Shqiptarët në Republikën e Turqisë (tur. Türkiye'deki Arnavutlar) përbëjnë një pakicë kombëtare në Turqi, e cila nuk është e njohur zyrtarisht. Kjo pakicë përbëhet nga shqiptarë të cilët erdhën në Turqi gjatë periudhës osmane, kryesisht shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e sotme, nga Çamëria, si dhe në numër më të vogël nga Shqipëria dhe Mali i Zi i sotëm, të cilët mërguan si pasojë e persekutimit serb dhe grek pas fillimit të Luftërave Ballkanike.[1] Numri i shqiptarëve në Turqi llogaritet të jetë nga 500 mijë deri në 1.3 Në censusin e vitit 1965, 12,832 shtetas të Turqisë flisinin shqipen si gjuhë amtare, që përbënte rreth 0.04% të popullsisë. Shumica ishin të vendosur në Bursa, Sakarja, Tokat dhe Stamboll. 390,613 të tjerë flisin shqipen si gjuhë të dytë (1.28% e popullsisë). Gjithësej, numri i popullsisë shqipfolëse në Turqi në vitin 1965 ishte 403,445 ose 1.3% e popullsisë së Turqisë.,[2] ndërsa sipas disa burimeve tjera nurmri i personave me prejardhje shqiptare është rreth 5 milieuSi pasojë e doktrinës së shenjtë serbe dhe si pasoj e migrimit shqiptarë gjatë kohës së perandoris Omane një numër i konsiderueshem i shqiptarvë kanë marr shtetësin e Turqisë pas krijimit të saj. Për shkak të mungeses së regjistrimit të popullsisë sipas racës edhe numri i shtetasve turk me prejardhje shqiptare nuk mund të dihet saktësisht.
Si do që të jetë dihet se në Stamboll ka pasur familje të racës shqiptare që kanë jetuar dhe punuar aty. Mirëpo shumica e shtetasve turk të racës shqiptare anë të ardhur nga teritoret e Sanxhakut të Nishit, Vilajetit të Kosovës, Sanxhaku i Manastirit dhe Sanxhaku i Janinës, të gjitha këto njësi administrative të asaj kohe.
Shqiptarë të njohur në Turqine
Në Republikën e Turqisë