Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri
Para do kohësh, tek po shtegtoja nëpër faqet e
internetit, rastësisht hasa në youtube në një informacion mjaft trishtues që
jepej në Platformën mediatike analitike “Pamflet” të datës 08 gusht 2021. Informacioni titullohej “Petro / ‘Bomba’ e NATO-s Shqipëria po pushtohet nga
politikanët e saj të korruptuar”.
Në atë informacion më lanë mbresa fort dëshpëruese faktet në vijim: Aty
thuhet:
“Në njërin nga samitet e NATO-s është miratuar strategjia e re kombëtare
e sigurisë e Republikës së Shqipërisë. Strategjia e sigurisë dhe e mbrojtjes
është hartuar me asistencën e veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe
NATO-s… Dokumenti i hartuar nga NATO mbart një të vërtetë tronditëse dhe
ulëritëse për shqiptarët dhe Shqipërinë. Sipas dokumentit, rreziku numër një
për shqiptarët dhe kombin shqiptar janë korrupsioni në nivele të larta dhe
krimi i organizuar. NATO i ka ndarë rreziqet për Shqipërinë në tre
grupe. Në krye të grupit të parë listohen korrupsioni dhe krimi, rreziqet e
nivelit të parë, korrupsioni dhe krimi i organizuar, kriza enegjetike që
kërcënon sigurimin e furnizimit të
Republikës së Shqipërisë dhe cënon rritjen ekonomike, mangësitë në kontrollin
dhe administrimin e territorit që kërcënojnë sigurinë individuale dhe
favorizojnë trafiqet e ndryshme, sulmet kibernetike nga aktorë shtetërorë dhe
joshtetërorë, degradimi mjedisor dhe fatkeqësitë natyrore, shkatërrimi i
mjedisit, shpyllëzimi, ndotja e lumenjve dhe fatkeqësitë natyrore industriale apo
të shkaktuara nga ndikimi i njeriut…”.
Këto fatkeqësi kaq të
rënda, të cilat kanë goditur vendin tonë dhe që i nxjerr në pah jo dokushdo,
por një strukturë politiko-ushtarake me autoritet të jashtëzakonshëm
mbarëbotëror, si NATO-ja, i çjerrin maskën përfundimisht pushtetit 8-vjeçar të
Ramës dhe lepitkës së tij me emrin parti socialiste. Pra, gjatë këtyre viteve,
ja ku e katandisi vendin qeverisja e neokomunistit Rama dhe e partisë
neokomuniste me uniformë socialiste. Reagimin tim ndaj këtij informacioni, për
të cilin e pata të pamundur ta kaloj në heshtje, po e përcjell me vargjet e
stilit popullor me titullin në vijim.
O moj Shqipeja me vlerë!
O
moj Shqipeja me vlerë!
Shkundu,
zgjohu këtë herë!
Nxirr
në krye njer’z me nder!
Të
të drejtojnë përherë.
Hiqe
Ramën që mbjell vrer!
Moj
Shqipe në dallg’ të flamës,
Nën
pushtet të Edvin Ramës,
Shih
se çfarë të ka kurdisur,
Servilserbi
i dalldisur,
Sa
keq të ka katandisur,
Shih
se ku të ka vithisur,
Moj
e mira fatgremisur,
Ty
të do të boshatisur,
pesëqind
mijë t’i ka degdisur
Nëpër
botë arratisur.
Të
tjerë do degdisë, po pret
Dhe
në mandatin e tretë.
Shih
si të ka poshtëruar
Me
ftesën që ka dërguar
Për
armikun e harbuar,
Në
koncert na e ka ftuar
Bregoviçin
e marruar,
Atë
që u ka kënduar
Kriminelëve
të tërbuar
Të
Serbisë së hakërruar,
Krejt
shqiptarët për t’i shuar.
Atë
ftesë pse e dërgoi?
Sepse
djalli e mësoi:
Se
kërkon që të mbjellë vaj,
Shqiptarët
t’i përçaj.
Moj
Shqipe, me shtat të derdhur,
Rama
ty keq ta ka hedhur.
Rama
s’ësht’ njeri i hiçit,
Pse
kaq servil i Vuçiçit?
Sikur
ka marr’ porosinë,
Ta
shpërbëjë Shqipërinë,
Po
ashtu dhe Dardaninë,
Duke
mbjellë dhe tradhtinë.
Dhe
të gjithë bukur e dinë,
Qëllimit
po ia arrinë
Me
trarin e Kalimashit
Nën
efektin e hashashit.
Tani
dhe vite më parë,
Bashkë
me Thaçin i pandarë,
Ky
Vuçiçi s’ka karar
Krejt
shqiptarët pa i parë
Si
askund të përçarë,
Kasht’
e koqe të shpërndarë,
Cep
më cep në botën mbarë,
Punë
që Rama e ka tharë.
Dhe
Rama nuk kuturis
T’i
kërkojë hesap Serbisë
Për
krimet që i ka kryer
Dardanisë
gjakpërlyer
Me
vrasje dhe përdhunime,
Me
djegie dhe shkatërrime.
S’kuturis
se s’ka derman,
Me
Vuçiçin nuk ia mban
Se
ësht’ burrë pa taban.
Nuk
ia mban as sadopak
Se
ka lindur frikacak.
Domosdo
veç na kujton
Atë
diktatorin “tonë”,
Kur
si langua i stanit
I
servilosej Dushanit,
Dushanit
dhe Miladinit,
Burracak,
pjell’ e mjerimit.
Gënjeshtrën
e ka parim,
Të
ngritur gjer në mashtrim,
Dhe
vret mendjen e mendon
Si
ta tallë Shqipen tonë.
Që
të sundojë pa mbarim
Ka
arritë një përfundim:
Me
gënjeshtra, punë që dihet,
Me
mashtrim gjithçka arrihet.
Ju,
shqiptarë, kudo që jeni,
Një
bindje të gjithë e keni,
Atje
ku banoni, rrini,
Brenda,
jashtë apo nga vini
Se
ç’është Rama, “kryetrimi”?
Thjesht
është n\jë humnerë mashtrimi.
Por
ama ka dhe guxim,
Fton
Prishtinën në takim,
Të
ulet me kriminelë,
Që
s’duan gojën me çelë
Për
krimet që patën mbjellë
Dardanisë
kryekështjëllë.
Dikur
me gjuhën e “trimit”,
Si
njeriu i “guximit”,
Atje
në kështjell’ të krimit,
Në
Beograd, pjellën e zisë
Ia
pat kujtuar Serbisë
Pavarësinë
e Dardanisë,
Çka
Vuçiçin e habiti,
Atë
fjalë mirë nuk e priti,
Që
dardanët peshë i ngriti.
Por
koha iku, kaloi,
Rama
shpejt mendjen ndryshoi,
Ato
fjalë krejt i harroi,
Vuçiçin
e përqafoi,
Krimet
kurrë nuk ia kujtoi.
Me
Vuçiçin flaku sqimën,
Dardanisë
i ktheu shpinën.
Kur
dardani kritikon,
Rama
zë e reagon,
Reagon
edhe nuk resht
Edhe
shpejt kërcen si plesht,
Por
për krimet serbe hesht.
Çdo
shqiptar mendjekthjelluar
Lë
mendjen i befasuar:
Medet
çfar’ na paska qenë
Ky
Rama kaq “hijerëndë”
Me
të vetët gojëpis,
Por
servil që të bezdis
I
Vuçiçit të Serbisë,
Armikut
të Dardanisë
Dhe
të mbarë Arbërisë.
I
duket dele mileti,
Se
e ka dehur pushteti,
Jo
pak, njëzet e dy vjet,
A
thua se është mbret.
Çudi me popullin tonë,
Dostojevskin të kujton,
Kur për popullin rus shkruan
Që ka kënaqësi kur vuan.
Ndaj dhe Rama nuk përton,
Diktatorin imiton:
Shtypi njerëzit, nxirru shkumë
Që të të duan më shumë.
Gjasat
janë: do zgjatet lëmshi
Deri
te dyzetenjëshi,
Qindvjetorin
për të pritur
E
partisë “mendjendritur”
Për
çka bërë e për çka ditur
Të
pjellë servilë të selitur,
Servilë
të gjyshepartisë,
Shërbëtorë
të Serbisë.
Moj
Shqipe përballë shqotës,
Rama,
ky hajdut i votës,
Të
ka bër’ gazin e botës,
Po
të luan mendtë e kokës.
Dhe
një ditë, nesër a sot,
Serbogreku
do të thotë:
“Shqipja
ka mbetur pa zot,
Shqipen
e shkeli kush deshi,
Nga
Maroku e Bangladeshi”.
Dhe
vërtet, u turpëruam,
Trojet
dot nuk i bashkuam,
Se
kemi qen’ të përçarë,
Njëri-tjetrin
duke vrarë,
Që
nga koh’ e Ilirisë,
S’na
u shqit dell’ i marrisë.
Siç
duket, ka qenë bitisë,
Kemi
mallkim prej Hyjnisë.
Serbogrekët
po gëzojnë,
Njëri-tjetrin
e urojnë,
Na
përbuzin, na sfidojnë
Dhe
duart rrin’ e fërkojnë.
Shqipe,
kthe mendjen për mirë!
Largoje
këtë “vezir”!
Këtë
njeri të vështirë,
Sepse
jetën ta ka nxirë,
Ta
ka nxirë e bërë pis,
Hundën
vetë e mban në lis.
Ta
ka nxirë fare katran,
Asnjë
lum’ dot nuk ta lan.
Këto
vargje të thjeshta dëshiroj t’i shoqëroj në mbyllje me dy citime. Në citimin e parë kam përfshirë një poezi
mjaft të bukur, por tejet trishtuese për gjendjen ku e ka katandisur Rama
vendin tonë, në bashkëpunim të ngushtë me delet neokomuniste, të cilat i rrinë
lepe-peqe, pa pasur kurrë guxim ta kundërshtojnë për gjësend. Poezia ka për
autore poeteshën e talentuar Alma Feruni.
Ah!
vendi im...
Të
varfërit po të braktisin...
Të
pasurit po të shesin...
Shartohet
kombi,
Traditat
vdesin..!
Të
poshtërit të qeverisin..!
Të
diturit pinë expres...
Bërtasin
veç varret:
Shqipëria po vdes..!
(Faqja e internetit e gazetës “Rrënjët”. 26
prill 2016).
Në citimin e dytë
përfshihen fjalët
e arta ngushëlluese të Abraham Linkolnit
(Abraham Lincoln - 1809-1865), fjalë
që Ramës i shkojnë shumë për shtat,
duke pasur parasysh psikologjinë dhe enciklopedinë e mashtrimit të popullit, të
cilën e ka përdorur dhe vazhdon ta përdorë me shumë marifet dhe me shumë
sukses. Ja çfarë ka thënë ai personalitet i shquar i politikës amerikane:
“Ju mund
të mashtroni gjithë popullin për një periudhë kohe, madje ju mund të mashtroni
një pjesë të popullit gjatë gjithë kohës, por jo të mashtroni gjithë popullin
për gjithë kohën”.
Këto
fjalë të ngrohin sadopak dhe të japin një çikë shpresë se Shqipja jonë do të zgjohet
një ditë nga gjumi i thellë ku ka rënë, do ta rivendosë dinjitetin e vet në
vendin që i takon dhe Ramën do ta heqë qafe ashtu siç e meriton. Të presim. Të
shikojmë.
20 gusht
2021
No comments:
Post a Comment