2019-05-18

Letërsia shqiptare në fillim shekullin XX-të dhe XXI-të në Kosovë dhe Diasporë


FLORI BRUQI

(Kumtesë shkencore e lexuar në SEEU-Tetovë-në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë , 26 prill 2014).




E pasur dhe e bukur është gjuha shqipe, nga e cila shqiptarët krijuan një kult të vërtetë; megjithëkëtë është fare pak e zhvilluar: Rrethanat historike krejt të posaçme dhe sidomos një sundim i huaj prej më shumë se pesë shekujsh i vonuan për një kohë shumë të gjatë çdo farë rilindje kulturore dhe kombëtare të popullit shqiptar, që ishte dhe është i dashuruar për liri.

Letërsia shqiptare që zhvillohet në vitet e ’30-ta në Kosovë, kishte disa shenja paradalluese: ajo ishte e shkëputur nga letërsia amë dhe nga një pjesë e traditës letrare.

Letrarët dhe letërsia në Kosovë , pothuaja nuk ishin fare në kontakt me të dhe nuk ishin të informuar për atë çka ndodhte në fushën e letërsisë brenda kufirit të shtetit shqiptar.

Në Kosovën letrare herë pas here ilegalisht, mund të depërtonte ndonjë vepër ose autor nga periudha e viteve 1930, kryesisht përmes atyre pak nxënësve që shkolloheshin aso kohe në Shqipëri.

Pas luftës nacional –çlirimtare ( vitet 1950), krijuesit e parë të letërsisë shqiptare në Kosovë , për mbështetje kishin kryesisht letërsinë gojore (të pasur) dhe fare pak kishin vepra nga fondi letrar i traditës si dhe kishin fare pak përvojat e huaja letrare, në radhë të parë ato sllave.

Nga emrat e shkrimtarëve, të cilët e kishin filluar veprimtarinë e vet letrare para luftës, do të përmendim këtu vetëm Esat Mekulin , Hivzi Sulejmanin.

Esat Mekuli u shqua me lirikën e angazhuar shoqërore dhe kombëtare të shkruar gjatë viteve 1930, ndërsa Hivzi Sylejmani solli përvojën e parë më serioze në llojin e prozës së gjatë me romanin dy vëllimesh "Njerëzit I" dhe "Njerëzit II", si dhe "Fëmijët e lumit tim".

Para tyre Hivzi Sulejmani do të shkruante disa nga tregimet, që edhe sot tingëllojnë moderne.

Ishte poezia ajo që arriti majat e letërsisë shqiptare në Kosovë, duke filluar nga fundi i viteve 1950 -2014 e sidomos me emrat: Akademik Mark Krasniqi,Din Mehmeti, Prof.Fahredin Gunga, Prof.Rrahman Dedaj,Akademik Enver Gjerqeku, Prof.Azem Shkreli,
Akademik Ali Podrimja, Akademik Besim Bokshi, Akademik Eqrem Basha, Akademik Sabri Hamiti , Dr.Flora Brovina ,Prof.Iljaz
Prokshi,Afërdita Skënderi ,Prof.Gani Xhafolli , Prof.Naim Kelmendi,Prof.dr.Agim Vinca,Prof.dr.Nuhi Vinca,Mr.sci.Fahredin Shehu e shumë të tjerë.

Ndërsa në prozë dalloheshin : Anton Pashku, Prof.Mr.sci.Ramiz Kelmendi,Prof. Azem Shkreli, Prof.Nazmi Rrahmani, Akademik Rexhep Qosja,Prof. Rexhep Hoxha,Mehmet Kajtazi,Akademik Mehmet Kraja,Prof.Mr.sci. Ramiz Kelmendi ,Prof.Dr. Shyqri Galica Prof.Adem Gashi ,Musa Ramadani,Prof.Iljaz Prokshi,Prof.dr.Agim Vinca,Prof.Dr.Nuhi Vinca,Prof.Naim Kelmendi,Prof.Abdyl Kadolli ,
Gëzim Ajgeraj e disa të tjerë.

Edhe në Kosovë shumë shkrimtarë patën fatin të burgosen, të persekutohen apo të arratisen e të jetojnë jashtë truallit të tyre(Adem Istrefi etj).

Pushteti serb ushtronte dhunën më të egër ndaj intelektualëve që me pushtetin e fjalës përpiqeshin të afirmonin vlerat kombëtare shqiptare.

Kështu e pësuan rreptë nga kjo censurë: Adem Demaçi, Ramadan Rexhepi, Kapllan Resuli (i cili pasi u arratis në Shqipëri u burgos edhe këtu) etj.

Krahas letërsisë shqiptare që krijohej dhe botohej kryesisht në Prishtinë, ajo krijohej dhe botohej edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, kryesisht me prozën dhe poezinë e Prof.Murat Isakut, Prof.Teki Dervishit,Prof.Abdylazis Islamit, e më pas, me veprën letrare të Prof.Resul Shabanit,Prof. Adem Gajtanit, Prof.dr.Agim Vincës, Prof.Mr.sci.Din Mehmetit etj.

Vlenë të përmendet dhe një personalitet i shquar i kulturës, Prof.Luan Starova, (shqiptari më i përkthyer sot pas Ismail Kadaresë etj ), por shumica e veprave të tij nuk janë në gjuhën shqipe.



Letërsia moderne shqiptare në diasporë

Edhe pse e zhvilluar në kushte të një izolimi gjeografik e ideologjik, fati dhe perspektiva e letërsisë bashkëkohore shqipëtare atë duhet ta vështrojmë edhe nga konteksti më i gjerë gjeografik,pra edhe përtej kornizës ngushtësisht nacionale.

Pavarësisht nga zhvillimet brenda Republikës së Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Luginë të Preshevës,Çameri ,kjo letërsi pati dhe njohu zhvillime dhe në diasporë.

Sa i takon zhvillimeve të saj në diasporë, letërsia shqiptare mund të shikohet gjeografikisht brenda dy vatrave:

Vatra historike e diasporës shqiptare: Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi,Danimarkë,Norvëgji, etj.

Vatra të reja të diasporës shqiptare: Itali, Francë, Zvicër,Gjermani,
 Danimarkë,Norvegji ,Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Kanadë etj.

Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqiptare në diasporë ndodhën në Itali, aty ku sot e kësaj dite jetojnë rreth 90.000 arbëreshë, që vazhdojnë të flasin shqipen.

Në përgjithësi mund të thuhet se një "rilindje" e letërsisë arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve 1950, kur dhe nisi të botohej në Romë revista "Shejzat"nga Prof.Ernest Koliqi , e më pas revistat "Zgjimi", "Katundi ynë", "Zjarri", "Zëri i Arbëreshëvet", "Lidhja", "Bota shqiptare" etj.

Këto revista ndikuan në krijimin dhe publikimin e një brezi poetësh e shkrimtarësh që shkrunin në arbërisht.

Veç të tjerash, një pjesë e tyre funksionoi edhe si shtëpi botuese, duke publikuar vepra të tëra me poezi ,si dhe vepra të nduarduarshme letraro-publicistike.

Ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të kësaj vatre duhen përmendur:Francesko Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, i lindur në Kozencë.

Dushko Vetmo, pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Argjentinë, Uruguai dhe Kili, ku dhe shugurohet për prift, Françesko Solano alias Dushko Vetmo, kthehet në vendlindje.

Ai ishte aktivë në shumë fusha letrare – ishte poet , prozator dhe dramaturg.

Ndër veprat e tij më të rendësishme janë : “Burbuqe t`egra,” 1946, “Shkretëtira prej gurit”(dramë, 1974), si dhe “Tregimet e Lëmit ” etj.

Domenico Bellizzi (1931), ishte prift nga Frasnita.Ai është i njohur me pseudonimin Vorea Ujko. Është një ndër trashigimtarët më të denjë të Jeronim De Radës si dhe të Zef Serembes.

Vorea Ujko alias Domenico Bellizzi me poezinë e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht me veprat: “Zgjimet e gjakut”, “Këngë arbëreshe”(1982),” Hapma derën zonja meme”( 1990) etj.

Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i identitetit kombëtar me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës origjinale, ka shkruar triologjinë poetike: “Shpirti i arbërit rron”; “Shpirti i arbërit rron”,” Arbëreshi tregon”, ‘Vuan dega e hershme” etj.

Zef Skiro Di Maxhio (1944), poet, përkthyes dhe dramaturg i shquar. I angazhuar edhe si drejtor i revistës "Bota shqiptare", i shquar për tonin e tij ironik e shpesh sarkastik, ai është autor i rreth dhjetë librave poetikë, ndër të cilat vlen të përmenden: Nëpër udhat e parrajsit shqipëtarë e t`arbreshë. Poemë gjysmëserioze arbëreshe si “Orëmira”, “Për tokën fisnike të Horës” etj.

Padyshim që letërsia arbëreshe vazhdon jetën me të tjerë shkrimtarë, shumica syresh të rinj, duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm në diversitetin kulturor shqiptar, por edhe atë italian.

Një tjetër vatër e rëndësishme historike, ku kanë lulëzuar shkrimet shqipe që në fundin e shekullit XIX dhe ku jeta kulturore e elementëve shqiptarë ka qenë e organizuar më së miri, është Rumania.

Një ndër personazhet më të rëndësishëm të letrave bashkëkohore shqiptare është Viktor Eftimiu (1889 - 1972) , autor i rreth njëqind vëllimeve letrare të shkruara në rumanisht.

Mjaftë prej veprave të tij dramatike janë ndërtuara mbi bazën e motiveve shqiptare e të fëmijërisë së tij në malet e vendlindjes.

Po aq e rëndësishme sa është edhe Rumania në pikëpamje të jetës kulturore shqiptare mbetet edhe Bullgaria, ku janë njohur organizime të hershme të komunitetit shqiptar.

Një figurë mjaft e rëndësishme në letërsinë tonë shqipe është edhe Thoma Kaçori, i cili shkroi në shqip disa romane e libra me tregime.

Në vatrat e reja të zhvillimít të letërsisë bashkëkohore shqiptare hyjnë ato vende në të cilat emigruan për motive kryesisht politike një pjesë e shkrimtarëve të talentuar shqiptarë, që duke mos u pajtuar me diktaturën dhe duke ndjerë etjen për liri, realizuan në periudha të ndryshme të regjimit komunist eksodet e sforcuara.

Një nga shkrimtarët e diasporës me peshë më të madhe që jetoi e krijoi në Gjermani, është Martin Camaj (1925 - 1992). Vepra e tij hyë në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi veprimtarinë më të madhe studimore e letrare është Arshi Pipa (1920- 1997), një ndër punëtorët më të mëdhenj të letrave shqipe, intelektual i shquar, poet, përkthyes, studiues e polemist.

Më 1944 ai drejtoj revistën "Kritika" dhe po këtë vit botoi librin e parë me poezi Lundërtarë. Në SHBA, ku emigroi në vitin 1958, punoi si profesor në disa universitete amerikane deri sa doli në pension.

Si dëshmi e asaj që kishte përjetuar në kampet dhe burgjet komuniste ai botoi në Romë vëllimin me poezi “Libri i burgut 1959”, dhe më vonë dhe vepra të tjera.

Vlenë theksuar edhe një dyzinë shkrimtarësh dhe studiuesish letrarë që krijojnë në diasporë si Ernest Koliqi , Kostë Çekrezi, Gj.Bubani, S.Malëshova, Z.Fundo, Tajar Zavalani ,Prof.Dr.Eshref Ymeri, Prof.Dr.Rasim Bebo,Prof.Dr. Gjek Marinaj, Kolec Traboini, Agim Bacelli,Adnan Mehmeti,Kozeta Zylo,Raimonda Moisu,
Iliriana Sulkuqi,Rita Salihu,Mëhill Velaj, Anton Kote, Sotir Andoni ,Peter Prifti, Dalan Luzi,Zef Pergega, Luigj Çekaj, Albana Mëlyshi, Ramiz Gjini, Dalip Greca ,Prof.dr.Fatmir Terziu,Engjell Shehu,
Gëzim Ajgeraj , Elvira Dones, Ornela Vorpsi, Anilda Ibrahimi, Besa Myftiu ,Kozeta Nushi ,Hasan Aliaj , Shefqet Dibrani,Brahim Avdyli ,Ymer Shkreli,Pal Sokoli etj.

******

Në gjuhë të huaj, por me tema shqiptare

Vlenë theksuar që në diasporë kemi disa poetë që shkruajnë në gjuhë të huaj .Ata medoemos duhet të përfshihen në historinë e letërsisë shqipe apo duhet të konsiderohen pjesë e letërsisë së gjuhëve në të cilat krijojnë, shtrohet thuajse në të gjitha konferencat shkencore që zhvillohen në Tiranë, Prishtinë,Shkup , Tetovë.

Në Itali është prezent një numër bukur i madh i letrarëve shqiptarë që shkruajnë libra në gjuhën italianeqe me botimet e tyre, fare pak njihen në Shqipëri.

Shkrimtarja rumune Herta Müller ,e cila shkruan në gjuhën gjermane do t’u drejtohej me këto fjalë atdhetarëve të saj kur mori çmimin “Nobel” në letërsi:…” sepse dhe ne vetë mendojmë -se ata nuk janë shkrimtarët tanë”…“Atdheu është çka flitet”Fenomei i tillë është botëror , ku shqiptarët nuk kanë pse të jenë përjashtim.

Nuk është një proces i stisur apo i paramenduar. Ai lind së brendshmi dhe nuk është thjesht një proces normal i të shkruarit.

Janë shumë shkrimtare të ekzilit , që po prezantohen me shumë sukses në botën letrare .Kësaj radhe veçojmë pesë shkrimtare femra.

Elvira Dones që botohet nga “Feltrinelli” dhe “Einaudi”, Anilda Ibrahimi , Ornela Vorpsi (‘’Einaudi’’) dhe Kozeta Nushi-Alikaj, janë katërshja e letërsisë shqiptare e mërgimit në Itali.

Kësaj katërshje i bashkohet edhe Besa Myftiu, që jeton në Zvicër e boton në Francë me logon e shtëpisë botuese të Parisit “ Fayard”.

Përtej faktit se shkruajnë në gjuhë të huaj dhe jo në gjuhën e nënës, ajo çfarë i bashkon këto shkrimtare është dhe tematika që trajtojnë në veprat e tyre.

Shkrimtaret tona shkruajnë , në veten e parë e here –herë në vetën e tretë.

Kjo gjë është gjithmonë e pranishme. E shkuara gjithashtu; fëmijëria nën diktaturë, mentaliteti, dramat sociale, zakonet dhe kanunet e vendit të origjinës janë pjesë e rrëfimeve në krijimtarinë e tyre. Tema të identitetit mbeten të preferuara për këto autore shqiptare, që jo rastësisht kanë zgjedhur të krijojnë në gjuhë të huaj…

“Shkrimi në gjuhë të huaj të jep liri, distancë” thotë shkrimtarja Besa Myftiu.Ajo për fat të keq historitë e saja nuk i shkruan në shqipen tonë të bukur.

Ndjehet e frustruar kur tenton të shkruajë në shqip. I druhet dhe paragjykimeve , ndaj ka zgjedhur rrëfimin në gjuhën frënge. Ajo është e bija e shkrimtarit Mehmet Myftiu.Besa Myftiu , ka botuar 9 libra në frëngjisht, i fundit është libri “Dashuri në kohën e komunizmit”, botuar nga “Fayard” në Francë.

Edhe shkrimtarës Ornela Vorpsit gjithaq i nevojitej distanca për ta parë më qartë të shkruarën. Italishtja ishte për të një zgjedhje organike.Ajo thotë : “Po të kisha jetuar në Shqipëri, ndoshta nuk do isha bërë shkrimtare.

 Ishte ekzili që më tregoi këtë rrugë. Nuk ishte ndonjë zgjidhje për të tradhtuar Shqipërinë, siç më sulmojnë shpesh. Ishte një zgjidhje shumë organike. 

Duke menduar pse kisha nevojë të shkruaja në italisht, pashë se në mënyrë organike kisha nevojë për distancë nga ajo çka tregoja”(përfundon citati).

Ajo veten tashmë e sheh si shkrimtare në një vend të huaj e që shkruan po ashtu në një gjuhë të huaj.

Ornela Vorpsi vazhdon të shkruajë në gjuhë italiane, por siç thotë dhe vetë, në të njëjtën kohë mendon dhe flet katër gjuhë.

Gjuha e nënës mbetet gjuha e parë, sepse shqipja për të është gjuha që mbart kujtimet e fëmijërisë e për këtë ajo ndjehet thellësisht e tërësisht shqiptare.“Besoj se gjuha e romaneve të mia është një sintezë e shumë kulturave, e shumë gjuhëve të përzierja së bashku”.

Janë të paktë shkrimtarët që arrijnë të jenë kreativë në dy gjuhë të huaja, por Elvira Dones sigurisht që ia ka dalë. Ajo është shkrimtare, gazetare dhe dokumentariste, autore e shtatë romaneve, dy vëllimeve me tregimeve, artikujsh e filma dokumentarë.

Tema si prostitucioni, drama sociale, lufta etj., e kanë bërë Elvira Donesin shkrimtare të mirëpritur në qarqet letrare. Letërsinë e saj e shkruar në dy gjuhë; në gjuhën e nënës shqip dhe në gjuhën italiane. Raporti i saj me gjuhën që zgjedh për të shkruar fillon qysh kur libri nis të ngjizet.

Ajo thotë :“Është thelbësore atmosfera e fillimit, fjalitë e para ndoshta dhe një fjalë e vetme që “godet” në njërën gjuhë në vend të tjetrës”(përfundon citati). Pikërisht kjo i ndodhi Elvira Donesit kur shkroi romanin “Luftë e vogël e përkorë”, ritmi gjuhësor u krijua natyrshëm në gjuhën e saj të dytë, italishten.

“Pashë se kisha nisur rrëfimin në italisht edhe për një arsye tjetër, për të cilën me sa duket kisha nevojë: më shërbente si filtër mbrojtës”,thotë Dones .

Në këtë rast është ‘’terreni’’ për të cilën shkruan ai që zgjedh gjuhën, për shkrimtaren Elvira Dones. Ajo ka në proces dy libra; njërin të shkruar në gjuhën italiane dhe tjetrin në shqip, që shumë shpejt do të jenë në duart e lexuesve.

Edhe pse këto shkrimtare zgjedhin një gjuhë tjetër, bashkohen në një pikë: shfrytëzimi i temës së identitetit. “A ka nevojë të shkruaj në shqip për të rrëfyer Shqipërinë e sotme?- bën pyetjen retorike Anilda Ibrahimi.

I ka qëlluar shkrimtarës Anilda Ibrahimi të lexojë në shtypin shqiptar (online) sesi shqiptarët e fyejnë në komentet e tyre për zgjedhjen e italishtes si gjuhë letrare.

Ajo thotë : “Nuk ka asnjë akt tradhtie nga ana ime drejt gjuhës mëmë. Zgjedhjen time e shoh si përulje të një personi të ndërgjegjshëm që e do gjuhën e vet në atë farë mënyre sa të hiqet mënjanë duke thëne: unë s’jam në gjendje, ka të tjerë që e bëjnë më mirë se unë, Shqipëria ecën përpara edhe pa mua! Nuk jemi tëpazëvendësueshëm…”(përfundon citati).

Kjo është revolta e saj në përballjen për së largu me lexuesin shqiptar. Ndoshta për këtë arsye ajo edhe Ornela Vorpsi refuzojnë vazhdimisht që librat e tyre të përkthehen në gjuhën shqipe.


Ëndërr për poeten shqiptare Kozeta Nushi-Alikaj është” Të publikoj shpejt librin në italisht.Do të desha që edhe Italia, që në të kaluarën i ka bërë keq Shqipërisë, të mbështesë futjen e saj në Bashkimin Evropian.Dhe grekët, që besojnë të jenë ortodoks, janë kriminelë dhe duhet të jenë të parët që të dalin nga Bashkimi Evropian.”(përfundon citati).

Kështu pohon Kozeta Nushi – Alikaj, një 40 vjeçare shqiptare, që po bën 10 vjet në Itali .Impenjimi i saj, interesi i saj i lartë për politikën, zbulohet menjëherë nga fjalët që zgjedh, nga argumentet që përcjell.

Në politikën shqiptare, po edhe në atë botërore, të gjithë flasin me fjalë të shëmtuara, që në fakt duhet të zhduken nga fjalori; populli nuk është injorant, është vetëm i lodhur, i dhembin veshët. Unë mendoj se të mirët janë pak dhe hiqen mënjanë, duke mos dashur të ngatërrohen në politikë. “

Kozeta ka lindur në Vlorë, e njohur në botë me portin e saj të rëndësishëm detar, po është rritur në Fitore.Është kristiane, ortodokse, po thjesht preferon të quhet bijë e Zotit. Dhe e prekur thellë në shpirt, e përlotur, me fjalët që i mblidhen lëmsh në grykë, shqipton me shpirt të plagosur: - Mendoj se Zoti e ka sakrifikuar Shqipërinë… Jemi të vegjël, po jemi shumë të fortë edhe pse për më shumë se 500 vjet kemi qenë të shtypur nën thundrën e të huajve. Jemi pak, por jemi si pikat e oqeanit.

Do të doja që edhe gratë të jenë të interesuara për letërsine ,politikën, në mënyrë që bota të përmirësohet.

Kozeta është e diplomuar në gjuhë ruse dhe gjuhë angleze.

Ka bërë disa përkthime librash të rëndësishme, ka përkthyer Dostojevskin, Çehovin që ishin autor të ndaluar në Shqipëri, si dhe ka përkthyer autorë norvegjezë nga gjuha ruse.

Më i madhi pasion i Kozetës është shkrimi – më parë një dëshirë; tani që kam zbuluar impenjimin politik, është edhe një mision, - të cilit i dedikohet jo vetëm në shqip, duke publikuar në italisht, falë mbështetjes së Carlo dhe Marina Salvadorit.

Kozeta, se shpejti do të botojë në italisht librin “Një jetë e mbetur ëndërr“.

Tashmë në qarkullim është libri poetik i autorës Kozeta Nushi –Alikaj "Rizgjimi i ëndrrave"nga Shtëpia Botuese "Rugova Art"-Prishtinë,2014.

Kohë më pare shkrimtarija shqiptare përktheu për herë të parë në shqip novelen e shkrimtarit rus F.M Dostojevski “E drojtura”(Krotkaja) të cilën e botoi Shtëpia Botuese “Aferdita & Omsca”-Tiranë.


Shkrimtari i mirënjohur Dritero Agolli,thotë : "Kisha kohë pa lexuar dicka kaq të bukur, - Pylli ynë po rrallohet, e ti do te jesh trashëgimtarja e vërtetë dhe e denjë e ditëve që do të vijnë,… e pendës që di të shkruaj kaq bukur shqip",thotë Agolli për novelën e Dostojevskit “Krotkaja” e përkthyer nga Kozeta Nushi ,e cila ka studiuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, në Departamentin e Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike .

********************


Tetovë,26 prill 2014.



Literatura e shfrytëzuar:


1.Bruqi,Flori:Libër-Guxim shqiptar,Prishtinë,2008.-402 faqe.:24 cm.-(Botues :Flomed, Bibloteka Lumi i Bardhë).ISBN 978-9951-415-03-3.

2. Bruqi,Flori:Libër -Polemika shqip,Prishtinë,2009.-228 faqe.:21 cm.-(Botues ;Rugova Art,
Biblioteka Feniksi) ISBN 978-9951-536-04-2

3. Bruqi,Flori:Libër –Olimpi shqiptar,Prishtinë,2009.-655 faqe.:21 cm.-(Botues ;Rugova Art,
Biblioteka Feniksi) ISBN-978-9951-536-03-5

4. Bruqi,Flori:Libër –Triumfi shqiptar ,Prishtinë,2010.-1084 faqe.:24 cm.-(Botues ;Rugova Art,
Biblioteka Feniksi) ISBN- 978-9951-536-12-7

5. Bruqi,Flori:Libër –Nëse kam ditur të guxoj ,Prishtinë,2013.-395 faqe.:21 cm.-(Botues ;Rugova Art,Biblioteka Feniksi) ISBN- - 978-9951-536-23-3

Etj.

2019-05-17

KËSHTU FILLOI FESTIVALI FOLKLORIK “I KËNDOJME LIRISË ”

Rezultate imazhesh për dibran fylli


Nga  Akademik regjisor  Prof. Dibran Fylli

Të kthehem para 19 viteve, që ta kujtoj themelimin e Festivali Folklorik “I këndojmë lirisë”, nuk mund të mos e kthej kujtesën edhe më tej, shumë më përpara. Nuk mund të mos e kujtoj paraqitjen artistike dhe angazhimin maksimal të Mujë Krasniqit, në programin artistik me Trupën Artistike “Zogjtë e Shqiponjës”, të themeluar në vitin 1995, në Likofc. Nuk mund të mos e kujtoj këngën e bukur “Thërret Prizreni…”, të kënduar, me aq përkushtim, nga i madhi Mujë Krasniqi, po atë vit, në sallën e Shtëpisë së Kulturës, “Hasan Prishtina”, në Skënderaj.


Po, Muja, këndonte edhe atëherë kur kërkohej nga të gjitha anët prej pushtuesit serb. Ai, vinte sikur të mos ishte i shumëkërkuar nga policia serbe, e kryente punën e vet prej artisti të madh, dhe, kur argatët e shkaut e lajmëronin në polici prezencën e tij, Ai, zhdukej sikur të mos ishte. Një ditë, kur përgatiteshim për shfaqje, të cilën do ta shfaqnim në Drenas (ish Gllogofc), i pata thënë “Nipçe, po na bllokojnë sallën, e, të zënë, çka do të bëjmë pa Ty?…” Ai, buzëqeshi si përherë, mi hodhi dy duart rreth qafe dhe ma kthej “Jo, dajë, ne kemi edhe shumë punë për të bërë, mos e ke dert, vetëm kështu ua plasim zemrën armiqve!…”.


Mujë Krasniqi, ai trim që do të mbahet mend ndër shekuj. Kishte pamje e qëndrim burri, i rreptë në respektimin e asaj që thoshte, kishte zë të ëmbël artistik, qëndrim prej ushtaraku të rryer, oficer i lindur për luftë, i bindur se, një ditë do ta sjellë lirinë në trojet e copëtuara shqiptare… T’i kujtoj të gjitha këto, e, të mos e kujtoj Betejën e madhe të gushtit, te Topat, mbi fshatin Dush, është e pamundur. Edhe sot, kur po e shkruaj këtë shkrim, me duket se po e shoh e po e dëgjoj zërin e Komandant KAPUÇIT. Ai, sa gjuante në drejtim të pozicioneve të armikut, aq bukur i dëgjohej e dallohej edhe zëri i këngës që këndonte për Shqipërinë. Të gjitha më kanë ngelur të pashlyera në kujtesën time, por, atë që nuk do ta harroj kurrë, e, që, do ta marr me vete kudo që shkoj, edhe në banesën e përjetshme, do ta kam me vete përshpirtërisht, është thënia e Tij: “Dajë, ai që bie në fushë të nderit, i bën nder vetës, i bën nder Kombit e Atdheut, i bën nder Lirisë e Shqipërisë… Mos e harro, dajo, Dëshmorët kanë vetëm datëlindje!…”, dhe, lëshoi zërin e tij prej ushtaraku, bashkë me krismat e pushkës: “Ooooo, prite Adem Jasharin, more, o, heeeej!”…


Këtu, nga këto thënie të Mujës, i ka rrënjët edhe ideja për themelimin e Festivalit Folklorik “I këndojmë lirisë”. T’i këndojmë lirisë me Mujën e për Mujën. Ta kujtojmë Mujë Krasniqin-KAPUÇIN, duke kënduar me Të e për Të, dhe, Festivali mbahet, pikërisht, në datëlindjen e MUJË KRASNIQI, më 06 qershor, sepse Ai vet e ka thënë “Heronjtë-Dëshmorët, kanë vetëm datëlindje!”. Dhe, kështu, në vitin 2000 nisën fillet e para për themelimin e Festivalit Folklorik.


-Ishte mesditë. Moti ishte i mirë, njerëzit kalonin rrugës sikur atë ditë, të mos kishte ndodhur asgjë. Unë, ecja udhës, me sy të përlotur, gjë që rrallë herë më ndodhë. Ecja dhe mendoja: Athua, e di Muja, për këtë që po ndodhë në Klinë… Jo, jo, nuk është e mundur, se, Ai, do të na thoshte: “Hej, mos keni gabuar, a e dini ju se më 6 qershor e kam datëlindjen?”.


Ecja, si të isha i humbur, pa e ditur se para Pallatit të kulturës, në Klinë, isha takuar me Idriz Berishën. Flisja, e s’e dija që po flisja me dikë; fliste, e s’e dëgjoja se më fliste dikush. Edhe kjo më ka ndodhur, është e vërtetë, por, ndoshta?, edhe mund ta besoi ndokush! Atë ditë, me Idriz Berishën biseduam gjer e gjatë . Biseda zhvillohej, kryekëput, për idenë time, që të themelohet Festivali Folklorik “I këndojmë lirisë”, në Klinë, aty ku vetë Mujë Krasniqi i Madh, kishte dhënë kontribut të pazëvendësueshëm për kulturën shqiptare. Me Idrizin, u dakorduam që t’i hedhja në letër të gjitha idetë, ta bëja një skenar, me qëllim që ta shohim sesi do të dukej, në aspektin teorik ky manifestim. Dhe, kjo ndodhi.


Dy ditë më vonë, në lokalet e Pallatit të Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, dyert e se cilës, pas largimit të forcave okupuese serbe, ishin mbyllur me “blomba të kuqe e me myhyr çetniku”, Pallat, që, gjatë sundimit serb, më shumë ishte përdorur si lokal politik e partiak, sesa si shtëpi kulture, vetëm se emrin e kishte: Pallati i Kulturës e që më 19 qershor 1999, ato dyer dhe ato blomba të kuqe, i hoqem me kazmë, pa ndihmën e askujt tjetër, përveç Hazir Racit, tani të ndjerë.


Aty, një vit më pas, po bëheshin diskutime, analiza e po përgatiteshin programe artistike… Në një zyrë të vogël, mbi tavolinë, i hodha të gjitha, që i kisha përgatitur për dhe rreth Festivalit. Tanimë, ishte prezent, përpos Idriz Berishës, edhe Ismet Krasniqi, e, më vonë, e ftuam edhe Gani Morinën, që të na ndihmonte për përgatitjen e një rregulloreje të punës, sipas rregullave, akteve e normave juridike.


Më vonë, në fillim vitin 2001, me iniciativën time, është thirrur një takim pune në Pallatin e Kulturës, që kishte të bënte me organizimin e Festivalit Folklorik “I këndojmë lirisë”, në shenjë kujtimi pëe Komandantin e lavdishëm të UÇK-së, Mujë Krasniqi – KAPUÇI.


Në takimin e parë ishin të pranishëm: Idriz Berisha, Ismet Krasniqi, Prend Buzhala, Rrahim Gashi, Hysni Raci, Hashim Haliti, Ramadan Selimi, Gani Morina, Halit Gashi, Zef Prenaj dhe Skënder Gashi. Pas përfundimit të takimit, u mor vendim që të ftohen të gjithë ata që me dëshirë do t’i bashkëngjitën karvanit të organizimit të kësaj feste të bukur kombëtare, si dhe, u caktua takimi i radhës.


Në takimin e dytë, u caktua Këshilli Organizativ, u ndërtuan grupet punuese dhe u ndanë detyrat e secilit grup dhe individ.


Këshilli i parë Organizativ e kishte këtë përbërje: Dibran Fylli, kryetar, Idriz Berisha, skenograf, Ismet Krasniqi, zëvendës, Skënder Behramaj, dizajner, Rrahim Gashi, Hysni Raci, Hashim Haliti, Ramadan Selimi, Gani Morina, Zef Prenaj, Skënder Gashi, Halit Gashi, Prend Buzhala, Kamer Raci, Refki Krasniqi, Xilaje Hyseni, Skënder Raci, Brahim Fylli, Enver Marmullaku. Me propozimin tim dhe me miratimin e KO, u vendos që vendi i parë të nderohet me Çmimin “MUJË KRASNIQI”, si dhe të disenjohet Emblema, vula dhe Flamuri i Festivalit, pastaj, me propozime, sugjerime e ide të ndryshme, u vendos për ndarjen edhe të shpërblimeve të tjera, si: Vendi i dytë dhe Vendi i tretë, Grupi më i kompletuar, Veterani i festivalit, Teksti më i mirë, Veshja më autentike, Çmimi i publikut dhe Instrumentisti-ja më i-e mirë.


Puna intensive, e palodhshme dhe plot entuziazëm, e këtyre aktivistëve të kulturës, bëri që Festivali të mbahet pa pengesa, si për nga organizimi, pjesëmarrja e grupeve konkurruese, financimi e punë tjera, që u kryen dhe zgjatën plot pesë muaj, deri te fillimi i mbrëmjes se parë garuese.


PUNA DHE ANGAZHIMI VAZHDUAN


Në Festivalin e dytë, të vitit 2002 u bënë ndryshime pozitive. Në janar të atij viti, të gjitha vendimet e Këshillit Organizativ, Flamurin, vulën, skenarin dhe dokumentet zyrtare, i dorëzuam në Zyrën Komunale për Kulturë, te zyrtari i atëhershëm, z. Idriz Berisha, dhe, me një kërkesë, iu drejtuam Kuvendit Komunal të Klinës, për zyrtarizmin e Festivalit, gjë që, më 8 prill 2002, Kuvendi Komunal, në seancën e III-të, të rregullt, mori vendim për Zyrtarizimin e mbajtjes se Festivalit Folklorik, “I këndojmë lirisë”, në Klinë.


Pas zyrtarizmit, u caktua takimi i radhës dhe u raportua për punët organizative të grupeve punuese.


Dy ditë më vonë, u mbajt takimi, në zyrën e z. Asllan Krasniqi, për zgjedhjen e Drejtorit, Sekretarit dhe Arkëtarit të Festivalit. Me kundër kandidat, me vota të fshehta dhe me shumicë votash u zgjodhën organet zyrtare të Festivalit Folklorik “I këndojmë lirisë”, në këtë përbërje: Dibran Fylli, Drejtor, Ramadan Selimi, Sekretar dhe Xilaje Hyseni, Arkëtar. Pastaj, nga drejtoria e Festivalit, u vendos që të zgjidhen organet tjera, në përbërje të KO.


Në krye të Këshillit Artistik u zgjodh Ismet Krasniqi si dhe anëtarët e tjerë të Këshillit Artistik: Rrahim Gashi, Zef Prenaj dhe Nysret Kadriu, po ashtu u ngritën edhe komisione e grupe punuese, si: ai për grumbullimin e mjeteve financiare, për pritjen dhe përcjelljen e mysafirëve, për ndërtimin e skenës që do të ndërtohej para Pallatit të Kulturës, për vendosjen e publikut gjatë mbrëmjeve garuese, si dhe shumë grupe të tjera punuese, dhe, që të gjithë e kryen detyrën me nder e me përkushtim të madh, ashtu siç do kishte dëshiruar edhe vetë Komandant Mujë Krasniqi, për Klinën e tij, që po frymonte lirshëm.


PËR FUND


Festivali u mbajt shumë vite, pa prezencën time fizike, në Klinë, (dihen shkaqet). U mbajt dhe u organizua falë përkushtimit të atyre që e dinin vlerën e festivaleve, të lirisë, të luftës çlirimtare dhe të komandantëve të saj.


Kështu, Festivali Folklorik “I këndojmë lirisë” nisi hapat drejt sukseseve, ky është krejt historiku i tij, e vërteta, pa rrena! Këtu e ka datëlindjen, këtu është ideatori e themeluesi dhe këta ishin nismëtarët e tij, të cilëve u printe fryma e lirisë, të cilën ua dhuroi gjaku i Komandant Mujë Krasniqit – KAPUÇIT dhe i shokëve të tij dëshmorë.


***




Dibran Fylli, regjisor, ka lindur në Açarevë të Skënderajt, më 29.9.1956. Ka mbaruar akademinë për teatër, radio, film dhe televizion (AGRFT) në Lubjanë, drejtimi regji. Është anëtar i shoqatës “Migjeni” dhe i revistës “Alternativa” në Lubjanë. Ishte pjesëtar i radhëve të para të UÇK-së dhe udhëheqës i njësitit të parë “Shkoza2” në Açarevë; pjesëmarrës i shumë betejave, i plagosur në betejën e Llapushnikut më 8 maj 1998; themelues i trupës artistike ushtarake “Hamzë Jashari” të UÇK-së; ideator, skenarist e organizator i manifestimit përkujtimor “Ditët e përndritjës”, tash “Epopeja e UÇK-së” (5, 6 dhe 7 mars – e njohur si “Nata e zjarreve”); ishte shef i TAU “Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe TMK-së (1998-2002), pastaj ideator, skenarist e regjisor i festivalit folklorik “I këndojmë lirisë” – kushtuar figurës madhore të UÇK-së, Mujë Krasniqi – KAPUÇI (Klinë, 6, 7 dhe 8 qershor); autor dhe skenarist i programit artistik “Ai është i gjallë”, autor i shumë skenarëve dhe organizator i dhjetëra akademive përkujtimore e solemne. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i klubit të shkrimtarëve “Vorea Ujko” të Klinës.
Ishte arrestuar nga gjykata e UNMIK-ut dhe ishte privuar nga liria për katër vjet – 1365 ditë ( i liruar i pafajshëm).



Vepra të botuara



Përmbledhje poezish “Të fala nga Stambolli”, Tiranë, 1998
Argumente “Drenica dikur dhe sot”, Tiranë, 1998
Përmbledhje poezish “Ai është i gjallë”, “Rilindja”, Prishtinë, 2000
“Edhe kjo është pjesë e jetës”, roman, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2006
“Ditari i Tafrruk Tafrrukuci të Tafrrukajve”, komedi-humor, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2006
“Sharkia e Drenicës”, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2007
“1365 ditët e jolirisë”, poezi, LSHK, 2012
“Prekazi brezni trimash”, kronologji në 7 gjuhë, LSHK, 2013
“Edhe kjo është pjesë e jetës”, roman (ribotim), LSHK, 2013
“Hasan Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit”, monografi, “PrishtinaPress”, 2013
“Tahir Meha – pesë breza pushkë lirie”, kronologji (shqip dhe anglisht), “Meshari”, 2014
“Sharkia e Drenicës” (ribotim) LSHK, Prishtinë, 2015
“Lulëkuqet e lirisë” – Çdo shesh një përmendore, antologji poetike , “Meshari”, 2015
“Fryma e Lirisë”, poezi, “Meshari”, Prishtinë, 2016
15. “Hasan Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit”, monografi (botimi i dytë), 2018

Çmime letrare

Çmimi letrar “Metafora I”, Festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”, 2012.
Çmimi “Shën Jeronimi Ilir”, Vendi i parë, takimet “Dom Mikeli 2012” , Stubëll, Viti.
Çmimi i Diasporës, poezia Vendi i parë, në Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë, Besianë, 2013.
Vendi i parë – Krijimtari letrare, konkurs artistik për Ditën e Dëshmorëve, Malishevë, 2014.
Vendi i dytë – manifestimi letrar “Malli poetik i Kosovës”, 2014.

Fotografi dhe xhirime ekskluzive gjatë luftës 1997-1999

– mbi 200 fotografi,
– mbi 400 minuta xhirime filmike.

Filma të realizuar

“Deri kur…?” – film artistik në dy pjesë (1996)
“Kalanica e Kadiut“, komedi (1996)
“Qyteti i zi”, film i shkurtër (2014). Pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Ballkanik në Pogradec, në festivalin e filmit “Hyjnesha në fron”, në Javën e filmit shqiptar në Nju-Jork, SHBA.

Role të realizuara

Filmat “Rrënjët” – Hazir Dema, “Deri kur?” – Demë Sinani, komedi “Kalanica e Kadiut” – Tafrruk Tafrrukuci, filmi “Vdekja në sy të motrës” – Babai, filmi “Azem Galica” – Bejtë Galica, filmi artistik i metrazhit të gjatë “Azemi” – polici serb, filmi i shkurtër “Qyteti i zi” – polici serb (pjesëmarrës në tri festivale), filmi artistik “Balkan Scam3” – i burgosuri, filmi artistik “Istanbul Conection”, mjeku luftëtar, filmi “Koha e hakmarrjes” – Babai, seria televizive “Vendlindja ime”, 2018.

37 filma dokumentarë dhe dy monologë

“Gjaku i Kosovës“, dokumentar për luftën e UÇK-së dhe shërimin e të plagosurve (filmi është punuar gjatë luftës në TV Klan dhe është edituar ne TVSH, 1998).
“Organizimi i shëndetësisë gjatë luftës“, dokumentar i promovuar ne simpoziumin ndërkombëtar (Prishtinë, 29.9.1999).
Film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të dëshmorit Skënder Çeku (2000).
Film dokumentar kushtuar heronjve Nebih e Tahir Meha (kooproduksion me RTK-në, 2001).
Dokumentari “Lindja dhe rrita e Batalionit të 40-të të shëndetësisë të TMK-së“ (2001).
Dokumentari “Thyerja e kufirit, ideal i bashkimit kombëtar“, kushtuar Betejës së Koshares (2001).
Dokumentari “Akademia e Mbrojtjes, Tempull i dijes ushtarake” (22 prill 2002).
Filmi dokumentar “Vepër, jo fjalë“ (2008).
Filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të dëshmorit Muhedin Morina (2008).
Filmi dokumentar “Fryma e lirisë zbut dhembjen për liri“, kushtuar dëshmorit Faruk Elezi (2008).
Filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së dëshmorit të Brigadës 112 “Arben Haliti” (2008).
Film dokumentar “Jeta dhe lufta për liri“, kushtuar dëshmorit Avni Zhabota (2008).
Dokumentari “Korbi, pjesë e betejave të përgjakshme për shthurjen e Jugosllavisë“ – Mirush Dakaj (2008).
Monolog kushtuar luftës çlirimtare të ZO-së të Pashtrikut (2008).
Filmi dokumentar poetik “Krushqëzimi“, kushtuar 24 dëshmorëve të Jezercit (2008).
Filmi dokumentar informativ “Libri në shtegtim“ për veprën e krijuesit Isak Guta (2008).
Monologu “Amaneti i kullës së lashtë” (2009).
Filmi dokumentar “Gjaku i lirisë“, kushtuar jetës dhe veprës heroike të dëshmorit Fehmi Rama (2009).
Filmi dokumentar “Krisma e këngë”, për dëshmorin Milaim Krasniqi (2010).
Dokumentari “FASHIKO” (për sportin e karatesë në Kosovë), 2011.
Emisione ekskluzive dokumentare në 12 vazhdime “Luftë për jetën”, RTK (2010-2011).
Dokumentari “Mbijetesa” – pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju-Jork (2012).
Dokumentari “Krimi” – pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju-Jork (2012).
Dokumentari “Ai jeton në shpirtin e popullit”, kushtuar Hasan Prishtinës (2013).
Dokumentari “Shkencëtarja e gramatikës historike”, kushtuar Prof. dr. Hava Qyqalla (2017).

Përgatiti:Flori Bruqi

Ahmet Qeriqi: Qëndresa heroike e Tahir Nebih Mehës dhe Nebih Emin Mehës në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981


Ahmet Qeriqi: Qëndresa heroike e Tahir Nebih Mehës dhe Nebih Emin Mehës në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981

Qëndresa heroike e Tahir dhe Nebih Mehës, në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981, shënoi fillimin e rezistencës aktive, me armë në dorë kundër pushtimit jugosllav të trojeve tona. Dy muaj pas larjes me gjak, nga milicia dhe ushtria jugosllave, të demonstratave dhe protestave të popullatës liridashëse të Kosovës, që u zhvilluan në Prishtinë dhe në qytetet e tjera të vendit, me kërkesë për liri, barazi dhe forcimin e pozitës kushtetuese të Kosovës, forcat policore dhe ushtarake të RSFJ-së, të cilat kishin shpallur “shtetrrethimin” në “Krahinën Autonome të Kosovës ”, më 13 maj të vitit 1981, në ditën festive të Milicisë, me qindra policë dhe ushtarë jugosllavë, në mesin e tyre edhe policë shqiptarë, kishin rrethuar kullën e Nebih Mehës në Prekaz. Ata kishin marrë për detyrë që ta arrestonin Tahir Mehajn, i cili kishte rënë në konflikt me policinë vendore dhe për të cilin kishin të dhëna se kishte armë dhe kishte paralajmëruar haptas nuk do të dorëzohej.

Ishte pikërisht 13 maji, “Dita e Milicisë” së Jugosllavisë, ajo që nxiti forcat policore për ta rrethuar një shtëpi të një shqiptari të pabindur, me qëllim për të shënuar edhe një fitore tjetër kundër “nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar” sikur thuhej zyrtarisht. Mirëpo Tahir Mehaj dhe babai i tij, Nebihu nuk kishin pranuar t’i dorëzonin armët. Ata ishin kundërpërgjigjur zjarrit të forcave policore, edhe pse ishin rrethuar me tanke e autoblinda të shumta. Pas largimit nga shtëpia të fëmijëve të mitur dhe grave nëpër tymin helmues, Tahir dhe Nebih Meha kishin rezistuar në kullë gjatë tërë ditës, për 20 orë rresht. Ata, jo vetëm që nuk ishin dorëzuar, por kishin rezistuar trimërisht dhe heroikisht. Gjatë përpjekjeve të milicëve jugosllavë për të depërtuar në kullë, Tahiri dhe Nebihu kishin vrarë pesë policë jugosllavë, sipas versionit zyrtar, ndërsa kishin plagosur dhjetëra të tjerë. Në përpjekje për ta çarë rrethimin, meqë po iu mbarohej municioni, kishin rënë në altarin e lirisë, babë e djalë, Nebih e Tahir Meha, duke shkruar kështu një faqe të veçantë të heroizmit dhe sakrificës së popullit shqiptar për liri dhe pavarësi nga okupatori jugosllav.

Milicia e RFSJ-së, jo vetëm që nuk kishte shënuar fitore për ditën e saj festive, por kishte pësuar një turp të pa parë e të padëgjuar deri atëherë. Qindra policë dhe ushtarë, me armët më moderne të kohës, të mbështetur edhe nga tanke e helikopterë, kishin rrethuar një shtëpi të varfër, fshatare, të Drenicës dhe jo vetëm që nuk kishin arritur t’ iu merrnin armët dhe t’ i arrestonin dy armiq të Jugosllavisë, por kishin humbur pesë milicë nga njësitë elite speciale dhe shumë të tjerë kishin marrë plagë të rënda.

“Rilindja” e 14 majit të vitit 1981, ashtu sikur edhe Radio Televizioni i Prishtinës, njoftonin opinionin se ditë më parë, në Prekaz të Drenicës, forcat e “Milicisë Speciale të Jugosllavisë” kishin vranë dy banditë, dy armiq të shtetit, për të cilët thuhej se kishin përdorur në mbrojtje, gratë e fëmijët e tyre. Nuk jepeshin të dhëna se si kishin pësuar nga tymi helmues sidomos pesë vajzat e mitura të Tahirit dhe graria e kësaj shtëpie. Ishte plagosur dhe kishte mbetur invalide Zade Tahir Meha, 15-vjeçare.

Ishin fshehur të dhënat për maltretimin mizor, që milicët kishin ushtruar kundër familjarëve, disa burrave të lagjes, vëllait të Tahirit, Beqirit dhe disa kushërinjve të tyre. Nuk ishin dhënë pamje nga rrënimi i kullës me predhat e mortajave të milicisë dhe ushtrisë jugosllave. Po ashtu, për disa ditë rresht nuk u publikuan as të dhënat për humbjet e milicisë në ditën e tyre festive.

Për të parë për së afërmi se ç’ kishte ndodhur në Prekaz atje kishte shkuar edhe vetë shefi i Armatës Jugosllave, Nikolla Lubiqiq, me disa gjeneralë, pastaj sekretari Federativ i Punëve të Jashtme, Franjo Herleviq, kryepolici i Kosovës, Mehmet Maliqi si dhe shumë autoritete zyrtare të Beogradit, të Prishtinës e më gjerë.

Komunikatat zyrtare të RSFJ-së kishin dënuar aktin e qëndresës së Tahir dhe Nebih Mehës, duke e cilësuar si akt armiqësor të drejtuar kundër politikës së bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me popullin serb dhe popujt e tjerë sllavë dhe kundër përparimit dhe të arriturave të shqiptarëve në Jugosllavi. Edhe Komiteti, kuisling, Krahinor i Kosovës, Lidhja Socialiste e Popullit Punues, Lidhja e Komunistëve, Milicia e Krahinës së Kosovës kishin dënuar rezistencën e Tahir dhe Nebih Mehës, ndërsa familjeve të milicëve të vrarë iu kishin dërguar telegrame ngushëllimi, duke u betuar se ata kurrë nuk do të largoheshin nga rruga e Titos dhe rruga e bashkim vëllazërimit.

Familja Meha e Prekazit ishte ekskomunikuar, ishte leçitur dhe ishin krejt të pakët ata miq e dashamirë që guxonin të shkonin për ngushëllime. Qëndresa në Prekaz u bë burim frymëzimi për forcat liridashëse të Kosovë, për Adem, Hamëz dhe Shaban Jasharin dhe për trimat e trimëreshat e UÇK-së. Në luftë kundër forcave okupatore serbe, më 25 mars të vitit 1999 ka rënë dëshmor edhe vëllai i Tahirit, Beqir Meha.

Shembulli i heroizmit të Tahir dhe Nebih Mehës u bë burim frymëzimi për të gjithë liridashësit e Kosovës, të cilët në mars dhe prill të vitit 1981 kishin shpalosur platformën e tyre me moton: “Republikë-Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”. Të dyja këto opsione ishin hapur.

Përderisa në rrugët e Prishtinës dhe të qyteteve të tjera të vendit, rinia dhe forcat liridashëse të vendit protestonin duarthatë dhe me grushtet e ngritur lart dhe vriteshin pamëshirshëm nga milicia jugosllave, dhjetëra studentë, nxënës e punëtorë, në fshatin Besi të Prishtinës, u kishin rrëmbyer armët forcave policore që vinin nga Serbia dhe kishin filluar rezistencën aktive. Akti heroik i Tahir dhe Nebih Mehës, shënoi edhe një hap më tej në rrugën e rezistencës aktive, e cila formën e vetë të qartë dhe vendimtare e mori me komandantin e UÇK-së, legjendarin Adem Jashari dhe me luftën heroike, çlirimtare dhe fitimtare të kësaj force të re të rezistencës, e cila burim frymëzimi pati qëndresën shekullore të këtij populli.Familja Meha njihet për trimëri dhe kundërvënie të gjitha regjimeve okupatore. Kryefamiljari Emin Lati-Meha, babai i Nebihut ishte njëri ndër bashkëluftëtarët më të njohur të Azem Galicës. Djali i tij Nebihu, kishte luftuar në radhët e kryengritësve të Shaban Palluzhës, në shkurt të vitit 1945. Po ashtu me djalin e tij, Tahirin kishin qëndruar deri në fishekun e fundit duke luftuar kundër milicisë jugosllave më 13 maj të vitit 1981. Vëllai i Tahirit dhe i biri i Nebihut, Beqir Meha ka rënë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ishte ndër bashkëluftëtarët më të afërt të Legjendarit Adem Jashari dhe të Hamëz Jasharit. Bijë të tjerë nga kjo familje kanë marrë pjesë edhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Janë bërë disa ndryshime në udhëheqjen e Festivalit Folklorik mbarëkombëtar “I Këndojmë lirisë”- Klina 2019


Janë bërë disa ndryshime në udhëheqjen e Festivalit Folklorik mbarëkombëtar “I Këndojmë lirisë”- Klina 2019

Këshilli Organizativ i Festivalit mbarëkombëtar e ka aprovuar dorëheqjen e Dibran Fyllit, nga posti i drejtorit të Festivalit folklorik mbarëkombëtar “I Këndojmë lirisë”- Klina 2019 dhe në vend të tij, për edicionin e sivjetmë e ka zgjedhur Alban Gashin. 


Dibran Fylli, kohë më parë kishte dhënë dorëheqjen nga drejtori i Festivalit, në shenjë pakënaqësie për ecurinë dhe disa zhvillimeve të fundit të cilat, sipas Fyllit nuk përkojnë me karakterin e këtij manifestimi folklorik duke iu ngushtuar hapësira e veprimit dhe të kompetencave të drejtorit, sidomos në përzgjedhjen dhe seleksionimin e ansambleve, grupeve e rapsodëve që do merrnin pjesë në festival.

Megjithatë përgatitjet për edicionin e sivjetmë, që fillon Festivali po vazhdojnë me ritmin normal që mbahet në Klinë më 6, 7 dhe 8 qershor dhe ku edhe sivjet do të marrin pjesë grupe artistike, rapsodë, valltarë e instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva, përfshirë edhe një grup i arbreshëve nga Sicilia. Drejtori I posazgjedhur Alban Gashi ka kërkuar mbështetje te të gjithëve dhe përgatitjet janë duke vazhduar për sjelljen e vlerave të mirëfillta në këtë manifestim folklork. Ndërkaq, kryesuesi i Këshillit organizativ i Festivalit, Besim Hoti, ka thënë ky eveniment i folklorit e i kulturës, traditës, historisë përgjithësisht, tashmë ka krijuar identitetin për vlerat e mëdha të folklorit mbarëkombëtar përcjellë përmes skenës, ka rendësin e vet edhe për qytetin e Klinës e edhe përkrahja e komunës do të jetë në të gjitha aspektet .

Fatmir Berisha, nga Drejtoria artistike e festivalit, ka thënë se deri tash janë kryer rreth 80 për qind e përzgjedhjes së grupeve pjesëmarrëse. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 18 grupe, e rapsodë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria. Në anën tjetër, Skënder Merturi, drejtor Komunal i Kulturës, ka njoftuar për procedurat e tenderimit, të cilat do të kryhen me kohë.

Enver Maloku, zëdhënës i Festivalit

Dr. Feti Mehdiu: Nga mosdija apo paragjykimi një pjesë e letërsisë shqipe me alfabet arab është anashkaluar padrejtësisht

Në një bisedë në studion e TV-Diellit, profesor doktor, Feti Mehdiu, ka shpalosur aktivitetin e tij, hulumtues, studimor e shkencor, angazhimet e shumta sidomos në studimin e orientalistikës, pastaj shkollimin, punën në institucionet arsimore të Kosovës, përkthimet e shumta e veçmas përkthimin e parë të Kur’anit në gjuhën shqipe, aktivitetet atdhetare dhe një duzinë veprash origjinale dhe të përkthyera, që i ka nxjerrë në dritë për më shumë se 45 vjet të krijimtarisë së tij aktive.

Dr. Feti Mehdiu: Nga mosdija apo paragjykimi një pjesë e letërsisë shqipe me alfabet arab është anashkaluar padrejtësisht

Feti Mehdiu u lind në vitin 1944, në Zajaz të Kërçovës kur edhe mori mësimet e para, pastaj vazhdoi mësimet në Medresenë “Alaudin” të Prishtinës, ku krahas mësimeve fetare ishte e obligueshme të kryhej edhe shkolla tetëvjeçare. Studimet në orientalistikë i ka kryer në Beograd, ka magjistruar dhe ka doktoruar po në këtë lëmi duke i dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm studimeve shqiptare, sidomos atyre që kanë të bëjnë me lidhjet kulturore e fetare të shqiptarëve me Lindjen.

Përveç aktivitetit hulumtues shkencor, Feti Mehdiu ka qenë edhe anëtar i “Lëvizjes Revolucionare të Bashkimit të Shqiptarëve”, në krye me Adem Demaçin qysh në vitin 1963, përmes veprimtarit, Sabri Novosella. Ai pastaj kishte zgjeruar veprimtarinë në mesin e medresistëve ku edhe kishte vepruar një grup i të rinjve në platformë të kësaj organizate. Nga ai grup, pasi ishte dekonspiruar, ishin dënuar me burg katër medresistë, ndërsa ishin marrë në hetime dhe ishin maltretuar disa të tjerë.

Feti Mehdiut i përket merita e veçantë në përthimin e plotë të Kur’anit në gjuhën shqipe, i cili ka dalë në dritë në vitin 1985 dhe është botuar në 1o.ooo ekzemplarë.

Duke folur lidhur me aktivitetin e tij studimor, në bisedën për TV-Diellin ka veçuar disa segmente të studimeve dhe angazhimeve të tij sidomos në lidhjet kulturore, fetare e historike të shqiptarëve me botën arabe përgjithësisht e veçmas me trashëgiminë e Perandorisë Osmane, e cila ka lënë gjurmë të shumta në shumë segmente të jetës së shqiptarëve.

Ai ka veçuar me këtë rast, një pjesë vitale të trashëgimisë kulturore e shkencore të dijetarëve, poetëve e filozofëve me origjinë shqiptare që kanë qenë pjesë e sistemit perandorak, të cilit edhe i kanë shërbyer, por nuk kanë hequr dorë nga origjina dhe përkatësia e tyre. Këtë veprimtari ata e kanë dëshmuar me vepra, pa qenë të diskriminuar, sikur është bërë zanon të flitet e të shkruhet ndër ne.

Ai ka spikatur sidomos letërsinë e trashëgiminë kulturore shqiptare të shkruar me alfabet turko-arab, duke u nisur nga Mesihi i Prishtinës, Jahja Bej Dukagjini që ishte poeti më i madh i shekullit 16-të në Lindje dhe për të vazhduar ndër shekuj me dijetarë e mendimtarë të shquar, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar për kulturën dhe letërsinë tonë sikur kanë qenë: Ibrahim Nezimi apo siç njihet ndryshe Nezim Frakulla, Hasan Zyko Kamberi, Muhamet Çami e më pas një numër mjaft i madh i poetëve: Muçi Zade (Jug), Sylejman Naibi (Berat), Dervish Hasani (Krushë e vogël), Anonimi i Gjirokastrës, Mulla Hysejn Dobraci i Shkodrës, në dekadat e fundit të shekullit 18-të, Ismail pashë Velebishti, Hysen Efendi Shkodra, Mulla Sali Pata që ishte poet satirik i oborrit të Bushatllijve, Sylejman pashë Elbasani, Ibrahim Elbasani, Sylejman Temani nga Berati, Omer Sadedin Efendiu nga jugu i Shqipërisë, Haxhi Ymer Kashari nga Tirana, Zenel Bastari e shumë të tjerë.

Krejt kjo trashëgimi e pasur kulturore e artistike është trajtuar dhe trajtohet si “letërsi e bejtexhinjve”, mbase edhe me një përçmim, për faktin se ishte shkruar me alfabet turko arab dhe jo me alfabetin latin sikur ishte shkruar letërsia po ashtu fetare e priftërinjve shqiptarë që nga Barleti, Buzuku, Bardhi, Bogdani e të tjerë, bashkëkohës që kishin botuar veprat e tyre në Itali e gjetkë.

Profesor, Feti Mehdiu, ka veçuar faktin se në periodizimin e letërsie shqipe, kapitulli i trashëgimisë së bejtexhinjve është sistemuar si kapitull i veçantë, pa e vlerësuar në pikëpamje të përmbajtjes e tematikës dhe të kohës kur është shkruar. Në këtë vlerësim, për të mos thënë tendencioz, por mbase nga padituria e paragjykimi, është anashkaluar fakti se poezia sociale e Hasan Zyko Kamberit shënon fillimin e realizmit shqiptar në fund të shekullit 18-të, e jo në gjysmën e dytë të shekullit 19- e më pas sikur mësohet në tekstet e Historisë së letërsisë shqipe. Poezia e tij nuk ishte mistike, as romantike, por thjesht poezi realiste me elemente satire e sarkazmi.

Një pjesë të bisedës, në TV-Dielli, profesor Feti Mehdiu ia ka kushtuar problemeve të hulumtimeve e studimeve në kohën tonë, ndërsa ka kritikuar neglizhencën e institucioneve të cilat janë stërngarkuar me zyrtarë të profileve të ndryshme, por nuk shihet rezultati i punës së tyre. Ai ka kritikuar për mos punë edhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, e cila është bërë partiake dhe nuk shihet ndonjë rezultat në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive që ka si institucion që financohet nga buxheti i vendit.

( Bisedën në studion e TV-Diellit me Feti Mehdiun, e zhvilloi, Ahmet Qeriqi)

Dr. Murat Meha: Heroizmi i Tahir dhe Nebih Mehës kanë frymëzuar veçmas, Adem e Hamëz Shaban Jasharin dhe rininë atdhetare kudo në Kosovë

Dr. Murat Meha: Heroizmi i Tahir dhe Nebih Mehës kanë frymëzuar veçmas, Adem e Hamëz Shaban Jasharin dhe rininë atdhetare kudo në Kosovë


Në një bisedë për TV-Diellin dhe Radion-Kosova e Lirë, profesori universitar, dr. Murat Meha ka shpjeguar disa segmente të jetës dhe veprës së kushëririt të tij, Tahir Meha, në vigjilje të 38-vjetorit të rënies heroike, bashkë ma babanë e tij, Nebihun më 13 mars të vitit 1981.

Fillimisht Murat Meha ka sjellë në kujtesë kohën, kur gjatë bisedave që zhvilloheshin në odë, në vitet 70-të shekullit XX, Tahiri interesohej të mësonte se si kishte luftuar gjyshi, Emini në kohën e Azem Bejtës dhe babai, Nebihu në kohën e Shaban Palluzhës. Ai kishte dëgjuar gjyshin Emin Lati-Meha kur kishte folur për kalimin e kufirit nëpër zonën e Junikut dhe pastaj qëndrimin në rrethin e Krumës, ku kishte veçuar një kullë të gurit, që asokohe kishte qenë vendstrehim për luftëtarë e Azem Galicës që rrugëtonin për në Shqipëri.

Ai ka folur për qëndresën e Mehajve të Prekazit nga brezi në brez, duke spikatur fillimisht gjyshin e Tahir Mehës, Emin Latin, i cili kishte qenë bashkëluftëtar i ngushtë i Azem Galicës, pastaj djali i Eminit dhe babai i Tahirit, Nebihu kishte qenë bashkëluftëtar i Komandantit të Drenicës, Shaban Palluzha.

Rezistenca e kësaj familje ka kulmuar më 13 maj të vitit 1981, kur forcat speciale të RFSJ-së, kishin rrethuar kullën e Tahir dhe Nebih Mehës me qëllim që ta arrestonin, por kishin hasur në një rezistencë të fuqishme dhe të vendosur, duke u shkaktuar forcave speciale humbje të mëdha në njerëz.

Atë ditë instancat shtetërore, politike e policore të Jugosllavisë pretendonin që publikisht ta manifestonin Festën e Sigurimit Shtetëror të planifikuar paraprakisht, si një fitore kundër irredentizmit dhe e nacionalizmit shqiptar, pikërisht në ditën e Milicisë së Shtetit, por ishin kthyer me humbje të mëdha e mbase edhe të papritura.

Murat Meha ka veçuar edhe faktin se ë 14 maj 1981, Ministri i Punëve të Brendshme të RSFJ-së, Franjo Herleviq kishte formuar komisionin për të zbardhur të gjitha rrethanat e luftimeve, meqë nuk i besohej se dy shqiptarë të armatosur kishin bërë aq kërdi mbi njësitë e tij speciale.

“Nga burime të ndryshme, madje nga vetë serbët kemi mësuar se gjatë luftimeve ishin vrarë më se 20 serbë. Kjo është dëshmuar edhe me faktin e porositjes së arkivoleve për të vrarët, në Mitrovicë. Ka indikacione se të vrarët e tjerë, përveç atyre katër të vrarëve e pesë të plagosurve, që ishin pranuar zyrtarisht, në mesin e tyre ka pasur të burgosur ordinerë, mercenarë pa familje, pa identitet të mirëfilltë” ka saktësuar Dr. Murat Meha.

Në bisedën e tij në studion e TV-Diellit, Murat Meha ka folur edhe për përudhën gjashtë mujore të mbajtjes nën vëzhgim policor të familjes Meha, në verë të vitit 1981, rezistenca e të cilit u kishte dhënë forcë atdhetarëve dhe shqiptarëve liridashës. Shumë nga ata vendosnin kurora lulesh te varrezat, në nderim të dëshmorëve. Sapo policia largonte lulet nga varrezat ato sërish i vendosnin liridashësit. Familja ka qenë vazhdimisht e vëzhguar. Pjesëtarët e familjes për një kohë të gjatë e kishin pasur të vështirë të zinin punë, edhe pse kishin kryer studimet.

Shembulli dhe heroizmi i Tahir dhe Nebih Mehës kanë frymëzuar veçmas, Adem Shaban Jasharin, Hamëz Shaban Jasharin dhe rininë atdhetare kudo në Kosovë. Betimi, për luftë kundër pushtuesit serb që bënë Jasharët dhe të pranishmit në varrimin e Tahir dhe Nebih Mehës, në maj të vitit 1981, në Prekaz, u bë realitet në luftën e UÇK-së, ndërsa sakrifica për atdhe e Jasharëve kishte përmbushur amanetin kombëtar që përshkoi shpirtin liridashës shqiptar kudo në trojet e atdheut.

Vëllai i Tahirit dhe i biri i Nebihut, Beqir Meha ka rënë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ishte ndër bashkëluftëtarët më të afërt të Legjendarit, Adem Jashari dhe të Hamëz Jasharit. Edhe bijë të tjerë nga kjo familje si Emin Lati i riu ka marrë pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pastaj Mehmet Meha, axha i Tahrit e vëllai i Nebihut ishte kontribues për çështjen kombëtare, për pjesëmarrje ne organizata kundër pushtuesit qe nga burgu i tij i parë ne vitet e 50-ta, pastaj në vitet e 80-ta për luftën e Tahirit e deri ne mbarim te luftës së UCK-së. Zymer Meha me shumë përkrahës të tjerë, me 30 dhjetor të vitit 1991 ishte në mbrojtje të Adem Shaban Jasharit, në Prekaz kur ishte rrethuar për herë të patë Kulla e tij nga Milicia serbe e Milosheviqit.

Policia e Kosovës trajnohen nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) nga SHBA-ja




Nga Flori Bruqi


82 policë janë bërë pjesë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. 


Rezultate imazhesh për trajnime nga njesia speciale e policise se kosoves

Në kampin Vrella, afër Sllatinës,KK Lipjan ,është mbajtë  ceremonia zyrtare e Çertifikimit të 82 zyrtarëve policorë, të cilët me sukses kaluan trajnimin (10) javor për t’u bërë pjesë e Njësisë Speciale Operative, të Policisë së Kosovës.




Policia e Kosovës, përfshirë edhe Njësia Speciale Operative është e trajnuar sipas standardeve më larta profesionale, dhe këtë e ka dëshmuar me sukseset e vazhdueshme në menaxhimin e të gjitha situatave operative, incidenteve kritike, në ruajtjen e rendit kushtetues si dhe në luftimin e krimit të organizuar.






Rezultate imazhesh për rashit qalaj

Rashit Qalaj

Pjese e kësaj ceremonie ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rashit Qalaj, i cili i përgëzoi zyrtarët e certifikuar, të cilët pasi përfunduan me sukses të gjitha modulet e trajnimit, me meritë iu bashkuan Njësisë Speciale Operative si një ndër njësitë elite të Policisë së Kosovës.




Ndër të tjera drejtori i Përgjithshëm i PK-së  Rashit Qalaj vlerësoi se ky trajnim është realizuar me një përkushtim dhe profesionalizëm mjaft të lartë, të treguar nga të gjithë akterët, si nga instruktorët vendor ashtu edhe nga kandidatët, andaj duhet këtë profesionalizëm ta mbani dhe ta tregoni gjatë realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të juaja karshi qytetarëve dhe vendit. 

Menaxhemnti i Policisë në vazhdimësi do t’i kushtojë rëndësi trajnimeve për zyrtarët policorë të profileve të ndryshme, me qëllim të ngritjes profesionale të punonjësve të saj.

Rezultate imazhesh për trajnime nga njesia speciale e policise se kosoves

Policia e Kosovës  trajnohen nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) nga SHBA-ja  

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media njofton se pjesëtarë të saj po trajnohen nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) nga SHBA-ja “Policia e Kosovës si forcë kryesore e zbatimin të ligjit në vend, në vazhdimësi ka bashkëpunuar me shtete të ndryshme dhe agjenci profesionale për ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve policor”, thuhet në komunikatë.

Rezultate imazhesh për trajnime nga njesia speciale e policise se kosoves



Rezultate imazhesh për rashit qalaj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, ka pritur në takim zyrtar ambasadorin amerikan Philip Kosnett

 Në këtë kuadër të këtij bashkëpunimi sipas Policisë prioritet ka qenë intensifikimi i aktiviteteve mbështetëse mjaft të rëndësishme për PK-në nga parteri ICITAP-i amerikan, ku me mbështetjen e tyre nga data 6 deri 10 maj, është realizuar “Kursi Trajnues – Negocimi në Situata të Krizës” trajim njëjavor (40 orësh) nga FBI-ja, për 25 anëtarë të Policisë së Kosovës. 

Rezultate imazhesh për trajnime nga njesia speciale e policise se kosoves

“Nga këta pjesëmarrës që kanë ndjekur këtë trajnim përfshihen zyrtarë nga njësite të ndryshme te Policisë së Kosovës gjë që ka ofruar një mundësi të shkëlqyer për përfitimin e praktikave të reja nga një agjenci me autoritet dhe profesionalizëm të lartë siç është FBI-ja amerikane”, thuhet në njoftim.


Rezultate imazhesh për trajnime nga njesia speciale e policise se kosoves

 Si shtesë, për menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës dhe personelin ekzekutiv komandues është mbajtur edhe një ligjëratë në temën “Konceptet Komanduese dhe Vendimmarrja në Negociatat në Situata të Krizave”.

Rezultate imazhesh për trajnime nga njesia speciale e policise se kosoves
 Ky trajnim ka përfunduar me ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve në të cilin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe zyrtar të lartë të ICITAP-it kanë dhënë fjalimet e tyre përmbyllëse.

Imazh i ngjashëm
 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. QALAJ ka falënderuar ICITAP-in për kontributin e madh dhe përkrahjen e vazhdueshme që po jep në mbështetjen e Policisë së Kosovës, në fusha të ndryshme përfshirë edhe trajnimet mjaft të nevojshme e profesionale nga ekspert me renome siç ishin këta të fundit nga FBI-ja amerikane.



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...