Skip to main content

Roli i hoxhallarëve në shpërnguljen e shqiptarëve


Nga kontributi i hoxhallarëve në shekullin Shqiptar në Luginën e Preshevës

Marrëveshja e fshehtë mes Turqisë dhe Serbisë, për shpërnguljen e shqiptarëve nga rajoni i Luginës së Preshevës, kishte për qëllim spastrimin etnik në favor të elementit serb, i cili në këto hapësira ka qenë gjithmonë pakicë.

Serbia, shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi e bënte para syve të Evropës, për t’i pasur pastaj duart e lira për sundimin e vendeve, ku e realizonte marrëveshjen sekrete.

Për shpërnguljen e shqiptarëve nga Presheva dhe Bujanoci, Serbia e kishte pëgatitur terrenin më herët pasi që gjatë vitit 1887 e këndej, ajo, vazhdonte praktikën e vjetër të detyrimit të dhunshëm të shpërnguljeve masive të shqiptarëve prej Sanxhakut të Nishit e deri në Vranjë e Rrafshin e Kosovës, të planifikuar tani me metoda dhe mënyra të tjera.

Në territoret e prekura nga shpërnguljet e shqiptarëve për në Anadoll, të përfshirë sipas konventës Jugosllavo – Turke të vitit 1938, në nenin 2, figuronte edhe territori i Preshevës. ( Dr. Hakif Bajrami “Marrëveshja xhentëlmene...”)

Me shpërnguljen e shqiptarëve dhe turqëve nga Serbia Jugore (Lugina e Preshevës) Serbia do të përfitonte prona dhe shtëpi për kolonistë. Si për çdo vend tjetër ashtu edhe për territorin e Preshevës, Serbia priti dhe mendoi shpërngulje të mëdha, që ky vend të zbraset nga shqiptarët musliman.

Pavarësisht nga presionet politike dhe ekonomike, shqiptarët nuk dëshironin t’i braktisnin trojet e tyre për asnjë çmim dhe për këtë qëndrim dinjitoz të tyre ishte në dijeni edhe shteti i Serbisë, i cili mundohej ta zbuste rezistencën shqiptare për mos ta penguar shpërnguljen e organizuar. Mirëpo, sipas kësaj Konvente kjo nuk guxon të lejohet, sepse këtë në mënyrë imperative e kërkonin interesat e shtetit dhe kombit Serb.

Pasi që shqiptarët nuk ishin të interesuar që t’i linin vendet e tyre me dëshirë, atëherë Serbia përdori fushata të egra antishqiptare të llojllojshme që ata patjetër të detyrohen për shpërngulje. Fushata për të krijuar rrethana të paduruara për shqiptarët kishte zgjatë prej 1919 – 1941 në kushte të një riokupimi klasik të Kosovës.

( Dr. Hakif Bajrami)

Dhuna e ushtruar ndaj shqiptarëve


Shqiptarët e territorit të Preshevës, pasi që gjeografikisht ishin të parët në kufi me serbët, ndienin frikë se edhe ata do t’i gjejë fati i shqiptarëve të shpërngulur më herët. Kishin dijeni për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve të Nishit, Leskocit, Masuricës, Vranjës e vendeve të tjera, sepse një numër i konsiderueshëm i të të shpërngulurve nga ato vende ishin stacionuar në territorin e Preshevës dhe të Bujanocit dhe kishin rrëfyer gjëra të tmerrshme për dhunën e ushtruar ndaj tyre. Duke e ndier këtë frikë dhe duke e pritur fatin e muhaxhirëve tjerë edhe në territorin e Preshevës, filloi shpërngulja për në Turqi.

Shpërnguljet në territorin e Preshevës dhe Bujanocit, filluan qysh në vitin 1912 dhe përfunduan rreth vitit 1960.

Në krahasim me trojet e tjera të viseve etnike shqiptare, mund të thuhet se ky vend pati më pak shpërngulje, meqë arsyet bazoheshin në dy faktorë:

- Së pari mosdëshira ( inati ) e popullit për t’i lënë këto vende të zbrazëta në dorën e serbëve dhe urrejtja ndaj atyre që shpërnguleshin dhe

- Së dyti kontributi dhe aktiviteti i vazhdueshëm i hoxhallarëve në pengimin e shpërnguljes, pasi ata llogariteshin në popull si më të dijshmit dhe me autoritet, ndaj në masë të madhe dëgjohej fjala e tyre.

Aktiviteti dhe ndikimi i hoxhallarëve në Preshevë dhe Bujanoc, ishte i madh dhe produktiv.

Hafëz Nexhatiu nga Presheva, i cili ishte nxënës i Medah (Medresesë së Shkupit), diplomoi në këtë medrese në vitin 1934. Dhe pas mbarimit, hapi Medrsenë e Preshevës, ku brenda një kohe arriti t’i ketë rreth 45 nxënës.

Gjenerata e parë që mbaroi shkollimin në këtë Medrese dhe mori ixhazetin, menjëherë filluan aktivitetin nëpër terren, duke shërbyer si imamë në Preshevë, Bujanoc e pastaj në disa vende në Maqedoni dhe në Kosovë. Ata kontribuan shumë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe fetar në xhematet e tyre, duke lavdëruar dhe mbjellur nëpër popull konditat fetare islame dhe traditat shqiptare dhe duke ia tërhequr vërejtjen popullit që gjithçka që është e huaja (ishte fjala e serbëve) duhet larguar. Këtu ndikimi i hoxhallarëve pati shumë sukses ku edhe sot e kësaj dite vërehet rezultati i tyre.

Suksesi më i madh në këtë drejtim ishte mësimi i vazhdueshëm i fëmijëve nëpër xhami, të cilin e zhvillonin me shumë sakrificë.

Sprovën më të rëndë e patën gjatë heqjes së hixhabit (mbulesës) sepse me gjithë kundërshtimin e tyre të fuqishëm, ata u ndien të mundur, sepse çështja ishte më e madhe se sa kundërshtimi i tyre. Prej kontributeve të suksesshme të tyre me vlerë historike ishte edhe pengimi i popullatës që të shpërngulet në Turqi .

Shpërnguljen në Turqi e kundërshtuan të gjithë hoxhallarët dhe secili prej tyre veproi maksimalisht në terrenin e tij, për ta penguar xhematin, që të mos shpërngulet dhe të mos ia lënë vendin kolonistëve serbë.

Rruga e pakthim e Anadollit

Kontribut të veçantë në këtë drejtim pati Hafëz Nexhatiu, i cili ndonëse nuk doli në mënyrë publike para masës rreth ftesës për mosshpërngulje, populli që e donte dhe e çmonte pa masë, e kishte të qartë qëndrimin e tij kundër shpërnguljes, sepse në çdo mexhlis dhe ceremoni fetare fliste për këtë çështje me xhematin e tij.

Hafëz Nexhatiu, bashkërisht me nxënësit e tij, filloi misionin patriotik dhe qytetar, për t’i bindur bashkëvendasit të heqin dorë nga rruga e pakthim e Anadollit. Ata, gjatë aktivitetit të tyre, folën shumë kundër shpërnguljes, duke ndërprerë lumin e nisur të shpërnguljeve të shqiptarëve. Në këtë mision ata arritën ta bindin shumicën që të mos shpërngulen, përpos një masë e vogël e qytetarëve që nuk arriti t’i binden këshillave të hoxhallarëve.

Vetë prezenca e Hafëz Nexhatisë në Preshevë e bënte popullin më të qetë dhe më të sigurtë të qëndrojë. Sepse duke e parë dashurinë dhe respektin e madhë të popullit ndaj tij edhe pushteti i atëhershëm ia kishte llogarinë. Hafëz Nexhatiu, kontributin e tij për pengimin e shpërnguljes e bënte me bindje të plotë dhe të argumentuar për negativitetin e saj në dy aspekte:

- Sepse vendi do të zbrazej nga shqiptarët muslimanë dhe në vend të tyre do të vijnë kolonistë serbë, të cilët pastaj do të bëjnë shumë dëme të popullata e mbetur dhe

- Ai e kishte vizituar Turqinë në atë kohë dhe nuk i kishte pëlqyer jeta islame në Turqi, sepse atje kishte një tollovi të madhe në organizmin e jetës fetare. Pastaj, ndiqeshin dijetarët dhe torturoheshin, po qe se e kundërshtonin sistemin e Ataturkut, për ndarjen e sheriatit nga shteti.



Ndikimi i hoxhallarëve në pengimin e shpërnguljeve shqiptare

Mulla Hamidi i Dobërçanit, i cili jetoi përkohësisht në fshatin Bilaç të Bujanocit, e që thirrej se ishte me origjinë turke, ishte më guximtarët të fliste publikisht kundër shpërnguljes.

Parulla e tij kryesore kundër shpërnguljes ishte:”Kush shkon në Turqi dhe e len vendin e tij, është pa imanë”. Mulla Hamidi, ishte një burrë serioz i vendosur në fjalën dhe qëndrimin e tij, sa që kur fliste para xhematit nuk mendonte aspak për pasojat e mundshme, që do të ndërmerreshin kundër tij. Ai edhe pse kishte dëshirë të jetojë në Turqi, ku edhe shkoi në vitin 1977 dhe jetoi me pasaportë jugosllave, por në atë kohë nuk dëmtonte shpërngulja e tij. Kur pyetej më herët se pse spo shkon në Turqi, thoshte shpesh “ Nuk i la xhamiat shkret për me shku në Turqi”.

Këto fjalë të Mulla Hamidit, që i thoshte gjtihkund pa ndërprerë barteshin shumë nëpër popull dhe merreshin në konsideratë, e në veçanti ajo e humjes së imanit.

Katër nxënësit më të dalluar të Hafëz Nexhatisë që morrën ixhazetin dhe jetuan dy në komunën e Bujanocit dhe dy në komunën e Preshevës, luajtën një rol të rëndësishëm në të gjitha sferat e jetës fetare dhe kombëtare në këto dy komuna. Dy nxënës nga komuna e Preshevës Mulla Fejza nga fshati Geraj dhe Mulla Nazmia nga fshati Rahovicë, Zoti i mëshiroftë

Mulla Nazmia, thekson se “jemi frigue të flasim publikisht, por nëpër xhematet tona, në ndenja të ndryshme shumë kemi ndikue që popullin ta ftohim që të mos shpërngulet. Edhe Mulla Fejza, thekson se nga kundërshtimet tona të ashpra për shpërnguljen, populli frigonte të shpërngulej, sepse krijonte urrejtje me të tjerët. Kurse dy nxënësit të tjerë të Hafëz Nexhatisë në Komunën e Bujanocit ishin: Mulla Musliu nga Letovica dhe Mulla Hyseni nga Tërnoci i Madhë, Zoti i mëshiroftë.

Mulla Musliu, i cili ndërroi jetë më 2004, në moshën 82 vjeçare, kishte kontribuar mjaft për pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve nga këto troje. Ai, shërbeu si imam në disa vende dhe kudo që shkoi shërbeu në interes të popullit, që populli të ketë një ngritje sa më të lartë të vetëdijes. Mulla Musilu, ishte burrë i formuar dhe i kompletuar, e donte shumë atdheun dhe kombin shqiptar. Fjala e tij kishte ndikuar te disa familje që të mos shpërngulen, sepse ai jepte gajret se një ditë do të bëhet këtu më mirë se në Turqi.

Në këtë drejtim Mulla Hyseni, llogaritet si nxënësi më i dalluar i Hafëz Nexhatisë. Kolegët e tij dëshmojnë duke thënë se “ Hoxha atë e donte shumë”. Mulla Hyseni, kontriboi shumë në këto treva në aspektin fetar dhe pati shumë sukses.

Pas marrjes së ixhazetit ( kategori shkencore që barazohej me fakultetin )në Medresenë e Preshevës, në vitin 1948, ai, menjëherë punoi si vaiz në Tërnoc të Madhë. Pasi që si nxënës ishte shumë i dalluar, arriti menjëherë popullaritet jo vetëm në Preshevë dhe Bujanoc, por në gjithë rajonin e Anamoravës, pasi që prej tij kishin marrë mësim edhe hoxhallarë nga Gjilani dhe Dardana, ish Kamenica.

Sa i përket pengimit të shpërnguljes, fjala e hoxhës së ri 19 vjeçar ( atëherë i ri ), zuri vend të rëndësishëm te popullata e Tërnocit dhe më gjerë. Ai e vazhdoi angazhimin e hoxhallarëve të mëparshëm që ishin në Tërnoc, si Fejzi Efendiu, Abdi Efendiu, Haki Efendiu, Hafëz Isufi etj. që shërbyen në Tërnoc, deri rreth viteve 1940- 1950. Ndalimin e trendit të shpërnguljes që filloi në Tërnoc, rreth vitit 1918, e ku sipas Haxhi Ymer Hysenit nga Tërnoci, plak 92 vjeçar, thoshte atëherë se në Tërnoc para luftës filloi afera e shpërnguljes me të madhe, ku prej rreth 300 shtëpi që kishte Tërnoci u shpërngulën gati 100 familje, dhe kjo filloi të ndikojë shumë negativisht. Mirëpo, angazhimi i hoxhës Mulla Hysenit, bashkë me kolegët e tjerë, ndikoi shumë që të ndalet ky trend i shpërnguljes, dhe në Tërnoc shpërnguljet pas Luftës së Dytë Botërore, ishin shumë më të vogla se para luftës, thekson Haxhi Ymeri.

Mulla Hyseni, thekson se përveç hoxhallarëve askush tjetër nuk foli për pengimin e shpërnguljes në këto treva.

Mulla Ramadan Ebibi, nga Corrotica e Preshevës, jetoi dhe punoi përkohësisht imam në Bilaç dhe në vitin 1982 shkoi në Turqi, pasi që ishte dhëndërr i mulla Hamidit, e që njihej si hoxhë trim dhe guximtar. Ai, kishte frikë nga rreziku i shpërnguljes pikërisht në fshatin Bilaç, ku jetonte një pjesë e madhe e popullatës që thirreshin me origjinë turke. Ndaj edhe merreshin masa më të rrepta kundër atyre që shpërnguleshin. Ai, që shpërngulej imami i xhamisë, nuk pranonte të përshëndetej me ta dhe kjo ndikonte mjaft, sepse ishte si rregull se ai që donte të shpërngulej duhej të konsultohej me hoxhën e katundit. E nëse hoxha nuk ishte në përcjelljen e tij, ajo ndikonte shumë te të tjerët dhe kështu Bilaçi u ruajt shumë nga shpërnguljet e mundshme. Sipas disa informacioneve nga Bilaçi u shpërngulëm rreth 80 familje, shumë më pak se sa që pritej.


fo2_zps7f7d2583.jpg
(foto plotsim teme)

Prej Tërnocit e deri në Shkup

Kontributi i Ulemave në pengimin e shpënguljes së Shqiptarëve të Luginës së Preshevës për në Turqi gjatë periudhës 1912 - 1960

Shpërnguljen e shqiptarëve edhe pse atëherë shumë i ri e kundërshtoi shumë Mulla Vaxhid Memeti nga Zhunica e Preshevës. Gjithashtu edhe ai ishte nxënës i Medresesë së Preshevës, por pak para se të marrë ixhazetin Medreseja u mbyll me dhunë nga ana e shtetit, por mësimi vazhdoi ilegal deri në vitin 1960. Ai, qysh atëherë kishte një largpamësi se çfarë mund të ndodhë me këto shpërngulje. Në vazhdim, ai, thekson se “kur kam marrë lajmin se është lejuar shkuarja në Turqi, më ka prekur thellë në shpirtë dhe kam kuptuar se këtë vend duan ta pastrojnë nga shqiptarët dhe nga islami dhe muslimanët”.

Publikisht nuk mund të bëja asgjë, por me kolegët tjerë, si taktikë kryesore që e përdorëm në çdo mexhlis, e në veçanti kur merrnim vesh se dikush kishte vendosur të shpërngulet, lavdëronim shumë Jugosllavinë dhe sistemin e saj, dhe flisnim shumë keq për Turqinë dhe jetën fetare atje. U thoshim njerëzve se ne shumë më mirë jemi duke jetuar këtu, sesa të shkojmë të jetojmë në Turqi. E kur e kishim dikund rrethin e ngushtë, shpreheshim publikisht se shpërngulja nuk bën të bëhet sepse qëllimim është që të na largojnë nga këto vende dhe të zbrasen këto vende nga shqiptarët muslimanë.

Mulla Vaxhidi, thekson se kur ishim në Haxh në vitin 1967 dhe kur u kthyem shumë prej popullit na bënin pyetje se ku e patë islamin më të mirë? E ne iu përgjigjeshim se islamin më të mirë e pamë: “ Prej Tërnocit e deri në Shkup “ .

Kontribut në këtë drejtim deri diku ishte edhe kthimi i atyre shumë pak familjeve që u kthyen nga Turqia, pasi që nuk kishin gjetë atje atë që kishin ëndërruar, një jetë më të mirë fetare. Poashtu edhe ata të cilët i vizituan të afërmit e tyre në Turqi menjëherë pas shpërnguljes dhe ishin dëshmitarë të argumentuar se të afërmit e tyre atje nuk kishin gjetë jetë të mirë as fetare e as ekonomike. Prej tyre për shembull është Muharremi nga Zhunica e Preshevës, që pasi kishte vizituar vajzën e tij të shpërngulur pak më parë kur u kthye e pyetën se si tu duk atje dhe a ke ndërmend të shpërnguleshe edhe ti te vajza? Ai iu përgjigj duke thënë: “ As sorra kocin mos ma çoftë atje, prej asaj që pashë me sytë e mi “.

Duke përfunduar, mund të kokludojmë se hoxhallarët e Preshevës dhe Bujanocit dhe intelegjenca islame në tërësi, qysh prej fillimit të shpërnguljeve të shqiptarëve në periudhën prej viteve 1912-1960, ishin faktorë shumë të rëndësishëm në pengimin e shpërnguljeve të mëdha, të mundshme dhe të menduara nga pushteti i atëhershëm.
Numri i familjeve të shpërngulura në Turqi nga Presheva dhe Bujanoci, për momentin është pak sa vështirë të nxirret, por sipas disa mendimeve dhe analizave, shpërngulja e shqiptarëve nga këto troje për në Turqi, arrin prej 4 e deri në 5 për qind e popullatës e jo më tepër.Për të katandisur shqiptarët myslimanë të ikin në Turqi, autoritetet greke kishin blerë dhe bërë për vete klerin mysliman, hoxhallarët dhe myftinjtë shqiptarë. Këta bënin propagandë në popull për të mërguar në Turqi.
Më 31 tetor 1923, 22 përfaqësues të krahinave të ndryshme të اamërisë (Margëlliçit, Filatit, Paramithisë, Gumenicës) i kërkonin qeverisë shqiptare të ndërhynte pranë qeverisë turke për të mos pranuar në Turqi shqiptarë të mashtruar nga propaganda e këtyre klerikëve të shitur.
“Kur qeveria greke (nën presionin e Lidhjes së Kombeve – red), urdhëroi të deklarojmë racën tonë – thoshin përfaqësuesit në fjalë – çamët vrapuan të deklarojnë racën e tyre të vërtetë (shqiptare – red), por si u pa ky sulm, doli myftiu u Filatit, Mehmet Zeqiraj dhe ish myftiu i Gumenicës, Halil Hilmiu, duke gënjyer popullin që të mos rrëfejnë se janë shqiptarë”.»Përfaqësues nga krahina të ndryshme të اamërisë kërkojnë nga qeveria shqiptare ndërhyrje pranë qeverisë turke për të mos pranuar çamët në Turqi.
"Athinë, 31 tetor 1923
Vendimi i paqes në Lauzan (për – red) përjashtimin e shqiptarëve nga ndrim i njerzvet gëzoj gjithë popullin اam.
Qeveria Greke, pas nomit të ndrimit ndaloj shitjen e niqasjen nga gjithë myslimanët pa ndarë shqiptarët, të cilët s’janë në këtë nom. Kërkuam nga qeverria përjashtimin t’onë nga ky nom me që jemi shqiptarë e për këtë duhelt të jemi të lirë si dhe të tjerët. Mbi këtë, qeverria dha një urdhër që myslimanët e اamërisë të deklarojnë zyrtarisht racën t’onë (duke) mare parasysh që të gjithë اamët flasin vetëm shqip. اamërit vrapuan të deklarojnë racën e vërtetë të tyren, po si u pa ky sulm, dolli Myftiu i Filatit, Mehmet Zeqiraj dhe ish Myftiu i Gumenicës Halil Hilmiu duke gënjyer popullin që mos të rrëfejnë se janë shqiptarë se kush të thotë shqiptar e të mbetet këtu, greku do i djegij dhe na që do të vemi në Turqi do marrim pallate e shumë mallra që ne mot mot do bëhemi miljonerë duke dhënë në besën përpara e shtrëgimet e qeverisë me nomin e ndrimit zunë njerëzia të ftohen.
Me këshillat q’u dhanë popullit të paditur se këto që u thanë hoxhët janë propagandë për të përzënë اamët nga vatrat e tyre. Na që do të mbetemi do rojmë më të lirë se sa kemi rojtur dhe gjithë të drejtat tona dot na mbrohin nga Lidhja e Kombeve e cila ishte e detyruar për këtë që të mbrojë të drejtat e pakicave që rojnë nënë shtete të huaja qe më këto njerëzia zuri të kuptojë të drejtën veç ata që janë muhaxhirë që sot.
Mësojmë që se tanë q’erdhi komisioni Turk në Athinë për të vënë në zbatim nomin e ndrimit, të përmëndurit Mehmet Zeqirja e Halil Hilmin erdhën në Athinë si Komisjon të dërguar nga اamëria që të gënjejnë turqit se اamët duan të venë në Turqi që për këtë komision kemi protestuar më telegram ndanë qeverrisë greke si dhe komisjonin që të mos mirren parasysh ankimet e këtyre se nukë përfaqësojnë gjithë popullin اam veç një pakicë që janë sot refygjat pa mall veç nga një kalive që kanë, dhe dy të përmëndurit nuk dijnë nga janë të paguar ose më mirë s’mundin të rrëfejmë.
Për këtë lutim qeverinë Shqiptare që një or’ e më parë të marin anë ndanë qeverrisë Angorës që të mos meren parasysh e në bisedim propagande e të tillëvet se si këta kanë prishur dhe Turqinë akomi dhe اamët s’janë dhe një popull i përparuarë më mjeshtri, bujqësi etj që Turqisë të sillen mirësin e vendit, veç prishen e اamëris dhe humbjen e enteresës s’onë për kohën e pritme për këtë s’kemi dushim që qeverria Turke jo që nuk do pranojë të tilla ankime por edhe do t’na ndihmojë për qindrimin t’onë në vendin ku kemi lindurë.
Prandaj Z. Ministër lusim prapë qeverrinë shqiptare që sa më shpejt të mirni çapat miqësore ndanë qeverrisë Turke për shpëtimin e اamërisë e të mjerit popull اam të paditur, akoma të meren dhe masat ndaj qeverrisë greke, për të mos njohur zot n’ mallërat t’onë me nomin e ndrimit kur na s’jemi në këtë nom me që jemi shqiptarë.
Me përunjësi në emër të اamërisë ose të Margëllëçit, Filatit, Paramethi e Gumenice
(vijojnë emrat e përfaqësuesve)"

Marre nga libri “اështja اame- Mid'hat Frashëri Ministër Fuqiplotë, Athinë (1923-1926)” i Historianeve Luan Malltezi e Sherif Delvina botuar ne Tiranë 2013
.PS.Fotografi e 26 shkurt 1913. Ne kete foto paraqiten forcat e rregullta greke te cilat kane mbledhur popullsine çame perpara xhamise se Filatit (ndoshta per tu bere te ditur lajmin qe Cameria kalon nen kontrollin grek sipas çka u vendos ne Konferencen e Londres)

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas   Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas   Mehmet Bislimi Ekskluzivisht për   www.sa-kra.ch LIRIKAT E FJETURA Shkarko falas Renato Kalemi DYMBËDHJETË (tregime nga teatri  i absurdit) Shkarko falas   Begzat Rrahmani TROKU I KALIT TË ZI Shkarko falas   Arjan Th. Kallç0 ËNDRRAT THYEHN SHPEJT Shkarko falas   Nase Jani GRUAJA NË KAFAZ Shkarko falas   Rhonda Byrne FORCA Shkarko falas   Adem Zaplluzha Ekskluzivisht për   www.sa-kra.ch KRAKËLLIMAT E NATËS Shkarko falas   Adem Zaplluzha Ekskluzivisht për   www.sa-kra.ch DRURI I PIKËLLUAR Shkarko falas   Adem Zaplluzha Ekskluzivisht për   www.sa-kra.ch LOTI I GOTËS SË DEHUR Shkarko falas   Xhevat Hasani Ekskluzivisht për   www.sa-kra.ch NJË JETË NË SHËRBIM TË LIRISË - KUSHTUAR NASER HANIT Shkarko falas   Adem Zaplluzha Ekskluziv

Ese për Vitin e Ri

Viti i ri, festa ime e preferuar, eshte njera prej diteve me te festuara ne bote. Dita eshte e zbukuruar me kostume te bukura dhe me tradite. Secili popull e feston vitin e ri ne menyren e vet. Ne festojmë Vitin e Ri në 31 dhjetor. Kjo është festë e madhe. Ne blejmë rroba të reja dhe gjëra të reja. Ne e vendosim pemën e Vitit të Ri në një cep të shtëpisë sonë. Prindërit blejne dhurata për ne. Ne vendosim mbulesë tavoline dhe e vënë shumë gjëra të shijshme në të. Të tilla si tortë me fruta të ndryshme dhe përgatisim ushqime të ndryshme. Dhe njeri nga familja ime veshin kostumin e Babadimrit. Ne fikim dritën dhe bërtasim Gezuar Viti i Ri tri herë vetëm për argëtim. Ne këndojmë këngë, luajmë lojra, valle dhe kemi shumë kenaqesi. Në qoftë se bie borë bëjmë dordolec prej dëbore dhe në hundën e tij vëmë karrota ose luajmë me topa bore. Por zakonisht koha është e ngrohtë dhe nuk ka borë. Pastaj ne hedhim fishekzjarre jashtë dhe dëgjojmë tingujt me zë shume te lartë.Tingujt e krismave,

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Vërtetësinë e Mujit dhe Halilit në fshatin Marinë nuk e konteston askush. Gurët e këtyre kreshnikëve, që gjenden në këtë fshat, janë krenaria dhe njëkohësisht burimi i një frike të vjetër. Sipas banorëve, ata që janë munduar të ndryshojnë vendin apo formën e gurëve të Mujes dhe Halilit, sot nuk jetojnë më. Legjendat Muji dhe Halili, të cilët kanë jetuar vetëm në imagjinatën e shkrimtarëve, janë ringjallur në një fshat të Drenicës. Në telin e Lahutës, ata edhe më tutje shkulin lisa dhe peshojnë shkëmbinj. Muji dhe Halili kanë qenë dy malësorë që kanë pasur fuqi mbinatyrore. Ata, sipas legjendës, ishin shtatgjatë, muskulorë dhe me mustaqe të gjata. Madje, fshati Marinë i Drenicës ka një lidhje shumë të veçantë me këta dy malësorë. Këtë lidhje e bëjnë më të fortë dhe të prekshme tre gurë të mëdhenj, të cilët qëndrojnë afër shkollës së fshatit. Brez pas brezi në Marinë me rrethinë tregohen legjenda se si këta gurë janë peshuar nga duart e Mujës dhe Halilit. Ndërsa profesor