Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që të ketë qenë objekt i shtypjes nacionale siç ishte populli shqiptar, i cili jeton në trojet e veta autoktone në Kosovë e gjetiu. Mjeti më drastik, përveç shtypjes, terrorit, dhunës, likuidimit fizik etj. ishte edhe spastrimi etnik i trojeve shqiptare dhe kolonizimi me elementin serb. Kështu, Kosova, edhe pse truall etnik i shqiptarëve, vazhdimisht u ballafaqua me pretendimet e pushtetit serb për kolonizim dhe kështu me dhunë të ndryshohet struktura e popullsisë që pastaj do të bënte sllavizimin dhe shkrirjen graduale të popullit autokton shqiptar. Serbia gjatë historisë shfrytëzoi të gjitha modelet e kolonizimit të trojeve shqiptare, e në veçanti të Kosovës, e cila është edhe objekt trajtimi në këtë punim.
|
TREVAT E KOSOVËS NË ANTIKË | |
---|---|
Treva e Kosovës është e banuar prej kohësh më të lashta. Shqiptarët janë pasardhës të fisit ilir, dardanëve. Dardanët ishin një nga fiset e mëdha ilire, që kanë jetuar në pjesën qendrore të Ballkanit. Zemrën e trojeve dardane e përbënte Kosova e sotme.
|
DEPËRTIMI I SLLAVËVE NË BALLKAN DHE VENDOSJA E TYRE NË TREVAT ILIRO-ARBËRORE | |
---|---|
Trevat iliro-arbërore të Kosovës, pas sundimit romak, përkatësisht bizantin, e pastaj një kohë edhe bullgar, kaluan nën sundimin e shtetit të Rashës në krye me Stefan Nemanjën (1165-1195), që e pushtoi pjesërisht edhe Kosovën. Pushtimi i plotë i Kosovës u bë më 1216. Bashkangjitja e Rrafshit të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, në administratën shtetërore të Rashës shënon fillimin e ekzistimit të etnikumit serb në këto vise.
|
KOSOVA GJATË SUNDIMIT OSMAN DHE PLANET SERBE PËR SERBIZIMIN E TROJEVE SHQIPTARE | |
---|---|
Pushtimi osman i trevave shqiptare, pas vitit 1389, megjithëse solli me vete ndryshime të rëndësishme në planin politik, ekonomik, shoqëror e ideologjik, nuk e ndryshoi në thelb fizionomin e strukturës etno-kulturore të nacionalitetit shqiptar në Kosovë dhe në Rrafshin e Dukagjinit. Vendosja e sundimit osman në Kosovë, shënoi një ndryshim rrënjësor në zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore të kësaj treve. U asgjësuan strukturat e pushtetit rasianë-serb dhe bashkë me to edhe pushteti ekonomik i feudalëve serbë dhe atij kishtar. Me vendosjen e sundimit osman në Kosovë, u shënuan ndryshime thelbësore edhe në jetën shoqërore. Kështu, gradualisht një pjesë e popullsisë shqiptare braktisi fenë e krishterë dhe përqafoi fenë islame. Një ndër faktorët, që e lehtësoi depërtimin e islamit në masën e popullsisë kosovare ishte prirja e saj për t’u larguar nga autoriteti fetar i kishës serbe. Ashtu si e gjithë popullsia shqiptare e islamizuar, edhe ajo e Kosovës, ndryshoi vetëm fenë, pa prekur qenien e vet etnike shqiptare.[4]
Çlirimi i viseve të Pashallëkut të Beogradit[10] dhe 6 nahijet[11] gjatë viteve 1800 e deri në vitet 1875 ishte e drejtë legjitime serbe. Mirëpo, në anën tjetër, ajo largoi popullatën joserbe nga ato treva. Kështu sipas një shënimi historiografik nga periudha 1800 e deri në vitin 1875 cek se qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e lartëpërmendura dhe nga Lugina e Moravës, siç thuhet aty, rreth 150.000 banorë shqiptarë.[12] Regjimet e dinastisë së Obrenoviqëve (1817-1903) vazhduan politikën terroriste shtetërore ndaj shqiptarëve e boshnjakëve e gjatë viteve ‘30 të shekullit XIX, me qëllim të spastrimit etnik. Në frymën e kësaj politike, qeveria e Principatës së Serbisë urdhëroi me 1832 që çdo shqiptari dhe boshnjaku, që kapet në territorin e Serbisë, t’i mëshohen nga 25 të rëna me shkop, ndërsa më 1834 urdhëroi që të përdoret ushtria për t’iu djegur fshatrat.[13]
Disa vendbanime, përbëheshin vetëm prej popullatës shqiptare, kurse te disa të tjera, ajo ishte e përzier me popullatën serbe (diç pak me atë çerkeze, etj.).
|
KOLONIZIMI I KOSOVËS 1912-1914 | |
---|---|
Politikën e spastrimit etnik dhe të kolonizimit të trevave shqiptare, Mbretëria Serbe dhe ajo Malazeze e vazhduan edhe pas pushtimit të Vilajetit të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare. Dihet se me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës të vitit 1912/13 këto vise mbetën padrejtësisht jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Ato iu nënshtruan spastrimit etnik dhe kolonizimit. Për këto qëllime qarqet politike serbo-malazeze shfrytëzuan përvojën e mëparshme, ushtruan terror e dhunë të pashembullt. Njësitë e ushtrisë, të policisë dhe “Narodna Odbrana” bënin gara kush do të likuidonte më shumë shqiptarë, kush do të rrënonte shtëpitë e tyre, do të plaçkiste ose t’i kthente ata përdhunisht në fenë ortodokse sllave. Dhuna e terrori u kthyen në metoda të preferuara për të frikësuar dhe detyruar shqiptarët të shpërnguleshin ose të zhvendoseshin në vende të tjera. Kjo fushatë u shoqërua me shpërnguljen masive, me grabitjen e pasurive dhe me djegien e fshatrave të tërë shqiptare, si dhe me kolonizimin e ardhacakëve serbo-malazezë.
Krahas metodave të gjenocidit, vrasjeve, djegieve, rrënimeve të vendbanimeve etj. shqiptare, filloi edhe procesi i serbizimit të trevave shqiptare të pushtuara dhe të robëruara, përkatësisht kolonizimi i trevave shqiptare me elementin serb e malazez. Çrrënjosja e autoktonëve shqiptarë dhe rrënjosja e ardhacakëve serbë, përbënte një proçes të gërshetuar, të organizuar e të drejtuar nga Beogradi. Proces i shpopullimit të shqiptarëve dhe popullimi me kolonë serbë e malazezë dhe proces i shpronësimit të shqiptarëve dhe pronësimit të kolonëve.
|
KOLONIZIMI I KOSOVËS ME ELEMENTIN SLLAV 1918-1941 | |
---|---|
Me ripushtimin e Kosovës, në vjeshtë të vitit 1918 dhe vendosjen e pushtetit serbo-malazez e vënien në funksion të aparatit të veçantë administrativo-politik, administrata shtetërore e ushtarake, krahas organizimit të operacioneve ndëshkimore, të dhunës, terrorit, vrasjeve, dënimeve të mëdha etj., në të njëjtën kohë filloi një presion politik për shkombëtarizimin e popullatës shqiptare me metoda të ndryshme. Qarqet drejtuese të Beogradit rifilluan politikën e vjetër shoveniste.[41]
|
Organet për zbatimin e kolonizimit dhe të reformës agrare | |
---|---|
Për realizimin e politikës kolonizuese agrare në Kosovë dhe viset tjera, organet e pushtetit të Mbretërisë SKS, përkatësiht jugosllave, në mënyrë të drejtëpërdrejt ose në ndonjë formë tjetër ishin të angazhuar për zatimin e reformës agrare. Formimi i organeve të tilla u bë në fillim të vitit 1919. Në fillim u nxorr dekreti i Dispozitave papraprake për përgatitjen e reformës agrare në Mbretërinë e re të SKS të 25.II 1919 (Sl. List Kraljevine SHS nr. 11/27.1919) dhe Urdhëresa e Këshillit Ministror të Mbretërisë së SKS, dt. 10.IX 1919, për aplikimin e pjesërishëm të Dispozitave praparke për përgatitjen e reformës agrare, qe e domosdoshme themelimi i organeve shtetërore, të cilat do të zbatonin reformën agrare dhe kolonizimin. Këto kompetenca dhe detyra iu caktuan ministrit për politikën sociale. Më ketë përpiqej të theksohej se reforma agrare kishte karakter social.
|
Qëllimi dhe masat për zbatimin e kolonizimit dhe reformës agrare | |
---|---|
Pushteti i Mbretërisë SKS, ndonëse kishte premtuar se do të respektonin të drejtat e shqiptarëve etnikë që jetonin në Jugosllavi, madje kishin nënshkruar edhe aktet ndërkombëtare të kohës, që përcaktonin të drejtat e pakicave kombëtare (Traktati i Sen Zhermenit, i unifikuar edhe nga Lidhja e Kombeve), këto qarqe, menjëherë pasi vendosën administratën e tyre ushtarako-policore dhe civile, rifilluan terrorin e praktikuar në vitet 1912-1915. Kështu sipas një statistike, që u botua më vonë, trupat serbe vetëm gjatë janarit dhe shkurtit të vitit 1919 kishin vrarë 6.040 veta, kishin rrënuar 3.873 shtëpi.[43] Qeveria shqiptare e informon Lidhjen e Kombeve në prillin e vitit 1921 se në Kosovë ishin vrarë 2.000 shqiptarë, që nga fillimi i po atij viti; kurse katër muaj më vonë, kreu i Bashkësisë Islame në Bosnje, Reis ul-ulema Çausheviq, i tha një diplomati se që nga nëntori i vitit 1918, në rrethin e Prishtinës ishin vrarë 5.000 veta. Sa për shifrat e përgjithshme, një dokument i hartuar nga Komiteti i Kosovës, më 1921, llogariste se deri atëherë ishin vrarë 12.371 veta, ishin burgosur 22.110 veta dhe ishin djegur përafërsisht 6.000 shtëpi.[44] Një ndër metodat e spastrimit etnik, shkombëtarizimit dhe sllavizimit të Kosovës, ishte edhe kolonizimi i Kosovës me elementin sllav dhe shpërngulja e shqiptarëve nga vendlindja e tyre. Kolonizimi si metodë përfide filloi të mistifikohet dhe të kamuflohet me zbatimin e njërës nga metodat borgjeze me reformë agrare, e cila propagandohej si masë përparimtare e që në të vërtetë fsheh qëllimin e borgjezisë serbomadhe - kolonizimin e Kosovës dhe shkombëtarizimin e popullsisë shqiptare, e cila ishte në shumicë absolute. Pra, borgjezia bënte përpjekje që ta rrallojë sa më tepër popullsinë shqiptare, sidomos në ato treva ku shqiptarët jetonin në numër të madh dhe Kosova ishte rajoni me popullsi më të dendur në tërë Jugosllavinë. Ekzistonte një program i gjerë i kolonizimit, i vendosjes së folësve të sllavishtes në viset e banuara me shqiptarë. Në Kosovë për shkak të konfiguracionit të papërshtatshëm të terrenit dhe nivelit të ulët të forcave prodhuese në bujqësi, tokë të punueshme ka pasur relativisht pak. Në ato sipërfaqe ekzistunte dendësi e madhe e popullssë, e cila gjitnjë rritej për arsye të shtimit të madh natyror, sidomos të popullsisë shqiptare. Sipas shënimeve statistikore ishte shumë e lartë rritja e popullsisë që merrej me bujqësi. Në siperfaqet bujqësore nga viti në vit rritej gjithnjë numri i njerëzve, të cilët jetonin nga bujqësia. Kështu dendësia në Kosovë vende-vende ishte prej 200-300 banorë në një kilometer katror, ndërsa në Vojvodinë në po kaq sipërfaqe bujqësore ishin 80 banorë. Gjendja më e keqe ishte nse merrej parasysh sasia e tokës së punueshme, sepse në Serbi në 100 ha tokë të punueshme vitin 71,1 banorë, në Vojvodidnë 175 banorë, dërsa në Kosovë 228 banorë. Qëllimi i borgjezisë serbe në të vërtetë ishte që nën parullën e reformës agrare të zbatojë kolonizimin e Kosovës me elementin sllav të ardhur nga viset e ndryshme të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, përkatësisht jugosllave dhe nga disa shtete të jashtme. Pra, në funksion të kolonizimit të tillë u vu edhe e ashtuquajtura reformë agrare. Kolonizimi dhe reforma agrare në Kosovë kanë pasur qëllim kryesisht nacional-politik dhe karakter eksploatues. Qëllimi kryesor i kolonizimit ishte thyerja e kompaktësisë nacionale të popullsisë shqiptare dhe ndërrimi i strukturës nacionale në dëm të shqiptarëve. Veçanërisht, synimi ishte që të kolonizohej dhe të forcohej elementi kolonist në pjesët rreth kufirit me Shqipërinë, sepse mendonin se me atë kufiri do të jetë më i sigurtë dhe do të ndërpritet vazhdimësia e popullatës autoktone shqiptare nga territori i Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, siç thuhej në dokumente me qëllim sigurimi dhe në përputhje me planin e tyre strategjik. Përkitazi me këtë dr. Hinko Krizman, deputet dhe ministër, në fjalimin e tij në Kongresin e Partisë Demokratike të Pavarur në Beograd, më 6.12.1925, ndër të tjera, thekson se kolonizimi është kërkesë e mbrojtjes popullore, forcim i popullatës nacionale në kufijt, në veri dhe në jug.[45] Përveç kësaj, ajo politikë bënte përpjekje që ta rrallojë sa më tepër popullsinë shqiptare dhe në ato treva homogjene dhe vendbanime të banuara plotësisht me popullatë shqiptare të vendoste kolonë, pra në ato krahina, ku shqiptarët jetonin në numër të madh, si dhe synohej të kolonizohen ato treva të pastra etnike shqiptare siç ishin: Drenica, Llapi, Llapusha, pjesë të Rrafshit të Dukagjinit, të Kosovës etj, dhe të thyhej homogjeniteti nacional i atyre vendbanimeve e trevave në fjalë. Sepse siç dihet në trevën e Llapit para pushtimit serb në vitin 1912 nuk kishte asnjë banorë serbë, në komunën e sotme të Deçanit serb kishte vetëm në manastirin e Deçanit dhe disa në fshatin Lloqan që prejardhjen e tyre duhet studjuar, në qytetit e Gjakovës kishte disa familje të pakta serbe, në komunën e sotme të Malishevës serbë kishte vetëm në fshatin Kijevë dhe Mleqan, treva e Drenicës sidomos asaj jugore nuk kishte fare serbë dhe kështu me radhë.
Me procesin e zbatimit të kolonizimit agrar në Kosovë, suksesivisht krijoheshin vendbanime të reja kolonësh. Pushteti kishte për qëllim që të vendoste kolonë në ato treva e vendbanime të banuara plotësisht me popullatë shqiptare në mënyrë që të zbërthejë, të shkatërrojë homogjenitetin nacional shqiptar të atyre vendbanimeve dhe të sendërtojë qëllimin nacional të kolonizimit. Posaçërisht synohej që të bëhej pastrimi etnik i popullatës shqiptare, sidomos përreth kufirit me Shqipërinë dhe në këto pjesë të vendosë kolonët dhe të ngriten vendbanime kolonësh. Kjo kishte për qëllim të formohet një tampon zonë, të ndërpritet lidhja ekzistuese organike territoriale, kombëtare, kulturore, familjare e shpirtërore e popullsisë shqiptare. Në zbatimin e politikës së kolonizimit të Kosovës, përkatësisht ngritjes së vendbanimeve të reja kolone, organet agrare kishin parasysh eksklusivisht interesat nacionalo-politike e shtetërore, duke lënë anash faktin se krijimi dhe zhvillimi i vendbanimeve të reja duhet të ketë qëllim të zhvillimit të natyrës ekonomike dhe sociale.
|
Disa dokumente arkivore që dëshmojnë kolonizimin e Kosovës | |
---|---|
Përkitazi me kolonizimin e Kosovës me elementin sllav dhe shpërnguljen e shqiptarëve jashtë vendlindjes së tyre, ekzistojnë dokumente të shumta arkivore, të cilat e dëshmojnë këtë. Këto dokumente sot ruhen në arkiva të ndryshme në Beograd, Tiranë, Londër, Prishtinë, Stamboll, Shkup, Vjenë, Romë etj.
Kryepeshkop i Shkupit, nga Prizreni më 29 gusht 1919 i shkruan Eminencës T. ztr. G. M. Kardinal Von Rossum, Prefekt i Kongregacionit të Shenjtë, De Propoganda Fide, Romë, në mes tjerash edhe këtë: “..... E ndërsa serbëve (qeveria) u jep armë e municion, muhamedanët dhe katolikët arbnor i torturojnë për t’u nxjerrë ato armë që nuk i kanë....”.[54]
Qëllimi i qarqeve sunduese, sidomos atyre policore, ishte që në radhë të parë t’i detyrojë që të shpërngulen personat e fshatit me autoritet, të pasurit, paria e fshatit, sidomos poseduesit e tapisë, sepse pas tyre do të shkonin të tjerët. Ndërsa, në shkresën tjetër rez.gj.o.nr.3550/1938 që i shkruan Ministrit të ushtrisë dhe marinës thekson: Nevoja per krijimin e garnizoneve të reja në Rahovec, Suharekë, Podjevë, Vushtrri, Gjilan si mbështetje për shkatërrimin e masave kompakte shqiptare dhe sigurimin e kolonizimit në këto vise. Dihet se ekziston Konventa sipas së cilës një numër i madh i familjeve, të cilat nuk i takojnë popullatës serbe do të shpërngulen para së gjithash nga zona kufitare në largësi që kap 50 km. Pastaj, në mes tjerash paraqet edhe këtë: “Për pushtimin definitiv të këtyre viseve në aspektin nacional është e nevojshme, siç u tha nga paraqitja e mëparshme, kolonizimi sa më i afërt i elementit tonë të shëndoshë pranë shpërnguljes së shkallëshkallshme të popullatës shqiptare. Nëse ky kolonizim nuk zbatohet në kohë sa më të shkurtër dhe në mënyrë sa më racionale, ekziston rreziku, që ajo në një kohë të ardhshme për shkak të shtimit të madh vjetor të elementit shqiptar do të bëhet e pamundshme. Kolonizimi efikas në vendbanimet e pastra shqiptare mund të mbështetet vetëm në garnizonet e propozuara të formuara në Territorin e Divizionit të Kosovës”.[62]
Dëshmi të shumta ndriçojnë se toka u merrej në tërësi familjeve shqiptare bujqësore, e u jepej atyre, që nuk merren me bujqësi. P.sh në një raport të Konsullit të Përgjithshëm të Mbretërisë Shqiptare në Shkup, nr. 320.C.III, datë 8.VIII.1930 thuhet: është marrë toka e Sokol Hajdarit nga Janoshi i Gjakovës, i cili ka mbetur në rrugë me 30 anëtarë të familjes dhe i është dhënë sekretarit të Bashkësisë së Gjakovës, malazezit Jovo Joksiq. Është marrë toka nga disa fshatarë të fshatit Nec të Gjakovës dhe i është dhënë anëtarit të bashkësisë Boko Tomoviq dhe drejtorit të shkollës fillore në Gjakovë Vojiq Tomoviq. Këta tokën në fjalë, e përdorin si çiflig dhe të zotët e tokës - shqiptarët i përdorin si bujq. Marrja e tokës edhe të familjeve të tjera si në Cërmjan, Bec etj.[80] Në një analizë të K. Kërstiqit, shef i Zyrës së Mbretit, drejtuar Drejtoratit suprem të reformës agrare në Shkup me 23. janar 1932, në mes tjerash përkitazi me marrjen e tokës thotë: Ajo është bërë ashtu që shqiptaret autoktonë për shkak të mosinformimit se toka i është marrë, e ka mbjellë dhe ka përjetuar që koloni t’i thotë: Ndalu, kjo është e imja”. Ose e ka thirrë pushteti agrar dhe i ka thënë: “Dëgjo, ti, atë dhe atë arë e ke mbjellë në këtë vit, t’i për atë ke me paguar qiranë”. Ekziston tokë pjellore, ku koloni nuk ka ardhur; atë tokë pushteti agrar e ka dhënë me qira dhe e kanë marrë atë; ka edhe tokë të pambjellë as nga shqiptarët e as nga kolonët, të cilët nuk kanë ardhur, kështu ajo ka mbetur djerrinë, e papunuar. Rastet në komunën e Vogovës dhe të Ponoshecit, ku vendësit e tërë fshatrave kanë mbetur pa asnjë hektar tokë. Rasti i Abdyl Tahirit nga Vogova, i cili ka 79 anëtarë të familjes dhe ka mbetur pa kurrfarë prone për jetesë. Ka raste, që vetë kolonët kanë treguar, që të gjitha familjet rreth shtëpisë i është marrë toka, kështu që tani për të hyrë në shtëpi duhej të kalonte nëpër pronën e kolonit.[81] Në një raport nr. 57, datë 25.VII 1940, në mes tjerash thuhet se - shqiptarët nuk do të ankoheshin nëse u lehej 40 ari për anëtarë të familjes, por që ajo tokë të jetë e punueshme, e jo rrah dhe pyll.[82]
3. T’i bëhen lehtësime popullsisë, e cila shpërngulet, si transporti, dhënia e pasaportave pa pagesë, lirimi nga taksat, rekrutimi;
Ankesat dhe memorandumet e Hasan Prishtinës, pushteti jugosllav i ka përcjellë përherë, është munduar t’i mohojë të dhënat e vërteta, pra ka përdorur kontrapropagandën.
|
PLANET SERBE PËR SPASTRIMIN ETNIK DHE KOLONIZIMIN E KOSOVËS GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE | |
---|---|
Fillimi i Luftës së Dytë Botërore e ndërpreu procesin e kolonizimit të Kosovës me elementin sllav. Pas hyrjes së ushtrive gjermane e italiane, nga frika e hakmarrjes, në gjysmën e dytë të prillit të vitit 1941, pasoi ikja e kolonëve serbë, malazez e të tjerë nga Kosova. Një numër i tyre u vendos në vendbanimet kompakte serbe e malazeze, e kishte edhe që kishin mbetur në vendbanime të tyre, përkundër të gjitha të këqiave të bëra ishin mbrojtur nga popullata vendase shqiptare.
Ndërkaq, me ligjin mbi kolonizimin e brendshëm duhet të parashihet që shqiptarët, për shkaqe strategjike të transferohen në Srem, në Shumadi dhe në trevat e tjera, ku do të jenë të parrezikshëm dhe me kohë do të asimilohen.[109]
|
KOLONIZIMI SLLAV GJATË JUGOSLLAVISË SOCIALISTE Planet për zbatimin e kolonizimit | |
---|---|
Qëndrimi i Serbisë ndaj kolonizimit të Kosovës dhe ndërrimit të strukturës etnike të saj nuk ndryshoi as pas dëbimit të pushtuesve gjermanë. Për zbatimin e projekteve të njohura antishqiptare, udhëheqja jugosllave përdori po ato mjete dhe metoda, që ishin përdorur edhe përpara luftës. Ndryshonin vetëm pretekstet. Përpara vitit 1941, shqiptarët u trajtuan si të huaj e të rrezikshëm për ekzistencën e shtetit jugosllav. Pas luftës kjo politikë e këto masa u justifikuan e u paraqitën si veprime që drejtoheshin kundër “shqiptarëve reaksionarë”, kundërrevolucionar”, “bashkëpunëtorë të okupatorit” e “banditë” etj.
V. Çubrilloviqi, para udhëheqjes më të lartë të LNÇJ e të UNÇJ, i propozon shpërnguljen masive të miliona njerëzve, sepse, sipas tij, “zgjidhja e vetme dhe e drejtë e kësaj çështjeje është shpërngulja e këtyre pakicave”. Mbështetje dhe shembull për një veprim të tillë ai merrte veprimet e Rajhut të Tretë dhe dëbimet e kolonizimet e shumë popujve në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet tjera evropiane. Autori i projektit parashihte edhe hollësi për realizimin e këtij projekti. Për sendërtimin e projektit, V. Çubrilloviqi parashihte edhe kohën, mjetet dhe mënyrat e veprimit. Sipas tij, koha më e përshtatshme për shpërnguljen efikase ishte lufta, pra shpërngulja më e suksesshme ishte shfarosja fizike dhe e plotë e njerëzve. Rol vendimtar, sipas Çubrilloviqit, kishte ushtria, prandaj ai propozonte që në Shtabin e UNÇJ të formohej një seksion i posaçëm për këtë çështje. Në rast se nuk arrihej shfarosja e plotë fizike, ai parashihte edhe masa tjera, siç ishte mohimi i të gjitha të drejtave, krijimi i kampeve të përqendrimit, plaçkitja e pronave, shfarosja e intelegjencies dhe e shtresave të pasura shoqërore dhe pastaj kolonizimi i menjëhershëm i viseve me elementin sllav.[118] Për këtë qëllim, ai propozonte formimin e një ministrie të veçantë, apo së paku, një komisariat në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë. Pastaj, që bartësit kryesorë të misionit të bëheshin këshillat nacionalçlirimtare, prej instancave më të ulëta deri tek ato më të larta, ndërsa kolonët të zgjidheshin nga radhët e luftëtarëve më të dëshmuar dhe, sipas mundësive, serbë e malazezë që më parë nuk ishin kolonizuar. Për bartësit e këtij misioni, sipas tij, duheshin siguruar rroga të larta, poste dhe status më të privilegjuar në shoqëri.
Me planin terrorist të Çubrilloviçit parashihej amnestia e përgjithshme e çetnikëve, që u bë nga Kryesia e AVNOJ-it më 21.XI.1944. Pas amnestisë, formacione të tëra çetnikësh u transferuan në Kosovë për të realizuar planin e Çubrilloviqit. Për t’i pasur duart të lira në zbatimin e terrorit dhe të gjenocidit mbi popullin shqiptar, udhëheqja jugosllave mobilizoi me dhunë forcën më vitale të shqiptarëve. Shqiptarët e moshës madhore u mobilizuan me dhunë në formacionet ushtarake dhe u dërguan në Srem të Vojvodinës, në Bosnje e në Kroaci. Të rinjtë shqiptarë u nisën në front pa armë. Në rrugë për në Tivar u vranë me dhjetëra shqiptarë të mobilizuar në Ushtrinë Jugosllave, kurse në Tivar të Malit të Zi vetëm brenda një nate u vranë dhe u masakruan nga trupat përcjellëse serbe rreth 1500 shqiptarë të mobilizuar.[120] Si rrallë ndonjëherë në histori, vetë komandantët, pa asnjë shkas, kishin urdhëruar të hapet zjarr ndaj ushtarëve të tyre - vetëm pse ishin shqiptarë. E vrasja e të rinjve shqiptarë të mobilizuar vazhdoi edhe më tej në “udhëtimin” e tyre në “front”, kështu që as sot e kësaj dite nuk dihet numri i saktë i atyre që janë ekzekutuar nga ushtria jugosllave ose që vërtet janë vrarë si “mish për topa” në ndonjë front. Sepse, ishte ky edhe motiv për ndjelljen e frikës e të pasigurisë në tërë popullsinë shqiptare, që kishte mbetur në Jugosllavi.
Edhe pse Jugosllavia në mënyrë publike pas vitit 1944 ishte deklaruar për “barazi të përgjithshme dhe lirinë e të gjithë qytetarëve”, politika serbomadhe ka shkuar disa hapa më tutje në aspektin e programimit të shfarosjes së popullit shqiptarë. Një program të ri të tillë kundër shqiptarëve me titull “Tajni cirkular za istrebljavanje svih albanaca Kosova 5.II.1945” (Qarkorja serkete për shfarosjen e tërë shqiptarëve të Kosovës më 5.II 1945), e kishte shkruar një mësues nga Vushtrria. Edhe ky program, sikurse të tjerët nuk kishte risi në aspektin e metodave dhe mënyës së shfarosjes së shqiptarëve, nga programet tjera.[122] Para ardhjes së njësive ushtarake nga territoret fqinje, hakmarrjen e kishte filluar OZN-a, si dhe disa njësi kosovare nën komanden e komunistëve serbë e malazez. OZN-a filloi me likuidimin e njerëzve që gëzonin autoritet të cilët nuk ishin nën armë, por ishin njerëz kryesisht të nderuar. Kjo bëhej me qëllim të lënies së popullit shqiptarë pa njerëz që mund t’i pritnin atij. Njerëzit merreshin nga shtëpia, kryesisht natën, dhe dërgoheshin në burgje dhe atje pas “marrjes në pyetje” vriteshin të shumtën e herës me armë të ftohta. Familjeve të të vrarëve nuk u kumtohej asnjëherë për fatin e tyre dhe as që u dihen varret e sot e kësaj dite. Me ligjin për amnistinë, të datës 20 tetor 1944, pjesëmarrësitë e njësive çetnike të Drazha Mihajloviq, kriminelët e të gjitha ngjyrave, jo vetëm që u amnistuan, por atyre u jepej edhe mundësia për t’u futur në aradha partizane, dhe ashtu si më parë me kokardën çetnike, tani me yllin pesëcepësh të vrisnin “kundërevolucionarët shqiptarë”.[123]
Çështjen e rikolonizimit dhe kinse të reformës agrare në Kosovë në muajt e parë të vitit 1945, Serbia nuk e aktualizoi, përkundrazi Drejtoria e Punëve të Brendshme të Jugosllavisë Fedrative Demokratike me vendimin e datës 5 mars 1945, përkohësisht ua ndalonte kthyerjen e kolonëve në vendet e vendosura gjatë periudhës ndërmjet dy luftërave botërore.[128] Kjo e bëri atë, jo pse ajo nga ky synim kishte hequr dorë, por nga se në këtë kohë në Kosovë zhvilloheshin luftëra të rrepta, sepse shqiptarët nuk pajtoheshin me ripushtimin dhe ngase pozita e Kosovës ende nuk ishte e qartë. Mirëpo, edhe përkundër kësaj ishte marrë Direktiva e Politbyros së KQ PKJ e datës 1 prill 1945 për kthyerjen e të gjithë kolonëve në Kosovë (përkundër qëndrimit të 5 marsit 1945). Pasi kundërvënia e shqiptarëve u shua me gjak dhe deri diku u ndriçua pozita e Kosovës, çështja e kolonizimit të Kosovës në mbledhjen prej 6-8 shtatorit 1945 të Këshillit agrar u fut në procedurë të shpejtuar, duke sqaruar se Kosova futet në kuotën e Serbisë dhe se në këtë krahinë me kolonizim e reformë agrare do të përfshihen 28.750 hektarë ose 50.000 jutë.[129] Po në këtë mbledhje u miratua Ligji për revizionin e reformës agrare për Maqedoni dhe Kosovë e Metohi.[130] Në kohën kur në qarqet jugosllave heshtej çështja e reformës agrare dhe e kolonizimit, në Kosovë dhe në Serbi zhvillohej veprimtaria e madhe e përgatitjeve për kolonizimin e serishëm të Kosovës. Këtë konstatim e vërtetojnë depeshat e shumta të kolonëve dhe autoriteteve serbe, që ua dërguan Këshillit Agrar me kërkesa që edhe në këtë krahinë të fillojë kolonizimi dhe reforma agrare, të cilat u shqyrtuan në mbledhjen e 5 tetorit të vitit 1945. Po të kësaj fryme ishin vendimet e Këshillit Agrar të mbedhjes së tij më 16 tetor 1945. Në këtë mbledhje, veç të tjerash, u vendos që kolonët serbo-malazezë të vendosur në Vojvodinë të kthehen në Kosovë, ndërsa “kolonët” e Shqipërisë sa më parë të shpërngulën nga Kosova. Veprimtaria e organizuar mirë në Kosovë për kolonizimin e saj u hetua edhe në Këshillin Agrar të Ministrisë së Kolonizimit. Në mbledhjen e këtij këshilli me 7 dhjetor 1945, veç të tjerash, u trajtua çështja e zbatimit të Ligjit të revizionit dhe të ndarjes së tokave në Kosovë dhe për referim sa më të shpejtë u autorizua njëri nga ministrat e kësaj ministrie. Veç kësaj për sendërtimin e këtij qëllimi ky këshill, në mbledhjen e njëjtë, kolonëve të Kosovës ua ndau 5.000.000 dinarë, që për atë kohë paraqiste një shumë të madhe të hollash.[131]
Duke u bazuar në shënimet statistikore, gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë kishin mbetur 3.150 familje të cilat ishin kolonizua në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore. Ishte e dukshme edhe dukuria e kthimit të kolonëve para fundit të kësaj lufte (5.545 familje), përkrah numrit të madh të kolonëve që u shpërngulën nga Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore (7.397 familje). Mjaft kolonë, edhe pse nga Komisioni revizor fituan vendimet e rikolonizimit, nuk u kthyen në Kosovë deri me 11 korrik 1947 (2.471 familje të kolonizuara). Kolonët e tillë, kishin vendosur të jetonin në Vojvodinë apo gjetkë, ku perspektiva e jetës së tyre ishte më e dukshme. Duhet shtuar se në katër rrethet e Kosovës (Pejë, Vushtrri, Llap dhe Gjilan) deri në kohën e përmendur u kthyen më shumë kolonë sesa ishin shpërngulur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Marrë në përgjithësi nga të gjithë kolonët e shpërngulur gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk u kthyen sërish në Kosovë më tepër se 1.500 familje apo afër 7.500 veta, nëse supozohet se çdo familje në këtë kohë kishte nga pesë anëtarë.[133] Në Arkivin e Kosovës ka ekzistuar fondi i Revizionit të reformës agrare, mirëpo pushteteti serb gjatë kohës së masave të dhunëshme në Arkivin e Kosovës edhe këtë fond dhe shumë dokumentet rreth konfisikimit, eksproprijimeve etj. të pronave i ka marrë dhe dërguar në Serbi me qëllim që të humbën gjurmët e pronësisë, të bëhen falsifikime dhe që pronarët e vërtetë mos të mund t’i realizonin të drejtat e tyre pronësoro-juridike.
Me rëndësi është të përmendet se në këtë kohë shumë fshatarëve shqiptarë iu kshin konfiskuar edhe pronat me arsyetim se nuk paguanin të ashtuqujturën “tepricat” e prodhimeve bujqësore të cilat nuk ishin në gjendje t’I siguronin, si p.sh. të prodhimeve bujqësore, blegtorale etj.
Për nevoja të ndryshme bëhej edhe eksproprijimi i pronave private të bazuar në Ligjin themelor mbi eksproprijimin.[148] Sa i përket ardacionin e pronave është pruar Dekretligji mbi arondacionin e tokës ekonomike bujqësore.[149] Ky ndërrim i pronave është bërë në formë jo reale. Shpesh merrej prona e cilësisë së lartë dhe ipej prona e cilësisë shumë më të ultë.
|
Presionet për shpërngulje të shqiptarëve | |
---|---|
Duke mos pasur mundësi realizimi të plotë të projektit të Çubrilloviqit dhe të projekteve të tjera, pas Luftës së Dytë Botërore, pushteti serb e vijoi zbatimin e fazave të mëtejshme të dhunës e të terrorit ndaj shqiptarëve, të shpërnguljes së tyre nga atdheu dhe kolonizimin me elementin serb në Kosovë. Edhe pse Jugosllavia në mënyrë publike pas vitit 1944 ishte deklaruar për “barazi të përgjithshme dhe lirinë e të gjithë qytetarëve”, politika serbomadhe ka shkuar disa hapa më tutje në aspektin e programimit të shfarosjes së popullit shqiptarë.
Në anën tjetër në Kosovë vinin një numër i madh i serbëve dhe malazezëve si nga territoret e afërta, ashtu edhe nga ato të largëta të Sërbisë dhe të Malit të Zi, si kuadro dhe me familje. Punësohen kryesisht në organizatat dhe institucionet shtetërore, shoqërore, kulturore etj. Vlerësohet se në Kosovë prej vitit 1945 deri me 1965 janë vendosur 12.300 familje sllave, ose rreth 64.000 persona me prejardhje sllave.[155]
Pas vitit 1966, e posaçërisht pas nxjerrjes së Kushtetutës të vitit 1974, serbët e malazezët, duke i humbur privilegjet dhe duke mos e duruar barazinë e shqiptarëve me ta, një numër i tyre, sidomos ai me origjinë kolonizuese kthehen në vatrat e para të saj si dhe në viset më të zhvilluara të ish Jugosllavisë. Ata pasurinë, tokën, banesën e tjerë të marrë falas në Kosovë e shiste me çmime të larta dhe me ato mjete blenin tokë, shtëpi, objekte ekonomike dhe gjëra të tjera në viset e Serbisë, në krahasim me Kosovën me çmime shumë më të ulta, kështu që i mbeteshin mjete të bollshme edhe për kursim. Shpërnguljen e këtillë ekonomike të serbëve e malazezëve, qarqet politike shtetërore të Serbisë dhe disa edhe të Jugosllavisë e shfrytëzonin si presion të mëtejmë ndaj shqiptarëve. “Presioni” mbi serbët dhe malazezët ishte floskulë politike dhe shpifje. Gjendja faktike nuk përkon me kualifikimet se serbët dhe malazezët po shpërngulën nga Kosova për shkak të “presioneve”, “diskriminimit”, “terrorit”, “gjenocidit” etj. nga ana e shqiptarëve. “Presioni” i shqiptarëve mbi serbët dhe malazezët ishte një shpifije e rëndë dhe mbi këtë konstruksion u krijua një klimë dhe një strategji antikosovare dhe antishqiptare pothuajse në tërë Jugosllavinë. Sipas burimeve serbe prej vitit 1967-1980 nga Kosova u shpërngulën 57.118 serbë e malazezë.[156] Duhet theksuar se popullata shqiptare e Kosovës që nga vitit 1968 e deri në vitin 1981 përjetoi deridiku një transformim në aspektin arsimor, kulturor, shkencor, ekonomik etj. Ajo ishte njëfarë pauze në valën e shpërnguljeve dhe u bë për të evituar ndonjë situatë shpërthyese në Jugosllavi dhe për të vendosur njëfarë ekuilibri politiko-etnik në federatë, me shpresën që ajo të mos shpërbëhej në të ardhmen. |
Planet e reja dhe veprimet për rikolonizimin e Kosovës me popullatë serbo-malazeze | |
---|---|
Në kushtet e krijuara, shumë të rënda dhe me pasoja të mëdha të asaj kohe, populli shqiptarë i kësaj treve përherë i doli zot vetës, kurrë nuk u pajtua me këtë gjendje të krijuar nën sundimin serbo-jugosllav. Gjatë gjithë periudhës së ashtuquajturës Jugosllavi “socialiste”, format e veprimit për Kosovën e pavarur dhe demokratike ishin konspirative dhe të udhëhequra nga truri i kombit. Populli vazhdonte përherë përpjekjet për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Në vitin 1968, rinia studentore e Kosovës, organizoi demonstrata masovike me kërkesën kryesore për Republikën e Kosovës.
Militarizmi i Kosovës zë fill qysh në fillimin e viteve të tetëdhjet të shekullit të kaluar, sidomos pas demonstratave të rinisë, të studentëve, të punëtorëve e të tjerëve në Kosovë. Sipas disa dëshmitarve, në listën e të burgosurve të Sigurimit të Brendshëm, si organizatorë dhe pjesëmarrës të demonstratave të vitit 1981, janë përfshirë rreth 600 persona. Pushteti serb filloi aktivizimin e planeve të veta hegjemoniste të njohura më parë. Me metoda të ndryshme perfide mundohej edhe të pengonte zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të arriturat tjera. Kështu, gjatë viteve të nëntëdhjeta, krahas shtimit të masave represive ndaj popullsisë shqiptare, pushteti serb vazhdimisht shton numrin e forcave policore dhe ushtarake në Kosovë. Në shumicën e udhëkryeqeve ishin vendosur punkte të policisë serbe, ku maltretohej dhe terrorizohej popullsia shqiptare.
Që edhe një fakt bindës i cili flet për pozitën e prvilegjuar të serbëve dhe të malazezëve në Kosovë. Këtë e tregon shkalla e urbanizimit të tyre e cila është e pakrahasueshme e madhe te ta se sa të shqiptarët, sepse sipas regjistrimit të vitit 1981, mbi 38% të serbëve dhe 70% të malazezëve jetojnë në qytete, ndërsa gjithsejtë 28,9% të shqiptarëve. Përveç kësaj, vetëm në Prishtinë në banesat shoqërore jetojnë 84,7% malazezë dhe 70,3% serbë, por vetëm 26,9% shqiptarë. Pas suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, Serbia ka ndërmarrë disa masa që bënë të mvarur nga ajo tërë ekonominë e kësaj Krahine, duke e arsyetuar këtë me dofarë integrime dhe bashkësinë në kuadër të Republikës. Kështu është rasti e Elektroekonominë e Kosovës, Kombinatin Ndërtimor “Ramiz Sadiku” nga Prishtina, me Trepçën etj. …… Në vend që të merren masa për përmirësimin e kësaj politike drastike të palës të rrezikuar, familjeve shqiptare, veprohet në të kundërten: gadi të gjitha objektet industriale ndërtohen në mjediset dhe vendbanimet serbe, në të cilat ekskluzivisht punojnë serbët dhe malazezët. Ato janë ndërmarrje të pastra etnike. , si dhe në disa vendbanime në të cilat pushteti me bulduzher rrënojnë shtëpitë e shqiptarëve të pakët në fshatra (si p.sh. rasti në Bresje te Prishtina), ndërsa nga disa shkolla të përzira dëbohen nxënësitë e nacionalitetit shqiptarë (Prilluzhja të Vushrrria) në mënyrë që shkollat të mbetën plotësisht serbe. Mirëpo, politika dhe propaganda serbe i padisinë shqiptarët se ata po dëshirojnë vendbanime dhe Kosovën e pastër, që në esencë është e kundërta. Në komunën e posathemeluar Zubin Potoku, e cila i ka 6.000 banorë, kryesisht të nacionalitetit serb, janë ndërtuar disa objekte industriale, sikurse edhe në komunën serbe Leposaviq, ashtu edhe në Siriniq etj., ndërsa në komunën e Malishevës, me 43.000 banorë kryesisht të nacionalitetit shqiptarë, nuk ekziston asnjë objekt industrial, ku janë të punësuar gjithsej 1.000 njerëz. Madje, këtu është ndërtuar ndërtesa moderne e stacionit të policisë. Për realizimin e kësaj politike ekonomike dhe pabarazisë nacionale shfrytëzohen edhe mjetet e Fondit fedrativ për trevat e pazhvilluara, nga të cilat pushteti fedrativ ka lejuar ndërtimin e 2.000 banesave dhe blerjen e 700 pllaceve për serbe dhe malazez të cilët do të vijnë të jetojnë dhe të punojnë në Kosovë. Në një anë nxitet ardhja dhe punësimi edhe i atyre të cilët kurr nuk kanë jetuar në Kosovë, ndërsa në anën tjetër largohen nga puna shqiptarët vendës, të cilëve iu rekomandohet të kërkojnë punë nëpër tërë vendin dhe jashtë tij…..”
Krahas planeve të Jugosllavisë Socialiste, të inicuara nga Serbia, edhe ajo kishte hartuar plane dhe projekte për rikolonizimin e Kosovës. Në një plan operativ parashihej ndërtimi i 30 lagjeve, ndërtimi i banesave në Gjakovë, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Novobërdë, Shterrpcë, Lypian, Zubin-Potok dhe në Kamenicë. Më 12 dhjetor të vitit 1991 me qëllim të kolonizimit të ri të Kosovës, në lokalet e pushimores të fëmijëve dhe të rinisë në Deçan u vendosën 100 familje me prejardhje serbe e malazeze të ikur nga Shqipëria.[160] Më vonë aty dhe gjetiu u vendosën edhe shumë familje të tjera. Në kuadër të aksionit për kolonizimin e Kosovës, Jugosllavia Socialiste më 16 shkurt 1990 kishte aprovuar Ligjin për sigurimin e banesave për nevoja të kuadrit dhe kthyerjen e personave të shpërngulur nga Kosova në periudhën 1989 deri 1993, si dhe Ligjin për realizimin e atij programi.[161] Sipas atij programi, përkatësisht ligji, parashihej ndërtimi i 2.000 banesave në sipërfaqe 115.273 metra katrorë dhe ndarja e 711 trojeve dhe kredive për ndërtimin individual, me vlerë të mjeteve për realizimin e atij programi në shumë prej 20.075.712 dinarë. Pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë, apetitet për kolonizim të Kosovës ishin ngritur edhe më tepër. Për këtë qëllim Kuvendi i të ashtuqutuajrës RFJ, më 17 mars 1994 kishte aprovuar Ligjin për sigurimin e banesave për nevoja të kuadrit dhe kthyerjen e personave të shpërngulur në Kosovë.[162] Sipas atij ligji parashihej që në periudhën prej vitit 1994 deri 1998 për këto nevoja, të ndërtohen ose të blehen 1.564 banesa. Në vitin 1994 ishte paraparë që të kryhet ndërtimi i 1.024 banesave të filluara më parë.[163] Me dispozita ligjore ishin përcaktuar kushtet dhe kriteret për dhënien e kredive dhe ndarjen e banesave kategorive të caktuara të “kuadrave” dhe personave të cilët kthehen në Kosovë. Pastaj, përcaktohej ndarja e placeve për ndërtimin e shtëpive për kolonë etj.
Në aspektin ekonomik pushteti i instaluar serb donte që përveç anës politike, dëbimit të shqiptarëve, ekspolatimit të tyre, kolonizimit të Kosovës me elementin serb etj. filloi edhe rrënimin e asaj ekonomike të paktë që ishte ndërtuar në Kosovë në krahasim me viset tjera të ish Jugosllavisë. Si masë përfide përdori integrimin e ndërmarrjeve shoqërore të të njëjtat në Serbi dhe Vojvodinë. Qëllimi ishte përfitimi dhe barta e kapitalit nga Kosova. Me këtë edhe largimi i punëtorëve shqiptarë dhe sjellja e kuadrave serbe në vendet udhëheqëse pa kurrfarë kualifikimi përkatës shkollor.
Në anën tjetër, duke e parë se për ndërrimin e shpejtë të strukturës kombëtare të popullsisë së Kosovës, kolonizimi përmes programit të përmendur të ish-Jugosllavisë, programit të Serbisë të vitit 1990 dhe sjelljes së refugjatëve serbë, nuk dha rezultate inkuarjuese, pushteti serbë vazhdoi, por tani edhe me intensitet më të shtuar një terror sistematik mbi shqiptarët, veçanërisht mbi të rinjt me qëllim që Kosova të braktiset dhe të boshatiset. Ndërsa, si pretekst përdorej mbledhja e armëve, të cilat shqiptarët nuk i kanë, sipas skenarëve të aksionit të mbledhjes së armëve në vitet e 50-ta, si dhe ndjekja e rekrutëve shqiptarë, numri i të cilëve çdo vit është prej 18.000 deri 20.000 si dhe provokime të shumta të bëra të rinjve shqiptarë si nga vetë organet policore, pusheti, administrata si edhe nga vetë popullata serbe e malazeze, që jetonte në Kosovë. U dëbuan nga puna 130.000 të punësuar shqiptarë të Kosovës, nga 150.000 të tillë gjithsej. Funksionet shtetërore, juridike, policore si dhe të gjitha në vendet udhëheqëse kaluan tërësisht në dorë të serbëve. Sipas disa shënimeve më se 1.600 serbë e malazezë u emëruan drejtorë dhe kuadër tjetër udhëheqës në organizatat ekonomike, institucione dhe në organizata të tjera në sektorin shoqëror (kështu thonin vetë serbët dhe malazezët në paraqitjet publike).[176] Janë keqtrajtuar nga policia me qindra mijëra shqiptarë. Në çdo vit janë vrarë e masakruar me dhjetra persona. Vrasje e masakrime, kinse janë bërë “vetëvrasje”, bëhej sidomos ndaj ushtarëve shqiptarë në kazermat serbojugosllave.
Për kolonët serbë e malazezë pushteti aktual ndërtoi shtëpi, por edhe koloni vendbanimi. Kështu ndërtoi rreth 119 shtëpi afër Junikut, mbi 180 shtëpi (1996) afër fshatit Baballoq dhe fillimi i ndërtimit të vendbanimit të ri në anën tjetër të rrugës, ndërtimi i 76 shtëpi në Lum të Madh të Vushtrrisë, në Kodrën e Diellit në Prishtinë 160 shtëpi, kompleksi banesor në lagjet “Ulpianë”, “Dardani” etj., në Shirokë të Suharekës, në Miradi të Epërme 80 banesa për kolonë etj. Kishte ndryshuar planin urbanistik të shumë qyteteve dhe fshatrave si dhe të zonave industriale për ndërtimin e vendbanimeve kolone, si në Gjilan, Prishtinë, Prizren, Klinë, Suharekë, Vushtrri, Istog, Deçan, Zveçan etj.[178] Mirëpo, kishte raste kur kishin dështuar planet serbe për kolonizimin e Kosovës. Këtë e dëshmon rasti në komunën e Istogut, kur tri blloqesh banesash, të cilat ishin ndërtuar për kolonët, përkatësisht për malazezët nga Vrraka e Shqipërisë, i ndanë mes tyre serbët dhe malazezët që jetonin në këtë komunë.
Në hyrje të projektit propozohen masat adekuate, që duhet ndërmarrë shteti në këtë drejtim. Po i theksoj disa më kryesoret:
|
Vrasjet, masakrat, dëbimi masiv i shqiptarëve dhe kthyerja e tyre | |
---|---|
Platforma antishqiptare e pushtetarëve serbë për asgjësimin e shqiptarëve ka gjetur zbatimin e saj në vazhdimësi kohore në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Ajo ka pasur kulmet e veta herë në fushën ekonomike, herë në atë politike, herë në atë fetare apo në atë ushtarake, por vazhdimisht të gërshetuara.
Sipas të dhënave të UNCHR në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosovë 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 782.100. Në vendet tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA, pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Izrael etj.[186]
|
SHËNIME PËR AUTORIN | |
---|---|
Jusuf Osmani u lind në Albanë të Madhe (Sllatinë të Madhe) të Fushë Kosovës më 1948. Pasi kreu shkollën fillore, të mesmen, fakultetin dhe studimet pasuniversitare në Zagreb (1878), në vitin 1986 doktoroi në fushën e arkivistikës pranë Fakultetit Filozofik (Dega e Arkivitikës). Është doktori i parë i arkivistikës në Kosovë si dhe është kandidati i parë në Universitetin e Lubjanës që e mbrojti temën nga kjo lëmi.
| |
Referencat | |
|