Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/09/30

SHBA rreth marrëveshjes së targave: Është bërë përparim, por puna vazhdon. Inkurajojmë palët për dialog

 I ngarkuari me punë, në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, ka thënë se pavarësisht raportimeve në media për arritjen e një ujdie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat, negociatat në Bruksel do të vazhdojnë.

Duke lënë kështu të kuptohet se kjo “marrëveshje” mbetet ende vetëm dëshirë e palës kosovare.

Përmes një postimi në Twiter, Giacobbe ka thënë se inkurajojnë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen seriozisht për të arritur një marrëveshje për të ulur tensionet në veri.

“Pavarësisht raportimeve në media, negociatat në Bruksel vazhdojnë. Është bërë përparim, por puna vazhdon. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen hapur dhe seriozisht”, ka shkruar Giacobbe, duke shpërndarë lajmin e zëdhënësit të BE-së Peter Stano.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...