Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/09/30

“Serbët janë popull i urrejtjes, ata po sillen si qentë”, deklarata e ish admiralit kroat “çmend” Serbinë





 Gazeta serbe “Informer” ka shkruar për “skandalin më të ri kroat në regji të një ustashi”, ku një ish-admiral i ka quajtur serbët, popull të urrejtjes dhe qen.

Sipas këtij mediumi, është skandaloze deklarata e admiralit të dikurshëm kroat, Davor Domazet Losho, në një video në Youtube, derisa komenton ngjarjet e fundit me rastin e ardhjes në detyrë të mitropolitit Joanakije në Cetinje, ku serbët i quan qen.






“Serbët i urrejnë të gjithë tjerët. Ata janë popull i urrejtjes. Nuk ka në shpirtin e tyre asgjë nga ajo i mëson Krishti. Te ata kjo është pro-formë. Në objektin më të shenjtë të popullit malazez ti vjen, po nuk mundesh të vish aty me forcë. Ky është një okultizëm i kulluar dhe i paparë. Ata sillen si qentë”, ka thënë admirali Davor Domazet Sholo në një video.

Më pas, ai ka përshkruar edhe kinse mbrojtjen ndaj drejtuesve të Kishë Ortodokse Serbe, nga snajperistët.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...