2020-04-04

Gjithçka i duhej Presidentit Macron… ishte koronavirusi!


Një sondazh i publikuar nga firma Ifop për Paris Match dhe transmetuesin Sud Radio ka treguar që vetëm 46 përqind e francezëve e besojnë liderin e tyre, Macron, në një kohë lur ai lufton koronavirusin.
Megjithatë, rritja është e jashtëzakonshme duke marrë parasysh sa vazhdimisht të dobëta kanë qenë vlerësimet për Macron gjatë presidencës së tij.
Breitbart London raportoi se ai ishte bërë presidenti më jopopullor në histori në vitin 2018, me vetëm 25 përqind mbështetje.
Një tipar kryesor i Presidencës Macron kanë qenë protestat e vazhdueshme dhe nganjëherë të dhunshme.
Në vitin 2019, 69 përqind e francezëve thanë se nuk e prisnin që Macron të fitonte një mandat të dytë, por tani ai po gëzon mbështetje që nuk është parë në mbi dy vjet.
Një model i ngjashëm është parë edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Mbështetja për qeverinë britanike dhe kryeministrin Boris Johnson personalisht është rritur në javët e fundit, në masën që populli britanik e miraton qeverinë për herë të parë në një dekadë.

Liderë të tjerë përfshirë Presidentin Trump, Angela Merkel dhe Justin Trudeau.
Në mes të marsit, politikat e Presidentit Macron për izolimin, u mbështetën shumë gjithashtu. Një studim i Odoxa i marrë për Le Figaro vetëm disa ditë më vonë, raportuar në 19 Mars, zbuloi se 96 përqind e të anketuarve ishin dakord me masat.
Gjashtëdhjetë e pesë përqind kishin thënë gjithashtu se ishin totalisht dakord me fjalimin e Macron, i cili deklaroi se Franca ishte në një gjendje lufte me koronavirus, i kishte bindur ata të mbështesin masat.
Një sondazh tjetër nga Ifop, për gazetën Le Journal du Dimanche, ishte më pak i favorshëm për Macron, duke treguar se vetëm 44 përqind e francezëve besojnë se qeveria Macron do të “merret në mënyrë efektive” me krizën e koronavirusit.
Një pjesë e mungesës së besimit mund t’i atribuohet vështirësisë në të cilën autoritetet kanë në zbatimin e masave të bllokimit në periferi të ndryshme.

Koronavirusi vovid 19, gati të ndalë luftën në botë!


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për armëpushim global, në mënyrë që t’iu lejohet vendeve të shkatërruara nga luftërat, të luftojnë pandeminë e koronavirusit.
“Më e keqja nuk ka ardhur ende”, tha Guterres, duke iu referuar vendeve në luftë: Sirisë, Libisë e Jemenit.
“Stuhia e COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi] po shkon në të gjitha teatrot e konfliktit”, tha Guterres.
Ai tha se ka pasur ca përparim pas thirrjeve të tij për paqe më 23 mars, por shtoi se luftimet vazhdojnë në disa vende.

“Nevoja është urgjente. Virusi ka treguar se sa shpejt mund të lëvizë përtej kufijve”, tha Guterres në një konferencë për media të OKB-së.
Ai tha se palët e përfshira në konflikte në një numër vendesh, përfshirë Kamerunin, Republikën e Afrikës Qendrore, Kolumbinë, Libinë, Mianmarin, Filipinet, Sudanin Jugor, Sudanin, Sirinë, Ukrainën dhe Jemenin, kanë shprehur mbështetje për thirrjet e tij. Por, ka dallim të madh midis deklaratave dhe veprave, tha Guterres.
“Në shumë prej situatave më kritike, nuk kemi parë zvogëlim të luftimeve. Disa konflikte, madje, janë intensifikuar”, tha ai. COVID-19 ka vrarë mbi 58,000 njerëz në gjithë botën, ndërsa ka prekur mbi një milion.

Çfarë do të fitojë Kina nga lufta me USA-NË?



Dy ekonomitë më të mëdha në botë, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, janë tanimë në një luftë tregtare.
Shumë eksepertë kanë frikë se ky është vetëm fillimi i një konflikti të gjatë që mund të përfshijë përballje me armë dhe viktima në të, pra shumë larg fushës së tregtisë.
Në fakt, kinezët besojnë, lufta tregtare e Trump provon në mënyrë efektive se Kina është bërë një kërcënim i vërtetë për hegjemoninë amerikane. Edhe nëse kjo nuk është e vërtetë apo është e parëndësishme, ajo që ka rëndësi është perceptimi kinez.
Duke u rritur mes prosperitetit dhe besimit, të ekspozuar ndaj stileve të jetesës dhe edukimit perëndimor, brezi i të rinjve të Kinës, të lindur në vitet 1980 dhe 1990, mbështesin më tepër idetë perëdimore.
Megjithatë rreziku i vërtetë është se nacionalizmi në rritje, dhe Partia, e njohur në Kinë si E Majta e Re, kërcënon kapitalizmin dhe përkrahësit e saj perëndimorë dhe bën thirrje për një kthim në rendin socialist të 40 viteve më parë.
 Ana positive është se ka të ngjarë të prodhojë kohezionin politik të nevojshëm për të zbatuar reformat strukturore që e largojnë ekonominë nga tregtia dhe prodhimi dhe që e çojnë drejt konsumit të brendshëm.
Ndërsa grupet e ndryshme të interesit dhe fraksionet bashkohen kundër një armiku të përbashkët, presidenti Xi Jinping do të fitojë edhe më shumë kapital politik, duke mos u përqendruar në rritjen ekonomike të ndikuar më së shumti nga eksportet në një model tregtar neutral.
Shkurtimet e taksave dhe rishpërndarja e pasurisë  janë gjithashtu mundësi që duhen shqyrtuar. Edhe pse Kina rrit tarifat për importet e SHBA, ul tarifat për vendet e tjera, në mënyrë që të përmbushë premtimin e saj për të rritur importet e përgjithshme dhe për të rritur konsumin e brendshëm.

Dhe liberalizimi i sektorit të shërbimeve financiare do të përbëjë hapin më të madh të Kinës që prej kohës që u pranua në OBT.
Kufizimet në zotërimet e kapitalit të investitorëve të huaj ose investimet në shërbime po eliminohen në mënyrë sekuenciale.
Të paktën shtatë nga 11 masat që banka qendrore njoftoi në prill, tashmë janë përfunduar.
Nëse lufta tregtare e Trump kërkon ta ndëshkojë atë për praktikat e saj tregtare, pasoja e padëshiruar për të është se Kina tani po forcohet për një epokë të re sfidash politike dhe ekonomike.
Po, vendi do ta ketë më të vështirë realizimin e “Initiatives, një Brez  një Rrugë”. Por, në periudha afatgjatë, zvogëlimi i mbështetjes së ekonomisë së vendit në tregtinë e jashtme dhe teknologjitë e importuara do ta bëjë Kinën më të fortë, më elastike dhe ndoshta më pak të gatshme për të pranouar rregullat e hartuara nga SHBA.
Ndonjëherë “humbësi” i një lufte tregtare përfundon më mirë se fituesi. Në vitet 1980, kur Presidenti Ronald Reagan vendosi kufizime mbi numrin e makinave që Japonia mund të eksportonte në SHBA, pati pasoja të rënda për Japoninë. Por, me kalimin e kohës, ajo zhvilloi industrinë e saj që rezultoi tepër e suksesshme.
Trump mendon se sulmet ndaj Kinës do të ndihmojnë të bëjnë “Amerikën e Madhe” përsëri. Por ka më shumë gjasa të bëjë Kinën më të fortë…
Keyu Jin, profesor i ekonomisë në Shkollën Ekonomike të Londrës, një udhëheqës i ri global i Forumit Ekonomik Botëror dhe një anëtar i Bordit Këshillimor të Grupit Richemont.

A është Kina ‘lokomotiva’ edhe për Evropën?


Kina po i kushton rëndësi Evropës. Investimet kineze në Evropë u rritën, në gati € 36 miliardë ($ 40 miliardë) në 2016, pothuajse dyfishi i totalit të viteve të mëparshme. Marrëdhëniet tregtare të Evropës me Kinën i kanë bërë të dyja palët më të pasura.
Megjithatë, Kina po përdor “forcën e saj financiare” për të fituar ndikimin politik.
Vitin e kaluar Greqia e ndaloi Bashkimin Evropian që të kritikonte të dhënat e Kinës për të drejtat e njeriut në një forum të OKB-së. Hungaria dhe Greqia e penguan BE-në të mbështeste një vendim gjyqësor kundër pretendimeve territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore.
Të ballafaquar me një sjellje të tillë, është e natyrshme që evropianët të jenë të shqetësuar. Dhe jo vetëm evropianët.
Amerikanët, të konsumuar gjithnjë e më shumë nga frika se Kina paraqet një kërcënim ushtarak, duhet të jenë të vetëdijshëm për konkurrencën nga aleati më i vjetër.
Ka edhe gjëra që Kina, ndryshe nga Rusia, nuk dëshiron t’i bëjë, të tilla si të sulmojë BE-në ose të mbështesë fshehurazi partitë populiste dhe ksenofobike. Më mirë do të ishte që Evropa të jeté e hapur për biznes. Për çështje të tilla si ndryshimet klimatike dhe tregtia, Kina ka vepruar më me përgjegjësi sesa administrata e Trump.
Europa ka shumë më tepër të përbashkëta me Amerikën sesa me  Kinën, megjithatë shumë evropianë mund të mos i pëlqejnë amerikanët.
Evropianë të tjerë kanë frikë se ‘luani kinez’ një ditë do të sulmojë aleancën ushtarake të Evropës me Shtetet e Bashkuara. Për fat të mirë, kjo duket të jetë larg. Derisa vetë Kina të bëhet një demokraci, për të cilën nuk ka asnjë shenjë, Europa me siguri do të mbetet më afër aleatëve të saj tradicionalë.

Kështu Evropa duhet të marrë një rrugë që shmang ekstremet e naivitetit dhe armiqësisë. Duhet të shmangë imitimin e proteksionizmit kinez.
Bashkëpunimi me Kinën i bën evropianët të pambrojtur. Prandaj, Mali i Zi për shembull, nuk duhet t’i kishte lejuar borxhet ndaj Kinës që të bëheshin kaq të rrezikshme.

Evropianët mund të bëjnë më shumë për “reciprocitetin”, ose mënyrat që BE dhe Kina duhet ta trajtojnë njëra-tjetrën. Ata mund të përfshijnë, për shembull, instrumente të reja për ta bërë më të qartë se kush blejnë aksione në firma dhe nëse po veprojnë drejt. Transparenca duhet të kërkohet nga partitë politike, universitetet, analistët etj.
Dhe Evropa duhet të synojë të flasë si një e vetme. Asnjë prej shteteve të veta nuk mund të ballafaqohet me Kinën por, duke vepruar së bashku, ata mund ta bëjnë këtë për dekada të tëra.
BE mund të bashkërendojë proceset e shqyrtimit të investimeve nga shtetet anëtare. Dhe mund të kujdeset më mirë për ato vende të jugut dhe lindjes, veçanërisht të prekshme ndaj ndikimit të Kinës. Pak më shumë solidaritet ‘brendaevropian’ do të ishte shumë mirë.
Ndërsa Kina rritet, rriten edhe pretendimet për një Evropë të pavarur, të hapur dhe të lirë. Anasjelltas, një Evropë e dobësuar dhe e ndarë nga regjimi autoritar më i fuqishëm në botë do të përkeqësonte problemet përtej kufijve të BE. Europa nuk duhet të lejojë që kjo të ndodhë.

Evropa s’mund ta lërë Rusinë ‘në duart e Kinës’…



Presidenti francez Emmanuel Macron është i bindur se tani është koha e duhur për të rregulluar marrëdhëniet me Rusinë.
Prandaj ai e ka bërë një përparësi diplomatike kthimin e një klime besimi midis Parisit dhe Moskës. Tre arsye bindëse e mbështesin këtë veprim.
Së pari dhe më e rëndësishmja, konteksti strategjik ndërkombëtar ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Kina po rritet, ndërsa Shtetet e Bashkuara, megjithëse ende janë fuqia mbizotëruese e botës, po distancohet nga përgjegjësitë e saj globale. Dhe Rusia, me një popullsi të plakur, dhe një tokë e madhe, kryesisht e pabanuar, është një pre për ambiciet afatgjata të Kinës.
Udhëheqësit evropianë nuk duhet të japin dorëheqjen pasivisht. Përkundrazi, ata duhet të përpiqen të bindin rusët se e ardhmja e tyre është me Evropën dhe jo si partneri i vogël i Kinës në një marrëdhënie thellësisht të pabalancuar.
Fati i Rusisë qëndron në Perëndim dhe jo në Lindje.
Për më tepër, Rusia është rikthyer si një aktor serioz global. Shumë konflikte aktuale, që nga Evropa Lindore deri në Lindjen e Mesme, thjesht nuk mund të trajtohen pa përfshirjen e Rusisë.
Ky paraqet një triumf për Presidentin Rus Vladimir Putin, i cili erdhi për herë të parë në pushtet gati 20 vjet më parë duke u zotuar të rivendoste ndikimin gjeopolitik të vendit të tij. Në veçanti, Putini dëshironte që SHBA të trajtonte Rusinë jo si një objekt të thjeshtë të historisë, siç kishte bërë nën udhëheqjen e parardhësit të tij Boris Yeltsin.
Me fjalë të tjera, Rusia është rikthyer.

Arsyeja e dytë për nismën e re diplomatike të Francës drejt Rusisë është mbushja e një vakuumi lidershipi në Evropë. Mbretëria e Bashkuar, e ka nxjerrë veten jashtë lojës.
Gjermania, fuqia evropiane me marrëdhëniet më të afërta historike dhe kulturore me Rusinë, është në fund të një cikli politik. Kancelarja gjermane Angela Merkel, por ajo nuk ka më forcën ose energjinë për të udhëhequr Evropën në marrëdhëniet e saj me botën e jashtme, as për të grumbulluar vetë evropianët.
Përfundimi është i thjeshtë, ky është momenti i Francës.
Si dhe , përpjekja e Macron për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë është plotësisht në përputhje me traditën gauliste të Francës.
Qeveritë e Evropës Qendrore dhe të Veriut janë dyshuese për nismën e re diplomatike të Francës. Pse po afrohen me Rusinë, dhe pse tani?
Franca ka bërë një veprim të parë të guximshëm për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë. Topi tani është në fushën e Putinit.
Dominique Moisi është një këshilltar special në Institut Montaigne në Paris. Ai është autori i La Géopolitique des Séries ou le triomphe de la peur.

Pse ngutet presidenti rus Vlladimir Putin? Çfarë e frikëson presidentin rus?

Flori Bruqi 


Çfarë do të thotë ngutia e Putinit për të bërë ndryshime në Rusi, për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të zvogëluar kompetencat e presidentit? Ekspertët thonë se do të ketë kundërshtime edhe nga bashkëpunëtorët e tij.
Ka kaluar më shumë se një javë nga propozimi i presidentit rus Putin për ndryshimet kushtetuese. Ekspertët thonë, se reforma e propozuar i siguron Putinit një të ardhme të qetë politike. Rregullat e tanishme parashikojnë që presidenti nuk ka të drejtë të rikandidojë për këtë post, për të tretën herë me radhë.
Me ndryshimet e propozuara kushtetuese Parlamenti do të ketë më shumë fuqi, ndërsa posti i presidentit do të dobësohet. Do të ndryshojë edhe roli i Këshillit të Shtetit, i cili deri tani ka qenë një organ këshilldhënës, i përbërë nga presidenti, guvernatorët dhe persona të tjerë. Ky Këshill tani duhet të futet në Kushtetutë.
Putini propozon që për këto reforma të zhvillohet një debat sa më i gjerë i mundshëm në opinion. Planifikohet edhe një votim. Menjëherë pas propozimit të Putinit me 15 janar është takuar edhe një grup i punës, i ngarkuar me këto reforma.
Të hënën e kaluar Putini i ka dorëzuar Dumës propozimin e tij zyrtar. Të enjten Duma e ka miratuar këtë dokument me një shumicë të madhe votash, ndërsa në shkurt dokumenti do të lexohet për herë të dytë në Dumë. Tre nga katër shefat e grupeve parlamentare e kanë mbështetur këtë dokument.
Në pyetjen pse Putini po ngutet me këto reforma kushtetuese, zëdhënësi i tij Dmitrij Peskov tha se planet e presidentit kanë gjithmonë prioritet. Peskov nuk tha, se kur do të miratohen këto propozime për ndryshime kushtetuese, por shtoi se “nuk do të ketë zvarritje”
A është arritur marrëveshja?
Më vonë është konstatuar, se administrata e Putinit i ka kryer tani më shumë reforma, të cilat ai i ka paralajmëruar në fjalimin e tij. Grupi i punës ka pranuar, se këtë javë “vetëm ka saktësuar disa gjëra”, ndërsa gjërat kryesore i ka propozuar presidenti. Analisti i pavarur politik Abas Galijamov thotë për DW, se “Kremlini i ka hartuar vet të gjitha propozimet dhe se askush nuk do t’i ndryshojë ato“. Aleksandar Pozhalov, drejtor i Institutit për studime socio-ekonomike dhe politike është i bindur, se Duma do të bëj vetëm disa ndryshime të vogla në reforma.

Mediat njoftojnë, se votimet mund të bëhen në prill. Ndërsa Abas Galijamov është i bindur se i gjithë debati është vetëm mashtrim i opinionit, për të krijuar bindjen se opinioni mund të influencojë marrjen e vendimeve politike. Në sondazhin e një instituti shtetëror thuhet, se 68% e rusëve i mbështesin propozimet për reforma.
Pse po ngutet?
Kritikët e presidentit thonë se Putini ka frikë. Putini kujton shumë mirë gabimet e paraardhësve të tij, pohon Galijamov. Një nga këto gabime është “Perestroika” –  e cila ka shkaktuar edhe shkatërrimin e BRSS. Idetë e Putinit mund të shkaktojnë përçarje në sistemin e pushtetit. Shumë grupe kundërshtare do të përpiqen të shfrytëzojnë këtë gjendje. Sa më shumë që bisedohet për reforma, aq më shumë do të shtohen presionet e mundshme ndaj presidentit, që mund të rezultojë me presione dhe konflikte të brendshme, thotë Pozhalov për DW.
Çfarë do të ndodhë me Putinin?
Kremlini kërkon reforma, por njëkohësisht po përpiqet ta mbajë gjendjen nën kontroll. Kushtetuta e Rusisë parashikon mbetjen e Putinit në postin e presidentit deri në vitin 2024, por pas këtij mandati ai nuk ka të drejtë të rikandidojë. Analistët mendojnë se ai planifikon të mbetet në krye të Këshillit Shtetëror. Mundësia e dytë do të ishte që Putini të marr një rol më të rëndësishëm në Parlament apo në Këshillin e Sigurisë. Por ai mund të kthehet edhe në postin e kryeministrit.
Putini me siguri që do të mbetet në postin e presidentit deri në vitin 2024. Ai ka kohë pra që të vlerësojë gjendjen dhe të vendosë, se nga cili post mund të vazhdojë dominimin e tij në politikën ruse.

A e përballon Kina një luftë të ftohtë?



SHBA vendosi pardje  një taksë doganore prej  200 miliardë dollarësh për mallrat e  importit nga  Kina.  Në një volum shkëmbimesh  tregtare vjetore prej rreth 633 miliardë dollarë (surplus i Kinës 373 miliardë 503-130) kuptohet se është një masë dragoniane.
Duket qartë se tashmë muaji i mjaltit SHBA-Kinë mund të quhet i përfunduar. Kina ka filluar të trajtohet nga SHBA në të gjitha parametrat  si  rivali strategjik numër një për gjithë interesat globale amerikane.
Nuk jemi akoma në termat klasikë të një Lufte të Ftohtë të re  por hapat që po hidhen me shpejtësi  nëkuptojnë se trajektorja të çon në këtë drejtim.
A është në gjendje Kina të përballojë një Luftë të re të Ftohtë apo mund të ndjekë fatin e BRSS?
Në fakt ajo  që e studioi në detaje shkatërrimin e BS ishte Partia Komuniste e Kinës që pikërisht nga kjo analizë përcaktoi hapat që duheshin  hedhur për të mos patur të njëjtin fat. Kinezët arritën në konkluzionin se shkaku kryesor i rënies së BS ishte roli i Sekretarit Gorbacov që nuk arriti të kryente reformat e duhura .
Dhe në të vërtetë komunistët  kinezët arritën të  sajojnë  një lloj amalgame midis nacionalizmit, konfucizmit, Marksit, Adam Smithit  dhe ia kanë dalë të adaptohet në çdo situatë që kalon vendi.
Kjo ka krijuar një lloj sistemi hibrid  që mungon  në të gjitha teoritë e deritanishme të organizimit politik ku një regjim autoritar (mjafton të përmëndim Tienanmenin) mbështet  një ekonomi tregu  pa abandonuar idealet socialiste. Një  rebus i vërtetë  por që deri tani  po funksionon.
Komunistët kinezë kuptuan që e vetmja mënyrë që të mbanin pushtetin ishte vetëm rritja e  efektivitetit ekonomik me efekte të prekshme  për gjithë kinezët . Dhe në  25 vjet Kina arriti  që   të ardhurat për frymë nga 333 dollarë  në 1992  t’i çojë  në 7329 dollarë  në 2017.
Në pamje të parë  Kina në këtë moment është ekonomia më dinamike e botës me një rritje mesatare vjetore prej 7% në 20 vjet resht. Por sic duket mbrapa perdes problemet për të cilat ra Bashkimi Sovjetik  kanë filluar të shfaqen.
Në fakt 3 shkaqet kryesore për të cilat ra BS ishin ekonomia, gara e armatimit dhe shpërdorimi i rezervave. Siç duket  tashmë edhe për Kinën këto  do të jenë  sfidat më të mëdha.
1 – Ekonomia. Pavarësisht treguesve makro-ekonomikë  ka filluar të ketë probleme serioze. Në fakt  ekonomia kineze sot nuk mund të krahasohet me ekonominë  e BS por në raport me efiçencën e ekonomisë  amerikane ka një diferencë jo të vogël strukturore.
Kina ka një situatë jashtëzakonisht të komplikuar financiare. Megjithëse niveli i borxhit shtetëror është reth 49% të GDP, borxhi i familjeve është rreth 40% kurse borxhi i kompanive private dhe shtetërore është 2 herë GDP e Kinës. Kështu  në total Kina  është e indebituar në rreth 300% të GDP. Një shifër e frikshme që bën të dridhet çdo ekonomist. Do të mjaftonte një seri falimentimesh private për të nisur një apokalips financiar. Dhe Kina nuk është një vend me eksperiencë të madhe në këtë fushë.
Një problem shumë i madh i Kinës është se 50 % të borxhit e kanë kompanitë shtetërore të cilat gëzojnë një mbështetje të fuqishme  nga qeveria dhe nuk kanë efiçencën e kompanive private. Kina ka një dilemë të madhe. T’i mbylli këto do të thotë një  vetëvrasje politike pasi në to punësohen miliona kinezë. Nga ana tjetër mbajtja e tyre në mënyrë të sforcuar  sidomos në kushtet e luftës tregtare me SHBA vetëm sa largon fundin por që sidoqoftë një ditë jo të largët do të vije me gjithë pasojat.
2 – Një nga arsyet themelore të rënies së BS ishte naiviteti i tyre për tu futur në një garë armatimi tepër të kushtushme  me shtetin me të pasur të botës SHBA   duke rrënuar gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë që në fund të fundit përcaktuan edhe fatin e gjithë sistemit politik.

Edhe Kina po bën të njëjtin gabim. Ka filluar një garë armatimi mjaft të ethshme. Kina shpenzon rreth 150 miliard dollarë në vit kundrejt reth 700 miliardë të SHBA, por kjo është vetëm  ajo që deklarojnë zyrtarisht pasi mendohet që me fondet  nga sektorët e tjerë kjo shifër shkon në  228 miliard dollarë.
Dhe po të mendosh se ky është një vend që nuk ka baza ushtarake jashtë (SHBA ka reth 600) është një shifër kolosale.
Planet e Kinës për riarmatim janë me të vërtetë  të frikshme. Kina synon që për 10 vitet e ardhshme të ndërtojë  6 aeroplanmbajtëse dhe po kaq  grupe  luftarake  detare me një vlerë prej 100 miliard dollarë, Gjithashtu ajo synon që të arrijë në 100 nëndetëse sulmi kur SHBA dhe Rusia kanë nga reth 60 secila. Investime kolosale po kryhen në aviacion dhe armët hipersonike dhe hapësinore.
Një  program i tillë armatimi kaq i kushtueshëm nuk do të jetë i lehtë për t’u përballuar edhe nga ekonomia dinamike kineze për një kohë të gjatë.
3- Bashkimi Sovjetik harxhonte shifra kolosale për të mbajtur të ashtuquajturin Kamp socialist duke financuar vende praktikisht të  falimentuar me pasoja të rënda për ekonominë ruse.
Edhe Kina  megjithëse nuk mbështet ideologji të caktuara dhe nuk tenton  të përhapë komunizmin në botë si BS, përsëri harxhon shuma të mëdha për vëndet mike. Edhe shumë projekte gjigande  më shumë dominohet nga interesa  globale dhe politike  se nga eficenca ekonomike.
Vërtet Kina  sot ka mbi  3 triliardë dollarë rezerva valutore por në midterm politika të tilla  dhe aq më teper kriza ekonomike financiare të paparashikushme mund të japin goditje devastante.
Pra po të shikosh me kujdes jo çdo që shkëlqen në Kinën e sotme është ar. Me gjithë përkujdesjen  e komunistëve kineze, hija e frikshme  e rënies së BS  shfaqet herë pas here në horizont.
Ambicia e tyre për të kapur dhe tejkaluar SHBA është si rrjeta  ku shumë kanë rënë brenda pa e kuptuar. Këtë ëndërronte edhe Bashkimi Sovjetik por të gjithë e dimë se si përfundoi .
Në fakt, për hir të së vërtetës BS nuk arriti kurrë të kishte  një peshë të tillë  në zhvillimet ekonomke botërore që ka sot Kina. Dhe nuk është e thënë apriori që Kina mund të ketë fatin e BS.
Fakti që ata arritën ta shpëtojnë sistemin e tyre komunist pas vitit 1990 tregon se në asnjë rast nuk duhen nënvlerësuar aftësitë e tyre të përshtatjes. Janë në fakt një nga popujt me një qytetërim mijëravjeçar  dhe me një potencial zhvillimi me të vërtetë të admirueshëm.
A do të arrijnë ata që siç i shpëtuan tsunamit të vitit 1991, që rafshoi gjithë botën komuniste në Europën Lindore, t’i shpëtojnë edhe një tsunami të ri që po duket në horizont edhe pse për momentin në fazë latente?
Kjo do të jetë një nga  sfidat më të mëdha të këtij shekulli  që padyshim do të ketë pasoja globale .

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...