2021-09-18

Sa i rrezikshëm është Shteti Islamik i Afganistanit?



Afganistan: Luftëtarë talibanë, në një rrugë në Provincën Herat, (19 gusht 2021)

Dega e Shtetit Islamik, që amerikanët e fajësojnë për sulmin vetëvrasës vdekjeprurës të së enjtes, që bërë jashtë aeroportit të Kabulit, u bashkuan në Afganistanin lindor gjashtë vjet më parë dhe shpejt u rrit, duke u kthyer në një nga kërcënimet terroriste më të rrezikshme në nivel global, raporton The Associated Press.

Përkundër viteve të kaluara nën shënjestrim ushtarak, nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, grupi i njohur si Shteti Islamik Khorasan (IS-K) ka mbijetuar, për të nisur një sulm të ri masiv, pasi Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë të NATO-s, të tërhiqeshin nga Afganistani dhe kur talebanët të ktheheshin në pushtet.

Presidenti amerikan Joe Biden, e përmendi kërcënimin e sulmeve të Shtetit Islamik, në respektimin e afatit të së martës, për tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani. Biden fajësoi këtë grup për sulmet e së enjtes, të cilat u shkaktuan nga një sulmues vetëvrasës, i cili ra në turmat e afganëve, jashtë portave të aeroportit, të kontrolluara nga anëtarët e shërbimit amerikan.

Më 28 gusht, SHBA-ja tha se ka vrarë një anëtar të këtij grupi, përmes një sulmi me dron në lindje të Afganistanit.

Grupi në fjalë, ka arritur një rekord të sulmeve shumë vdekjeprurëse përballë humbjeve të tij të mëdha në anën tjetër. Një vështrim mbi këtë grup vdekjeprurës, që ndikon në rrjedhën e transportit ajror në Kabul dhe në veprimet e SHBA-së:

Çfarë është Shteti Islamik i Khorasanit?

Shtetit Islamik në Azinë Qendrore, u shfaq disa muaj pasi luftëtarët kryesorë të grupit pushtuan Sirinë dhe Irakun, duke krijuar një kalifat të vetëshpallur ose perandori islamike, në verën e vitit 2014. Në Siri dhe Irak, u desh që forca vendase dhe ndërkombëtare të detyrohen të luftojnë gjatë pesë vjetëve pasuese, për ta rrëzuar kalifatin.

Dega e tij në Afganistan, e ka marrë emrin nga Provinca Khorasan, një rajon që mbulon pjesën më të madhe të Afganistanit, Iranit dhe Azisë Qendrore gjatë mesjetës.

Ky grup njihet edhe si ISK ose IS-K.

Kush janë luftëtarët e Shtetit Islamik të Khorasanit?

Grupi filloi nga qindra luftëtarë talibanë pakistanezë, të cilët u strehuan përtej kufirit në Afganistan, pasi operacionet ushtarake i dëbuan ata nga vendi i tyre. Ekstremistë të tjerë me mendësi të njëjtë, u bashkuan me ta atje, duke përfshirë luftëtarët e pakënaqur talibanë afganë të pakënaqur me atë që ata - ndryshe nga Perëndimi - e shihnin si mënyra tepër të moderuara dhe paqësore të talibanëve.

Ndërsa talibanët po zhvillonin bisedimet e paqes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vitet e fundit, talibanët e pakënaqur u zhvendosën gjithnjë e më shumë në Shtetin Islamik më ekstremist, duke rritur numrin e pjesëtarëve të tij. Shumica ishin të frustruar që taiebanët po ndiqnin negociatat me SHBA-në, në një kohë kur ata menduan se lëvizja ishte në marshim e sipër drejt një fitoreje ushtarake.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...