2021-09-22

Tragjeditë e kombeve të vegjël dalin nga portat e shteteve të mëdha



Vilhelme Vrana Haxhiraj


Jam e nderuar që në titullin e këtij shkrimi, perifrazoj babanë e Kombit, Kryetarin e parë të shtetit të parë demokratik shqiptar, Ismail Qemal bej Vlora. Duke e sjell sot pas 109 vitesh, në kohët moderne, këtë postulat mjaft domethënës për të gjitha kohërat, i thënë nga burri i shtetit, diplomati që diti të shfytëzojë situatën e nderë të P.Osmane dhe mosmarrëveshjet për supremaci të Fuqive të Mëdha, ai arriti të shpallë Pavarësinë. Megjithëse ishte një pavarësi e cunguar, ngaqë 2/3 e trojeve etnike ngelën jashtë kufijëve të Shqipërisë londineze, përsëri pati vlera të mëdha historike, se për të parën herë vendi ynë u njoh në arenën ndërkombëtare si shtet i lirë.

Kujtdo i lind e drejta të pyesë dhe të kërkojë shkakun, pse nuk u shpallën të pavarura gjithë trojet ku jetonin raca shqiptare që nga paraardhësit tanë pellazgë, të cilët kishin një racë, një gjak, të njëjtat tradita dhe flisnin të njëjtën gjuhë të fillimit, gjuhën e lashtë shqipe.

Mendoj dhe besoj se shkaqet janë jo vetëm shumë të thella, por dhe shumë të lashta.Gjithmonë shkaqet duhet t’i kërkojmë tek Fuqitë e Mëdha që politikat nd/evopiane i bëjnë sipas interesave të ngushta ndaj çdo shteti në nevojë. Fiton ai që ka hapur grykën e thesit më shumë...Kjo për të vetmen arsye se shqiptarët asnjëherë nuk janë treguar indiferent ndaj politikave kontinentale apo botërore.

Për Shqipërinë dhe shqiptarët Demokracia ishte një sistem i panjohur më parë. Ndaj me rënien e murit të Berlinit, veçanërisht pas lëvizjes studentore të dhjetorit 1990, besoj se u veprua sipas udhëzimeve të fuqive të mëdha me përvojë të gjatë demokratike. Nëse ekspertët e huaj kanë qenë “të korruptuar”, atëherë nxënësit e tyre shqiptarë që ndoqën përvojën e vendeve të zhvilluara demokratike, u korruptuan dy herë më shumë. Që të mbushnin xhepat e instruktorëve të huaj, duhej të mbushnin më parë xhepat e tyre. Kjo gjë u bë rrugë, pasi oreksi vjen duke ngrënë...

E keqja e shqiptarëve ka filluar herët, qysh me pushtimin e gadishullit jugor të Ilirisë, Atikës (shek.VI.pr.Kr) prej fiseve afro aziatike (semitët) sidomos me pushtimin e të gjithë gadishullit Ilirik nga romakët. Roma e shihte Ilirinë si një rrezik për supremacinë e saj në det, pasi flota detare ilire, me anijet e lehta, të shpejta dhe rezistente ndaj stuhive, kontrollonte gjithë portet e Mesdheut. Ndërkohë që ndërmori tri luftërat iliro-romake, Roma ngriti në piedestal kulturën semite duke i quajtur ardhacakët në gadishullin Ilirik, helenë ose grekë, kurse vendin e pushtuar prej tyre e quajti padrejtësisht “Hellad”, pa pasur asnjë origjinë trualli apo gjene fillestare në gadishullin Ilirik. Sajimin e një “Greqie autoktone” dhe “popullsisë greke si më e vjetra në gad.Ilirik”, na e sqaron Bernal, në librin studimor “Atena nera”& J.PH. Fallmeryer, Herodoti, Homeri, Skymni, Skylaksi, Dioni etj,që dokumentojnë te (“Lashtësia e Pellazgë-ilir-arbër-shqiptarëve autoktonë”) &Vivra, “Autoktonia e Shqipërisë Jugore, Enigma e shekujve”f.96, Europrint, Vlorë, 2020. Të vërtetën mbi lashtësinë e shqiptarëve autorët e panumërt e deklamojnë të mbështetur në dokumente dhe fakte historike.

Kur osmanllinjtë u shtrinë në tre kontinente, përfshi në to edhe

Ilirinë, kurse shtetet e Evropës, si, Portugalia, Anglia, Franca, Italia dhe Spanja etj, përmes udhëtimeve gjoja në kërkim të tokave të reja tej Mesdheut, kapërcyen oqeanet dhe pushtuan territore të pasura. Vendet e pushtuara i kolonizuan si në Afrikë, Indi, Amerikë dhe në Azi, duke nisur që nga Lindja e Mesme e deri në Lindjen e Largët dhe brigjet lindore të Atllantikut e të Paqësorit, duke nënshtruar popujt, të cilët i shndërruan në skllevër. Në këtë mënyrë shtetet e Evropës u fuqizuan ekonomikisht dhe më pas edhe politikisht përmes shfrytëzimit antinatyral dhe antinjerëzor të skllevërve kolonial. Pas pushtimeve të njëpasnjëshme shekullore të fiseve autoktone të gad.Ilirik, të njohur fillimisht si ‘pellazgë’, më pas ‘Ilirë’ e në vazhdimësi ‘arbër’ dhe sot ‘shqiptarë’, mjerisht të skllavëruar, gjetën mënyrat për mbijetesë. Si rezultat i pushtimeve semite, perse, maqedone, bizantine, veneciane, normane, anzhuine,barbare, bullgare, serbe dhe osmane, i bënë ilirët të famshëm me kalatë e tyre që i ndërtuan në maja të thepisura, në male e gërxhe, vetëm për t’u mbrojtur apo mbijetuar shfarosjes. Tashmë të paktë në numër, të përçarë nga çdo i huaj, i cili, kudo që shkeli, për ta shtypur këtë popull të panënshtruar, si taktikë sunduese përdori metodën shkatërrimtare të përçarjes mes fiseve autoktone ilire.

Politikën shkatërruese e skllavëruese ndaj shqiptarëve të lashtë fillimisht e ndoqën semitët kur u vendosën në Atikë e më pas në Peloponez, troje pellazge të banuara nga pellazgët. Më pas në këto troje ilire, veç fiseve autoktone irliro-pellazge dhe semitët afro-aziatike, lindi një racë e re e kryqëzuar semito- pellazge, e cila bashkë me ilirët vendas eliminuan popullsinë e lashtë të vetëquajtur helene dhe gjuhën e lashtë greke, që sot konsiderohet gjuhë e vdekur. Pikërisht pas Luftës së III Iliro-Romake, metodën e shfarosjes etnike “Përça e sundo”, e zbatoi Roma, e cila dogji e shkatërroi kulturën e lashtë ilire, si dhe 71 qytete të Epirit ( molos, ilir, thesprot), u shfarosën me urdhër të Paul Emilit. Kurse miliona ilirë të tjerë i shndërruan në skllevër.

Këto manovra të pushtuesve kundër banorëve vendas autoktonë, sollën ndryshimin e karakterit luftarak e stoik të shqiptarëve të lashtë, të cilët filluan të kërkonin mbështetjen herë të njërit dhe herë të tjetrit shtet të huaj që u hiqej si mik. Në shumë raste u përdor dinakëria si nga normanët, bizantinët apo venecianët për të pushtuar kalatë e Shqipërisë. Shembulli më i mirë është kalaja e Kaninës, e cila në pamundësi pushtimi nga Normanët apo Venecianët, u tradhtua (për para dhe pushtet politik) nga një grua e huaj, Marie Frëngu (kunata e Despotit bizantin të Epirit). Për të realizuar këtë tradhti të përsëritur dy herë, Marie Frëngu në kohë të ndryshme vrau njërin pas tjetrit të dy burrat e saj, që ishin kryekështjellarë në Kaninë dhe hapi portat e kalasë. Vetëm me tradhti bëri të mundur pushtimin e kësaj kështjelle të pamposhtur. E njëjta tradhti ndodhi edhe me kalanë e Durrësit nga tregtarët venecian. Ishte koha që dukati i Durrësit drejtohej nga strategu shqiptar nga familje e lashtë autoktone, Andrea Vrana, të cilin e fajësuan për tradhti, por që më pas u mësua e vërteta e tradhtisë së tregtarëve venecian. Shqiptarit nuk i ka munguar trimëria, ndaj asnjëherë nuk i ka bërë bisht luftës. Porse të gjitha mënyrat e mashtrimit, tradhtisë, përkrahjes së shqiptarëve për interesa vetjake nga ana e ndonjërës nga Fuqitë e Mëdha, sollën tjetërsimin e karakterit të shqiptarëve për të siguruar mbijetesën që të mos zhduekeshin si racë.

Nëse u hedhim një sy rrjedhave historike të zhvilluara në vendin tonë, do të shohim se fqinjët tanë verior dhe jugor, ardhacak në gadishullin ilirik, jo vetëm pushtuan trojet Arbërore, por dhe rrëmbyen identitetin tonë kombëtar.Tani na hiqen si “banorët e parë autoktonë në Iliri dhe paskan gjuhën më të lashtë në Evropë”. Po ku, në ç’kënd të globit vallë, flitet vallë gjuha e vjetër helene?! Sot nga gjuhët e lashta, pellazge, latine, baske, greke sanskritishte etj,mbijeton vetëm ajo pellazge, vazhdimësi e së cilës është gjuha e sotme shqipe, përmes së cilës deshifrohen gjuhët e vdekura. Me termin (gjuhë të vdekura) quhen katër gjuhët e tjera që faktohen sipas: (Laibniz, Herodotti, Johan Thunman, Aristidh Kola, G.V.Hahn, Eduard Shnaider, N.V.Falaski, Niko Stillos, Artur Evans, Aref Mathieu, Maks Muler, Johan Boardman etj...)

Madje fqinjët tanë akuzojnë se shqiptarët janë “të ardhur”, meqë në epoka të ndryshme ka pësuar ndryshim emërtimi: (Pellazg, në Ilir, në Arbër ose Alban dhe sot Shqiptarë...), të cilat i kanë nominuar pushtuesit e huaj, apo u është dhënë emri i fisit, i cili mori emrin e kryetarit të fisit që u shqua në një kohë të caktuar ose sipas krahinës më të zhvilluar. Por gjithmonë bëhet fjalë për të njëjtën racë, me prejardhje nga pellazgët, fiset e fillimit të jetës në Iliri.

Përse kanë heshtur dhe heshtin Fuqitë e Mëdha ndaj padrejtësive që i janë bërë Shqipërisë?

Si “dashamirëse” ndaj Shqipërisë që e “admironin” Fuqitë e Mëdha të pasuruara në saje të shfrytëzimit kolonial, kanë heshtur gjatë gjithë epokave historike? Fuqitë e Mëdha që drejtojnë botën asnjëherë nuk kanë pyetur lidhur me:

-Si u rrit territori Greqisë nga 1830, më 1930, i cili, në 100 vite u katërfishua në kurriz të trojeve shqiptare, bullgare, turke dhe Maqedone?

-Aleksandër Lambert me të drejtë dhe i alarmuar pyet: “Pse u ndryshua emri i gad. Ilirik në “Ballkan” pas revolucionit grek, në fundshek.XIX?” Çfarë bënë Fuqitë e Mëdha lidhur me këtë ndryshim emërtimi prej dhjet[ëra e qindra shekujsh?

-Si e ndihmuan Shqipërinë Fuqitë e Mëdha kur Çamëria i kaloi Greqisë dhe Kosova me trojet etnike në Malin e Zi i kaluan Jugosllavisë më 1946 dhe 1948?

-Çfarë masa ligjore u morën nga organizmat evropiane, rajonale dhe nd/kombëtare ndaj krimeve monstruoze të shfarosjes entnike të shqiptarëve të Çamërisë dhe të Kosovës? Si nuk thuhet një fjalë për gjenocidin shfarosës të diktaturës komuniste në Shqipëri? Çuditërisht këto krime të bëra në grupime nga shovinizmi grek dhe serb u anashkaluan, kur duhej bërë një Nuremberg. Pa u gjykuar asnjë shtet që shkaktoi mijëra krime dhe dhunime, atyre u hapën dyert e demokracisë,u dhanë ndihma humanitare nga FMN (fondi monetar botëror) dhe e kanë rrugën të hapur për t’u anëtarësuar si në të gjitha organizmat nd/kombëtare dhe në BE. Kurse Shqipëria nuk i plotësoka kushtet.e vendosura nga BE.

Zotërinjë ambasadorë të akredituar në Shqipëri, Asyeja qëndron tek keqtrajtimi që i është bërë kombit më të lashtë, duke u dhënë liri shteteve fqinje Greqisë dhe Serbisë që të shijnë mbi shqiptarët.

Një gjë nuk është e qartë se, cili ishte fajtori për krimet monstruoze, për varrezat masive të Hanit të Hotit, të Srebenicës, Ulqin-Tivarit etj?! Rënkon Toka e Çamërisë dhe e Kosovës nga gjaku i pa terur i shqiptarëve të masakruar. U mbush Shqipëria e bukur dhe e pasur si mbitokë e nëntokë plot me varre pa emër. Ky vend i lashtë u shndërrua në një burg gjigand ku kishte vetëm rojtarë dhe të burgosur. Si ka mundësi që Fuqitë e Mëdha (tutore të vendeve të vogla që vinin nga kampi lindor i socializmit), lejuan në vendin tonë që drejtimin e pushtetit, politikës dhe diplomacisë që kishin lënë baballarët, e morën bijtë dhe nipat e tyre, duke ndërruar vetëm flamur dhe përdorën disa emërtime bashkëkohore, se gjasma paskan ndryshuar.

Jo zotërinj, jo. Bijtë e diktaturës e duan kapitalizmin, por me marksizëm-leninizmin në gji...Deri dje (nga 1941-1990) diktatura komuniste shqiptarte, ndërtoi 750 000 bunkerë, ndërkohë që shqiptarët flinin katër kurora në një apartament. Vallë nuk i dinin Fuqitë e Mëdha këto shkelje të të drejtave të njeriut në familjen shqiptare?! Shqiptarët e ndërgjegjshëm që i përqafuan lëvizjet demokratike në vend, nuk kuptojnë një gjë, punonjësit e Sigurimit të Shtetit që kryen për gjysmë shekulli krime makabre, meritonin të jepnin llogari e t’i nënshtroheshin drejtësisë Çuditërisht ata ishin të parët që zunë vendet kapitaliste dhe imperialiste që urrenin deri dje. Ndërsa sot janë bërë shtetas amerikan. Ata përfaqësojnë të persekutuarit në parlamentin shqiptar, janë përfaqësues diplomatikë nëpr botë dhe në organizmat Evropiane.

Shkëlqesi të diplomacisë botërore në Shqipëri, mos luani rolin e tutorit dhe as të guvernatorit, as të drejtoni me shkopin magjik, por duhet të jeni këshilltarë të matur, miq të mirë dhe të sinqertë që ia doni të mirën Shqipërisë që po shpërbëhet dhe shqiptarit. Diplomacia e huaj duhet të jetë asnjanëse në përkrahjen e partive politike në vend.

Fuqitë e Mëdha dhe Diplomacia Botërore në vendin tonë duhet të kenë parasysh këto gjëra që tham dhe si më poshtë...


Të ndëshkuar padrejtësisht nga lufta e klasave, gjysma e shqiparëve u vranë pa gjyqe, u burgosën, u internuan si individ, si familje, si fis dhe nga njëherë edhe si krahinë, atëherë pse u lanë në heshtje nga evropianët? Jetët e humbura dhe dhunimet shtazarake të femrave shqiptare nga serbët nuk mund të tolerohen dhe jo më të harrohen. Ajo që të lë pa mend është se nga këto dy shtete, njëra është anëtare e BE, kurse tjetra kandidate...pra janë parë me syrin e nënës. Pse Fuqitë e Mëdha e shohin Shqipërinë me syrin e njerkës?

Përsa i përket Ballkanit të Hapur “open Balcan”, kjo është histori e vjetër, e cila ka nisur në vitin 1946 me krijimin e Republikës së Shtatë Jugosllave, (marrëveshja Tito-Enver Hoxha),i cili pasi i dorëzoi Greqisë, Çamërinë, kurse Kosovën ia shiti Jugosllavisë, donte ta shkrinte kombin më të lashtë në kontinent. I jap të drejtë Kryeministrit Albin Kurti, që pa u shlyer fajet dhe krimet ndaj Kosovës, nuk mund të ketë bashkëpiunim paqësor në Ballkan. Ballkani i hapur është një marrëveshje interesash vetjake të ngushta mes politikanësh. Serbia me çdo kusht kërkon dalje në det. Ishte shkaku që synimet i ka nisur qysh me vrasjen e djalit të Franc Jozefit që u bë pretekst për Luftën e Parë Botërore.

Zotërinj të organizmave ND/kombëtare keni bërë shumë për Shqipërinë dhe Kosovën, sidomos SHBA, por mos harroni se këto dy shtete të një kombësie, bëjnë pjesë në hartën gjeo-politike të Evropës, por portat për të hyrë në të janë të mbyllutra me tutius... Arsyet kërkojini te vetja, jo tek ne, sepse shqiptarët ende mbijetojnë për shkak të politikave të paafta, apo të mbrapshta të çdo ngjyre. Secila nga forcat politike ka fajet dhe përgjegjësitë e veta, si:

Mungesa e transparencës së politkanëve dhe shtetarëve, sorollatjet e administratòs së fryrë për një grusht shqiptarësh të papapunë, deliri i madhështisë e drejtuesve të politikòs së çdo ngjyre, euforia e parakohëshme që kanë çuar në disfatë fatale. Katastrofë për vendin janë kandidaturat e çdo force politike apo shtetërore, të cilat emërohen sipas opinionit të kryetarit me të vetmen synim që të jenë vegla të pushtetit që të vet, si në çso parti dhe në pushtet, madje në çdo nivbel institucional dhe partiak... Në vend mbizotëron gënjeshtra, mashtrimi, marrëveshjet ndërshtetërore antikombëtare tejet tinëzare, korrupsioni, banditizmi si, metoda apo mënyra të përdorura për të nënshkruar tradhtinë e kombit vetëm për interesa personale. Të gjitha këto makinacione me fasadë farse, bënë që shqiptari i zhgënjyer ka ngelur në udhëkryqet e politikave të mbrapshta, në kurthin e manipulacioneve, trafiqeve të shumëllojshme. Edhe ata që u ngritën të parët për një demokraci të tipit perëndimor kanë humbur shpresën, humën besimin në të ardhemen kur shohin që është instaluar një diktatur neokomuniste në vend. Si pozita dhe opozita shqiptare duhen t’i vënë gishtin kokës se po mpaket, po plaket kombi dhe ndërgjegja kombëtare ka humbur rrugën e Shqiptarizmit.

Vilhelme Vrana Haxhiraj

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...