dinë të gjithë?, madje më shumë se kushdo Albin Kurti dhe ushtria e “patriotëve” që po çajnë qiellin me sokëllimat e tyre anti Goran Bregoviç se Mitrovica është e Kosovës; se Presheva, Medvegja, Bujanovci janë toka shqiptare apo minoritet shqiptar në Serbi, apo shtetas serb me kombësi shqiptare. E dini, por ndoshta nuk doni ta dini nëse janë dhe nuk janë, sepse keni hallin e Goranit.
1. Patriotët dhe Lugina e Preshevës
Po e filloj me një pyetje të thjeshtë: Ramushi-Skënderbe, Albini anti serb dhe Rama pro serb, çfarë kontributesh kanë dhënë në ndihmë të shqiptarëve, nënshtetas në Serbi? A është normale që këta patriotë të mëdhenj iu japin këtyre shqiptarëve ndihma maksimumi 50.000 euro në vit??? Kurse Serbia dhuron për serbët e Mitrovicës mbi 50 milionë? euro, thonë gojët e këqija. Mos vallë Goran Bregoviç e ka fajin edhe për asimilimin e shqiptarisë? në këto troje??? Rrofshin, i paçim sa malet këta patriotë andej e këtej kufirit! Rrofshin zhurmuesit anti Goran Bregoviç!
A e di Ramushi, Albini, ashtu si dhe Rama, se në Kushtetutën shqiptare, në mënyrë taksative theksohet:
Neni 8
1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.
2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.
3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.
Ky është neni i Kushtetutës që obligon Republikën e Shqipërisë për Luginën e Preshevës. E njëjta qasje është edhe në kushtetutën e Kosovës.
I madhi, vizionari, gjiganti, buzagazi, senatori i përjetshëm deri para pak muajsh dhe ende në detyrë, z.Pandeli Majko, ministër Shteti për Diasporën, nuk e di ku bie Lugina e Preshevës dhe jo të ketë shkuar një herë atje, se për të mbledhur emigrantët anembanë botës harxhon miliona dollarë. Për Preshevën as libra shqip për shkollat nuk ka dërguar.
Rrofshin Majko, Kurti, Haradinaj dhe Vetëvendosja! I paçim sa malet këta patriotë! S’ka problem që Mitrovica dhe Presheva po asimilohen, rrofshin patriotët dhe zhurmuesit anti Goran Bregoviç, sepse ky është e keqja e shqiptarisë! Kur Ramushi ishte kryeministër, nëse nuk e mbani mend Mali i Zi i mori Kosovës mund të shtosh, ku ishte patriotizmi i Haradinajt kur i fali 9 000 ha Malit të Zi. Më gënjyen tha dhe e bëra atë gafë, sepse do i liberalizonin vizat për BE, por ishte lojë??? Por kur politikani dështon, duhet të mbaje përgjegjësi dhe për pasojat, por ai del dhe të jep mend për patriotizëm, por asnjë fjalë për shtesat serbe me kombësi shqiptare në Preshevë... Nëse ka ndonjë problem shqiptarie për të parë udhëheqësit tanë, patriotët e shtirur, janë këta shqiptarë. Kur kam shkuar atje kam përjetuar një tmerr pafund të halleve të tyre, por ata donin Shqipërinë, nuk shiteshin e bliheshin, nuk prisnin ndihmë nga ne, “patriotët” e mëdhenj, nga politika, media, nga ne që jemi gati të “dërrmojmë” Goranin, Çoliçin, Cecën, Lepa e cilindo artist. Ne që dridhemi përpara mizorisë serbe në Luginën e Preshevës jemi gati “të shqyejmë” njëri-tjetrin dhe të bëhemi pulë përballë makinerisë serbomadhe. Nëse urrejmë Goran Bregoviçin, përse dridhemi e pshurrim brekët nga mizoria serbe? Patriotë me fjalë dhe trima luftëtarë me letra, me lehje, me përçarje ka sa të duash.
2. Mitrovica dhe faji i Goranit e Edi Ramës
Hashimi, Ramboja Ramush Haradinaj, Albin Kurti, i forti i të fortëve me shqiptarët, a e dinë se Mitrovica është në administrim (jo të plotë) të shtetit të Kosovës? Në letra po, në realitet jo e gjitha! Në fakt, ajo është edhe Serbi! Dhe gjithë fajin e ka Ceca, Gorani, Zdravko, Lepa Brena dhe Edi Rama? Po thonë se Arkani përpara Cecës ka bashkëjetuar e dashur një këngëtare kosovare, po ajo a duhet kryqëzuar?! Ju patriotë të mëdhenj a shkoni dot nga Kosova në Mitrovicë të pini kafe? Të jetoni? Të shkoni tek ata pak shqiptarë me nënshtetësi serbe atje, të terrorizuar nga ajo që përjetojnë përditë? A kaloni dot mbi urë? Një herë kam kaluar, i shoqëruar me gazetarë të huaj dhe pashë me sytë e mi se atje nuk guxoje të flisje shqip! Kështu ndodhte kur ishte kryeministër ramboja Ramush edhe tani me Albinin! Por, për ju patriotët e mëdhenj anti Goran dhe anti Ramë s’ka problem, sepse nuk luftoni apo guxoni të shkoni atje, ama iu bëni namin serbëve me laps e zhgarravina. Albin Kurti vjen e voton në Tiranë, por le të shkojë në Mitrovicë ta bëjë këtë, të përkrahë shqiptarët atje. Është edhe kryeministri i Mitrovicës, që thjesht nuk e kontrollon, nuk e administron, nuk e shkel dot. Sidoqoftë, ai djeg Kuvendin e Kosovës në opozitë, si lider i madh në qeveri sulmon Ramën për shqiptarinë. Ai, Skënderbeu i bashkimit të shqiptarëve, le të shkojë të bëjë detyrën kushtetuese, të kthejë në identitet MITROVICËN! Ta administrojë atë realisht, jo me letra e rrena. Nuk ua ka fajin Gorani, Ceca, Zdravko, Lepa Brena dhe Edi Rama, jo ore jo! As fuqitë e mëdha që administrojnë Mitrovicën
3. Emigrantët shqiptarë në Greqi...
Për të treguar patriotizmin tuaj fals mjafton vetëm një problem: Shqiptarët në Greqi ndërrojnë emrat, fenë, pagëzohen, dreqosen. Grekët mund të kenë me dhjetëra probleme midis tyre, por kur vjen puna për nacionalizmin dhe fenë ortodokse, atë janë më të bashkuar se kurrë. Patriotët e mëdhenj shqiptarë e kanë ngritur zërin më shumë për të drejtë e “gay”-ve se sa për këtë politikë antishqiptare. Me këtë logjikë i bie që turqit, të cilët na pushtuan e sakatuan 500 vite t’i urrejmë, gjermanët na vranë, ndaj t’i urrejmë, italianët na pushtuan, ndaj t’i urrejmë, kinezët e rusët na bënë socialistë, le t’i urrejmë etj. Etj. Nuk shkon kjo ide, tani duhet të urrejmë Goranin dhe jo Serbinë, edhe pse ekonomikisht ajo e ka pushtuar Kosovën apo jo? Nuk shkon kjo zhurmë anti Goran, Cecë Zdravko, Lepë. Patriotë prej vërteti kërkon helenizimi i shqiptarëve, Mitrovica, Presheva etj!
4. Gorani, Festa e Birrës dhe baruti i lagur i “patriotëve shqiptarë”
Sinqerisht, nëse do të duhej dhe do të kisha mundësi, do të investoja në Preshevë dhe Mitrovicë. Madje edhe do luftoja për tokën e mëmëdheun e okupuar shqiptar. Do të harxhoja energji, financa, do të mobilizoja miq jo për fushata anti Goran, por për të drejtat e shqiptarëve. Cila nismë ligjore shqiptare apo kosovare është kthyer në kauzë për ndëshkimin e “tigrave” të Arkanit? A kemi shkuar në Hagë për krime kundër njerëzimit? Apo do të varim si Krishtin Goranin dhe Cecën? Mosni bre me këtë patriotizëm kartonësh, si flluska sapuni! Goran Bregoviç dhe Rama ju ka ndaluar ta fitoni Mitrovicën, Preshevën? Goran Bregoviç dhe Rama ju ka ndaluar të ulni importin e mallrave serbe? Goran Bregoviç dhe Rama ju ka ndaluar të luftoni korrupsionin? Goran Bregoviç dhe Rama ju ka ndaluar të protestoni për kriminelët serbë të padënuar? Goran Bregoviç dhe Rama ju ka ndaluar të evidentoni dhe dorëzoni krimet e Serbisë në Hagë, Strasburg e kudo ku jepet drejtësi? Goran Bregoviç ju ka mësuar t’i nxirrni sytë njëri-tjetrit? Të jemi patriotë duke bërë më së miri detyrat tona, shqiptaria duhet me vepra e jo me fjalë! Nuk harxhohen energjitë me fyerje e sharje, por me gjetje kauzash për të ndalur makinën serbe! Nuk fitohet mbi Serbinë nëse ne, Rama dhe Albini jemi ndër veti armiq, nuk komunikojmë! Skënderbeu bënte bashkim, jo ndarje, refuzim, armiqësi brenda shqiptarëve! Arti është art! Mos bëni politikë me të! Gorani le të këndojë, ne të bashkohemi si shqiptarë për kauza kombëtare dhe të tilla kemi aq shumë!
Punuan Prof.dr. Xhevdet ZEKAJ & Vangjel Sako