EUGENA Tomini tregon vaksinën e preferuar të shqiptarëve: Po diskutojmë për dozë të 3-të te personat mbi 65 vjeç

 Vendi ynë ka shënuar bilance të rënda sa i përket situatës epidemiologjike në 5 ditët e fundit, ku nga asnjë, 1 apo 3 viktima, kemi kaluar gradualisht tek 17 fatalitete brenda 24 orëve, shifër që u arrit ditën e djeshme.






E ftuar në Repolitix në Report Tv, veç thirrjes për vaksinim, zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka treguar edhe vaksinën më e preferuar të shqiptarëve. Sipas Tominit, vaksina më e aplikuar gjatë muajit të hapur të vaksinimit, ka qenë Pfizeri dhe Coronavac (kinezja). Po ashtu, zv. ministrja shtoi se Komiteti Teknik po diskuton aplikimin e një doze të tretë vaksine te personat mbi 65 vjeç.


 

Ka doza vaksine dhe po nxitet vaksinimi për ta aplikuar. Arritja e një mbulese vaksinale sigurimi i një stoku që deri në fund të dhejtorit kemi një kontratë të re sa i përket Pfizerit që ndoshta është vaksina më e preferuar. Edhe vaksina kizene ka qenë e preferuar. U pa tendenca e Pfizer për shkak të lëvizjes. Pfizeri ishte më shumë për lëvizje turistike apo për studime. Komiteti Teknik ka hedhur mendime dhe diskuton përkundrejt alternativave të një doze të tretë mbi moshat 65 vjeç.”– tha Tomini.

Kujtojmë se, brenda 5 ditëve të fundit në vendin tonë kanë humbur betejën me COVID-19, 69 qytetarë, ndërsa apeli për vaksinim kundër koronavirusit vijon.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Legjenda e Mujit dhe Halilit