2021-02-10
RRUGËTIMI USHTARAKO-POLITIK I HEROIT DHE GJENEREALIT TË LUFTËS , RAMUSH HARADINAJ
Regjisori Kujtim Gjonaj sjell në një dokumentar jetën e Ramush Haradinajt
Një udhëtim që nis nga Gllogani, fshati shumë pranë Deçanit, për të vijuar më pas në krahinën e Dukagjinit, Shqipëri, më pas në kryeqytetet e Europës, tribunalin e Hagës…për të sjellë në ekran jetën e një prej protagonistëve më të njohur në Kosovën e pas luftës Ramush Haradinajt. Hero i luftës së UÇK-së e më pas Kryeministër, jeta e Haradinajt nuk është thjesht jeta e një njeriu, por jeta e vendit të tij, Kosovës. Regjisori Kujtim Gjonaj, mjeshtër i madh, në kuadër të kolanës së filmave portret, pas premierës kushtuar jetës së aktores së madhe Margarita Xhepa, sjell një tjetër dokumentar kushtuar një prej figurave më të spikatura në politikën kosovare, Ramush Haradinajt. Filmi dokumentar “Gjithçka për Kosovën” pati premierë dy javë më parë në Muzeun Historik Kombëtar.
Pas dokumentarit për aktoren e njohur Margarita Xhepa, vini sërish me një premierë dokumentari kushtuar një personazhi të njohur të politikës në Kosovë. Pse kjo tërheqje ndaj dokumentarëve-personazhe?
Filmi dokumentar që i kushtohet figurës së Ramush Haradinajt bën pjesë në kolanën e filmave portret të realizuar nga unë. Kolanë që tashmë ka krijuar fizionominë e vet në shtratin e gjerë të krijimeve të mia filmike. Në ndryshim nga shumë filma të tjerë dokumentarë të këtij lloji, jo vetëm nga ata që kam realizuar unë, por edhe të regjisorëve të tjerë, ky film është një dokumentar ndryshe. Përse e them këtë? E them sepse ka disa vite, që në filmat e mi dokumentarë (disa prej tyre) përparësi themelore merr imazhi i filmit dhe jo teksti që i bashkëngjitet këtij imazhi, që ilustron dhe komenton atë. Në filmin në fjalë mungon tërësisht komenti me tekst, por mendimet dhe idetë e autorit transmetohen te spektatori nëpërmjet imazhit, zërit të personazhit apo sekuenca mendimi të bashkëkohësve të tij. Filmi për gjeneral Ramush Haradinaj nuk është dokumentar klasik, ku narratori zë e rrëfen jetën dhe veprën e personazhit nga lindja e këtej. Përkundrazi ai është një rrëfim artistik, mbështetur në momentet më të qenësishme të jetës së personazhit dhe familjes së tij, pa respektuar ndonjë rend kronologjik… Është Haradinaj që tregon, janë njerëzit e thjeshtë që flasin për të, janë dhe bashkëluftëtarët që gjykojnë mbi të… dhe duke i vlerësuar të gjitha bashkë, ne ndërtojmë episode emocionale të mbështetura në metafora artistike, simbole apo krahasime filmike, pra në atë që ne e quajmë gjuhë të pasur filmike. Tërë këta elementë të marrë së bashku si dhe mënyra origjinale e rrëfimit, bëjnë atë që filmi të jetë ndryshe ose thënë artistikisht… një rrëfim emocional dhe artistik për këtë figurë emblematike.
Cilat janë vendet apo ngjarjet që ju kanë bërë përshtypje në rrugëtimin drejt jetës së Haradinajt?
Kur më propozuan të bëj një film për jetën dhe luftën e z. Haradinaj, të them të drejtën, në fillim shtanga dhe hezitova për ditë të tëra. Hezitimi është i kuptueshëm se, për një figurë të cilën jo vetëm vepra e tij, por edhe koha dhe masmedia e kishin kthyer në legjendë, duhej menduar gjatë për të marrë një vendim krijues. Miqtë që më propozuan, njerëz të afërt me gjeneralin, më ofruan dokumentacionin e nevojshëm dhe kështu hap pas hapi, shkallë pas shkalle, ndodhi pas ndodhie figura e tij m’u bë e afërt dhe shpesh u thoja bashkëpunëtorëve të mi, se po më duket vetja edhe mua si pjesë e UÇK-së. Kështu nisi puna me stafin tim për të kristalizuar dhe për të sjellë në jetë filmin për Ramushin, këtë figurë emblematike të luftës çlirimtare të popullit kosovar, për liri e pavarësi kombëtare. Rrugëtimi artistik për të materializuar artistikisht jetën e Ramush Haradinajt ka një shtrirje të madhe në kohë dhe hapësirë. Ai zë fill në Gllogjan, pastaj përshkon tërë krahinën monumentale të Rrafshit të Dukagjinit, përfshin Shqipërinë me Tiranën në krye, kryeqytetet e mëdha të Europës për të popullarizuar bashkimin shqiptar, si dhe përplasjet në Tribunalin e Hagës, për të dhënë luftën e popullit shqiptar të Kosovës, certifikatën e pafajësisë dhe të drejtësisë. Është një rast unikal jo vetëm në botën shqiptare, por edhe në Ballkan edhe më gjerë, që një kryeministër të japë dorëheqjen vullnetarisht, të shkojë po vullnetarisht për t’u përballur me drejtësinë dhe të kthehet triumfator prej andej. Ky veprim, siç thotë një studiues në film, është një rast unikal i një burrështetasi të shquar.
Ky është rrugëtimi jo vetëm gjeografik, por edhe artistiko-emocional në jetën e heroit të veprës filmike. Vlen për të përmendur në këtë rrugëtim artistik se nuk ka episode apo sekuencë kur flitet për Shqipërinë, që rrëfimtari (pra Ramush Haradinaj) të mos shpalosë me thjeshtësi, emocion dhe respekt të thellë dashurinë e tij të pakufishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, për ndihmën e pakursyer që njerëzit e thjeshtë të Shqipërisë u kanë dhënë vëllezërve të tyre kosovarë. Sa herë xhironim episode apo sekuenca të tilla unë si regjisor shihja në portretin e tij, në sytë dhe vështrimin e tij një emocion të madh. Dhe teksa xhiroja, mendoja se te ky njeri, që i dha luftës jo vetëm gjakun e tre vëllezërve, por sakrifikoi gati gjithë familjen e tij, ndjenja e mirënjohjes për Shqipërinë dhe shqiptarët është kthyer në virtyt.
Pse një dokumentar për Haradinajn?
Në krijimtarinë time të gjatë mbi 45-vjeçare, një vend të rëndësishëm zënë temat që kanë të bëjnë me historinë e popullit shqiptar, si dhe figurat e shquara që kanë bërë historinë e këtij vendi, apo ngjarje dhe momentet kyçe, që janë nga më thelbësoret në rrjedhën e historisë. Pra objekt i fokusit tim filmik janë, bie fjala: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, apo kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912, që sollën Pavarësinë e Shqipërisë etj., por pa mënjanuar figura të mëdha të kësaj historie, njerëz të mëdhenj që bënë histori, të cilët i do dhe i nderon jo vetëm hapësira shqiptare, por edhe bota i vlerëson. Kështu objekt krijimtarie është filmi për Nënë Terezën, filmi “Ditët e fundit të një luani”, kushtuar Ali Pashë Tepelenës, apo “Gjaku ynë i shprishur”, kushtuar Jeronim De Radës, apo “Enciklopedi që ecën me këmbë”, për Faik Konicën… dhe shumë të tjera për ta mbyllur me “Det i diturisë”, kushtuar Hasan Tahsinit (film në proces)… Pra janë figura kombëtare me përmasa ndërkombëtare. I parë në këtë këndvështrim edhe filmi për Ramush Haradinajn, është brenda këtyre përmasave, prandaj tërhoqi vëmendjen time dhe u bë objekt i rëndësishëm i krijimtarisë sime. Ramush Haradinaj, pa asnjë mëdyshje, është pjesë e rëndësishme e historisë moderne shqiptare.
A ishte e vështirë apo e lehtë të ndërtonit figurën e tij?
Me sa di unë, në çdo lloj fushe, është shumë më e lehtë të prishësh se të ndërtosh. Thënë ndryshe: Të ndërtosh keq është e lehtë, të ndërtosh mirë dhe bukur është e vështirë. Gjykuar nga ky këndvështrim të bëje një film për luftën e Rrafshit të Dukagjinit, për familjen Haradinaj dhe për vetë Ramush Haradinaj, tani gati 15 vite pas përfundimit të luftës, nuk ishte e lehtë. Në kaq shumë vite njerëzit kanë ndryshuar, ka ndryshuar edhe gjeografia e zonës, por ajo që ka rëndësi është se personazhet janë po ata dhe në kartën e tyre të memories ngjarjet ruhen të freskëta, të zjarrta, emocionale si ato ditë lufte…E para ta vështirësonte ndërtimin e filmit, e dyta ta lehtësonte atë. Gjykimet dhe vlerësimet e Ramush Haradinaj për luftën dhe heronjtë e saj, ta lehtësonin punën. Me mënyrën se si fliste për shokët, për të rënët apo ngjarjet e ndodhura shumë vite më parë, ai të krijonte tablo reale lufte, plot ngjyra heroizmi dhe patriotizmi.
Çfarë zbulon ky dokumentar, ndonjë gjë të pathënë për Haradinajn dhe Kosovën, për luftën e tyre?
Në këtë botë të vjetër, zor se gjen të pathëna. E rëndësishme për mua si krijues është si thuhen ato, dhe jo vetëm si thuhen, por edhe si interpretohen. Për sa i takon filmit më duhet të them se ky është një film krejt ndryshe nga ata që janë bërë ose tentuar të bëhen për luftën Kosovare të fundshekullit XX.
Është një luftë unikale në llojin e vet, sepse në ndryshim nga shumë epope të zhvilluara më parë kundër shumë lloj pushtuesish, është një luftë që i solli lirinë dhe pavarësinë gati gjysmës së trojeve shqiptare të mbetura padrejtësisht jashtë trungut mëmë, për gati 100 vjet. Është një luftë që Haradinaj u përpoq t’ia sillte popullit, siç ia solli dhe fakti që mijëra kosovarë të Rrafshit të Dukagjinit dhe më gjerë rrëmbyen armët, tregon se lufta për liri dhe pavarësi e UÇK-së me në krye gjeneral Ramush Haradinaj, ishte një luftë masive popullore… E nëse populli ka thurur mite dhe legjenda për heronjtë e tij ndër shekuj si për Skënderbeun dhe trimat e tij, për Sulejman Vokshin apo Mic Sokolin, Ali Pashë Tepelenën apo trimat e Kurveleshit, për heronjtë e luftës partizane apo Shaban Polluzhën dhe Adem Jasharin kundër serbëve dje dhe sot, lufta e Rrafshit të Dukagjinit, e djemve të familjes Haradinaj apo vetë Ramush Haradinajt janë legjenda të kohëve moderne. Ramush Haradinaj është jo vetëm luftëtari i pamposhtur, jo vetëm politikani largpamës, por edhe burrështetasi i mençur, sepse me atë që bëri duke shkuar vullnetarisht në Hagë, të triumfojë drejtësia, doli i pafajshëm dhe u kthye triumfator në vendin e vet. Si moment i trajtuar në film është një risi, që duke shfrytëzuar materialin kronikal të kohës, u ndërtua një episod emocional, i ndërtuar artistikisht, pra një interpretim emocional i kronikës së ngjarjes…
Përveç këtyre që thuhen më lart, çfarë gjëje të veçantë na zbulon filmi te ky personazh?
Të punosh gati tre muaj një film dokumentar me një figurë madhore si Ramush Haradinaj patjetër do të sjellësh më shumë risi e detaje, që formojnë karakterin e një heroi. E ceka edhe më parë, por po e ritheksoj dashurinë e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët, pa asnjë notë patetizmi apo artificializmi, unë e kam hasur pak herë në personazhe, që kanë qenë objekt i krijimtarisë time. Së dyti më duhet të them se që nga takimi i parë e deri në atë të fundit, para se të mbaronte filmi, jashtë arsyetimeve dhe gjykimeve të njerëzve pranë tij (në çdo moment atë e mistifikonin duke glorifikuar punën e tij të përditshme, pa e kuptuar na vinin në vështirësi) më duhet të them se në kontaktet me të ne na shpalosej një Ramush ndryshe: Njeri i thjeshtë, komunikues, i mençur dhe dashamirës pa kufi për punën tonë. E them me bindje se patëm fatin dhe rastin të njohim një njeri të madh që në bazë të madhështisë së vet, ka një thjeshtësi marramendëse. Ishte kënaqësi për mua dhe stafin tim të punonim filmin dokumentar: “Gjithçka për Kosovën – Ramush Haradinaj”….
Gjenerali i luftës dhe Heroi i Paqës Ramush Haradinaj ,kohë më parë ka shpallur kandidaturën e tij që të jetë Prsident i Kosovës.
Siupas analistëve dhe diplomacisë veriatlentike dhe evropiane, është njeri prej lid1ëreve-politikanëve veterena më në zë për ta udhëhequr Kosovën,në këtë postë shtetëror.Ramushi ka dëshmuar se është një lidër që dinë të sakrifikojë vetëvehtën, familjën, për Lirinë e KOsovës.Ai në vitin 2004-2005 u zgjodh premier legjitim i Kosovës, në kohën kur ishte i gjallë akdemiku i ynë Prof.dr.Ibrahim Rugova , i ndjerë, shkojë në GJykatën e Hagës, ku e mbrojti vetëvehtën, UÇk-në dhe Kosovën dhe doli i pafajshëm nga kjo gjykatë.
Ramushi është njohës i mirë i disa gjuhëve botërore(anglisht,frengjisht, gjermanisht,serbisht dhe shqip).Ai ka raporte të mira më ushtarakët e NATO-s në Monsë,etj.dhe ka raporte të mira më strukturat verioatlantike dhe diplomatike.Si premier i Kosovës, ishte kontribuesi më i madh për formimin e Ushtrisë së Kosovës, bëri LIgjin për Trepçën, ju kundëpërgjigjë RS për taks goganore 100% duke kërkuar një zgjedhje finale qërfshinte njohjet reciproke të RS.Ai ndaloi ndarjen e KOsovës.Në kohën kur RS -postmilosheviqjane, ai si kompandant suprem i Ushtrisë së Kosovës(President)do e bënte më së miri.
Ramush Haradinaj,merr vendime analitike në momente të vështira për vendin.Ai i njef mirë politikanët e rajonit ku jetojnë shqiptarët, sidomos naqedoninë Veiore, kud he kontribuojë në luftën heroike për Liri në Luginën e Prehsevës(2001) dhe luftën heroike të popullit shqiptar në Maqedoni.
GJatë QEverisjës së tij ka edhe disa gabime., duke u munduar që ti kënaqë apetitet e militantëve partiakë dhe të partnerëve të koalicionit.Kabineti i tij qeveritar kishte shumë z.ministra, kishte rritur pagat, pagën evtvetiti,.POr ai për pak kohë sa ishte premier morri shumë vendime pozitive për KOsovën dhe e ka qeverisur vendin më mirë se të gjithë politikanët në këto 20 vjetë të fundit deri më tani.
Suksese Hero!
Flori Bruqi
2021-02-05
Ish-kreu i Kishës Katolike, Papa Benedikti XVI, ka publikuar një letër në të cilën fajëson për abuzimet seksuale të klerikëve, lirinë e përgjithshme seksuale të vitit 1960.
Ai thotë në letër se revolucioni seksual i vitit 1960 kishte shkaktuar homoseksualitetin në udhëheqjen katolike.
Ish-Papa thotë se pedofilia nuk ka qenë “akute” deri në fund të viteve 80-ta dhe u shkaktua nga mungesa e Zotit te njerëzit.
Letra me 5.500 fjalë u botua në revistën katolike gjermane Klerusblatt.
Në pjesën e parë, ish-Papa e quan periudhën e vitit 1960 si një kohë kur “standardet e mëparshme në lidhje me seksualitetin u shembën tërësisht”.
Më pas, letra shqyrton se si revolucioni seksual preku priftërinjtë, duke krijuar “klika homoseksuale” në seminare.
Letra përfundon me zgjidhjen që “ne edhe një herë fillojmë të jetojmë nga Perëndia”.
Në vitin 2013, ish-Papa Benedikti dha dorëheqjen që shënoi rastin e parë në Kishën Katolike, pas pothuajse 600 vjetësh.
Ai falënderoi pasardhësin e tij, Papa Françeskun, “për çdo gjë që ai bën për të na treguar përsëri dhe përsëri, dritën e Perëndisë, e cila nuk është zhdukur, madje as sot”.
Papa Françesku tha në një letër të botuar në vitin 2018 se Kisha “nuk veproi në kohën e duhur” për çështjen e abuzimit seksual të fëmijëve dhe “nuk tregoi kujdes për të vegjlit, duke i braktisur ata”, transmeton BBC.
Presidentit rus, ish agjentit t-së , Vladimir Putinit i hapet edhe një tjetër varr në Rusi!
Presidentit rus, Vladimir Putin i është krijuar edhe një tjetër varr, në qytetin e dytë më të madh në Rusi, Shën Petersburg, i cili njëherësh është vendi ku ka lindur presidenti rus.
Një grup i ashtuquajtur, Pyatnistsa (e premtë), ka postuar në rrjetin social, Telegram një fotografi, duke u tallur me varrin e Putinit me mbishkrimin, Një kufomë politike e Federatës Ruse.
Ende nuk është bërë e qartë se ku saktësisht është vendosur varri në Shën Petersburg.
Duket se është bërë traditë në Rusi që zhgënjimi të shprehet në këtë mënyrë për presidentin. Protestë e pafund. Shën Petersburg, 2019, ka shkruar ky grup në Telegram.
Kjo të paktën është hera e katërt brenda një muaji, prej kur kritikët e Putinit kanë protestuar kundër presidentit rus në këtë mënyrë.
Më 3 prill dy aktivistë të grupit, Agit Russia janë ndaluar në Shën Petersburg për krijimin të një varri afër një katedraleje në këtë qytet.
Mënyra të ngjashme për shprehje të pakënaqësisë janë bërë edhe në Moskë dhe në rajonin Tatarstan të Rusisë.
Agjencia Qendrore e Zbulimit, CIA, rikrijon në Tweeter operacionin që çoi në vrasjen e Bin Ladenit.
Njoftimet u pritën me mijëra reagime në median sociale, që nga mbështetja e deri tek kritikat tejet të ashpra. Operacioni mori miratimin e presidentit Obama në majin e vitit 2011. Në të u përfshin forcat speciale që u ulën me helikopterë në një kompleks në Abbottabad në Pakistan dhe më pas trupi i bin Ladenit u hodh në oqean..
Media sociale Twitter egziston që nga viti 2006, por CIA është relativisht e re në këtë medium me rreth dy vite.
1600 postimet e deritanishme të agjencisë sekrete në Twetter, zakonisht kanë përmbajtje historike, profile agjetësh të vrarë në krye të detyrës apo komete publike nga zyrtarët aktualë.
Por, në pesë vjetorin e aksionit kundër bin Ladenit, CIA njoftoi se do të rikrijonte aksionin, duke dhënë në kohë reale në Tweeter, detaje ashtu siç kishte ndodhur para 5 vjetësh, për 1.3 milion pasuesit e saj. Brenda gjashtë orësh, postimet në Tweeter shpalosën ngjarjet që përfundimisht i dhanë fund kërkimeve thuajse 10 vjeçare për njeriun më të kërkuar, organizata e të cilit vrau rreth 3 mijë njerëz me 11 shtator të vitit 2011.
Postimet në Tweeter flisnin për nisjen e helikopterëve nga një bazë në Afganistan, një foto të presidentit Obama me këshilltarët e tij që vëzhgonin situatën, bin Ladeni duke u vrarë, forcat speciale që largoheshin nga kompleksi dhe presidenti që merrte konfirmim për "mundësi të mëdha" se njeriu i vrarë ishte bin Laden.
Por, mes atyre që reaguan ndaj publikimit në Tweeter, kishte edhe kritikë të zëshëm. "Kjo është brutale. Ju lutem ndaloni këtë", shkruante përdoruesi @AlexBoardGames. "Është një gjë të vrasësh një armik sepse beson se është e nevojshme. Por të argëtohesh me të është diçka krejt tjetër."
Pamela Dayton (@pameladayton) e quajti përpjekjen e CIA-s "ngjitëse dhe nxitëse". "A nuk keni një punë të vërtetë për të bërë ? Apo po përpiqeni të nxisni ndonjë veprim të vogël anti-amerikan?", thoshte ajo.
Mes shqiptarëve të diasporës që kanë të drejtë vote në Kosovë, janë edhe familjet e këngëtareve shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa.
Dy vajzat të cilat u rritën në Mbretërinë Bashkuar ku edhe kanë një karrierë të zhvilluar. Duket se familjet e të dyjave janë të angazhuar që të votojnë përmes postës për “Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare 2021”.
Babai i Rita Orës, Besnik Sahatçiu-Ora, ai i cili përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka treguar se e ka kryer obligimin e tij qytetar përmes postës.
Ai u shfaq me një zarf, në të cilin ka të futur votat e familjes, në mbishkrimin e së cilës shkruajti: “Me fat Kosovë”.
Ndërkohë, një thirrje për të votuar muaj më parë e ka bërë edhe babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, i cili gjithashtu ka votuar përmes postës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të pranojë zarfet me votime që vijnë nga shqiptarët e Kosovës anë e mbanë globit.
Ismail Kadare, i vetmuari i kampit socialist
Nga Jason Goodwin
Të gjithë shkrimtarët janë të vetmuar, por Ismail Kadareja, ndoshta, më tepër se shumica e tyre, si shkrimtar i cili përdori një gjuhë të vogël, i detyruar që për shumë vjet idetë e tij t’i shprehte nën një diktaturë staliniste.
I vetmi njeri më i vetmuar se shkrimtari mund të jetë një diktator. Tiranët dhe sulltanët janë të vetmuar. Për të komunikuar me njëri-tjetrin, skllevërit e sulltanit në pallat, në Stamboll, përdornin një gjuhë të heshtur, ixarette (gjuhë shenjash), me qëllim që të mos molepsnin veshët e Padishahut me zërat e tyre të ashpër dhe shqetësimet e tyre të vogla e materiale. Pra, sulltani jetonte në mesin e njerëzve të tij në heshtje, duke ushtruar fuqinë e jetës ose vdekjes, duke drejtuar fatin, duke ndërhyrë në mënyra të vogla e të mëdha, siç bëjnë shkrimtarët brenda pallateve të tyre imagjinare.
Ndonjëherë dekretet dhe interesat e sulltanit patën prekur Shqipërinë, një vend malor i banuar nga një popull i lashtë, i cili flet një gjuhë ilire, që ishte e vjetër edhe kur Sokrati jetonte në Greqi. Pesha e fjalëve të sulltanit ra në mënyrë të shpërpjesëtuar mbi vendin e vogël, ku qëndresa ishte thuajse e kotë. Askush nuk mund t’i kundërvihej apo të kundërshtonte kënaqësinë e sulltanit, sepse rrezikonte vdekjen.
Por, megjithatë, shqiptarët gjetën mënyra për të përmbysur qëllimet e sundimtarëve të tyre. Sepse, nëse në shekullin XV osmanët i gllabëruan, pesëqind vjet më vonë shqiptarët kishin marrë në dorë administrimin e pjesës më të madhe të perandorisë, përfshirë Egjiptin.
Që në fillim, Kadareja hodhi poshtë kërkesën zyrtare për të shkruar romane të realizmit socialist dhe në vend të tij hodhi farën në terrenin e rrëshqitshëm, por pjellor, të mitit, alegorisë, aluzionit dhe historisë. Me botimin e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur, në vitin 1963, ai filloi të shkruante mbi një oficer italian, i cili erdhi në Shqipëri pas luftës për të mbledhur trupat e vdekur të njerëzve të tij. Vepra e tij përvijohet nga humori i hidhur, ironia e errët dhe fabulat e tij kanë një shije të çuditshme dhe të papritur, si vendi mbi të cilin shkruan. Ato lëvizin zigzag; merren seriozisht me shakatë dhe bëjnë shaka me gjërat serioze: ndonjëherë të çuditshme, shpesh të mbinatyrshme, por gjithmonë reale dhe madhështore. Kadareja është shprehur se ai synon të krijojë “një lloj sinteze të tragjedisë së madhe dhe groteske”, duke argumentuar se Shqipëria është pranë botës së Eskilit dhe origjinës së tragjedisë, ku vetë gjuha e saj ruan theksat e të parëve, si edhe përkushtimin e saj ndaj gjakmarrjes, kanunit arkaik, që rregullon ato dhe ritet tradicionale të dasmës. Kadareja e gjen frymëzimin e tij në grykat e thepisura të gjeografisë së Shqipërisë, në trajtat e rrudhosura të historisë së saj, në skutat e errëta të mitit dhe magjisë së tij. Ai gëzon emër në mbarë botën, por vepra e tij është tejet lokale, kurse interesat e tij universale. Kjo është arsyeja përse vepra e Kadaresë vazhdon dhe ndoshta, kjo bëri që si shkrimtar ai të mbijetonte.
Enver Hoxha, stalinisti që udhëhoqi Shqipërinë nga viti 1946 derisa vdiq dyzet vjet më vonë, e spastroi pareshtur shoqërinë e vet, shokët e shkollës dhe miqtë e tij, duke jetuar më gjatë se ata. Megjithatë, edhe pse Kadareja e vuri tiranin e madh në një roman, Hoxha nuk guxonte të shkatërronteshkrimtarin.
Ismail Kadareja ka lexues në tërë botën dhe ka fituar çmime të shumta për veprën e tij, përfshirë “Man Booker Prize”, “Prince of Asturias” për letërsinë dhe “Jerusalem Prize”; ai është kandiduar vazhdimisht për t’u bërë fitues i çmimit “Nobel”.
Bisedat e Alda Bardhylit me Ismail Kadarenë, të paraqitura në këtë libër, mbulojnë një gamë të madhe temash, personale dhe profesionale, përmes një zhbirimi magjepsës në jetën e një shkrimtari, i cili jetoi nën një regjim shtypës. Aty gjendet fëmijëria e tij në Gjirokastër dhe përpjekjet e tij të para “për t’u bërë shkrimtar”, pas një takimi mbresëlënës me Makbethin e Shekspirit. Ai flet për triumfet dhe zhgënjimet e para, të ndërthurura me historinë e dashurisë së parë të vërtetë, deri te liria relative e mendimit dhe veprimit që zbuloi në Shën Petersburg, në vitin 1958.
Letrat e dashurisë sollën romanin e tij të parë; Moska tjetrin; por tashmë Kadareja e kishte nisur lojën si macja me miun me regjimin shqiptar, që tek ai si shkrimtar la aq shumë gjurmë. Në këtë libër Kadareja flet shumë haptazi me Alda Bardhylin për marrëdhënien e tij komplekse dhe të rrezikshme me klanin Hoxha dhe sidomos me diktatorin Enver. Ai diskuton edhe mbi përpjekjet për t’u arratisur, mbi periudhën si deputet dhe shpresat e tij pas shembjes së regjimit komunist në vitin 1990.
Kjo është seria më e shtjelluar e bisedave të mbajtura me Ismail Kadarenë, një bisedë mes një shkrimtari të rëndësishëm shqiptar dhe një studiueseje të re shqiptare, mbi dashurinë, letërsinë dhe historinë e shekullit XX, që do të bëjë jehonë përtej kufijve të vetë Shqipërisë.
*Jason Goodwin është një nga emrat më të njohur të letërsisë së sotme britanike.
Pandemia/ Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi: Ja kur do shohim dritë në fund të tunelit
Prof.dr. Skënder Gjinushi shpjegon në “Top Talk” analizën që Akademia e Shkencave ka bërë për vijimësinë e pandemisë në vendin tonë.
Sipas studimit të Akademisë së Shkencave, në dhjetor, Tirana ka dalë në nivelin rreth 50% të popullsisë që ka kaluar Covid 19 ka arritur imunizimin.
Sipas Skënder Gjinushit, faza e parë e pandemisë ka kaluar dhe aktualisht ndodhemi në fazën e dytë. “Qoftë nga studiuesit pranë Akademisë, dhe pranë Ministrisë, fazën e parë e kanë parashikuar njëlloj. Për fazën e dytë mendohet se është bërë pjesa më e madhe e rrugës. Kur janë bërë mbi 40% e popullsisë në kontakt me koronavirusin në Tiranë, do të thotë që ka bërë goxha rrugë dhe pasojat nuk kanë qenë aq katastrofike si më parë. Meqë vdekshmëria nuk ka arritur shifra të frikshme, sidomos në Itali, në tërë Evropën Perëndimore ka tendencë uljeje. Vdekshmëria parashikohet të arrijë në nivelet 1, 2 për një mijë persona gjithsej”.
Gjinushi thotë se në këtë situatë ku ndodhemi shohim dritë në fund të tunelit. “Mund të themi që e kemi kaluar gjysmën e tunelin dhe po shohim dritë. Parashikimet që japin specialistët është që nga marsi fillon një ulje e ndjeshme e pandemisë”.
Kritikave se Akademia e shkencave nuk është treguar transparente me studimet që ka bërë për pandeminë në Shqipëri, Gjinushi i përgjigjet: “Jo se nuk është transparente por po punohet dhe do të bëhet transparente. Qëllimi ka qenë të kuptojmë prirjen e prekshmërisë reale dhe fitimit të antitrupave. Është një tregues shumë i rëndësishëm.
Imuniteti arrihet në mënyrë natyrale ose në mënyrë artificiale nëpërmjet vaksinës. Kjo ka shumë rëndësi, sa kohë të shtrihet vaksina, duhet ditur metoda e vaksinimit sepse nuk mund ta vaksinosh popullatën menjëherë. Nëse kuptoj kaq % e popullsisë e kanë arritur imunitetin, atëherë është e nevojshme për shembull të vaksinojmë dhe 20, 30% dhe pandemia të fillojë të marrë fund”.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...