2019-03-24

Prof.Dr.Muhamet Kelmendi : Sekretari i NATO-së është djali i ish-ambasadorit norvegjez në ish-Jugosllavi

Rezultate imazhesh për muhamet kelmendi

Profesori dhe juristi i mirënjohur shqiptar Dr.sc.  Muhamet Kelmendi, kohë më parë përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas deklaratave të vazhdueshme të sekretarit të NATO-së, Stoltenberg për Kosovën dhe ushtrinë.

Kelmendit, thotë se përveç deklaratave kundër ushtrisë së Kosovës dhe taksës, asnjë fjalë nuk e tha për dhunën e terrorin e Serbisë, dhe veprimtarinë kriminale serbë kundër Republikës së Kosovës.

Kelmendi, ka treguar se Stoltenberg është djali i ish-ambasadorit norvegjez në ish-Jugosllavi.

Ja postimi i plotë:




Sekretari, Stoltenberg, i NATO-se, keqeperdor detyren dhe flete nga podiumi i saj ne Bruxel kunder ushtrise se Kosove.

Aty e kritikoi edhe taksen.

Po asnje fjale nuk e beri per dhunen e terrorin serbomadh!

Nuk foli per veprinet kriminale serbe kunder Republikes se Kosoves.

Z.Stoltenbeg e beri kete deklarate ne emer te NATO, a ne fakt vetem ca shtete jo relevante te NATO-se jane kunder ushtrise se Kosoves.

Per ushtrine e Kosoves eshte Anglia, SHBA-te. Gjermania, Turqia etj.

Ndersa, kunder jane Spanja e disa shtete tjera. Po ate nuk po e pengon ky dualizem ne qendrime.

Duket se Stoltenber ende po jeton ne Beograd, si djal i ish-ambasadorit te Norvegjise ne ish-Jugosllavi.

Por, koha e tille ka ikur z.Stoltenbeg.

Ska me Jugosllavi.

Ka shtete te pavarura dhe ato duhet te respektohen.

Ju z.Stolrenber nuk mund te flitni ne emer te NATO-se, sepse ky subjekt i rendesishem perbehet prej 29 shteteve, ndersa themeluesit e keti pakti jane pro ushtrise se Kosoves.

Dhe, nese ke mendim tjeter, gje qe eshte e drejte personale, beni ate ne emer personal e jo ne emer te NATO-se dhe nga selia e saj ne Bruxel.

Kosova eshte Shtet dhe vepron si shtet.

Kete e dini z.Stoltenberg.

Pra, edhe taksa eshte mjet i domosdoshem per mbrojtje. Cdo shtet ne bote vepron me mjetet e veta ne ruajtjen e shtetesise dhe te sovranitetit te shtetit.

Ketu nuk ka armiqesi.

Amerika dhe State Departmenti Amerikan nuk i mbështet kriminelet serb që kryen gjenocid ndaj popujve të ish RSF Jugosllavisë


Donald Trump duhet të refuzojë kriminelët luftës që e mbështesin dhe të qartësojë pikëpamjet e tij për Luftrat në ish-Jugosllavi dhe ndërhyrjet e NATOs.

votoses


Javën e kaluar, Donald Trump u akuza, mbase pa të drejtë, se “kishte kërkuar ndjesë” për ndërhyrjet që ndaluan dy herë vrasjet masive, që përfshijnë krime të genocidit, të më shumë se 100,000 civilëve të pafajshëm në ish-Jugosllavi. Incidenti tërhoqi vëmendjen nga kritika e hershme e zotit Trump për fushatën e bombardimit nga NATO që ndali luftën e Kosovës, duke shpëtuar mbase dhjetëra mijë jetë njerëzish. Për më tepër, është e pamundur të injorosh ngurrimin ofendues të zotit Trump për të refuzuar mbështetjen nga një prej kriminelëve më të njohur të atyre luftrave, Vojislav Seselj.

Si qytetarë amerikanë që u shpëtuan atyre luftrave, dhe si ish përfaqësues të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, autorë, aktivistë të drejtash të njeriut dhe akademikë që studjojmë shpërbërjen e Jugosllavisë dhe pasojat e saj, deklaratat e zotit Trump [ër këto çështje na duken thellësisht shqetësuese.

Në 1999, zoti Trump ishte në favor të ndërhyrjes nga toka dhe pushtimit të mundshëm të Serbisë, në vend të bombardimeve objektive, ndonëse jo të përkryera të NATO-s. Këtë verë, ai sinjalizoi se si President nuk do të ndërhynte kur regjime dhunuese masakrojnë qytetarët e tyre. Është e rëndësishme të shënohet se Boshnjakët (myslimanë) nga Bosnia dhe Hercegovina si dhe shqiptarët nga Kosova e kroatët u vunë në shënjestër dhe u vranë në mënyrë sistematike gjatë luftërave të Ballkanit. Për ata mes nesh që kanë shpëtuar e që janë myslimanë, deklaratat e zotit Trump për një ndalim të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, nëse do të zbatohej kur ishim ne që u detyruam të braktisim shtëpitë, do të kishte sjellë padyshim vdekjen tonë.

Më së fundi, ai nuk është distancuar nga Vojislav Seselj, që është paditur për krime lufte nga Gjykata Kriminale e për Ish-Jugosllavinë. Gjatë Luftës së Bosnjes, Seselj nxiti tmerrin në zemrat dhe mendjet e burrave, grave dhe fëmijët, gjatë invazioneve të fshatrave nga milicia e tij të dhunshme, duke kryer vrasje, përdhunime dhe tortura, në Bosnjen Lindore.

Sot, Seselj është një anëtar i parlamentit të Serbisë dhe besohet se do të kandidojë për president të vendit në 2017. Në shtator, Seselj ‘mirëpriti’ zëvendës-presidentin Joseph Biden në Beograd me një tubim politik shumë të reklamuar në mbështetje të zotit Trump. Ai u kishte bërë thirrje më herët serbo-amerikanëve që të votonin për zotin Trump. Platforma e tij vazhdon të përqendrohet në retorikën e dhunshme, krijimin e “Serbisë së Madhe”, ngadalësimin e përparimit të Serbisë drejt Bashkimit Europian, dhe kërkon lidhje me të ngushta me Rusinë. Në mënyrë të rregullt, ai djeg flamujt e NATO-s në publik. Ai ka shfrytëzuar gjithashtu politikisht çështjen e pazgjidhur të vrasjes me mbështetje të shtetit të Ylli, Agron, dhe Mehmet Bytyqi, tre shqiptaro-amerikanëve kosovarë, të cilët u ekzekutuan dhe u hodhën mbi një varr masiv, në 1999.

Mesa duket, Vojislav Seselj sheh Donald Trump si një aleat për kauzën e tij. Zoti Trump nuk ka bërë asgjë që të refuzojë mbështetjen nga Seselj.

Për shkak se zoti Trump po kandidon për një nga pozitat më të fuqishme të botës, përfitojmë nga kjo mundësi për ta kujtuar se politikat e tij do të kishin qenë katastrofike për të gjithë Europën Juglindore. Shtetet e Bashkuara dhe NATO vepruan si një forcë për të mirë në këto ndërhyrje, ndonëse mbase tragjikisht vonë në Bosnje. Vërtet, akoma më alarmuese për ne është se qendrimi i zotit Trump ndaj NATO përputhet me atë të Federatës Ruse, e cila kundërshton NATO-n dhe zgjerimin e saj në rajon, duke përfshirë Maqedoninë dhe Malin e Zi. Për ata mes nesh që u kanë mbijetuar luftrave të tmerrshme të drejtuara nga udhëheqës autokratë, admirimi që zoti Trump ka shprehur për Vladimir Putinin është alarmues, sidomos kur mendon angazhimin në rritje të Putinit me ata udhëheqës të Serbisë dhe njësisë serbe të Bosnjës, të cilët refuzojnë të pranojnë përgjegjësitë për krimet e të kaluarës, përfshi edhe genocidin. Rusia ka bllokuar në mënyrë aktive anëtarësimin e Kosovës në OKB. Shpërfillja që tregon Putini për të drejtat e njeriut flet vetë kur shikon sulmin mbi shoqërinë civile ruse. Prandaj një presidencë me Donald Trump që mban anën e Rusisë dhe të ekstremistëve të Ballkanit nuk do t’u shërbente interesave të SHBA-së dhe mund të shtynte një rajon edhe kështu të brishtë, drejt një krize të plotë.

Prandaj, bëjmë thirrje që Donald Trump të refuzojë mbështetjen nga Vojislav Seselj, dhe deklaratat e tij të kaluara për ndërhyrjen e NATO-s në ish-Jugollavi. Ai duhet të përqafojë politikat që shpëtuan shumë prej jetëve tona dhe që mund të ndalojnë katastrofat njerëzore.

Sinqerisht,

Ajla Delkic, Bosnian American Human Rights Advocate

Richard Lukaj, Philanthropist and Public Policy Advocate

Tanya Domi, Adjunct Professor, Columbia University; former Spokesperson, OSCE Mission to Bosnia and Herzegovina

Praveen Madhiraju, Human Rights Attorney

Amb. (ret.) Robert L. Barry, former Head of the OSCE Mission to Bosnia and Herzegovina

Amb. (ret.) Richard D. Kauzlarich, former U.S. Amb. to Bosnia and Herzegovina; Adjunct Professor, Schar School of Policy and Government, George Mason University

Amb. (ret.) John K. Menzies, former U.S. Amb. to Bosnia and Herzegovina; former U.S. Chief of Mission in Kosovo

Shawn M. Byrnes, Senior Foreign Service Officer and chief of the U.S. Diplomatic Observer Mission in Kosovo (1998–99) and of the U.S. Diplomatic Mission to the Republic of Montenegro (1999–2002).

James Zogby, President, Arab American Institute

Kurt Bassuener, Founder and Senior Associate, Democratization Policy Council

Ken Biberaj, Public Policy Advocate

Mirsad Hadzikadic, Professor, University of North Carolina at Charlotte

Valbona Karanxha, Ed.D. New Haven Public Schools, Yale University Research Fellow

David L. Phillips, Institute for the Study of Human Rights, Columbia University

Shinasi Rama, Ph.D. Clinical Professor of International Relations NYU

Grid Rroji, Lecturer of International Relations NYU, Editor for Bletashqiptare.com

Gerard Toal, Virginia Tech, National Capital Region

Samuel Totten, Professor Emeritus, University of Arkansas, Fayetteville

Sarah Wagner, Associate Professor of Anthropology, George Washington University

Martin Shkreli, former Chairman of the Board for the National Albanian American Council

Adisada Dudic, Attorney, Human Rights Advocate, Srebrenica Genocide Survivor

Meto Koloski, Macedonian American Human Rights Advocate

Elmina Kulasic, Human Rights Advocate

Steve Rukavina, Croatian American Activist

Frank Shkreli, former Director of Voice of America for the Euro-Asia Section.

William Ryerson, former US Ambassador to Albania.

Klara Buda, former Head of the Albanian Department of Radio France Internationale, Paris, March 1999–2010.

Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane CIA, ka bërë publike rreth 13 milionë faqe të dokumenteve që deri më tani kanë qenë të klasifikuara dhe të paaksesueshme për publikun e gjerë. Në to flitet edhe për shqiptarët. Një pjesë e këtyre dokumenteve përfshijnë edhe të dhëna për shqiptarët dhe për gjendjen e tyre në ish-Jugosllavi, dokument ky që përmban 33 faqe, e që titullohet ‘Minoriteti shqiptar në Jugosllavi’, i datës 7 janar 1953.

Raporti i CIA-s: Si u masakruan shqiptarët nga çetnikët serbë në vitin 1943 (Dokument) , – “Autoritetet jugosllave shfrytëzuan injorancën e shqiptarëve dhe nën pretekstin se ishin turq për shkak të besimit të tyre islam…”



Në këto dokumente analizohen shumë aspekte të jetës politike e deri te ajo kulturore e shqiptarëve në Kosovë.Në kapitullin për situatën politike dhe historike deri më 1944, CIA shkruan: “Autoritetet jugosllave shfrytëzuan injorancën e shqiptarëve dhe nën pretekstin se ishin turq për shkak të besimit të tyre islam, ua refuzuan atyre të drejtën për të folur gjuhën e tyre dhe tentuan të asgjësojnë traditat dhe ndjenjën e tyre patriotike dhe kombëtare”.

Më tej, raporti thotë se ‘serbët i kishin detyruar shqiptarët të braktisnin shtëpitë e tyre, për t’i mbushur po ato shtëpi me banorë serbë dhe malazezë’. Dokumentet sekrete në të cilat kishin qasje vetëm zyrtarët amerikanë, raportonin mes tjerash edhe për masakrat që kryenin nga çetnikët serbë dhe malazezë.



“Në dimrin e vitit 1943 pati masakra të mëdha ndaj shqiptarëve në Rozhajë. 500 persona ishin vrarë me thika dhe armë të rënda nga çetnikët dhe më pas partizanët”, thuhet në raport. Më tej inteligjenca amerikane shkruan edhe për disponimin politik të shqiptarëve për t’u bashkuar me Shqipërinë, në një kohë kur ajo ishte nën sundimin e Enver Hoxhës.

“Grupet komuniste brenda kosovarëve të cilët dëshirojnë të bashkohen me Shqipërinë e Enver Hoxhës nuk janë më të mëdha se 5 përqind. Ata që dëshirojnë të kthehen nën sundimin e Karagjorgjevicit në Jugosllavi dhe kthimit në pushtet të Zogut në Shqipëri, sillen nga 10 në 15 për qind”, shkruan më tej inteligjenca amerikane.

Studim gjenetik: Shqiptarët më të afërt me maqedonasit, grekët, bullgarët




Një studim gjenetik i kryer nga Shërbimi Laboratorik Universitar i Imunologjisë dhe Pajtueshmërisë Indore në QSUT “Nënë Tereza”, i mundësuar nga projekti INTERREG 3 (financuar nga Bashkimi Europian dhe Agjencia Kombëtare e Teknologjisë dhe Inovacionit), ka arritur në përfundimin se në rajonin ballkanik përvijohen dy grupe kryesore popullatash. Në një grup futen popullatat shqiptare, maqedonase, greke dhe bullgare (distancat gjenetike nga 0.03 në 0.06), ndërsa në një grup të dytë ato kroate, boshnjake dhe serbe (distancat gjenetike nga 0.07 deri 0.08). Sipas studimit, popullatat italiane, rumune dhe turke, me distancë gjenetike respektivisht 0.12, 0.13 dhe 0.15, janë të vendosura më larg në lidhje me popullsinë shqiptare. Ky studim tregon se grupi i popullsive shqiptare, maqedonase, greke dhe bullgare, të cilat paraqesin një afërsi gjenetike më të madhe me njera-tjetrën, mund të përfaqësojë një bazë të lashtë gjenetike të përbashkët që u ka rezistuar dyndjeve dhe migrimeve të njëpasnjëshme historike. Kjo, pavarësisht nga shtresëzimet e shumta gjuhësore, kulturore apo fetare që kanë lënë si pasojë këto migrime.


Mbi përbërjen gjenetike të shqiptarëve dhe serbëve





Nga Alban Lauka*



Deklarata e Mustafa Nanos lidhur me “gjakun” e shqiptarëve po nxit reagime të shumta, shpeshherë, po aq pa vend sa edhe deklarata fillestare. Në rastin më flagrant, janë botuar edhe të dhëna gjenetike të linjave atërore, të shoqëruara me interpretime të gabuara, që duket sikur mbështesin idenë e “gjakut serb” ndër shqiptarë.

Nuk është fundi i botës edhe po të kemi elemente te gjakut serb mes nesh, fundja të gjithë njerëz jemi, lindim te ngjashem,por rritemi ndryshe. Dhe nëse vërtet ka prejardhje sllave mes nesh, kjo nuk na bën më pak shqiptarë, për sa kohë që rritemi në frymëne identitetit kombëtar shqiptar, me gjuhën dhe traditat tona. Por e vërteta e thjeshtë që del nga të gjitha të dhënat e deritanishme gjenetike tregon se ndër të gjithë popujt e Europës Lindore e Juglindore, shqiptarët janë populli me influx-in më të kufizuar të linjave atërore sllave.

Testi gjenentik i linjës atërore mbështetet në faktin se kromozomi Y, trashëgohet drejtpërdrejt nga babai tek i biri, pra pa u shartuar me materialin gjenetik të nënës. Si pasojë, të gjithë pasardhësit mashkullorë tëçdo burri kanë të njëjtin kromozom Y si ai vetë, përveç ndonjë mutacioni. Duke i grupuar linjat atërore sipas mutacioneve, kemi haplogrupet që janë përmendur këto ditë: R1b, R1a, I, J, E1b1b, G, etj, si dhe shumë nëndegë të tyre.

Gabimi në krahasimet që qarkullojnënë rrjet qëndron në përqëndrimin në këto grupe të mëdha dhe mospërfilljen e nëndegëve. Për shembull, R1b dhe R1a janë nëndegë të haplogrupit R, por janëndarë prej rreth 23 mijë vjetesh, kur nuk kishte as shqiptarë as serbë, madje as indo-europianë.Gjithashtu, është gabim tu vishen etiketat “Europë Perëndimore” shqiptarëve të grupit R1b apo “Lindje e Mesme” shqiptarëve të grupit E1b1b, pasi nëndegët të cilave u përkasin shqiptarët kanë qenë në Ballkan prej mijëra vitesh. Pra, duhen shikuar nëndegët e këtyre grupeve, për të dalluar ndarjet më të vonshme.

Edhe pse duhen më shumë teste për një pasqyrë sa më të drejtë të të gjithë popullsisë, nga testimet e deritanishme teshqiptarëve përmes komanive të ndryshme del se shumica dërrmuese e linjave atërore mes neshutakojnë disa nëndegëve të veçanta: nëngrupit E1b1b, nëndegës E-V13; nëngrupit J, nëndegës J2b2-L283; nëngrupit R1b, nëndegës R1b-Z2103>BY611. Të tri këto nëndegë, ose degëparaardhëse të tyre, gjenden në Ballkan, të paktën prej Epokës së Bronzit (Mathieson et al, 2017). Sipas Projektit Shqiptar për ADN, këto tri degë paleo-Ballkanike përfaësojnë rreth 78% të linjave atërore ndër shqiptarë,kurse ndër shqiptarët e Kosovës dhe Luginës së Preshevës shifra është rreth 83% (Veseli, 2018). Nëndegët qëzakonisht gjenden ndër sllavë, I2a1 dhe R1a-M417, përbëjnëvetëm 10-15% të linjave shqiptare, edhe pse kohët e fundit po dalin të dhëna që disa prej këtyre linjave mund të jenë veçuar para etnogjenezës sllave, gjatë Mesjetës së hershme. Studimet shkencore, edhe për shkak të kostos, mbështeten nërezolucion më të ulët testimi dhe numër më të ultët testesh, nxjerrin shifra të përafërta (Boattini et al, 2015; Ferri et al, 2010; Battaglia et al, 2009).

Nga ana tjetër, ndër serbë, nëndegët tipike sllave I2a1 dhe R1a-M417 përfaqësojnë respektivisht rreth 45-47% të linjave atërore, kurse tri nëndegët e lartpërmendura paleo-Ballkanike vetëm 22-28% (Battaglia et al, 2009; Regueiro et al, 2012). Pjesa tjetër përbëhet nga linja me prejardhje nga Europa Perëndimore e Veriore, si dhe nga Azia, në masë më të kufizuar. Pra, pjesa më e madhe e linjave atërore serbe vjen nga dyndjet e Mesjetës së hershme, më së shumti nga dyndjet sllave, ndërsa një pakicë e konsiderueshme është pasardhëse e linjave “vendase”. Të dhënat flasin për një përqëndrim të këtyre linjave të lashta Ballkanike në pjesët jugore e lindore të Malit të Zi, si dhe në jug të Serbisë, pra pikëtisht në zonat me prani historike të shqiptarëve. Si përfundim, nëse mund të flitet për ADN të ngjashme mes shqiptarëve dhe serbëve, ështëpikërisht në sajë të këtij element ballkanik të asimiluar nga sllavët, e jo nga “gjaku serb” mes shqiptarëve, aq më tepër mes shqiptarëve të Kosovës.

Si përfundim dua tu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që mos të mjaftohen me spekulime pa themel si të Nano-s, apo me “analiza” sipërfaësore që qarkullojnë në rrjet, por t’i bashkohen Projektit Shqiptar për ADN (në FTDNA:


në Facebook: 


ku mund të merret informacion i saktë e i hollësishëm për të dhënat e deritanishme, si dhe për mundësitë e ndryshme për tu testuar. Sa më shumë teste, aq më pak llafe boshe!
Referenca:
Mathieson et al. (2017). The Genomic History Of Southeastern Europe.

 Marrë nga :  

Veseli (2018). Statistikat.


Ferri, G., Tofanelli, S., Alù, M., Taglioli, L., Radheshi, E., Corradini, B., & … Beduschi, G. (2010). Y-STR variation in Albanian populations: implications on the match probabilities and the genetic legacy of the minority claiming an Egyptian descent. International Journal Of Legal Medicine, 124(5), 363-370. doi:10.1007/s00414-010-0432-x

Sarno, S., Tofanelli, S., De Fanti, S., Quagliariello, A., Bortolini, E., Ferri, G., & … Pettener, D. (2016). Shared language, diverging genetic histories: high-resolution analysis of Y-chromosome variability in Calabrian and Sicilian Arbereshe. European Journal Of Human Genetics: EJHG, 24(4), 600-606. doi:10.1038/ejhg.2015.138

Battaglia, V., Fornarino, S., Al-Zahery, N., Olivieri, A., Pala, M., Myres, N. M., & … Semino, O. (2009). Y-chromosomal evidence of the cultural diffusion of agriculture in southeast Europe. European Journal Of Human Genetics, 17(6), 820. doi:10.1038/ejhg.2008.249

Regueiro, M., Rivera, L., Damnjanovic, T., Lukovic, L., Milasin, J., & Herrera, R. J. (2012). High levels of Paleolithic Y-chromosome lineages characterize Serbia. Gene, 49859-67. doi:10.1016/j.gene.2012.01.030



*Georgia State Univesity, kandidat PhD në Amerikë.

HARTA E VITIT 1839, E CILA DËSHMON PRANINË DOMINANTE TË FISEVE SHQIPTARE NË MALIN E ZI TË ASAJ KOHE

E vërteta e madhe se Malazezët nuk janë sllavë e aq më pak serb por Ilir e ka thënë edhe autori i librit “Shenjtorët e çuditshëm
bizarë të Kishës Serbe”,Miroslav Qosoviq.

Por jo vetëm ai si një pjestar i po të njejtes kuazi etni,e thonë edhe fakte e foto të tjera historike të cilat nuk mund të injorohen.

Miroslav  Qosoviq  ,shton se këtë fakt se malazezët janë pasardhës ilirësh e dëshmon më së miri Gjenetika e popullatës,antropologjia fizike,arkeologjia,etnologjia…

Për t’a dëshmuar historinë e vërtetë etnike të hapsirës që sot njihet si Mali i Zi,shërben edhe harta nga viti 1839, e cila paraqet situatën e fiseve Shqiptare në epokën e sundimit të Malit të Zi nga princi Petër Njegosh *1830-1851.


Duke njohur hollësisht fiset shqiptare, ai.autori përshkruan vendndodhjen e Kuçëve, Palabardhasve, Piperëve, Hotëve, Krasniqëve dhe Wassoevitch.Dhe po të krahasohet harta e sotme e këtij shteti me atë hartën e fiseve të paraqitur këtu,mund të konstatohet fakti se i tërë territori ka qenë mbuluar nga fise shqiptare.

Kjo shtrirje fisesh shqiptare vazhdon deri në hercegovinë e tutje ,por vëmendja e këtij shkrimi është përqendruar në territorin e mbuluar nga harta e shfaqur këtu në kuadër të shkrimit.


FLORIPRESS:BE-SË PO I RRËNOHET MODELI I PAQES NË BALLKANIN PERENDIMOR PËR SHKAK TË KONTESTEVE NDËRKUFITARE


Floripress ,ka shkruar për kontestet kufitare në mes të shteteve Ballkanike ,në fakt shteteve të dala nga ish-Jugosllavia,si dhe shpresen e Bashkimit Europian se marrveshjet për këto kufij do të ishin model paqeje,por që në fakt nuk ndodhi!

Bëhet fjalë për Gjirin e Piranit,i cili edhe përkunder arbitrazheve të shumëta si dhe aktgjykimit të shpalur nga gjykata nderkombëtare ka mbetur pikë tensioni në mes dy vendeve anëtare edhe të NATO-s edhe të BE-se,Kroacisë dhe Sllovenisë,ku në analiza të ndryshme shpesh shkruhet edhe flitet për një konflikt të armatosur,edhepse me pak gjasa.

Brukseli mund të futet në një vit edhe më të vështirë se në viti 2017, ku u zhvilluan negociatat për daljen e Britanisë nga BE, shkruan Floripress  , duke përmendur shembujt e mosmarrëveshjeve të gjata kufitare në Evropën Juglindore.

Ka një mosmarrëveshje kufitare midis Kroacisë dhe Serbisë në lumin Danub, jo larg fshatit Batina, pastaj mosmarrëveshjes ndërmjet Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë dhe Kroacisë, mosmarrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës, Kosovës dhe Malit të Zi dhe mosmarrëveshjen e  deri djeshme të emrit midis(tash) Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, shkruan  Floripress .

Floripress rikujtoi se Sllovenia, e cila u bë anëtare e BE në 2004, me vite bllokoi pranimin e Kroacisë për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi disa metra katrorë në gjirin e Piranit.

Analistët besojnë se BE ka nënvlerësuar barrën e barrës së imponuar nga kontestet kufitare në rajon.

Mosmarrëveshja ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë është një shenjë se vendet në rajon mund të mos jenë në gjendje të shmangin disa zakone të grindjeve, konstaton prestigjiozja kosovare Floripress.

F.B

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...