2019-03-24

"Spiunja ruse” ka kontribuuar rregullisht për Gazetën Tema, AlpeNews, JavaNews dhe Edi Ramën

Gjyqi i portaleve sensacionale ndaj “spiunes ruse” më famëkeqe në Shqipëri—pra mua— ka vazhduar edhe sot. Zbulimet më të fundit nga gjirizi i shtypit shqiptar kanë nxjerrë në pah se, me sa duket, fakti që artikujt e mi gjenden në faqen e internetit të Tsarizm—një faqe amerikane, pa asnjë farë lidhje me Rusinë— do të thotë se unë jam, pa dyshim, e lidhur me teorinë e çuditshme se ne po përpiqemi të rrëzojmë nga pushteti Edi Ramën me ndihmën e Rusisë.

Por këto portale po luajnë një lojë të rrezikshme, sepse teksa thonë se, meqë unë jam një kontribuese e kësaj faqeje, ngaqë artikujt e mi shfaqen atje, ata janë, në fakt, duke bërë autogol. Arsyeja është e thjeshtë: gjatë 12 muajve të fundit, unë kam qenë “kontribuese” në të njëjtat portale (nuk dua t’i quaj gazeta, pasi kjo do të nënkuptonte se ata janë gazetarë, gjë që nuk është e vërtetë), të cilat po përpiqen të më diskreditojnë mua.



Për më tepër se një vit, këto faqe në online kanë marrë artikujt dhe fotografitë e mia, i kanë përkthyer në gjuhën shqipe dhe i kanë publikuar pa dijeninë apo lejen time—gjë që në të vërtetë është e paligjshme dhe shkelje e të drejtave të mia mbi pronën time intelektuale.

Gazeta Tema ka zgjedhur të publikojë punën time në shumë raste, pa lejen time, siç kanë bërë edhe Java dhe AlpeNews. Unë e kam kontaktuar Temën disa herë dhe i kam kërkuar që t’i hiqnin artikujt e mi nga faqja e tyre, por ata kanë refuzuar të bëjnë këtë, përsëri në shkelje të ligjit.

Këto portale janë kaq mashtruese, saqë jo vetëm që shpikin lajme false, krejtësisht të rreme, gënjeshtra fund e krye, por ato kopjojnë punën e njerëzve dhe e vendosin në faqet e tyre për të mbështetur dhe përhapur pikëpamjet e tyre. Sipas logjikës së tyre, i bie që unë të jem patjetër edhe kontribuese e këtyre faqeve dhe të punoj për to, apo jo? Nëse është kështu, faleminderit shumë, po pres të kemi një kontratë, të më paguani, të më jepni përfitime, një bonus, një përqindje të fitimeve që keni bërë nga artikujt e mi, po edhe një ftesë për në festën e Krishtlindjes.

Kam një surprizë për të gjitha këto media qeveritare: shefi i tyre është “agjenti” im dhe ai përhap propagandën time tek më shumë se një milion njerëz në profilin e tij në Facebook.



Deri dy ditë më parë, në të gjitha botimet pa leje të artikujve të mi, këto portale më përshkruanin si “blogerja e famshme angleze”, që e donte Shqipërinë dhe punonte për të promovuar bukuritë dhe njerëzit e saj në botë. Por gjithçka ndryshoi kur unë guxova të kritikoja atë që nuk më pëlqen në Shqipëri—korrupsionin dhe abuzimin e qeverisë.

Sot, pasi u ra euforia, duke qenë se unë nuk e ula kokën ndaj gënjeshtrave të tyre, madje kam nisur veprimet ligjore kundër tyre, njerëzit pas këtyre faqeve sensacionale nisën një tjetër seri gënjeshtrash. Pa fakte dhe në dëshpërimin për të vazhduar fushatën e shpifjeve ndaj një gazetareje që kundërshton korrupsionin, ata vendosën të merren me drejtuesin e faqes Tsarizm, L. Todd Wood, një ish-pilot i ushtrisë së SHBA-ve. Woods nuk ka asnjë lidhje me Rusinë dhe, në fakt, shkruan artikuj që e kritikojnë rëndë Rusinë, në gazeta si Washington Times, që është ca më e respektuar se sa JavaNews apo AlpeNews në fushëne gazetarisë.

Këta njerëz, të fiksuar se emri “Tsarizm” tingëllon rusisht dhe, rrjedhimisht, faqja duhet të jetë ruse, nuk arrijnë as të përpiqen fare pak për të vërtetuar ca fakte të thjeshta. Mbi bazën e kësaj logjike qesharake, mos duhet të them edhe unë se JavaNews është e lidhur me qeverinë indoneziane, apo se Tema financohet nga Bashkia Tema në Gana, dhe se AlpeNews është pasqyrim i freskët i realitetit që vjen drejtpërdrejt nga Alpet e Zvicrës?

Në një tjetër idiotësi të tyre, këta njerëz e lidhin Zotin Woods me një person të quajtur Yuri Vanetik, i cili, sipas tyre, është një shtetas rus. Artikulli në këtë lidhje jep hollësi që nxjerrin në pah një fushatë shpifjesh kundër evropiano-lindorëve—shpifje që hidhen poshtë me argumente dhe që duket qartë se rrënjët i kanë te racizmi dhe te ndjenjat kundër Evropës Lindore. Z. Vanetik është në fakt nga Ukraina, që është është një vend krejtësisht i ndryshëm nga Rusia. Madje shumëkush do të vinte në dukje se këto dy vende as nuk e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin dhe janë prej disa vitesh në përplasje me njeri-tjetrin. Redaktorëve të këtyre portaleve po u tregojmë në hartë këtë fakt për t’i ndihmuar të davarisin paqartësitë në mendjet e tyre.



Gjatë diskutimit me një drejtues të njërit prej këtyre portaleve para dy ditësh, ai vazhdonte të këmbëngulte se, duke qenë se partneri im ishte i pranishëm në protestat e fundit dhe duke qenë se ai është më i gjatë se pothuajse gjithë të tjerët në turmë, ai duhet të jetë truproje. Unë u vura në dukje, sikur po ia shpjegoja një foshnjeje, se në të vërtetë ka dhjetëra mijëra njerëz në ato foto dhe nuk janë të gjithë truproja të Lulzim Bashës. Partneri im është 195 cm i gjatë, unë jam 188 cm, por kjo nuk do të thotë se ne jemi truproje, roje sigurie, apo në ndonjë profesion të ngjashëm. Kjo thjesht do të thotë se ne jemi aq të gjatë sa jemi.

Pjesëmarrja në një protestë nuk është krim, madje në fakt është një ushtrim i së drejtës demokratike të individit. Çfarë arsyetimi komunist, mbeturinë, i tharë e i shpëlarë, është ky që njeriu ta quajë tjetrin fajtor pse ka marrë pjesë në një protestë? Nëse gazetaria në këtë vend ka ardhur në fazën ku profesioni i dikujt përcaktohet nga gjatësia e personit, atëherë, sinqerisht, ka shumë pak shpresë që ju të formuloni ndonjë argument tjetër racional apo inteligjent.

Kur Shqipëria përgatitej të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë

Rezultate imazhesh për Hajro Limaj

Shkruan : Hajro Limaj, kolonel, 
ish atashe ushtarak në Republikën e Turqisë


I vetmi vend aleat qe i u përgjigj pozitivisht kryeministrit Majko për ta mbështetur në një luftë të tille dhe të drejtë, ishte vetëm Turqia
Politika e gjenocidit millosheviçian për shqiptarët e Kosovës ishte bërë një realitet tronditës. Konfliktet ishin kthyer në një fushë beteje, ku ushtria serbe kishte mësyrë në të katër anët e Kosovës për ta vendosur atë nën diktaturën ushtarake. Kosova kërkonte shpëtim. Shqiptarët e Kosovës ishin vendosur përballë një ushtrie të armatosur me të gjitha mjetet. Ata kishin nevojë urgjente për mbështetje ushtarake. Vendet e Aleancës së NATO-s debatonin çdo ditë, por nuk po vendosnin për ndërhyrje ushtarake. Negociatorët lëviznin me shpejtësi, por pa rezultat në takimet e zhvilluara me Millosheviçin. Presidenti amerikan ishte në dilemë: Të firmoste dekretin e ndërhyrjes ushtarake në Kosovë apo jo?

Tirana ndodhej në një moment kritik. Prishtina i kishte drejtuar sytë dhe veshët nga Mëmëdheu. Por edhe Shqipërisë asnjë shtet qe pretendonte se ishte aleat nuk po i përgjigjej pozitivisht për një mbështetje ushtarake, nëse Tirana do të hynte në luftë për çlirimin e Kosovës.

Pandeli Majko, ish kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri Majko e ndjente përgjegjësinë historike të Tiranës dhe kishte vënë në lëvizje të gjithë arsenalin e afërt politik dhe diplomatik. Ai shpresat i kishte kthyer plotësisht nga Ankaraja.

Turqia ishte me pushimet e Bajramit të Madh. 9 ditë rresht. Për këtë festë tradicionale, qeveria e kryeministrit Bylent Exhevit, bashkoi periudhën e pushimeve të Bajramit me pushimet e fundjavës. Ankaraja, kryeqyteti i vendit, ishte zbrazur nga qytetarët dhe makinat e saj. Ata ishin "shpërngulur" në të katër anët e Turqisë për tu bashkuar me prindërit dhe të afërmit e tyre në festën shpirtërore të këtij populli bujar dhe mikpritës.

Megjithatë, në vazhdonim punën, mbasi prej Ankarasë ndiqnim me shume kujdes zhvillimet në Kosovë dhe qëndrimet ndërkombëtare ndaj saj. Në katin e dytë të ambasadës, ndodhesha vetëm unë me ambasadorin, Z. Saimir Bala, një djalë i ri, i cili ishte pa eksperiencë në misionet diplomatike jashtë shtetit. Ministri i Punëve të Jashtme të asaj kohe, Z. Paskal Milo, e kishte propozuar atë për ambasador, aq më tepër për në Ankara, pa qenë asnjë herë diplomat jashtë shtetit. Pra, ishte një emërim politik, që nuk mbështetej në karrierën dhe aftësitë diplomatike të tij, por në besueshmërinë e Partisë Social Demokrate. Emërime, të kësaj natyre fatkeqësisht në Shqipëri janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen nga partitë që vijnë në pushtet, edhe pse politikanët me demagogjinë e tyre shprehen se diplomacia është e depolitizuar dhe përfaqësuese e shtetit. Megjithatë, Zoti Saimir, në fillim kishte dëshirë dhe predispozicion të mësonte dhe të punonte. Për ketë arsye, me mua, si atashe ushtarak, përpiqej të komunikonte dhe të vendoste marrëdhënie bashkëpunimi serioz në interes të realizimit të misionit që ne kishim. Kështu, që për të gjithë sektorët punonim se bashku dhe për sa kohë ai vazhdoi kështu pati suksese në rritje, ndërsa kur u largua nga rruga e bashkëpunimit ai gaboi shumë, derisa e kthyen para kohe në Atdhe.

Por le të kthehemi tek tema qe diskutojmë. Atë ditë, më 29 Mars 1999, pa pritur, ambasadori hyri me shpejtësi në zyrën time dhe me kërkoi të shkoja në telefonin e zyrës se tij, mbasi më kërkonte nga Tirana kryeministri i Shqipërisë, Zoti Pandeli Majko. Nxitova tek telefoni dhe menjëherë ju përgjigja: "Urdhëroni, Zoti Kryeministër!". "Zoti kolonel", mu përgjigj Ai nga ana tjetër. "Realizoni një takim urgjent me kryeministrin Exhevit dhe mbasi t'i shpjegoni situatën në Veri të Shqipërisë ... Forcat e ushtrisë serbe kanë bombarduar disa herë me artileri dhe nënrepartet ushtarake të saj vazhdojnë të hyjnë në thellësi të territorit tone. I kërkoni Atij, të bëjë një deklaratë të fortë për median, ku të shprehë qartësisht mbështetjen reale të Shtetit dhe të Forcave të Armatosura të Turqisë në mbrojtje të sovranitetit të Shqipërisë dhe pastaj i parashtroni Atij nevojat urgjente të Forcave tona të Armatosura për mbështetje logjistike, sipas faksit qe do t'u dërgoje tani Luani, Ministri Mbrojtjes. Në takim merr edhe ambasadorin!", - përfundoi Ai dhe "me raportoni për rezultatet e këtij takimi!".

Duke ju përgjigjur Atij "Si urdhëroni", sytë i kisha kthyer nga ambasadori, i cili ndiqte me shume kujdes bisedën qe po zhvilloja me kryeministrin Majko. Ai ishte i ndërgjegjshëm se perse kryeministri, pa folur këtu për Ministrat e Mbrojtjes që ishin të detyruar të komunikonin dhe të shkëmbenin korrespondencën vetëm me mua, të bisedonte për probleme madhore direkt me mua. Kjo ndodhte, mbasi unë kisha një periudhë të gjatë që punoja Atashe Ushtarak i Republikës se Shqipërisë në Ankara dhe gjatë vizitave në Turqi të kryeministrave dhe ministrave kishin parë rezultatet e shkëlqyera të bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve tona, bashkëpunim i cili në të gjitha takimet vlerësohej si "krenaria e bashkëpunimit dy palesh". Ketë përfundim, me dashje apo pa dashje e pranonte dhe e deklaronte edhe ministri i Punëve të Jashtme, Zoti Paskal Milo, i cili ishte një nga ministrat e Jashtëm që jo vetëm nuk i mbështeste atashetë ushtarak jashtë shtetit, por ishte shume xheloz për pavarësinë e tyre nga ai.

U riktheva në zyrën time dhe kërkova në telefon shefin e kabinetit të kryeministrit Exhevit, zotin Zeynël Yeşilay. Ju prezantova dhe mbasi e urova për festën e Bajramit, i kërkova një takim urgjent me kryeministrin Exhevit. Unë me atë njihesha nga afër dhe kisha patur mundësi të takohesha e bisedoja disa herë. Kryeministri Exhevit, atij i besonte shumë. Mbas 5 minutash nga kërkesa që i bëra, ai më konfirmoi takimin e menjëhershëm. Sa vesha uniformen ushtarake të kolonelit, të cilën e mbaja në gardërobën e zyrës, ambasadori kishte nxjerrë nga parkingu i ambasadës makinën zyrtare dhe me një here u nisem drejt kryeministrisë. Makinën e ngiste ambasadori, mbasi shoferi i ambasadës ato ditë ndodhej me pushimet e Bajramit. Rruga kishte shumë pak trafik dhe në orën 13.00 mbërritëm para ndërtesës së kryeministrisë. Në shkallet e hyrjes se kryeministrisë ndodheshin dy gazetarë, të cilët u drejtuan menjëherë drejt nesh. Por, oficeri sigurimit të Kryeministrisë na shoqëroi për në katin e dytë të godinës dhe ne hymë direkt në zyrën e punës se kryeministrit Exhevit. E përshëndetëm dhe e uruam për festën e Bajramit, pastaj fillova me njëhere t'i transmetoja mesazhet e kryeministrit tonë, Zotit Majko: "Vëllai juaj i vogël, kryeministri Majko, ju dërgon nga Tirana të falat dhe përshëndetjet me të mira", e fillova bisedën me Të. Duke ditur marrëdhëniet e tyre kofidenciale, e fillova takimin pikërisht me të falat e "vëllait të vogël", siç e konsideronte kryeministri Exhevit, kryeministrin tonë, Zotin Majko. Pastaj i shpjegova Atij situatën politiko-ushtarake në kufijtë verior të Shqipërisë, ku reparte të ushtrisë serbe bombardonin me artileri në thellësi të territorit tonë, ndërsa nënreparte të zbulimit dhe të trupave komando të ushtrisë serbe hynin në thellësi të kufijve tanë deri 10 kilometra. Ata pretendonin se në ato zona ishin strehuar trupa të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mund ta përdorin si pretekst për te hyrë në thellësi. Gjithashtu Shqipërinë Beogradi e akuzon për hapësirën ajrore qe i ka dhënë në përdorim avionëve të NATO-s. Pra Shqipëria ne çdo moment mund të përfshihet ne luftë. Në këto rrethana qeverisë tonë i duhej të përforconte kufijtë dhe të vendoste në gatishmëri njësi dhe reparte ushtarake, por i mungonin pajisjet ushtarake të nevojshme. Divizioni Kukësit është në gatishmëri numër 1, i përforcuar edhe nga Tirana.

Kryeministri turk, me gishtat e dorës që i dridheshin për arsye shëndetësore, shtërngonte stilografin me të cilin shkruante problemet dhe nënvizonte çështjet me të rëndësishme të tyre. "Po mire", mu drejtua mua, "keni juve të dhëna të mjaftueshme informative, qe vërtetojnë se njësi dhe reparte të ushtrisë serbe do të mësyjnë me forca të organizuara në hapësirat tokësore të Shqipërisë se Veriut?". "Deri tani, për një mësymje të tille nuk mendohet, por do të vazhdojnë të bombardojnë me artileri dhe të shkelin territorin tonë me grupe zbulimi dhe nënreparte të trupave komando. Por, se si do të evoluojë situata ditët në vazhdim, nuk mund të gjykojmë plotësisht që tani. Fakti është se ne jemi përballë një ndërhyrjeje me trupa ushtarake në kufijtë dhe territorin verior të vendit", ju përgjigja pyetjes se Tij. Ambasadori me ndiqte në sy dhe përpiqej të kapte ndonjë fjale të veçantë, mbasi ai nuk dinte fare turqisht. Në ketë kohë, kryeministri Exhevit shtypi butonin e kuq të linjës telefonike qe kishte përpara dhe në anën tjetër i'u përgjigj Komandanti Forcave të Armatosura dhe Shefi i Shtatmadhorisë, Gjeneral-Armate, Huseyin Kevrekoglu. Kryeministri Exhevit komunikonte me gjeneralin si me një bashkëpunëtor dhe me shumë edukatë. Mbasi mbaroi bisedën me komandantin, Ai me qetësinë që e karakterizonte mu drejtua: "Zoti Atashe, nesër në orën 09.30 të presin në Shtatmadhori, mbasi për plotësimin e kërkesave tuaja do të bëhet një mbledhje urgjente".

E falënderuam me përzemërsi për pritjen dhe angazhimin serioz të Tij dhe zbritëm shkallet për tu nisur në ambasadën tonë. Gazetarët ishin informuar për takimin tonë dhe menjëherë filluan t'na filmonin dhe t'na pyesnin se cili ishte qëllimi i këtij takimi me kryeministrin Exhevit në ditët e Bajramit ?. Ata mu drejtuan veçanërisht mua, mbasi u tërhoqi vëmendje prezenca e një atasheu të huaj ushtarak, i cili në takimin me kryeministrin ishte i veshur me uniformën përkatëse. Duke ecur ngadalë i'u përgjigja gazetareve se "në erdhëm për të uruar Kryeministrin për festën e Bajramit si dhe shkëmbyem disa mendime për zhvillimet e ditëve të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Kosove".

Atë natë kanalet televizive të Turqisë dhanë takimin tonë me kryeministrin Exhevit si dhe deklaratën qe Ai beri para gazetareve në mbrojtje të kufijve dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë. Ai,me atë qetësinë e tij natyrale nënvizoi se "Shteti dhe Forcat e Armatosura të Turqisë janë në krah të popullit vëlla shqiptar dhe nuk do të lejojnë askënd të prekë kufijtë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Në rast nevoje, vazhdoi Ai, Turqia do të mbrojë se bashku me Shqipërinë sovranitetin dhe pavarësinë e popullit mik dhe vëlla të Shqipërisë". Kjo ishte një deklaratë, e cila u bë në kohën, vendin dhe formën e duhur. Ajo u transmetua në të gjitha agjencitë e lajmeve të botës dhe u botua në shtypin kryesor të shumë vendeve.

Të nesërmen, në orën 09.30 mbërrita në Shtatmadhorinë e Forcave të Armatosura të Turqisë, një godinë madhështore në qendër të Ankarasë. Kur u drejtova për në sallonin e mbledhjeve pashë njeri mbas tjetrit gjeneralët, të cilët ishin në funksionet e drejtuesve të Drejtorisë së Operacioneve, Drejtorisë se Logjistikes, Drejtorisë se Zbulimit, etj.. Njeri prej gjeneralëve, mbasi më përshëndeti, me buzën gjysma gaz, mu drejtua duke me thënë: "Kolonel Hajro, mirë, që ditët e zakonshme që nuk na le rehat ditë e natë, por edhe ditët e Bajramit na e bërë ketë!". Duke qeshur edhe unë ju përgjigja: "Zoti gjeneral, Miku i mirë njihet në ditë të vështira". Ashtu është, tha ai, dhe se bashku u futëm në sallën e mbledhjeve. Përveç ushtarakeve të lartë të Shtamadhorisë, në mbledhje kishte ardhur edhe përfaqësuesi Ministrisë se Punëve të Jashtme, Drejtori i Drejtorisë se Marrëdhënieve me Vendet e Ballkanit H. Taner Seben. Pa e zgjatur unë u dorëzova në turqisht listën e mbështetjes që kërkonte Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë. Mbasi studiuan listat, ato i shpërndanë sipas drejtorive përkatëse. Por, përpara shpërndarjes se tyre i'u referuan edhe njëherë detyrave që kishte vendosur Shefi i Shtatmadhorisë, Gjeneral-armate Hyseyin Kivrikoglu nga takimi qe Ai realizoi me datën 3 Mars 1999 me kryeministrin shqiptar Pandeli Majko, kohe në të cilen nuk kishin filluar akoma bombardimet NATO-s në Kosove. Zoti Pandeli Majko me ftese të kryeministrit Exhevit vizitoi Ankaranë me datat 2 dhe 3 Mars, me objektiv kryesor krizën në Kosove. Kryeministri Exhevit në përfundim të takimeve me Zotin Majko nënvizoi se: "Në të gjitha njësitë që janë krijuar, qoftë për sigurinë e jashtme, qoftë për sigurinë e brendshme dhe qetësinë e Shqipërisë, Turqia ka një pjesëmarrje të madhe. Në të njëjtën kohe vazhdon zgjerimi edhe i bashkëpunimit tonë në fushën e ekonomisë". Gjithashtu ai shtoi se "në takim një vend të rëndësishëm zuri çështja e Kosovës".

"Atëherë, zoti Atashe", mu drejtua Drejtori i Përgjithshëm i Logjistikes, "ne sonte do të hapim rezervat e Armatës në Ankara dhe nesër në mëngjes do të nisen avionët e parë të transportit ushtarak me paisjet përkatëse, për t'i zbarkuar në aeroportet e Shqipërisë". Duke më dhënë dorën, të shoqëruar me një buzëqeshje të lehtë, shtoi: "miku i mirë njihet në ditë të vështira, apo jo zoti Kolonel".

Dhe ashtu ndodhi. Në agimin e të nesërmes nga aeroporti ushtarak i Ankarasë u nisën drejt Shqipërisë avionët e transportit ushtarak. Në atë kohë për në kufirin verior të Shqipërisë udhëtonte ministri i Mbrojtjes, Zoti Luan Hajdaraga. Trupat ushtarake të divizionit të Kukësit kishin kaluar në gjendje të jashtëzakonshme.

Pra Turqia, nga Lindja e Mesme,i kishte dalë garant Shqipërisë për mbrojtjen e sovranitetit dhe pavarësisë se saj nga një sulm i mundshëm ushtarak i Serbisë. Ishte i vetmi vend që në atë kohë debatesh dhe diskutimesh për ndërhyrjen ose mos ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Kosovë, qe garantoi Shqipërinë se do ta mbështeste direkt me forca ushtarake dhe armatime për mbrojtjen e sovranitetit të vendit dhe shmangien e një gjenocidi serb në Kosove. Turqia, si një "tigër" gjigand mbi hapësirat e Anadollit I kishte kthyer sytë dhe veshët plotësisht nga Shqipëria dhe Kosova. Atë e "furrnizonte" me ushqim te freskët dhe e mbante në gatishmëri e gjithë media e vendit. Pra, problemi ishte shumë delikat. Nëse NATO nuk do të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë për të ndaluar gjenocidin ndaj popullsisë autoktone shqiptare, Shqipëria do të hynte në luftë në mbrojtje të Kosovës. Pra do t'i hapte luftë Serbisë. I vetmi vend aleat qe i u përgjigj pozitivisht kryeministrit Majko për ta mbështetur në një luftë të tille dhe të drejtë, ishte vetëm Turqia, qëndrim të cilin më vonë e mbajtën edhe shtetet kryesore te NATO-s. Dhe mbështetja do të ishte tepër e fuqishme. Por ato ditë, edhe pse kishte filluar kthesa e madhe historike me fillimin e bombardimeve të Nato-s në hapësirat e ish Jugosllavisë, sovraniteti dhe integriteti i Shqipërisë mund të dhunoheshin në çdo moment. Me 24 mars 1999, Aleanca me e fuqishme ushtarake në historinë e njerëzimit, NATO, e nisur nga ideja humane për shpëtimin e popullit të Kosovës, kur këtij i kanosej gjenocidi dhe zhbërja fizike,kishte filluar sulmet ajrore kundër forcave serbe në Kosovë. Por kjo nuk përbënte aspak dorëzimin dhe tërheqjen e menjëhershme të Serbëve nga Kosova. Lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare, që shkurtimisht u emërtua UÇK, bëri që Aleanca ushtarake me e fuqishme në botë të vihet në mbështetje të mbrojtjes së vlerave më të larta të civilizimit perëndimor në Kosovë, lirisë, paqes dhe demokracisë dhe mbas 2.5 muajsh ta dëbojë ushtrinë e Millosheviçit nga territoret e Kosovës.



Kroacia dhe Kosova mund ta pengojnë integrimin e Serbisë në BE

Pajtimi shqiptaro-serb, në këmbim të çfarë?

Disa ditë më parë Ministri i Jashtëm Gjerman, Sigmar Gabriel, në një vizitë zyrtare në Beograd, bëri një deklaratë shumë të fortë “Serbia nuk do të integrohet asnjëherë në BE nëse nuk pajtohet me fqinjët”. Dhe këtu pa diskutim ai kishte në mendje Kosovën, sigurisht edhe Kroacinë e Bosnje- Hercegovonën.

Pak ditë më parë, mediat raportuan se po përgatitet një plan për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Plan që në dukje zgjidh problemet mes shqiptarëve dhe serbëve. Mirëpo ky plan do të ishte padiskutim dhe gabimi më i madh që shqiptarët do të bënin. Sërish, pak ditë më parë Presidenti serb, Vuçiç, gjatë një vizite në Zagreb, Kroaci kërkoi më shumë bashkëpunim dhe përmirësim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Mirëpo, atje në Zagreb, Presidentja Kolinda Grabar -Kitanovic ia preu shkurt servilizmit të Vuçiçit. ajo nuk u mundua aspak që të fshehte atë çfarë populli i saj ndjen, duke u shprehur se “marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë të mira”. Ka një numër të madh arsyesh se pse kroatët dhe serbët nuk kanë marrëdhnie të mira dhe kjo daton thëllë në histori — eksperienca e fillim viteve 90’ si masakrat e serbëve ndaj popullsisë civile në qytetet kroate, Vukovar etj, janë të mjaftueshme për të thenë ato fjalë.

Mirëpo, ndër fqinjët që kanë vuajtur më shumë nga serbët janë dhe shqiptarët. Historia tregon se gjenocidi ndaj nesh ka qenë i vazhdueshëm që nga koha kur fiset sllave erdhën në Ballkan. E ndërkohë që ne jemi vrarë dhe prerë nga serbët në vazhdimësi, ne sot jemi edhe më dashamirësit ndaj Serbisë. Asnjëherë, qeveritë e Tiranës zyrtare nuk kanë kërkuar asgjë në këmbim të një marrëdhënie normale me Beogradin, përkundrazi ne vetëm i kemi ndihmuar.

Pak kohë mbas mbarimit të luftës në Kosovë, qeveria serbe kërkoi rikthimin në institucionet Euro-Atlantike, duke filluar nga OSBE-ja. Fillimi i luftës në ish-Jugosllavi, kishte bërë që Serbia të përjashtohej nga të gjitha këto organizata, përfshirë dhe OSBE-në. Për tu bërë shtet pjesmarrës në këtë organizatë duhet që në momentin e votimit të gjitha shtetet me të drejtë votë të jenë dakord. Kishte kaluar shumë pak kohë nga gjenocidi serb në Kosovë dhe plagët ishin shumë të njoma, mes tyre edhe zhdukja e një numri të madh shqiptarësh, që në fakt akoma vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Shqipëria votoi pro anëtarësimit së Serbisë në OSBE, duke mos vendosur asnjë kusht për këtë votë. Kur u pyetën zyrtarët e ministrisë së Jashtme, ata thanë frazën e tyre të parapëlqyer, na u kërkua nga Brukseli dhe Washingtoni. Ndoshta mund të jetë bërë një kërkesë e tillë, por as Washingtoni as Brukseli nuk do të kishin thënë asgjë nëse do të ngrihej nga ne kërkesa për të gjetur të zhdukurit shqiptarë të luftës. Po ne nuk bëjmë asnjë kërkesë dhe kryeministri i rradhës morri lavdatën e rradhës nga dy kryeqytetet e sipërpërmendura.

Për të ardhë në ditët e sotme, kur shohim se si kryeministri rilindas Rama dhe Presidenti Thaci, janë në garë se kush e kush të marrë flamurin e pajtimit të madh shqiptaro-serb. Serbia, aktualisht është një nga shtetet aspirante për tu pranuar në BE. Por nëse kërkesat e Brukselit për zhvillim ekonomiko-shoqëror ajo i ka marrë seriozisht dhe ia ka dalë që të ec në këtë rrugë me shpejtësi, kapitulli i marrëdhënieve me fqinjët është një pengesë serioze. Kjo jo vetëm nga eksperienca integrimit europian, por edhe nga fjalët e thëna drejtpërdrejt nga Sigmar Gabriel.

Për të konfirmuar se ne mund të kërkojmë atë që na takon me të drejtën ndërkombëtare, por edhe si shpërblim për padrejtësitë historike të bëra nga serbët kundër kombit shqiptar në shekuj flet edhe ish ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bild që thotë “Kroacia dhe Kosova mund ta pengojnë integrimin e Serbisë në BE, pasi e para ka probleme me përcaktimin e kufirit në Danub dhe problematikën e luftës së fillim viteve 90’, ndërsa e dyta mund të zvarrisë negociatat që zhvillohen në Bruksel”. Kroacia po i bën kërkesat e saj të drejtëpërdrejta dhe askush as në Bruksel dhe as në Washington nuk ka thënë dhe s’do ti thotë asgjë. Po ne?

Për vendet e rajonit tonë, marshimi me hapa të shpejt drejt BE-së është jetik, e para se përfundimisht siguron mbështetje financiare dhe sociale të pakufizuar nga fondet e saj dhe së dyti ke mundësi të shantazhosh ato që mbesin mbrapa, si puna e jonë. Pra Serbia, nxiton jo vetëm për aspektin financiar, por edhe për të vendosur veton në momentin kur Shqipëria dhe Kosova të jenë gati për të hyrë në BE duke bërë kërkesa kundër interesava tona.

Në një situatë të tillë, si po veprojnë dy shtetet shqiptare, thjesht po i servilosen Beogradit duke lënë përshtypjen se rruga jonë për në BE kalon vetëm nga kjo derë. Njëri shtet merr përsipër që të jetë garantues i pajtimit shqiptaro-serb, tjetri shtet shqiptar është i gatshëm të lëshoj territoret e tij për ti bërë qefin Beogradit.

Asnjëri nga dy shtetet shqiptare, nuk kërkon asgjë në këmbim të pajtimit, duke lënë përshtypjen se fajtorët për gjithë gjenocidin serb ndaj nesh janë shqiptarët dhe jo e kundërta. Apo ndonjëri mund të mendoj që toleranca jonë është me madhe se e fqinjve kroat? Jo ne nuk jemi më tolerantë se kroatët, por ne harrojmë historinë tonë, vuajtjet e popullit tonë, masakrimin e tij dhe jemi gati që për një foto apo lavdërim nga ndërkombëtarët të bëjmë servilin e Beogradit.


****
Rezultate imazhesh për Kolinda Grabar Kitaroviç dhe aleksandar vucic


Vendimi Kroat:


 Bllokohet Serbia, jeni larg rrugës evropiane, ku është fati i të pagjeturve!


Kroacia si duket ka vendosur ta bllokoi Serbinë.

Raportet ndërmjet Zagrebit dhe Beogradit janë larg shkrirjes, nëse gjykohet nga deklaratat e krerëve të shtetit kroat, presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç ka paralajmëruar shantazhe në rrugën evropiane të Serbisë, shkruajnë mediat serbe.

Por në Qeverinë e Serbisë nuk presin që Kroacia të ketë sukses në qëllimin e keqpërdorimit të anëtarësisë në BE me qëllim të zgjidhjes së konflikteve bilateral por mund të ngadalësoj hapjen e kapitujve të rinj.


Grabar Kitaroviç më herët ka thënë se Zagrebi do të kushtëzoj përparimin e Serbisë në rrugën evropiane me arritjen e marrëveshjeve në çështjet e hapura ndërmjet dy vendeve që kanë të bëjnë me kufij, pakicat, fatin e të pagjeturve që duhet të zgjidhen në kapitujt 23 dhe 24 (te gjyqësia dhe sundimi i ligjit), që mund të mbeten gjatë të hapura për shaka se Serbisë i duhen vite me i përmbush kushtet.

Një nga çështjet më të mëdha mes Kroacisë dhe Serbisë është demarkacioni dhe 11 mijë hektarë përgjatë Danubit, ndërkohë kroatët kërkojnë vend të garantuar në parlament për pakicën kroate, ndarjen e pasurisë së ish-RSFJ dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe problem i krimeve të luftës.

Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin ka thënë se nga Zagrebi pritet obstruksion, por në fund ata nuk do të pyeten pasi vendimet i sjellin fuqitë e mëdha.

“Po të vendoste Kroacia a do të ekzistonte Serbia, ishim zhdukur moti. BE në të cilën Kroacia merr vendime kryesore nuk është organizatë ku ne kemi vendin. Ata nuk vlerësojnë faktin se Serbia ka lejuar Kroacinë të hyj në BE pa zgjidh çështjet kufitare dhe pasurinë publike. Ajo ka mbyll kufijtë në krizën e migruesve duke shpresuar se ne do vërshohemi nga ata”, ka thënë Vulin.

Ministrja e integrimeve evropiane Jadranka Joksimoviç ka thënë se nuk habitet nga deklaratat e këtilla të Zagrebit.

“Anëtarësia në BE disa vende e shohin si amnisti në obligimet e tyre të papërmbushura në çështjet e pakicave, kthimin e pasurisë, sundimin e ligjit dhe pajtimit. Procesi i bisedimeve nuk shërben që secili vend të shton kërkesat e vendeve kandidate. Për këtë shërbejnë platformat bilateral që të evitohet kushtëzimi i procesit të bisedimeve”.

"Serbia duhet ta njohë Kosovën, një Kosovë e pavarur i jep stabilitet rajonit. Serbët le ta dinë që Kosova nuk do të jetë pjesë e Serbisë kurrë", tha Kolinda.


Rezultate imazhesh për Kolinda Grabar-Kitanovic dhe kosova

Siç po bën zonja e parë e Gjermanisë Angela Merkel, të njejtën po e bën edhe zonja e parë e Kroacisë Kolinda, që po i del në krahë Kosovës.
Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitanovic i’u është drejtuar Serbisë së Aleksander Vuçiq që Kosova nuk do të jetë kurrë pjesë e juaja.

Siç po bën zonja e parë e Gjermanisë Angela Merkel, të njejtën po e bën edhe zonja e parë e Kroacisë Kolinda, që po i del në krahë Kosovës.

"Serbia duhet ta njohë Kosovën, një Kosovë e pavarur i jep stabilitet rajonit. Serbët le ta dinë që Kosova nuk do të jetë pjesë e Serbisë kurrë", tha Kolinda.

Kolinda Grabar-Kitanovic është gjithmonë në krahë të Kosovës që po i jep vullnet Kosovës të vazhdon përpara. Kolinda në momente më të nevojshme që ka pasur Kosova ka dal në deklaratë në mbrojtje të Kosovës.

Në Gllogjan legjendar:" U bëj apel të gjithëve që jo vetëm në përvjetorë, por gjithmonë të jemi kështu bashkë, të veprojmë bashkë edhe të arrijmë qëllimet tona shekullore", tha Rifat Jashari.

Nga Flori Bruqi





Kompleksi memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan që nga mëngjesi ishte vendi ku ishin drejtuar qytetarë të shumtë.

Te varrezat ku prehen dëshmorët e Dukagjinit njerëz të shumtë kanë shkuar për të bërë homazhe por edhe për të kujtuar betejën e 24 marsit të vitit 1998.

Për nder të kësaj beteje është organizuar edhe një akademi përkujtimore ku tha se lufta e UÇK-së ishte kthesë historike ndërsa Epopeja e Dukagjinit si ngjarje që kishte ngritur moralin e shqiptarëve, të cilët ishin të etur për liri.

Nga Gllogjani u bë thirrje, që shqiptarët të mos jenë të bashkuar vetëm në përvjetorë, por gjithmonë.


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se Epopeja e Dukagjinit shënon një kthesë historike në luftën për liri, pavarësi e çlirim.

Ai në fjalimin e tij përmendi edhe ndihmën e SHBA-së dhe të bashkësisë ndërkombëtare për të cilët tha se duhet që t’i ruajnë si sytë e ballit.

Thaçi dekoron me urdhrin Hero i Kosovës 12 dëshmorë të Dukagjinit

Hashim Thaçi: Marrëdhëniet me ndërkombëtarët t’i ruajmë si sytë e ballit

“ Prandaj, Epopeja e Dukagjinit më 24 mars shënon një kthesë historike, në luftën për liri, çlirim dhe pavarësi. Por, madhështia dhe vlera më e madhe kësaj date i shtohet kur kemi parasysh se më 24 mars 1999,20 vjet më parë filluan bombardimet e NATO-s, dhe këto bombardime dhe kjo aleancë perëndimore nuk është lidhur rastësisht, por pikërisht fal rezistencës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rezistencës të çdo qytetari të Kosovës, kudo që ka qenë në Kosovë e diasporë, që ndihmuan luftën për liri. Prandaj, sot kujtojmë me pietet e respekt epopenë e Dukagjinit. Kujtojmë dhe vlerësojmë lart mbështetjen ndërkombëtare të cilën duhet ta ruajmë si sytë e ballit në rrugëtimin tonë për anëtarësim në NATO, BE dhe raporte speciale me SHBA-të", tha Thaçi.




Me këtë rast presidenti i Kosovës ka dekoruar me "Hero i Kosovës", 12 dëshmorë të Dukagjinit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në manifestimin shtetëror “Epopeja e UÇK-së në Dukagjin”.

Presidenti Thaçi tha se në këtë ditë pas fillimit të fuqizimit të rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, dhe familjen Jashari dhe bashkëluftëtarë të tjerë, ndodhi ajo që pritej të ndodh edhe në Gllogjan.



“Ndodhi ajo që pritej të ndodhte, sepse bërthamat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tanimë ishin fuqizuar, ishin zgjeruar dhe sulmet ishin të pandërprera kundër forcave ushtarake dhe policore të  Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kreu i vendit tha se Epopeja e Dukagjinit shënoi një kthesë historike në luftën për liri, çlirim dhe pavarësi.


“Madhështia dhe vlera më e madhe e kësaj date i shtohet kur kemi parasysh se më 24 mars 1999, 20 vite më parë, filluan bombardimet e NATO-s. E, bombardimet e NATO-s dhe kjo aleancë kosovaro-perëndimore nuk është lidhur rastësisht, por pikërisht falë rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rezistencës së çdo qytetari të Kosovës kudo që ka qenë në Kosovë e diasporë, që ndihmuan luftën për liri”, ka theksuar presidenti Thaçi.

I pari i vendit ka shtuar se sot kujtojmë me pietet e respekt Epopenë e Dukagjinit, kujtojmë dhe vlerësojmë lart mbështetjen ndërkombëtare të cilën duhet ta ruajmë si sytë e ballit në rrugëtimin tonë për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian dhe raporte speciale me Shtet e Bashkuara të Amerikës.


Duke vlerësuar rezistencën dhe heroizmin e dëshmorëve të lirisë, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit, presidenti i Kosovës zt.Hashim Thaçi i ka dekoruar me Urdhrin Hero i Kosovës, dëshmorët e popullit :  

Agim Ali Selmanaj
Arben Bajram Ahmetaj
 Artan Ahmet Mehmetaj
Burim Sadik Mustafaj
 Enver Hasan Halilaj
Fatmir Smajl Nimanaj
Hasim Misin Halilaj
 Luan Gani Nimanaj
Naim Metë Nimanaj
Orhan Lan Halilaj
Sokol Muzli Sejfijaj
 Shpend Zeqë Malaj

Lufta e Dukagjinit-Simbol i rezistencës kombëtare 

E kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që ka qenë edhe vet protagonist kryesor i Epopesë së Dukagjinit tha se kjo luftë është simbol i rezistencës.

Ai ka thënë se djemtë e Dukagjinit çdo herë kanë bërë nam në luftë.



Ramush Haradinaj:
 E vetmja herë që shqiptarët u bashkuan ishte bashkimi në UÇK

" Dukagjini ka lënë nam, në lufta para pushtuesve në të gjitha kohërat e veta edhe para Lek Dukagjinit edhe pas Lek Dukagjinit. Por, një ngjarje që ka bërë kthesë në historinë e shqiptarëve është pikërisht bashkimi i shqiptarëve, bashkimi i Lekës, kur i bashkoi shqiptarët për tu përballur. Edhe sot historia e nami jetojnë me ne edhe sot shqiptarët kudo që janë e ndjejnë atë luftë, e parafytyrojnë... e vetmja herë që u bashkuan ashtu siç i bashkoi Leka ishte bashkimi në UÇK. Në UÇK u bashkuan te gjithë ", tha ai.

Ramush Haradinaj nga Gllogjani është shprehur i bindur se lufta e shqiptarëve ka qenë e pastër dhe kushdo që mundohen ta njollosin e kanë gabim.

Image

Ramush Haradinaj:

 Gabojnë ata që mundohen ta fëlliqin luftën tonë

"Luftëtarët shqiptarë kanë luftuar me kode nderi, kot e kanë ata që mundohen me fëlliq luftën tonë, gabojnë shumë rëndë. Luftëtari shqiptar këto kode i ka ruajtur me mijëra vjet, nuk ka gjykatë që i gjen gabim. Kodet e shqiptarit, janë kode nderi , kode të respektit, janë kode të atij që din me ruajt tjetrin. Ne në Kosovë kemi ditur dhe do të dimë me rujt tjetrin, dhe me i respektu të gjitha etnitë që jetojnë me ne. Asnjëherë nuk do të ndërroj kjo", tha kryeministri Ramush Haradinaj.



Ramush Haradinaj ka ndarë medaljen "Gjergj Kastrioti Skëndërbeu", për tri shoqata të dala nga lufta dhe për tetë brigada të UÇK-së.


E, komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama tha se është privilegj qe sot të flas në cilësinë e komandantit të FSK-së , tashmë ligjërisht në mandatin e ushtrisë.


Rrahman Rama:
 Ushtria e Kosovës ishte ideali i dëshmorëve


"Kam nderin dhe privilegjin e veçantë që sot në përvjetorin e 21-të të epopesë së lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së zonës së Dukagjinit t-iu drejtohem në cilësinë e komandantit i Forcës së Sigurisë së Kosovës, tani ligjërisht në mandatin e ushtrisë së rregullt. Ideal ky jetik i vajzave dhe djemve luftëtarë të lirisë, sot dëshmorë që prehen të qetë në përjetësi. Dhe ideali i veçantë i bacës Hilmi", tha Rrahman  Rama.

E, kërkesa e vëllaut të Adem Jasharit, Rifat Jashari ishte qe shqiptarët të mos jenë të bashkuar vetëm në përvjetorë.





Rifat Jashari: 

Të bëhemi bashkë


" U bëj apel të gjithëve që jo vetëm në përvjetorë, por gjithmonë të jemi kështu bashkë, të veprojmë bashkë edhe të arrijmë qëllimet tona shekullore", tha Rifat Jashari.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se 24 marsi i para 21 viteve ëdhtë harta e sakrificës dhe lirisë, e cila ka ngritur moralin e popullit shqiptar të etur për këtë liri.

Bashkim Ramosaj:

 Epopeja e Dukagjinit ndikoi në bashkimin e shqiptarëve në luftën për liri


"Epopeja e Dukagjinit është ngjarje e pa përsëritshme në historinë e çlirimit tq atdheut. Akti sublim i sakrificës dhe sakrificës shekullore për lirinë e Kosovës sakrificës dhe sakrificës shekullore për lirinë e Kosovës, është kryevepër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është historia moderne e lirisë sonë. Epopeja e Dukagjinit është epope e lavdishme qe ndikoi në bashkimin e Kosovës dhe gjithë shqiptarëve në luftën për liri dhe çlirim. Epope që ngriti moralin e popullit të shtypur e të etur për liri", tha  i pari i Deçanit Bashkim Zeqir Ramosaj.





Gjatë luftimeve të zhvilluara në Gllogjan, më 24 mars të vitit 1998 ranë dëshmorë Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj.

Top sekret: Zbulohet skenari amerikan: Kështu do të ndahet veriu i Kosovë


Sipas gazetës, formimi i Asociacionit është në pritje për shkak se Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur jo kushtetue vendimin për ta formimin e Asociacionit.

Dialogu Kosovë-Serbi dhe mundësia e arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve vazhdon të jetë temë kryesore në mediat e Beogradit.


Gazeta serbe “Danas, e afërt me pushtetin në Serbi, shkruan se afati i fundit për arritjen e marrëveshjes për Kosovën është shtyrë deri në fund të vitit, për shkak se, sipas tyre, Shtetet e Bashkuara tani janë të preokupuara me Venezuelën, kurse Bashkimi Evropian me zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Duke u thirrur në burimet e saj diplomatike perëndimore, të cilët komentojnë fazën aktuale rreth çështjes së Kosovës, gazeta shkruan se “Shtetet e Bashkuara janë për një korrigjim minimal të kufijve dhe shkëmbim territoresh, që do të nënkuptonte se Serbia do të merrte Leposaviqin, respektivisht ultësirën ​​e Kopaonikut, kurse Kosova do të merrte fshatrat në komunën e Preshevës, në perëndim të autostradës (Korridorit 10), dhe është e mundur që Kosovës t’i takojë edhe Tërnoci i Madh në Komuna e Bujanocit”.

“Burimet tona thonë se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë idenë që i gjithë veriu i Kosovës t’i bashkëngjitet Serbisë, e kjo veçanërisht vlen për Mitrovicën e Veriut, dhe se formimi i Asociacionit të Komunave me Serbe është ende në pritje”, shkruan gazeta.


Sipas gazetës, formimi i Asociacionit është në pritje për shkak se Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur jo kushtetue vendimin për ta formimin e Asociacionit.

“Problem të madh ka krijuar ish-presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliq, kur ka thënë se kjo [Asociacioni i Komunave Serbe] do të jetë një ‘Republika Srpska’ të e re, dhe në këtë mënyrë shkaktoi rezistencë për formimin Asociacionit te shqiptarët, por edhe në Perëndim “, theksojnë diplomatët, citon gazeta.

Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë ka porositur se “çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në mënyrën që i përgjigjet Berlinit për dallim nga qëndrimi i Donalt Tramp, shkruan “Pravda”



SHBA i tregon Serbisë se çfarë duhet të bëjë për të hequr taksën Kosova, Daçiq reagon ashpër


Mathew Palmer, gjatë një takimi me presidentin serb Aleksandar VuçiqDaciq ka thënë se SHBA shpreson kot sepse procesi i çnjohjeve është i pandalshëm.
Amerika si duket i ka vënë Serbisë një kusht nëse dëshiron që t’i hiqet taksa nga Kosova.

Kushtin për këtë ia ka bartur Serbisë zëvendësndihmës sekretetari i shtetit, Mathew Palmer, gjatë një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas mediave serbe, Palmer ka thënë se nëse Serbia dëshiron që Kosova ta heq taksën, atëherë duhet të ndalojë fushatën e egër për tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga vendet që e kanë njohur.

Mirëpo, Beogradi zyrtar ka hedhur poshtë ofertën e SHBA’së.


Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se SHBA shpreson kot sepse procesi i çnjohjeve është i pandalshëm.

“Ne mund t’i detyrojmë shqiptarët të veprojnë të civilizuar dhe ta neutralizojnë menjëherë këtë problem. Megjithatë, gjithashtu ju duhet të bëni diçka. Ju menjëherë duhet të kërkoni nga vendet me të cilat jeni në kontakt për të ndaluar heqjen e njohjeve. Në të njëjtën kohë, ju keni për t’u thënë që vendeve mike se, asnjë prej tyre nuk do të ndryshojë mendjen rreth pavarësisë së Kosovës, dhe nuk guxon asnjë vend tjetër të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës”, shkruajnë





Përderisa presidenti amerikanë Donald Tramp dëshiron ndarje të Kosovës , Gjermania ka qëndrim tjetër.

“Berlini dëshiron që çështja të zgjidhet në mënyrën e saj.

 Nga Beogradi dhe Prishtina pritet që mos të bëjnë asgjë deri në maj apo qershor, kur përfundon procesi zgjedhor në parlamentin evropian. 

Pas kësaj Gjermania do iniciojë takim dhe ofroj zgjidhje për Kosovën” – ka thënë një burim diplomatik i Floripress-it..

Ky burim thekson se Gjermania dëshiron që Serbia të pranoj pavarësinë e Kosovës, ndërsa caktimi dhe ndryshimi i kufijve është i përjashtuar.


“Kjo është loja që luajnë gjermanët që nga koha kur amerikanët janë implikuar në këtë tregim.

 Atyre nuk ju konvenon që Tramp dhe Uashingtoni janë të gatshëm të marrin në konsideratë interesat e Serbisë. 

Në mënyrë deklarative të gjithë angazhohen për heqjen e taksës 100 për qind, ndërsa prapa dyerve të mbyllura trimërojnë Haradinajn që të vazhdoj me politikën çmendur” – ka thënë ai burim.

Ivica Daçiq ministri  i diplomacisë serbe po ashtu ka theksuar më herët se Gjermania dhe Britania e madhe janë duke kundërshtuar arritjen e kompromisit mes Beogradit dhe Prishtinës.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...