Skip to main content

Marrëveshjet turko-greke-jugosllave për shpërnguljen e shqiptareve drejt Turqisë

 


Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938 dhe marrëveshja Jugosllavi-Turqi-Greqi e 28 shkurtit 1953 e njohur si pakti ballkanik e nenshkruar ne Ankara.

Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë… ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënies së Rankoviçit (1966) duke mos u duruar një farë “barazie” me shqiptarët, shumica prej tyre udbashë e kriminelë ikën për Serbi. Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.
Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj. 

Në dimrin e vitit 1955/56 organizon aksionin për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë. Në këtë ekspeditë udbedeske, nga rrahjet dhe torturat u mbytën 103 shqiptarë, ndërsa u gjymtuan për jetë rreth 10.000 të tjerë…!
Hulumtimet shkencore për zbardhjen e një ngjarje historike siç është marrëveshja “xhentëllmene” turko-jugosllave e vitit 1953 ndërmjet Titos dhe Kypreliut, sado që janë të pamjaftueshme, prap na japin një pasqyrë shumë të mirë për ta kuptuar këtë marrveshje. Vlen të përmenden veprat e historianëve të kombit shqiptarë siç janë Fehmi Pushkolli në vepren “Fronti Popullor-Lidhja Socialiste e Kosovës”, Jusuf Osmani në vepren “Vendbanimet e Kosovës-Gjilani”, Hakif Bajrami “Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995”, Sabile Basha “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995” dhe në shumë hulumtime të punimeve shkencore të cilat e kanë për objekt të studimit këtë temë shumë të ndishme për popullin shqiptar. Të gjitha këto vepra dhe shumë dokumente tjera janë të lidhura me marrëveshjen e Splitit ndërmjet Titos dhe Kypriliut. Në këtë marrveshje gojore edhe pse askush nuk diti se çka përmbante, pasojat u panë menjëherë, pas fillimit të zbatimit të saj. Pas vitit 1953 filloi dëbimi masiv i shqiptarëve për në Turqi, gjë e cila e zbardhi këtë marrveshje. Represioni serb u përcoll nga instrumentet shtetërore dhe në mënyrë të organizuar nga vet shteti serbo-jugosllav. Paraprakisht ishte një marrveshje në mes Jugosllavisë dhe Turqisë e njohur si “Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938”, e cila parashihte dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll. Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve pothuajse u hesht gjithëherë, ndërsa u shkrua dhe u propagandua nga qarqet serbe, kinse për shpërngulje serbo-malazeze që në të vërtet nuk ishte asgjë tjetër vecse migrime të vogla, të vullnetshme të popullsisë


Marrëveshja turko-jugosllave e vitit 1953
Prishja e mardhënieve jugosllavo-shqiptare 1948 u shfrytëzua nga Beogradi me mjeshtëri për ndjekjen, arrestimin dhe keqtrajtimin e mijëra shqiptarëve të akuzuar “stalinistë”. Në vitet e 50-të shteti jugosllav kishte shpallur për objektiv një shoqëri të afirmimit të barazisë së popujve të kësaj ish federate. Ndërkaq, shqiptarët sanksionohen si pakicë dhe me këtë vihen në pozitë të pabarabartë karshi popujve tjerë të po kësaj federate. Sistemi policor i UDB-së së Rankoviqit bënte trysni të ndryshme mbi shqiptarët, duke i shtypur dhe duke ua ngushtuar përspektivën, me çka synohej dealbanizimi i Kosovës. Si rezultat i këtij presioni, mjaft shqiptarë u regjistruan si turqë dhe pati një rritje të ndjeshme të pakicës turke në Kosovë. Këtë proces të deklarimit të dhunshëm të shqiptarëve si turqë e kundërshtuan intelektualët Zekerija Rexha, Mehmet Vokshi, Skender Rizaj etj. Për ta shpërblyer poziten e udhëheqësve shtetrorë të ish-Jugosllavisë u propozua që Çubrilloviqit t’i jepet shpërblimi i AVNOJ-it i cili u refuzua kategorikisht nga antari i Akademis së Shkencave të Kosovës prof. Fehmi Agani. Edhe pas kësaj periudhe, sidomos pas Luftes së Dytë Botërore filluan aksionet e mbledhjes së armëve dhe formave të tjera të presionit me qëllim të detyrimit të popullates për shpërngulje në Turqi.


Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Takimi i Splitit Tito-Kyprili
Më 1953 në Split u takua kryetari i Jugosllavisë Josip Broz Tito dhe Fuad Kyprili, Minister i Punëve të Jashtëme të Turqisë. Ata u moren vesh që të filloi shpërngulja e sërishme e shqiptarëve për në Turqi. Marrëveshja planifikonte vazhdimin e aksionit të shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova për Turqi, në baz të konventës së vitit 1938. Dëbimi i shqiptarëve parashihej të bëhet përmes Maqedonisë. Kjo u zbatua menjëherë pas prishjes së marrëveshjes jugosllavo-shqiptare; me pretekstin se i sherbenin Shqipërisë u denuan dhe internuan nëpër burgje mbi 500 shqiptarë të cilët u derguan në kampin famkeqë të Goli Otokut. Meqë me marrëveshjen “xhentëllmene” nuk u arrit qëllimi për dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll, Serbia nuk pushoi përpjekjet për shfarosjen e popullit shqiptarë në Kosovë.
Marrëveshja mbi miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë e nënshkruar në Ankara më 28 shkurt 1953 u bë e njohur si Pakti Ballkanik. Marrveshja përmban 10 pika dhe mori karakterin ushtarak, por pa ndikim e obligime, të cilat rezultonin nga Kontrata e Atlantikut Verior e 4 Prrilit 1949 që i përkiste Turqisë dhe Greqisë. Kjo marrëveshje linte hapësirë edhe për marrëveshje të tjera të problemeve ekonomike, teknike dhe kulturore. Jugosllavia për t’i shpërngulur shqipatrët nga Kosova dëshironte të krijonte lidhje sa më të ngushtë me Turqinë. Lidhja duhej të bëhej duke e riaktivizur konventën jugosllavo-turke të vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Në këtë frymë bashkëpunimi mes tyre u lidh edhe marrveshja mes Jugosllavis e Turqisë. Çështjen e shpërnguljes së shqiptarëve Jugosllavia e nxiste nëpërmjet shtypit turk. Në periudhen kohore 1955-1957 si rezultat i marrëveshjes pushteti serb në proceset e montuara politike i rrahu brutalisht rreth 30 mijë shqiptarë, 300 prej tyre vdiqën nga plagët e marra. Si rrjedhojë, për një kohë të shkurtër u turqizuan dhunshëm rreth 60 mijë shqiptarë, kurse u shpërngulën për në Turqi mbi 250 mijë shqiptarë. Nga fundi i vitit 1944 e këndej shqiptarët filluan të arratiseshin në male dhe në Shqipëri madje dhe duke migruar krejt jashtë vendit. Shqiptarët për ta kundershtuar ripushtimin jugosllav organizuan edhe lëvizje ilegale. Në deklaratën zyrtare, të lëshuar më 29 janar 1953 mbi bisedat në Split, të dy delegacionet fshehen marrëveshjen dhe iu referuan bashkëpunimit parlamentar dhe çështjes së Paktit Ballkanik. Me këtë marrëveshje Tito realizonte ëndrren e serbëve për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova, ndërsa Turqia fitonte banorë vitalë dhe mjete fonanciare. Çdo shqiptar do të shpallej i rrezikshëm dhe i dyshimtë për sigurinë e vendit, sidomos intelektualët me të cilët i mbushën burgjet dhe pas kësajë u shpik kombësia turke. Krahina Autonome e Kosovës e Metohisë gëzoi të drejtën e një trupi legjislativ dhe ekzekutiv si dhe të përfaqësimit në kuvendin e Serbisë dhe atë federal, por jo pushtetin juridik dhe pikrisht në vitin 1953 ajo humbi lidhjen me federaten dhe mbeti vetëm në kuadër të Serbisë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ushtrimi i dhunës ndaj shqiptarëve
Kolektivizmi i dhunshëm i një pjese të tokave të fshatarsisë së Kosovës si dhe keqtarajtimet dhe shperdorimet perfide serbe, prekën thellë traditën kombëtare shqipatre.Në funksion të shpërnguljes shqiptare u miratua edhe ligji i planit 5 vjecar 1947-1951. Pushteti jugosllav, krahas dhunës e gjunjëzimit ekonomik sulmonte thellë edhe ndjenjat kombëtare, të kaluarën dhe traditen historike. Ai reduktoi hapjen e shkollave dhe të institucioneve arsimore e kulturore madje mohonte edhe prejardhjen e popullit shqiptarë. Titistët në anën tjetër e bënë të veten, i përzuri mbi 18% të popullsisë shqiptare nga Jugosllavia për në Anadoll. E gjith kjo ngjarje ishte rezultat i marrëveshjes jugosllavo-turke, gjë të cilën e ndaluan në mënyrë të tërthortë vetëm pas vitit 1966 atëherë kur kishin mbaruar 21520 procese gjyqësore të montuara kundër shqiptarëve. Kjo ishte një zbrazje e madhe e viseve etnike shqiptare që pati pasoja negative për jetën ekonomike, shoqërore e politike të popullit shqiptarë. Vetëm lindëshmëria (nataliteti) i lartë i shqiptarëve bëri të mundur që të ruhej struktura etnike dhe të dështoi plani për serbizimin e trojeve shqiptare. Qeveria jugosllave kishte formuar një komision shtetëror për dëbimin e shqiptarëve në Turqi të cilin e përbënin Aleksandër Rankoviqi, Krste Cërvenkovski, Zvetisllav Stefanoviq, Vojkan Llukiq, Marko Vuqkoviq etj. Qeveria turke pasi mori informatat se është formuar shtabi jugosllav për shpernguljen e shqiptarëve e angazhoi Hulusu Kejmonin, për kontakte me Jugosllavinë. Komunikimet ishin tepër sekret dhe u bënë përmes dokumentit turk me nr. 3977/51, ku me këtë rast Turqia inicion zyrtarishtë aktualizimin e konventës së vitit 1938. Turqia i kishte premtuar Jugosllavisë që shqiptarët do t’i vendosë në vilajetin Mysh. “Pas të gjitha këtyre me 28 shkurt 1953, Koqa Popuviqi dhe Hulusu Kejman nënshkruan në Shkup, një marrëveshje të re sekrete, që në Turqi të shpërnguleshin të gjith myslimanet që jetojnë në Jugosllavi. Shtabi jugosllav për dëbimin e shqiptarëve në Turqi u legalizua më 16 mars 1955”.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas   Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas   Mehmet Bislimi Ekskluzivisht për   www.sa-kra.ch LIRIKAT E FJETURA Shkarko falas Renato Kalemi DYMBËDHJETË (tregime nga teatri  i absurdit) Shkarko falas   Begzat Rrahmani TROKU I KALIT TË ZI Shkarko falas   Arjan Th. Kallç0 ËNDRRAT THYEHN SHPEJT Shkarko falas   Nase Jani GRUAJA NË KAFAZ Shkarko falas   Rhonda Byrne FORCA Shkarko falas   Adem Zaplluzha Ekskluzivisht për   www.sa-kra.ch KRAKËLLIMAT E NATËS Shkarko falas   Adem Zaplluzha Ekskluzivisht për   www.sa-kra.ch DRURI I PIKËLLUAR Shkarko falas   Adem Zaplluzha Ekskluzivisht për   www.sa-kra.ch LOTI I GOTËS SË DEHUR Shkarko falas   Xhevat Hasani Ekskluzivisht për   www.sa-kra.ch NJË JETË NË SHËRBIM TË LIRISË - KUSHTUAR NASER HANIT Shkarko falas   Adem Zaplluzha Ekskluziv

Ese për Vitin e Ri

Viti i ri, festa ime e preferuar, eshte njera prej diteve me te festuara ne bote. Dita eshte e zbukuruar me kostume te bukura dhe me tradite. Secili popull e feston vitin e ri ne menyren e vet. Ne festojmë Vitin e Ri në 31 dhjetor. Kjo është festë e madhe. Ne blejmë rroba të reja dhe gjëra të reja. Ne e vendosim pemën e Vitit të Ri në një cep të shtëpisë sonë. Prindërit blejne dhurata për ne. Ne vendosim mbulesë tavoline dhe e vënë shumë gjëra të shijshme në të. Të tilla si tortë me fruta të ndryshme dhe përgatisim ushqime të ndryshme. Dhe njeri nga familja ime veshin kostumin e Babadimrit. Ne fikim dritën dhe bërtasim Gezuar Viti i Ri tri herë vetëm për argëtim. Ne këndojmë këngë, luajmë lojra, valle dhe kemi shumë kenaqesi. Në qoftë se bie borë bëjmë dordolec prej dëbore dhe në hundën e tij vëmë karrota ose luajmë me topa bore. Por zakonisht koha është e ngrohtë dhe nuk ka borë. Pastaj ne hedhim fishekzjarre jashtë dhe dëgjojmë tingujt me zë shume te lartë.Tingujt e krismave,

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Vërtetësinë e Mujit dhe Halilit në fshatin Marinë nuk e konteston askush. Gurët e këtyre kreshnikëve, që gjenden në këtë fshat, janë krenaria dhe njëkohësisht burimi i një frike të vjetër. Sipas banorëve, ata që janë munduar të ndryshojnë vendin apo formën e gurëve të Mujes dhe Halilit, sot nuk jetojnë më. Legjendat Muji dhe Halili, të cilët kanë jetuar vetëm në imagjinatën e shkrimtarëve, janë ringjallur në një fshat të Drenicës. Në telin e Lahutës, ata edhe më tutje shkulin lisa dhe peshojnë shkëmbinj. Muji dhe Halili kanë qenë dy malësorë që kanë pasur fuqi mbinatyrore. Ata, sipas legjendës, ishin shtatgjatë, muskulorë dhe me mustaqe të gjata. Madje, fshati Marinë i Drenicës ka një lidhje shumë të veçantë me këta dy malësorë. Këtë lidhje e bëjnë më të fortë dhe të prekshme tre gurë të mëdhenj, të cilët qëndrojnë afër shkollës së fshatit. Brez pas brezi në Marinë me rrethinë tregohen legjenda se si këta gurë janë peshuar nga duart e Mujës dhe Halilit. Ndërsa profesor