2021-11-14

A e pëlqen mamaja e Beniadës Arditin për dhëndër? Ja përgjigjja që jep Linda Nishani


A e pëlqen mamaja e Beniadës Arditin për dhëndër? Ja

Nëna e Beniadës, njërës prej konkurrenteve të “Big Brother VIP”, ishte në një lidhje live për “Fan Club”, ndërsa në studio ishte edhe Arditi. Linda Nishani, e pyetur nëse e shihte Arditin si një partner të ardhshëm për vajzën e saj nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë!

Ajo tha se Arditi është një djalë i mrekullueshëm dhe me kulturë, por theksoi se Beniada shtë 30 vjeçe dhe duhet të zgjedhë vetë.Linda Nishani: Të them të drejtën Beniada është 30 vjeçe dhe nuk është e vogël që unë ta mësoj. Arditi është një djalë i mrekullueshëm, me kulturë por dua të them që nuk mund të jap këshilla vajzës time, por megjithatë them unë që kur ka hyrë brenda në BBV ka thënë që nuk më intereson asnjeri dhe nuk e di se çfarë mund të ndodhi.

Arditi: E kemi lënë që do njihemi jashtë, or kjo nuk nënkupton që do njihemi më tepër se shokë, mund të ketë diçka por duhet parë kur të dalë Beniada.Linda Nishani: E le në dëshirën e fëmijës tim, nuk është 17 vjeçe, vendos vetë.

Kush i fryn tezës: “Kosovë Shqipëri dy kombe dhe dy identitete të ndryshme”

 

Kush i fryn tezës: “Kosovë Shqipëri dy kombe dhe dy

 PROF. DR. PIRRO PRIFTI



Kohë më parë dhe egzaktësisht 109 vite  më parë në 28 nëntorin e famshëm të vitit 1912 kur u deklarua Pavarësia e Shqipërisë në ballkonin e Sarajeve të Vlorajve nga Ismail Qemal Bej Vlora dhe u ngrit Flamuri i Skënderbeut thekat e të cilit ishin qëndisur nga Marigo Poçi, në pikturën origjinale të asaj ditë të paharruar, në krah të djathtë dhe të majtë të Ismail Beut ishte një hoxhë dhe një prift ortodoks, dhe krahas këtyre ishin atdhetarët e njohur që mezi qëndronin në atë ballkon të vogël dhe ashtu të gëzuar i treguan popullit të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë lajmin e madh e Pavarësisë. Në të 40 firmat e gjendura në Fletën e Firmëtarëve të Pavarësisë ishin 10 firmëtarë nga Kosova, 17 firmëtarë myslimanë nga Shqipëria, 11 firmëtarë ortodoksë dhe 2 firmëtarë katolikë, pra ¼ e firmëtarëve ishin patriotë nga Kosova. Në ditët e sotme kur Kosova u çlirua nëpërmjet luftës së popullit të Kosovës dhe UÇK me ndihmën vendimtare të NATO-s, kur Kosova u shpall shtet i pavarur më 17 shkurt 2007 e njohur nga mbi 100 shtete, por me një flamur dhe himn ndryshe nga Shqipëria, detyrimisht lind ideja se si mundet që një komb si shqiptarët të ndarë në 5 shtete fqinjë edhe sot e kësaj dite e kanë të pamundur të realizojnë një shtet natyral (jo-Shqipëri e madhe) të sajën. Sidoqoftë koha do të tregojë se sa të ndershme dhe reale do të jenë deklaratat e fuqive të mëdha se Shqipëria dhe Kosova duke i integruar në BE së bashku me vendet fqinje të rajonit do të mund të realizojnë aspiratat shekullorë të bashkimit në BE pa kufij… Sigurisht gjatë këtyre viteve të pavarësisë së Kosovës kanë dalë dhe probleme të mëdha përsa i përket bashkimit, sepse shihen diferenca të ndryshme kulturore, gjuhësore, tradite, religjioze, arsimore dhe ligjore. Disa nga përfaqësues të inteligjencës dhe politikanë kosovarë të përfaqësuar nga Nexhmedin Spahiu dhe Halil Matoshi kanë reklamuar në disa tv shqiptare dhe kosovare idenë se Shqipëria dhe Kosova janë dy kombe të ndryshme. Madje Nexhmedin Spahiu disa vite më parë ka hedhur idenë e bashkimit të Kosovës në një federatë me Turqinë.

Libri më i fundit i studiuesit Nexhmedin Spahiu “Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen – më afër apo më larg njëra-tjetrës”, ishte pjesë e një tryeze diskutimi në UET me dt. 09/11/21, me të ftuar pedagogë, studiues dhe figura të ndryshme të politikës e diplomacisë, ku ai përsëri shprehu idenë se Kosova më Shqipërinë janë dy kombe të ndryshëm dhe dy identitete kombëtare të ndryshme (https://liberale.al/diskutimi-ne-uet-nexhmedin-spahiu-kosova-dhe-shqiperia-dy-identitete-kombetare/). Këto ide janë paraqitur dhe një vit më parë në një libër të përgatitur nga Lulzim Peci dhe Agon Demjaha, me asistencë të Valdrin Ukshinit – shkurt 2020 nga “Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë”, me titull: “Dekonstruktimi i idesë së bashkimit: e ardhmja e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Shqipërisë” 

-Idetë se, shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë asnjëherë nuk kanë jetuar brenda një administrate të përbashkët dhe unike shtetërore.

-Idetë se në kohën e Perandorisë Osmane ata ishin të ndarë në vilajete të ndryshme dhe ndërkaq, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Luftërave Ballkanike, ata jetuan për gati një shekull në dy shtete të ndryshme (Shqipëri dhe Jugosllavi).

-Dhe idetë se gjatë këtyre dekadave, Shqipëria rrallë ka treguar një qasje të qëndrueshme dhe përkrahëse ndaj shqiptarëve në Kosovë, qoftë gjatë sundimit të Zogut, apo edhe të Enver Hoxhës.

-Idetë se të dy vendet kanë jetuar realitete tërësisht të ndryshme politiko-shoqërore në këto thuajse 100 vjet kanë shkaktuar diferenca thuajse dramatike mes Kosovës dhe Shqipërisë,kanë qënë thelbi i supozimeve edhe të Nexhmedin Spahiut, dhe Halil Matoshit se Kosova dhe Shqipëria janë dy kombe të ndryshme dhe dy identitete kombëtare të ndryshme.

Madje Halil Matoshi ka shkuar edhe më larg duke zëvendësuar fjalën komb me popull dhe duke pretenduar se Tirana zyrtare përfundimisht njohu kombin e ri kosovar dhe se Shqipëria dhe Kosova janë dy kombe ngaqë niset nga pikëpamja që vendos shenjën e barazimit mes kombit dhe shtetit. Por kjo është një pikëpamje lehtësisht e kritikueshme nga mjaft shembuj që ilustrojnë se kombi dhe shteti ekzistojnë jo rrallë veç e veç (https://ëëë.ikvi.at/?p=4177 nga Andrea Stefani). Përse kjo ambicie e disa grupeve politike dhe mesa duket edhe fetare kërkojnë dhe pretendojnë se Shqipëria dhe Kosova janë dy Kombe të ndryshme dhe dy identitete të ndryshme?

Idetë e librit “Dekonstruktimi i idesë së bashkimit: e ardhmja e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Shqipërisë” bien poshtë lehtësisht po të shihen disa aspekte:

-Historike, sepse trevat shqiptare kanë qënë shumë të lidhura me njëra-tjetrën gjatë pushtimit osman madje dhe paraosman; këtë e tregojnë se lëvizjet anti osmane kanë patur një rrjedhë të vazhdueshme direkt vetëm në trevat shqiptare si në veri ashtu dhe në jug dhe në bashkëpunim me njëra-tjetrën madje madje historia e Gjergj Kastriotit tregon se shumë komandantë ushtarakë të ushtrisë së Gjergj Kastriotit ishin dhe nga veriu si treva e Dukagjinit, nga treva e Malit të Zi, nga trevat e jugut si Vlora, Myzeqeja, si dhe nga Shqipëria e Mesme, pra nuk ka patur ndarje historike.

-Ndarjet administrative të kohës së pushtimit osman shkaktuan me të vërtetë një ndryshim të tregtisë dhe drejtuesve vendorë, por ato nuk penguan ndjenjat e kundërshtimit ndaj pushtimit osman dhe pavarësisht metodave osmane të detyrimit të popullatës të paguante taksa më të larta ndaj të krishterëve, apo favoreve ndaj të konvertuarve si dhënia e ofiqeve e gradave dhe ryshfeteve, ndarja administrative nuk ndryshoi as identitetin si shqiptar dhe as dëshirën për të qënë të lirë, të shqiptarëve.

-Roli ndarjes fetare me të vërtetë shkaktoi një dëmtim të rëndë të ndjenjës atdhetare sepse një pjesë e drejtuesve myslimanë (po ashtu dhe të disa klerikëve të krishterë). Nuk deshën një Shqipëri të pavarur (kujto Lidhjen e Parë të Prizrenit në të cilën Kahrarname-ja kërkonte bashkim me Turqinë dhe zbatimin e Sheriatit (por edhe aty në atë Lidhje, morën pjesë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, pra nuk kishte dy identitete të ndryshme pavarësisht fesë).

-Realitetet e ndryshme që jetoi populli shqiptar pas copëtimit të Shqipërisë nga Konferenca e Ambasadorëve, i ndarë, për të jetuar në shtete të ndryshme, ishte njëlloj si ndarjet administrative në Vilajete nga Perandoria osmane e cila e bazonte ndarjen tek traditat e grupeve të popullatës dhe praninë e një popullatë të përzierë për çdo vilajet.

-Nuk ndryshuan opinionin e popullsisë shqiptare që e identifikonin veten si një komb dhe një identitet. Kjo vërtetohet nga ajo që shkrova më lart për përbërjen e Firmëtarëve të Pavarësisë.

Pra dhe shqiptarët e Kosovës e ndjenin se ishin një komb- një identitet dhe jo dy sikundër shprehet z. Spahiu në librin e tij të paraqitur për promovim në UET.

Së fundmi mendoj se diferencat gjuhësore dhe përbërja etnike e shqiptarëve të Kosovës nuk përbën problem për të krijuar dyshime për identitetin kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës, madje këtu duhet të përqendrohet vëmendja e ministrive të Arsimit dhe Akademisë të të dy vendeve, për të minimizuar diferencat që ekzistojnë ndarja shekullore midis trevave shqiptare e kryesisht asaj të Kosovës. Idetë e grupeve të disa politikanëve dhe disa përfaqësuesve fetare dhe laikë të Kosovës se Shqipëri-Kosovë janë dy Kombe dhe dy identitete kombëtare të ndryshme, mendoj se janë pjesë e një konspiracioni të politikanëve fqinjë dhe disa grupeve brenda këtyre dy vendeve që paguhen nga jashtë për të mbajtur faktorin shqiptar të dobët, të copëtuar dhe në grindje të vazhdueshme duke u bazuar në mos pasjen e një shtylle religjioze të njëjtë e cila së bashku me kolonën Atdhe do të përbënin një shtet stabël shqiptar ose në variantin më minimal një konfederatë shqiptaro-kosovare. Ky binom Fe+Atdhe, i cili në të vërtetë nuk egziston për Shqipërinë, Kosovën dhe trevat e tjera të marra së bashku, ka krijuar një Shqipëri të dobët dhe sot një Kosovë të dobët, por që me tolerancën fetare dhe bashkegzistencën fetare që egziston në popullatat shqiptare në të gjitha trevat shqiptare të kombinuara me ndihmën e ndërkombëtarëve (sidomos ai i SHBA), do të kemi mundësinë e artë që të integrohemi së bashku në të ardhmen i gjithë faktori shqiptar në Ballkan. Shpresoj gjithashtu që edhe mediat tona të mos promovojnë ide të tilla anti kombëtare nga përfaqësues jo normalë të inteligjencës kosovare, të cilët vazhdojnë me zell të ndezin pasionet e sherrit, të ndarjeve e të dasive, brenda faktorit shqiptar dhe as t’i ftojnë. Ka ardhur koha për një bashkim shpirtëror, kulturor, arsimor dhe ekonomiko-politik midis dy shteteve dhe jo të dëgjojmë tingujt dashakeqë të gërnetave të përçarjes fetare dhe kombëtare, ndoshta të nxitur nga lobet antishqiptare.

Çmimin Nobel për Letërsi e fitoi Abdulrazak Gurnah, i cili është shpërblyer me Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2021

 Romancieri nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah, është shpërblyer me Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2021.

Akademia Mbretërore e Shkenca e Suedisë njoftoi se këtij shkrimtari çmimi i është ndarë për “depërtimin e pakompromis dhe të dhembshëm të efekteve të kolonializmit dhe fatin e refugjatëve në gjirin detar mes kulturave dhe kontinenteve.”



I LINDUR NË ZANZIBAR MË 1948, Gurnah kishte arritur në Angli si refugjat në vitet e gjashtëdhjeta. Ai është autor i dhjetë romaneve dhe i disa rrëfimeve të shkurtra. Ai ka qenë profesor i Letërsive Angleze dhe Paskoloniale në Universitetin e Kentit, deri para pensionimit.

Në të kaluarën, çmimin prestigjioz e kanë fituar edhe romancierët si Ernest Hemingway, Gabriel Garcia Marquez e Toni Morrison, shkruan Reuters.

Ditë më parë, Çmimi Nobel është ndarë edhe për fizikë e kimi. Shuma që e merr fituesi është 10 milionë krona suedeze ose rreth 1 milion euro.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë një grua ka rrahur burrin e saj.





Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësorë,“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovar ( bashkëshortja e tij). Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë, njofton Policia.

Tutje, në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ish-Kryeministri i Kosovës,gjnerali-Hero zt. Ramush Haradinaj ka theksuar se nuk ka ‘Ballkan të Hapur’ pa njohjen reciproke Kosovë-Serbi’.


I ftuar në ‘Të vaksinuarit’ me Aulon Kalanë,Gjenerali-Hero  Ramush Haradinaj ka përsëritur se po ngatërrohet radha e gjërave, dhe se nuk mund të shkohet te Ballkani i Hapur pa njohur më parë Serbia Kosovën.

Ai madje u shpreh se nuk e kupton ngutjen e Ramës për të shkuar në Beograd në një kohë kur Shqipëria nuk ka as kufi direkt me Serbinë, duke shtuar se e vetmja ngutje që duhet të ketë Shqipëria është njohja e Kosovës nga Serbia.

Ish-kryeministri Haradinaj u shpreh se pret nga ai që të fokusohet te njohja reciproke e Kosovës nga Serbia dhe ta bëjë të qartë këtë gjë kudo që shkon, dhe të mos bëhet sikur kjo çështje është harruar.


Ramush Haradinaj: Mini-Schengeni? Radha e gjërave fillon nga Kosova. Serbia nuk e ka njohur Kosovën. Pa njohur reciproke, ajo që quhet Open Balkan nuk është i plotë. Nuk mund të realizohet pa këtë njohje. Përfshirja e faktorëve ndërkombëtare duhet të përqëndrohen te njohja e Kosovës nga Serbia.

A do bëhet Kosova pjesë e kësaj nisme? Mendoj po, por radha e gjërave është njohja reciproke. Mendoj se edhe Rama duhet të shtjellojnë këtë problem. Duhet ta thotë në Beograd se çështjet e hapura mbyllen me njohje reciproke. Kohës së fundit kemi përkeqësim të gjendjes së sigurisë në Ballkan. Kemi sinjale të rrezikshme nga Bosnja, plot sinjale të rrezikshme në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Alarmi është ngritur në nivelin më të lartë. Çështja që zgjidh të gjitha problemet e Ballkanit është njohja reciproke Kosovë-Serbi.

Politika e Kosovës në bllok kundër Minis-Schengenit Ballkanik? Ne e kemi të mundur të hyjmë në një marrëdhënie të tillë pa njohje reciproke. Ne kërkojmë prej të gjita vendeve të rajonit që ta kenë parasysh se radha e gjërave nuk është hapja e tyre ndër vete, por njohja reciproke e Kosovë-Serbi.

A është nismë e dështuar? Nuk e shoh të afërt këtë sukses. Ajo që vërtetë është nyje sot është njohja e Kosovës. Çdo udhëheqës i Ballkanit duhet ta kuptojë se nëse duan të ecin para duhet të fokusohen te njohja reciproke. Pa njohjen e Kosovës, jo vetëm Ballkani i Hapur është i rrezikuar, por rrezikohet dhe destabiliteti i Ballkanit.

Vizita e Ramës në Serbi? Po të kishte vijë kufitare direkt midis Shqipërisë dhe Serbisë, edhe arsyetohen vizita të tilla. E vetmja urgjencë që ka Shqipëria është Kosova dhe njohja e Kosovës nga Serbia. Me këtë dua të them se pa njohjen reciproke nuk do të ketë përparim në rajon. Të gjitha këto vizita jo vetëm që do të jenë humbje kohe, por Ballkani rrezikon të kthehet mbrapa. Pres prej Kryeministrit të Shqipërisë që ta bëjmë të qartë që nuk mund të ndodhë asgjë e mirë në Ballkan pa njohjen e Kosovës nga Serbia. Është humbje kohe. Nuk mund të bëjmë sikur nuk egziston mosnjohja e Kosovës nga Serbia. Presioni që vjen nga Uashingtoni besoj se do ta ndryshojnë dinamikën e gjërave.

Sot po mbahet në Kosovë raundi i dytë i zgjedhje lokale, në 21 komuna që kanë shkuar në balotazh.

 



Presidentja e Kosovës, prof.dr.Vjosa Osmani ndërsa hidhte votën e saj në kutitë e votimit mori vëmendje me dukjen e saj elegante.






Presidentja kishte zgjedhur një fustan me ngjyrë të kuqe, flokët e zeza kaçurrela të lëshuara, ndërsa kishte vendosur grim të lehtë në fytyrë.




Presidentja po ashtu mbante të vendosur një maskë të zezë me logo të flamurit të Kosovës.(Telegrafi)

Në Kosovë sot qytetarët votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave, përfshirë edhe atë të kryeqytetit, Prishtinës.

 


Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 24 për qind e votuesve.

Të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime.

Vendvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbyllen në ora 19:00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar përmes postës 1,571 pako të supozuara me fletëvotime nga votuesit që jetojnë jashtë Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi ka votuar, ka thënë se “detyrimi qytetar për kontribuuar në demokracinë e vendit tonë nuk ka përfunduar më 17 tetor, shkruan REL.

“Sot është ditë po aq e rëndësishme, e cila përcakton fatin e komunave ku gjithsecili prej jush dhe prej nesh jeton, prandaj është shumë me rëndësi që qytetarët t’i përgjigjen këtij detyrimi në mënyrë që nesër të kenë më shumë të drejta dhe kualitet më të madh të jetës në komunat ku ata jetojnë”, ka theksuar presidentja Osmani.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë pas votimit se zgjedhjet komunale janë të rëndësishme, pasi “komuna është shumë e rëndësishme – në njërën anë është publikja e lagjes dhe në anën tjetër është qeliza e Republikës”.

Ai i ka ftuar qytetarët me të drejtë vote që ta përdorin këtë rast dhe të përcaktohen për veten e tyre përmes udhëheqësve, të cilët do të zgjedhin.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...