2020-04-02

Hungaria një rrezik akut për demokracinë.

Kryeministri hungarez ka pezulluar nën hijen e krizës së Coronë për një kohë të pacaktuar sundimin e ligjit. BE-ja nuk duhet të bëjë sehir, se përndryshe do të bëhet e panevojshme, mendon Bernd Riegert.

    
Brüssel- Victor Orban und Ursula von der Leyen (picture-alliance/AA/D. Aydemir)
Përgjigjia e Komisionit të BE-së për ligjet e jashtëzakonshme në Hungari është tepër e dobët. Presidentka e Komisionit, Ursula von der Leyen, la zëdhësin e saj në Bruksel që të përsëriste edhe një herë se të gjitha shtetet anëtare duhet të mbajnë parasysh parimet e proporcionalitetit dhe të shtetit të së drejtës edhe në raste pandemish. Dhe se zhvillimet në Hungari do të vëzhgohen dhe analizohen më me rreptësi.
Kjo nuk do t'i bëjë përshtypje Viktor Orbanit, të cilin parlamentarë kritikë evropianë e quajnë tashmë "diktator i COVID-it". Të fortit nga Budapesti nuk i bëjnë pështypje apelet nga Brukseli dhe kjo jo vetëm tani pas shpërthimit të virusit. Edhe para përgjigjes zyrtare nga Komisioni i BE-së, Orbani ishte tallur me Bashkimin Evropian në mediat vendase të kontrolluara nga shteti. Nëse BE-ja nuk e ndihmon Hungarinë gjatë krizës së koronës, atëherë Hungaria duhet të ndihmojë veten. Akuza është e gabuar. Hungaria merr të njëjta ndihma si të gjitha vendet e tjera anëtare.
Virusi gërryen shtetin e së drejtës
Ungarn Premierminister Viktor Orban (picture-alliance/AP/MTI/Z. Mathe)
Mbingarkesa e pritshme në sistemin shëndetësor dhe kriza ekonomike e shkaktuar nga masat për luftimin e virusit Corona nuk janë justifikim për autokratizimin që po mbulon Hungarinë e drejtuar nga Viktor Orbani. Kontrolli parlamentar i qeverisë është pezulluar pë një periudhë të papërcaktuar. Mundësitë e fundit të opozitës për t'u shprehur dhe për të paraqitur propozime do të shfuqizohen. Liria e shprehjes është bërë pothuajse e pamundur. Kjo është e palejueshme për një demokraci evropiane dhe bie qartë në kundërshtim me parimet e traktatet evropiane.
Komisioni i BE-së, si "mbrojtëse e traktateve evropiane", nuk ka zgjidhje tjetër përveç se ta padisë Hungarinë për shkelje të rëndë të traktateve përpara Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg. Llogaria që bën kryeministrit iliberal Orban se ai mund të bëjë si të dojë, sepse për shkak të virusit Corona BE për momentin ka shqetësime të tjera, nuk duhet të funksionojë. Procesi para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë thjesht mund t'i shkaktojë Orbanit një buzëqeshje të lodhur, sepse ai e di që shtetet e tjera anëtare nuk kanë shumë interes të merren me Hungarinë.
Mundësi të kufizuara
Procesi penal bazuar në nenin 7 të traktateve të BE-së, që ka nisur Parlamenti i BE-së dhe që vendet anëtare përgjegjëse po e ndjekin pa dëshirë, duket se deri tani nuk po tregon ndonjë efekt. Viktor Orbani mund të jetë i sigurt për simpatinë e Polonisë dhe të vendeve të tjera të Evropës Lindore, të cilat për interesat e tyre e pengojnë dënimin e veprimeve autokratike të Orbanit. Kjo sepse edhe kundër qeverisë nacional-konservatore polake është duke u zhvilluar një proces bazur në nenin 7 për shkak të mungesës së sundimit të ligjit. Shfuqizimi i hapur i Orbanit i shtetit ligjor gjatë krizës së Coronës mund të shërbejë si shembull për nacionalistët e tjerë dhe populistët e djathtë.
BE-ja është akoma larg "monitorimit të sundimit të ligjit" që synon të ndërmmarrë në gjithë vendet anëtare. Varësia e pagimit të fondeve prej sundimit të shtetit ligjor në periudhën e ardhshme buxhetore mbetet një kërcënim i pamundur të realizohet. Mbetet e pasigurt nëse kjo do të bëhet ndonjëherë realitet. "Diktatori i vogël", siç e ka quajtur dikur ish-Presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker kryeministrin hungarez Orban, mund të vzhdojë të jetë shumë i sigurt për kauzën e tij. Dhe kjo është e gabuar.
Bernd Riegert
Çështja e kuptimit
Nëse BE-ja e lejon Orbanin të bëjë si do, ajo në krizën e koronës do të humbasë pas tregut të brendshëm, lirisë së pakufizuar të udhëtimeve dhe një bashkësie të qëndrueshme valutore edhe themelin e vlerave të saj. Dhe në këtë mes lejohet pyetja: pse na duhet akoma Bashkimi Evropian? Për t'u dërguar çdo vit autokratëve si Orbani edhe më shumë para nga fondi përbashkët? Kështu nuk mund të vazhdohet. Pas Parlamentit Evropian, Këshillit të Evropës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE), duhet që edhe vendet anëtare të BE-së t'i bëjnë pa mëdyshje thirrje Hungarisë së Orbanit duke shtruar qartë pyetjen nëse Hungaria mund dhe duhet të mbetet anëtare e BE-së? Por nga Berlini, Parisi, Roma, Madridi dhe kryeqytete të tjera tani dëgjohet vetëm një heshtje tronditëse. Për sa kohë akoma?

Ungarn Premierminister Viktor Orban (picture-alliance/AP/MTI/Z. Mathe)
Sipas motos, sulmi është mbrojtja më e mirë, Viktor Orban ka sulmuar i pari Bashkimin Europian për kritikat e mundshme ndaj ligjit të ri për gjendjen e jashtëzakonshme. Në një intervistë për radion ai tha të hënën: "Ua kam thënë grindavecëve nga BE qartë, tani nuk është koha që të na dilni me çështje juridike si ata që i dinë gjërat më mirë.” Pas krize mund të diskutojmë, ka thënë Orban. "Nëse nuk na ndihmoni dot, se për këtë nuk mundeni, atëherë mos nga pengoni që të mbrohemi.”
Komisioni Europian u përgjigj i përmbajtur ndaj kësaj kritike. Zëdhënësi i KE, Eric Mamer tha se po ndihmohet sa është e mundur. Hungaria mund të marrë fonde nga fondi 5 miliardësh i posaçëm për Coronën për të përmirësuar sistemin e saj shëndetësor.
Kritika nga të gjitha anët
Kritikat nuk vonuan. Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës në Strasburg, Marija Pejcinovic Buric reagoi me paralajmërimin, se vendet anëtare duhet të ruajnë thelbin e parimeve demokratike. Një gjendje e jashtëzakonshme e papërcaktuar në kohë dhe e pakontrolluar nuk e siguron këtë.
Ungarn Premierminister Viktor Orban (picture-alliance/AP/MTI/Z. Mathe)
Viktor Orban
Ligji i ri hungarez e ndëshkon deri edhe me burg përhapjen e lajmeve "gjoja” të rreme për Coronën edhe nga ana e gazetarëve. Frika që ekziston është se me këtë ligj, çdo lloj raportimi i padëshiruar mund të sanksionohet apo pengohet. Edhe Organizata për Bashkëpunimin dhe Sigurinë, OSBE protestoi kundër këtij ligji, se nuk i përmbush standartet ndërkombëtare. Edhe organizata të tjera të të drejtave të njeriut apo të shoqërisë civile kanë shprehur kritika për ligjin e miratuar të hënën (30.03).
Komisioni përkatës i Parlamentit Europian ka paralajmëruar, se masat që merren në luftë kundër Coronës, nuk duhet të shkelin të drejtat bazë, shtetin ligjor dhe parimet demokratike. KE duhet të verifikojë, nëse Hungaria i plotëson kushtet në bazë të marrëveshjeve europiane. Me nenin 7 të marrëveshjeve, BE mund të të fillojë procedurën kundër një shteti që shkel parimet e shtetit ligjor. Por për shkak se vendimi pas një procedure të tillë duhet miratuar nga të gjitha vendet anëtare, procedura është bërë e paefektshme. Një procedurë e tillë kundër Hungarisë ka filluar që në vitin 2018, edhe Polonia kërcënohet nga kjo procedurë, kështu këto dy vende mund ta mbështesin njëra-tjetrën në Këshillin e BE.
Europawahl 2019 l Katarina Barley, Spitzenkandidatin der SPD - Pulse of Europe (picture alliance/dpa/P. Zinken)
Katarina Barley
Rreziku i imitimit
Zëvendëspresidentja e Këshillit të Europës, Katharina Barley është e shqetësuar, se edhe krerë të tjerë mund ta imitojnë Orbanin me ligjet e gjithëfuqishme për gjendjen e jashtëzakonshme. „Hungaria është një lloj avangarde për nacionalistë të tjerë dhe populistët në BE. Ata që duan të jenë autokratë në Poloni, Lituani apo kudoqoftë mund të ndjekin shembullin hungarez." Nëse Orban ka sukses me këtë, të tjerët ndjehen të inkurajuar. „BE ka pritur shumë gjatë", kritikon Barley.
Frika e opozitës hungareze
Edhe eurodeputetja hungarezeja e Koalicionit Demokratik, Klara Dobrev shpreh shqetësimin, se Viktor Orban kërkon të përdorë krizën për të zgjeruar pushtetin e tij. „Këtu nuk bëhet fjalë për krizën e Coronës, por konceptin e Orbanit për demokracinë iliberale. Ai kërkon që të shkatërrojë opozitën e vogël që ka mbetur, duke pretenduar, se socialistët e pengojnë në luftën kundër Coronës."
Ungarn Klara Dobrev (picture-alliance/AP Photo/MTI/b. Bodnar)
Klara Dobrev
Kurse Daniel Caspary, deputet konservator në Parlamentin Europian shprehet më butë ndaj këtij hapi të Orbanit. Vërtet që anëtarësia e partisë së Orbanit, Fidesz tek Partitë Popullore Europiane, është pezulluar përkohësisht, por nyja lidhëse nuk është prerë përfundimisht. Sipas Caspary ligji për gjendjen e jashtëzakonshme është më pak një tentativë për pushtet të plotë, se një përpjekje për të demonstruar aftësi vepruese në kohën e krizës Corona.
„Shqetësues" për Casparyn është që gjendja e jashtëzakonshme është e pakufizuar, por nga ana tjetër parlamenti hungarez mund ta shfuqizojë atë në çdo kohë. Por për ta bërë këtë kundër vullnetit të kreut të partisë së tyre, do duhej që të ngrihej kundër një shumicë e deputetëve të Fidesz. Për Caspary edhe kërcënimi me ndëshkim për „raportim ta palejuar" për Coronën është përgjigja e gabuar ndaj një problemi të vërtetë.

Europianët po e paguajnë reagimin e vonuar të qeverive europiane ndaj pandemisë së Coronës me kufizimin e lirisë personale dhe recesion të thellë. Europa mund të kishte mësuar nga Singapori, kritikon Christina zur Nedde.


Corona Symbolbild Europa Frankreich (Getty Images/D. Charlet)
Përhapja e virusit Corona e ka kthyer botën përmbys: Vendet demokratike e "të lira” si Austria izolojnë qytetarët e tyre duke menduar madje edhe përgjimin e tyre. Kundrejt kësaj qytetarët në vendet aziatike "autoritare”, si Singapori në javët e shkuara gëzuan më shumë liri se europianoperëndimorët. Megjithë lidhjet e ngushta ekonomike e të transportit me Kinën, Singapori ia doli të mbajë të ulët numrin e rasteve të Coronës dhe të mos e prekë shumë jetën publike. Europa mund të kishte mësuar prej tij.
Sekreti i Singaporit
Megjithë cënueshmërinë si një nyje globale e shumëpopulluar, Singapori ka pasur deri të premten 422 raste akute të Coronës dhe 2 raste vdekjeje. Virusi i ri u shfaq aty pak pas festës kineze të Vitit të Ri dhe do të kishte pasoja katastrofale për qytetin-shtet. Por megjithë rrezikun e dëmtimit të marrëdhënieve ekonomike me partnerin e tretë më të madh tregtar, Singapori vendosin kufizimin e udhëtimit në vend për pasagjerë nga Kina. Madje kundër këshillës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, se ndalimet e udhëtimit në këtë moment nuk janë të nevojshme.
Singapori kishte deri në mes të shkurtit më shumë se 80 raste Covid, numrin më të lartë jashtë Kinës. Ky vend veproi shpejt, duke izoluar të sëmurët dhe testuar secilin person me simptoma gripi dhe pneumonie. Personat që kishin pasur kontakt u gjetën përmes ndihmës së "contact tracking” dhe u futën në karantinë. Metoda e zhvilluar gjatë epidemisë SARS në vitin 2003 pati sukses. Në bazë të saj regjistroheshin me hollësi të gjitha të dhënat e kontaktit të personave që kishin hyrë në ndërtesa, të infektuarit mund të pyeteshin me saktësi, se ku kishin qëndruar më parë personat e sëmurë me cilin kishin pasur kontakt.
Përmbledhtazi mund të thuhet, se suksesi i Singaporit në mbajtjen nën kontroll të virusit Corona lidhet me katër faktorë: mbylljen e hershme të kufijve, ndjekjen rigoroze të kontaktimit, shumë teste dhe SARS-in si provë e përgjithshme gjenerale. Falë këtyre masave mund të vazhdonte jeta publike normalisht. Restorantet, qendrat tregtare, shkollat, zyrat janë deri më sot të hapura. Hong-Kongu dhe Tajvani megjithë afërsinë gjeografike me Kinën kanë pak a shumë një sukses të tillë.
I mungon Europës përvoja e SARS?
Megjithëse tingëllojnë të tmerrshme, këto masa do mund të kishin ndihmuar. Që Europa nuk reagoi shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj pandemisë që po përhapej, kjo ishte pasojë e një arrogance eurocentriste dhe përpjekjeve të pakoordinuara për të mbrojtur firmat lokale. Megjithëse krerët e shteteve dhe qeverive kishin dijeni për virusin që në fund të dhjetorit, ai u injorua për një kohë të gjatë si „një problem aziatik". Gjithçka që Singapori e bëri ashtu si duhet – mbylljen e hershme të kufijve, teste të zgjeruara dhe ndjekjen e kontakteve për izolim -vendet europiane e bënë gabim. Le të marrim si shembull Austrinë. Fluturimet nga Kina, Irani dhe Italia u ndaluan vetëm më 9 mars. Frika se do të dëmtohet ekonomia lokale për shkak të ndalimit të udhëtimit bëri që qeveria të merrte vonë masa rigoroze.
Një nga qendrat e shpërthimit të pandemisë në Europë, Iscgl në Austri kishte nevojë për 8 ditë gjithsej për të reaguar ndaj rasteve të konfirmuara të turistëve me Corona nga Islanda dhe të mbyllte baret, liftet e skive e hotelet. Pastaj me nxitim dhe pa i testuar më parë të gjithë turistët u nisën në shtëpi, duke e shpërndarë virusin në të gjithë Europën. Kapacitetet e testimit të europianëve janë të pakta, megjithëse qeveritë kishin jo pak kohë për t'u përgatitur. Madje as personeli mjekësor nuk ka qasje të mjaftueshme në teste, dhe kjo shkakton një tjetër mungesë, atë të mungesës së mjekëve dhe infermierëve, që duhet të futen në karantinë, e të presin me ditë rezultatet e testeve të tyre.
Journalistin Christina zur Nedden (Kristina Kast)
Christina zur Nedden
Liria personale bie viktimë
Një ndjekje e kontakteve si në Singapor është e papërfytyrueshme në Europë. Shansi për të zhvilluar diçka të përfafërt nuk u përdor. Në vend të kësaj qeveritë kanë marrë masat më të rrepta për lirinë personale që nga Lufta e Dytë Botërore. Në vend të identifikojnë kush është i infektuar, dhe të izolojnë këta persona në mënyrë efektive, qytetarët janë futur në një gjysmë izolim të paefektshëm. Sepse ende ka shumë pika kontakti që mundësojnë transmentimin e virusit, e nuk ke mundësi të identifikosh kush është i infektuar. Në të njëjtën kohë liria personale reduktohet në një minimum, ekonomia është paralizuar, operatorët e celularëve i japin të dhënat e lëvizjeve tek autoritetet, ndryshe nga sa u premtua në rregulloren bazë të të dhënave të BE.
E ardhmja
Kjo krizë nuk është vetëm krizë shëndetësore, por edhe e mënyrës se si veprojmë ne me të, që nga reagimi i vonuar deri tek efektet personale. Pritshmëria jonë ndaj krerëve politikë është që ata të sigurojnë si shëndetin ashtu edhe lirinë tonë. Kur kjo krizë të kalojë duhet të analizojmë, se pse shkoi puna kaq larg dhe çfarë mund të mësojmë nga Singapori.

Përmasat e pandemisë janë pasojë edhe e një politike dyfytyrëshe. Lufta kundër Coronës mund të fitohet vetëm nëse hapen mbi tryezë të gjitha faktet, shkruan Rodion Ebbighausen.


USA New York Coronavirus Maimonides Medical Center (picture-alliance/Photoshot/M. Nagle)
Arma më e rëndësishme në luftë kundër Coronës është e vërteta.
Këtë e tregon rasti i Kinës, ku virusi u shfaq për herë të parë. Që në fillim të pandemisë, kur shanset për reduktimin e saj ishin shumë të mira, krerët e Partisë Komuniste të Kinës i kërcënuan mjekët. Provat u shkatërruan, faktet u mohuan. Rezultati: një epidemi kombëtare që u kthye në pandemi globale.
Kur qeveritë nuk gëzojnë besim
Po kështu edhe në Iran. Regjimi e gënjen prej dekadash popullin e tij. Kur pas një hezitimi të gjatë e kundër rezistencës së disa mullahëve, regjimi filloi të marrë masat kundër virusit Corona, popullsia nuk i mori aq seriozisht ato. Një konfirmim fatal për proverbin. "Kush gënjen njëherë, atij nuk i besohet më edhe kur thotë të vërtetën.” Pasoja: Më shumë se 2.500 raste të vdekurish - zyrtarisht. Por askush nuk i beson kësaj shifre.
Në SHBA, ku qeveria ngre lart "faktet alternative" u mohua fillimisht kërcënimi nga virusi, pastaj ai u minimizua. Kur pasojat e pandemisë u bënë të painjorueshme më, presidentit Donald Trump iu desh të merrte masa. Por nuk le asnjë rast t'i ikë, pa ua bërë të qartë amerikanëve, se ai e vë ekonominë mbi njerëzit. Pasoja: Më shumë raste infektimesh se në çdo vend tjetër të botës.
Virus nuk e çan kokën për politikën. Retorika dhe frazat boshe nuk i bëjnë atij përshtypje. Ato që vlejnë të merren në konsideratë janë vetëm faktet. Ky virus mund të mposhtet vetëm me logjikë shkencore dhe sens mase.
Populistët e djathtë nuk kanë se ç'të ofrojnë
Fakti se politikanët në Europë dhe Gjermani konsultohen vetëm nga ekspertët në këtë krizë dhe vlerësimet e tyre merren në konsideratë në vendimet e politikës, është një shenjë e mirë. Janë lënë pas muajt e vitet e fundit, ku populistët e djathtë, AfD në Gjermani, Viktor Orban në Hungari, Matteo Salvini në Itali-për të përmendur vetëm disa, -e kishin vënë përpara politikën. Gjendja aktuale e bën të qartë: Kur puna bëhet kritike ata nuk kanë se ç'të kontribuojnë.
Ebbighausen Rodion Kommentarbild App
Rodion Ebbighausen
Pandemia tregon, se politika që injoron faktet e merret me propagandë, paguan për këtë çmim të lartë. Jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën. Shumë vetë e paguajnë këtë me jetë. Kur virusi të jetë mundur pas disa muajsh, dhe me ndihmën e shkencës kësaj do t'ia dalim, atëherë të shpresojmë që do të mbesë mësimi – se e vetëm e vërteta duhet marrë në konsideratë. Sidomos në politikë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres: Bota duhet të jetë mbas koronavirusit me ekonomi ndryshe


Bota duhet të jetë mbas koronavirusit me ekonomi ndryshe, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Ai dha një konferencë shtypi për raportin e OKB për luftimin e pandemisë dhe pasojave socio-ekonomike.
    
Coronavirus - UN-Generalsekretär Guterres (Imago/L. Radin)
“Ky është momenti i së vërtetës,” thotë Guterres, kur qindra mijëra njerëz në botë janë prekur nga Covid 19. Kriza më e madhe që ka kaluar OKB gjatë ekzistencë së së saj kërkon që ekonomitë drejtuese të botës “të japin mbështetje financiare dhe teknike për njerëzit dhe vendet më të varfëra”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB. Antonio Guterres dha të martën, 31.03. një konferencë virtuale shtypi ku publikoi raportin e OKB me titull: “Ndarje përgjegjësive, solidaritet global”, ku flitet për krizën e shkaktuar nga Covid 19 formula e luftës kundër tij. Udhëzimet si duhet luftuar virusi i ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe Guterres kërkon që vendet t'i  përmbahen atyre. Por ai kërkon që vendet të mos luftojnë vetëm virusin, por të luftojnë edhe pasojat e thella që shkaktohen prej tij.
Përgjigja e duhur ndaj pasojave kërkon që vendet të japin të paktën 10 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, për të luftuar me afat të gjatë, në mënyrë të koordinuar dhe multilaterale virusin dhe pasojat. “Sistemi i OKB është mobilizuar krejtësisht në dhënien e udhëzimeve për përpjekjet globale,” tha Guterres. OKB ka krijuar me partnerë të tjerë një fond për të mbuluar nevojat e vendeve me të ardhura të pakta dhe të mesme.
UN Covid-19 Virtuelle Pressekonferenz António Guterres (webtv.un.org)
Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB 

5 trilionë dollarë nuk mjaftojnë
I pyetur nga gazetarët për gjendjen e deritanishme, Guterres thotë se takimi i G20 tregoi se drejtimi është në rrugën e duhur por se ka ende shumë për të bërë. Ai thotë, se nuk ekziston ende një plan i koordinuar nga të gjitha vendet për të luftuar virusin sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Ne na nevojitet një aksion ku të gjitha vendet të bëjnë të njëjtat përpjekje për të luftuar transmetimin e mëtejshëm të virusit,” tha Guterres. Për gjendjen financiare ai shpjegon se janë mobilizuar 5 trilionë dollarë amerikanë, por nevojiten ende shumë më tepër, “sidomos sa i përket mobilizimit të vendeve të zhvilluara për të mbështetur ekonominë e vendeve të veta”. Guterres kërkon mobilizimin e burimeve të reja nga vendet e zhvilluara duke përmendur SHBA si një shembull, ku është aprovuar paketa 2 trilion dollarëshe, që përbën gati dhjetë përqind të ekonomisë. “Këtë gjë duhet ta shohim në nivel global,” thotë ai, duke kërkuar mbështetje më efektive për Fondin Monetar Ndërkombëtar. “
Covid 19 mund të shënojë fillimin e një lloji të ri bashkëpunimi global,” tha Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB.
Brenda 12 javëve sëmundja e shkaktuar nga virusi Corona kaloi në pandemi, duke prekur 199 vende dhe territore të botës, gati gjysmë miliardë njerëz dhe duke shkaktuar vdekjen e gati 20 mijë vetëve. 

Sistemi imunitar përballet çdo ditë me sfida të shumta, ndërsa ne nuk e vërejmë fare. Kollitja, teshtimat, temperatura... me të gjitha këto përballet sitemit imunitar.

     17.12.2014 DW Fit & Gesund Immunsystem (Fotolia)

Sistemi jonë imunitar është tepër kompleks dhe tërë kohën përpiqet të ruajë trupin tonë. Në fakt, ekzistojnë dy sisteme imunitare në trupin e njeriut.
Sistemi i lindur imunitar
Njëri sistem ekziston që nga lindja. Ai është shumë eficientë e i shpejtë dhe kujdeset, për shembull, për gjetjen dhe luftimin e baktereve në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Ky sistem nuk është i specializuar për luftë vetëm ndaj baktereve apo armiqve të veçantë, por për një luftë të përgjithshme. Funksionon shumë shpejtë, por ka një efikasitet të kufizuar dhe nuk mund të jetë tepër intensiv në luftën kundër kundërshtarëve të caktuar.
Qelizat mbrojtëse nga grupi i leukociteve janë pjesë e këtij sistemi imunitar. Leukocitet krijohen në gjëndërra dhe palcën e eshtrave.
Infografik Abwehrsystem des Menschen ENG
Leukocitet përmes rrymimeve të gjakut kalojnë në të gjithë trupin e njeriut. Sasia tepër e lartë e leukociteve në gjak do të thotë se në trupin tonë ka ndonjë ndezje apo infektim. Mjeku e sheh këtë pas kontrollit të gjakut dhe e di se duhet të veprojë.
Por para futjes së shkaktarit të sëmundjes në trup, ai duhet të kalojë edhe disa barriera të jashtme. Në radhë të parë lëkurën dhe sistemet mbrojtëse të mukozës në gojë dhe fyt. Ato pengojnë shkaktarët e sëmundjes që të futen në trupin tonë. Ndaj edhe janë pjesë e rëndësishme e sistemit mbrojtës. Materiet kimike, si acidet, enzimet dhe mukoza janë pjesë e këtij sistemi. Edhe ato i pengojnë bakteret apo virusët të futen në trup.
Sistemi i trashëguar imunitar
Nëse përkundër sistemit të lindur imunitar, një shkaktar i sëmundjeve megjithatë depërton në trup, atëherë aktivizohet shkalla e dytë mbrojtëse e trupit. Ky ëshë një sistem më specifik i trashëguar imunitar.
Transplantationspatient Nikolaus Dominik hat ein neues Herz (picture-alliance/dpa/T. Hase)
Për aktivizimin e tij kërkohet më shumë kohë - katër deri në shtatë ditë. Ky sistem imunitar është i specializuar kundër antigjeneve të caktuara. Ai regjistron materiet e dëmshme dhe i fut në të ashtuquajturat qelizat e memorizimit, që funksionojnë si një sistem imunitar. Ky sistem mbanë mend bakteret apo virusët të cilët kanë qenë edhe më parë në trup. Nëse ndonjë prej tyre futet sërish në trup, atëherë fillon një proces që ka ndodhur edhe më parë kundër këtij shkaktari. Në këtë sistem janë memorizuar pra mekanizmat mbrojtës, ndaj shtohet edhe efektiviteti dhe shpejtësia e veprimit ndaj shkaktarëve të sëmundjeve apo infektimeve. Ky sistem imunitar e di shumë shpejtë se çfarë duhet të bëjë. Ndaj shumë sëmundje paraqiten vetëm njëherë në jetë.
Limpfocitet T
Tek shkaktërët e sëmundjeve që gjenden në inde, aktivizohen Limpfocitet T, të njohura edhe si Qelizat T. Ato i takojnë grupit të trupave të bardhë në gjak dhe krijohen në palcën e eshtrave. Limpfocitet T mund t'i dallojnë qelizat e huaja nga ato të trupit. Ato e dinë se në cilët kategori renditen qelizat.
Qelizat T shumohen jashtëzakonisht shpejtë në trup dhe janë të specializuara në luftën kundër shkaktarëve të caktuar të sëmundjeve. Një nënlloj i Limpfociteve T janë qelizat vrasëse T. Detyra e tyre është që të gjejnë qelizat e sëmura dhe t'i shkatërrojnë ato. Në këtë betejë përdorin helmet qelizore, të ashtuquajturat Cytotoxine.
Limpfocitet B
Deutschland Medizin Forschung Immunsystem (bzga)
Edhe Limpfocitet B janë pjesë e gjakut. Ato kanë për obligim që të njohin shkaktarët e sëmundjeve dhe të krijojnë antitrupa në gjak. Edhe ato janë të specializuara në luftën kundër shkaktarëve të caktuar të sëmundjeve. Në këtë betejë krijojnë të ashtuquajturit  B-Zell-Receptorë. Përmes tyre njihen antigjenët e huaja në trup.
Limpfocitet B krijohen në palcën e kockave. Ato mblidhen në nyjet limpfatike dhe në shpretkë. Kur të vijnë në kontakt me antigjene, i lidhin ato me B-Zell-Rezeptor dhe krijohen antitrupa të caktuar - e ashtuquajtura Imunglobulinë.
Edhe një pengesë
Por edhe nëse bakteret dhe virusët, përkundër këtyre mbrojtësve depërtojnë në sistemin imunitar, ato ende nuk e kanë arritur qëllimin e tyre. Phagocitet janë ato që i presin dhe i shkatërrojnë. Në mesin e tyre bëjnë pjesë Makrophagjenet, të cilat gjenden në inde, si dhe Granulocitet, që gjenden në inde dhe gjak.
Sistemi jonë imunitar është pra shumë kompleks. Por nuk është perfekt. Mund të ketë pengesa të shumta në funksionimin e tij. Një prej tyre është sëmundja e sistemit autonom imunitar. Sistemi mbrojtës në këtë rast nuk vepron kundër qelizave të huaja, por kundër disa qelizave të veta në trup dhe shkakton ndezje.
Kështu shkaktohen sëmundjet si Multiple Sklerose, Neurodermitis, sëmundjet reumatike dhe Psoriasis.

F.B

A janë ushtrimet sportive në natyrë të shëndetshme apo të rrezikshme nga Virusi Corona Covid 19

Në kuadrin e pandemisë së shkaktuar nga virusi Corona disa shtete i kanë ndaluar sportet në natyrë. Po a ka ndonjë rrezik dhe a duhet ta lëmë sportin për momentin?

            Sporti është i dobishëm për shëndetin

Großbritannien London | Coronakrise | Symbolbild Breitensport & Fitness (picture-alliance/Zuma/London News Picture/G. Falvey)
Sportet dhe aktivitetet e tjera fizike janë të rëndësishme për të forcuar sistemin imunitar. Sipas mjekëve ata që kanë një sistem të fortë imunitar natyror kanë shanse të mira që në rast infektimi me virusin të kenë vetëm simptoma të buta. Dhe meqenëse ende nuk ka ndonjë vaksinë apo trajtim mjekësor për COVID-19, trupit duhet ta mposhtë vetë virusin. Dhe sporti mund ta ndihmojë atë ta fitojë këtë betejë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon që të rriturit të bëjnë çdo javë të paktën 150 - ose, dhe më mirë akoma, 300 - minuta aktivitet fizik aerobik me intensitet të moderuar, në mënyrë që të rrisin aftësitë e organizmit për luftimin e rreziqeve prej sëmundjeve të zemrës, diabetit, tensionit të lartë , kancerit dhe depresionit. Kjo këshillë është edhe më e rëndësishme gjatë një pandemie.
Deutschland Hamburg 2014 | Jonas Schmidt-Chanasit, Bernhard-Nocht-Institut für Tropenmedizin (picture-alliance/dpa/D. Bockwoldt)
"Sporti është i dobishëm për shëndetin, madje edhe tani," thotë prof. Jonas Schmidt-Chanasit për DW. Virologu, i cili punon pranë Institutit Bernhard Nocht për Mjekësinë Tropikale në Hamburg paralajmëron se "situatat me stres të lartë mund të shkaktojnë infarkte në zemër ose hemoragji cerebrale" ndër ata që janë në vetëizolim në shtëpi dhe nuk bëjnë asnjë lloj ushtrimi fizik.
Prof. Christian Drosten, mjek në spitalin Charité në Berlin, paralajmëron për rreziqe të mëtejshme. Në një podcast për radiotelevizion publik gjerman NDR ai tha se: "është e rëndësishme që njerëzit të bëjnë sport. Shumë vetë konstatojnë se sporti u jep stabilitet mendor, pra kur mbathin atletet dhe çdo dy ose tre ditë dalin për vrap për gjysmë ose një orë."
A janë të rrezikshme aktivitet sportive në natyrë?
Fakti që disa shtete i kanë ndaluar tani sportet në natyrë sugjeron se prej tyre mund të vijë ndonjë rrezik. Është e vërtetë që aktivitetet sportive shpesh çojnë në kontakte sociale – ndërkohë që në këto momente afërsia fizike duhet të shmanget me çdo kusht. Aq më tepër që njerëzit gjatë ushtrimeve sportive marrin frymë më thellë në mënyrë që të furnizojnë muskujt e tyre me oksigjenin mjaft të nevojshëm. Pra a përbën ndonjë çiklist apo vrapues që kalon vetëm pak metra larg nesh rrezik për përhapjen e virusit? Në pjesën dërrmuese të rasteve, jo.
Corona Schutzmasken Statuen, Leeds (picture-alliance/empics/M. Egerton)
"Askush nuk është në rrezik kur vrapon ose bën shëtitje vetëm në park. Në raste të tilla nuk ka asnjë rrezik", thekson prof. Schmidt-Chanasit. Rreziku fillon vetëm kur një grup i madh njerëzish kalojnë një kohë të gjatë së bashku në një vend. Po ashtu nëse ndesh rrugës njerëz të tjerë nuk është problem për sa kohë që respektohet distanca e kërkuar, thotë virologu nga Hamburgu. Gjithashtu e rëndësishme: mos prekni asgjë që mund të kenë prekur shumë njerëz të tjerë, për shembull, veglat sportive në park. Po ashtu duhet t'i lani duart pas stërvitjes.”
A duhet të mbajmë maskë kur bëjmë sport në natyrë?
Nëse dikush e ka provuar ndonjëherë të vrapojë apo ushtrojë sporte të tjera me maskë e ka të qartë se ajo kufizon frymëmarrjen ndërkohë që kemi nevojë për shumë oksigjen. Po ashtu maska na kufizon edhe kur djersitemi.
Sipas virologut Schmidt-Chanasit maska nuk është e nevojshme kur bëjmë sporte në natyrë. Në park nuk ka re apo shtëllunga infeksioni që vijnë vërdallë." Nëse jeni jashtë në ajër të pastër dhe shmangni turmat e mëdha, nuk keni nevojë të mbani maskë, thotë ai.
Por nëse ligji kërkon që njerëzit të mbajnë maskë, si për shembull, në Sllovaki dhe Vietnam, atëhere duhet t'i mbuloni gojën dhe hundët me maskë sa herë dilni në publik, përfshirë këtu edhe kur dilni për sport në natyrë.
Ku të bëjmë sport tani?
Deutschland Triathlet Florian Angert trainiert zu Hause (Getty Images/Bongarts/S. Hofmann)
Më e mira është në shtëpi, ose në vende ku ka vetëm pak njerëz. Ndiqni ndonjë kurs fitnesi në YouTube, vraponi në vende bosh, p.sh. në mëngjes herët ose dilni me biçikletë në kodra apo pyje. Aktivitet të tilla mund t'i ushtroni dhe janë vërtetë të këshillueshme në vendet ku qeveritë nuk ka vendosur masa të rrepta shtetrrethimi. Sipas mendimit të thuajse gjithë virologëve, thelbi i masave që merren kundër koronavirusit është që të shmangen kontaktet e drejtpërdrejta dhe pa distancë fizike – dhe jo për të shmangur ushtrimet fizike.

A do të zhduket virusi Korona SARS-CoV-2 (COVID- 19) me rritjen e temperaturave?

Watchful waiting - Experts predict that covid-19 will spread more ...
A do të zhduket virusi Korona me rritjen e temperaturave? Virologu prof.dr.Thomas Pietschmann shpjegon, se përse pranvera vërtetë na jep shpresë e përse gratë janë qartësisht në avantazh në luftën kundër sëmundjes prej virusit.


Shpresa është, që në pranverë gjithçka do të bëhet më mirë. Nëse shkon mirë, virusi i ri korona i njohur edhe me emrin SARS-CoV-2, do të ketë të njëjtin fat si edhe virusi i gripit. Pranvera me temperaturat në rritje do t'i jepte fund atij e kësisoj i gjithë ky tension do të kalojë. Sezoni i virusit korona do zbehej po ashtu si edhe vala e gripale, që çdo vit merr fund me mbarimin e dimrit.

Kaq përsa i përket shpresës. Por nëse virusi SARS-CoV-2 do të ketë të njëjtin mutacion sikurse dëshirohet, këtë nuk mund ta thonë me precizion të saktë as virologët sikurse thekson edhe Thomas Pietschmann "parë rreptësisht dhe për ta thënë sinqerisht nuk mund të parashikohet një gjë e tillë, sepse ne nuk e njohim këtë virus."
Coronavirus (COVID-19) | Georgia Department of Public Health
Pietschmann është virolog molekular dhe studion në qendrën për studimet eksperimentale dhe klinike të infeksioneve, e quajtur Twincore, në Hanover. Ai merret me të ashtuquajturat viruse RNA - tek të cilat bën pjesë p.sh. edhe virusi i hepatiti C. Edhe SARS-CoV-2 bën pjesë në këtë grup.

Virus? I panjohur!

"E veçanta në këtë virus është, që njeriu konfrontohet për herë të parë me të. Prej të dhënave, që kemi nga Kina, mund të arrish në konkluzionin, që virusi vetëm një herë ka kaluar nga një kafshë tek njeriu e është përhapur në këtë mënyrë ", thotë Pietschmann.

Me fjalë të tjera ndryshe nga viruset e influencës, me të cilat pothuajse kushdo ka kontaktuar një herë, sistemi ynë i imunitetit nuk është i përgatitur për një sulm prej virusit korona.

Kësaj i shtohet edha fakti, që hemisfersa veriore aktualisht është perfekte për përhapjen e shpejtë të viruseve. Nga njëra anë është temperatura. Viruset aspiratore, pra ato që përhapen përmes aparatit të frymëmarrjes, e kanë shumë të lehtë, kur është ftohtë. "Viruset kanë stabilitet të lartë kur temperaturat janë të ulëta. Ngjashëm si me ushqimet, që në frigorifer qendrojnë më gjatë", shpjegon Pietschmann.

Ftohtë dhe thatë, ju lutem!

Sa më ngrohtë bëhet, aq më të vështira bëhen kushtet për viruset. "Virusi korona është i rrethuar nga një shtresë ipide, pra yndyrore", thotë Pietschmann. Kjo shtresë nuk i reziston të nxehtit, ndaj virusi me rritjen e temperaturave do të ngordhë shpejt. "Viruse të tjera, si ai noro janë më të qendrueshëm, sepse ato përbëhen nga proteina dhe molekula trashëguese."

Për viruse të tjera temperatura luan gjithashtu rol sekondar. Viruse dengue shfaqen kryesisht në rajonet tropikale dhe subtropikale. Kjo nuk ka të bëjë aq me atë që ato preferojnë të nxehtit, por me faktin se zonat e ngrohta janë habitati i mushkonjave që e përçojnë këtë virus. "Rolin kryesor për përhapjen e këtij virusi në këtë rast nuk e luan temperatura, por insekti ose kafsha që e transmeton virusin", thotë Pietschmann.
Get Your Coronavirus Questions Answered
Lagështia e ajrit luan gjithashtu rol në përçimin e viruseve të aparatit të frymëmarrjes. Nëse viruset dalin jashtë përmes një teshtime të fortë nga personi që është prekur prej tyre, ato qëndrojnë në ajër. "Në ditët me të fohtë të thatë bulëzat nga frymëmarrja me viruset që mbajnë brenda qëndrojnë më gjatë në ajër, se sa kur ajri është i lagësht", thotë Pietschmann.

Në këtë mënyrë viruset përhapen shumë shpejt. Sidoqoftë fillimisht ato përhapen në heshtje dhe fshehurazi. Nga kontakti i parë me virusin deri në shfaqjen e simptomave të para mund të kalojnë disa javë. Kohëzgjatja e inkubacionit varet nga tiparet dhe biologjia e virusit.

NIH clinical trial of remdesivir to treat COVID-19 begins ...

Kromozimi i dyfishtë X dhe estrogjenet

Temperaturë, dhimbje dhe dridhje janë simptomat tipike të një sëmundjeje virale dhe shenjat që trupi i lufton viruset që kanë depërtuar në të. Se sa e suksesshme është kjo luftë, varet jo vetëm nga mosha dhe gjendja shëndetësore e të infektuarit, por edhe nga seksi. Edhe në rastin e virusit korona shifrat flasin, që femrat kanë shanse më të mira për ta përballuar krahasuar me meshkujt. Kuota e vdekshmërisë tek burrat me 2,8 përqind është dukshëm më e lartë se tek gratë me 1,7 përqind.
Coronavirus: The latest NHS advice on COVID-19 symptoms | UK News ...
"Kjo ka nga njëra anë arsye gjenetike", thotë Pietschmann, "sepse disa gjene relevante për imunitetin, p.sh. gjenet që janë përgjegjëse të njohin ngacmuesin, janë të koduara në kromozomin X." Meqënëse femrat kanë dy kromozome X dhe burrat vetëm një atëherë gjinia femërore është në avantazh të jetë më e mbrojtur.

Edhe hormoni femëror estrogjen i ndihmon gratë, që të mbrohen ndaj sëmundjeve virale. "Disa gjene relevante në aspektin imunologjik kanë edhe elementë lidhës për estrogjenet, atje ku aktivizohen këto gjene. Kjo do të thotë, që këto gjene komandohen edhe prej hormoneve", shpjegon Pietschmann.
Stanford Medicine COVID-19 test now in use | News Center ...
Ndoshta sezoni i koronës do të mbyllet me fillimin e pranverës në hemisferën veriore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ndërkohë është regjistruar një rast me SARS-CoV-2 në Brazil, në hemisferën jugore, ku dimri pritet të fillojë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...