2021-09-07

“Ku mbahet synetia”, kujtimet e delegatëve në 31-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut

 Feride Hyseni është një nga delegatet e Kuvendit të Kosovës, e cila mori pjesë në miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut 31 vjet më parë.

Derisa me emocione rrëfen rrugën për në Kaçanik, Hyseni thotë se kujtimet i ka ende të freskëta.

“Nuk e kemi ditë të gjithë ku, po ka qenë ashtu që kur të mbërrijmë në Kaçanik, në një vend te lisat, me pyet ku është synetia dhe ashtu kam shkuar edhe unë. Por, unë realisht kam shkuar deri në Elez Han për me taku një vendas të Kaçanikut për me më fut ai me automjet me regjistrim të Shkupit, për mos me rënë në sy”, tha Hyseni.

Më 7 shtator 1990, në mënyrë të fshehtë delegatët e Kuvendit të asaj kohe miratuan Kushtetutën e Kosovës, e që njihet si Kushtetuta e Kaçanikut.

E kryetari i Kuvendit në atë kohë, Ilaz Ramajli, thotë se organizimi ka qenë i menduar gjatë.

Përvoja e kaçanikasve në organizimin e tubimeve të tilla, të cilat mbaheshin fshehur e pozita gjeografike që e bënte më të lehtë largimin e delegatëve, sipas Ramajlit, janë arsyet pse u zgjodh që miratimi i Kushtetutës të bëhej atje.

Nga të gjitha momentet, ish-kryetari thotë se nuk do ta harrojë vendosmërinë e delegatëve pjesëmarrës.

“Mua nuk më hjeket nga mendja dhe sytë fotografia. Fytyrat e buzëqeshura të delegatëve gjatë gjithë kohës së mbajtjes së mbledhjes. Unë thjeshtë e kuptova që ata nuk janë farë nuk merren me atë çfarë do të ndodh me ta”, u shpreh Ramajli.

E 31 vjet pas, pavarësisht se e vlerësojnë punën e bërë, delegatët Ilaz Ramajli e Feride Hyseni nuk janë të kënaqur me atë që është arritur.

“Unë e shoh si një shtet të mirëfilltë. Megjithatë, a ka vend për më mirë? Gjithmonë ka vend për ma mirë edhe potencial kemi vetëm duhet t`i angazhojmë njerëzit që ja duan të mirën këtij vendi”, deklaroi Hyseni.

“Nuk është ajo qe ne e kemi parafytyru se si do ta qeverisin dhe çka do ta bëjmë Kosovën”, shtoi Ramajli.

Derisa një vit më parë për shënimin e 30-vjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut është mbajtur seancë solemne, këtë herë kjo ngjarje është kujtuar vetëm përmes rrjeteve sociale.

Presidentja Vjosa Osmani është e vetmja nga tre krerët e institucioneve që ka kujtuar këtë datë, duke thënë se “Kushtetuta e Kaçanikut është guri themeltar i rendit juridik të shtetit të Kosovës”

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...