Google zhvillon sistemin “smart” që parashikon se sa shi do bjerë në dy orët e ardhshme

 ompania britanike e inteligjencës artificiale DeepMind , një degë e Google , Universiteti Britanik i Exeter dhe shërbimi meteorologjik britanik Met Office, kanë zhvilluar një sistem të zgjuar të transmetimit të reshjeve që mund të parashikojë me një saktësi mjaft të lartë nëse do të bjerë shi në një zonë brenda dy orëve të ardhshme.Metodat tradicionale meteorologjike, të cilat përdorin ekuacione komplekse që analizojnë lëvizjen atmosferike, zakonisht bëjnë parashikime të kënaqshme të reshjeve për gjashtë orët e ardhshme e deri në dy javë..Sidoqoftë, këto modele nuk bëjnë parashikime në intervalin kohorë të dy orëve të ardhshme. Sistemi i ri i inteligjencës artificiale, i cili synon të mbushë këtë hendek kohor, mund të bëjë parashikime afatshkurtra dhe më të sakta për shiun, stuhitë dhe përmbytjet deri në një sipërfaqe 1.536 km × 1.280 km, diçka e dobishme në mes të një krize klimatike .



Sistemi ishte “trajnuar” me të dhënat e reshjeve dhe të dhënat e radarit të viteve të kaluara dhe, siç treguan testet e tij, tani tregon saktësi 89% në parashikimet e tij. Studiuesit e botuan raportin në revistën Nature, sipas BBC dhe Guardian.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Legjenda e Mujit dhe Halilit