- Fjala e mbajtur dje në Parlament.
Te nderuar deputete dhe deputetë,
Te dashur qytetare dhe qytetarë qe ndiqni kete seance te parlamentit,
Atë sondazhin e shkruar në Hotel Dajti, atë bëje çorbë dhe jepja Edi Ramës. Po nuk ka shqiptar që ha sondazhet e shkruajtura brenda një nate në Hotel Dajti. Por një pyetje kam për ju (drejtuar Ervin Bushatit), dhe do më sqarosh. Ke ndonjë lidhje me truallin 2 dolllarë të Edi Ramës në Surrel? Gojët e liga thonë se në atë çmim qëndron mandate yt. Jo se nuk e meriton mandatin, e them këtu, sepse po të kisha do thoja të kundërtën. Por thonë se ka një deal, se pse e bëjnë këtë unë nuk e di. Por di atë që Edi Rama ka deklaruar se truallin e vilës së tij e ka blerë me 2 dollarë në një kohë kur të garantoj se brenda kurorës së Tiranës dhe Qafë Priskës kund pëllëmbë toke me dy dollarë të blerë nuk e gjen. Shko po deshe pyet kryetarin e komunës së Dajtit që po ikën dhe të thotë ai ty me saktësi se sa janë tokat në Surrel, sa kanë qenë, sa janë tokat në Priskë e sa kanë qenë. A je ti i implikuar, direkt jo por indirekt, në çmimin dy dollar të truallit të vilës së Edi Ramës atë do ta nxjerrë një hetim i plotë parlamentar që do të bëhet.
Prej shumë kohësh, që prej 8 – 9 muajsh që në Shqipëri në qëndër të debatit politik është vendosur dekriminalizimi. Opozita u largua nga Parlamenti për të rritur vetdijen kombëtare ndërkombëtare mbi rrezikshmërinë e jashtëzakonshme të invadimit, penetrimit dhe infiltrimit të parlamentit, qeverisë dhe institucioneve shtetërore, nga persona të inkriminuarnga njerëz me antecedenta të rënda kriminale. Ky proces nuk ecën, me gjithë angazhimin total të Parlamentit Evropian dhe të Komisionit Evropian, me gjithë angazhimin total dhe të plotë të ambasadës së SHBA në emër të qëverisë së SHBA, të ambasadave dhe vendëve partnere, përsëri procesi ngelet aty ku ishte. Po pse kjo? A është e vërtetë se një grup deputetësh, prefektësh, kryetarë qarqesh, drejtorësh, ministrash, zvmin etj, mund të pengojnë vullnetin e Parlamentit për ti dhënë përgjigjen më të merituar këtij fenomeni kërcënues për paqen stabilitetin e vendit dhe turpërues për imazhin e Shqipërisë.
Absolutisht jo. Ata nuk janë kurrë të fuqishëm për të ushtruar një mur të pakapërcyeshëm, por problem është se në krye të kriminalizimit qëndron mbajtësi i pushtetit ekzekutiv.
Do të jem shumë i hapur me ju. Nuk ka dekriminalizim nëse merremi me gjurmën dhe s’merremi me ujkun. Unë e kuptoj se një delikuent që është dënuar 6 apo kaq vite nuk meriton të jetë në Parlament, por më i lig se ai është ai tjetri, që ka ndërtuar pallatin 5-katësh apo 900 m2 pa asnjë faturë tatimore, doganore, ndërtimore, të bardhë fare sikur ai të ishte një plep dhe jo një pallat në zemër të Tiranës, në sheshin e pallateve. Dhe kur drejtuesi i institucionit të ILDKP guxon të kërkojë sqarime shkarkohet në mënyrë të rrufeshme, dhe kur në Parlament ngrihet një problem përdoren çakenj dhe avoketër çakenjsh për të paraqitur vila të Nikolin jakës apo tjetrit e tjetrit sikur janë vila të Sali Berishës, vila të cilat janë të regjistruara në hipotekat dhe të gjithë dokumentacionin e vendit, jo tani por nga viti 2001. Kjo është mbrojtje? Ky është argument? Kjo është mbrojtje e krimit, ky është muri i krimit. Për ça do flisni? Edhe ata zotërinj të nderuar që na kërkojnë të luftoni korrupsionin, shifni në rradhë të parë ata me të cilët uleni ju. Ai që ulet në tavolinë me ju ai ka mbrapa shpine një vilë dhe një pallat, për të cilin ska asnjë faturë, dëshmi e shëmtuar e murit të korrupsionit të tij.
Apo meqë këtyre s’kemi çu bëjmë, të merremi me të tjetrët. Por çdo gjë ka një moral. Vila 57 m themelet, dhe në dy vite. Nga kush? Nga njëriu që kishte deklaruar se kishte gjithsej 3000 euro në bankë në vitin 2011. Si u bë ajo? Po pallati që ska asnjë faturë. A ka pallat tjetër në Tiranë pa asnjë faturë përveç pallatit të kryetarit tuaj, bashkëshortes së kryetarit të pallatit tuaj. A ka ndërgjegje këtu apo jo, shtetërore, dhe bëni fjalë se po bëni shtetin. Çfarë shteti po bëni ore. Po arrestoni të varfër, fukarenj, njërëz që s’kanë para të paguajnë.
Shko në Durrës zoti deputet, nëse su beson atyre që them, dhe shih si shtrihet 200 m në det pista e Gjushit, shko shih si është pallati tjetër si shtrihet në rërë 20 m nga deti pallati tjetër i Gjushit, shko dhe shif si shtrihet te Shkëmbi i Kavajës 13 kate pallati tjetër i Gjushit. Dhe pretendon se bën ligj. Po këtë mos e thuaj të paktën. Shko në Qeparo dhe shih se si sarajet, resorti Rama –Kokëdhima ndërtohet 25 m nga buza e ujit dhe mbrohet si monument i korrupsionit. Shko këtu në Park, dhe gjen vilat e ndërtuesit të Surrelit, me vendim për prishje dhe që si prek dot njëri. Ca ligji po bën? Është e turpshme të flitet për ligj këtu.
Këtu ka mbrojtje të ethshme të krimit të shëmtuar. Apo për ata që janë më të barabartë në “fermën e derrave” nuk ka ligj, ligj ka për të barabartët e tjerë. Dekriminalizimi ka një bllokues. Dhe ky është kreu juaj.
Si mund të bëhet dekriminalizimi, kur kapet deputeti juaj me bosin e drogës. 1 ton drogë u kap në Velipojë në operacionin e Vilunit. E di çbëri trafikanti Pllanaj? Ndërroi makinën nga e vetja tek Mark Frroku. Dhe hyri në Tiranë dhe doli nga Tirana e bllokoi Policia. E la të lirë Edi Rama se i duhej për ta mbajtur peng deputetin.
Si mund të bëhet dekriminalizimi, kur Belgjika dërgon kërkesën për ekstradim të vrasësit që rrinte këtu në parlament dhe na bënte moral, dhe e fsheh kreu juaj.
Si mund të bëhet dekriminalizimi, kur ky zotëri na paraqitej hijerëndë me nënën e vrasësit serial të pesëfishte dhe ja u servirte shqiptarëve si modelin e partisë përgjegjësinë e saj, se sipas tij ajo duhet të vriste 10 që ajo të largohej. Të përdhosësh shkallët e kryeministrisë, sallat e saj, qylymët e saj, ska akt më të shëmtuar se sa të nxjerrësh para kombit tënd një person si ai.
Çfarë po ndodh tan. Krimi i tëri i lëshuar kundra zgjedhjeve. Gjushit në Durrës i dërgohet Shullazi, mblidhen dhe banditë nga Vlora në Durrës për të bërë ligjin e banditëve dhe jo të shtetit. Njëriu që regjistron në garazhd të prishur që nuk ekziston, 47 zgjedhës. Njëriu që regjistron në pallat karabina qindra të tjerë, apo që regjistron në lulishte qindar të tjerë, i dërgoni dhe bandat e partisë për të dhunuar zgjedhjet dhe pastaj na kakarisni këtu sondazhet e shkruara në Hotel Dajti brënda një nate të vetme.
Zonja dhe zotërinj,
Ka një farsë tëpërgjithshme nga jugu në very në këto zgjedhje. Informacionet thonë se papërgjegjshmëria për të blerë vota ka arritur kulmin. S’kisha dëgjuar ndonjëherë siç më shkruan njëri për drejtorin e patentave të Fierit që lëshon patenta pa asnjë ditë shkollë. Vetëm për të siguruar vota. Ja ku ikam këtu sms se si punonjësve u jepet lista se sa do sjellin por u kërkohen edhe kartat e identitetit. Se si dërgohen njerëzit në emigracion për të mbledhur karta identiteti. Kjo është një çmënduri, kjo nuk është një fushatë zgjedhore. Krimi është në një sulm të përgjithshëm. Dhe zotëria në vend se të bëj transparent një për një vilën e tij, përdor mashtrues, persona të inkriminuar për të shpifur dhe trilluar këtu. Nuk kalohen këto kështu. Koha ka ardhur që të bëhet transparencë mbi çdo gjë. Unë kuptoj se hallet e njerëzve janë të mëdha, unë kuptoj se njerëz të cilët me shumë të drejtë thonë se dhimbja e tyre më e madhe është uria, papunësia, çmimet e larta, dhe këto janë të vërteta. Çdo ditë shkatërrohen vende pune. Je shkolluar dhe për ekonomi. (E. Bushatit). Një pyetje kam unë për ty. A më tregon dot ti mua një investitor , në dy vjet, serioz, që ka ardhur të investojë në Shqipëri. Të them unë ty se me qindra janë larguar, gjatë këtyre dy viteve janë larguar nga Shqipëria 295 miliardë lekë pra reeth 3 miliardë dollarë, të cilat po të ktheheshin në vende pune Shqipëria do të ishte krejt ndryshe. Po ikin, ikin se mafia i përze. Duhet të kemi përgjegjësi për ato që themi sepse vendi po rrokulliset. Natyrisht, një grup njerëzish këtu po pasurohen. Pasurohet ky miku, bashkë me Edi Ramës, sepse sekretari i përgjithshëm i ministrisë së arsimit firmos për ti dhënë tenderin atij që ka sjellë ofertën më të shtrenjtë, vetëm se është miku i Edi Ramës, vetëm se ka urdhër nga Rama, në një kohë kur të gjithë të tjerët meritonin secili para tij. Po sa janë këto? 500 e ca milionë lekë të reja.
Po ekonomia? Jeni në pikiatë. Jeni 3.5 miliardë lekë më pak se në vitin 2013. Vazhdoni dëgjoni dokrrat e Gjergjit ju. Jeni 7 miliardë lekë nën planin. Po pse? Se po vidhni dhe po shndërrohen të gjitha ato në vila, në vetura, po fryhen kontot. Keni mbushur doganat me trafikantë. Ky informacion më thotë se, Sokol Zhuka, i dënuar me dënim të formës së prerë të shtetit Italian për drogë, është vendosur në kakavijë që të bëj drogën, është shefi i drogës për Edi Ramën. Pse kush i ka vendosur atje, unë e vendosa? Po pse u zgjodh pikërisht ky që është i dënuar për drogë? Se ky e njef drogën,se ky ka eksperiencën e drogës, sepse i vëllai i tij, është drejtori i OSSHE në kamëz. Për të vëllain skam gjë. Po bëhen hetime nga të huajt, për pasuri të zyrtarëve shqiptarë. Ju bëj thirje që pasuritë e para të hetohen ato të kryeministrit shqiptar. Dhe jam i sigurtë se kjo ditë do vijë shpejt. I rrethuar nga 2 a 3 oligarkë po largon masivisht biznesmenët nga vendi. Jeni dëshmitarë të gjithë ju, se me çfarë gjuhe u vërsul Erjon Veliaj kur unë i thashë për vilën e të shoqes, e firmosur nga ajo. S’la gjë pa sharë këtu, siç ka gojën. Po tani? Që i dolën të gjithë dokumentat me firmën e zonjës Veliaj. Ka folur ndonjëherë këto ditë për vilën? 200 mijë euro vila. A ka folur ky zotëria për vilën e tij? Jo nuk flet se nuk e lë vila e Surrelit për të folur për vilën e tij, se njëriu udhëheq me shëmbull personal. Nuk flet dot se ja mbyll gojën ai. Unë nuk kam asgjë pse ka vilë, por duhen të pastra pasuritë nga se u bë. Se ky njëherë na tha se e bëri me “Kurbanin”, tani na thotë se ka marrë kredi 80 mijë. Kurse ai s’flet fare. A ka standarte këtu? Dhe pastaj thoni se do luftojmë kriminalitetin. Jo, jo kriminaliteti është ky në radhë të parë. Ndaj dhe këtyre zotërinjve që kanë marrë përsiër hetimin e pasurive të disa zyrtarëve të lartë, u bëj thirrje ta shtrijnë këtë hetim në interesin më të mirë të popullit shqiptar.
- Replika parë me Ramën:
Rama, ka ardhur në atë ndërtesë (kryeministri), absolutisht si një ufo, dhe ato çka ju shiti zotëria këtu për novitete, firma elektronike dhe ligji i saj kanë të paktën 6 vjet, të votuara në këtë parlament, te dorëzuara me çertifikatë në atë ndërtesë ku është tani zotëria e tij, që rreh gjoksin me vepra të pararadhësit të tij duke rrafshuar çdo gjë. Dua ti rikujtoj këtu pak, meqë jemi në këtë fushë, se statistika botërore fakton që Shqipëria në 2005 kishte gjithsej 4.8% përdorim internet. Shqipëria në 2013 arriti në 63%. Çmimet e internetit për qytetarët pësuan një rënie të pakten 5 herë. Çmimi i bisedave të telekomunikacionit u ul nga 3 deri në 5 herë sipas rastit. Me kompanitë celulare u vendos dhe u ndërmor projekti i pagesës mobile, i cili po jetësohet tani nga Vodafon.
Shqipëria u bë nga më të paktat vende e cila nga 1250 pika, u jepte interenet falas qytetarëve pa llogaritur shkollat, zyrat, por kur ufot vijnë prapa, natyrisht nuk ke ç’të thuasht. Fole këtu për hallet ndaj qytetarit. Vetëm për qytetarin nuk të bie ndër mend, problemi është tmerrëisht serioz. Fole këtu për një kredi të Bankës Botërore. Unë ju them qytetarëve të Shqipërisë dhe shumë me tëpër se kjo kredi ka shpenzuar zotëria e tij për zyrat e veta dhe të ministrave të tij. E keni nxjerr teori ju se bëni korrupsion, dhe thoni asnjë lek. Tek ti e ka dëgjuar Erjon Veliaj që thotë se punët e mira bëhen pa lekë. Por një shtetar nuk mund të bëjë asnjë gjë pa lekë. Ju jap të dhënat e fundit.
Kjo është një shkresë që Ministri juaj i Financave i dërgon Fondit Abu Dabi. Çfarë i kërkon ? I kërkon ndonjë shkollë? Ndonjë shërbim publik? Ndonjë shtëpi të moshuarish, ndonjë çerdhe, ndonjë kopësht? Jo, i kërkon 8.8 milionë dollarë për të rifreskuar Ministrinë e Jashmte. Që me 8.8 milionë dollarë ndërtohet nga e para dy herë. E kuptoni ku e kanë mëndjen këta. Keta e kanë mendjen tek luksi i tyre, tek zyrat e tyre, këta e kanë mendjen sesi ti mbushin xhepat duke zbardhur zyrat. Unë flas këtu për vilën e Erjon Velisë, nuk thotë një fjalë për to.
Të dashur qytetar dhe qytetare,
Edhe njëherë do t’jua them këtu. Përderisa ne nuk do të përdorim vullnetin tonë, për të ndëshkuar cilindo politikan, të majtë, të djathtë, për vjedhjen dhe grabitjen e pasurive tuaja, absolutisht kurrë, ne nuk do të kemi të ardhmen që meritojmë. Përderisa ministrave dhe qeveritareve tanë u mbijnë vilat si kërpudhat pas shiut kur bëhen me pushtet, dhe ne të mos kërkojmë zbardhjen e çdo qindrake në ndërtimin e saj, harrojeni ndonjëhere se ne do të dalim nga varfëria. Për derisa ju të mos vendosni të ndëshkoni këta politikanë për pasurimin e tyre të paligjshëm kurrë ndonjëherë nuk do të ketë sistem drejtësie që ti ndëshkojë ata. Ju jeni miliona, ju duhet të bashkoni vullnetin tuaj dhe të mos lejoni kurrë që qeveritarët tuaj të veprojnë në këtë mënyrë.
Unë nuk them se prokurorët, gjykatësit nuk janë të korruptuar, at janë të korruptuar, por nuk mund të presësh kurrë prej tyre të bëjnë atë që miliona shqiptarë nuk e bëjnë dot, apo nuk duan ta bëjnë. Nuk ka një vend në botë, përveç ndonjë vendi këtu rreth nesh, që mban këtë qëndrim. Kurrë ndonjëherë nuk kam menduar se populli gabon, por kam besuar dhe besoj ne përgjegjësinë e tij, kam besuar dhe besoj në përgjegjësinë qytetare , se ajo është vendimtare për tu bërë një vend, se ajo është vendimtare për tu ndërtuar një shoqëri. Ajo është vendimtare për kohezionin dhe prosperitetin e një shoqërie.
Çfarë ndodh këtu. Këtu vila, pallate, saraje të politikanëve dhe që të gjithë behen para syve tanë. Sytë tanë duhet të jene prozhektor mbi to, në duhet të qëndrojmë shumë të vendosur. Zotëria del duke falenderuar Bankën Botërore. Ju garantoj unë se po të ishte qytetari i pari, ky projekt do të realizoheheshin dy herë më shpejt në buxhetin e shtetit. Jam përsëri tek borxhi. Ju kujtohet të dashur qytetarë sesi ky njëri uleriste nëpër tribuna, borxhi, borxhi, borxhi. Çafrë ndodh. Me kredinë që merr 1.2 miliard dhe që jua shet me mburrje me krenari, borxhin e qytetarëve shqiptare e çon në 80% dhe e ben këtë në një kohë kur ekonomia shqiptare është në pikiatë, e bën këtë kur eksportet kanë rënë 13 %, e bën këtë kur difiçiti i llogarisë korrente është dyfishuar nga 12.6 ka kaluar në 25.6 e ben këtë kur të ardhurat nga doganat janë 3.4 miliard më pak sesa vitin e kaluar, e bënë këtë kur çmimet janë në stratosferë. A e dini ju sa është çmimi naftës sot në Shqipëri apo jo, shko shikojeni pak se menduan se do ta kontrollonin. Më i larti. Në një kohë shkon dhe merr borxhin 1.2 miliard. Dinim ne të merrnim borxh, dinim por nuk donim, sepse borxhin 80% nuk e përballon dot Shqipëria. Nuk merrnim borxh ne, sepse na kërkohej me çdo kusht të ngrinim rrogat, por se do të ngrija rrogat e shqiptarëve unë pse e kërkonte një burokrat i juaj? Jo nuk e bëja fare unë këtë. Rrogat si ngrija por në 8 vjet mblodhëm 9.2 miliardë më shumë.
Çfarë bëre ti në dy vjet. Kullën e turpit në Korçë bëre. I ngule një kullë falike, arkitekturë falike e mirëfilltë, është fare e njohur ajo. Në zemër të Korçë, e urren çdo korçar, dhe e bëre këtë vetëm për imitim të vetes së tij. Shkove në Berat dhe nuk flisje dot për rrugën. Shko në Mbreshtan në Berat, se rrugën e ke. Shko në Mbreshtan mos u turpëro, se e mohon se është nga Mbreshtani.
Ka një probem serioz, një tronditje të madhe të maturantëve në Shqipëri. Me urdhër të Edi Ramës janë hartuar tezat e maturantëve. Të cilët rrezikojnë Universitetin, sepse janë pyetur për tu përgjigjigjur se cila ishte lidhja e Joze Arcadio Buendia me Mel Kadesin, pyetje me hile të plotë. Një roman i jashtëzakonshëm nga më të mirët, por me qindra personazhe, dhe tani duhet të mbanin mend ata se cila ishte lidhja e themeluesit e Joze Arcadios Buendias me Mel Kadesin, dhe meqë nuk kanë thënë që Mel Kadesi nuk ishte i klanit Buendias, ata nuk duhet te futen ne Universitet. Po vetëm ti mund ta bësh një gjë të tillë, në një kohë kur vetë je pak është me të thene se me asnjë nga Buendiasit përvec me Ursulan nuk ngjet.
- Replika tjetër me Ramën:
Të nderuar deputetë,
Së pari do të tregoj se në vizitën e parafundit të princit Abudabi, Ministër i Jashtëm, erdhi në Shqipëri, vizitoi Ministrinë e Jashtme, vizitoi dhe kryeministrinë. I kërkuam tunelin e Elbasanit, autostradën Tiranë-Elbasan dhe ne me shumë mirënjohje ndaj tij dhe qeverisë s tij dhe qeverive të tjera të Gjirit Persik, ata akorduan fondin e miratimit të rrugës autostradës Tiranë-Elbasan, tunelit të Krrabës, por përdorimi ekonomik i atij fondi bëri të mundur që rreth 100 milionë dollar të kursehen dhe me miratimin e bordit të kalojnë për ndërtimin e rrugës Qukës-Qafe-Pllockë, të cilën e bllokoi për dy vite më rradhë kjo qeveri, bëri gjithçka për të hequr, por nuk arriti dot falë insistimit të autoriteteve kreditore, që thanë ne destinacionin nuk ia ndryshojmë. Kjo përsa i përket bamirësisë së Lartësisë së tij.
Dallimi është se njëri u kujdes për zyrat dhe furçat dhe tjetri u kujdes për qytetarët, pasi tuneli i Elbasanit dhe autostrada u jepte 1 orë kohe shkurtim 1.2 milion shqiptarëve plus që përfundonte në Shqipëri, segmentin më të vështirë të Korridorit 8. Përsa i përket pasionit për fasadën unë do të uroja që ky pasion ti interesojë për vendin dhe jo për zyrat. Se për çfarë fasade bëhet fjalë kur resorti i Koços ndërtohet 25 metra nga buzë uji dhe i kushërit të Koços mu mbi ujë. Për çfarë estetike bëhet fjalë kur diga e Gjushit shtrihet 20 metra në det. Estetikë qenka kjo? Apo kur është e Gjushit (Vangjush Dakos) qënka e bukur. Për çfarë estetike bën ti, ku ja ku i ke vilat në zemër të parkut të ndertuar si sarajet e tua në Surrel dhe nuk guxon ti prekësh se të ka paguar në mall. Për çfarë esteike bën fjalë, estetikë është ndërtesë e Xhillarit tënd. Estetikë është kjo ndërtesë në Kalanë e Tiranës. Ja shikoni drejtori i antikorrupsionit me makinë pa targa shkon e vjen me gjoba Gysi i tij, ja ku është në foto. Nuk duhet të flasës këtu për gjera që nuk i ke lënë vetes vend për të thënë asnjë fjalë. Ja ku është pallati i Gjushit 15 katësh tek Shkëmbi i Kavajës në kundërshtim me çdo rregull. Për këto nuk flet ky, nuk thotë asgjë. Ky është ligji, kjo është estetika e tij. Këto do të mbulosh duke regjistruar zgjedhës në garazhe, në ndërtesa karabina. Shikoni Agon Channel ka regjistruar zgjedhës në pallate karabina, dhe garazhe, në park dhe kudo. Jepi të ndërtoje edhe ne det, sepse ngroh xhepat Gjushi.
Ky është shatërvani i Durrësit për të cilin bordi ka një vendim të veçantë, e ka në mbrojtje të plotë, ja si e keni katandisur sepse Gjushi duhet të mbushte xhepat aty dhe ndërtoi një shëmtirë duke zhdukur një vepër arti. Një vepër të vjetër. Flet ky për kulturë njeh vetem bojërat si kulturë dhe art. Meqë je per estetikën. Më thoni pak çfarë estetike ka kjo. Është Tirana e betonit të Edi Ramës kjo këtu. Ma gjeni pak estetikën këtu. Nuk di se ku je. Janë mbështetur pallatet mbi njëri- tjetrin. Njëriu që betonoi Tiranën. Njëriu që zhduku gjelbërimin e Tiranës. 4/5 e gjelberimit nga 4 meter katror për banor, i bëri banorët me 0.85 metër katror gjelbërim, që e bëri ajrin e Tiranës më të ndoturin se edhe në Kabul, me fakte dhe me dokumente.
Shkoni tek Shkolla ‘10 Korriku’, sesi është zënë oborri me pallatin e Fidelit. Nga 106 terrene sportive kanë mbetur vetem 8 në Tiranë, të gjitha të tjerat i hëngri betoni. Qytetarët po vuajnë sot si kurrë ndonjëherë tjetër nga korrupsioni juaj. Qytetarët po vuajnë sot sa kurrë ndonjëherë nga anti reformat që po bëni. Shpunësimi po bëhet masiv, shërbimi shëndetësor po shkatërrohet, arsimi po e mbyllni nga të gjitha anët, i quani dhe po i mbysni maturantët me teza absurde. Më absurde sesa vetë realizmi i Markesit.
Do tu lexoj dy dokumenta shumë interesante: – “Jam diplomuar për Financë në Universitetin e Tiranës ne vitin 1987, bashkëmoshatare e kryeministrit dhe bashkestudente e zonjës së tij. Prej 27 vitesh, kam punuar pa ndërprerje si financiere dhe kryefinanciere në të cilat 20 vjet ISKSH, që prej krijimit të institucionit në Korçë, gjatë këtyre viteve jam përpjekur të punoj me korrektësi, përkushtim këtë e pasqyroj në raportet e kontrollit të institucionit ku unë kam punuar. Pas zgjedhjeve të vitit 2013, pushohem nga puna me datë 4.07.2014, me motivacionin më absurd. Drejtori i ISKSH në Korçë, Petrika Tollkuçi thotë se me ka përfunduar vullneti të punoj me ty”. Motivacion i shkruar ky në vendimin e shkëputjes së detyrës. Motivacion mjeran i një drejtori të paaftë, ndërkohë nëpër qytet thotë se e ka urdhëruar Niko Peleshi. A thua ka kohë të merret me mua zv/kryeministri që nuk kam asnjë lloj lidhje përveç ngjashmërisë së mbiemrit me të. Nuk beson se e ka bërë zv/kryeministri, ndonëse mund ta ketë bërë çështë e vërteta.
U punësova në një ndërmarrje shtetërore, por në nëntor pas kalimit të qarkut nën drejtimit të koalicionit të majtë u pushova sërish nga puna. Sot kandidoj për këshilltar në listën e PD për zgjedhjet vendore, vetem për faktin e përmëndur me sipër me 23 maj në mënyrën më absurde pa asnjë motivacion, bashkëshorti im pushohet nga punavnga institucioni i burgut të Korçës. Funksioni shef finance, person me mbi 36 vjet eksperiencë të shkëlqyer pune nga të cilat 11 vite në Batër të Martaneshit.
As barbarët nuk mund të silleshin ndaj një familje të ndershme e punëtore si kjo familje.
Informacioni tjetër është për kushërirën e parë të Ilir Metës, për kandidatin aktual të qarkut të Beratit të Bashkisë së Beratit z. Petrit Sina, ky zotëri ka marrë 44 hektar tokë me qera për 99 vjet. Në fshatin Palikesh të komunës Veladish. Ka shmangur çdo procedure. i ka zgjidhur të gjitha me ministrinë e Bujësisë dhe ministria e bujqësisë, përveç kësaj me lekë të shtetit, kandidati përfaqësues i kryetarit të parlamentit ka ndërtuar rrugën per tek prona që ka marrë për 99 vjet. Zotëria nuk del këtu të flasë për këto gjera, por del të flasë se na duhet pamja na duhet estetika. Po estetika pa përmbajtje është vrastare. Pamja pa përmbajtja është vrastare. E dëgjon njëri të flasë për papunësinë në këtë tribunë, kurrë. E dëgjoni ndonjeherë të flasë për vilën e Erjon Velisë, kurrë. E dëgjoni të flasë për pallatin pa asnjë faturë kurrë, sepse cfarë është e tij është normale.