
Puneve te Jashtme ne Beograd, ne Fondin PO (Politçko Odelenje) nga Konsulati
gjeneral jepen keto te dhena per shpernguljen e shqiptareve neper Selanik ne
Turqi. Sipas dokumentit numer 1246 te perpiluar me 12 prill 1914 jepen keto
shifra:
Nentor 1912 ne Turqi shperngulen 8866 shqiptare,
Dhjetor 1912 ne Turqi shperngulen 11493 shqiptare,
Gjate Janarit 1913 shperngulen 12087 shqiptare,
Gjate Shkurtit shperngulen 1288 shqiptare,
Gjate Marsit shperngulen 7553 shqiptare,
Gjate Prillit shpengulen 6725 shqiptare,
Gjate Majit shperngulen 12813 shqiptare,
Gjate Qershorit shperngulen 9386 shqiptare,
Gjate Korrikut shperngulen 21045 shqiptare,
Gjate Gushtit shperngulen 29312 shqiptare,
Gjate Shtatorit shperngulen 13380 shqitpare,
Gjate Tetorit jane shperngulur 14764 shqiptare,
Gjate Nentorit shperngulen 17313 shqiptare,
Gjate Dhjetorit shperngulen 15502 shqiptare,
Gjate janarit te vitit 1914 ne Turqi shperngulen 10182 shqiptare,
Gjate Shkurtit ne Turqi shperngulen 25060 shqitpare,
Gjate Marsit ne Turqi shperngulen 12346 shqiptare,
Gjithsej, sipas dokumentit, vetem ne Turqi, jane shperngulur 239807 persona. Ne kete shifer theksohet se nuk hyjne femijet qe ishin nen moshen 6 vjeçare. Gjithashtu, theksohet ne keto dokumente, se neper Kavalle kane kaluar edhe 4 mije familje myslimane, por edhe po aq permes rruges tokesore. Te gjithe keta persona thuhet se i kane çuar ne Turqi me 395 anije evropiane.
Sipas te dhenave te "Komitetit te Kosoves", gjate Prillit te vitit 1914 per ne Turqi jane shperngulur: 6520 shqiptare.
Gjate majit per ne Turqi jane shpernguljur 15414 shqiptare,
Gjate Qershorit per ne Turqi jane shperngulur 14821 shqiptare,
Gjate Korrikut per ne Turqi jane shperngulur 26237 shqiptare,
Te gjitha keto te dhena i ka botuar Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, seksioni i Shkencave Historike ("Dokumenta o spolnjoj politici kraljevine serbije", K.VII Sv.1 Beograd 1980.f.617-618).
Sipas te dhenave te Ministrise se Puneve te brendshme te mbreterise serbe
(1912-1915) ne Kosove ishte planifikuar te kolonizohen 20 mije serbe ne
zonen e okupuar nga serbet dhe 5 mije malazeze ne zonen e Kosoves te okupuar
nga malazezet.
ME SHUME JASHTE TROJEVE SE SA NE TROJET E TYRE
Duhet pase parasysh se ky rezultat eshte gjetur ne nje faqe elektronike dhe nuk ka prova per ndonje regjistrim zyrtar. Por, nisur nga disa te dhena te cilat jane te besueshme, athere, duhet te merret edhe ne konsiderat se vertet jane 15 miljon shqiptare . Patjeter ketu ne kete numer bejne pjes shume shqiptar qe i perkasin origjines se shqiptarve nga ata qe ne sot i njohim, si te asimiluar. Megjithate, le ti referohemi ketyre fakteve dhe te nxjerrim nje numer me te sakte ndoshta.
Te dhenat e ofruara tregojne se Shqiperia ka mbi 3 milion banore, ne Kosove numerohen rreth 2 milion shqiptare, ne FYROM numerohen rreth 800 mije shqiptare. Mali i Zi numeron rreth 40-50 mije shqiptare. Gjeografia e vend-ndodhjes se shqiptareve jashte trojeve te tyre patjeter qe duhet te filloje me Turqine. Turqia ze vendin e pare ne atllasin e shperndarjes gjeografike te shqiptareve jashte vendit. Aty ka gati me shume shqiptare se sa Shqiperia dhe Kosova bashke. Te kthyer plotesisht ne shqiptaro-turq, ata sipas statistikave jane diku aty afer te regjistruar, sipas te dhenave zyrtare te shtetit turk,rreth 5 milion qytetare shqiptaro-turq me origjine shqiptare. Nje tjeter vend nga ku ka shqiptare shume nga tat te hereshimit jane dhe shqiptaret e Greqise te cilet grekerit i quajne Arvanitasit Ata jane vendosur ne rrethinat e Athines dhe pergjate shtrijes se kufirit me Shqiperine dhe numerohen ne mbi 1 milion, duke formuar edhe rreh 50 komuna shqiptaro folese. Arbereshet qe gjenden ne jug te Italise, kryesisht ne Sicili dhe Kalabri. ata llogariten ne mbi 100 mije Ndersa, ne Egjipt numerohen rreth 200 familje me origjine shqiptare. Nga vendet e quajtura te lindjes se larget ose Misiri i nojuhur tek shqiptaret eshte edhe Siria Pas largimit nga Egjypti shume shqiptare u vendosen ne Siri, aty numerohen rreth 550 familje.
Duke vazhduar pastaj me ata shqiptare qe jane te vendosur ne Bullgari. Shqiptaret jane te perqendruar kryesisht ne Sofje dhe Pllovti dhe kapin shifren e 52 mije veteve. Ne Rumani numerohen rreth 20 mije. Ne Kroaci eshte i njohur ngulimi shqiptar i fshatit Zare i Kroacise. Jane gjithashtu rreth12 mije shqiptare ne Slloveni Numerohen 12 mije shqiptare edhe ne Ukraine Jane evidentuar gjithsejet 7 fshatra te banuara nga shqiptare. Por ende nuk eshte llogaritur numri i tyre Ne Argjentine nje vend tjeter ku jane ngulitur shqiptaret dhe kryesishte ata te perzier me emigratet italiane qe erdhen ketu nga jugu i italise pra jane shumica arbereshe. Shqiptaret e argjentines konsiderohen komuniteti me i organizuar.dhe kane ruajtur shume traditen dhe historine e jane diku aty rreth 50 mije.. Australiia megjithse nje vend i madh per emigratet , por shqiptaret nuk e kane preferuar shume . Aty numerohen rreth 26 mije shqiptare, te vendosur ne rrethinat Viktoria dhe Brisbej. Afrika e Jugut eshte vendi ndoshat qe ka me pake shqiptare aty jane vendosur thuhet ne Kejp Taun rreth 15 familje .Vendi me i preferuar dhe nga me te populluarit kohet e fundit kryesishte jane SHBA-es. Nje kuriozitet thotese "shqiptaret e kane zbuluar Ameriken", kjo duket behet per te treguar se sa jane te dhene shqiptaret pase emigrimit per ne amerike. Sot, ketu flitet se gjenden mbi 500 mije shqiptare, shifer kjo qe kurr nuk ka mundur te behet zyrtare pasi qe ka mungur nje inisiative zyrtare qe ta beje nje gje te till. Por gjithmon statistikat i referohen kryesisht dhe qendrave nga me te banuarat me shqiptare. Ata jane te instaluar ne Çikago, Detroit, Miçigam, Nju Jork, Nju Jersi, Florida, Teksas, Kaliforni, Ariziona, Ohaio, dhe Kanada( konsiderohet komuniteti me intelektual). Nje vend kryesore ne largimin e shqiptarve te koheve te fundit ku jane te vendosur shqiptaret konsiderohet Greqia me rreth 500 mije shqiptare, Gjermania ka rreth 350 mije shqiptare perfishire ketu edhe ata te trojeve etnike. Ne Itali reth 300 mije dhe ne Zvicer rreth 180 mije kryesisht shqiptare te trojeve etnike. Ne Angli 40 mije, Belgjike rreth 40 mije, Nje numer me te vogel shqiptaresh gjen pothuajse ne çdo vend evropian, por tani me nuk ka cep te botes qe nuk gjene shqiptare, ky studim me titull "Etapat historike te shpernguljes se shqiptareve".
No comments:
Post a Comment