Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,AAAS
Ali Ahmeti,ky mercenar në shërbim të sllavizmit
Një shënim me tingëllim aktual pas kërkesës së
mercenarit Ali Ahmeti për pajtimin
e shqiptarëve me serbët
Në kalanë e fshatit Sellcë të Maqedonisë, më 16 mars 2012, për të
njëmbëdhjetën herë, u zhvillua aktiviteti me temë “Pranvera e Dinjitetit”, një
manifestim ky që mbahet për të përkujtuar dëshmorët e rënë të luftës së vitit
2001. Me këtë rast, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi:
“Program i UÇK-së, është i pandalshëm siç nuk ndalet ky diell,
pavarësisht se disa thera të vogla mendojnë se mund ta ndalin dritën e diellit.
Amanet që nga rilindësit e deri tek ushtarët e UÇK-së e kemi të jetojmë të lirë
në hapësirat ku ne jetojmë. Dhe ne do e bëjmë se nuk bën ndryshe , shqiptarët
do frymojnë lirshëm dhe pa kufij”.
Nga kjo përshëndetje Ali Ahmetit, mësojmë se ai
kërkon ta nanurisë popullin shqiptar në Maqedoni me pallavrat e veta
karakteristike për jetesën e shqiptarëve pa kufij. Por është halli se kufijtë
po i ruajnë me xhelozi sllavogrekët. Me kësilloj deklaratash të paturpshme edhe
gati 11 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Ali Ahmeti, ky sulltan i
popullit shqiptar në Maqedoni, po e vërteton në praktikë që është një tradhtar
i regjur i kombit shqiptar dhe një shërbëtor besnik i sllavizmit.
Drejtori i Radios “Kosova e Lirë”, zoti Ahmet
Qeriqi, shkruan:
“Luftëtarët e lirisë nuk e mirëpritën
marrëveshjen, meqë ishin qind për qind të bindur se autoritetet
sllavomaqedonase njohin vetëm një gjuhë, atë të forcës, e cila i detyroi ta
nënshkruajnë armëpushimin, në të cilin kreu i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nuk
diktoi kushte, edhe pse kishte forcë të diktonte dhe të mos i lëshonte armët
nga dora, për shkak se në mënyrë direkte nuk ishte palë në bisedime… Dihet, po
ashtu se asokohe, në Shkup, kishte shkuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,
admirali Gregori Xhonson dhe i kishte bindur autoritetet e Qeverisë së Shkupit
se nuk mund ta fitonin luftën kundër shqiptarëve, por mund ta ruanin shtetin e
tyre, nëse do të nënshkruanin një marrëveshje, e cila do t’ i joshte shqiptarët
mendjelehtë dhe do të ruhej status quoja edhe për një kohë të gjatë në këtë
shtet të krijuar si Republikë jugosllave në vitin 1945 (Citohet sipas faqes së internetit “I
robëruari s’ka ç’humb në luftë, përveç këmishës së zezë të robërisë”. 16
dhjetor 2009).
Pra, admirali Xhonson, si Sekretar i
Përgjithshëm i NATO-s, kishte shkuar në Shkup për të përcjellë mendimin e
kristalizuar të Evropës se shqiptarët janë mendjelehtë dhe ata mund t'i joshësh
fare kollaj me çfardolloj marrëveshjesh në dëm të interesave të kombit
shqiptar. Deklarata e admiralit Xhonson nënkuptonte tradhtinë e Ali Ahmetit në
krye të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, i cili, për interesat e karrierës së tij
të fëlliqur politike, ishte gati të bënte kurban interesat kombëtare të
popullit shqiptar në Maqedoni dhe të shkelte mbi gjakun e dëshmorëve të rënë në
beteja. Mendjelehtë nuk është kombi shqiptar, mendjelehtë nuk është populli
shqiptar në mbarë trojet e veta etnike, mendjelehtë janë mercenarët dhe
tradhtarë që dalin nga gjiri i tij, të cilët “për kolltuk dhe ylefe” shndërrohen në paçavure për të fshirë këpucët e të huajve. Deklarata e admiralit Xhonson, po ashtu,
nxjerr në shesh një të vërtetë tragjike për kombin shqiptar: klasa politike
shqiptare, në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup, është një mercenare e
kualifikuar dhe tradhtare e çështjes kombëtare shqiptare.
Me këtë deklaratë prej tradhtari besnik të
sllavizmit, Ali Ahmeti kërkon që ta vërë në gjumë popullin shqiptar në Maqedoni
dhe të vazhdojë të përjetësojë pushtetin personal, duke u tërhequr zvarrë para
shovinizmit sllavomaqedonas.
Tiranë, 16 mars 2012