Dibran Fylli, është regjisor, është i lindur në Açarevë të Skënderajt, më 29.9.1956.Tash jeton dhe vepron në Kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, në Lagjën Kodra e Trimave.
Ka mbaruar akademinë për teatër, radio, film dhe televizion (AGRFT) në Lubjanë, drejtimi regji. Është anëtar i shoqatës “Migjeni” dhe i revistës “Alternativa” në Lubjanë.
Ishte pjesëtar i radhëve të para të UÇK-së dhe udhëheqës i njësitit të parë “Shkoza2” në Açarevë; pjesëmarrës i shumë betejave, i plagosur në betejën e Llapushnikut më 8 maj 1998; themelues i trupës artistike ushtarake “Hamzë Jashari” të UÇK-së; ideator, skenarist e organizator i manifestimit përkujtimor “Ditët e përndritjës”, tash “Epopeja e UÇK-së” (5, 6 dhe 7 mars – e njohur si “Nata e zjarreve”); ishte shef i TAU “Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe TMK-së (1998-2002), pastaj ideator, skenarist e regjisor i festivalit folklorik “I këndojmë lirisë” – kushtuar figurës madhore të UÇK-së, Mujë Krasniqi – KAPUÇI (Klinë, 6, 7 dhe 8 qershor); autor dhe skenarist i programit artistik “Ai është i gjallë”, autor i shumë skenarëve dhe organizator i dhjetëra akademive përkujtimore e solemne.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i klubit të shkrimtarëve “Vorea Ujko” të Klinës.
Ishte arrestuar nga gjykata e UNMIK-ut dhe ishte privuar nga liria për katër vjet – 1365 ditë ( i liruar i pafajshëm).
Vepra të botuara
- Përmbledhje poezish “Të fala nga Stambolli”, Tiranë, 1998
- Argumente “Drenica dikur dhe sot”, Tiranë, 1998
- Përmbledhje poezish “Ai është i gjallë”, “Rilindja”, Prishtinë, 2000
- “Edhe kjo është pjesë e jetës”, roman, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2006
- “Ditari i Tafrruk Tafrrukuci të Tafrrukajve”, komedi-humor, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2006
- “Sharkia e Drenicës”, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2007
- “1365 ditët e jolirisë”, poezi, LSHK, 2012
- “Prekazi brezni trimash”, kronologji në 7 gjuhë, LSHK, 2013
- “Edhe kjo është pjesë e jetës”, roman (ribotim), LSHK, 2013
- “Hasan Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit”, monografi, “PrishtinaPress”, 2013
- “Tahir Meha – pesë breza pushkë lirie”, kronologji (shqip dhe anglisht), “Meshari”, 2014
- “Sharkia e Drenicës” (ribotim) LSHK, Prishtinë, 2015
- “Lulëkuqet e lirisë” – Çdo shesh një përmendore, antologji poetike , “Meshari”, 2015
- “Fryma e Lirisë”, poezi, “Meshari”, Prishtinë, 2016.
15. “Hasan Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit”, monografi (botimi i dytë), 2018
Çmime letrare
Çmimi letrar “Metafora I”, Festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”, 2012.
Çmimi “Shën Jeronimi Ilir”, Vendi i parë, takimet “Dom Mikeli 2012” , Stubëll, Viti.
Çmimi i Diasporës, poezia Vendi i parë, në Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë, Besianë, 2013.
Vendi i parë – Krijimtari letrare, konkurs artistik për Ditën e Dëshmorëve, Malishevë, 2014.
Vendi i dytë – manifestimi letrar “Malli poetik i Kosovës”, 2014.
Fotografi dhe xhirime ekskluzive gjatë luftës 1997-1999
– mbi 200 fotografi,
– mbi 400 minuta xhirime filmike.
Filma të realizuar
“Deri kur…?” – film artistik në dy pjesë (1996)
“Kalanica e Kadiut“, komedi (1996)
“Qyteti i zi”, film i shkurtër (2014). Pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Ballkanik në Pogradec, në festivalin e filmit “Hyjnesha në fron”, në Javën e filmit shqiptar në Nju-Jork, SHBA.
Role të realizuara
Filmat “Rrënjët” – Hazir Dema, “Deri kur?” – Demë Sinani, komedi “Kalanica e Kadiut” – Tafrruk Tafrrukuci, filmi “Vdekja në sy të motrës” – Babai, filmi “Azem Galica” – Bejtë Galica, filmi artistik i metrazhit të gjatë “Azemi” – polici serb, filmi i shkurtër “Qyteti i zi” – polici serb (pjesëmarrës në tri festivale), filmi artistik “Balkan Scam3” – i burgosuri, filmi artistik “Istanbul Conection”, mjeku luftëtar, filmi “Koha e hakmarrjes” – Babai, seria televizive “Vendlindja ime”, 2018.
RIFAT JASHARI DHE AKADEMIK DIBRAN FYLLI