre, një zbulim të jashtëzakonshëm të kohëve të fundit të arkeologëve kroat, të dhënë edhe në Radio Kontakt, i cili, në të vërtetë i dërgon me zbulimet e veta deri 20`000 vite p.e.s. Shkenca duhet të bazohet në zbulimet e reja, në artefaktet që hedhin dritë të re në shkencë dhe duhet t`i hedh poshtë të gjitha hipotezat e diskutabile deri më sot. Pra, duhet të rishkruhet historia e lashtësisë.
Bosnja ka qenë gjithashtu djep i civilizimit botëror dhe është pjesë e pandashme e Gadishullit Yllirik, që më vonë është quajtur Gadishulli Ilirik. Për të fundit herë Evropa ka dashur të na e hedhë në prapavijë, në shekullin XIX, kur e quajti “Gadishulli Ballkanik”, në Berlin. Sot, arkeologjia na sjellë artefakte të reja, jo sikur i kanë njohur shkencat botërore e të albanologjisë.
Po përsëritim edhe njëherë një thënie tonë të mëparshme, se kur kufiri i të kaluarës sonë lëviz për më shumë se 12`000 vite para qytetrimit botëror dhe më shumë se 17`000 vjet para asaj që i thonë kot “qytetërimi helenik”, të cilin Evropa “e sheh” sikur “një themel të qytetërimit të saj”, madje duke e mbivlerësuar, por neve na ndezet drita e gjelbërt dhe e kemi rastin tonë.
Për Piramidën në Bosnjë e kimi rastin më të vlershëm. Bota përparimtare e pranon; bota konsevative e pengon. Konsideratën e tij për piramidat tjera i kosinderon “hipoteza pseudoshkencore dhe ekzoterike”.
Në qytetin Visoko, në majen e malit Visočica, e zbulon piramidën e Diellit, e cila është piramida më të madhe se piramidat e Gizës në Egjipt. Dr. sci. Semir Osmonagić e jep një fotografi të artefaktit të tij, të gurit të rrumbullakët, i cili hidhet nga shqiponja, e marrur prej filmit dokumentar, i cili është një senzacion mbi shqiptarët e ilirët, të cilët kanë banuar para 12`000- e deri në 30`000 p.e.s. në këtë trevë dhe kjo e vendosë shkencën botërore para një dileme të madhe korigjuese. Mija libra duhet t`i heqë nga qarkullimi dhe kjo është më e vjetër se Shqiponja e Thotit. Në faqet e gazetës elektronike mund t`a lexoni me kujdes këtë shkrim. Miku im, Xelil Arifi, Bosnjën Yllirike e thekson si djep të civilizimit Europian.
Po e themi edhe një thënie shkencore në këtë pjesë, që parafrazohet nga filozofi Laibniz, i cili e konstaton se gjuha shqipe është edhe keltishte, kur dihet se Ciklopi lab (d.m.th. i Labërisë!) i ka bërë tre djem: ilirin, galin dhe keltin. Prandaj, nuk është e quditshme që të tri popullsitë, që e kanë pasur të njëjtin gjak, e kanë folur edhe të njëjtën gjuhë.
Shqipja është gjuha e parë e popujve të Europës e të Botës. Nuk është ”gjuha pellazge”, sepse edhe ata kanë qenë iliro-pellazgo-galo-keltë...




EDHE NJËHERË PËR SHQIPONJËN DHE SHQIPTARËT

Pjesa III


Jam i mendimit se nuk mund të quhen vetëm “pellazgë” dhe “parailirë”, siç e konsiderojnë shumë mendimtarë e shkencëtarë shqiptarë, e të botës së gjërë, përderisa gjuha shqipe është ajo që u paraprinë të gjitha gjuhëve të këtij rruzulli tokësor dhe gjuhën shqipe e flasin vetëm shqiptarët, si komb. Na ndahem që përpara popujt e tjerë, duke “i harruar” Yllorët, sikur fare të mos ekzistonin. As “parailirët” nuk duken “komb” me ilirët, por një emërtim nga ata që nuk e njohin mirë historinë. Gjyshi, baba e djali kanë të njëjtën gjak. Normalisht, yllorët/yllirianët nuk kanë pasur tjetër gjuhë, pos gjuhën shqipe. Parailirë nuk mund të quhen ata. Yllirianët kanë ekzistuar prej fillimit. Mund të quhen iliro-pellazgë ose pellazgo-ilir, sepse janë në lidhje të pashkëputur me shqiptarët. Epiri është tokë ilire dhe shqiptare...
Nuk është folur gjuha “greke”; nuk është folur gjuha “latine”; nuk është foluar asnjë gjuhë tjetër e botës, pos gjuhës shqipe. Me këtë nuk e themi ndryshe pos të vërtetës, sepse gënjeshtrat janë me shumicë. “Shkenca nuk është pronë e askujt”, thotë Ribeko, në fillim të librit të Zahari Majanit.
Periudha e shqipes fillon të logaritet prej 25`000 p.e.s. Artefaktet janë të pakta. Librat të cilat na logariten se janë “të grekërve”, poemat e Homerit, janë të botuara shumë vonë. Sipas autorit Zahari Majanit, po e them se ai flet për Josip Ilirianin, i cili ka banuar në oborrin e Faraonëve, e ka jetuar një shekull para Luftës së Trojës apo “një gjysmë shekulli para përmbytjes se madhe”. Ky është mendimi i autorit, e jo i imi (B.A.). Mund të ketë qenë bashkëkombas i Moisiut. Por, përmbytja e madhe ka qenë në vitin 1707 p.e.s. , e kjo nuk përputhet me logaritjet e Zahari Majanit. Gjuha e vetme dhe e mbrekullueshme është gjuha shqipe, nga e cila përmbledhim kokrriza ari, siç thotë Zekeria Majani. Pra, këtë gjë duhet ta mbajmë mirë në mend.
Gjuha e etruskëve dhe ilirëve ka pasur si model të vetmen gjuhë, gjuhën shqipe. Për të dëshmuar këtë çështje të madhe duhet të mbështetemi në një bazë të sigurtë, e kjo është gjuha shqipe, siç pohon Eduard Shnaider, e jo mbi gjuhët e tjera hipotetike, qoftë “indo-gjermane”, apo gjuha e Arianëve. Në Shqipëri quhet shqiponja “shkype”. Fëmijët e tokës së Shqipërisë quhen shqiptar, ndërsa vendi i tyre është Shqipëria. Ata janë vetë bij të shqipes, pra, sipas Eduard Shnaiderit, janë “bij të shkypes, shqiptarë”.
Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga parahistorianët. Pellazgët kanë qenë ilirët e lashtë/yllirët, dhe kaluan nën emrin toskë, nëpër Itali. Kështu na quhen edhe në Shqipëri. Në Itali janë quajtur toskanë dhe etruskë, siç pohon George Fred Williams, më 1914, mu sipas Eduard Shnaiderit. Pra, janë toskët e veçantë të Toskërisë. Etruskët janë toskë.
Gigantët ishin të mëdhenj përkah trupi; u dukeshin të tjerëve me fytyra trishtuese, mbanin flokë të gjata e mjekrrën të paprerë. Gygantët, gjigantët apo gegët quheshin “djemtë e tokës”. Sipas Stephan Ronhard historia e shqiptarëve është shumë e vjetër dhe është i ndarë në dy degë kryesore: në jug janë toskët, ndërsa në veri janë gegët. Fjalën “gjigant” (gigant) e kuptojnë mirë “grekët” e gegët (gigas). Toskët dalin si Tuskus, Tuscia e Toskana, në Itali. Sipas Georg von Hahnit, në “Albanische Studien”, në italishte janë tuscus e tuskia me emrin etruskët, pra janë toskët, ndërsa në Shqipërinë Jugore gegët shënohen si Gugoja.
Etruskët e flisnin gjuhën shqipe të kohës së vjetër dhe Eduard Shnaider thoshte se gjuha etruske lexohet vetëm me gjuhën shqipe. Fahri Xharra, shkruan se dorëshkrimi i librit etrusk është 2500 vite i vjetër. Ne mendojmë se do të duhej të logariteshin vitet prej kohës kur është gjetur dhe kohës kur mendojmë se është shpallur, sepse kështu nuk e themi të vërtetën. Ai është i gjetur para viteve 1960, në brigjet e lumit Struma, në Bullgari, në një varr të zbuluar gjatë gërmimeve të një kanali.
Sipas një sqarimi të dhënë me këtë libër, e cila u dërgohet juve së bashku me këtë pjesë të artikullit tim, thuhet se etruskët janë një nga popujt më të mistershëm e të lashtë të Evropës, të cilët po e them unë bashkë me gegët, e të cilët, siç i ka thënë edhe Apiani i lashtë, kanë shkuar deri në Sicili e janë larguar në Evropë. Etruskët kanë emigruar nga Lidia deri në Italinë veriore nga Turqia perëndimore. Në Italinë qendrore e veriore janë 3000 vjet më parë. Ata u zhdukën apo u asimiluan prej romakëve në shek. e IV p.e.s.
Prania e njeriut të paleoliteve në Shqipëri i përgjigjet plotësisht qytetërimit të Kromanjonit (Njeriut “Cro-Manjon”), i gjetur në gërmimet arkeologjike të Maliqit, 30`000-10`000 vjet p.e.s., i cili është “Njeriu i ditur i të diturve” ose “Homo Sapiens Sapiens”, pra “Njeriu i kohës sonë”, ku trurin e kishte të njëjtë me trurin tonë. Kromanjoni (Cro-Manjon) është i gjetur paralelisht në Les Eyzeins, në Francë, në shpellën “Felsüberhang” (gjermanisht), ku janë gjetur pjesët e skeletit të prindërve dhe të fëmiut.
Në Euro-Azi është i njëjti. Njeriu i ditur të diturve apo njeriu Cro-Manjon ka shkuar prej Gadishullit Yllirik dhe janë zgjeruar në Perëndim (Francë, Spanjë, Portugali, Gjermani, Britani), sikurse në Lindje (deri në Indi, Egjipt dhe Afrikën veriore). Jugu i Francës, para dialekteve romake, të cilat ende nuk ekzistonin, e fliste në tërë këtë rajon avernishten. E tërë popullsia quhej populli avernë. E kur thua “avernë”, do të ishte shumë e kuptueshme fjala “arbërn”, apo “albanais”, sepse ky ishte emri i stërgjyshërve të të gjithë arbërve, prandaj edhe i avrenjatëve të sotëm.
Ne po i kthehemi Ciklopit të parë, në Shqipëri, i cili i kishte tre djemë: Ilirin, Galin dhe Keltin, të cilët janë tre të parët e Evropës. Ciklopi jetonte në malet e fushat e Tomorrit, e vendi ku flente quhej Shpella e Polifemit. Polifemi ishte Kryebari, që jetonte kryesisht atje, nëpër male, përballë detit, pra jetonte dhe i ruante delet të cilat i donte si të ishin fëmijë të vet. Ai dilte heret prej shpelle e kthehej vonë prej kullote.
Kjo trevë, ku ndodhej Shpella e Polifemit dhe Dodona quhej Kaonia. Emri Kaoni del që prej vitit 629 p.e.s., si fis ilir i Epirit. Me emrin “Epir” është quajtur e tërë krahina. Shumicën e zakoneve të rajonit të Himarës e rajonit të Labërisë i përmbledhë autori në 12 pika, si zakone të shqiptarëve. Në Labëri janë ruajtur brez pas brezi deri më sot. Këto janë kode të shenjta të fisit dhe virtytet e tyre, të cilat i veçojnë ata nga fiset e tjera.
Emri artificial “Ciklop” mund të jetë një kompozitë e përbërë nga dy pjesë: çik (kështu i themi në tërë shqiptarinë, por të tjerët i thonë “cik”); pjesa e dytë “lab”. Nga kjo kompozitë kanë ardhur në një mendim gjuhëtarët shqiptarë e të botës, të cilët janë marrë kryesisht me gjuhën shqipe, se kjo është dukuri fonetike, pra kthimi i zanores “a”-së në “o”, dhe kjo gjë e lidhë me gjuhët gjermano-balte-sllave. Në të folmen e vendit “çikë” do të thoshte “shkëndijë”, e kjo kuptohej se ishte “shkëndijë zjarri”, nga vullkanet, prej nga vjen emri i kësaj zone “Akrokeraum”. Vullkanet ishin në tërë Kaoninë. Kështu, më parë është quajtur ÇIKLAB dhe kjo është ndërruar në CIPLOP. Më tepër, emrin çiklopë apo ciklopë do ta kenë marrë nga vendbanimi i tyre, pasi ata jetonin në të dy anët e malit të Çikës. Në Enciklopedinë italiane e gjëjmë “ciklop”.
Emrin natyral e kishte Polifemi dhe ishte i martuar me Galatean. Dhe, i kishin ata tre djem, që i përmendëm, e që janë të paret e Evropës. Shqip kanë folur të gjithë në Lab, Himarë, Kaoni, Epir, Shqipëri e tutje, pra nëpër Europë e Botë. Gjuha shqipe ka qenë gjuha mëmë, çelësi i të gjitha gjuhëve. Janë shqiptarët, e nuk janë “pellazgët”. Emri “pellazgë” është hyjnor. Ne vetë i kemi konsideruar si hyjnorë e të pavdekshëm; i kemi ruajtur mija vite nëpër këngët popullore si këngët që i ka kënduar Homeri; nëpër rrëfimet tona, nëpër mitologjitë; e kanë qenë më të paprekshëm, “gjysmëperëndi”, jo vdekatarët normal. Edhe ata e kishin një pikë të dobët, p.sh. si Akili.
Emri pellazgë është emër hipotetik. Ata besonin në Zotat; në krijimin e gjithësisë. Banorët përskaj këtyre “gjysmëperëndive” quheshin “pellazgë”. Pellazgët kanë qenë të prirur të besonin; ishin fetarë, madje edhe Dodonën, tempullin e parë, e kishin të kryer në Epir. Shumë pellazgologë quheshin hyjnorë, sepse zotëronin aftësi të veçanta për dëshifrimin e enigmave.
Shiponjën e kishin Yllirët (Hyllirët). Këtë gjë e kanë edhe Albanët apo Shqiptarët (toskë e gegë). Të gjithë ishin një: arianët, arbanët, aramaishtët, arbërit, albanët, arbëreshët, avernjatët, arvanitasit, arnautët, etj. Emrat që fillojnë me Yll, AL, IL, EL e kanë të njëjtën rrënjë e domethënie; të gjithë janë YLLORË (HYLLORË) apo YLLIRIANË (HYLLIRIANË).
Yllit i janë falur të gjithë dhe Dielli është ylli më i vogël, por më afër tokës. Pellazgët janë Hyllor (Yllor, Yllirianë), dhe baballari i ilirëve (hyllirëve) është edhe djali i Polifemit lab, jo i djalit të mëvonshmën të Kadmit e Hamonisë, sepse për Kadmin do të flasim përsëri më vonë...
Autori JoHenricus Christian Shubart shkruan se fjala Hyll (apo Hyllo, etj.) vjen nga Hiperboreanët ilir të Sharrit, që jetojnë pranë Dodonës ilire. Epiri ishte ilire (yllore). Ajo u lutej Zeusit (Zë+Ushtimë) dhe nderonte pëllumbat.
Hyllët, Hyllorët, të themi Yllorët, ishin shërbëtorë të orakullit të Dodonës; ishin të zbathur, të palarë, e nuk i lanin as këmbët e tyre; e flinin tërësisht nëpër tokë. Prej tyre na kanë rrjedhur shumë më vonë “hellët”, sepse të huajtë e ardhur për shkaqe të tjera në Dodonë nuk e dinin gjuhën shqipe.
Pos Hyllit të cilin e analizon autori JoHenricus Christian Schubart, kemi edhe një artikull të veçantë të kafkave të kristalta e magnetike, në revistën “Rrënjët/Le Radici”, që botohej në Itali, në të cilin autori Alberto Hitoaliaj, i analizonte të gjitha kafkat e kristalta, të cilat i posedonte hollandezja Joky Van Dicten, (11 koka magnetike nga 13 të cilat nevojiteshin), e të mbledhura nga Europa dhe Bota. Njëra nga këto kafka ishte e dhënë nga Mali i Zi në Amerikë, shqiptares së vjetër Erie Vintzi, e cila e kishte ruajtur në familjen e saj për 400 vjet, me emrin toskë (etrusk) Januz, e cila është kafka e mbretit të parë Hyllir (Yllir, Ilir), me emrin Hyll, të cilën në çdo betejë të tyre, në një kovë të përgaditur, e kanë marrë me vete iliro-shqiptarët.
Kjo hipotezë për kafkën e kristaltë magnetike sa është e vërtëtë nuk po e themi, por ajo hyn në lidhje mitike me ilirët dhe ka lidhje të pashkëputur me vetë shqiptarët. Nga antikiteti vie emri i mbretit të parë të hiperboreanëve. Ne mendojmë se ishte prej Sharrit, e me të cilin lidhet Herkuli, prej kohëve të vjetra të antikitetit, i cili, për nder të tij, kishte vizituar edhe Epidamin ilir, pra Durrësin e sotëm, përpos Hyllit, prej të cilit, si duket, rrjedhte.
Sa i përket Dodonës, ua themi edhe këtë: ajo është ndodhur në Tomorrin ilir dhe ka qenë qendra e burimit të qytetërimit iliro-pellazg, pastaj është marrë nga qytetërimet e tjera. Ze-u (“s”- ështe shtesë e gjuhës së shkruar pas Kadmit!) mund të themi siç thotë revista e mbrekullueshme “Një Komb”, se “ka folur shqip”, dhe nuk kanë ekzistuar askund të ashtuquajturit “grekë”.
Kulti i Zeusit njihet mirë te shqiptarët dhe zë vend qëndror në trashëgimin e kuturës së vjetër shpirtërore, ndonëse qendrat e dijes së Evropës e të Botës na e paraqesin me çdo kusht si “perëndi greke”. Dodonën e ngritën iliro-pellazgët dhe jo “grekët”. Zeusi quhet “Zot i Pellazgëve”.
Pellazgët kanë qenë tekstualisht një konstrukt hipotetik e hyjnorë, jo komb. Komb ishin ilirët. Kush i thërret ilirët pellazgë bën gabime trashanike dhe tregon se nuk e njeh historinë e vërtetë. Ta njohësh mirë historinë do të thotë se nuk rri nën këmbët e “grekëve”, por ua thua të vërtetën dhe këtë prej burimeve të shkruara në të tërë botën.
Për t`a ditur se si janë quajtur grekët e vjetër dhe bota i logaritë si “grekë”, edhe njëherë po ndërlidhemi me Eqrem Zenelajn, se disa autorë të vonshëm romak, për herë të parë thonë se grekët e kanë marrë emrin e tyre prej fisit Grai, e vendi është quajtur Graikos, thonë se ishte pranë Dodonës, në Epirin ylirik, pa e ditur se Graikos (sot Graikoc), i korruptuar nga serbo-sllavët në “Grejkoc”, është në rrethinat e maleve të Sharrit (hiperboreanë), të Prizrenit, Dardania/Kosova, vendlindja e autorit që po e citojmë, të cilët ishin Hyllor, Hyllirian (Ilirian), para se të quhen nga të huajtë “helenë”. Fjalët “Graiki” dhe “grai” mund të interpretohet në grua dhe gra (shumës), dhe nuk gjendej ky lokalitet askund tjetër pos afër Prizrenit, e as në Dodonë e Shqipëri.
Të marrin edhe librin për romakët, në të cilën përshkruhet lufta e parë e mbretit të Epirit, Pirroja, në Italinë jugore e Sizilien dhe forcat jashtë Italisë, për herë të parë na themelohet Italia jugore dhe Siçilia në Magma Graecia, shekulli i III-të p.e.s., e latinët nuk e kuptonin “graecias” së Pyrros, sikuse të Alexandrit të Madh, që kanë qenë shqipe e ilir, jo “grekë”, siç i quajnë sot nëpër libra . Fjala “graeicias”, nënkuptonte shqip “gratë”, nga graet.
Popujt që kanë mbijetuar nën këto kultura artificale latine, nën kulturën “greke”, gjermano-franko-portugezo-spanjolle; apo kulturave të tjera sllavo-turko-arabe, na i mbushin mijëra libra me gënjeshtra rend pas rendi.
Por, po i kthemi pak kësaj pike. Në të vërtetë kultura e një pjese të madhe të Sirisë është qajtur fenikase. Ajo ishte më primitive dhe liberale. Fenikasit u përzihen në mes të dy racave: races së bardhë dhe racës së verdhë. Unë po e them se ishin tri racat: raca e bardhë, e verdhë dhe e zezë. Kadmi ishte i racës së zezë. Asirianët ishin të kryqëzuar me racën e verdhë. Këto janë raca, e nuk janë në origjinë fise pellazge, por të kryëzuara. Edhe kur thirren “pellazgë”, ajo nuk e shpreh etninë, por besimin hyjnor e fetar. Kadmi ka qenë më parë në Egjipt dhe së bashku me fenikasit e tjerë formoi një popullsi tipike, të cilët thirreshin Semit. Autori i quan “pellazgë”, ndërsa Xhuzepe Katapano i quan ilirë. Ne po i quajmë më kuptueshëm iliro-pellazgë, sepse të gjithë e flitshin gjuhën shqipe, e cila, gradualisht u shpërpjestua.
Gjuha “greke” nuk është folur para vitit 1200 p.e.s., dhe ajo ka qenë gjuha shqipe e shkruar me alfabetin fenikas, pas Kadmit, i ardhur prej Egjiptit. Vepra e parë e botuar nga tirani Psisiatri (Peisistratos), është bërë në Athinë, dhe ka qenë në shekullin e 6. p.e.s., e jo siç thonë shumë libra të ndryshme “në shekullin e 8. p.e.s.”.
Tri fiset që kanë ardhur në territorin e të ashtuquajturës “Greqi”, sipas fjalës “graecia”, janë dorët, fenikasit dhe asirianët.
Nuk ka pasur fare “grekë” dhe këte deri sa u themelua “Greqia”, në vitin 1821-1827, por ka qenë “gjuha greke” e rithemeluar, në fazën e fundit të perandorisë Bizantine, dhe pas vitit 1000 të e.s.
Gjuha shqipe, të cilët e flitshin të gjithë ilirët, yllirët, nuk bënte pjesë në gjuhët semite, pas alfabetit të Kadmit fenikas, sepse ai ishte semito-fenikas, i cili e ka hequr ngadalë alfabetin pellazgo-ilirë dhe është futur pas vdekjes alfabeti fenikas. Gjuha shqipe ka qenë gjuhë e bashkfisnikërisë japetike.
Yllirët (Hyllirët) janë shumë më të vjetër se Ilirët e gadishullit Ballkanik. Iliri ishte djali i parë i Polifemit dhe i kishte mësuar të gjitha prej prindit të vet, çka pat mundur të mësojë. Si vëlla më i madh i Galit dhe i Keltit, ishte djali më i dhimbshëm i Polifemit. Polifemi e dinte siç pritej musafiri, me besë e me nder. Kështu e kishte pritur edhe Odiseun, i cili e vrau. Odiseu i dinte të gjitha dredhat. Troja u pushtua vetëm nëpërmes kalit klasik.
Polifemi nuk kishte sherr, ishte hyjnor, besonte në natyre, në gjë, në Zot. Odiesu ishte njeri dhe i dinte të gjitha sherret. Pabesia ishte veti e madhe e njeriut të tokës. Polifemi ishte shumë më i madh, p.sh. tetë hise më i madh se Odieseu dhe nuk e maste kohën, por dinte kur lind e perëndon.
Po i kthehemi “Shqipes dhe e vërteta Biblike”, në Zanafillë, për të vendosur një hierarki kohore dhe e pranojmë materien. Meqë procesi i krijimit nuk mund të qëndrojë, vetëdija e jonë diferencuese e diabolike na del me një histori të re, e kjo është zanafilla. Procesi i krijimit nuk mund të vie pa një të mirë dhe pa një të keqe, pa një fajtor dhe pa një viktimë të fajit, pa një Zot ndëshkues e pa një djall që duhet ndëshkuar. Kështu çdo fillim nuk është pa ndarje, pa negacion, pa mohim, d.m.th. ligji i tretë i dialektikës, negacioni i negacionit. Tek njeriu vjen inversioni, që i rrotullon gjërat: të vërtetën e quan të pavërtetë; të pavërtetën e quan të vërtetë; të drejtën e quan të pa drejtë, dhe të padrejtën e quan të drejtë; të mirën e bën të keqe, e të keqen e quan të mirë; anasjelltas, shkakun e bën pasojë e pasojën e bën shkak.
Për sa i përket greqishtes, duhet të themi se nuk ka ekzistuar atëherë e ka qenë deri më sot arvanishtja, e ndarë prej gjuhës shqipe, si dialekt i saj. Këtë çështje na e konfimon në një bisedë me autorin Niko Stylo, i cili thoshte:
“Greqishtja është në krizë identiteti. Me gjithë ndryshimet e mëdha të bëra nga ajo (po e them unë, pas vitit 1000 të e.s. B.A.), për t`iu fshehur Shqipes (Arvanishtja), përsëri zgjedhimi i foljeve dhe lakimi i emrave të grekërve të rinj, u rezulton Shqip”. Të gjitha rrugët të dërgojnë vetëm te gjuha shqipe.
Të tjerat, do ti shohim në vazhdim...



EDHE NJËHERË PËR SHQIPONJËN DHE SHQIPTARËT

Pjesa V



Xhemajl Gashi përpiqet të shpjegojë alfabetin simbolik të të gjithë yllirëve, edhe pse disa të tjerë e quajnë “alfabeti kozmik”, të cilin ne do ta shohim më vonë. Në trekëndëshin Nish-Sofje-Shkup konsiderohet se është krijuar për herë të parë gjuha e vërtetë shqipe. Ky trekëndësh është më i vogël se sa Gadishulli Yllirik/Illyrik, territorit bazë. Për gjërësinë tij ndahen në një areal të gjërë të mospërputhjesh shkencëtarët e botës dhe shqiptarët.
Në qoftë se e marrim parasysh një thënie të autorëve të vjetër, në truallin e vjetër të ilirëve, ka pasur edhe aso fise, të cilët janë quajtur “fise thrake” dhe që nuk duket se ata kanë të drejtë. Daorsët në Bosnje i njohin më pak; kaonët janë ilirë në Epir dhe dardanët midis tyre janë poashtu ilirë. Ka shumë autorë që thonë se tribalët (shqip: prej triballëve) dhe peonët nëpër Makedoni janë fis iliro-thrak, sepse thrakët e kishin një shtet tjetër, por jo “kombin” tjetër. Ndarjet shtetërore nuk janë ndarje të kombeve, por ndarje admistrative, sepse një komb i cili e përdorë të njëjtën gjuhë me ndryshime të dialekteve, edhe pse jeton nëpër territore të ndryshme të disa shteteve, është i njëjti komb, me një gjuhë simbolike e të shumtën të pashkruar ilire, të cilët ua lënin nga brezi në brez gjuhën e tyre me gojë. Disa alfabete të shkruara, njëri ndër to alfabeti fenikas, janë futur me imponim.
Nuk do mend shumë të dihet se si janë shtresuar klasat në shoqëri. Klasa e parë sunduese është krijuar klasa skllavo-pronare. Zbulimet e tanishme po e dërgojnë më përpara për rindryshim jo vetëm historinë kombëtare, por edhe ate botërore, prej 35`000 viteve e deri në 10`000 vite p.e.s. Dihet se njeriu është ushqyer nga lisi i qarrit me lénat e amidonit, në paleolitikun e hershëm. Prandaj, këtë lis e kanë quajtur që atëherë “lis të shenjtë”.
Zbulimi i Piramidave të Bosnjës na e dokumenton se kombi ilir ka qenë ndër të parët që ka jetuar në tërë Gadishulin Yllirik (Ilirik) dhe ky zbulim na e dërgon tërë historinë të rishkuhet 20`000 vite më parë p.e.s.



Yllirët, të cilët e kanë vlerësuar atëherë vendin e tyre të prejardhjes prej qiellit në tokë; dhe diellin, që e kishin si gjënë më të shenjtë nga yjet, pra ylli më vogël e pranë tokës, që nxenë, ngrohë, rritë e djegë gjithçka mbi dhé; dhe shqiptarët e sotëm, bij të yllirëve/ilirëve, nga Gadishulli Yllirik: me Dakinë e Rumanisë; me Bullgarinë dhe ish-Trakinë e vjetër ilire; Maqedoninë e sotme dhe ish-Macedonia iliro-thrake, në të ashtuquajturën “Greqi”; Thesalisë, nga trevat e “Greqisë” së sotme, e cila rrjedhë prej emrit “thesarë”, pra arë toke ; vend pune; thes ari me arë; tokë që prodhon shumë nga të mirat e botës ; Pellagoninë; Epirin; Shqipërinë e sotme; Dardaninë e vjetër, Serbinë e sotme, deri mbi Danub dhe Bosnje, merret si pjesë të këtij gadishulli.




Ky gadishull, që është quajtur “MAIA”, pra vend me maja dhe i lartë; është quajtur YLL-YLLIRI, simbol i Diellit. Prej kësaj e lidhim edhe SHQIPEN, prej emrit SHQIPONJË; prej YLLIT më të zjarrtë-DIELLIN; dhe në këto baza e kemi YLLIR-ILIR, IPHEST-STIPHE-SHQIPE, IPE-SHQ/IPE, gjuhën mëmë të Evropës e të tërë botës, pra gjuhën shqipe.




Kështu, kjo është qendra e jonë e vërtetë, prej së cilës jemi shpërdarë në tërë botën, deri në Babiloni, por nuk e kemi origjinën prej Babilonisë, as prej Azisë së Vogël, ku kemi jetuar ne. Ata ishin Yllirët dhe jemi quajtur albanë. Yllirët dardanë kanë qenë paraardhësit dardanëve të Trojës, në Dardanele, dhe jo anasjelltas. Pas luftës së njohur të Trojës janë ndalur përsëri në Dardanë. Emrat i kanë trashëguar prej dardanëve të parë...
“Karakteristikë e këtyre fisive në lashtësi ishin lëvizjet e tyre të vazhdu-eshme, drejt burimeve, kullotave, ndaj edhe banesat e tyre, në shumë raste ishin të tipit të një popullsie me banim të përkohshëm”- thotë Sulejman Mato, në veprën e tij, “Në kërkim të rrënjëve”. Ata nuk kanë mundur të krijojnë një bashkësi homogjene, por kanë qenë në zemër të Gadishullit Yllirik.
Yllirët apo Ilirët janë vazhdimësi e vërtetë e këtyre fiseve, veçanërisht të dardanëve, qoftë të atyre më të vjetër apo më të hershëm, qoftë edhe të Azisë së Vogël, për çka na thonë studimet tona, veçanërisht studimet e legjendave, të cilat tregojnë se dardanët e ilirët i kanë stërgjyshërit e vet mbi Maqedoni, në trojet e tyre të Shqipërisë, Kosovës, e pjesërisht të Serbisë, deri në Nish.
Studiusja maqedonase Fanula Papasoglu, thotë sipas veprës së Sulejman Matos, “Vëzhgime mbi lashtësinë e Gjuhës Shqipe”, se “dardania paraqitet si një nga rajonet ballkanike më pa të romanizuara”, ndërsa gjuhëtari i njohur i albanologjisë, Prof. Dr. Eqrem Çabej, dardaninë e ka quajtur si “pjesë e trevës gjuhësore dhe më të kryehershme të shqipes”.
Por më një domethënie të veçantë në këtë vepër, shumë prej ilirëve janë hedhë në trojet e veta italike, prej Gjenovës, Venedikut, Romës, e deri në Siqeli. Aty ka pasur dhe se kanë ardhur të tjerë, dy pjesët e kombit, toskët dhe gegët, deri në Hallstatt dhe gjetiu, nëpër Europë.
“Nëntë të rinj dhe po aq virgjëresha, të ardhura nga Iliria, linden 12 popuj”, thotë Plini, në vëllimin III të veprës së tij, e nuk thuhet emri i veprës, por faqe 21, të cituar prej Sulejman Matos. Plini thot “12 popuj”, e nuk e thotë “fise”. Autori e lidhë gabimisht me 13 fise të Eprit dhe kështu përpiqet që “ta kuptojë”. Të 12 popujt janë popujt e rëndësishëm për tërë Evropën.
Jokli arrinë në përfundimin e vet se djepi i lashtë i shqiptaro-ilirëve ka qenë Dardadia, në Gadishullin Ilirik (Hemi, Maia, Ballkani), ndërsa dijetari francez E. Pitar, piketon dy tiparet kryesore të iliro-shqiptarëve, flokët dhe irisin e syrit, të cilat mbizotërojnë te të dy gjinitë (mashkullore e femërore), ngjyra kafe e irisit, që është mbi 70 për qind të rasteve të studiuara, dhe ngjyra blu e syve, e cila është nga pak e hapur.
“Trashëgimet linguistike që vijnë nga gjuhët e lashta ballkanike (Gadishulli Ilirik, B.A.), si ajo e ilirëve dhe e trakasve, janë të lidhura ngushtësisht me shqipen”- thotë tekstualisht albanologu Nokli. Këto na japin trekëndeshin e tri qendrave të para: Nish-Sofje-Shkup.
Do të pohojmë sikur Sulejman Mato në veprën e përmendur, se gjuha është një organizëm i gjallë e lëvizës, por e konsiderojmë të pazgjidhur mirë “këmbimet” me gjuhë të tjera, shumë të mëvonshme dhe kryesisht gjuhë artificiale, si “greqishtja e vjetër”, sepse nuk mund të quhet kështu, pasi nuk kishte fare “grekë” andej-këndej e para vitit 1000 të e.s., por gjuhë shqipe të shkruar me një alfabet tjetër të Kadmit fenikas; gjuhës latine, e cila është krijuar e prej gjuhës së vjetër pellazgo-iliro-shqipe; rumune; kelte, gjermaniko-angleze; turke dhe gjuhëve sllave; pas shekullit XVI të e.s. ruse; dhe pas gjysmës së shekullit të XVIII të e.s. gjuhës “serbe”. Ato kanë marrë prej neve, e ne nuk kemi marrë prej tyre. Janë të verbër këta albanologë që e konsederojnë se “ne jemi marrës” e nuk e njohin aspak albanologjinë; që dalin “me shkrime” të tilla, sikur duan shkatërruesit të kombit iliro-pellazgë.
Po citojmë: “Ilirët i ngjajnë rrjedhës së Danubit... të përzier me keltë, me galë (të cilët janë vëllezër të Ilirit, B.A.!), me gotë (që janë një fis i mëvonshën thrakaso-ilir, të cilët luajtën rol të veçantë me “jermanët” iliro-makedonian në artikullimin e gjermanëve, B.A.!), dhe me sllavët e jugut (d.m.th. se janë themeluar shumë më vonë nëpër histori, por çekët janë themluar më parë B.A.!)”, e nuk jemi dakord fare me “fiset parailire”, por Yllirët, sepse yllirët apo ilirët kanë ekzistuar që më parë, prej djemve të Polifemit, në parahistori. Nuk jemi dakort as me “gjuhët indo-evropiane”, apo “indo-gjermane”, sepse është gjuha bazë, gjuha mëmë, gjuha shqipe. Ky kostrukt është një konstrukt artificial, e jo linguistik. Ne po pajtohemi se “gjuha shqipe ka një vend të merituar”, por nuk pajtohemi me pseudofaktin se kjo gjuhë qenka “rezultante e kësaj përzierjeje gjatë kohëve”, duke “pas qenë” “një përzierje dialektesh, huazime, deformime, sinonime, deformime e zëvendësime nocionesh, të cilat kanë marrë dhe i kanë dhënë njëra-tjetrës në çdo kohë, dhe sot e kësaj dite”.
Kur Sulejmon Mato bazohet kryesisht në konkludimin e albanologut të devotshëm, Çlirim Xhungës, nga i cili e merr një “ide të guximshme”, i cili thotë kësisoji, se “si greqishtja e vjetër ashtu dhe latinishtja nuk janë gjë tjetër veçse vazhdime të deformuara të shqipes, në dy alfabete të ndryshme”, nuk do mend të theksohet se leksiku i shqipes është shumë më i vjetër.
Çlirim Xhunga u bën një studim të thuktë leksikut të gjuhës shqipe. Në këto studime i verteton se dy gjuhët e tjera, të theksuara në kokludimet e tij, nuk kanë potencial e thelbësor. Ai ua bën një studim të thuktë rrënjëve të gjuhës shqipe. Me këto rrënjë e shpjegon se “shqipja ia kalon greqishtes se vjetër në të gjitha drejtimet, si për nga pastërtia e rrënjës, pastërtia morfolo-gjike dhe sintaksa e qartë”. Në fund të tyre, e thotë qartë se “greqishtja dhe latinishtja vijnë nga shqipja”.
Në fund, po e themi se krijimi i shënimeve për librin e Sulejmon Matos “Vëzhgime mbi lashtësinë e Gjuhës Shqipe”; dhe pasurimi i këtyre faqeve me thënie të shkencëtarëve të ndryshëm e herë herë edhe kontradiktor, ka qenë për autorin “një obligim qytetar”, siç e thotë ai, i cili, në përfundim e nxjerrë edhe konstatimin e vetëm se fiset ilire kanë qenë popullsia e madhe dhe më e hapur në Europë. Vlenë të përmendet kjo thënie e Kreçmerit:
“Një pjesë e ilirëve doli nëpër Helespond (Dardanele) dhe Propontis në Azinë e Vogël, (se)pse Dardanët e trojës të cilët përmenden prej Homerit bashkë me trojanët, janë si duket një pjesë e fisit ilir të dardanëve”.
Pastaj, prej dardaneleve të Turqisë, pas luftës së Trojës dhe shkatërrimit të saj definitivisht nga dredhia e Odiseut, nga e cila mbetet kurdoherë nëpër histori “Kali i Trojës”, që e rrënoi nga mbrenda kalanë e pasur të saj, kanë ardhur në Gadishullin italik etruskët, që janë toskët, dhe aty kishin tjerë nga iliria, ligurët, venetët, mesapët, japigët, panonëve, retët, keltët, etj. së bashku me 10`000 nënshkrimet e tyre dhe librat e shkruara, por ato nuk dihet se ku kanë mbetur apo ku janë “zhdukur”. Alfabeti etrusk (toskë) është forma e dytë e shkrimit të gjuhës shqipe. Do ta cekin edhe njëherë në këtë pjesë.
Vlenë të theksojmë thënien e Sulejman Matos, se “problemet e lashtësisë së gjuhës shqipe janë të pakta (të panjohura dhe të pastudiura, B.A.!) dhe janë të ngritura mbi dëshmi dhe hipoteza. Askush (nuk) e mbronë dot tezën se gjuha shqipe është gjuhë foshnjore e njerëzimit (në vend se të thuhet gjuha e parë, apo gjuha mëmë), ashtu si, askush nuk ka të drejtë ta zbeh këtë tezë pa argumente shkencore”. Kjo është thënia përfundimtare e këtij libri.
Vërtetë gjuha shqipe ka mbijetuar dhe u ka rezistuar kulturave të lashta, perandorive e fqinjëve tanë, armiqve më të rrezikshëm deri në kohën tonë.
Nuk do mend të theksojmë edhe njëherë se gjuha shqipe nuk ka qenë gjuhë semitike, por ka qenë gjuhë japetike. Që në fillim duhet të cekim fjalët kolosale të Spiro Kondës, se gjuha shqipe bënë pjesë në bashkëfisërinë (homoethinë) japetike dhe populli që e përdorë këtë gjuhë nuk ka qenë një popull semitik, por popull jo semitik. Ai është populli paragrek dhe më i vjetri në tërë Gadishullin Yllirik, e rrjedhën e Danubit, deri në Hallstatt.
Disa gazeta elektronike deri te Qendra e Studimeve Albanologjike/Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, i mbushin me shkrime të tilla e libra, ndër të tjera i nxjerr edhe dy vepra të “mëdha” nga Kolec Topalli. Ai e hedh gjuhën shqipe “kalkë” të gjuhëve greke, turke, latine dhe sllave, të cilat janë krijuar prej shqipes, si të porositura prej armiqve më të mëdhenj të kombit shqiptar, dhe për t`ia zënë frymën kështu këtij kombi, të cilët sa luftëra i udhëheqin prej forcës së djallit, për shkatërrim të çështjes shqiptare.
Po e marrim me këtë rast një video dokumentare, të realizuar nga ana e Kol Markut, një studiues i vërtetë historik dhe i gjuhës shqipes, e cila është një intervistë me studiuesin Fredi Balaj, të titulluar "Thesare Gjuhësore", pikërisht autorin e veprës "Gjuha që bota flet dhe simbolika e germave", e hedh poshtë me prova shkencore të ashtuquajturën "Fjalorin Etimologjik të Gjuhës Shqipe" të të ndjerit Kolec Topalli, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me metodat e imponuara e të verbëta të studimit, i cili, nuk e njeh parahistorinë e gjuhës shqipe. Kolec Topalli e nxjerr gjuhën shqipe si "kopje" të gjuhëve më të vona. Kjo nuk është e vërtetë!...
Në të vërtetë, Aleksander Hasanas (Mili Butka) latinishten e nxjerrë me fakte si “nëngjuhë të gjuhës shqipe”, duke e njohur mirë etimologjinë e fjalëve të “gjuhës mëmë”, të shqipes. Gjuha e parë e njerëzimit është gjuhë me rrënjën X (iks), gjuhë e parë e Yllit më Madh, është gjuhë e tij hyjnore.
As gjuhët e tjera nuk i kanë dhënë gjuhës shqipe, por ato kanë marrë tekstualisht prej saj. Kolec Topalli, si dhe të tjerë, që nuk i njohin aspak ligjet etimologjike të gjuhës shqipe, nga lashtësia, shkruajnë kështu. Në vend se të pranojnë siç ka qenë gjuha shqipe me rolin e saj të pazëvendësueshem për gjuhët e kulturën e lashtë të njerëzimit, mundohen të "justifikojnë" në njëfarë forme hipotezat e veta, me gjëra të pavërteta, sikur “shkencore”.
Se gjuha shqipe është baza e gjuhëve indo-europiane apo indo-gjemane na dokumeton me të gjitha mundësitë e tija studiusi dhe oponionisti shqiptar, Fredi Balaj, në të dy vazhdimet e gjëra në rrjetin elektronik, Pjesa e parë dhe Pjesa e dytë, në demantim të veprave si këto, të cilat i vumë në spikamë...
Kështu shkruajnë edhe të tjerë, me gabime të mëdha e mjaft trashanike, si tradhëtari Mustafa Nano, i cili nuk ka turp të thotë se “shqiptarët nuk janë pasardhës të ilirëve”, por ne po e marrim një thënie nga artikulli i Brilant Gashit, të thënë prej Nikolla Jorgës, i cili pohon se “populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetër në Europë”, pa marrë parasysh gabimin e rastësishëm të gazetës “ilirida-online” apo të ndonjë tjetri, e cila na pohon se “alfabeti i Kadmit” është “me origjinë pellazge”, edhe pse botërisht dihet se i quanin pellazgët dhe iliro-shqiptarët, që nuk e mësonin shkrimin fenikas, si “barbarë”. Dihet se alfabeti fenikas ishte semito-egjyptian.
Tërë gjuha shqipe me të cilën e kanë folur Yllirët, Illyrët dhe shqiptarët përpara tyre, ka qenë jo semitike. Alfabeti i Kadmit e ka zëvendësuar me dhunë e gënjeshtra alfabetin e pare diellor, siç e quan Xhemajl Gashi, apo alfabetin simbolik, siç e quajnë të tjerët dijetar, prej Linearit A e B e deri sa kur të pranohet botërisht, se alfabeti i Kadmit ka hy me qëllim që të largojë mendjen njerëzore nga origjina e vërtetë e gjuhës shqipe.
Albanë janë quajtur për shqiptarët dhe prej vëllaut të tretë të Ilirit, Keltit, ata që e krijuan alfabetin e parë simbolik, al-fa-be-tin e parë, AL-B(e)-ANË, ana nga e cila janë krijuar shkronjat e para, ALB, prandaj quhet sot e kësaj dite “Schwäbische ALB”, në Hallstatt, dhe ALBA-LONGA në Romë, të cilët i ka krijuar populli i vjetër Yllir, e askush tjetër, pra shqipfolësit, prej SHQIPES, e jo tjetër! Albanët e vjetër kanë qenë edhe albanët e Trojës.
Alfabeti etrusk (toskë) dallon diametrikalisht nga shkrimi “grek”, sepse ai fillon nga ana e djathë dhe e mbaron rrjeshtin në anën e majtë. Prej shkrimit etrusk (toskë) ka lindur edhe shkrimi i vjeter arab, të cilit do t`i kthehemi, në shkrimin vijues.
Po e them se Diellin e kishim simbol të veçantë (shikoni po deshët edhe Piramidën e Diellit, në Bosnjë, 20`000. vjet p.e.s.!) dhe fjalën e parë; atij i jemi falur të gjithë Ylliret/Ilirët; e nderonim si ZOT, sepse ai ishte Yll që jepte JETË, por edhe DIGJTE-kur bënte vapë; ishte Ylli më i vogël pranë tokës, në qendër të sistemit diellor, pra galatikës sonë. E nderonim Yllin dhe na quanin YLLOR, jo illyrian, por yllirijan! Këte, e kemi mjaft të qartë...
“Etruskët janë njohur me emrin Tiranë ose Tyrhenian, pas emrit të udhë-heqësit etrusk, Tyrsenus”- thotë Aleksander Hasanas, të cilët quheshin se janë banorë të hershëm të Tiranës së vjetër, e cila ende nuk është gjetur.
Në këtë diskutim ndërlidhen disa mendimtarë, pro e kontra. Po e marrim në këtë rast Nezir Shalën, në të cilën thuhet se TIRAS ishte djali i shtatë i Jafetit (Japhetit, e Japheti ishte djali i parë i Noas, i Nuhës/Nuhit. Këta emra janë emra tradicional të shqiptarëve, pra mos e harroni këtë emër, në të tri format: Noa, Nuhi dhe Nuha!). Japfeti, thuhet në sqarim se e kishte në ponësi Europën. Kjo thënie na e hedh syrin nëpër tërë kontinentin. Ai e lidhë në versionin anglisht me Japheth`s-International Standard Version. Dhe, kur ta shikojmë të tëren, duke mos e harruar thënien lapidare të Spiro Kondës, të cilën e kemi shkruar, gjuha shqipe bënë pjesë në bashkëfisërinë japetike, pra të Japfetit. Ne, e kemi në studim pjesën e dytë, libri i dhjetë, kapituli i parë, i dytë dhe i tretë, për etruskët (toskët). Atëherë e mbyllim diskutimin me thënien e Ciceronit (Mark Tulit) për historinë, e cila “është dëshmitari i epokave”, “është pisha e së vërtetës”, “është lajmëtari i lashtësisë”.
E vërteta është një, ndërsa e pavëteta është e pakufishme. Kur ndeshet ajo me të vërtetën, bie e plandosur, bie për dhé, dhe nuk ndëgjohet tjetër...


Për pejsën I-rë Referencat



[1] Shiko Mili Butka (Aleksandër Hasanas), „Kodi i Gjuhës Shqipe-Etimologji“, Botimet Magus, Tiranë 2017, faqe 73.
[2] Xhuzepe Katapano, „Thot-i fliste shqip“, Botimet Enziklopedike, Tiranë 2007, faqe 3.
[3] Xhuzepe Katapano, po aty, faqe 47.
[4] Po aty, faqet 39-40.
[5] Po aty, faqe 110.
[6] Shikoni te Mili Butka, „Kodi i Gjuhës Shqipe-Etimologji“, faqe 80.
[7] Shikoni te vepra e Kastriot Melyshit, „Shqipja dhe e vërteta biblike“, GEER, Tiranë 2014, faqe 122.
[8] Mili Butka, vbepra e cituar, faqe 72.
[9] Shikoni filmin dokumentar „Thesare gjuhësore_Intervistë me Fredi Balaj_Studius_nga Kol Markut_Studius…“, https://www.youtube.com/watch?v=TDYsmDYg_3E,
[10] Xhusepe Krispi, „Shqipja-Nëna e gjuhëve-Gjuha e lashtë e zanafillës me të cilën fliste Homeri“, Plejad, Tiranë 2009, faqe 11 dhe 93.
[11] Kastriot Melyshi, vepra e cituar, faqe 18.
[12] Po aty, faqe 20.
[13] Xhuzepe Katapano, libri i cituar, faqe 22.
[14] Mili Butka, vepra e cituar, faqe 74.
[15] Po aty, faqe 68.
[16] Po aty, e njëjta faqe.
[17] Po aty, faqe 69.
[18] Shikoni punimin tim në internet, „Cilat ishin lojërat e fshirjes së çdo gjëje paraprake të qytetërimit iliro-pellazg-II“, në http://www.brahimavdyli.ch/periudha-e-lashtë-iliro-pellazge-2/, apo shikone pak edhe librin e Ali Eltarin- Lapi, "Pëllazgët, krijuesit e qytetërimit botëror", Grand Prind, Tiranë 2008, faqe 52.
[19] Shikoni veprën e Xhuzeppe Katapanos, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 50, poshtë.
[20] Shikoni veprën e Sotir Lashovës, "Pellazgët, Stërgjyshërit e Kombit Shqiptar", Tranë 2007, faqe 37.
[21] Po aty, e njëjta faqe.
[22] Po aty, faqe 39.
[23] Vepra e cituar e Kastriot Melyshit, faqe 28.
[24] Cituar sipas veprës së Eqrem M. Zenelaj, „Pellazgët-Ilirët-Shqiptarët-Historiografia e lashtësisë dhe vazhdimësisë së një populli pro sellenë (Burime arkivore të vendeve të huaja)”, Botimet Artini, Prishtinë 2017, faqe 161, Christian Gottlob Eissner, “Die Pelazger ud ihre Mysterien”, Leibzig, 1825, faqe 99.
[25] E njëjta vepër, faqe 161.
[26] E njëjta vepër, e njëta faqe, e cituar prej Eissner, vepra e përmedur, faqe 140 e 179.
[27] Shikoni veprën e E.M.Zenelajt, faqet 162-163, apo vepra e cituar e Karl Wilhelm Ramlers, „Kurzgefasste Mythologie… in zwei Teilen“, Berlin, 1790, faqe 1.
[28] E. M. Zemelaj, e njëjta vepër, me pak fjalë, faqe 193-164.
[29] Kastriot Melyshi, e njëjta vepër, faqe 29/30.
[30] E njëja vepër, faqet 247-248.
[31] Cituar nga Aref Mathieu, "Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme", Plejad, Tiranë 2008, faqet 210-211.
[32] Vepra e Mili Butkës, faqe 74.


Për pjesën II të-Referencat .

[1] Ndër të tjera, mund të shikoni veprën e Sulejman Matos, „Në kërkim të rrënjëve“, Botimet Dudaj, Tiranë 2005, faqe 59.
[1] I njëjti autor, e njëjta vepër, faqe 129.

[1] Aleksander Hasanas (Mili Butka), „Çka do të thotë <grek> apo <helen>, sipas Etimologjisë“, e datës 19.09.2018, në http://www.facebook.com/aleksander.hasanas..., apo në internet, te gazetat elektronike…
[1]Po aty, në vazhdim.
[1] Shiko në veprën e Fiqret Barbullushit, "Homeri-historia, racizmi", Botimet Dita 2000, Tiranë 2011, faqet 123/124.
[1] Shiko shpjegimin etimologjik të Aleksander Hasanas, të cituar më lartë, në fillim.
[1] Shikoni librin e Spiro Kondës, „Shqiptarët dhe problemi pellazgjik“, Shtëpia Botuese „Eugen“, Tiranë 2011, faqe 437.
[1] Shikoni në këtë vepër, faqe 446.
[1] Shikoni veprën e cituar të Spiro Kondos, faqe 447-448, duke cituar N. P. Eleftheriadhit, “Greqia Pellazgjike-Parahelenët”, Athinë, 1931, faqe 132.
[1] Shikoni në faqen 448 të veprës së Spiro Kondës, cituar nga faqja 133.
[1] Shikoni prapë veprën e Spiro Kondës, faqe 448 dhe veprën e Eqrem Çabejt, „Elemente të gjuhësisë dhe të literaturës shqipe“, Tiranë, viti 1936, faqe 3.

[1] Shikoni prej ku e ka origjinën grai-koc, Eqrem M. Zemelaj, “Pellazgët-Ilirët-Shqiptarët-Historiografia e lashtësisë dhe vazhdimësisë së një populli pro sellenë (Burime arkivore të vendeve të huaja)”, Botimet Artini, Prishtinë 2017, faqe 333.
[1] Shikoni më lehtë fotografinë e përpunuar prej Spartak Ngjelës, të dhënë edhe këtu, si dëshmi për emrin „Kosovë“.
[1] Shikone shënimin e Shqipe Hoxhës, në „Dikur i gjithë gadishulli i ynë, Ballkani, quhej Ylliri“, të datës 19 qershor 2015, në http://www.facebook.com/shqipe.hoxha...
[1] Shkoni pak shpjegimin e Sulejman Matos, në veprën e cituar, faqe 123.

[1] Shqipe Hoxha, në atë vend të cituar më parë, libri i Erih von Daniken, Moj svijet u slikama“, Stvarnost,  Zagreb 1974.
[1] Për shembull, shikoni se nuk janë aspak „shkencore“ gënjeshtrat e tyre. Një gjë, me këtë rast, po ua jap që ta lexoni: http://proinformacion.com/2018/03/serbet-dhe-greket-jane-dy-popuj-me-histori-te-falsifikuar-ne-menyren-me-primitive/ .
[1] Shikoni shkrimin tim „Paleolitiku i parë dhe evoluimi i njeriut nëpër Evropë-pjesa e tretë (III),  të cilin nuk kam pasur kohë që ta vendos në faqen time provizore, por mund ta shikoni në gazetën elektronike, në https://proinformacion.com/2017/09/paleolitiku-i-pare-dhe-evoluimi-i-njeriut-neper-evrope-iii/.

[1] Shikoni edhe njëherë në shkrimin e faqes elektonike të Radio Kontaktit, “Zbulimet tronditëse për qytetërimin ilir, të injoruara nga akademitë dhe qeveritë shqitare”, në http://www.radiokontakt.al/zbulimet-tronditese-per-qyteterimin-ilir-te-injoruara-nga-akademite-dhe-qeverite-shqitare .
[1]Shikoni faqen elektronike Wikipedia Org., “Bosnische Pyramiden”, https://de.wikipedia.org/wiki/Bosnische_Pyramiden .
[1] Shikoni faqen e tij të biografisë, https://de.wikipedia.org/wiki/Semir_Osmanagi%C4%87 , në të cilën ipet edhe vepra e tij, për Piramidën e Diellit, Semir Osmanaginć, “Bosanska piramida Sunca”,  2. Aufl., Klepsidra, Sarajevo 2005, ISBN 9958-9372-0-4.
[1] Shikoni shkrimin e mikut tim në Zvicër, Xhelil Arifin, në artikullin “Bosnia Yllirike-djep i civilizimit Europian”, në https://proinformacion.com/2018/05/bosnia-yllirike-djep-i-civilizimit-europian/.
[1] Shikoni librin e Sulejmon Matos, “Vëzhgime mbi lashtësinë e gjuhës shqipe”, Pa shtëpi botuese, Tiranë 2015, faqe 175.

Pjesa  e III-të Referencat :

[1] Zahari Majani, „Fundi i <misterit> etrusk/Zanafilla, gjuha e jeta e etruskëve, sipas tektsteve të tyre të deshifruara, midis viteve 1963 dhe 1968“, Shtëpia Botusese e Librit Politik, Tiranë 1973, faqe 3.

[1] Po aty, faqe 35.

[1] Shiko veprën e E.M. Zenelajt, „“Pellazgët-Ilirët-Shqiptarët-Historiografia e lashtësisë dhe vazhdimësisë së një populli pro sellenë (Burime arkivore të vendeve të huaja)”, Botimet Artini, Prishtinë 2017, faqe 31.
[1] Zahari Majani, vepra e cituar, faqe 69.
[1] Shikoni në veprën e Eduard Shnaider, „Pellazgët e pasardhësit e tyre“, I.H.P.V.K.A., Tiranë 2009, faqe 35.
[1] Po aty, e njëjta faqe.
[1] Po aty, faqe 111.
[1] Eqrem M. Zemelaj, “Pellazgët-Ilirët-Shqiptarët...”, faqe 190-191.
[1] Po aty, faqe 192.
[1] Po aty, faqe 193.

[1] Shikoni në artikullin e Fahri Xharrës, „Libri i artë etrusk në muzeun bullgar të Sofjes“, në gazetën elektronike, https://www.ikvi.at/?p=27525.
[1] Shikoni përmes artikullit të Fahri Xharrës, të librit të 6 faqeve 24 karat të arit, në http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/2939362.stm.
[1]  Shikoni në artikulin tim, të vendosur në faqen time provisore, nga të tre artikujt përmbledhës për paleologjinë, në https://www.brahimavdyli.ch/paleolitiku-1/.
[1] Nga libri voluminoz prej grupit të autorëve, e botuar prej dy autorëve, Lucien Fevre dhe Pernard Braudel, „Epochen der Menschheit/600`000 Jahre Menscheitsgeschichte“, E. Diederichs Verlag, Stuttgart 1960, faqe 33.
[1] Robert d`Angely, "Enigma- nga pellazgët te shqiptarët", Botimet Toena, Tiranë 1998, faqe 86.
[1] Sulejman Mato, „Në kërkim të rrënjëve“, Botimet Dudaj, Tiranë 2005, faqe 72.
[1] Shikoni E.M.Zenelaj, vepra e cituar, faqe 371.
[1] Shikoni S. Mato, vepra e cituar, faqe 77.
[1] Shikoni në librin e S. Matos, në pjesën „Si njihet Ciklopi në Labëri“, në faqet 81-85.

[1] Pa aty, faqe 82.
[1] Eqrem M. Zenelaj, vepra e cituar, faqe 332, fusnota e Schubartit, „De Hyperboreis“, 928.
[1] E.M.Zenelaj, po ajo faqe, fusnota 929 e të njëjtit autor.

[1] Shikoni artikullin e Alberto Hitoaliaj, „Hylli, mreti i parë i ilirëve dhe misteri i kafkës së kristaltë“, Revita Rrënjët/Le Radici”, Grottaferrata (Romë), Itali, Prill 2014, faqe 1-3.
[1] Shikoni artikullin e gazetës elektronke „Autochtonous-Një Komb“, „Kur pellazgo-ilirët faleshin në kultin e Zeusit, Grekët e Greqia as që ekzistonte kund fare”, në http://autochthonous.njekomb.com/18336/.
[1] Shikoni edhe njëherë librin e cituar të Eqrem M. Zenelajt, faqe 332-333.

[1] Group Autoren: “Grosse Kulturen, Glazvolle Epochen: Mächtiges Rom”, Reader`s Digest, Deutschland-Schweiz-Österreich, Verlag Das Beste GmbH, Stuttgard-Zürich-Wien, 2000, faqet 52-53.
[1] Shikoni edhe njëherë Robert d`Angely, vepra e cituar, faqe 58-59.
[1] Shikone librin e Gerhard Fink, „Meisterwerke kurz und bündig Homers, Ilias und Odyssee“, Piper München-Zürich 1999, faqe 7.
 [1] Shikoni shkrimin tim, „A ekziston kombi „grek“ dhe kush e ka krijuar këtë shtet“, pjesa e IV, në faqen provizore, https://www.brahimavdyli.ch/a-ekziston-kombi-grek-4/.
[1] Shikoni Kastriot Melyshin, „Shqipja dhe e vërteta Biblike“, Geer, Tiranë 2014, faqe 36.
[1] Po aty, faqe 126.

Për pjesën V të Referencat:


[1] Shikoni edhe njëherë faqen tonë, dhe artikullin „Paleolitiku i parë dhe evoluimi i njeriut të parë nëpër Evropë-III/Nga mediat elektonike dhe veprat“, i boturar nëpër gazeta elektronike, si psh. në http://maqedoniashqiptare.com/2017/09/paleolitiku-i-pare-dhe-evoluimi-i-njeriut-neper-evrope-iii/ .
[1] Shiko veprës e Mili Butkës (Aleksander Hasanas), „Kodi i gjuhës shqipe/Etimologji“, Magus, Tiranë 2017, në faqet 204-205.
[1] Shikoni po aty, e njejta faqe, 205.
[1] Sulejmon Mato, „Në kërkim të rrënjëve“, Botimet Dudaj, Tiranë 2005, faqe 44. 





2019-01-15

“Tregimet e moçme shqiptare” i Mitrush Kutelit. –


Plot 30 vjet pas botimit të parë të përrallave “Tregimet e moçme shqiptare”, të Mitrusht Kutelit, për herë të parë ky libër fundamental për letërsinë shqiptare del në një botim luksoz. 

Janë trashëgimtarët e Kutelit, të cilët kanë menduar se tani është koha për ta rezervuar si një libër luksoz në biblioteka, por në kushte mbijetese botuesit e “Kutelit” e kanë nxjerrë librin në shumë pak kopje



Unë i ktheva këngët në prozë që t’ua lehtësoj hë për hë kuptimin fëmijëve, por proza nuk mund ta përfshinte e ta pasqyrojë kurrë poezinë në tërë madhështinë e saj ritmike, muzikore, ndjenjësore. Të përpiqesh ta kthesh këngën në tregim është, shpesh, pothuaj e njëjta gjë sikur të mundohesh të futësh qiellin në një shami. Prandaj i porosita fëmijët e mi – siç porosit gjithë lexonjësit e vegjël, të këtij libërthi – që t’i lexojnë vetë balladat dhe rapsoditë tona të bukura. Atëhere, ndofta, mund të thonë edhe ndonjë fjalë të hidhur për shkronjësin e këtyre radhëve, që s’mundi t’u japë veçse diçka të zbehtë, pa ngjyra e gjallësi…Ah le ta ndjejnë drejtpërdrejt, thellë e më thellë madhërinë e artit tonë popullor, dhe sidomos rapsodinë e Gjergj Elez Alisë, dhe s’kam veçse të gëzohem dhe të pranoj buzëgaz qërtimet e tyre… – Me këto fjalë shkrimtari Mitrush Kuteli tregon se si shfrytëzoi gjithë kulturën popullore të mbledhur prej tij në një përmbledhje përrallash në Tregimet e Moçme, duke u bërë një libër tipik klasik i letërsisë shqiptare dhe një libër që mban rekordin e ribotimeve në këta 27 vjet, por dhe një nga librat më të shitur, nga rënia e komunizmit. Në çdo panair libri, por dhe nga treguesit e librarive, si dhe shitjet online, kryevepra e magjisë popullore shqiptare vazhdon të mbetet një rekomandim i përhershëm për fëmijet dhe një zgjidhje brilante për të kuptuar esencën e fantazisë së kulturës popullore.



Botuar së pari më 1987, më pas më 2005, me botimet Mitrush Kuteli, është ribotuar më 2015. E njohur me disa versione në fasadën e kopertinave, Tregimet e Moçme, vjen së fundi në një botim luksoz të përgatitur nga trashëgimtarët e tij.



Me një lidhje cilësore, me kopertinë të kuqe e të dekoruar, libri u paraqit në panairin e fundit të Tiranës, nëntor 2017, ku familjarët kishin nxjerrë për shitje shumë pak kopje, duke u shprehur se kaq ishte mundësia e tyre botuese, pa u mbështetur financiarisht nga asnjë institucion. Libri shënon në faqen e parë nga vetë autori: Në parafjalë, ose bisedime me katër fëmijët e tij dhe me vetveten rreth këtij libërthi, botohet sipas daktiloshkrimit.



E bija, Atalanta ka treguar se nuk kanë ndryshuar asgjë nga version i parë, duke i qëndruar besnik librit siç e ka lënë i ati, Mitrushi, ku parafjala e tij tregon se si arriti të krijontë këtë botim legjendë të letërsisë shqiptare, e sidomos për fëmijë.

Ja si shprehet shkrimtari në hyrje të kësaj bisede në parafjalë me fëmijët, se çfarë pune i duhet një përralltari për t’jua afruar botës së fëmijëve: Vështirë e ka sot përralltari shqiptar; fëmijët tanë kërkojnë gjithnjë më shumë përralla. Dhe nuk i duan sido-kudo, po të reja, të padëgjura, të palexuara. Dhe domosdo të bukura, me thelb, me kuptim.

Dëgjoni ç’më ndodh mua. Kur më shohin pak më të ngeshëm, ata të katër “rebelet” e mi (kështu u them unë, sepse janë edhe të qetë, po edhe të zhurmshëm; të urtë, po edhe kryeneçe; të shtruar po edhe… rebelë), më rrethojnë, më heqin për mënge, më hetojnë…



Materialet që Kuteli mblodhi me durim e kujdes, i përmblodhi në vëllimin “Këngë e britma nga qyteti i djegur”, Fryt i përpunimit me mjeshtëri i materialeve folklorike ishte edhe vëllimi “Tregime të moçme shqiptare” etj

Të njëmbëdhjetë rrëfimet e vëllimit “Tregime të moçme shqiptare” të Kutelit (1907-1967), siç e thotë edhe vetë titulli, janë rikallëzime të motiveve tona popullore – të baladave, të eposit të kreshnikëve dhe të kohës së luftërave të gjata shqiptaro-osmane. Këto tregime, të veshura me bukuritë artistike prej njërit nga mjeshtrit e mëdhenj shqiptarë të rrëfimit, Mitrush Kuteli, monumentalizojnë universe e drama të papërsëritshme të tri kohëve të etnisë – të kohës kur arbërit sfidoheshin nga fuqi të padukshme e nga bajlozë dhe shkelës gjithfarësh që vinin nga toka e deti (“Rozafati”, “Besa e Kostandinit”, “Gjergj Elez Alia” e “Ymer Agë Ulqini”), të kohës së kreshnikëve, pra të shekujve pas zbritjes së fiseve endacake sllave në tokat e Ilirisë (“Muji dhe zanat”, “Muji dhe Behuri”, “Ajkuna qan Omerin” e “Omeri i Ri”) dhe të kohës së treqind kryengritjeve shqiptare kundër osmanëve (“Shega e Vllastari”, “Turku rrëmbeu një arbëre” dhe “Skënderbeu e Ballabani”).



Një rastësi bashkon sërish Tregimet e Moçme të Mitrush Kutelit me ilutrimet unike që ka krijuar enkas për këto përralla piktori Gazmend Leka. Në ditët e panairit të librit Tirana 2017, ndërsa në Universitetin e Arteve, Leka iu rikthye viteve ’86 kur paraqiti për herë të parë ciklin e përrallave në vizatime, vajzat e shkrimtarit nxorrën një botim luksoz të Tregimeve. Pas njohjes së disa ribotimeve, duke u renditur një nga librat më të lexuar të të gjithë kohërave, nga gjithë gurpmoshat, dhe pse janë përralla, trashëgimtarët thonë se kishte ardhur koha për të pasur një botim luksoz të tyre, tashmë të bërë realitet. Por në panair për ta testuar pritjen e lexuesit, patën nxjerrë shumë pak kopje të tij, me frikën se lexuesit nuk do mund t’ja mbajë xhepi, por me dëshirën për të pasur në bibliotekë një libër luksoz fundamental.

Mitrush Kuteli.jpg


Dhimitër Pasko i njohur edhe si Dimitrie Pascu  por më shumë me emrin e pendës Mitrush Kuteli (Pogradec, 13 shtator 1907 ─ Tiranë, 4 maj 1967) ka qenë ekonomist, përkthyes, kritik letrar, funksionar në Bankën e Shtetit Shqiptar gjatë pushtimit nazist dhe së bashku me Ernest Koliqin, themelues i prozës moderne shqipe.Pasko, bashkë me shkrimtarët tjerë të kohës, akomodoi doktrinën komuniste në letërsi Zhdanovizmin duke përkthyer shkrimtarët e aprovuar sovjetikë.




Shkollën fillore e kreu në Pogradec më 1919, pas dy viteve shkoi në Selanik me anë të një burse për shkollën tregtare rumune. Organizoi shoqërinë e nxënësve shqiptarë të Selanikut të quajtur "Kostandin Kristoforidhi". 

Më 1928 shkoi në Bukuresht ku vijoi studimet në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike, duke punuar njëherësh edhe si llogaritar. 


Ndiqte kurse letërsie, kritike, folklori në fakultetet e tjera dhe dinte shkrim e këndim në greqisht e latinisht, frëngjisht, rumanisht dhe italisht.

 Qe sekretar dhe më 1931-1934 kryetar i shoqërisë së studentëve shqiptarë të Rumanisë, ndërkohë më 1928-1933 drejtoi gazetën Shqipëria e Re që botohej në Konstancë, ku çeli rubrikën Shënime Letrare.

 Më 1931 u diplomua dhe në shkurt të 1934 mori doktoratën në shkencat bankare e monetare me vlerësimin "Diplomam Magnam cum Laudæ". 

Një nga shokët e tij të shkollës, Ionel Zeana, ka shkruajtur pas më se gjashtëdhjetë vjetësh:

«Dh. Pasku kreu studime të shkëlqyera, duke u dalluar qysh në fillim si një element i jashtzakonshëm, jo vetëm përmes kapacitetit të tij intelektual të veçantë, po edhe përmes seriozitetit, maturisë, ndërgjegjshmërisë, forcës për punë dhe krejt qendrimit të tij moral, cilësi këto që tërhoqën vemendjen, vlerësimin dhe mbrojtjen e profesorit të tij të madh të financave, Viktor Slëvescu, prijësi liberal, ish-ministër dhe guvernator i Bankës Kombëtare. Duke e marrë doktoratën në financa, me një tezë të vlerësuar në superlativitet, Dhimitër Paskut iu hapën perspektiva nga më të bukurat, për realizimin e një karriere të shkëlqyer. 

I angazhuar më së pari si funksionar, ai arriti brenda një kohe të shkurtër të bëhet drejtor i Bankës Kombëtare, duke iu përkushtuar ekskluzivisht ekzigjencave të një profesionaliteti të ngushtë, pa u regjistruar në ndonjë parti politike".

Në vitet 1934-1942 nisi punë si nëpunës i lartë në Ministrinë e Financave të Rumanisë, më tej u bë drejtor i Bankës Kombëtare të Bukureshtit dhe i Bankës së Çërnëucit. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, Kuteli rrëfen kështu mbi presionet që i vinin:

"Unë kam pasur gjithnjë, si bir i një populli të vogël, një urrejtje të madhe kundër idesë së zezë `popuj mbi popuj` ose `të mëdhenj mbi të vegjël`, por `popuj përkrah popujsh`...

Një nga pasojat e para ka qënë një `skedë e zezë` ardhi e më foli dikush në bankë: - Ç'po bën kështu? Nuk e di ç'të pret? Pse kundërshton që vendin e kapitalit çifut, ta zërë kapitali mik gjerman?"

Kuteli vazhdoi të përkrahë ekonominë vendase, derisa e mobilizuan në janar të 1942 dhe e nisën në front, drejt Stalingradit.

Megjithatë, veshur me uniformë, në qendrimet mes marshimeve mblidhte këngë popullore moldave, mbante shënime, njihej me njerëz të thjeshtë, me letërsinë ukrainase, thellonte njohuritë e gjuhës ruse.

 Rrugës i mbërriti një telegram që e njoftonte për të ëmën që e kishte sëmurë, miqtë në Bukuresht i siguruan lejen dhe e përfshinë në një dërgatë ekonomistësh që nisej me shërbim pune në Romë. 

Mundi t'arrijë në Pogradec në shtator 1942; e ëma i kish ndërruar jetë më 28 gusht.

Punoi për pesë muaj nga tetori 1942 pranë shoqërisë SASTEB dhe pas kapitullimit të Italisë në Bankën Kombëtare të Shqipërisë, këshilltar në fushën e monedhës me përgjegjësitë e drejtorit shqiptar krahas atij italian.

 Pati kontradikta me gjermanët sepse nuk ishte dakord me emetimin e monedhës së re, për të financuar ushtrinë e tyre në Shqipëri.

 Për këtë rrezikonte përndjekjen nga Gestapo, pasi i kishin thënë miqtë që i kishin hapur dosje të zezë në Vjenë.

 Më 15 shkurt 1944, së bashku me Vedat Kokonën, Nexhat Hakiun dhe Sterjo Spassen themeloi organin e përmuajshëm Revista letrare.

Në tetor 1944 kalon në zonat e pakontrolluara nga gjermanët. Tri javë pas kalimit në zonën partizane qëndronte në Priskë.


 E thërrasin në Berat, ku shkon më 8 nëntor dhe bëhet nëpunësi i tretë në Min. e Financave të Qeverisë Demokratike, pas ministrit Ramadan Çitaku dhe sekretarit të përgjithshëm Qirjako Harito, si këshilltar.


Ishte ndër anëtarët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve, anëtar i këshillit të parë të saj dhe i komitetit drejtues të revistës Bota e Re. 

Njëherësh në ekonomi, pas themelimit të bankës, emërohet anëtar i këshillit të parë dhe drejtor i drejtorisë qendrore. 

Ideoi e zbatoi disa nga operacionet më të rëndësishme financiare të pasluftës, si vulosja e monedhës, emetimi i çeqeve monedhë për plotësimin e nevojave të para financiare etj.


 Pasko dha dorëheqjen në gusht të vitit 1946, pasi nuk pranoi kursin e këmbimit të caktuar nga shteti shqiptar mes lekut dhe dinarit jugosllav.


Kur u hap Instituti i Folklorit, iu kërkua nga drejtori Shuteriqi material për lëndën e folklorit dhe ishin në fjalë për ta caktuar pedagog.

Më 16 maj 1947 e arrestuan dhe e dënuan si “Armik i Popullit”, për "agjitacion e propagandë" me 5 vite heqje lirie, hetuesinë ia bëri kap. Beqir Ndou.

Pasi kaloi dënimin në kampin e Vloçishtit në Maliq u lirua nga burgu në maj 1949 me falje.


Pas daljes nga burgu Paskos me familje u kanoset internimi në Kavajë. Dokumentet u damkosen me vulën armik i popullit. Ai bëri lutje në Ministrinë e Brendshme dhe në kryeministri por nuk mori përgjigje. 


Pastaj iu drejtua Fadil Paçramit i cili zgjidhi problemin, që të nesërmen ua zëvendësojnë dokumentet e damkosura me dokumente të reja. Pastaj i dhanë punë. 

U caktua si përkthyes te "Zëri i Popullit", ku punoi deri në majin e 1952 dhe pastaj u transferua në shtëpinë botuese "Naim Frashëri".


Ndërroi jetë më 4 maj 1967 nga problemet me zemër.


Vepra

Kuteli së bashku me Koliqin mbahen si bashkëthemeluesit e prozës moderne shqiptare dhe ndër nismëtarët e kritikës letrare me rubrikën sistematike Shënime letrare.

Madje është autori i parë shqiptar që botoi libra kritike. Nga tekstet autobiografike që ka lënë, lë të kuptojë që tekstet më themelore prozë, poezi e kritikë i ka bërë para se të binte në burg duke nisur nga vitet 1927-1928 dhe duke u përmbyllur më 1947.

 Veprimtaria letrare e pasburgut mund të përmblidhet në lëminë e përkthimit letrar.

Publicistikë, prozë, poezi, folklor

Më 1919 botoi vjershat e tij të para "Mëmës Shqipëri" dhe "Skënderbeu" - në kalendarin "Pogradeci". Nga viti 1924 kish filluar të botonte në shtypin shqiptar "të jashtëm", tek "Shqipëria e Re" dhe "Kosova" që dilnin në Kostancë të Rumanisë.

Më 1938 botoi librin Netë shqiptare me rrëfimet e veta të botuara një dhjetëvjeçar më parë te Shqipëri' e Re, cilësuar si tregime lirike nga Arshi Pipa.

 Pati lënë një vëllim me afro 200 këngë popullore moldavishte (që kish mbledhur rrugës për në Stalingrad) për botim në Bukuresht shtatorin e 1942, mbante titullin Cantece Din Moldova Mica që përfshinte mjaft elemente inedite të folkloristikës rumune.

 Pasi u kthye në Shqipëri, më 1943 boton Ago Jakupi e të tjera rrëfime (novela impresioniste dhe librin me poema Sulm e lotë. 

Një vit më vonë, më 1944 boton vëllimin me tregime Kapllan Aga i Shaban Shpatës, pamfletet satirike-politike Havadan në havadan dhe përmbledhjen me këngët e Pogradecit Këngë e Brithma nga Qyteti i Djegur.


Më 1946 jep për shtyp librin Dashuria e barbarit Artan, që nuk del i plotë. Madje humben disa dorëshkrime të rëndësishme; pas arrestimit më 1947, i pati humbur romani shkruar për kampin nazist të Prishtinës Njerëz dhe ujq dhe 30 dorëshkrime të rilindasve që i ishin besuar nga Ilo Mitkë Qafëzëzi, iu konfiskuan nga Sigurimi.

Tre muaj para se të arrestohej e burgosej, përfundoi veprën që më pas do të titullohej E madhe është gjëma e mëkatit.

Për t'iu kthyer e drejta e botimit iu përkushtua letërsisë për fëmijë, dhe iu botuan Pylli i Gështenjave (1958), Xinxifillua (1962) dhe ritregimin e Ciklit të kreshnikëve tek Tregime të moçme shqiptare (1965).

Pas vdekjes iu botua Baltë nga kjo tokë (1973), Në një cep të Ilirisë së Poshtme (1983).

Kritikë

Kuteli është autori i parë shqiptar që botoi vëllime me kritikë letrare, përkatësisht Lasgush Poradeci (1937) dhe Shënime letrare (1944); ku radhit trajtat e ndryshme të lëvrimit të kritikës nga ana e tij: shënime, recensioni, studimi e esetë.

Që në rubrikën Shënime letrare që botonte te Shqipëri' e Re në Kostancë shkruajti për Çajupin, Asdrenin, Shirokën, Asllanin e Migjenin. Kritika e tij për letërsinë e huaj nis që me përkthimin dhe interpretimin e poetit të njohur rumun Mihai Eminescu; risi në vëllimin Shënime letrare përbën kronika analitike Vitit letrar 1943, ku analizohen të gjitha shfaqjet letrare në Shqipëri brenda një viti.

 Gjithashtu, në të njëjtin vëllim, është i pari që i prezanton shqiptarëve poetin ukrainas Taras Shevchenko.


Mbi ekonominë


Kuteli la një sërë shkrimesh që i kushtoheshin ekonomisë, monedhës, çështjes agrare dhe problemeve ekonomike shqiptare. Studjoi ngjarjet e së kaluarës në fushën e financave dhe kritikoi Bankën Kombëtare të Shqipërisë, duke faktuar spekullimet e saj në dëm të ekonomisë së vendit. Ndër këto shkrime Kuteli përmend më pas "Kriza e koronës dhe Banka Kombëtare", që u botua si kryeartikull më 1928 në gazetën "Telegraf".


Disa leksione të tij mbi ekonominë u botuan në vëllimin Ditari i ekonomistit. Vepra tjetër Shënime Ekonomike u dogj dhe gjenden vetëm pak kopje në Bibliotekën Kombëtare.


Përkthime


Lëminë e përkthimeve e nisi që me poetin rumun Eminescu gjatë kohës që ka qenë në Rumani, duke botuar librin me 24 poezi të përkthyera në shqip të poetit rumun.

 U mor me përkthime edhe në burg, më pas kur përkthente me normë, nga rusishtja përktheu autorë sovjetikë të pranuar nga Zhdanovizmi (të rekomanduar nga këshilltarët kulturorë e politikë sovjetikë)si dhe klasikë rusë (Turgenjev, Gogol, Shçedrin, etj), nga rumanishtja kater a pesë, përktheu disa vëllime të përrallave turke, kineze, persiane (vëllimi Haxhi Agaj), mongole, arabe e polake. Mblodhi e përktheu këngët popullore të popujve të ndryshëm, si dhe përktheu Elyar dhe Nerudën.

Pas vdekjes, më 2015 u nderua me dekoratë për përkthimin e klasikëve rusë nga Ambasada Ruse në Tiranë.

Pseudonimet

Në publicistikën e tij përdorte pseudonimin Janus, perëndia dyfytyrëshe romake.

Te libri Sulm e lotë vërehet se libri nënshkruhet me tre emra: Izedin Jashar Kutrulija, Mitrush Kuteli e Dr. Pas, që të tre pseudonime të Paskos. Izedini shenjohet si autori i Poemit kosovar, Mitrushi si autor i Poemit të Shëndaumit dhe Dr. Pas si shkrues parathënies Një fjalë mbi dy shokë e mbi vepërzën e tyre. Ky rast, siç e trajton në parathënie, synonte drejt një dialogu mes vetjeve të tij ku Dr. Pas ishte ana racionale e Izedini me Mitrushin ana emocionale.


Tituj

Lasgush Poradeci, kritikë letrare, 1937.
Netë Shqipëtare, rrëfenja, 1938.
Ago Jakupi, e të tjera rrëfime, 1943.
Sulm e lotë, poema, 1943.
Këngë e britma nga qyteti i djegur, këngë popullore të mbledhura, 1944.
Shënime letrare, kritikë letrare, 1944.
Havadan më havadan, pamflet, 1944.
Kapllan Aga i Shaban Shpatës, tregime, 1944.
Dashuria e Barbarit Artan, 1946.
Pylli i gështenjave, poezi, 1958.
Xinxifilua, përralla, 1962.
Tregime të moçme Shqiptare, përshtatje në prozë, 1965.
Tregime të zgjedhura: vjeshta e Xheladin Beut dhe rrëfime të tjera, novela, 1972.
Baltë nga kjo tokë, poema dhe vjersha, 1973.
Në një cep të Ilirisë së poshtme, tregime, 1983.
E madhe është gjëma e mëkatit, novelë, 1993.
Netë moldave, tregime dhe shënime, 2015.
Përkthime
Aleksander Fadeev, Shpartallimi, 1956.
Ivan Turgenjev, Kujtimet e një gjahtari, 1963.
Maksim Gor'kij, Tregime (1956) dhe Përralla të Italisë (1960).
Mihail Saltikov-Sedrin, Zotërinjtë Gollovliovë (1964) dhe Përralla.
Nikolai Gogol, Tregimet e Petërburgut, Shpirtra ndryshuar më pas Frymë të vdekura.
Pablo Neruda, Zgjohu, druvar (1958) dhe poezi nga Bleta e bardhë (1974).
Vahtang Baratasvili, Miq të gëzuar, 1960.
Viktor Eftimiu, Doktor Fausti magjistar, pjesë teatrale, 1963.


Flori Bruqi

Edi Rama sulmon Zërin e Amerikës: – Flet nga kazani i Tiranës.-

1.

“Tepsia për vete” – me punësimet në burgje… Në rrjetën e përgjimeve Manja, Spahiu, Gjylameti e Sterkaj.-

– 

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama.

Më 30 prill 2018, drejtori i Përgjithshëm në atë kohë i Burgjeve, Arben Çuko mori një telefonatë nga kabineti i kryeministrit Edi Rama. Biseda bëhej me porosi të drejtoreshës së kabinetit, Vali Bizhga dhe kishte në fokus punësimin e një vajze. Çuko, i cili ndodhej nën përgjim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pohon në bisedë se e kishte firmosur punësimin më herët atë ditë.

“Fola me zonjën Bizhga para gjysmë orë dhe i thashë se u fut Vitjona në punë,” citohet të pohojë ai në transkriptin e zbardhur.

Të dhënat e siguruara nga Zëri i Amerikës përmes një duzine përgjimesh dhe mesazhesh të shkëmbyera tregojnë se telefonata të ngjashme mbi punësimet apo transferimet e punonjësve në sistemin e burgjeve ishin pjesë e rutinës së përditshme të punës së ish-drejtorit Arben Çuko.

Zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe të zgjedhur vendorë janë përgjuar ndërsa shëmbenin trafik influence dhe kërkonin favore për punësime apo transferime nisur nga lidhjet partiake apo personale, dhe jo mbi bazën e meritës.

Përgjimet ekspozojnë gjithashtu se si një konkurs për rekrutime masive në policinë e Burgjeve u kthye në një fushatë punësimi për militantët socialistë apo njerëzit e lidhur me pushtetin-një fenomen ky i përhapur në administratën publike në Shqipëri.

Arben Çuko, një ish-komandant i Gardës së Republikës dhe ish-deputet i Partisë Socialiste u ngjit në krye të Burgjeve në korrik të vitit 2017, por vetëm disa muaj më pas u përfshi në hetimet e Prokurorisë, për shkak të komunikimeve të tij telefonike me anëtarët e një grupi kriminal për transferimin e një të dënuari.

Ai u shkarkua nga detyra pa mbushur ende vitin dhe në tetor 2018 u arrestua për korrupsion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Çuko i ka mohuar akuzat dhe ndodhet aktualisht në arrest shtëpie.

Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmoi se procedurat e punësimeve në Burgje janë në proces hetimi. Një drejtues i çështjes u rezervua megjithatë të komentonte nëse ishin marrë në pyetje persona të dyshuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga pranoi bisedën telefonike gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ndërsa shpjegoi se kishte ndërmjetësuar për rastin pas një kërkese për ndihmë nga motrat e Nënë Terezës. Thëniet e saj u konfirmuan edhe nga Motër Tereza Maria e misionit me qendër në Tiranë, e cila pohoi se i kishte transmetuar Bizhgës një kërkesë për ndihmë gjatë një takimi në Kryeministri, të cilin e quajti privat.

Zyra e shtypit e Kryeministrit nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi ndërhyrjet për punësime në burgje deri në botimin e këtij shkrimi. …


2.

“Zëri i Amerikës”: 
Koncesionet e debatueshme të Qeverisë “Rama”.

Një seri kompanish të vogla në ortakëri me njëra-tjetrën dhe kompani me pronarë të panjohur të rregjistruara në parajsa fiskale janë fituese të tre koncesioneve të inceneratorëve. Kjo dëshmohet nga dokumentat e siguruara nga “Zëri i Amerikës” lidhur me këto projekte të cilat sipas specialistëve pritet të shumëfishojnë kostot e trajtimit të mbetjeve në kurriz të taksapaguesve.

I kthyer nga emigracioni disa vite më parë, Leonard Janji nga fshati Verri i Fierit ka zgjeruar fermën e tij dhe prodhon sot mbi 100 ton domate dhe pjepër për tregun e brendshëm. Por 38 vjeçari thotë se investimi i tij në bujqësi po vihet në rrezik nga projekti i inceneratorit të Fierit, i cili po ndërtohet thuajse një kilometër larg tokës së sapombjellë.

Prej një viti e gjysmë, Janji dhe bashkëfshatarët e tij kanë organizuar disa protesta kundër ndërtimit të inceneratorit në fshatin e tyre, por shqetësimet kanë rënë në vesh të shurdhër. Fermeri ka frikë se ky projekt do ta nxjerrë prodhimin e tij jashtë tregut dhe do ta detyrojë atë të ikë sërish në emigracion.

“Unë nuk dua të iki, por jam i detyruar nga këto rrethana, nga mosinformimi im dhe mbajtja në terr për çfarë po ndodh këtu. Nga dhuna e përdorur dhe mosgjetja e drejtësisë në këtë vend,” u ankua Janji.

Koncesioni i Fierit me vlerë investimi 28 milionë euro dhe me kapacitet përpunimi rreth 200 ton mbetje në ditë u shpall në shtator 2016 nga Ministria e Mjedisit. Por banorët e fshatit Verri u informuan disa muaj më pas, vetëm pasi kamionët e tonazhit të rëndë u shfaqën pranë shtëpive të tyre. Pas dhjetra peticionesh dhe protestash pa përgjigje, ata kërkojnë ende që qeveria t’i sqarojë për ndikimin që ky projekt do të ketë në jetën e tyre.

Kleanthi Ngolemi, banor i fshatit Verri e quajti procesin e konsultimit publik një farsë dhe kërkoi sqarim nga autoritetet mbi ndotjen që i rrezikohet banorëve.

“Ne protestojmë që të vijë dikush këtu dhe të na thotë se në këtë tokë ngjitur, ku ne prodhojmë për tërë Shqipërinë nuk ka ndikim. S’vjen dikush të na thotë, të na e shpjegojë,” tha ai.

Historia e djegies së mbetjeve me qëllim prodhimin e energjisë nisi në dhjetor të vitit 2014, kur qeveria shqiptare shënoi një kthesë 180 gradëshe nga strategjia kombëtare e miratuar në përputhje me direktivën e Komisionit Europian. Kjo strategji i jep prioritet parandalimit dhe riciklimit të mbetjeve, ndërkohë që e konsideron asgjësimin si opsion të fundit.

Prej asaj kohe, qeveria ka firmosur tre kontrata koncesionare për ndërtim inceneratorësh në Elbasan, Fier dhe në Tiranë me një vlerë investimi prej 178 milionë eurosh në total.

Por politika e re e menaxhimit të mbetjeve është kritikuar në progres-raportin e fundit të Bashkimit Europian.

“Ndërtimi i një incerneratori në Elbasan, i cili filloi të operojë vitin e kaluar dhe planet për investime të mëtejshme në incerneratorë përbëjnë një shqetësim në termat e respektimit të parimeve të BE-së. Groposja dhe incernerimi janë opsionet më pak të pëlqyera të menaxhimit të mbetjeve,” shkruhet në progres-raport.




Fituesit e koncesioneve


Dokumentet e siguruara nga Zëri i Amerikës tregojnë se fituesit pa garë të këtyre koncesioneve janë një rrjet kompanish të vogla në ortakëri me njëra-tjetrën si dhe kompani të regjistruara në parajsa fiskale me pronarë të panjohur.

Inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit zotërohen respektivisht nga kompanitë Albtek Energy me pronare Stela Gugallja dhe Integrated Technology Waste Treatment Fier, ku 70 % e aksioneve zotërohen nga Klodian Zoto. Ndërkohë, 30 për qind e aksioneve të koncesionit me vlerë rreth 28 milionë euro iu shitën një kompanie lokale për 30 mijë lekë, vetëm një muaj pas themelimit të kompanisë koncesionare.

Inceneratori i Tiranës, më i madhi dhe i kushtueshmi ndër të tre u fitua nga kompania Integrated Energy B.V me seli në Amsterdam të Holandës. Ndonëse në Tiranë u ekspozuan si përfaqësues sërish Klodian Zoto, biznesmeni italian Ernesto Granelli si dhe kompania e njohur në prodhimin e impianteve, Paul Wurth, është e paqartë se kush e zotëron aktualisht kompaninë koncesionare.

Të dhënat e siguruara nga databaza e kompanive në Holandë tregojnë se Klodian Zoto ka dhënë dorëheqjen nga Integrated Energy në mars 2018. Më parë, ai është zëvendësuar nga një kompani guackë e quajtur Almares Management B.V me seli në Amsterdam, me drejtorë të emëruar dhe pronësi të panjohur.

Zëri i Amerikës nuk mundi të kontaktonte me Klodian Zoton. Ndërsa Kompania koncesionare “Integrated Energy”, e cila pranoi të përgjigjej vetëm përmes postës elektronike tha se Zoto nuk ishte i përfshirë në projektin e Zonës së Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë. Kompania i devijoi pyetjes së kush ishin aksionerët e saj apo të kompanisë “Almares Management B.V”, duke sugjeruar që t’u drejtoheshim autoriteteve në Shqipëri dhe në Holandë.

Opozita e akuzon qeverinë se ia ka dhënë klientëve të saj kontratat koncesionare. Një interpelancë e zhvilluar në shkurt mes deputetes demokrate Jorida Tabaku dhe ministrave Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj ofroi megjithatë pak përgjigje për akuzat.

Pyetjes së pse qeveria kishte dhënë një kontratë me negocim të drejtpërdrejtë në Elbasan, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri u përgjigj se “bashkia e Elbasanit kishte shpallur gjendjen e emergjencës për situatën e mbetjeve”.

Ndërkohë, ministri Ahmetaj-i akuzuar edhe më parë për lidhje me Klodian Zoton mohoi të kishte shoqëri me të.

Kostot mjedisore dhe ekonomike


Përveç pikëpyetjeve mbi pronësinë, projektet e inceneratorëve kanë ngritur shqetësime për shumëfishim të kostove për trajtimin e mbetjeve në Shqipëri si dhe impaktin e tyre mbi mjedisin. Të dhënat e siguruara nga Thesari i Shtetit tregojnë se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe ajo e Mjedisit kanë paguar së bashku deri më tani 13.4 milionë euro në llogaritë e koncesionarit të Elbasanit dhe rreth 8.4 milionë euro për inceneratorin e saponisur të Fierit.

Ndërkohë, kostot për inceneratorin e Tiranës pritet të jetë shumëfish më të larta. I projektuar për të pasur një kapacitet përpunues rreth 900 tonë mbetje në ditë, kompania Integrated Energy ka marrë përsipër të investojë më shumë se 128 milionë euro për ndërtimin dhe operimin e tij.

Fatura do të shlyhet për 30 vitet e ardhshme nga Bashkia e Tiranës, e cila detyrohet në kontratë që ta paguajë koncesionarin për një sasi mbetjesh të garantuara prej 550 tonësh në ditë, pavarësisht sasisë së mbetjeve që ajo do të mbledhë në kryeqytet.

Garancia në kontratë i çon kostot minimale vjetore për taksapaguesit e kryeqytetit në 5.8 milionë euro dhe vlerën totale për 30 vitet e koncesionit në 174 milionë euro.

Zëri i Amerikës iu drejtua Ministrisë së Infrastrukturës së Energjisë për të mësuar barrën e tre projekteve mbi buxhetin e shtetit, por ajo ia kaloi përgjegjësinë Ministrisë së Mjedisit si institucioni kontraktor. Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi refuzoi gjithashtu të komentonte. Edhe Bashkia e Tiranës nuk iu përgjigj një kërkese për koment se sa do t’i kushtonte trajtimi i mbetjeve në inceneratorin e Sharrës.

Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi kritikoi vendimin e qeverisë për të ndryshuar strategjinë e trajtimit të mbetjeve dhe shtoi se kjo do t’i kushtonte shumëfish taksapaguesve shqiptarë.

“Vihet re që ka një largim nga metoda e ladfilleve dhe rritje të kostos 4 deri në 5 herë më të shtrenjtë të procesohen, të digjen. Ka një përzgjedhje të çuditshme përmes metodës së ofertës së pakërkuar, e cila në të vërtetë siguron fitime më të mëdha për kompanitë,” tha Preçi për Zërin e Amerikës.

Teknologjia e përdorur dhe monitorimi i nivelit të ndotjes kanë shkaktuar gjithashtu debat mes ekspertëve të mjedisit në Shqipëri. Kompania që do të operojë inceneratorin e Tiranës, Integrated Energy tha në përgjigjen me shkrim se “teknologjia do të jetë e avancuar, e praktikave më të mira europiane që e aplikojnë këtë industri”.

Por aktivisti mjedisor, Lavdosh Feruni thotë se incenerimi i mbetjeve shkakton ndotje të ajrit nga metalet e rënda dhe mbetjet e rrezikshme.

“Që të djegë inceneratori 30 vjet, 1 milion ton plehra në Shqipëri kjo do të ishte një ndotje shumë e madhe për këtë vend të vogël,” tha Feruni.

“Kemi të bëjmë me një përmbysje, që në rastin më të mirë është një naivitet vendimarrës dhe në rastin më të keq, korrupsion masiv,” shtoi ai.

Ekspertët Preçi dhe Feruni kërkuan hetimin e këtyre kontratave koncesionare, pasi sipas tyre dyshohen për favorizime klienteliste në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Ata kërkuan gjithashtu që qeveria ta rikthejë vendin në shinat e strategjisë në fuqi për trajtimin e mbetjeve urbane.
Nga: “Zëri i Amerikës”


3


Edi Rama sulmon Zërin e Amerikës: 
– Flet nga kazani i Tiranës.-

Pasi Zëri i Amerikës (Voice of America) publikoi përgjime për punësimet në burgje në kohën kur ky Drejtoria e Burgjeve drejtohej nga Arben Çuko, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Ai ka sulmuar VOA-n për të cilin thotë se flet nga kazani i Tiranës duke përgojuar dynjanë mbi llogje telefonike.

“Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie”, shkruan Rama.

Qeverisja me fise, me klane me agresivitet dhe banalitet është vetë-shkatërruese për një komb. –



Nga: Prof. Dr. Arben Malaj


Kjo që po ndodh aktualisht në Shqipëri bazuar në: agresivitetin; banalitetin dhe shkallën e përfshirjes/konkurruese në banalitetin e tyre të drejtuesve dhe mbështetësve partiakë të institucioneve kushtetuese, nuk gjendet në asnjë periudhë tjetër shtet-formuese të vendit tonë. Kjo, sepse fiset, apo klanet e hershme të modeleve klanore qeverisës nuk kanë akses online. Qeverisja me fise, me klane apo me duele janë të pranishme në shoqëritë moderne, por rregulli moral se askush nuk duhet ta fyejë në mënyrë banale dhe publike kolegun duhet të ishte një rregull i artë dhe i detyrueshëm për t’u zbatuar nga çdo individ dhe, në veçanti, nga individët që kanë peshë dhe përgjegjësi publike. E vetmja armë për të “vrarë” ofenduesin tuaj publik për kandidatë të mandateve tuaja publike mbetet dhe duhet të jete suksesi yt në mandatet qeverisës. Një ofendues publik mund të të plagosë përkohësisht, por nuk arrin të të vrasë, kur përballë tij janë qindra mijëra mbështetës/jo mercenarë që besojnë tek ty për shkak të përmirësimit të jetës së tyre të përditshme. Si mundet të përbetohen politikanët tanë përbaltues publik të njeri tjetrit, se janë përkushtuar për Shqipërinë, se po vuajnë nga lodhja e përmbushjes së të gjitha kritereve për të ardhmen euro-atlantike të Shqipërisë, se me shumë sakrifica po bëjnë gjithçka për ta bërë më të lehtë dhe më të mirë jetën e shqiptarëve. Për fat të keq ky virus i agresivitetit dhe banalitetit publik gjendet jo rrallë edhe në Kosovë, por aty deri tani është më pak i ashpër dhe vepron për periudha më të shkurta se në Shqipëri.

-Si mundet që me këtë agresivitet dhe banalitet t’i bindim realisht shqiptarët, se Shqipëria po bëhet, apo do të bëhet më mirë?

-Si mund t’i inspirojmë të rinjtë tanë ta duan dhe të mos e braktisin vendin tonë?

-Si mundet që të mos shqetësohen se rreth 60% e shqiptarëve po e braktisin vendin e tyre, sepse niveli kaq i lartë i braktisjes së vendit tonë nga njerëzit tanë është edhe modeli qeverisjes kushtetuese në çdo nivel, është efekti i agresivitetit dhe banalitetit publik.

Prandaj ndalja dhe eliminimi i përhershëm i këtij modeli banal të të berit debat publik është imediat për të sotmen dhe të ardhmen e vendin dhe kombit tonë.

Po ndaj me ju një model frymëzues që më ka vlejtur në angazhimet e mia publike e politike dhe një rast konkret, ku ngërçi midis Presidentit dhe kryeministrit lidhur me diplomacinë shqiptare, ku mos harmonizimi midis tyre mbi prioritet e politikës së Jashtme, lidhur me partnerët strategjikë dhe mungesa e qëndrimeve të unifikuara gjeo-strategjike dëmton rëndë vendin dhe kombin tonë. “Lufta” mediatike dhe diplomatike midis Presidentit dhe kryeministrit dhe një mësim i vyer nga gjenerali Clark, i cili në 2004, kur konkurronte për president i SHBA përballë Presidentit Bush theksoi se, në Amerikë Presidenti Bush është kundërshtari/armiku im politik, ndërsa kudo jashtë SHBA ai është President i vendit tim. Ky detyrim etik është edhe për Presidentin në raport me Kryeministrin. Një shpjegim i përfshirjes time ne diskutimet publike, aktualisht nuk ka asnjë ambicie për angazhime politike, por ndjej një detyrim i përhershëm ndaj vendit tim për të kontribuar me analiza thellësisht të paanshme, jo partiake, profesionale, korrekte dhe me etikën maksimale të mundshme. Qeverisja (që nënkupton jo vetëm qeverinë) me emocione, apo akoma më keq, qeverisja me agresivitet dhe banalitet publik ushqen mospërputhjet deri grindje publike, vështirëson arritjen e konsensusit dhe kompromiseve, të cilat janë thelbësore për mirëqeverisje e një vendi. Qeverisja me emocione:

– rrit zhgënjimin publik,

– përkeqëson pritshmëritë publike për të tashmen dhe të ardhmen,

– dëmton ekonominë dhe përkeqëson në thelb qeverisjen e vendit.



Në këtë kontekst kryeministri nuk mundet që në një takim me trupin diplomatik në Shqipëri të fokusohet në “debatet, apo grindjet” e brendshme president – kryeministër. Kudo në botë takimet vjetore me diplomatë të huaj janë një mundësi e veçantë dhe instrument i drejtpërdrejtë për të ndarë vizionin e politikës së jashtme të vendit, për ta bërë të qartë prioritet e diplomacisë kombëtare dhe me një gjuhë fine diplomatike qartësohen partnerët strategjikë dhe, sidomos të dërgohen mesazh tek “kundërshtarët” e përhershëm, sidomos tek vendet që historikisht nuk bashkëpunojnë apo pengojnë prioritetet e diplomacisë kombëtare të vendit dhe kombit tonë, për interesat e tyre gjeostrategjike ndaj një vendi, apo në rajonin tonë. Diplomacia penguese e këtyre vendeve vështirëson apo pengon realizimin e vizionit, misionin dhe prioritetet e diplomacinë shqiptare në zhvillimet rajonale dhe angazhimeve të saj në organizatat ndërkombëtare. Takimet vjetore me diplomatët e huaj, apo edhe me gjithë ambasadorët e vendit tuaj kudo në botë, janë mënyra më e mirë për të paraqitur pozitivisht vendin tuaj dhe për të konfirmuar se për politikën e jashtme, për integrimet euro-atlantike dhe për partneritet strategjike, institucionet kushtetuese të vendit janë të unifikuara dhe të përkushtuara, Në këto takime vjetore me diplomatet e huaj që organizojnë presidentët dhe/ose kryeministrat këshillohet të mos përfshihen pa pajtueshmëritë, mosmarrëveshjet e brendshme dhe asnjëherë debatet midis institucioneve kushtetuese. Nga të gjithë politikanët dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese duhet të respektohet kultura institucionale dhe disa nga rregullat e arta të komunikimit diplomatik. Minimalisht stafi diplomatik i çdo presidenti, kryeministri, kryetar Kuvendi, ministri dhe çdo përfaqësuesi i drejtuesve të institucioneve kushtetuese duhet të ketë domosdoshmërish një draft dokument kornizë/templet/shablon, i cili qartëson, kufizon dhe imponon një strukturë minimale të një fjalimi. Ky draft i qartëson dhe imponon kufizimet se çfarë nuk duhet të përfshihet në një komunikim diplomatik. Politikanët dhe përfaqësuesit e institucioneve kushtetuese të vendit tonë duhet të ndjejnë përgjegjësinë se, në asnjë rast në komunikimet politike dhe në veçanti në komunikimet diplomatike ata nuk përfaqësojnë thjesht vetveten.

Arben Malaj.jpg

Arben Qamil Malaj, lindi më 19 shtator të vitit 1961 në Vlorë, është politikan shqiptar. Aktualisht është Profesor i Asociuar në Shkencat Ekonomike në Universitetin e Tiranës dhe është lektor i jashtëm i Fakultetit Ekonomik. U diplomua në Universitetin e Tiranës , për financë në vitin 1986 dhe në vitin 1997 mori gradën Doktor i Shkencave Ekonomike. Është autor dhe bashkëautor i shumë publikimeve dhe artikujve shkencorë. Ka marrë pjesë në një sërë kursesh kualifikimi dhe specializimi mbi bankat, administrimin e biznesit , ekonominë dhe ka drejtuar shumë tema diplome dhe punime shkencore pas-universitare. Arben Malajt i është akorduar titulli " Honoris Causa " nga Akademia Ndërkombëtare për Tregjet në Zhvillim , New York-SHBA dhe njëkohësisht është anëtar nderi i kësaj akademia. Ka mbajtur gjithashtu një sërë leksionesh në disa prej qarqeve akademke në Europë si në Universitetin e Bocconit Itali, Universitetin e Bumbergut në Gjermani, në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Tetovës, në Casa NATO, Bukuresht Rumani, Komiteti i Breton Woods.

Ka qenë Kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Financat dhe Privatizimin në Kuvendin e Shqipërisë si dhe kryetar i Komisionit Parlamentar në tryezën ekonomike të Paktit të Stabilitetit. Që nga viti 1997 ka qenë një ndër njerëzit kryesor në Partinë SocialisteVeprimtaria profesionale


1995-1997Konsulent financiar i pavarur;
1993-1995Drejtor rajonal i SME-ve dhe manaxher në programin PHARE;
1992-1993Drejtor i Degës së Bankës së Shtetit, Vlorë;
1993Lektor i jashtëm në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës;
1986-1992Ekonomist i Bankës së Shqipërisë, Dega Vlorë. Lektor në universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, botues.

Veprimtaria politike

2002-2005Ministër i Ekonomisë.
2002Guvernator i Shqipërisë në BERZH dhe BIZH; 2000-2002: Kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së;
2001-2002Kryetar i Delegacionit Ndërparlamentar të Kuvendit të Shqipërisë në Parlamentin Evropian ;
1998-2001Kryetar i Komisionit për Ekonominë, Financat dhe Privatizimin;
2000Kryetar i Komisionit Parlamentar për Tryezën Ekonomike të Paktit të Stabilitetit ; Sekretar i Komisionit të Posaçëm për Paktin e Stabilitetit ; Kryetar i Delegacionit të Iniciativës së Evropës Qendrore ; anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS-së ;
1997-2001Deputet në Legjislaturën e XV të Kuvendit të Shqipërisë;
1997-1998Ministër i Financave në Qeverinë "Aleanca për Shtetin";
1997Ministër i Financave në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar dhe Guvernator i Shqipërisë në BB ;
1992Zv.Kryetar i PS-së, Vlorë dhe anëtar i Departamentit të Ekonomisë dhe Financave ;

Diplomacia e Shqipërisë në ngërҫ, pse Bushati anuloi takimin në Berlin. –

Minister of Foreign Affairs of Albania.jpg


Kriza institucionale e Tiranës detyron ministrin e Jashtëm në detyrë, Bushati të anulojë takimin në Berlin me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas. Edhe takime të rëndësishme për integrimin në Bruksel nuk zhvillohen.

Kriza institucionale Kryeministri-Presidencë e ka ҫuar në ngërҫ diplomacinë e Tiranës në aktivitete jashtë vendit. Ministri i Jashtëm në detyrë, Bushati, anuloi vizitën në Berlin dhe takimin me ministrin e Jashtëm, Heiko Maas, të planifikuar për të mërkurën, (16.01). Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme në Tiranë i thanë Deutsche Welles (15.01) se ”fokusi i bisedimeve Bushati-Maas ishte procesi i integrimit europian, pritshmëritë e Shqipërisë dhe ecuria e reformave për të hapur negociatat e panimit me BE në qershor të këtij viti, situata në rajon, sidomos në Maqedoni”.

E pyetur për arsyen e anulimit të vizitës së Bushatit në Berlin, Edlira Prendi, zëdhënëse në Ministrinë e Jashtme i tha DW-së, se kjo është bërë “për shkak të situatës, pritjes së ҫdekretimit të ministrit Bushati dhe dekretimit të kryeministrit Rama si ministër i Jashtëm nga Presidenti Meta”. Bllokimi i ri ka bërë të anulohen edhe takime të rëndësishme për integrimin e vendit.

 Që nga shkarkimi i tij nga detyra e Ministrit të Jashtëm, në 28 dhjetorin e kaluar, Bushati, ka anuluar disa takime të planifikuara në Bruksel, si ato me Johannes Hahn, Komisionerin për Zgjerim të BE dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE, për Politikën e Jashtme, Federica Mogherimi.

Të vetmet bisedime zyrtare zhvillohen në Tiranë. Ministri në detyrë, Ditmir Bushati takon të martën ministrin e Jashtëm të Italisë, Emzo Milanesi dhe të mërkurën mnistrin e Jashtëm të Hollandës, Stef Blok.

Ditmir Bushati, është politikan shqiptar i angazhuar me Partinë Socialiste të Shqipërisë, i cili ka shërbyer për Qeverinë e Shtetit shqiptar si Ministër i Punëve të Jashtme, që nga viti 2013. Paraprakisht, ka kryesuar Komisionin Parlamentar për çështjet e Bashkimit Evropian.



Ditmir Bushati, lindi në Shkodër, më 24 mars 1977. Ai është i martuar me znj. Aida Bushati (Gugu). Ata kanë dy fëmijë, Hera dhe Martin.


Bushati është diplomuar me medalje të artë nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (1999). Ai ka kryer studimet për Master në të Drejtën Ndërkombëtare Publike (LL.M.) në Universitetin e Leidenit, Holandë (2001).



Gjatë periudhës universitare, ai ka qenë përfitues i bursave të programeve të ndryshme të studimit dhe kërkimit si: TEMPUS, NUFFIC, Victor Folsom, Kokkalis, TMC Asser.

 Ai ka qenë kërkues shkencor në të Drejtën Ndërkombëtare Publike pranë Institutit TMC Asser, Hagë, Holandë (2003) dhe kërkues shkencor në Çështjet Evropiane, pranë Universitetit të Athinës, Greqi (2000). 

Ai ka kryer një sërë specializimesh për çështjet ndërkombëtare në disa institucione prestigjioze si: Universiteti i Harvardit; Akademia e së Drejtës Ndërkombëtare në Dallas, SHBA; Akademia Universitare Abo, Finlandë.


Karriera në Shoqërinë Civile

Përpara përfshirjes në politikë, Ditmir Bushati ka qene aktivist i shoqërisë civile. 

Ai ka drejtuar Lëvizjen Evropiane në Shqipëri. Bushati është anëtar i ECFR (European Council on Foreign Relation). 

Ai ka shërbyer edhe si analist për “Freedom House” (2007- 2008) për Raportin “Kombet në Tranzicion” (Nations in Transit); reporter kombëtar për Shoqatën Europiane të së Drejtës Ndërkombëtare (ESIL); koordinator kombëtar i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF) për monitorimin e ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit evropian (2006-2008). 

Ai ka shërbyer si konsulent në projekte të ndryshme të BE, BB, USAID, GIZ, OSI, Fondacionit Friedrich Ebert, IOM, SNV.

Negociata për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe role të tjera

Ditmir Bushati ka ushtruar gjithashtu funksionin e Drejtorit të Përafrimit të Legjislacionit në Ministrinë e Integrimit Evropian, duke qenë njëkohësisht pjesë e ekipit negociator të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA); këshilltar i Zëvendëskryeministrit për Çështjet Evropiane; këshilltar ligjor në Gjykatën Kushtetuese; Zyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë; Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, Hagë, Holandë.


Karriera politike

Ai është zgjedhur deputet në Qarkun e Tiranës në 2009-n dhe u rizgjodh sërish në të njëjtin qark në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

 Ditmir Bushati ka shërbyer si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian (2011-2013) dhe anëtar i Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Shqipëri (2009-2013).

 Prej 2011, ai është zgjedhur Anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë.


Zoti Bushati në prill 2017 duke edituar Wikipedia gjatë aktivitetit Wikiacademy në Shkodër

Ministër i Punëve të Jashtme

Ditmir Bushati, mori drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, më 15 shtator 2013.

 Në dy vjet si Ministër, ai nënshkroi 29 marrëveshje, mirëpriti në Shqipëri dhe vizitoi në vendet e tyre homologët dhe krerët e tjerë të shteteve në takime dypalëshe 108 herë, po ashtu zhvilloi 15 takime me shqiptarët në botë, si dhe nuk munguan pjesëmarrjet në forumet shumëpalëshe me tema të ndryshme me rëndësi për Shqipërinë.

Me rëndësi gjatë periudhës dyvjeçare ishte inicimi i takimeve trilaterale, si ai Shqipëri-Itali-Serbi, po ashtu dhe jetësim i Partneriteteve Strategjike, me Greqinë dhe Turqinë, si dhe nënshkrimi i marrëveshjes së Partneritetit Strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jeta Akademike

Ditmir Bushati është lektor në të Drejtën Evropiane dhe Procesin e Zgjerimit të BE-së pranë institucioneve të ndryshme universitare e kërkimore në Shqipëri e Kosovë. 

 Ai ka botuar punime shkencore dhe artikuj në fushat e lidhura me procesin e zgjerimit të BE-së, të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe të Drejtën Evropiane. 

Gjithashtu, është zotërues i gjuhës angleze dhe italiane e njohës i frëngjishtes.

Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...