Akademik Prof Dr Hakif BAJRAMI
1 Shtabi i Aleksandër Rankoviqit për shfarosjen e shqiptarëv si model funksiononte nga viti 1949.-
Nuk ka shtet në botë si Serbia që do t` i ketë bërë 35
programe për ta shfarosë një popull fqinjë siç ka bërë pushteti i Beogradit
ndaj shqiptarëve ( 1844-1999).
Më 4 korrik 1949 në Beograd themelohet Shtabi special i drejtuar nga Aleksandër Rankoviqi dhe Kërste Cervenkovski.
Antarë të tjerë të Shatbit ishin: Svetisllav Stefanoviq, Millan Bartosh, Leo Grishkoviq, Vojkan Llukiq, Marko Vukçeviq dhe P. Iviçeviq.
Aty do të inicohet themelimi i një qeverie marionete në Shqkup në krye të cilës do të jetë Apostol Tanefi.
Aty, do ta caktohen edhe të gjithë ministrat. Së bashku kishin marrë për detyrë me njësi speciale të Ushtrisë Jugosllave, ta lirojnë Koçi Xoxën nga burgu dhe atë ta vëjnë në pushtet në Tiranë.
Kurse Enver Hoxha parashihej të pushkatohej publikisht në Sheshin Skenderbeu.
Se me çka mirrej Shtabi Titist i Aleksander Rankoviqit, më së miri vërteton fakti se më 1965/66 kur u themelua Grupi punues dhe i hulumtoi DEFORMIMET e UDB-s, Komisioni i gjeti në këtë Shtab kriminal këto dokumenta:
1. Prodor na more, nga viti 1881;
2. Udhëzim i punës me shqiptar, nga viti 1910;
3. Marrëveshja e Llozanës Greqi-Turqi 1923;
4. Marrëveshja e Stambollit Jugosllavi -Turqi, për këmbim të popullsisë më 1933;
5. Marrëveshje ndërministrore në Breograd, më 1935 për sigurimin e mjetetve finanasiare për shpërngulje totale të shqiptarëve;
6. Vasa Çubrilloviq, Shpërngulja e shqiptarëve 1937;
7. Programi i Dimitrije Lotiçit, Për shfarosjen e Hebrejëve në Serbi 1939;
8. Konventa Jugosllavo -Turke 11 korrik 1938;
9.Ivo Andriq, Për ndarjën e Shqipërisë 1939;
10. Stevan Moleviqi, Srbia homogjene 1941;
11. Drazha Mihajloviq, Shfarosja e Shqiptarëve në Bihor 1942/43;
12. Marrëveshja Xhentelmene Tito-Fuad Kyprili, për depertimin me dhunë të shqiptarëve në Anadoll 1953;
13. Programin për mbylljën e shkollave shqipe në Kosovë dhe Maqedoni më 1958;
14. Porogrami i Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e shqiptarëve (LRBSH) e Adem Demaçit më 1964.
Në lidhje me këtë Komisoni shtetëror për hulumtimin e krimeve të UDB-s (Posedohet dokumenti i dhuruara nga Fadil Hoxha-HB) për hapjen e 35 000 DOSJE-hetime për kryefamilijarët në Kosovë.
Kurse në Maqedoni i hapja r fokumetuar e 54 000 DOSJEVE –hetime për kryefamiljarë.
Kjo do të thot se familjet shqiptare në Maqedoni ishin më me pak antar.
Në fakt, Maqedonia nga viti 1946 e deri më 1984 ka sJellë maqedonë nga të gjitha viset e botës.
Kështu Jugu u Maqedonisë është sllavizuar në tërësi.
Edhe ata pak shqiptar që ishin
ortodoks atje, janë shpallë slllavë, ose maqedon. (Posedojme dokumentin “tejet
sekret” nga viti 1984-analizë e Kryesisë Maqedone-HB).
Më 1965 Prorgamin i Adem Demaçit (LRBSH)
Shtabi i Rankoviqit ia dorzon Shtabit të NATO-s në Bruksel duke i thënë: “Ja ky është programi komunist në histori, ndërsa autori i tij (Adem Demaçi) është më i egër se vete Stalini”. Jo vetëm kaq, të njejtin Program Shtabi i Rankoviqit ia dorzon Shatbit të Paktit Varashës në Varshavë (Poloni) duke i thënë: “Ja ky është programi më ekstrem se ai i Ballit Kombëtar”.
Natyrsht se të dy paktet e lexojnë me kujdes dhe nxierrin përfundim se “Programi
i LRBSH nuk ka lidhje me ideologji. Por angazhohet për VETVENDOSJE DHE BASHKIM
KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE”.
Pasiqë Rankoviqit i deshton plani i i sipertheksuar e bëjnë skenarin se: “po e bartim Adem Demaçin nga Burgu i Nishit në Burgun e Beogradit”.
Për ta bartur deri atje i caktojnë dy UDB-ashe shqiptar: Nazmi Kursanin dhe Jusuf Kelemndin.
Jusuf Kelemdi jo rastësisht mirrej me publicistike , i tregon Esat Mekulit (Kryeredaktor i “JETËS SE RE”). Esati pa vonesë i tregon Fadil Hoxhës për tregimin e Jusuf Kelmednit.
Fadil Hoxha pa asnjë vonesë i tregon Vlladimir Bakraiqit dhe ky e stopon terë bartjen e Demaçit në Beograd.
Pastaj Komisioni shtetëror për hulumtimin e Deformimeveve të UDB-ës e interviston Stefanoviqin dhe ky e pranon se: “rrugës është planifikuar që ndaj Demaçit të bëhet atentat, kinse provoi të arratiset”.
Në pyetjen tonë drejtuar
Jusuf Kelmendit dhe Xhavit Nimanit (pasi
që më kishte treguar Esati) e vërtetojnë tërë ngjarjen.
Nga këto dokumente të
Shtabit Rankoviqit(1949-1966), ka marrë shembuj edhe Shtabi i Nikolla Lubiçiqit
më 1981-1991 dhe Shtabi i Sllobodan Millosheviqit më 1991-1999, duke thurR
intriga dhe duke ua mveshë shqiptarëve.
Nënshtabi i Moma
Markoviqit
Krahas veprimit të lartëcekur në Beograd do të themelohet më 1950/51 Shtabi i Moma Markoviqit, i cili mori për detyrë që të propogandojë regjistrimin e shqiptarëve në popullsi turke.
Ky shtab do t` i agnazhojë 20 avokatE për të siguruar viza për shqiptarët të cilI ishte në pozitë të rëndë nga pushteti.
Nga aktiviteti i tytre (shtabi i Mrakoviqit i kishte 15 antarë, ndër ta ishte edhe Mehmet Hoxha-ish Kryetar i Konferencës Bujanit dhe oratori i parë në VASNOS të Serbisë më 1945, ku ia uron Serbisë aneksimin e Kosovës (!), dhe e vonë tërë udhëheqësinë e Kosovës para aktit të kryer.
Me veti e kishte Dushan Mugoshën që ia përktheu fjalimin, sepse Mehmeti foli shqip,(është botuar në publikim të posaqëm nga Kuvendi Popullor i Serbisë më 1946) na thot Xhavit Nimani më 1979).
BIJE VOKSHI PATI ORGANIZUAR TË BËJË ATENTAT NDAJ TIJ, POR ISHTE I PAARRITSHËM NJË KOHË TË GJATË.
Nga aktiviteti i tyre doli se nga 1914 turq sa ishin regjistruar më 1948, më 1953 numri i tyre arrijti në 54000.
Në këtë kohë edhe nga Turqia ishte autorizuar Hulkusi Kejnani të propogandojë se në Turqi janë ndërtuar 183 fshatra për Aranutë në Vilajetin MYSH.
Në vazhdimin e këtij aktiviteti një delegacion i Pralamentit turk do ta vizitojë Beogrdain dhe Hulusi Kejnanin do ta pret edhe J. B. Tito më 15 shkurt 1953.
Për ta plotesuar mozaikun antishqiptar
më 28 shkurt 1953 do të nënshkruhet Marrëveshja Ballkanike (Turqi, Jugosllavi,
Greqi), gjithnjë me destinacion që shqiptarët të shpërngulen në Anadolli.
Shpërnguljën e shqiptarëve e përshendeti Patrikana e Stambollit dhe Selia e Shenjët e Kishave Katolike në Vatikan.
Madje politika e qendrave Evropiane i kishte angazhaura 395 anije për të bartur shqiptarë në Anadolli 1912-194.
Jo vetëm kaq. Vatikani lidhi konkordat
me Kishën Ortodose Malazeze më 1914,
pasi që më 1864 Konkordat kishte lidhë me Kishën Ortodokse Serbe.
E vërteta, me para të Patrikanës Stambollit është ndertuar Permendorja e Luftës Kosovës (1389) në Gazimestan.
Në këtë permendore të shovinizmit kanë investuar edhe shumë kisha evropiane.
E nder to edhe dy kisha të pavarura nga Zvicra.
Kishat katolike shqiptare dhe kishat ortodokse shqiptare shpërnguljën e shqiptarëve e kanë quajtur: “një tragjedi në tri akte:
Shpronso, shpërngulë dhe shfaros shqiptarë, është politika serbiane”.
Në këto rrethana më 8 mars 1953 një delegacion Turk do ta vizitojë Shkupin. Aty Koça Popoviqi do të lëshojë deklaratë për miqësinë Jugosllavo Turke.
Ndërsa kah gjysma e marsit 1953 Delegacioni Jugosllave do të vizitojë Turqinë. Delegacionit i printe Mosha Piade.Të entuaziarmuar se Tito po e zabton politikën e Kralevinës ndaj shqiptarëve, nga Londra Karagjorgjeviqët do ta përshendesin tërë aksionin e shpërnguljës.
Do të përshëndetet, sidomos J. B. Tito. Në një telegram nga Londra thuhet se Tito po “punon me akribi sespe po i detyron shqiptrët të hiekin dorë nga shtetësia, kështu që në Maqedonin Jugore ma shqiptarë nuk ka”.
Për këtë qëllim Beogradi do t` i themelojë edhe dy shtabe:
në Kretë (Greqi) dhe Gerum (Afër Trieshtës). Në Këto vende bëhej i tërë
planifikimi, sepse 75%, thuhet në dokument shqiptarët janë kah i përgadisin
“vesikat”.
2.Fadil Hoxha e themelon Shtabin mbrojtës në shtëpinë
e Hivzi Sulejmanit
dhe kupton që shqiptarëve po u vihet thika pas
shpine
Për ta penguar aktivitetin për DEPERTIM të shqiptarëve në Turqi, më 10 qershor 1951 Fadil Hoxha do ta themelojë Shtabin kundër shpërnguljës së shqiptarëve dhe kundër regjistrimit për “turq”.
Shtabi i kishte DY DETYRA: Pengimin e regjistrimit të shqiptarëve “turq” dhe pengimin që mos të shpërngulën në Turqi.
Në Shtab në
shtëpinë i Hivzi SULEJMANIT do të hyjnë; Xhavit Nimani, Ismet Shaqiri, Ymer
Pula, Mustafë Hoxha, Sinan Hansani, Xhevdet Hamza dhe dy hoxhollar, emrat e të
cilëve nuk i shënon dokumneti. Por, që më 1957 ata u bërën agjentë të Shtabit
Rankoviqit (Mulla Jusufi Nga Peja dhe Mulla Ahmet Mardoqi,nga Prishtina).
Propoganduesit nepër rrethe kundër regjistrimit për “turqë”, kundër largimit nga shtetësia dhe kundër shpërnguljës ishin: Në Prishtinë kundër shpërnguljës së shqiptarëve do të dallohet: Kader Salihu, Mustafë Hoxha, Rezak Shala, familja e Makusut Shehut etj.
Në Mitrovicë dallohet Qazim Bajrgoja, Rasim Qerkezi, në Pejë dhe Istog,
Ramadan Shala, Alush Gashi, Ramë Aligajdari, Ismail Bajra, në Prizren Xhavit Nimani, Regjai Surroi dhe shumë intelektualë tjerë; në Gjakovë dallohën Xhevdet
Hamza, Ymer Pula, Zotri Efendia, Regjep Hoxha, Enver Gjerxheku,Besim Bokshi, në
Gjilan dhe Kamenicë shquhen për
aktivitet kundër shpërnguljës, vllazërit Rexhepi, Halil Fejzullahu, Sinan Hasani;
në Ferizaj dhe Viti dallohen Sinan Hasani, Sinan Sahiti; në Llap shquhen:
Mustafë Hoxha, Bejtush Podujeva, e tërë sekta fetare Kaderi ku printe Rizah
Vokrri, Ramdan Siminica dhe Rrahim Çitaku; në Ballofc dallohen: Halit e Tahir
Nishefci, Fetah Bajrami, Ferat Nishefci; në Dumnicë Mulla Bajram Mehmeti me
djal;në Podujevë Danush Nolja, Bejtush Podujeva, Selim Obrança, Met Podujeva, në
Sfeqës, Rizah Vokrri, e Mulla Ramë Shajkofci (për Shajkofc, Dumosh dhe
Batllavë); në Majanc dhe deri në Popovë tërë familja e ylemave në krye me Hys
Popovën; në Pollatë dallohej Familja Manolli; në Bajqinë dhe Kerpimeh grupi i
mësuesëve në krye me Ajet Gashin, në Letnacë familja e Mulla Rashitit dhe
familja Blakçori dhe Shala e sidomos familja Plakolli.në Sibofce e Sekiraqë Ramadan
Siminica me disa mësues, në Llapashticë Iliaz Havolli, në Mirofce, Naman, Smail
e Hajdin Xhakja, Familja Ajeti (Qazim Mirofci, etj) afer kufirit me Serbinë,në
Herticë familja Sheholli, Muçolli, në Orllan Familja Ratkoceri, në Muhazob
Familja Haziri, në Brainë dhe Nishefc, Familja Sekiraça dhe Mustafë Hoxha, Në
Dyz, Koliq dhe Bellepojë, Rimanishtë e Sharban, Myderriz Hajriz Bllaca.
Fjalimi historik i Mhyderriz Hajriz Bllacës në verë të vitit 1955 në Dumnicë të Llapit
Ditën e 27 të Ramaznit në Dumnicë të Llpait bëhej një kuvend rreligjioz.
Aty Myderriz Hajriz Bllaca do ta merr fjalën dhe do të thotE: “Pasha këtë Kuran, pasha bukën dhe krypën, sonte vijnë shpitrtat e vdekun dhe ata që nuk i gjejnë vatrat e tyne sepse janë shpërngulë, do të shkojnë në botën tjetër pa iamnë”.
Po atë natë nepër tërë Llapin ku faleshin travitë do të bëhen betime të tilla. Më kujtohet në Ballofc ku faleshin (Imam ishte Fetah Bajrami) u bë betimi.
Fetahu doli me kuran në dorë dhe në doërn e një xhemati
ishte një copë buke dhe pak krip. Aty u bë betimi se nuk do t` i lëshojmë
vatrat tonta me asnjë kusht”. Jo do të brohoritë Isak Xhakja: Ne do të kthehemi
në Sanxhakun e Nishit”. Të gjithë klithën: Aferim Isak.
Kundershtimi i
shpërnguljës nepër rrethet tjera të Kososvës
Në rrethin e Vushtrrisë kundër shpërnguljës u dallluan
familjet Popova (Sylë Hysi) dhe familja Buçinca e disa të tjera.
Sa i takon DRENICËS, na thot Veli Deva (më 1978) as që ka
guxuar ndokush të hynë për të propoganduar shpërnguljën. Këtë nuk kanë guxuar
ta bëjnë as Gjoka Pajkoviqi e as Dushan Mugosha, më vonë me Pavle Joviçeviqin.
E për regjistrim në turq në Prizren angazhoheshin Rade Gllaviqi dhe Predreag Ajtiqi, në Gjakovë tinzisht Spasoje Gjakoviqi dhe Pavle Joviqeviqi, në Pejë angazhohet Mita Milkoviqi, në Mitrovicë Milija Kovaqeviqi.
Lidhur me këtë, thote Xhavit Nimani më 1979 në një mbledhje të Shtabit më 1957 e kemi denoncuar Ali Shukriun për qëndrimin INDIFERENTË ndaj shpërnguljës.
Por e kemi lavduar publikisht Ismet
SHAQIRIN, i cili mori për detyrë me guxim që në Plenumin e Partisë më 1954 ta
paraqet REFERATIN kryesor kundër shpërnguljës së shqiptarëve në Anadolli. Bile
Ismeti shkoi aq larg sa që tha hapur: “Është rrenë çka thot Hulusi Kejnani se i
kjemi ndërtuar 183 fshatra për aranautë në Vilajetin MYSH. Ne e kemi vertetuar
se atje nuk është ndërtuar asgjë”. Nga ky pohim Gjoka Pajkoviqi, Mita Milkoviqi
dhe Pavle Joviçi me Milija Kovaçeviqin do ta lëshojnë Plenumin 1954).
Në këtë drejtim pushteti e kishte
vrejtur se shqiptarër nuk do të dorëzohet lehtë, sespe në 1954 Komiteti
Krahinor I LKJ-ës do të debataojë në një Plenum, kundër shpërnguljës. Aty Gjoka
Pajkoviq (Sekretar) dhe Dushan Mugosha nga inatet do ta braktisin Plenumin. Mu
për këtë më 1955/56 këta politikan neofashist do të organizojnë Aksionin e
Armëve kundër shqiptarëve. Pastaj, në verë të vitit (4 qershor 1956 Procesin e Prizrenit.
Lidhur me këtë fushatë kriminale
antishqiptare, duhet shënuar se në vitin pasues (më 1957) agjenturat jugosllave
e liferuan Panajot Plakun (Ministët i Mbrojtjës në Tiranë)
që të arratiset në Jugosllavi. Më 1966 Panajot Plakun titistët e helmuan sepse do t` i rrefente planet e
Rankoviqit. Por me që Titistët ishin me Rankoviqin, të MASKUAR do të veprojnë
deri më 1981. Pas prillit 1981 ndihmësit e Rankoviqit dhe Titos (gjenreali
Lubiçiq e kompani) do të dalin hapur me metodat dhe programet e tyre të gatëshme për shfarosjen e
shqiptarëve. E vçrteta, titistët tash e tutje më nuk e kanë opcion Tiranën, për
ta sulmuar por ekskluzivisht Kosovën. Në fakt nuk thonin pa prapavi se nëse u
jipet shansa pas sulmit ndaj Maqedonisë do të klithin: “Samo reci Sllobodane,
içiçemo do Tirane” (Vetëm fol Sllobodan, do të shkojmë deri në Tiranë”. Këto
plane kuptohet se ua prishi deri në themel, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Kuptohet se të gjitha këto aksione do të i shtrinë për toke
Plenumi i Brioneve më 1966. Por mos të harrojmë se Republika Popullore e
Shqipërisë, më 1955 u pranua në OKB dhe në Paktin e VARSHAVëS. Më nuk kishte
asnjë teori që në Tiranë, Beogradi do të arrinë ndonjë destabilizim pa ndihmën
e Krushqovit. Në realitet Shqipëria e Enver Hoxhës më 1958 e paditit
Jugosllavinë e Titos me fakte të pamohuara për krime dhe plane monstruoze ndaj
shqiptarëve. Por mbi këto dokumentet e kohës Rankoviqit, edhe më 1981 do të
krijohet Shtabi i Nikolla Lubiçiiqit, për të krijiuar dhe zabtuar gjenocid siç
ndodhi më 1998/1999.
Dy faktor i kishte SHTABI i Fadil Hoxhës në anën e tij: Faktori hoxhollarë që nuk donte me
asnjë çmim për ta hiekur FESIN. E FESI në Turqi ishte i ndaluar. Si dhe
faktoeri tjetër asnjë tarikat në Kosovë nuk pranonte të shpërngulet në Turqi,
sepse atje e kishin të ndaluar veprimin. Në këtë drejtim, t` i thuash Sheh MYHEDINIT në Rahovec, Sheh Ramës në Gjakovë dhe Sheh Hasanit në Prizren, shpërnguluni në
Turqi, ata më parë do të pranonin vdekjen. Ky faktor duhet çmuar se ka ndikuar
që shqiptaria mbeti në përqindje shumë të lartë në tërë Kosovën, përkundër
politikës koloniale sllave.
3. Shtabi i Nikolla Lubiçiqit(1981)
kopje e Shtabit Rankoviqit (1949)
Zanafilla e
luftës speciale për ta mbajtur nën robëri Kosovën deri në gjenocid, siç vepruan
prap serbët në Sanxhakun e Nishit më 1877 ( Lubiçiq, e pastaj Millosheviq)) dhe
lufta shqiptare në anën tjetër për ta çliruar Kosovën nga robëria serbe (e drejtuar
nga Adem Demaçi dhe LPK), do të zgjatë publikisht deri në fund të shekullit XX.
Lidhur me këtë, MË 5 PRILL 1981. U
THEMELEA SHTABI Lubiçiq…. ANTISHQIPTAR NË BEOGRAD SI INSTITUCION I PARTISË,
USHTRISË DHE SPB PËR T` I DENUAR DEMONSTRATAT SHQIPTARE TË 1 dhe 2 PRILLIT 1981.
Kosova ishte vendi më i prapmbetur në Jugosllavi. Në një
kiliometer katror jetonin shumë më tepër banorë se kudo në Jugosllavi. Por
sllavët donin të siellin ende sllavë. E
me që jeta ishte e vështirë dhe disi shqiptarët fituan njëfar barazie më 1974,
por kur dihet se serbi barazi nuk donte dhe të rezignuar e lëshonin Kosovën.
Demonstratat shqiptare e 1 dhe 2 prillit 1981 në Kosovë
ishin të organizuara nga rinia partiotike shqiptare. Demonstrantët nuk e muarën
Kuvendin e Kosovës, nuk e muarën asnjë ministri, as radion dhe televizionin.
Çka është më e rëndsishmja, demonstantën në asnjë rast nuk kërkuan ndryshin e sistemit kushtetues dhe shoqëroro politik në Kosovë.
Pra, nuk kërkaun kthim të shoqërisë në kapitalizëm. Lidhuer me këtë, Komisioni
i Historisë Kosovës kishte debatuar më 5 prill 1981. Aty nga Hakif Bajrami
ishte theksuar se demonstratat nuk kanë karakter ``kontrarevolucionar``. Pra me
forcë mund t` i quani si të doni, (iu drejtua të pranishëmve) por
kongtrarevolucionare nuk janë.
E vërteta, në anën
tjetër, po atë moment kur Ruzhdi Xhaka e mer armen dhe në Besi i djeg TRE
kamion me armë të okupatorit, i formon dy çeta të armatosura, kjo do të thot se
Demonstratat provuan të kthehen në kryengritje. Por atëherë nuk patëm popull e
as organizim të tillë për ta realizuar. E vërteta kjo ngjarje i parapriu
veprimit të Mustafë Hoxhës , Komnadant e Mbrojtjës Teritoriale në Llap, i cili
do t` i vejë oficerit serbian revolën në gjoks duke i thën, ``Duhet për 30 minuta
të largohesh nga Kosova``. Oficeri do të pyet kah të shkoi? Mustafa , në
Kushumli’’.
4.Çka zihej
në Beograd dhe si i përdorën demonstrat ish Udbashët serbian?
Shtabin e Beogradit përbënin: Gjeneral Nikolla Lubiçiq,
Gjenerali Graçanin, Slllobodan Millosheviq dhe popi Pavle. Aty, Gjenerali
Lubiçiq doli me propozim se ‘’duhet të sllavizohet Kosoova``, Gjenerali
Graçanin theksoi se ``Demonstratat e `81 në Koosovë janë kontrarevolucionare``.
S. Millosheviq, në themelimin e këtij shtabi thelsoi se ``Në Kosovë duhet
ndryshuar sisetemi kushtetues dhe të gjitha ligjet``. Popi Pavle theksoi se
``Në Kosovë kishat janë të rrezikuara``, Ky Shtab do të punojë me aktivitet të
shtuar deri më 9 qershor 1999 në fusha të ndryshme antishqiptare. Nëse ivejmë
argumentet arkivore para opinionit, të cilat i kamë botuar në 239 vazhdime në
``KOSOVA SOT``, më 2007, atëherë e kuptojmë se diverzionet nepër lokale,
thyerjen e gurëve të varrezave, diegëjen e Manastirit Pejës, ngacmimet e
mugeshave dhe ultësi të tjera, të gjitha i ka organizuar Shtabi i Nikolla
Lubiçiqit në kontinuitet. Jo vetëm kaq, nëse konsultohen publikimet e KLDMNJ-ës
del se ky Shtab për çdo vit organizonte vrasjen e civilëve dhe ushtarëve
shqiptar. Edhe më ulët, Shtabi pati filluar shkatrrimin e të gjitha bustave të
shkollave që u kishin ngritë si bje fjala Hasan Prishtina, Shote dhe Azem
Galica, 28 Nëntori, Isa Boletini, Kongresi i Manstirit etj.
Në administratë dhe vende publike po nuk e kuptove serbishte
pasonte një fyerje ndër më të ultat. Madje një UDBASH, zakonishtë ditëve të
tregut nepër qytete i rrahte qytetarët pa asnjë faj, vetëm që ta lëshojnë Kosvovën.
Në një dokument të këtij Shtabi thuhet se për fillim përqindjen e popullsisë
duhet ta siellim në 49% shqiptar, turq, rom, hashkali, egjiptas. Ndërssa
serbianët të janë 51%. Më vonë kjo përqindje deri më 28 qershor 1999,
parashihej të jetë simbolike, aty kah 4%. Kjo popullsi duhej të ndahje në vijim
në dy kategori. Në kategorinë e parë hynin ata persona që ishin të luhatshëm
dhe kishin afinitet për t` u konvertuar në sllavë. Në kategorinë e dytë hynin ato
familje që duhej deportuar nepër Jugosllavi, e sidomos nepër Serbia, me që rast
për një kohë gjenerata e dytë do të ndihej se është serbe.
5. Veprimi i parë antishtetror i
Shtabit Lubiçiq më 10 prill 1981
Që në mbledhjen e parë, Shtabi e lëvizi çështjen e vënjës
jashtë funkisonit ``Dekrertin e 6 marsit 1945`` nga Kryesia e AVONJ-it, për
moslejimin përkohësisht të kthimit të ish kolonistëve në Kosovë. Por, me që
Dekretin për mos kthimin e kolonistëve sllavë në Kosovë, Kushtetuta e vititi
1846 dhe 1974 e kishin venë jashtë ligjit, kërkesa nga Shtabi i Lubiçiqit iu u
drejtua Gjykatës Kushtetuese të Serbisë. Kjo gjykatë do të përgjigjet se: ``nuk
është kompetente për një çështjen e till”. Pastaj, Shtabi i Lubiçiqit kërkesën
e dergoi në Gkykatën Kushtetuese të Jugosllavisë. Edhe kjo gjykatë lëshoi
përgjegje negative se: ``nuk është kompetencë e saj të mirret me me atë çështje,
sepse Gjykata Kushtetese e Jugosllavisë
është kompetent vetëm që të ruajmë kushtetutëshmërinë e shtetit``.
6. Veprimi i dytë antishqiptar
i Shtabit Lubiçiq
Shtabi i Lubiçiqit, me kohë e kishte lëvië çështjen e
Kthimit të sllavëve në Kosovë qysh më 6 prill 1981. Dhe kështu filloi avantura
jugosllave, që do ta destabilizoj tërë pushtetin në Kosovë.Për çdo javë dhe
muaj kërkoheshin informata se sa sllavë janë kthyer në Kosovë. Në Kuvendin e
Kosovës dhe komitete të LKJ ishin shtabet shtesë për këtë çështje. Po një fakt
duhet theksuar se sa banorë në një kilomter katror kishte Kosova e sa Serbia
dhe Jugosllavia. Vetëm atëherë kuptohet qëllimi kolonial i Shtabit të
Lubiçiqit.
Kur serbët e vrejtën
se nuk kanë mundësi për t` u përballuar me faktet historike avanturën e tyre,
veprimtarinë e tyre antishqiptare më 15 maj 1985 në Beograd, dualën me tezën: `
Kombi nënshtrues dhe i nënshtruar``. Me që në simpozium psuan debakël para
argumneteve të historianëve shqiptar, atëherë, çështjen e dërguan në Akadamin serbe dhe prej
atje doli Memoranduami i Akademisë Serbe më 1986. Nga ky dokument
Millosheviqi e nxorri ``PEOGRAMIN JUGOSLLAV PËR KOSOVËN më 1988. E vërteta,
Memorandumin e kundërshtoi Ivan Stambolliq, të cilin Millosheviqi e likuidoi në
mnyrën më mizore.
7.Mbledhja ilegale në shtëpinë e
Fadil Hoxhës më 6 maj 1988
U diskutua se hqiptarët kësaj politike neofashite serbe
duhet t` u përgjigjen me rrebelim e sidomos me demonstrata. Mbledhja ilegale në shtëpinë e Fadil Hoxhës më 6
maj 1988,detal historik i panjohur, do të inicojë një vit më vonë demonstratën
më masive në historinë e Kosovës. Sigurishtë se në atë demonstrat që kishte
dorë Azem Vllasi, e disa politiaknë tjerë, ndikimi ishte nga Riza Rapunxhiu,
pas të cilit ka qëndruar Fadil Hoxha e Shavit Nimani, të cilët më 1998 u bënë
sim patizantë të UÇK-ës, në prani të Adem Demaçit me që rast pasoi PAJTIMI
HISTORIK në mes tyre.Pajtimin e kishte organizuar dhe ideuar Azem Syla.I
pranishëm në pajtim ishin edhe Hakif Bajrami, Shefqet Sulejmani, Çali dhe prf dr. Gjyltekin Shehu.
Në Mbledhje i pari e merr fjalën Hakif Bajrami. I nderuari
Fadil Hoxha, i ndruari Riza Sapunxhiu, në Kosovë po vazhdon fushata e egër për
sielljen e sllavëve në Kosovë. Se çfar qëllimi ka ky program i Shtabit te Gjeneral Lubiçiiqit, tregon fakti se në një kilometër katror në Kosovë jetojnë 205 banore, në
Serbi jetojnë 105 banore dhe në
Jugosllavi jetojnë 88 banore. Ketë e argumenton
Enti jugosllav i statistikave 1981-1991..Sipas një burimi shtesë në Kosovë më
1948 jetonin në një kilometër katror 67,20 banore. Më 1981 jetonin 145, 25
banore. (Vjetari statistikor i Republikës Kosovës, 2021, f. 14). \ndërsa në
Serbi më 1948 jetonin 73, 9 banore. Më 1981 jetonin në një kulometër katror
jetonin 105, 4 banore.(burimi Statistiçki godisnjak Srbije 1995, f. 35). Në
Jugosllavi më 1948 në një kilometër katror jetonin 61 banore, kurse më 1981
jetonin 87,7 banore.(burimi Statistiçki godisnjak Jugosllavije 1985,f. 12)
Shtrohet pyetja, në Serbi dhe Jugosllavi kishte siperfaqe toke sa të duash për me u marr me bujqësi dhe për t` u punësuar kudo në punë.. .
Por në Kosovë, me qellim të SLLAVIZIMIT , po dërgohen nëpunës, udbashë e policë, të cilët për një kohë rekorde (1981-1983), në Kosovë i hapën 750 000 dosje kundër shqiptarëve.
Kjo tregon se sllavizimi i Kosovës po paralajmërohej me të gjitha mjetet.
Edhe një fakt. Kosova më 1981-1989 i kishte vendin e parë në Evropë për kah të burgosurit politik.
Më tepër kishte të burgosur
politik shqiptar në Jugosllavi se sa në tërë Evropën.
8.Si silleshin sllavën për t` u
punësuar dhe jetuar në Kosovë 1981-1999?
Siellja e sllavëve të ri në Kosovë është bërë obligative dhe për këtë e kanë ngarkura Refik Agajan që të raportoj në Federatë për çdo muaj.
Ky operacion i ngjanë kohës 1938 kur u ligjsua se shqiptari mund t` i ketë 40 ari tokë ndërsa sllavi deri 45 hektarë.
Problem tjetër është sulmi kundër historisë, gjuhës shqipe dhe muzikës.
Çdo gjë po hetohej dhe kur nuk kishte prova pasonin trillimet e kohës së Rankoviqit, me të ciilat hapur po drejtonin: Spasoje Gjakoviqi, ish shef i OZN-ës për Kosovë, Çeda Mijoviqi, Çeda Topalalloviq etj.
Grupin shqiptar që i ndihmon terthorazi e apo drejtë për drejtë ishin: Ali Shukriu, Kolë Shoroka, Sinan Hasani, Rrhaman Morania dhe disate tjerë që për çdo ditë përmes TV Prishtinës e sulmonin çdo pjesë të historisë shqiptare.
Por, ju them se rinia dhe klasa punëtore nuk do të i durojë më dhe shumë shpejtë, disa intelektual do të fillojmë aksionin e PAJTIMIT Kombëtar-Pajtimit të gjaqeve.
Kjo do të thot se pas të kryhet ky aksion do të pasojë diçka edhe më serioze, do të themelohet UÇK.
Me këtë është menduar në luftë të armatosur, që doli në skenëm historike UÇK më 1993.
Në realitet UÇK –ën ilegalja patriotike shqiptare e ka paralajmëruar më 1988.
Pastaj, aktivitet ka zhvilluar edhe UNIKOMB-i drejtuar nga Halil Alidema etj.
Sidomos DIASPORA shqiptare do të vihet në
ofenzivë ptriotike, më 1989-1999.
Në vijim e mer fjalën Fadil Hoxha i cili shprehet se edhe neve kemi ba gabime jo të vogla. Ua kemi lanë hapsinën shovinistave serbian e malazez. Më kujtohet se Vlladimir Bakariqi pati intervenuar dy herë duke pyetur se çka është kjo histeri kundër të gjithë shqiptarëve.
Nëse vazhdohet kështu, shqiptarët do të rrebelohen.
E besa ne duhet ta dijmë se nuk është koha e Avni Rrustemit.
Por është mbushë shqiptaria e Kosovës me Esat
Pasha , aludon në katërshin-Ali, Kolë, Sinan dhe Rrahman. Thekson se Azem
Vllasin e kanë qëllimin më e menjanue nga politika. Po ky Fadil Hoxha më 1998
do të pajtohet me Adem Demaçin, duke e pranuar përgjegjësinë që i tokaonte dhe
duke kërkuar falje.
Flet Rizah Sapunixhiu, Neve tani informtatat na vijnë të klsifikuara. Përfaqsuesi slloven nuk i lexon por vetëm i shtin në çantë.
Kurse kroati ato vende ku janë pikat ua lexon publikisht.
Fjala është për dyshime
ndaj shqiptarëve se do të ngritën në kryengritje në stilin e Tahir Mehes në
Drenicë.
Takimi mbaroi me
një porosi, se duhet ndryshuar polika kadrovike
në Kosovë.
9.Pse u përpilua
``Programi Jugosllav për Kosovën`` qysh më 1987?
Programi u përpilua që tërë veprimtaria e Shtabit Lubiçiqit të maskohet kinste për kthimin e sllavëve në Kosovë, e ku merrnin pjesë të gjitha republikat.
Atë Program e pati përkrah edhe Këshilli Ekzekutiv Federativ dhe i pati publikuar shifrat e mjetetve finansiare për realizim.
Në lëdhje me këtë në dokument konfidensial thuhet se me realizimin e Progrmait tash e tutje do të drejtojë Sllobodan Millosheviqi (11 maj 1989).
Në shtabin e tij hynin edhe Nilolla Shainonoviq, Stoilkoviqi, Zhivorad Igiqi, Dushan Ristiqi etj.
Kuptohet se pas 23 marsit 1989 Millosheviqi e kishte shfaq hapur rreshtimin e tij dhe këtë shqiptarët e kuptuan në formën më serioze.
Të gjitha detyrat që duhej zbatuar silleshin si propozime nga tereni.
Në realitet, Millosheviqi ia shtron Jugosllavisë 90 detyra, por ato do të mbesin vetëm në letër, sespe pasoi shkatrrimi i LKJ dhe ngadal edhe i segemneteve tjera shtetrore.
Edhe pushteti marionetë në Kosovë pati përpiluar program special.
Në atë Program ai pushtet ishte zotuar se do t` i kryen 33 detyra në interes të kolonializimit serboamdh.
E vërteta, shumë krimnelë që u lëshuan nga burgjet do të vijnë në Kosovë, do të punësohen dhe do të marrin banesa luksoze.
Ato pas
disa muajëve do t` i shesin dhe pas tyre vinin sllavët tjerë.
10.Fillon etapa e sllavizimit të
institucioneve dhe largimi i shqiptarëve nga puna
Më 1990 në 87 instutucioone të Kosovës u instaluan masat e dhunëshme dhe drejtimin do ta marrin serbianët.
Në disa
organizata ishin të pranishëm edhe disa shqipfolës. Por prezenca e tyre ishte
vetëm sa për dekor, për t` iu treguar të huajëve se `ka edhe shqiptarë në
drejtim të pushtetit”, neofashist.
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
DY SHTABE NË LUFTË PËR KOSOVËN(2 shtabe)
a).Shtabi i Sllobodan Millosheviqit
themelohet më 13 maj 1991
Më 13 maj 1991 në Beograd themelohet Shtabi special për Kosovën.
Shtabin e përbënin Sllobodan Milosheviq
(kryetar), Zoran Sokolloviq (ministër), Komndanti i ushtrisë tokësore,
Koamandanti i ushtrisë ajrore, Komandanti i ushytrisë detare (marinës),
Zhivorad Igiq, nga Prishtina, Zoran Angjellkoviqi (kryetar i pushtetit marionet
në Kosovë, Velko Odalloviq,me ekspoziturat e tyre në tren.
Qendra e këtij Shtabi në Kosovë
ishte në Priashtinë. Detyrat i distribuonte në drejtim të Mitrovicës, në
drejtim të Pejës dhe Prizrenit dhe në drejtim të Ferizajit dhe Gjilani. Një
nënekspozituarë e kishin edhe në Vrajë për të malltretuar popullsinë e Luginës
Preshevës.
Shtabi me qendër në Beograd më 15
maj 1991 lëshoi urdhër që të ``lirohen të gjithë kriminelët serbë dhe malazezë
nga burgjet. Ata me 20 maj me dy autobus u sollën në hotelin ``Grand” në
Prishtinë dhe aty Zh. Igiq ua caktoi detyrat. Atyre iu tha se janë me rrogë
mujore. Seicili do të ketë veturë
zurtare dhe në të gjitha pomapat e benzinit nuk duhet të paguajnë fare. Detyra
e tyre ishte që ditëve të pazareve të shkojnë dy deri në tre persona dhe të
organizojnë rrahje publike në popull. Kuptohet, se këto aksione bëheshin me
leje të pushtetit vendor.
Qellimi kryesor i këtyre baditëve
ishte që sa më shumë shqiptar të largohen nga Kosova. Aksioni i tyre shkonte
edhe në drejtim të presionit ndaj agjencive private të udhtimit, prej të cilëve
kërkonin provizione të caktuara. E vërteta, deri më 1997 shumë të rinjë e të
reja e kishin lëshuar Kosovën. Por prognoza e Milloshevqit nuk u realizua sepse
evolutivisht u krijua DIASPORA SHQIPTARE, e cila ishte e tubuar nepër klube.
Ato klube shqiptare, pas 4 korrikut 1992, kur Badinteri i shpalli Jugulsllavinë
të vdekur, i hudhën fjalmujtë e Jugosllavisë dhe e vunë kudo Flamurin Kombëtar
shqiptar. Ato klube do të avansohen në një shkollë sespe kërkuan ndihmë edhe
nga Shtabi i Anton Qetës. Vizitat, e Shtabit të Anton Qetës nepër Evropë dhe
Amerkië u kthyen në një shkollë edukative kombëtare. Faktori më i rëndësishëm
në këtë drejtim ishte se Diaspora filloi të punësohet dhe të dërgojë edhe
mjetet materale në familjet që u kishin mbetur në Kosovë.
Veprimet
diverzive të agjentëve të shtabit të
Milloshevqit
Marrja në biseda informative e
intelektualëve dhe shqiptarëve të njohur për të shkaktuar frigë në çdo familje
shqiptare, ishte një dukuri i rendomtë. Zakonisht në pyetje mirreshin natën,
ose të dieleve. Divrzionet i organizonin oficerët me pervojë, që drejtohej
direkt nga Shtabi i Millosheviqit. Pastaj, milicia e fillonte dhunën ndaj këdo
që e gjente aty afer.E Verteta, ka raste që deri në katër herë fshtarët kanë
qenë të obliguar të arratisen nepër male të Kosovës, e më në fund nepër kampet
e Kuksit, Stankovecit dhe Çegranit, prej kah u larguan nepër tërë botën. Rasti
i Bllacës është një “Mathauzen” në veti. Në faktë, gjatë vitit 1998 dhe pjesë
parë të vitit 1999, sikurse Topica (1877), siç shkruan akademik Dibran FYLLI, u kthye në "tokë të MBIELLUR ME VARRE".
(……..)Udhëtimi me trena, vetura,
traktor me rimorkio dhe këmbë i shqiptarëve të dëbuar nga Kosova ka zagjatë deri në tri e pesë ditë.
Këto mizoiri i shkaktonte Shtabi i Millosheviqit, i cili e themeloi organizatën
terroriste “NOVA SRBIJA” (Serbia e Re). Këtë organizatë e drejtonte Luba
Divlak, i njohur për kontrabandë me dorgë dhe i lidhur me Dafina Bankën dhe
Vllazërit Kariq nga Peja, Kjo organizatë oroganizoi tinzisht bartjen e kufomave
të shqiptarëve dhe i varroste nepër Serbi, si dhe hudhjën e kufoamve nepër
bunare.Një dokumnet i kësaj organizate i kishte rënë në dorë edhe Viktor
Çernomërdinit. Ky politikan rus do t` i thot Milosheviqit në zyre: “JU JENI
ORGANIZATOR DHE PËRGJEGJËS I NJË SHTETI TERRORIST. PËRMES ORGANIZATËS “NOVA
SRBIJA” DHE ÇETNIKËVE TË V. SHESHELIT I KENI SHFAROSË DY FSHATRA: HRTKOVCI DHE
NIKINCI. ATO FSHATRA BESOHET SE KANË ORIGJINË SHQIPTARE. Tash doni ta ktheni
Kosovën në tokë që është mbushë me varre. Shiqoni se so po çuditet bota ku në
qendër të Ballkanit i keni detyruar shqiptarët të koncentrohen në tri kampe të
përqëndrimit: Kukës, Stankovec dhe Çegran….”.
Me krime monstruoze, sidomos me
dhunime do të mirren organizata “Cervene Bereteke” (Beretat e Kuçe). Këto
organizata si : SRNAO, BELI ORLLOVI, ORJUNA, STRELCI SRBIJE, do të organizojnë
vrasje në masë: nga Pokleku, Prekazi, Qyshku, Shvrainat, Meja, Rahoveci i tëri,
e deri te krijimi i Kampit të Bllacës.
Sidomos, organizata “Srbia e re”
do të propogandojë se Serbia do të shtrihet (1993) nga Subotica e deri në
Durrës e Selanik; nga Sremski Karllovci e deri në Dubrovnik.” Organizata me
urdhër të Millosheviqit e kishte planin për ta sulmuar Maqedoninë, pasi ta
kryej shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës. “Nuk ka rënëdësi, thonin agjentet e
Luba Divlakut, se Kosova një kohë do të mbetet Sibiri i Serbisë, sepse nuk do
të kemi popullsi”. Por apoelohej që çdo serbian në botë të kthehet në Serbi dhe
për dy vite Kosovën ta serbizojmë totalishtë”.
Kuptohet se për ta asgjasuar këtë
program u nevoit jo vetëm lufta e UÇK-ës, por edhe intervenii HISTORIK i
NATOS-s, që përmes luftës 78 ditëshe ta kthej Serbinë në tavolinë dhe në
Kumanovë ta nënshkruaj KAPITULLIMIN (9-12 qershor 1999). Me këtë u penguan që
Milosheviqi më 28 qershor 1999 ta festojë përvejtorin e fjalimit tij në
Gazimestan (28 VI 1989), pas asnjë shqiptarë në Kosovë.
Nuk është pra e rastësishme se S.
Millosheviqi më 28 qershor 2001 u dërguan në Burgun e Sheveningenit, për t` i
treguar çdo diktatori neofashit se çka e
pret në fund, nëse vepron seç veprohej në Kosovë ndaj shqiptarëve. Pra, nuk
është e rastësishte se më 4 korrik 1992 Badinteri e shpalli Jugosllavinë
inkezistenete. E 4 korriku ishte dita e luftetrait në Jugosllavi. Kto simbolika
duhet të bëhen model për histrinë më të re, se koha e fashizmit dhe
neofashiszmit duhet të mbyllet.
E verteta, sot realitetit që
krijoi UÇK shumë shtete, sidomos evropiane po i frigohen, sepse kanë nga dy e
tri “Kosova” brenda. Llogritet se gjatë shekullit XXI do të lajmërohen 96
Kosova Evropiane.
B).SHTABI
I ADEM DEMAÇIT THEMELOHET MË 10 QERSHOR 1992
Më 10 qershor 1992 në Prishtinë
themelohet Shtabi i Adem Demaçit për t` iu përgjegjë ofenzives agresive serbe,
kuptohet me shkrime agrumentuese. Në Shtab u ftuan, Hakif Bajrami, Gjyltekin
Shehu, Ali Aliu (ish drejtor i RILINDJËS) dhe Fehmi Baftiu që e quanin
advokati. Ky staf e kishte për detyrë ta përpilojë LIBRIN E BARDHË PËR KOSOVËN.
Këtë detyrë Demaçi ia besoi Hakif Bajramit (historian). Detyra do të kryhet në
afat prej një muaj dhe së bashku me
dërëshkrimin “PROGRAMI POLITIK I SHQIPTARËVE”, do t` idorëzohet Adem Demës më
15 korrik 1992. Dorëshkrimin “LIBRI I
BARDH”, do ta merr partioti Halil Alidema, dhe do ta botojë në Tiranë në: shqip,
serbisht, frengjisht, anglisht dhe gjermanisht në 12000 kopje. Distribuimin do
ta bëjë në trojet e shqiptare partia UNIKOMB, kurse në diasporë Klubet
shqiptare. Me inicimin e Demaçit do të botohet vepra monumentale e Prof dr
Nusret Planes, Terrori i Serbisë 1844-1999.
Publikimi
i argumenteve kriminale serbe në Kosovë nga viti 1981
Me 15 qershor 1992 Hakif Bajrami Shtabit
Demaçit, do t`ia praqes këto të dhëna tragjike për shqiptar të shkakturara nga
veprimtaria e Shtabit Lubiçiqit dhe pastaj Millosheviqit. Në Kosovë më 1981
vritën mizorisht 13 civilë dhe 4 ushtar. Më `1982 vritën 2 civil dhe 7 ushtarë.
Më 1983 vritën 3 ushtarë shqiptar. Më 1984 vritën 3 ci8ivilë dhe 2 ushtarë. Më
1985 vritën 1 civil dhe 5 ushtarë. Më 1986 u vra 1 ushtar shqiptar. Më 1987 u
vranë mizorisht 6 ushtarë shqiptar. Më 1988 u vranë 4 ushtarë shqiptarë.Më 1989
u vranë 33 civilë dhe 1 ushtarë shqiptar. Më 1990 u vranë 39 civilë shqiptarë
dhe 5 ushtarë. Më 1991 u vranë 14 civilë dhe 1 ushtarë shqiptar. Më 1992 u vranë
20 civilë shqiptar. (Kjo pjesë e shkrimit inkorporohet në vijim!-HB). Më 1993 u
vranë 15 civilë shqiptar. Më 1994 u vranë 18 civilë shqiptar. Më 1995 u vranë
14 civilë shqiptarë.Më 1996 u vtanë 14 civilë shqiptarë. Më 1997 u vranë 86
civilë shqiptar duke u mbrojtur. Më 1998 u vranë 1934 civilë shqiptarë, prej
tyre 229 femra, , 213 fëmi, 395 pleq. Pushteti neofashist serb më 1999 vrau
mizorisht 7382 civilë shqiptarë, prej tyre 1407 ishin femra dhe 574 fëmijë.Për
të humbur gjurmë ka bartur kufoma nepër serbi dhe ato ende janë të pazbuluara.
Shqiptarët
detyrohet të shpërngulën nepër tërë globin
Për shkak të terrorit shtetëror serbian në fund të vitit 1998 dhe gjatë
janarit e deri më 9 qershor 1999 nga Kosova do të largohen me dhunë afro 1
milion shqiptarë. Prej tyre në Shqipëri u dëbuan 507 800 persona, në Maqedoni u
dëbuan 360 000 persona, në Mal të Zi u dëbuan 70 000 persona, në BH u dëbuan
21000 persona, në Kroaci 4000 persona, në Slloveni 3450 persona, në në Francë
deportohen 6500 persona, në Itali 10 000 persona, në Gjermani 14000 perosona,
në Angli 3300 persona, në Suedia deportohen 7000 persona, në Norvegji
deportohen 8000 persona, në Belgjikë deportohen 9000 persona, në Turqi
deportohen18 000 persona, në SHBA deportohen 6100 persona, në Kanda deportohen
3200 persona, në Australi deportohen
3500 persona, në Zvicër deportohen 4100 persona, në Zelandën e Re
deportohen 600 persona, në Izrael deportohen 450 persona, që do të thot se
ishin detyruar ta lëshojnë vendlindjen 993 588 persona.(Burimi është i KLDMNJ
1999/2000).
Adem Demaçi në detyrë të shekullit
Adem Demaçi më 1992 e tutje do të
mirret me punë shumë ndërlikuara politiko ushtarke. Shumë shpejtë me pashaportë
kroate do të gjindet në Maqdoni e pastaj në Tiranë. Aty do të takohet me Sali
Berishën, i cili kishte krijuar miqësi shumë të sinqertë me Kryetrain e SHBA
(Xhorgj Bushin-Plaku). Bushi legjendar për shqiptarë, me shprehjen “nuk do të
lejohet të kalohet vija e kuqe në Kosovë”, tërë kombin shqiptar e mbushi me SHPRESË se nuk do ketë Milloshi sukses
me banditizimin e tij neofashist antishqiptar.
Adem Demaçi atëbotë do ta krijojë
edhe një miqësi me drejtuesit kulmor të pushtetit në Slloveni. Prej andej
merrte informata shumë speciale se: “Milloshviqi e ka qellimin që më 28 qershor
1999 të festoj përvjetirin e fjalimit tij në Gazimestan, pa asnjë shqiptar në
Kosovë”. Në këtë mision patriotik BACËS do t` i ndihmoi Hetem Ramadani (djali i
Bacit Dan që ishte nga Drenica. Ishte partiot i shkollës Hasan Prishtina dhe
Bajram Currit e Isa Boletinit).
Se Kush vinte për vizitë në Zyrën
Politike të UÇK-ës (1998/1999), BACI përmes
burimit “slloven” e mësonte një javë përpara. Kjo kohë ishte e majtuehme për t`
i tubuar informatat që i kërkonin. Më duhet të theksoi se informatat i
siguronte patroiti Bajrush Behrami me ekipin
e tij nga tereni, ku i kishte shtabet speciale të lidhura ngusht me
komandat e Zonave Opertaive të UÇK-ës.
Në fillim të shtetorit 1998 erdhi lajmi se “Hollbruk” do ta vizitojë BACIN në Zyrën e tij,( afër ish Gjyqit Qarkut Prishtinës). Ne të stafit nuk besonim se është fjala për Hollbrukun e vërtetë. Çali (shoferi i Bacit-hb) si zakonishtë ishte në përciellje të rasteve të tilla. Ai do të na informoi se “Hollbruk” rrugës e ka vëndosë në kokë një shubarë serbe, si provokacion. Meqë vetura e tij kishte dalë prej Përfaqsisë Amerikane dhe mbante flamurin dallues, pritja duhej të ishte e nivelit shumë serioz. I autorizuar për t` i pritur musfirët ishte prof Dr Gjyltekin Shehu (një personalitet shumë i sinqertë dhe gjithëmonë buzgaz). Prof Dr Hakif Bajrami ishte i caktuar për t` i përciellë musafërët deri te vetura, pas takimit. Në një momnet kur iu afruam derës së veturës, të cilën e hapën përciellsit e tij, “Hollbruk” do të më thot këtë se: “Jam takuar me këdo bë botë dhe atyre nuk ua kam pasë frigën. Me Adem Demaçin nuk është kështu, sepse NUK ËSHTË INFERIOR. Me një gjuhë t sinqertë ta thot të vertetën. Ai nuk e urren popullin serbian. Thot se i kam lutë ejani ta luftojmë Milloshviqin, dhe ju pastja në shtetin e Kosovës do të i keni të drejtat më të larta si MINORITET në Evropë. Ky qëndrim është për SHBA fascinanat”.
DEMONSTRATA QË E DETYRUAN DIPLOMACINË BOTËRORE TË MENDOJË SE SHQIPTARËT JANË SERIOZ ME LUFTËN E UÇK-se.
Demontratat e 1 tetorit 1997 në Prishtinë i treguan botës diplimatike
dhe ushtrake se Profesorët patriotë të Univerzitetit Prishtinës, në krye me
Rektorin prof Dr Ejup Statofci dhe studnetët TRIMA në krye me Bujar Dugollin
janë shumë të vendosur të avansohen në një segmet nryshe luftën të UÇK-ës.
Kur Bujar Dugolli me ekipin e tij e vizituan Bac Adem Demaçin, lidhur
me demonstratat, Ai u tha: Ju nëse e keni seriozisht, jeni në rrugë të mirë. Ju
lumtë për guximin. Unë jam me juve me tërë Shtabin tim dhe me këtë sabogterëve
do të u tregojmë ku e kanë vendin. Populli me këtë ngadal do t` ua kthen
shpinën.Me neve është edhe Fadil Hoxha. Saboterët e luftës, tani janë shumë
agresiv, sespe e dijnë se e kanë humbur çdo betej me okuptaorin duke lëshuar
deklrata. Nuk tutet ariu i egër me tupan, ore trima!
ADEM DEMAÇI PËR KONFERENCËN E RAMBUJES 19
mars 1999
Pasi që BACA i refuzoi dhjetë (10) pikat e panegociueshme të Grupit të
Kontaktit për Kosovën në Shkup, disa kshilltarë të tij do të largohen nga Zyra
Politike. Kuptohet se kjo ndodhi pas deklartës për shtyp se hjek dorë nga
Përfaqsuesi Politik i UÇK-ës. Në Zyrën e Demaçit do të mbesin tre kshilltarë të
padeklaruara: Gjyltekin Shehu, Gjeneral Sulejman Ajeti dhe Hakif Bajrami. Një
të merkure do të fitohen nga Baca për t` u deklaruar se a janë për Dokumentin e
Rambujesë, apo kundër tij. I pari në zyre do të ftohet Prof dr Gjyltekini. Ky profesor do të dal nga Zyra
shumë i merzitur, sepse nuk kishte mundur ta bindë Bacën që të shkojë në
Konferencë të Rambujesë për Kosovën. Edhe Gjenerali doli nga zyra, po me ato
tipare deshprimi.
I fundit të ftohet Prof dr Hakif Bajrami. Pas një bisede 30 minutëshe,
fundi do të jetë deshpruse, sepse Baca nuk e pranoi propozimin që të shkoi në
Rambuje dhe mos të nënshkruaj asgjë. Për herë të parë kisha harruar të
përshendetëm me Bacin. Por ia them: BAC, po të shkoni Ju në Rambuje, pozita e
shefit të Ekipit shqiptar, dihet kujtë i takon. Pra ata që do ta nënshkruajnë
se “Kosova mbetetet nën Jugosllavinë e Zhablakut”, do të turprohen për tërë
jetën, sepse 11 000 ushtarë dhe milicë mbeteshinn në Kosovë. Madje kufirin me
Shqipërinë e ruanin ushtarët serbo-malazez dhe gjuha e parë zyrtare mbeteshin
serbishtja. (Gjatë vitit 2021 pritet të botohet libri: Akademik Prof Dr Hakif
Bajrami, ADEM DEMAÇI THEMELON ZYRËN POLITIKE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS,
1998/1999, në 523 faqe)
Por kur më 24 maras 1999 u hodhë bomba e parë në Kazermën “Josip Broz
Tito” në Prishtinë, tyrpi i përfshiu të gjithë ata që nënshkruan dokumentin e
rambujesë. Profecia e Bacës, do të dali e sakt sepse Baci ishte i tillë. E
verteta, bombardimi nuk ka ardhur si rezultat i nënshkrimit të dokumnetit me 10
pikat e panegociueshme, por për shkak të krimeve monstruoze të qarqeve
pushtetore të Millosheviit.
Drama në maj dhe qershor 1999 në Beograd
dhe Moskë
Bombardimet do të fillojnë më 24 mars dhe do të zgjasin deri më 10
ershor 1999. Gjatë bombardimeve u përdorën 1200 aeroplanë, u organizuan 35000
fluturime, u hudhën 3000 raketa në objektet strategjike ushtarke të
Jugosllavisë Zhablakut, u hodhën 30 000 bomba”, lexojmë në librin e Viktor
Çermerdinit, Kapitullimi i Millosheviqit, Tiranë, f. 257). Se Rusia ishte
nxierr prej çdo veprimi për ta penguar NATO-n, vërteton fakti se më 14 maj 1999
Jellcin e ndrron nga posti i Kryetarit Qeverisë Jurij Primakovin dhe e emron
Sergej V. Stepshinin. Por Milloshevqi ende taktizon. Për ta bindur se ka humbur
çdo gjë Çernomerdin TRI herë do të shkon në Beogrda. Ndërsa Parlamenti Evropina
do ta emroj Marti Ahtisarin, Strob Tallbotin dhe V. Çernomerdnin si ekip për
negociata me Beogradin. E një fakt duhet shënuar se, kjo treshe dilpmatike, do
të konkludojë se “Kosova me çdo rrethana duhet të mbetet pjesë e Jugosllavisë
Zhablakut”.
Pas qershorit 1999, çdo gjë në Kosovë do të
ndryshojë
Pushtetin ekzekutiv pas qershorit 1999, e merr organizata e OKB-ës e
quajtur UNMIK. Pastaj organizata e BE e quajtur EULEX. Më fund këto orgsnizta
do të mbesin vetëm simbolike, por jo pa ndkimi politik. Pas bombadrimeve 78
ditëshe, në Kosovë do të mbetetet Institucioni më i nderuar KFOR.
Sot, detyrë mbi detyrat e Qeverisë Kosovës është që ta profesionalizojë
dhe modernizojë Ushtrinë e Kosovës (FSK).
Në vijim rrrethanat do të ndryshojnë dhe Xhorxh W Bush më 10 qershor
2007 në Tiranë do të thot: “Çka është mjaftë është, Kosova duhet të shpallet e
pavarur”. Këtë porosi të MiKUT të madh të shqiptarëve, do ta realizojnë
Deputetet e Kuvendit Kosovës, më 17 shkurt 2008, ku në cilsinë e musafirit më
të nderuar ishte Adem Demaçi.
Më 28 gusht 2021 Prishtinë