2020-04-03

Prej fjalëve në vepra: Një nga ekspertët më të shquar kinezë mbi koronavirusin ka vënë në dyshim aftësitë e qeverisë amerikane për të luftuar pandeminë.

Një nga ekspertët më të shquar kinezë mbi koronavirusin ka vënë në dyshim aftësitë e qeverisë amerikane për të luftuar pandeminë.

mjeku kinez shba 1100x620

Epidemiologu më i njohur kinez  Prof.Dr. Zhong Nanshan tha se është i shqetësuar rreth asaj që mund të ndodhë në SHBA, duke shtuar se “problemi i Amerikës do të kthehet në problem të të gjithë botës”.

Ai paralajmëroi për pasoja të rënda në të gjithë btoën nëse virusi vazhdon të përhapet me të njëjtat ritme dhe i bëri thirrje autoriteteve amerikane që të shtrëngojnë më tej masat e karantinës.

Sipas mediave kineze, Prof.Dr. Zhong Nanshan tha: “Jam i shqetësuar për faktin se në disa vende të huaja, virusi po përhapet shumë shpejt. Ka rreth 10 000 raste në ditë dhe ky është problem i madh sepse krijon një peshë të papërballueshme për sistemin shëndetësor dhe çon në një rreth vicioz në vendet që po përpiqen të kontrollojnë krizën. Sidomos në vendet e mëdha, nëse nuk kontrollohet menjëherë përhapja, ka pasoja shkatërrimtare për të gjithë botën pastaj. Asnjë vend nuk do të jetë i sigurt më pas. Kjo gjë më shqetëson më shumë”.

Flori Bruqi

Krenaria e ushtrisë amerikane shndërrohet në vatër koronavirusi, por kapiteni që dha alarmin pushohet


E gjatë 330 metra, me një kapacitet mesatar prej rreth 5000 ushtarësh, aeroplanmbajtësja bërthamore “Theodore Roosevelt” nga viti 1988 ka qenë krenaria e ushtrisë amerikane, protagoniste e pothuajse të gjitha krizave ndërkombëtare ku Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të ndërhynë.

Por këto ditë ajo është skena gjigante e një skandali pothuajse të paprecedent në ushtrinë amerikane, ku edhe një herë sfondi mbetet pandemia e koronavirusit.

Sekretari për Mbrojtjen Thomas Modly deklaroi se komandantii i i “Theodor Roosevelt”, ose TR siç e quajnë shkurt, kapiteni Brett Crozier, është shkarkuar nga drejtimi pasi kishte shpërndarë disa kolegëve një letër ku thuhej ndër të tjerat se duhet të merreshin vendime urgjente për të shpëtuar ushtarët. Një letër kjo, që kishte përfunduar në dorë të gazetës “San Francisco Chronicle,” dhe nga aty në gjithë mediat amerikane.

“Ne nuk jemi në luftë. Nuk ka nevojë që të vdesin marinarë. Në qoftë se nuk veprojmë tani, ne do dështojmë në përkujdesjen e asetit tpnë më të çmuar, marinarët”, shkruhej në letrën e komandantit Crozier, pasi në aeroplanmbajtësen kishin filluar të përhapshin rastet e koronavirusit.



Javën e kaluar ishin raportuar tre marinarë, ndërkohë që pas pak ditësh numri i ka kaluar 100 ushtarakët, rreth 10% të të gjithë ushtarakëve amerikanë.

“Jam dakord me disa gjera që thuhen në atë letër, bëri mirë që i tha. Por mënyra është totalisht e papranueshme”, deklaroi sekretari i mbrojtjes Modly, duke nënkuptuar shpërndarjen e qëllimshme në media.

Aktualisht, personat e sëmurë dhe personeli tjetër jo i domosdoshëm ka zbritur në bazën e ishullit Guam në oqeanin Paqësor.

Gjendet zgjidhja për marinarët amerikanë të prekur nga koronavirusi në aeroplanmbajtëse

111507113 whatsubject 600x338

Zyrtarët amerikanë kanë arritur një marrëveshje për marinarët e aeroplanmbajtëses së goditur rëndë nga koronavirusi që ata të karantinohen në Guam, atje ku mjeti lundrues është ankoruar prej ditës së premte.

Guvernatori i Guamit bëri me dije se marinarët që nuk janë prekur nga virusi do të zhvendosen në hotele ose do të vendosen në karantinë në një bazë detare.

Sipas raportimeve, të paktën 100 persona nga stafi i aeroplanmbajtëses USS Theodore Rusvelt kanë rezultuar të infektuar nga virusi i ri me origjinë nga Kina.

Më herët gjatë javë kapiteni i mjetit lundrues bëri thirrje që pjesa më e madhe e stafit të tij të vendosen në karantinë për të shmangur në këtë mënyrë dhe rastet e vdekjeve.

FB

SPECIALE E DITËS - PRO ET CONTRA: NGJARJE NË ZHVILLIM: PANDEMIA E KORONAVIRUSIT COVID 19 -TË

Nga  Flori Bruqi 

Rreziku i rikthimit të pandemisë mbetet i lartë, për shkak të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm


Update on two Hall County COVID-19 cases

Ekipi i kompanisë Flomed SHPK nga Prishtina(kOSOVë),furnizon pothuaja të gjitha institucionet shtetërore dhe private në Republikën e Kosovës më dezinfektues special nga fabrikat më të njohura në botë. Kjo kompani  i kryen shërbimet e DDD-së në të gjitha institucionet  shtetërore dhe private në Republikën e Kosovës (Ministri të Punëve të Brendshme,Stacionet Policore të Kosovës ,
Qendrat Sptalore të Kosovës, Spitalet pribate:Amerikan Hospital Kosova,Hey Hospital Kosova, Milenium Hospital Kosova,Royal Hospital Kosova,Kavaja Hospital Kosova etj).

Flomed SHPK Prishtinë kryen këto shërbime dhe furnizime në Kosovë tash e 33 vjetë, pra është kompmani e specializuar për shërbime DDD dhe shitje të preparateve dezinfektuese të Fabrikave Schülke Mayer GmbH Germani dhe Borer Chemie AG Zvicër.(Flori Bruqi).







****

Banorëve të Wuhanit, epiqendrës së koronavirusit COVID-19, u është kërkuar të forcojnë masat e “vetë-mbrojtjes”, të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljet e panevojshme.
Në një deklaratë të një zyrtari lokal thuhet: “Rreziku i rikthimit të pandemisë mbetet i lartë, për shkak të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm”.
Në vendimet e marra më herët, është thënë se më 8 prill do të ketë lehtësim të masave, megjithatë mbetet për t’u parë nëse do të rikthehet normaliteti në qytetin, në të cilin u konfirmuan rastet e para me koronavirus.

Studimet në shtete të ndryshme dhe shpërthimi masiv i koronavirusit nga Kina në Evropë, e madje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , ka ngritur pikëpyetje të mëdha për mënyrën se si Covid-19 përhapet.

Fillimisht, sipas zyrtarëve amerikanë, në përhapjen e virusit ndikonin përgjithësisht personat që kishin shfaqur simptoma, si temperaturë e lartë, kollë apo vështirësi me frymëmarrjen. Nëse kjo është 100% korrekte, ky do të ishte një lajm i mirë, sepse njerëzit e sëmurë mund të identifikohen dhe të izolohen, duke e bërë më të lehtë kontrollin e situatës. Megjithatë, këndvështrimi në Shtetet e Bashkuara ndryshoi pas rasteve me Masaçusets, ku në mbi 80 raste të konfirmuara, virusi u shpërnda nga njerëz të cilët nuk kishin shfaqur asnjë simptomë. Kjo ishte pikënisja e disa studimeve, të cilat tregojnë se në përhapjen e infektimit po ndikojnë personat që nuk kanë simptoma të koronavirusit.

Prej javësh, funksionarët federalë deklaronin se transmetimi i bakterit nga njerëzit pa simptoma mund të ndodhte, por deri më tani ata nuk ishin cilësuar si një faktor domethënës në përhapjen e virusit. Këtë e deklaroi edhe sekretarja amerikane e Shëndetit, Aleks Azar, në intervistën e dhënë në datën 1 mars për televizionin ABC. Sipas saj, “bartësit e virusit, por që nuk shfaqnin simptoma, nuk ishin burimi më i madh i përhapjes së koronavirusit”.

“Realisht duhet të përqendrohemi tek individët që kanë shfaqur simptoma. Strategjia kundër përhapjes së virusit varet nga simptomat që paraqesin të prekurit”, thonte Azar.


Në të njëjtën linjë qëndronte edhe Qendra Amerikane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve. Në faqen zyrtare të këtij institucioni thuhej se “virusi është përhapur edhe nga persona që nuk kanë paraqitur simptoma dhe për këtë fakt ka patur disa raportime. Por, kjo nuk është rruga kryesore e përhapjes së Covid-19”.

Pas zbulimeve më të reja, sekretarja Azar dhe Qendra Amerikane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve nuk iu përgjigjën kërkesës së CNN për të komentuar. Qëndrimi ndryshoi disi, gjatë një konference të shkurtër për shtyp, të zhvilluar të shtunën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë. Koordinatorja e administratës kundër koronavirusit, doktoreshë Debora Briks, deklaroi se situata me njerëzit e prekur, por që nuk kanë shfaqur simptoma, mbetet për t’u kuptuar: “Derisa të kuptojmë sa njerëz nuk shfaqin simptoma dhe nëse virusi mund të transmetohet prej tyre, mendojmë se më e mira për të gjithë popullin amerikan është që të kuptojnë se pavarësisht mungesës së simptomave, ata mund të përbëjnë rrezik për ta transmetuar virusin te të tjerët. Prandaj, i kërkojmë çdo amerikani të marrë përgjegjësi personale për të parandaluar përhapjen”.


Ekspertë të ndryshëm, të intervistuar nga CNN, thanë se përqindja e përhapjes së koronavirusit nga njerëzit që kanë simptoma dhe ata që nuk shfaqin probleme mbetet ende e paqartë. Megjithatë, personat pa simptoma, apo ata që e kaluan sëmundjen me simptoma të lehta, janë përgjegjës për transmetimin e virusit më tepër nga sa mendohej fillimisht. Kjo u konfirmua nga Majkëll Osterholm, drejtori i Qendrës së Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës: “Dimë që transmetimi nga personat pa simptoma ka një rol të rëndësishëm në përhapjen e virusit. Është e padiskutueshme që njerëzit pa simptoma mund ta përhapin edhe më tepër një pandemi të tillë, duke e bërë shumë të vështirë që ajo të mbahet nën kontroll”.

Në një artikull të publikuar përpara dy javësh në “New England Journal of Medicine”, Bill Gates, bashkëpresident i Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, shfaqi shqetësim rreth përhapjes së sëmundjes nga personat të cilët nuk kanë shfaqur ende simptoma, apo që kanë komplikacione të lehta.

“Ka prova të forta se përhapja mund të realizohet nga njerëzit pa simptoma apo ata që janë në gjendje të lehtë. Kjo do të thotë se Covid-19 do të jetë më i vështirë për t’u përballuar, krahasuar me sindromën e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme apo sindromën akute të frymëmarrjes si SARS, të cilat e kanë më të vështirë të përhapen dhe ku ndikonin vetëm personat e prekur”, shkruante Bill Gates.

Qëndrim të njëjtë ndajnë edhe specialistë të tjerë të fushës, nisur nga doktor Uilliam Shafner, profesor në Universitetin e Mjekësisë në Vanderbilt: “Personat pa simptoma të rënda luajnë një rol thelbësor në përhapjen e koronavirusit. Ata do të jenë burimi kryesor i përhapjes së virusit në komunitet”.

Osterholmi u kërkoi zyrtarëve të shëndetit publik që të shprehen qartë rreth mënyrës si përhapet virusi: “Në fillimet e përhapjes kishim shumë pikëpyetje rreth mënyrës si përhapej virusi. Për fat të keq, shumë zyrtarë dolën me qëndrime të palëkundura se përhapja ndodhte në këtë apo atë mënyrë. Ndërsa po kuptojmë si ndodh transmetimi, është e qartë se shumë prej atyre deklaratave të mëparshme nuk ishin korrekte. Tani ka ardhur koha për t’i thënë gjërat troç. Të njoftojmë publikun për gjërat që dimë dhe ato që janë ende të panjohura”.

Në Shtetet e Bashkuara, numri i personave të prekur nga koronavirusi apo që dyshohen është më tepër se 2000, ndërsa 50 kanë humbur jetën. Në muajin shkurt, punonjës të Biogen, kompanisë së bioteknologjisë në Kembrixh, morën pjesë në një mbledhje. Pas atij takimi, tre prej tyre rezultuan pozitivë në testet për Covid-19. Sipas autoriteteve të Departamentit të Shëndetit Publik në Masaçusets, ata tre punonjës nuk kishin shfaqur simptoma gjatë mbledhjes. Ky institut po heton rreth mënyrës së përhapjes së koronavirusit, duke grumbulluar informacione të reja rreth rasteve, ku simptomat shfaqen në një kohë të mëvonshme.
Uniklinik Essen Coronavirus in Deutschland (picture-alliance/dpa/B. Thissen)
Edhe nga shtetet e tjera, ka raportime të përhapjes së virusit nga persona që nuk kanë simptoma apo janë në gjendje të lehtë. Drejtoresha e Institutit të Virologjisë në Frankfurt të Gjermanisë, Sandra Çiesek, testoi 24 pasagjerë të cilët kishin udhëtuar nga Izraeli. Shtatë prej tyre rezultuan pozitivë me koronavirus. Ndërsa katër prej atyre të prekurve nuk kishin shfaqur asnjë simptomë, Çiesek u befasua kur zbuloi se ngarkesa virale nga personat pa simptoma ishte më e lartë se ajo e tre pacientëve të cilët kishin shfaqur shenjat e virusit. Ngarkesa virale është njësia matëse e përqendrimit të virusit në sekrecionet e rrugëve të frymëmarrjes. Ngarkesë më e madhe virale nënkupton që ai person është më i rrezikshëm në përhapjen e infektimit te njerëzit e tjerë. Ndërsa Çiesek nuk e ka publikuar zbulimin e saj, më 18 shkurt ajo botoi një letër në “New England Journal of Medicine” rreth historisë së dy pasagjerëve që u kthyen në Gjermani nga Vuhani në Kinë dhe ishin pozitivë në testet për koronavirus. Njëri prej atyre pasagjerëve nuk kishte simptoma, ndërsa tjetri dhimbje të vogël në fyt. “Dolëm në përfundimin se të dy pacientët ishin bartës të virusit dhe sipas gjasave mund të infektonin të tjerët”, shkruajti ajo në një email për CNN.

Edhe disa studime të mëhershme, që përdornin modele matematike të përhapjes në Tianzhin të Kinës dhe në Singapor, gjatë muajve janar dhe shkurt 2020 konfirmonin se virusi mund të përhapej edhe nga njerëzit të cilët nuk kishin shfaqur simptoma. Tapiua Ganiani, një prej personave që drejtuan studimin, në Institutin e të Dhënave Shkencore në Universitetin Haslet në Belgjikë, theksoi se përqindjet nuk mund të thuhen ende me siguri të plotë.

Kërkues kanadezë, holandezë dhe nga Singapori, dolën në përfundimin se infeksioni mund të përhapet mesatarisht nga 2,55 deri në 2,89 ditë përpara shfaqjes së simptomave. “Analizat tona sugjerojnë se transmetimi nga personat pa simptoma është mjaft i zakonshëm”, konfirmoi autorja e studimit, Karolin Kolijn, e cila drejton Departamentin e Matematikës, Geneve dhe Evoluimin e Infeksioneve në Universitetin Simon Frejzër në British Kolumbia.

“Zyrtarët thonë se personat pa simptoma nuk janë motori i përhapjes së koronavirusit. Nëse këto njoftime do të shkruheshin tani, mënyra e formulimit për transmetimin nga njerëzit pa simptoma do të ishte ndryshe”, tha ajo. Ashtu si Kolijn, edhe virologu gjerman, Çiesek, beson se Qendra Amerikane e Kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve duhet të ndryshojë deklaratën e saj.


koronavirus 2 600x338

“Kam marrë informacion nga një burim shumë i besueshëm se gjithçka ka lindur nga një laborator në Wuhan, ku studiohen virusët më të rrezikshëm në botë. Në vitet e fundit, ky laborator ka nisur edhe eksperimente ushtarake, që janë shumë sekrete. Një nga teknikët, në fillim të dhjetorit, është prekur nga virusi. Nuk është kuptuar kjo gjë dhe nga aty është përhapur”, tha Paolo Liguori.







“Pra, virusi ka ardhur nga një laborator i Wuhanit, ku bëheshin eksperimente të modifikimit të SARS-it për qëllime ushtarake. SHBA, Kina dhe Rusia bëjnë të tilla eksperimente në rast se do i duhen armë biologjike në një luftë të mundshme”, shtoi drejtori i “Tgcom24”.












Sipas burimeve të tij, janë mijëra persona të vdekur nga ky virus, por autoritetet kineze thonë se janë vetëm 56 viktima.
“Kinezët janë munduar ta minimizojnë shifrën, por situata është e rëndë dhe e vështirë. Janë skenarë filmash, një virus që del nga kontrolli dhe shkakton dëme të shumta”, u shpreh Liguori

Gjermania ka kaluar edhe Kinën tashmë për numrin e të infektuarve me COVID-19, me afër 85 mijë, ndërkohë që më shumë se 1100 janë viktimat.



China asked for help Heinsberg is the biggest Problem in the Corona crisis 1280x720 1 1100x620



Një qytezë me 41 mijë banorë në perëndim të vendit, Heisnberg, shumë afër kufirit me Vendet e Ulëta, është një nga vatrat më të nxehta të pandemisë në Gjermani.


Pikërisht mbi çështjen Heisnberg sot është botuar një raport që po bën të bëj të diskutojë studiuesit dhe opinion publik. Raporti është përpiluar nga profesor Hendrik Streeck, virolog i Universitetit të Bonit, me një qasje që kujton hetimet e policisë.

             Hendrik Streeck, virolog i Universitetit të Bonit


Rreth 1000 personave që kanë bërë testimin me tampon, u është analizuar në detaj çdo lëvizje në javët para infektimit, si dhe janë marrë në pyetje familjarët dhe të njohurit.


Rezultatet e raportit janë deri diku befasuese, dhe ndryshojnë disi bindjet që opinioni publik dhe jo vetëm kishte për koronavirusin.

Në veçanti, profesor Streeck deklaroi se në hulumtimin e bërë “nuk kemi patur asnjë infeksion që ishte marrë në një dyqan, ose në një mjet publik”. Profesori bën edhe shembullin e gruas kineze që nga Bavaria Bavaria kishte shpërndarë më pas virusin në Itali. Gati në mënyrë të pabesueshme, asnjë person në aeroplanin e saj dhe në hotel ishte infektuar më vonë.

“Besoj se dyqane dhe restorante mund të jenë të sigurta, me distancat e duhura”, thotë profesori gjerman, që fajin kryesor të përhapjes e sheh diku tjetër.

“Janë eventet masive që shkaktojnë vatrat e rrezikshme”, thotë ai, duke vënë re se festimi i Karnavaleve në Këln, qytet afër Heisnbergut, kishin përhapur virusin në atë qytezë, ashtu sic kishte ndodhur me ndeshjen Atalanta-Valencia në Itali dhe Spanjë. Për profesorin, eventet masive nuk duhet të përsëriten për një kohë të gjatë, edhe pas përfundimit të emergjencës.



Sipas tij, duke mbajtur gjithmonë distancat dhe rregullat higjienike bazë, jeta mund të rifillojë deri diku normalisht, sepse “vdekja e disave nuk mund të vej në rrezik mundësinë e mbijetesës e të tjerëve”, dhe se qeveritë duhet të investojnë në testime, sepse vetëm këto mund të lokalizojnë vatrat dhe t’i “shuajnë” ato.




Virusi mund të përhapet edhe nga ajri


Përhapja e koronavirusit të ri mund të ndodhë edhe përmes ajrit dhe jo vetëm kontaktit. Studime konkrete për ta vërtetuar këtë mungojnë, por të dhënat shkencore sugjerojnë se virusi mund të qëndrojë në ajër më shumë nga ç’mendohej.



Si provë për këtë po shërbejnë edhe të dhënat e infektimit mes stafit sanitar nëpër spitale. Mendohet se në sallat e reanimacionit , falë frymës s+ lëshuar nga makineritë, e jo asaj normale, ajri mund të mbetet i infektuar për disa orë.
protective masksjpg 1100x620
Pa masat e duhura mbrojtëse mjekët dhe infermierët janë tejet të rrezikuar. Kjo po detyron OBSH të rishikojë udhëzimet për mbrojtjen ndaj COVID-19, siç bëri me dije përfaqësuesi i organizatës David Heymann për BBC. “Po studiojmë me vëmendje gjetjet e reja shkencore”, tha ai.




Deri më tani OBSH ka qenë kundër përdorimit të maskave nga të gjithë, në një përpjekje për t’i kursyer ato për stafin shëndetësor. Por me të dhënat e reja që sugjerojnë qëndrimin e virusit në ajër situata ndryshon dhe maskat mund të jenë një armë më shumë për të frenuar pandeminë.

Megjithatë në një pikë të gjithë shkencëtarët bien dakord; ruajtja e distancës me 1 metër është mënyra më e mirë për të shmangur infektimin.

2020-04-02

Mesazhi i plotë i OBSH për COVID-19



Sipas OBSH-së në Shqipëri nëse në familjen e gjithsecilit prej nesh është një i dyshur me COVID, të gjithë anëtarët e tjerë duhet të lajnë duart rregullisht me sapun dhe ujë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka dhënë disa këshilla për qytetarët që mund të kenë në familje një person të prekur me koronavirus.
Të shmangin ekspozimin ndaj personit të sëmurë dhe të shmangin ndarjen e sendeve të ndryshme me njëri-tjetrin;

Mesazhi i plotë i OBSH-së:
Të gjithë pjesëtarët e një familjeje me një person të dyshuar apo të konfirmuar me COVID-19 duhet:
Të lajnë rregullisht duart me sapun dhe me ujë, veçanërisht:
Pas kollitjes apo tështitjes
Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit
Përpara ngrënies
Pas përdorimit të tualetit
Para dhe pas përkujdesjes për një person të sëmurë
Kur duart janë dukshëm të pista
Të shmangin ekspozimin ndaj personit të sëmurë dhe të shmangin ndarjen e sendeve të ndryshme me njëri-tjetrin, siç janë enët e kuzhinës,  pjatat, pijet dhe peshqirët.
Kur kolliten apo teshtijnë, të mbulojnë gojën dhe hundën me këndin e brendshëm të bërrylit ose të përdorin një kartpecetë njëpërdorimshe dhe ta hedhin atë menjëherë pas përdorimit.
Të monitorojnë shëndetin e gjithësecilit për simptoma të tilla, si ethe, kollë dhe nëse shfaqin vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë.

Fotografia e Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri - WHO Albania

USAID po ndihmon për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi, për rritjen e mundësive të zbulimit të rasteve pozitive me COVID-19.


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri njofton se përmes USAID po ndihmon për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi, për rritjen e mundësive të zbulimit të rasteve pozitive me COVID-19.
Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të amabsadës, e cila shton se se gjatë 20 viteve të fundit SHBA ka investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në total.
 “Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID/Albania, po bashkërendon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ndihmën për autoritetet shqiptare të shëndetësisë në luftën kundër pandemisë COVID-19. USAID po ndihmon Shqipërinë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi, për rritjen e mundësive të zbulimit të rasteve pozitive dhe të gjurmimit të kontakteve të rasteve, si dhe për masa të tjera. Kjo ndihmë ofrohet në vijim të një partneriteti prej dekadash. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në total”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Qëndro në shtëpi, qëndro i sigurtë, qëndro i shëndetshëm.

Koronavirusi  COVID 19 përhapet kur ka grumbullime, shumë takime njerëzish, lëvizje jashtë shtëpisë dhe kështu ai bëhet i fuqishëm dhe vret.
E vetmja mënyrë për të fituar luftën ndaj COVID-19 është duke qëndruar në shtëpi e duke zbatuar qytetet, atëherë koronavirusi ndihet “bosh”.
TEKSTI NË VIDEO
Si të njoha ty, po jam i fuqishëm, s’kam armë por mund të vras. S’kam këmbë por lëviz më shpejt se ti. S’kam duar por mund të kapem kudo. Je i madh por je i dobët.  Ke sy por s’më sheh dot. Ke veshë por s’më dëgjon. Ja pra ku u njohëm .
S’kam shtëpi dhe asnjë vend ku të shkoj. Duhet të lëviz dhe kam udhëtuar nëpër botë. Kam qenë në Kinë, Itali, Kore të Jugut. Dhe tani jam në vendin tënd. Ti ke një shtëpi, por nuk të rrihet aty. Mund të punosh nga shtëpia, por nuk do që ta bësh. Mund të shohësh TV, por as rehat nuk të rrihet.
Dhe shkon e del nga shtëpia , sepse ne të dy jemi njësoj. Të pëlqen të takosh njerëz , prandaj mblidheni. Ah sa më pëlqejnë ato mbledhje, se  mund të takoj njerëz. Kështu të takova edhe ty. Faleminderit që më takove me miqtë, komunitetin dhe kombin tënd.
Faleminderit që më more në shtëpi tek familja dhe të afërmit e tu. Tani ti e di se jam i rrezikshëm. Do të më vrasës po je i pafuqishëm. Do që të zhdukem, por s’ke si e bën. Sepse unë jam një virus dhe jam i pamposhtur. Sepse ti je njeri dhe je delikat. Ja një sekret i vogël që mund të ndaj me ty. Mund të më vrasësh me lehtësi. Nëse ti rri në vend dhe unë rri në vend.
Nëse ti rri në shtëpi unë mbetem jashtë. Kur i gjithë qyteti është i zbrazët edhe unë ndihem bosh. Po s’pata kë të takoj mua më mbyt vetmia. Së shpejti unë do mërzitem dhe unë mërzitem për vdekje. Mjaft transportuat COVID-19. Qëndro në shtëpi, qëndro i sigurtë, qëndro i shëndetshëm.

Personi me COVID-19 në shtëpi



               Publikuar në : 19:53 - 01/04/20 |
70
Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka dhënë disa këshilla për qytetarët që mund të kenë në familje një person të prekur me koronavirus.
Sipas OBSH-së në Shqipëri nëse në familjen e gjithsecilit prej nesh është një i dyshur me COVID, të gjithë anëtarët e tjerë duhet të lajnë duart rregullisht me sapun dhe ujë.
Të shmangin ekspozimin ndaj personit të sëmurë dhe të shmangin ndarjen e sendeve të ndryshme me njëri-tjetrin;
Mesazhi i plotë i OBSH-së:
Të gjithë pjesëtarët e një familjeje me një person të dyshuar apo të konfirmuar me COVID-19 duhet:
Të lajnë rregullisht duart me sapun dhe me ujë, veçanërisht:
Pas kollitjes apo tështitjes

Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit
Përpara ngrënies
Pas përdorimit të tualetit
Para dhe pas përkujdesjes për një person të sëmurë
Kur duart janë dukshëm të pista
Të shmangin ekspozimin ndaj personit të sëmurë dhe të shmangin ndarjen e sendeve të ndryshme me njëri-tjetrin, siç janë enët e kuzhinës,  pjatat, pijet dhe peshqirët.
Kur kolliten apo teshtijnë, të mbulojnë gojën dhe hundën me këndin e brendshëm të bërrylit ose të përdorin një kartpecetë njëpërdorimshe dhe ta hedhin atë menjëherë pas përdorimit.
Të monitorojnë shëndetin e gjithësecilit për simptoma të tilla, si ethe, kollë dhe nëse shfaqin vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...